Skip to main content

INSAJDERI: “Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn” plus 19 more

INSAJDERI: “Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn” plus 19 more


Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn

Posted: 21 Jun 2017 10:09 AM PDT

 

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, ai ka thënë se Haradinaj do të marrë vota edhe nga partitë e tjera përveç atyre të koalicionit PAN.

"Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që dot a votojnë Haradinajn," ka thënë Lekaj.

Ai ka njoftuar se ka arritur që të fitojë votat për t'u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.

The post Lekaj: Ka deputetë të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Aksident në Obiliq, vetura hyn në oborr

Posted: 21 Jun 2017 10:03 AM PDT

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Mazgit i Ulët në Obiliq.

Një automjet ende i paidentifikuar për shkak të shpejtësisë ka goditur rrethinën e një shtëpie duke hyrë deri në oborrin e saj.

Por menjëherë pas incidentit personi u largua nga vendngjarja pa pritur Policinë e Kosovës. Ndërkaq Gazeta Tribuna mëson se drejtuesi i automjetit edhe i kishte ofenduar banorët e shtëpisë.

Në oborr nuk ka pasur fëmijë dhe ngjarja ka përfunduar pa incidente tragjike. Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje.

The post Aksident në Obiliq, vetura hyn në oborr appeared first on INSAJDERI.

Rusia anulon takimin me diplomatët e SHBA-së

Posted: 21 Jun 2017 10:01 AM PDT

Kremlini ka analuar një takim në mes të nënsekretarit të SHBA-së, Thomas Shannon dhe zëvendësministrit të Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Ministria e Jashtme Ruse ka cituar Ryabkov të ketë thënë, se anulimi i takimit ka qenë përgjigje ndaj sanksioneve të reja për Rusinë nga Uashingtoni.

Sanksionet e reja të SHBA-së për Rusinë përfshijnë aktivitetin e 38 personave dhe kompanive ruse.

Ryabkov ka thënë sot se "situata nuk është e përshtatshme për mbajtjen e raundit të ri të dialogut", i cili ishte paraparë të mbahet me 23 qershor në Shën Petersburg në Rusi.

Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit në SHBA, Heather Nauert, ka thënë se takimi Shannon-Ryabkov, ka pasur për qëllim fokusimin në çështjet që përkeqësojnë marrëdhëniet diplomatike në mes të Moskës dhe Uashingtonit, njofton rel.

Marrëdhëniet ne mes të SHBA -së dhe Rusisë janë të tensionuara, derisa Shtëpia e Bardhë ka përmendur një takim të mundshëm në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në samitin e grupit, G-20, i cili do të zhvillohet në korrik.

 

The post Rusia anulon takimin me diplomatët e SHBA-së appeared first on INSAJDERI.

Afera korruptive detyron DiCaprion ta dorëzojë tek shteti statujën e çmimit “Oscar”

Posted: 21 Jun 2017 09:48 AM PDT

Leonardo DiCaprio ka dorëzuar statujën e fituar Oskar të Marlon Brando dhe dhurata të tjera që ai ka marrë nga një kompani prodhimi që tani është duke u hetuar një skemë të miliarda dollarëve, që përfshin edhe njërin nga filmat e aktorit, njoftoi të premten Los Angeles Times.

Megjithatë, nuk ishte statuja e çmimit të Akademisë që mori në vitin 2016, për filmin The Revenant.

Oskarin të cilin aktori e dorëzoi është ai i fituari nga aktori  Marlon Brando, i dhuruar Dicaprios nga kompania e prodhimit që financoi The Wolf of Wall Street.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dyshon se bashkë-themeluesi i kompanisë prodhuese pas disa bllokadave, përfshirë “The Wolf of Wall Street”, mund të ketë ndihmuar kryeministrin malajzian të vjedhë 4,5 miliardë dollarë nga zhvillimi ekonomik dhe investimet e huaja të Azisë Juglindore, fonde midis 2009 dhe 2015.

Bashkëthemeluesi i Red Granite Pictures, Riza Aziz është djali i kryeministrit Najib Razak, njofton OCCRP.

