Skip to main content

INSAJDERI: “Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare” plus 19 more

INSAJDERI: “Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare” plus 19 more


Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare

Posted: 28 Jun 2017 10:12 AM PDT

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krijim të problemeve ndërkombëtare.

Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi për të shënuar përvjetorin e 70-të, të Planit të Marshallit për rindërtimin e Evropës pas Luftës së dytë Botërore.

Mattis ka shtuar se "lideri rus nuk do të mund të ndryshojë fatin e këtyre vendeve me krijimin e problemeve përtej kufinjëve rusë".

Mattis e mbajti këtë fjalim në Qendrën Europiane për Studime të Sigurisë, George C. Marshall, në Gjermani.

Mattis ka shtuar se Rusia ka vendosur të sfidojë "sigurinë dhe paqen", duke dërguar në nivelin më të ulët marrëdhëniet me mes të Moskës dhe Perëndimit, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Ai këto deklarata i bëri si shkak i ankesimit të Krimesë nga Rusia, dhe mbështetjes që Rusia po i bën, separatistëve në lindje të Ukrainës, njofton rel.

Si problem tjetër u konsiderua edhe supozimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

 

The post Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare appeared first on INSAJDERI.

8 skuadrat më të shtrenjta në botë

Posted: 28 Jun 2017 10:08 AM PDT

Real Madrid është skuadra me lojtarët më të shtrenjtë në botë.

Transfermarket ka publikuar vlerën e lojtarëve të te gjitha skuadrave të mëdha të Evropës, ku skuadra më e shtrenjtë është Real Madrid.

Pra, 24 lojtarët aktual të Real Madridit nëse do të shiteshin të gjithë, atëherë ata do të kushtonin 783 milionë euro.

Në vendin e dytë renditet Barcelona, lojtarët e të cilës kushtojnë 733 milionë euro, apo 50 milionë euro më pak se ajo e Realit.

Në vendin e tretë renditet Bayern Munich me 566 milionë euro, e ndjekur nga Manchester City me 553 dhe Atletico Madrid me 502 milionë euro.

Në tetëshe hyjnë edhe Manchester United, PSG dhe Juventus.

The post 8 skuadrat më të shtrenjta në botë appeared first on INSAJDERI.

Kundërshtarët e Bashës çadër para selisë së PD-së

Posted: 28 Jun 2017 10:04 AM PDT

Pasi kanë parë mungesën e madhe të reflektimit të kryetarit të ngrirë, vendosmërinë e tij për të mos bërë garë të ndershme, kandidaturën e Eduart Selamit të cilit njësoj si dikur Maqo Larkrorit, po i shkruhet program nga këshilltarët e Bashës, kundërshtarët e tij në PD po përpunojnë idenë e ngritjes së një çadre përpara selisë blu.

"Kjo nuk do të bëhet vetëm për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë, të ndryshme nga farsa që i'u organizua të ndjerit Olldashi, as vetëm për të bërë bilancin e kësaj humbjeje katastrofike, por mbi të gjitha për të penguar një proces të shpejtë dhe të trukuar që t’i japë mundësinë Bashës të shkojë në shator në qeveri me Ramën", tha një nga mbështësit e kësaj ideje për Lapsi.al.

Megjithëse ideja ende nuk ka marrë konsensus të plotë sidomos pas prononcimit të fundit të Berishës që ishte dukshëm në favor të moslejimit të një gare të ndershme, një pjesë e mirë e grupit të kundërshtarëve të Bashës ka dhënë OK-ejin për të.

Arsyetimi është se një njeri që mbajti të ngritur për 3 muaj çadrën për zgjedhje të lira në Shqipëri, nuk mund tua mohojë atë antarëve të partisë së vet.

Më radikatët që mbrojnë këtë propozim kanë huazuar nga Basha idenë e prishjes së zgjedhjeve, thyerjes së kutivë dhe moslejimit të procesit. Njësoj si Basha dikur ata kanë përvetësuar parrullën: "Zgjedhje me kryetar të ngrirë nuk do të ketë". (lapsi.al)

 

The post Kundërshtarët e Bashës çadër para selisë së PD-së appeared first on INSAJDERI.

Bersant Celina i etur t’ia dëshmojë vlerën e tij Guariolës

Posted: 28 Jun 2017 09:54 AM PDT

Të gjitha rrugët kthehen tek Manchester City për Bersant Celinën.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ka treguar për dëshirën e tij të zjarrtë të arrijë klasifikimin për në stadiumin Etihad. Kjo është një ambicie për të cilën Celina nuk është gati të dorëzohet, shkruan DailyMail.

"Ambicia ime më e madhe është të kem një karrierë në City. Dua të luaj në Premierë Ligë për City-n", ka thënë ai.

Celina ka kaluar sezonin e kaluar në huazim nga Twente, ku ai ka impresionuar dike luajtur i rregullt në ligën holandeze Eredivise. Ndërsa është gati e sigurt që Celina do të luajë edhe për një stinor të ri larg klubit të tij, pasi që ka nënshkruar me klubin anglez Ipswitch Town.

Por, atë të cilin sulmuesi dëshiron të impresionojë është Guardiola, pasi që siç thotë Celina "Manchester City është një klub i madh dhe ata duan të nënshkruajnë me vetëm lojtarët më të mirë në botë".

"Edhe nëse klubi vendosë të më shesë, do të luftoj që ata të më marrin përsëri. Kjo është ajo çfarë unë dua", ka thënë Celina./Insajderi.com

The post Bersant Celina i etur t'ia dëshmojë vlerën e tij Guariolës appeared first on INSAJDERI.