Autoritetet amerikane thanë të enjten se po kërkojnë konfiskimin e interesit të Red Granite Pictures në dy filma të tjerë të prodhuar nga kompania, “Dumb and Dumber To” dhe “Daddy’s Home”.

Në një deklaratë e Departamentit të Drejtësisë thotë se ka dyshime për fondet që kishin synonim përmirësimin e jetës së popullit malajzian, janë përdorur për të financuar “mënyrën e jetesës së lavdishme” të partnerëve të kompanisë prodhuese.

Sipas deklaratës kjo përfshin një pronë të përbashkët në qytetin e Nju Jorkut me vlerë rreth 5 milionë dollarë, bizhuteri me diamant, vepra arti nga Picasso dhe Basquiat dhe një jaht luksoz i 260 milionë dollarëve, i quajtur “The Equanimity”.

Hetuesit besojnë se disa nga paratë e keqpërdorura janë përdorur për të financuar filmin e drejtuar nga Martin Scorsese për një agjent të korruptuar, i luajtur nga DiCaprio.

Në vitin 2012 ylli i Hollivudit mori Çmimin e Akademisë së Brando dhe suvenire të tjera të shtrenjta nga Red Granite Pictures, për ditëlindjen e tij të 38-të.

Zëdhënësi i tij tha se ndërsa aktori ka ndërmend të dorëzojë të gjitha “dhuratat apo donacionet” nga kërkesa e qeverisë, ai nuk ka plane për të kthyer paratë që ai ka fituar në filmin “Wolf of Wall Street”.

The post Afera korruptive detyron DiCaprion ta dorëzojë tek shteti statujën e çmimit "Oscar" appeared first on INSAJDERI.

10 klubet që fituan më shumë nga shitja e lojtarëve në dekadën e fundit

Posted: 21 Jun 2017 09:43 AM PDT

Sipas të dhënave të ofruara nga "Transfermarkt", Barcelona nuk është në mesin e dhjetë klubeve, që kanë gjeneruar më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve gjatë dekadës së fundit, duke treguar se ajo nuk është një klub i shitjes.

Nëse ka tri ekipe në këtë klasifikim nga La Liga, nuk figuron asnjë nga Gjermania apo Franca. Në mesin e dhjetë klubeve që dominojnë renditjen, e ndërtuar mbi bazën e akumulimit të të ardhurave nga shitjet e lojtarëve, janë xhiruar plot 5849.4 milionë euro.

Kjo listë është e dominuar nga dy klubeve portugeze, të cilat shpesh gjejnë talentet e mëdha në Amerikën e Jugut dhe pastaj i rishesin ato në ligat e mëdha europiane, kur shpërthejnë.

Benfica
Klubi në shitje më i mirë është Benfica, me 727.5 milionë euro të regjistruara gjatë dhjetë viteve të fundit. Në mesin e shitjeve të saj më të larta përmendim Witsel (40), Ederson (40), Lindelof (35), Renato Sanches (35) dhe Di Maria (33). Dy prej tyre u transferuan këtë muaj.

Porto
Benfica pasohet nga një tjetër ekip i madh në Portugali, Porto. Klubi në fjalë ka grumbulluar 721.6 milionë euro. Ai është i njohur për të qenë një negociator shumë i ashpër, me Pinto da Costa në krye. Marrëveshjet më të mëdha që ka mbyllur janë ato të James Rodriguez (45), Hulk (40), Falcao (40), André Silva (38) dhe Jackson Martinez (37.1).

Chelsea
Podiumi tresh kompletohet nga Chelsea, që nga ardhja e Roman Abramovich ka marrë një hap cilësor. Blutë e Londrës kanë arritur të shesin lojtarët e vet në kohën e duhur. Megjithatë, ka një ndryshim me portugez klubin, pothuajse njëqind milionë, pastaj hyri në 625.9 milionë, nga të cilat një pjesë e madhe i përkasin transferimit të Oscar (60), David Luiz (49.5), Mata (44 , 73), Robben (36) dhe Romelu Lukaku (35,36).

Tottenham
Tottenham është i katërti me 598.4 milionë euro të ardhura nga shitja e lojtarëve, teksa pjesën më të madhe e ka afruar Real Madridin për Bale dhe Mordic. Ja shitjet më të larta të "Spurs": Gareth Bale (101), Berbatov (38), Modric (30), Carrick (27.2) dhe Robbie Keane (24).

Liverpool
I pesti është një tjetër klub anglez, Liverpool, me 588.3 milionë euro të ardhura nga shitjet e lojtarëve. Tre nga lojtarët e tij më të shtrenjtë përfunduan në kampionatin spanjoll: Luis Suarez (81,72), Sterling (62.5), Fernando Torres (58.5), Xabi Alonso (35.4) dhe Benteke (31.2).

Atletico Madrid
Në vendin e gjashtë është më në fund një klub spanjoll, por jo gjigandët Real Madrid apo Barcelona. Klubi spanjoll, që ka shitur mirë në dekadën e fundit, është Atletico Madrid, me 578.5 milionë euro. Pesë lojtarët që kanë sjellë më shumë të ardhura në arkat e Atletico Madrid janë: Falcao (43), Jackson Martinez (42), Diego Costa (38), Fernando Torres (38) dhe Aguero (36). Të gjithë sulmues.

Juventusi
Juventus është i shtati, teksa të ardhurat arrijnë në 534.2 milionë euro. Bardhezinjtë kanë shitur lojtarin më të shtrenjtë në histori (Pogba), por kjo shifër mund të tejkalohet këtë verë. Pesë shitjet më të larta janë Pogba (105), Zidane (73.5), Vidal (37), Inzaghi (37) dhe Morata (30).

Real Madridi
Real Madridi renditet i teti në listë, me 528.6 milionë euro. Florentino Pérez ka nënshkruar me lojtarë të çmimeve të larta, por ka arritur të shesë të tjerë, të cilët nuk kanë ecur ashtu siç pritej. Pesë lojtarë, të cilët sollën më shumë para në arkat e "Los Blancos" janë: Di Maria (75), Özil (47), Robinho (43), Higuain (39) dhe Anelka (34.5).

Interi
Në vendin e nëntë të renditjes është Interi, i cili regjistroi 482.2 milionë euro. Në mesin e pesë shitjeve më të larta të skuadrës zikaltër, katër lojtarë kanë kanë kaluar nëpërmjet Real Madridit, ose Barcelonës: Ibrahimoviç (69.5), Ronaldo (45), Kovačić (31), Balotelli (29.5) dhe Eto'o (27), njofton telesport.

Sevilla
E mbyllur "top 10" një tjetër klub spanjoll. Sevilla, që ka përfituar 464.2 milionë euro nga shitja e lojtarëve gjatë dekadës së kaluar, kryesisht për shkak të kalimit të Monchi si sekretar teknik. Pesë shitjet e saj më të mira janë: Dani Alves (35,5), Krychowiak (33.6), Gameiro (32), Bacca (30) dhe Sergio Ramos (27).

The post 10 klubet që fituan më shumë nga shitja e lojtarëve në dekadën e fundit appeared first on INSAJDERI.

Lenovo zbulon laptopin e së ardhmes me ekrane që palosen

Posted: 21 Jun 2017 09:32 AM PDT

Lenovo vendosi të mos hyjë në detaje lidhur me materialet e avancuara që do të përdoreshin në këtë koncept.

Në një eveniment të mbajtur në New York ditën e Marte, Lenovo u dha reporterëve një pamje të laptopit të së ardhmen me ekran që paloset.

Në vend të një boshti qëndror, koncepti i Lenovo premton laptopë me panele fleksibël ekranesh. Pamje e publikuara nga Lenovo janë shumë të premtuese dhe futuristike.

Lenovo vendosi të mos hyjë në detaje lidhur me materialet e avancuara që do të përdoreshin në këtë koncept. Por i vetmi ekran i cili mund të paloset është ai OLED.

Kjo teknologjia është e disponueshme edhe ditëve të sotme dhe këtë e tregon vetë telefoni LG G Flex. Në konceptin e Lenovo, tastiera dhe mause do të jenë ende komponentë të rëndësishëm të së ardhmes së laptopit.

Megjithatë kompania tha se laptopi është si makinat koncept, që do të thotë se nuk duhet të presim që të debutojnë nesër. /PCWorld Albanian

The post Lenovo zbulon laptopin e së ardhmes me ekrane që palosen appeared first on INSAJDERI.