Takohen liderët shqiptarë të Maqedonisë

Posted: 28 Jun 2017 09:38 AM PDT

Ka përfunduar takimi i liderëve shqiptarë i thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili u mbajt në ambientet e hotelit "Aleksandar Pallas" në Shkup. Bashkimi Demokratik për Integrim e ka thirrur këtë takim me qëllimin e shqyrtimit dhe implementimit të përcaktimeve programore të bazuara në "Deklaratën e Përbashkët" të partive shqiptare.

Nga BDI-ja në këtë takim morën pjesë kryetari dhe organizatori i këtij takimi Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, nënkryetarja Teuta Arifi, nënkryetari tjetër Izet Mexhiti. Nga Aleanca për Shqiptarët të pranishëm janë Ziadin Sela dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Kurse nga PDSH-ja prezent ishte Luan Tresi. Ftesës së Ali Ahmetit nuk i është përgjigjur Lëvizja BESA. Kjo parti propozuan që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lëvizja BESA propozon që në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për Propozim-ligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij, njofton Alsat-M.

Një fakt tjetër interesant i këtij takimi është prezenca e PDSH-së për faktin se ajo nuk ka qenë nënshkruese në "Deklaratën e Përbashkët" të partive shqiptare, por nga ana tjetër i është përgjigjur ftesës së kryetarit të BDI-së në këtë takim.

Pas takimit deklarata për mediat dhanë kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe përfaqësuesi i PDSH-së, Luan Tresi.

Më duhet me orë të tëra të tregojë se cilët pjesë të Deklaratës së partive shqiptare janë të përfshira në programin qeveritar", kështu është shprehur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm me partitë politike parlamentare shqiptare.

"Takimi i sotëm ishte në vazhdimësi e takimeve mes partive politike parlamentare shqiptare, vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani, kemi bërë bilanc të të gjitha programeve zgjedhore të partive politike me çka një pjesë e tyre vetëm se janë përfshirë në programin qeveritar. Ja t'u marrë shembull praktik, kemi kërkuar të bëhen takime të rregullta me fqinjët, rezultate ka pasur, takimi në Sofje, në Athinë, por dhe vizitat që do të bëhen nga autoritet e larta si paralajmërimet e Nimicit dhe Pribesë etj.", deklaroi Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive.

"Pavarësisht se është parti opozitare, edhe ajo do ta drejtojë një takim të këtillë të përbashkët, ndamë brengosje të përbashkët që Besa nuk ka marrë pjesë. Të gjithë partitë politike e kanë përshëndetur pjesëmarrjen e PDSH-së", tha Ahmeti.(Alsat-M)

The post Takohen liderët shqiptarë të Maqedonisë appeared first on INSAJDERI.

Kandidatja e “pitalkave” bëhet deputete

Posted: 28 Jun 2017 09:29 AM PDT

Ajo ishte e panjohur deri në një natë të Ramazanit kur në pitalkat e një furre buke në Gjilan që u shpërndanë falas, u gjend kartëvizita e saj si kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë fushatës parazgjedhore kartëvizitat e saj u gjenden në paketimin e pitalkave të cilat i kishte shpërndarë për syfyr furra "Pashtriku" në Gjilan.

Leonora Morina- Bunjaku, përkundër këtij "skandali" të cilin e kishte mohuar të ishte iniciuar prej saj duke e arsyetuar se ka qenë një veprim i pamatur i aktivistëve të saj, megjithatë ia ka arritur qëllimit.

"Ai s'ka qenë aktivitet, e as iniciativë e imja. Unë sinqerisht u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Gjilanit që dikush në një mënyrë kaq të ulët ka tentuar të bëjë fushatë kundër meje", kishte thënë ajo

Megjithatë ajo ka arritur të marrë vota të shumta në komunën e Gjilanit por jo vetëm, duke siguruar kështu ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës, që pritet të konstituohet pasi të KQZ-ja të ceretfikoj rezultatet.

Morina- Bunjaku e cila në listën e koalicionit PAN kishte numrin 87 arriti të marrë plot 3969 vota në Gjilan, dhe në listën prej 39 deputetëve sa ka siguruar koalicioni, ajo është e 36-ta, sipas listës së publikuar gjatë së mërkurës./Insajderi.com

The post Kandidatja e "pitalkave" bëhet deputete appeared first on INSAJDERI.

Merkeli jep dritë të gjelbër për martesën e homoseksualëve dhe lesbikeve

Posted: 28 Jun 2017 09:26 AM PDT

Burrë e grua mish e thua – ky proverb me sa duket së shpejti duhet të modifikohet. Kancelarja Merkel shprehet pro martesës së homoseksualëve dhe lesbikeve.

Në Gjermani nuk lejohet martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve, por vetëm regjistrimi si partnerë me të drejta të barabarta si një çift i martuar. Kancelarja Merkel si dhe partitë konservatore gjermane CDU dhe CSU kanë qenë kundër martesës për homoseksualët dhe lezbiket dhe ishte shprehur se për këtë do të diskutohej pas zgjedhjeve parlamentare. Por tani papritur ajo ndryshoi mendim. Me gjysmë zemre ajo vendosi që në Bundestagun gjerman të votohet ndoshta brenda kësaj  jave për martesën e homoseksualëve dhe të lesbikeve, njofton DW.

Si ndodhi kjo kthesë në mendësinë e Angela Merkelit? Sipas komentatorit të Deutsche Welles, Gero Schließ, këtë gjë Merkeli e bën thjesht për arsye taktike për të vazhduar mbajtjen e pushtetit.