Astrit Haraqija thotë se është vetëm një pengesë që ai të bëhet kryeministër

Posted: 21 Jun 2017 09:19 AM PDT

I vetëquajturi aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka bërë një deklaratë qesharake në një intervistë për Klan Kosovën, ku ka folur për zgjedhjet e 11 qershorit, duke e vënë vetën në pozitën e kandidatit serioz për kryeministër të vendit.

Edhe pse nuk ka ndonjë pozitë udhëheqëse në LDK, Haraqija, ka thënë se ai do të ishte kandidat për kryeministër të vendit. Ka thënë se i plotëson të gjitha kriteret profesionale, por vetëm se nuk i ka votat, raporton Insajderi.

"Unë do të duhej të isha kryeministër i vendit, por si kam votat", ka thënë Haraqija në "Info Magazaine".

Kur drejtuesi i emisionit e ka pyetur nëse ai e ka seriozisht dhe mendon se është kandidat serioz për kryeministër, Haraqija ka nisur të tregojë përvojën e tij politike.

"Kam qenë udhëheqës më shumë se 8 vite në nivel lokal edhe 4 vite në nivel qendror andaj kam të gjitha kriteret që të bëhem. Pse të mos bëhem, por si kam votat", ka thënë Haraqija.

Ai më pas ka thënë se bashkëpartiaku i tij, kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti nuk mund të jetë kryeministër pasi ka dalë i treti./Insajderi.com

The post Astrit Haraqija thotë se është vetëm një pengesë që ai të bëhet kryeministër appeared first on INSAJDERI.

Merkeli dhe Macroni mbështesin sanksionet kundër Rusisë

Posted: 21 Jun 2017 09:18 AM PDT

Në takimin e nivelit të lartë të BE do të vendoset edhe për çështjen nëse Brukseli do t’i zgjasë sanksionet kundër Moskës. Nga Gjermania dhe Franca me sa duket vjen një rekomandim i qartë për zgjatjen e tyre.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron do t’i informojnë kolegët e tyre të enjten për gjendjen në zbatimin e Marrëveshjes së Minskut për paqen në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur në Bruksel një përfaqësues i lartë i BE. Ai pret që të dy “të japin një rekomandim të qartë” që sanksionet ekonomike kundër Rusisë të zgjaten.

Edhe e Ngarkuara me Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini, ka njoftuar së fundi se “pret një vazhdim të gjendjes aktuale në rastin e sanksioneve”. Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, shefat e shteteve dhe të qeverive do të vendosin nëse do të zgjaten sanksionet ekonomike kundër Rusisë, të cilat skadojnë në korrik. Sipas diplomatëve, është planifikuar një zgjatje e re me gjashtë muaj, deri në janar 2018.

Për shkak të krizës në Ukrainë, Brukseli vendosi në korrik 2014 sanksione kundër Rusisë duke i zgjatur ato herë pas here. Ato drejtohen midis të tjerash kundër bankave shtetërore ruse, kundër importit dhe eksportit të pajisjeve të armatimit si dhe kundër industrisë së rëndësishme ruse të naftës dhe të gazit. Një zbutje të masave ndëshkimore, BE e bën të varur nga përparimet në zbatimin e Marrëveshjes së Minskut. Marrëveshjet e nënshkruara në kryeqytetin bjellorus parashikojnë ndër të tjera një armëpushim dhe tërheqjen e armëve të rënda nga fronti. Por para së gjithash armëpushimi është shkelur herë pas here nga të dyja palët e konfliktit.

Ndërkohë, Kremlini e kritikoi zgjerimin e sanksioneve të SHBA kundër Rusisë. Uashingtoni është i fokusuar edhe më tej në retorikën e sanksioneve, deklaroi Dmitri Peskov, zëdhënës i Presidentit Vladimir Putin. SHBA nuk tregojnë asnjë vullnet politik “për të zgjidhur problemin që kemi në Ukrainë”. Prandaj Rusia i rezervon vetes të drejtën për kundërmasa, i tha Peskov, agjencisë ruse të lajmeve, Interfax. (DW)

 

 

The post Merkeli dhe Macroni mbështesin sanksionet kundër Rusisë appeared first on INSAJDERI.

Agjencitë e rejtingut shmangin Kosovën

Posted: 21 Jun 2017 09:10 AM PDT

Edhe pse ka 9 vite që Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe ka një rritje ekonomik prej 4 për qind, Kosova ende nuk po vlerësohet nga agjencitë e rejtingut financiar, siç janë Standard Poor's, FITCH, Moody's, etj.

Nëse do të kishte vlerësim nga këto agjenci, për Kosovën do të kishte një pasqyrë më të saktë për të pasur më shumë zhvillim dhe investime të jashtme, por edhe për të arritur deri në këtë pikë duhet të ketë shumë punë, angazhim dhe bashkëpunim me institucionet gjegjëse ndërkombëtare.

Njohësi agjencive të rejtingut, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në ShBA, vlerësoi se për tu futur Kosova në ranglistën e shteteve për rating financiar, shtetit i duhet shumë punë dhe angazhim.

"Duhet të ketë edhe bashkëpunim me agjencitë e rejtingut financiar në mënyrë që të përfitojë një klasifikim të rrezikshmërisë, apo siç quhet: “credit rating”.  Problemi është në atë se rrezikshmëria e lartë politike dhe gjendja e vështirë ekonomike e bëjnë tejet të vështirë një klasifikim përmbajtësisht të dobishëm.  Pra klasifikimi për Kosovën në këto rrethana vështirë se do të ishte më tepër se në kategoritë më të ulëta, ato që konsiderohen jo-të-investueshme apo me probabilitet të lartë për humbje apo falimentim", tha Baraliu për RTKlive.

Sipas tij për mundësinë që Kosova të përfitojë dhe të vlerësohej nga SP, FITCH e institucione të tjera, nuk mund të llogaritet në krijimin e një klime të një mendtë që tërhiqen investitorët e jashtëm.

"Për t’u nisur nga hipoteza mohuese, vlen të theksojmë se nuk mund të llogaritet në krijimin e një klime të një mendtë që tërheqim investitorët e jashtëm pa pasur një standard vlerësimi të rrezikshmërisë për investim. Në këtë drejtim agjencitë botërore me rejtingun e tyre janë standardi mbi të cilën investitorët bazohen për të vlerësuar meritën e rrezikshmërisë në proporcion me projeksionet e fitueshmërisë nga një projekt apo aferë ekonomike në një vend të caktuar.  Pra, kur kemi të bëjmë me investime, si në një vend, si në një kompani të caktuar, është tejet e rëndësishme të kemi parasysh rrezikshmërinë e falimentimit ekonomik apo rreziqeve tjera politike dhe administrative, p.sh. fuqia dhe aplikimi i ligjit, saktësia dhe transparenca e kontabilitetit, etj", tha ai.

Ai tha se në mungesë të vlerësimit nga këto agjenci, investitorët janë të detyruar që në kalkulimet e tyre të llogarisin një rrezikshmëri të klasës më të lartë, që e fut Kosovën në kategorinë ‘junk’, që do të thotë është e mbetur nën shkallën investive, rejting më pak se BBB, zakonisht në klasën C), ku nevoja për kthim proporcional në investim zakonisht shkon në marxhe mbi 20,25%, e nganjëherë dhe më lartë.  Në këtë kontekst dollarin e jashtëm investiv ne Kosove e bën tejet jo konkurrent me vendet fqinje, duke e bërë tepër të vështirë që Kosova të tërheq investimet e huaja në krahasim me Serbinë, Maqedoninë, apo Shqipërinë.

"Shqipëria dhe Mali i Zi kanë S&P rejtingun B+, që po ashtu është nën kategori investive, pra ‘junk’, ndërsa Maqedonia dhe Serbia BB-, pra një shkallë më lartë se Shqipëria.) Këtu vlen të vështrojmë se Mali i Zi ka parashikim negativ për të ardhmen, përderisa Serbia ka parashikim pozitiv, Maqedonia dhe Shqipëria kanë parashikim stabil", tha ai.