Një grup deputetësh homoseksualë nga radhët e partive konservatore kishte kërkuar prej kohësh që të lejohet martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve. Po kancelarja Merkel ishte kundër kësaj. Në vitin 2013 ajo qe shprehur gjatë fushatës elektorale se e ka të vështirë ta pranojë njohjen e partneritetit mes një çifti homoseksual si të barabartë me martesën e një çifti burrë e grua.

Tani që një radhë partish, si Liberalët (FDP), të Gjelbrit, e Majta dhe socialdemokratët (SPD) e përfshinë këtë temë në fushatën elektorale, dhe disa syresh, si të Gjelbrit, e bënë çështjen e lejimit të martesës së homoseksualëve dhe të lesbikeve edhe si kusht për koalicion, kancelarja vendosi të ndryshojë qëndrim. Ajo deklaroi se çdo deputet duhet të votojë për këtë çështje sipas mendimit dhe ndërgjegjes së tij dhe jo sipas vullnetit të partisë që përfaqëson.

Martesa e homoseksualëve dhe e lesbikeve pritet pra të bëhet së shpejti e lejueshme në Gjermani, sepse të Gjelbrit kanë qenë dakord me këtë që në vitin 2005, SPD-ja dhe E Majta u shprehën pro në vitin 2011 dhe FDP-ja në vitin 2012. Pavarësisht motiveve të kancelares Merkel që e bën këtë hap për arsye se do të ruaj pushtetin, komuniteti LGBT në Gjermani është i gëzuar dhe ky është një lajm i mirë për ta.(DW)

 

The post Merkeli jep dritë të gjelbër për martesën e homoseksualëve dhe lesbikeve appeared first on INSAJDERI.

Facebook do të transmetojë Championsin

Posted: 28 Jun 2017 09:21 AM PDT

Facebook "fut hundët" edhe në futboll. Rrjeti social i Mark Zuckerberg, nga shtatori do të transmetojë falas përmes shërbimit të vet "Livestream" ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Ky shërbim do t'u ofrohet vetëm amerikanëve dhe mundësohet falë marrëveshjes së arritur me kompaninë Fox Sports, që zotëron ekskluzivitetin e transmetimit të kompeticionit më të ndjekur për klube në Shtetet e Bashkuara.

Ideja lindi pas finales së madhe të Kardifit mes Juventusit dhe Realit të Madridit, ku mbi 80 milionë njerëz reaguan përmes diskutimeve, pëlqimeve dhe postimeve për këtë ngjarje vetëm në SHBA.

Marrëveshja parashikon që Facebook të transmetojë falas për të gjithë amerikanët dy ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, katër në 16-she dhe katër nga fazat pasaardhëse.

"Facebook ka komunitetin më të madh të tifozëve të futbollit dhe kjo marrëveshje do të mundësojë që Champions League të shihet edhe nga ata që nuk kanë mundësi ta shohin në televizor.

Përveç kësaj, Facebook ka edhe marrëveshje me MLS dhe ligën meksikane për të transmetuar ndeshjet e kampionateve respektive në të njëjtën formë.

The post Facebook do të transmetojë Championsin appeared first on INSAJDERI.

Revista e njohur “Time” i kërkon Trumpit ta heqë kopertinën “e rreme”

Posted: 28 Jun 2017 09:06 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump është një nga njerëzit më të famshëm në botë, por ka një vend ku fytyra e tij e shumëfotografuar nuk ka qenë: kopertina e revistës "Time", e 1 marsit të vitit 2009.

Por përse u intereson njerëzve kjo? Pikërisht sepse një kopje e kopertinës me imazhin e Trumpit raportohet të jetë varur në mur në 5 nga klubet e tij të golfit. E sipas vet revistës "Time", është "fake" apo e rreme.

Kopertina tregon presidentin, me një kostum të zi, me një vështrim të përqëndruar dhe krahët e kryqëzuar.

"Trump po godet në të gjitha frontet…edhe në TV!", shkruhet në titull. Dy tituj të tjerë më të vegjël, që flasin për presidentin Barack Obama, ndryshimet klimatike dhe krizën financiare, janë marrë nga kopertina e vërtetë e 2 marsit të vitit 2009, në të cilën, në foton kryesore shfaqet aktorja fituese e çmimit "Oscar", Kate Winslet.

"Time" ka konfirmuar për BBC-në se kopertina është një kopje. Në fakt nuk ka pasur asnjë botim më 1 mars të vitit 2009 dhe Trump nuk është shfaqur në kopertinën e revistës atë vit. Revista madje i ka kërkuar organizatës "Trump" të largojë kopertinën e rreme.

"Washington Post", që e raportoi e para historinë, tha se kopertina e manipuluar ishte vendosur në dy vende në resortin e miliarderit në Doral të Miamit. Ajo po ashtu është e varur në sallën e ngrënies në klubin e golfit të Trumpit në Virginia. Ndërsa një tjetër kopje është e vendosur në klubin "Mar a lago", në Palm Beach të Floridës.

Ajo është pikasur edhe në klubet e golfit të presidentit në Irlandë dhe Skoci, ku stafi duket se e ka hequr pak javë më parë. "Washington Post" shkruan se organizata "Trump" nuk i është përgjigjur pyetjeve se kush e ka bërë atë dhe përse, por 1 marsi i vitit 2009 ka shënuar debutimin e shfaqjes televizive të Trumpit, "Nxënësi i famshëm".