Për Kosovën, Baraliu tha se në këto suaza vështirë se do te arrinte diçka me shumë se CC+ apo CCC. "Prapë se prapë kjo do të ishte me e vlefshme se mungesa totale e rejtingut. Kjo do ta klasifikonte Kosovën si një vend me rrezikshmëri më të ulet se Portoriko dhe të krahasueshme me Venezuelën, por më të rrezikshme se Iraku, Greqia, Uganda etj", tha ai, njofton rtklive.

Standard Poor's": Ne rejtingojmë kompanitë që dëshirojnë të vlerësohen nga ne

Zyra për marketing, e Standard Poor's", ka njoftuar se Kosova nuk bën pjesë në rejtingun e kësaj kompanie. "Standard & Poor’s, rejtingon kompanitë që dëshirojnë të vlerësohen nga ne. Në mënyrë që një kompani të marrë një vlerësim ata duhet të kontaktojnë S & P", thuhet në përgjigjen për RTKlive.

Standard Poor's", nuk ka treguar nëse ndonjë kompani nga Kosova, ka shprehur interesim për tu vlerësuar qoftë kompaninë apo Kosovën dhe për ta futur atë të shtetet me rejting financiar.

The post Agjencitë e rejtingut shmangin Kosovën appeared first on INSAJDERI.

7 zyrtarë në udhëtim zyrtar – shpenzuan mbi 6 mijë euro, realizuan vetëm një takim

Posted: 21 Jun 2017 08:59 AM PDT

Fiks shtatë zyrtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore kanë shkuar në një udhëtim jashtë vendit ku kanë qëndruar fiks katër ditë.

Të gjithë së bashku kanë shpenzuar afro 7 mijë euro dhe rezultati i atij takimi ishte vetëm një takim, raporton Insajderi.

Kështu së paku ka gjetur Zyra e Auditimit në raportin e auditimit për raportin financiar për Këshillin e Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, institucion i krijuar nga Kuvendi i Kosovës.

"Përveç kësaj, ka raste kur shpenzimet nuk ishin të arsyetuara. Në një udhëtim katër (4) ditorë jashtë vendit të shtatë (7) zyrtarëve me kosto 6,425€, në bazë të raportit në këtë vizitë është mbajtur vetëm një takim me një zyrtar",thuhet në raportin e auditorëve.

Madje sipas auditorëve ky Këshill edhe pse ka realizuar 99.77 për qind të buxhetit për mallra dhe shërbime, janë vërejtur se ka dallime në mes të planit dhe shpenzimeve në disa kode ekonomike.

"Për udhëtime zyrtare brenda vendit ishin planifikuar 1,000€ ndërsa ishin shpenzuar 4,620€, derisa për udhëtime jashtë vendit ishin planifikuar 13,000€, ndërsa ishin shpenzuar 32,230€. Këto shpenzime përbëjnë mbi 42% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime apo mbi 20% të shpenzimeve totale", shkruajnë auditorët.

Mbishpenzimi në përqindje të madhe e një nënkategorie të caktuar sipas auditorëve vë në pah planifikimin e dobët të aktiviteteve dhe shpenzimeve. Kjo sipas tyre rrit rrezikun që aktivitete tjera të planifikuara të mos realizohen dhe si pasojë ndikon negativisht në realizimin e objektivave të përcaktuara.

Ata kanë dhënë edhe një rekomandim, raporton Insajderi.

"Kryetari i KKTK-së të sigurohet që kërkesat buxhetore të jenë sa më reale dhe se shpenzimi i buxhetit të jetë në harmoni të plotë me planin e miratuar të shpenzimeve. Çdo ndryshim i planit duhet të jetë në pajtim me rregullat financiare. Zyrtari Kryesor Administrativ duhet të sigurojë që buxheti të menaxhohet/shpenzohet në mënyrë ekonomike dhe efikase", thuhet në raport.

Auditorët kanë gjetur gjithashtu se në  KKTK pozita e Udhëheqësit Ekzekutiv (UE) mbahet në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës (UD) për një periudhë tashmë gjashtë (6) mujore duke e tejkaluar afatin e lejuar ligjor për mbajtjen e pozitës në këtë formë.

"Ligji për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Nr. 03/L-149), përkatësisht Neni 30.4, kushtëzon se për plotësimin e pozitës së lirë në shërbimin civil, UD nuk mund të emërohet më gjatë se tre (3) muaj. Për më tepër emërimi nuk është bërë në pajtim me këtë ligj (neni 30.2) i cili thekson se zëvendësimi i një pozite të tillë duhet të bëhet nga nëpunësi civil i rangut më të lartë. Në këtë rast ky kriter nuk është respektuar nga KKTK", thuhet në raport. /Insajderi.com

The post 7 zyrtarë në udhëtim zyrtar – shpenzuan mbi 6 mijë euro, realizuan vetëm një takim appeared first on INSAJDERI.

Pacolli: Vetëm Mustafa u përgjigjet ftesave që na bëhen për koalicion

Posted: 21 Jun 2017 08:54 AM PDT

Ftesave të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion rreth themelimit të Qeverisë, drejtuar LDK'së, mund t'u përgjigjet vetëm Isa Mustafa. Kështu po thotë kreu i AKR'së, Behgjet Pacolli, i cili ka nënshkruar koalicion para zgjedhor me LDK-në si dhe Alternativën.

Kontaktuar nga Gazeta Express, lideri i AKR'së, Behgjet Pacolli ka thënë se partia që ai i takon është duke i pritur rezultatet e certifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ'së dhe pastaj do t'i shqyrtojnë ofertat rreth koalicioneve pas zgjedhore. Thotë se ftesave të krerëve të LVV'së për koalicion me LDK'në mund t'iu përgjigjet vetëm iniciuesi i koalicionit LAA, Isa Mustafa,.

"..nuk ka asgjë të re, ne jemi duke i pritë rezultatet e certifikimit. Kur të certifikohemi atëherë ne dalim me qëndrime. Vetëm Isa Mustafa si përgjegjës i koalicionit mundet me iu përgjigje ftesave e deklaratave të zyrtarëve të LVV’së", ka deklaruar Pacoli.
Ndërkohë që pyetur nëse AKR do t'i bashkohet koalicionit PAN, Pacolli ka thënë se është komod në opozitë.

"Ne jemi komod që të shkojmë në opozitë”, ka shtuar ai.

E të dielën lideri i AKR'së, ka thënë  për Express se  është kundër zgjedhjeve të reja dhe kundër bllokadave të mundshme pas certifikimit. Thotë se qëndrimi i tij është krejtësisht në përputhje me partnerët e koalicionit, LDK'në e Alternativën. Mirëpo, thotë se pas certifikimit të zgjedhjeve dhe qartësisë elektorale do të flasin edhe një herë.

"Besoj se qytetarët janë lodhur duke dëgjuar teket e politikanëve. Qytetarët kanë votuar, kanë dhënë fjalën e vetë dhe në bazë të rezultateve që dalin nga vota e qytetarit duhet të bëhet zgjidhjet politike. Ky është mendim im personal", pati deklaruar Pacolli.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 11 qershor, që në to, sipas KQZ-së morën pjesë pak më shumë se 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./GazetaExpress/

Lexo edhe: PARATË PËR NDËRTIMIN E FAKULTETIT TË FSHMN-SË U SHPENZUAN PËR RENOVIM

Paratë për ndërtimin e Fakultetit të FSHMN-së u shpenzuan për renovim

The post Pacolli: Vetëm Mustafa u përgjigjet ftesave që na bëhen për koalicion appeared first on INSAJDERI.

The Beatles “arrijnë” në Siberi

Posted: 21 Jun 2017 08:51 AM PDT

Në kampusin e një universiteti të Siberisë, është vendosur një skulpturë e re që paraqet parakalimin e anëtarëve të grupit The Beatles, rrugën e famshme Abbey të Londrës.

Kjo pamje ka qenë në kopertinën e albumit "Abbey Road", të po këtij grupi. Skulptura është vendosur në kampusin e Universitetit Shtetëror Tomsk.

Skulptura e realizuar nga artisti lokal Anton Gnedykh, shënon nisjen e regjistrimeve për vitin e ri akademik, është thënë në faqen e këtij universiteti.