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti nuk mund të bëjë komente për dekorin në klubet e tij të golfit. Presidenti, sigurisht është shfaqur pafundësisht në kopertina revistash, para dhe pas uljes në detyrë. Përtej revistave "Fortune" dhe "Newsweek", ai është edhe një nga të paktët burra që ka pushtuar kopertinën e "Playboy", në mars të vitit 1990. Por, sipas komenteve të tij në të shkuarën, duket se ai e konsideron kopertinën e "Time", "veçanërisht të rëndësishme".

The post Revista e njohur "Time" i kërkon Trumpit ta heqë kopertinën "e rreme" appeared first on INSAJDERI.

Manchester City nuk dëshiron talentin francez, por Alexis Sanchez

Posted: 28 Jun 2017 08:50 AM PDT

Manchester City në këtë moment është i fokusuar te sulmuesi kilian Alexis Sanchez dhe nuk janë të interesuar për shërbimet e talentit francez të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.

Mesfushori 20-vjeçar ka qenë i lidhur me klubet e mëdha si: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Barcelona dhe Man City gjatë javëve të fundit, ndërsa Pep Guardiola thuhet se ka darkuar me francezin, në mënyrë që t'i mbush mendjen për të nënshkruar me atë në anën e tij në Manchester.

Sipas "Mundo Deportivo" menaxheri katalanas nuk ka interes për 20-vjeçarin dhe do të bëjë përpjekjet e tij për të nënshkruar me superyllin e Arsenal-it, Sanchez – me të cilin ka punuar në "Camp Nou" në kohën kur drejtonte Barcelona-n.

City dëshiron të shtojë alternativat në sulm dhe me Sanchez ata do të kenë në gjirin e tyre një lojtar të nivelit të lartë me shumë eksperiencë në Premier League dhe jo vetëm, shkruan telesport.al.

Manchester City me në krye Pep Guardiola-n duan të prodhojnë rezultate të menjëhershme, pasi në këtë sezon do të luftojnë për titullin kampion, por edhe në Champions League synojnë të shkojnë sa më larg.

The post Manchester City nuk dëshiron talentin francez, por Alexis Sanchez appeared first on INSAJDERI.

Sekretari i NATO-s siguron Serbinë: Nuk ka ushtri të Kosovës pa pëlqimin e serbëve

Posted: 28 Jun 2017 08:48 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se pa përmbushjen e disa kushteve, apo pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë, nuk do të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës.

"Ne jemi të fokusuar në kontaktet e afërta me Kosovën në këtë pikë. Kam shprehur shqetësimet e mia për nismat e fundit për të formuar ushtrinë e Kosovës pa përmbushur kushtet e nevojshme. Më saktësisht, pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë", ka thënë ai.

Stoltengerg për mediet serbe ka thënë se është e rëndësishme që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet në pajtueshmëri me të gjitha rregullat, shkruan Tanjug.

"Formimi i ushtrisë duket të shkojë në procesin parlamentar dhe të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën", ka shtuar ai. /Insajderi.com

The post Sekretari i NATO-s siguron Serbinë: Nuk ka ushtri të Kosovës pa pëlqimin e serbëve appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj thotë se emërimi i Vulin si ministër i Mbrojtjes është lajm i keq për Kosovën

Posted: 28 Jun 2017 08:42 AM PDT

Ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se emërimi i Aleksandar Vulinit siç e ka qujatur ai një paramilitarit të njohur të vijës së ashpër, si ministër i ri i Mbrojtjes, sinjalizon militarizimin e mëtejshëm të  Serbisë.

" Figura të tilla kontraverse rrezikonjnë thellimin e mëtejshëm të mosbesimit rajonal dhe prishjen e normalizimit të marrëdhënieve", ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

The post Hoxhaj thotë se emërimi i Vulin si ministër i Mbrojtjes është lajm i keq për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Bruno Mars bashkon forcat me David Guetta (VIDEO)

Posted: 28 Jun 2017 08:39 AM PDT

Bruno Mars është bashkuar me David Guetta për të lëshuar një version të ri të këngës së tij të quajtur "Versace on the Floor" (Bruno Mars vs David Guetta)!

Kënga vjen si remixi zyrtar, nga albumi i tretë i 31-vjeçarit "24K Magic", transmeton Klan Kosova.

"Unë jam super krenar që kam pasur mundësinë për të punuar me Bruno Mars në "Versace on the Floor". "Kjo është më shumë se një remix; Është një bashkëpunim dhe kombinim i botëve të ndryshme së bashku", tha David në një deklaratë.

"Qëllimi im ishte të bëja më shumë ritmike, por megjithatë respektoj muzikën me të cilën ai erdhi, dhe mbajeni këngën dhe zërin e tij sepse është e bukur. Shpresoja të krijoj diçka që nuk do të ishte vetëm për një komunitet, ashtu si Bruno që bën muzikë cilësore që flet për një audiencë të gjerë. Ai është me të vërtetë një muzikant dhe kompozitor i nivelit të lartë. Unë e dija që tashmë, por duke punuar në muzikën e tij e kuptova edhe më shumë".

The post Bruno Mars bashkon forcat me David Guetta (VIDEO) appeared first on INSAJDERI.

“Kundërshtari” më i madh i Ramës, do ta drejtoj seancën e parë të Kuvendit të ri

Posted: 28 Jun 2017 08:38 AM PDT

Rregullorja parashikon që Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit  do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, që në këtë rast është Sali Berisha.

Sipas Kushtetutës, mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë.

Ligji themeltar i shtetit sanksionon (neni 67), se Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati, shkruan gazeta Shekulli.

Megjithatë Berisha mund ta refuzojë hapjen e legjislaturës sikundër bëri në vitin 2013, ku seanca u hap nga Namik Dokle. Fakti që do të ketë përballë mazhorancën socialiste, e cila doli fituese në zgjedhjet e 25 qershorit, mund t'ia bëjë të sikletshme këtë detyrë liderit historik të demokratëve.

 

The post “Kundërshtari” më i madh i Ramës, do ta drejtoj seancën e parë të Kuvendit të ri appeared first on INSAJDERI.

Për orën e Lahi Brahimajt, villen e Elmi Reçicës dhe komedinë “Agjencia Kundër Korrupsion”

Posted: 28 Jun 2017 08:18 AM PDT

Është shndërruar në rit një veprim komik i Agjencisë Kundër Korrupsion. Dikur e bënte Hasan Preteni e tash drejtori i ri, Shaip Havolli. Ngjarja komike zhvillohet në këta dy hapa.

Hapi i parë përfshin publikimin e formularëve të deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë, të cilët kanë shprehur vullnetin ta bëjnë një gjë të tillë. Atyre që nuk pranojnë ta deklarojnë pasurinë, nuk u ndodh ndonjë dëm i madh. Më e keqja që mund tu ndodh është një  dënim qesharak prej 200 eurosh,  aq sa zyrtarët shpenzojnë në një darkë modeste me numër jo aq të madh miqsh.

Hapi i dytë është më argëtues. Ai ndërmerret pas publikimit të pasurisë së deklaruar.Zyrtarët e Agjencisë, me urdhër të drejtorit, e dërgojnë një kumtesë për media të cilën e publikojnë edhe në sajtin e institucionit. Kumtesa titullohet "Tërhiqet shorti për zyrtarët që i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar".

Kur e sheh këtë titull të krijohet një përshtypje se në ditën e shortit asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk kanë dalë në zyre, derisa janë informuar se nuk gjenden në listë. Janë strukur në shtëpi, duke pritur nën ethe lajmin nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Kur e sheh këtë titull, imagjinon zyrtarë të lartë të zbehur në fytyrë dhe duke i ngrënë thonjtë e tyre nga stresi që krijon dita e zezë, ajo e hedhjes së shortit. Të krijohet bindja se ata që janë më të korruptuarit do të mendojnë skenarin më të keq në të cilën kanë dy zgjidhje para vetës: vetëvrasjen apo ikjen drejtë ndonjë vendi të Amerikës Latine, në rast se emri i tyre shfaqet në faqen e Agjencionit Kundër Korrupsion.

Të duket se ky skenar do të hedhet poshtë tek kah mesi i ditës kur Agjencia publikon emrat e zyrtarëve, të cilëve do t'iu verifikohet pasuria e deklaruar. Të korruptuarit tek atëherë do të informohen se kanë  shpëtuar nga "gijotina" e AKK-së dhe do të nisin të shëtisin qetazi nëpër sheshin e Prishtinës.

Në fakt, këto veprime që të përfytyrohen teksa sheh lajmërimin e AKK-së se do të hedhet shorti është dashur të jenë reale dhe do të duhej të ndodhnin. Nëse Agjencia Kundër Korrupsion do të ishte një institucion serioz, atëherë do të ndillte frikë tek zyrtarët e lartë të korruptuar.

Por, të gjithë politikanët kanë shpenzuar energji që ky institucion të mos merret seriozisht nga zyrtarët e korruptuar. Për dhjetë vjet të funksionimit të tij, askujt nuk i është konfiskuar pasuria si rezultat i hetimeve të Agjencisë Kundër Korrupsion, askush nuk është duke vuajtur burgun e po ashtu asnjë i korruptuar deri më tash nuk ankohet se ky institucion e ka dëmtuar financiarisht. Qeshin të gjithë në kor me Agjencinë, sepse ju pëlqen si institucion i tillë.

Arsye për të qeshur kanë të gjithë. Ndoshta në këto momente me Agjencinë Kundër Korrupsion është duke qeshur Lahi Brahimaj dhe Elmi Reçica.

Në deklarimin e fundit të publikuar para një muaji, njëjtë siç ka bërë edhe më 2016, Brahimaj ka shënuar se e posedon një orë dorë në vlerë prej 5 mijë eurosh. Ka shënuar se e ka dhuratë nga familja dhe e ka përfituar në vitin 2006.

Që prej deklarimit të kësaj ore të shtrenjtë askush nuk është marrë seriozisht me ish-deputetin Brahimaj. Nuk i kanë trokitur në derë për ta verifikuar se a është e vërtetë që e ka dhuratë nga familja apo e ka përfituar nga ndonjë aktivitet biznesi jo legal.

Ndoshta zyrtarët shtetëror thjeshtë e kanë vlerësuar Brahimajn si njeri që është merakli i orëve të shtrenjta.

Ndoshta dikujt i duket gjë e vogël që të hetohet një ish-deputet për orën e tij. Por, gjë e vogël nuk i është dukur prokurorëve në Kroaci.

Dinko Cvitan, atëkohë prokuror i përgjithshëm në Kroaci, u kishte treguar në mars të vitit 2015 prokurorëve në Shqipëri se si kishin nisur hetimet për ish-kryeministrin Ivo Sanader.

Orët e shtrenjta prej dhjetëra mijëra eurove që barte Sanader kishin nxitur dyshimet tek prokurorët kroat. Më pas, prokurorët kishin zbuluar se Sanader ishte i korruptuar.

Ai në prill të këtij viti është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga gjykata e shkallës së parë në Zagreb. Sanader është shpallur fajtor për marrjen e një ryshfeti prej dy milionë eurosh, gjatë blerjes nga Qeveria të një ndërtese me çmim dy herë më të lartë se sa vlera e tregut.

Duke treguar për ecurinë e hetimeve kundër Sanader, prokurori Cvitan mburrej para prokurorëve të Shqipërisë për suksesin e treguar nga prokurorët kroat.

Material për tu mburrur sikurse  Cvitan është lehtë për të siguruar. Vetëm duhet vullnet dhe guxim për ta luftuar korrupsionin. Raportet e auditorëve dhe deklarimet e pasurisë janë materiale të bollshme për të pasur histori suksesi në luftimin e korrupsionit.

Për të mos u dukur qesharak institucioni i Agjencisë Kundër Korrupsion, i duhet ndihma e një institucioni tjetër. Ajo e Prokurorisë së Shtetit, ku Agjencia i dorëzon kallëzimet penale. Zakonisht, pas dorëzimit ato i hedhen poshtë nga prokurorët.

Por, a e ka guximin kryeprokurori Aleksandër Lumezi për tu mburrur ngjashëm sikurse homologu i tij i dikurshëm Dinko Cvitan, të cilin e kishte takuar në shtator të vitit 2015?

Lumezi nuk duket i paguximshëm. Vetëm i duhet që guximin për  tu shfaqur buzagaz në prani të Elmi Reçicës, në mes të Prishtinës, siç bëri në qershor të vitit të kaluar, ta shfrytëzojë për gjëra tjera. Ta shfrytëzojë për ta luftuar korrupsionin, për ta mos e lërë Agjencinë Kundër Korrupsion të shndërrohet në një institucion edhe më qesharak, dhe për ta verifikuar pasurinë e Elmi Reçicës.

Ish-deputeti Reçica në deklarimin e pasurisë ka shënuar se posedon një villë prej 257 metrash katrorë, të cilën e ka përfituar në vitin 2016. Por, e ka mbajtur sekret vlerën e saj. Tek pjesa e deklarimit të vlerës ka shënuar numrin zero. E për ta zbuluar vlerën e saktë të kësaj ville Agjencioni Kundër Korrupsion duhet të shndërrohet në një institucion serioz. E në të tillë mund ta shndërrojë kryeprokurori Aleksander Lumezi, nëse vendos të mos shfaqet buzagaz rrugëve të Prishtinës me anëtarin e SHIK-ut, Elmi Reçicën.

The post Për orën e Lahi Brahimajt, villen e Elmi Reçicës dhe komedinë "Agjencia Kundër Korrupsion" appeared first on INSAJDERI.

Emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit

Posted: 28 Jun 2017 08:04 AM PDT

Nga 39 ulëse në Kuvend për deputetë, sa ka fituar koalicioni PDK-AAK-Nisma, më 11 qershor, PDK do t'i ketë 23 sosh, AAK 10, ndërsa Nisma vetëm 6. VV ka fituar një mandat të ri, duke çuar në 32 numrin e ulëseve, derisa LDK-AKR 29 mandatet i ndajnë në 23 për LDK-në, 4 për AKR-në, ndërsa dy për themeluesit e Alternativës.

Rezultatet përfundimtare për kandidatët për deputetë të koalicionit PAN, të siguruara nga Gazeta Express kanë sjellë ndryshime në ndarjen e ulëseve për deputetë të partive brenda koalicionit, që doli i pari në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Numërimi dhe rinumërimi i kutive që nuk ishin kryer më 11 qershor, ka lënë jashtë Kuvendit dy kandidatë të Nismës për deputetë, duke e ulur numrin e mandateve parlamentare të partisë së Fatmir Limajt në 6, nga 8 sa ishte llogaritur sipas rezultateve preliminare.

Enver Hoti dhe ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës në legjislaturën e shpërberë, Valdete Bajrami, kanë mbetur jashtë listës përfundimtare, duke mos siguruar sërish ulëse në Kuvend.

23 mandate do t'i takojnë PDK-së nga votat brenda koalicionit, ndërsa 9 AAK-ja e mandatarit për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Por, PDK-ja mund të rritet edhe për një deputetë, në 24 të tillë, në rast se i bie që ulëse në Kuvend të marrë një grua deputete, sipas ndarjes me kuotë gjinore të mandateve në Kuvend. Në këtë rast AAK-ja do të mbetej me 9 deputetë.

E për këtë ulëse në garë janë pikërisht dy kandidatë nga Deçani të këtyre dy partive – Safete Hadergjonaj dhe Rasim Selmanaj, raporton Gazeta Express.

Ndryshime të vogla ka edhe në listën e partisë së dytë të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjes Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit, nga numërimet përfundimtare ka fituar edhe një mandat shtesë në Kuvend, duke arritur 32 numrin e ulëseve.

Ndërsa, humbja e një mandati të koalicionit LDK-AKR, e ka lënë partinë e Behgjet Pacollit me vetëm katër deputetë. 23 nga 29 ulëset i kanë siguruar deputetë e LDK-së, ndërsa dy janë për Mimoza Kusari-Lilën dhe Ilir Deden që garuan në këtë listë si themelues të Alternativës.

Kjo është lista përfundimtare e deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit:

PDK-AAK-NISMA:

  1. Kadri Veseli (PDK)
  2. Ramush Haradinaj (AAK)
  3. Sala Berisha-Shala (PDK)
  4. Fatmir Limaj (NISMA)
  5. Daut Haradinaj (AAK)
  6. Teuta Haxhiu (AAK)
  7. Enver Hoxhaj (PDK)
  8. Mergim Lushtaku (PDK)
  9. Ganimete Musliu (PDK)
  10. Memli Krasniqi (PDK)
  11. Elmi Recica (PDK)
  12. Time Kadrijaj (AAK)
  13. Andin Hoti (PDK)
  14. Fatmir Xhelili (PDK)
  15. Evgjini Thaci-Dragusha (PDK)
  16. Agim Aliu (PDK)
  17. Bekim Haxhiu (PDK)
  18. Blerta Deliu-Kodra (PDK)
  19. Haxhi Shala (NISMA)
  20. Zafir Berisha (NISMA)
  21. Mexhide Mulaku-Topalli (PDK)
  22. Bilall Sherifi (NISMA)
  23. Milaim Zeka (NISMA)
  24. Flora Brovina (PDK)
  25. Abdyl Salihu (PDK)
  26. Shkumbin Demaliaj (AAK)
  27. Luljeta Veselaj-Gutaj (PDK)
  28. Ahmet Isufi (AAK)
  29. Rrustem Berisha (AAK)
  30. Albulena Balaj (NISMA)
  31. Nezir Cocaj (PDK)
  32. Zenun Pajaziti (PDK)
  33. Xhevahire Izmaku (PDK)
  34. Xhavit Haliti (PDK)
  35. Pal Lekaj (AAK)
  36. Leonora Bunjaku (PDK)
  37. Hajdar Beqa (PDK)
  38. Blerim Kuçi (AAK)
  39. Rasim Selmani (AAK) [Safete Hadergjonaj (PDK)]

LVV:

  1. Abin Kurti
  2. Shpend Ahmeti
  3. Aida Dërguti
  4. Dardan Molliqaj
  5. Visar Ymeri
  6. Albulena Haxhiu
  7. Dardan Sejdiu
  8. Glauk Konjufva
  9. Donika Kadaj-Bujupi
  10. Finsik Ismaili
  11. Rexhep Selimi
  12. Besa Baftiu
  13. Adem Mikullovci
  14. Dukagjin Gorani
  15. Fatmire Kollqaku
  16. Liburn Aliu
  17. Ali Lajçi
  18. Arbërie Nagavci
  19. Driton Çaushi
  20. Sami Kurteshi
  21. Drita Millaku
  22. Faton Topalli
  23. Ismajl Kurteshi
  24. Shqipe Pantina
  25. Sliu Salihu
  26. Mytahir Haskuka
  27. Saranda Bogujevci
  28. Frashër Krasniqi
  29. Valon Ramadani
  30. Fitore Pacolli-Dalipi
  31. Qendron Kastrati
  32. Arbër Rexhaj

LDK-AKR:

  1. Avdullah Hoti (LDK)
  2. Driton Selmanaj (LDK)
  3. Vjosa Osmani-Sadriu (LDK)
  4. Behgjet Pacolli (AKR)
  5. Lumir Abdixhiku (LDK)
  6. Mimoza Kusari-Lila (A)
  7. Anton Çuni (LDK)
  8. Kujtim Shala (LDK)
  9. Teuta Rugova (LDK)
  10. Ilir Deda (A)
  11. Labinot Tahiri (AKR)
  12. Valdentina Bunjaku-Rexhepi (LDK)
  13. Lutfi Zharku (LDK)
  14. Arben Gashi (LDK)
  15. Lirije Kajtazi (LDK)
  16. Ramiz Kelmendi (LDK)
  17. Fidan Rekaliu (LDK)
  18. Hykmete Bajrami (LDK)
  19. Arban Abrashi (LDK)
  20. Ismet Beqiri (LDK)
  21. Besa Gaxherri (LDK)
  22. Hashi Avdyli (LDK)
  23. Korab Sejdiu (AKR)
  24. Doruntinë-Maloku-Kastrati (LDK)
  25. Islam Pacolli (AKR)
  26. Naser Rugova (LDK)
  27. Mirjeta Kalludra (LDK)
  28. Armend Zemaj (LDK)
  29. Imet Rrahmani (LDK)

The post Emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

Rihanna me miliarderin saudit

Posted: 28 Jun 2017 07:41 AM PDT

Që prej ndarjes nga Chris Brown, Rihanna nuk është fotografuar në krahët e një mashkulli tjetër…deri më tani.

Por këngëtarja nga Barbadosi duket se ka gjetur "të duhurin". Ai është Hassan Jammel, trashëgimtarin kompanisë gjigante të prodhimit të automjeteve, "Toyota" dhe anëtar i familjes së pasur Abdul Latif.

Të dy ata janë fotografuar nga paparacët në brigjet mesdhetare të Spanjës. Hassan Jammel ka një pasuri prej 1.5 miliard dollarësh dhe nuk është i panjohur për revistat rozë, pasi më herët ka patur një romancë “flash” me Naomi Campbell.

 

The post Rihanna me miliarderin saudit appeared first on INSAJDERI.

Përfundon numërimi i votave me kusht

Posted: 28 Jun 2017 07:33 AM PDT

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve posa ka përfunduar numërimi i votave me kusht. Ndërkohë, KQZ pritet që sot ose nesër të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas zëdhënësit të KZQ-së, Valmir Elezi, KQZ do të vendos së shpejti se kur do t'i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

"KQZ ende nuk ka vendosur nëse rezultatet përfundimtare do të shpallen sot ose nesër sepse kjo varet nga procedurave tjerë pas numërimit të votave në QNR", ka thënë ai.

Përndryshe, kanë qenë rreth 25 mijë vota të konfirmuara me kusht, të cilat janë numëruar në QNR.(rtk)

 

The post Përfundon numërimi i votave me kusht appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës dhe DEA amerikane arrestojnë 10 persona

Posted: 28 Jun 2017 07:27 AM PDT

Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arrestuar në të dy vendet dhjetë  persona të dyshuar si dhe ka konfiskuar armë e prova tjera materiale.

Hetimet për këtë operacion janë zhvilluar gjatë tre muajve, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikan në mënyrë paralele në të dyja vendet, me c`rast dy operacione janë realizuar në rajonin e Pejës dhe një në New York.

Operacioni i parë është realizuar me 18 qershor ndërsa i dyti me 27 qershor gjashtë së cilave u arrestuan katër persona në Kosovë dhe gjashtë në NewYork si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.

Të arrestuar në Kosovë janë: A. K.(1988), M. D. (1987), D. P. (1994), D. M. (1989)

Kurse armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara janë: 15 armë automatike, 120 fishekë, 1 anti-tank (zolla), 1 pistoletë, 1 pushkë ajrore, 63000 €, 2 vetura dhe 4 telefona celuarë.

Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore. /Insajderi.com

The post Policia e Kosovës dhe DEA amerikane arrestojnë 10 persona appeared first on INSAJDERI.

Ndikimi në rritje i grupeve ekstremiste në Kosovë

Posted: 28 Jun 2017 07:16 AM PDT

Analiza e fundit e bërë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara (USAID), mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ka vënë në pah se Kosova mund të bëhet objekt i sulmeve terroriste.

Në këtë analizë janë dhënë perceptimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe rezistencën e shoqërisë ndaj presioneve që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste.

Rezultatet e grupeve të fokusit konfirmojnë gjetjet se ndikimi i grupeve ekstremiste në Kosovë është rritur.

Atdhe Hetemi menaxher i projektit në UNDP, ka thënë se rezultatet nga grupet e fokusit sugjerojnë se perceptimi i kërcënimit të sulmeve terroriste është më i lartë se gjatë viteve të mëparshme.

"Janë disa faktorë që hartuesit e këtij dokumenti i kanë identifikuar si faktorë shtytës për ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë. Ato janë pakënaqësia e qytetarëve me sistemin e ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësorin në Kosovë. Pastaj mungesa e pjesëmarrjes në aktivitete të organizuara nga shoqëria civile, komunat ose institucionet e qendrore të Kosovës".

"Po ashtu si faktor është edhe ndjenja e izolimit, stigmatizimi nga shoqëria i atyre njerëzve që janë praktikues të fesë, papunësia, varfëria dhe kushtet e tjera socio-ekonomike, veçanërisht sistemi i dobët i arsimit", ka theksuar Hetemi.

Përveç faktorëve shtytës në radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm, Hetemi thekson se studimi vë në pah edhe faktorët tërheqës.

"Globalizimi si fenomen është faktor kyç tërheqës sa i përket radikalizmit të mundshëm të njerëzve në përgjithësi, mandej organizatat humanitare që kanë ardhur nga Lindja e Mesme gjithashtu kanë qenë faktorë tërheqës, literatura e printuar me përmbajtje radikale dhe ekstremiste të interpretimit të çështjeve të caktuara religjioze, interneti dhe rrjetet sociale", thekson Hetemi.

Në këtë studim, sipas Hetemit, potencohet se gratë në Kosovë kanë një potencial të madh për të ndihmuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, sepse siç thekson ai, ato vërejnë shenjat e radikalizmit të anëtarëve të familjes në fazat e tyre të hershme.

Për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, sipas UNDP-së kërkohen masa urgjente të ngritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal në Kosovë.

Edhe përfaqësues të mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësorit në Kosovë, në një konferencë të mërkurën kanë thënë se janë të vendosur në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ata kanë theksuar se një aspekt shumë i rëndësishëm i luftimit të terrorizimit është edhe identifikimi i kanaleve të financimit dhe pastrimit të parave.

Sipas tyre, sa më të suksesshëm të jenë institucionet në ndaljen e financimit të terrorizmit, aq më të mëdha janë gjasat që të luftohet terrorizmi.

Gjatë vitit të kaluar sipas të dhënave të Prokurorisë së Shtetit ka pasur ngrirje të parave të gatshme në vlerë prej 500.000 eurosh, kur para të dyshimta janë pranuar në llogari të disa individëve brenda vendit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Kosova dhe sistemi prokurorial i ka dhënë rëndësi të posaçme luftimit të terrorizmit.

Sipas tij, sistemi prokurorial ka goditur në themel aktivitetet dhe grupet terroriste.

"Lufta kundër terrorizimit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë elemente të rëndësishme drejt rrugës së Kosovës në BE. Kjo rrugë kërkon që të zbulohen, hetohen dhe ndëshkohen të gjitha ata individë që paraqesin rrezik për sigurinë, lirinë dhe drejtësinë për vendin tonë. Terrorizmi është një problem ndërkombëtar, me të cilin po ballafaqohet bota; fatkeqësisht edhe vendi ynë nuk ka mbetur imun ndaj kësaj sfidë të sigurisë", ka theksuar Lumezi.

Për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, Kosova tanimë ka në zbatim Strategjinë Nacionale.

Së paku, 300 shtetas të Kosovës kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak, të pozicionuar në anën e organizatave të shpallura terroriste, siç është i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusra.

Një numër prej tyre, kanë humbur dhe jetën e tyre në këto vatra, njofton rel.

Strukturat e sigurisë në vend kanë theksuar se në fushëbetejat e huaja janë duke qëndruar ende 140 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Nga këto vende të luftës, në Kosovë tashmë janë kthyer 100 persona.

 

The post Ndikimi në rritje i grupeve ekstremiste në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more