Në këtë skulpturë shihen katër anëtarët e grupit britanik – John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr, sikur po shkojnë drejt ndërtesës kryesore të universitetit, njofton rel.

Vendkalimi i këmbësorëve në rrugën Abbey u shfaq në kopertinën e albumit të grupit The Beatles, në vitin 1969. Ky vend më pas u shtua në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të Britanisë së Madhe më 2010.

 

The post The Beatles “arrijnë” në Siberi appeared first on INSAJDERI.

I morën paratë për qenë, i shpenzuan në ushqim dhe pije

Posted: 21 Jun 2017 08:28 AM PDT

Graçanica është një vendet e vetme në rrethinën e kryeqytetit ku ekziston një strehimore e qenve endacak.

Për këtë ka marrë përkrahje edhe vendore edhe ndërkombëtare. Një nga përkrahësit e kësaj qendre, ishte edhe Komuna e Graçanices, e cila kishte dhuruar një shumë modeste për këtë qendër të trajtimit të qenëve.

Por edhe kjo shumë nuk është përdorur ashtu siç duhet. Paratë janë shfrytëzuar për ushqim dhe pije, sipas raportit të auditimit të kësaj komune në vitin 2016, raporton Insajderi.

Komuna e Graçanicës bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi me një biznes individual ka paguar shumën prej një mijë e pesë qind euro për strehimin dhe trajtimin e qenve endacak.

Por sipas Zyrës së Auditimi Kombëtar parat e dhënë nga komuna nuk përfunduan në strehimin e qenve endacak, por për shpenzime të punëtorëve, ushqim dhe pije, si dhe shpenzime të veterinës.

Komuna e Graçanicës nuk ka asnjë dëshmi të arsyeshme për llojin e veprimtarisë apo arsyeshmërinë e subvencionit për biznesin privat.

"Në kërkesën e bashkangjitur për pagesë vërehet që shpenzimet janë për punëtorë, ushqim dhe pije, si dhe shpenzimet e veterinës. Komuna nuk ka dëshmi të arsyeshme për llojin e veprimtarisë apo arsyeshmërinë e subvencionimit për biznesin privat. Gjithashtu, nuk ka raport detaj për shpenzimin e mjeteve", thuhet në raportin e ZAK.

Sipas Zyrës së Auditimit Kombëtar, ndarja e subvencioneve për bizneset private, rritë rrezikun që mjetet e ndara për kategorinë e caktuar të mos shpenzohen për qëllimet e duhura dhe të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e brendshme për ndarjen e subvencioneve./Insajderi.com

The post I morën paratë për qenë, i shpenzuan në ushqim dhe pije appeared first on INSAJDERI.

Njeriu i Putinit për Ballkanin

Posted: 21 Jun 2017 07:45 AM PDT

Nëse ajo çfarë shihet nuk gënjen, – thotë "Politico", – Vladimir Putin ka një njeri të ri të tijin në Ballkan.

Përfshirja e të besuarit të shefit të Kremlinit, Nikolai Patrushev, oficer karriere i inteligjencës ruse dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit, tregon – sipas revistës prestigjioze, – se Moska po ndërmerr në rajon një qasje të linjës së ashpër.

Patrushev njihet për nacionalizmin e tij të egër, faktin që sheh kudo nga një komplot dhe eksperiencën tmerrësisht të gjerë të spiunazhit.

Ai është kreu i Këshillit rus të Sigurisë dhe një portofol jozyrtar për Ballkanin i vjen shumë për shtat trendeve të momentit.

Edhe pse zyrtarisht, barra e politikës së jashtme bie në shpatullat e Sergei Lavrov, vendimmarrja aktuale në Kremlin – sipas "Politico"-s, – orientohet prej një rrethi të ngushtë oficerësh të inteligjencës dhe të mbrojtjes, që kanë lidhje të afërta me Putinin.

Patrushev, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë të specializuar sidomos te marrëdhëniet me Rusinë, Mark Galeotti, është padyshim një prej atyre njerëzve që mendojnë se Rusia gjendet në mesin e një lufte ekzistenciale për mbijetesë.

Për të, – sipas Galeottit, – kjo vazhdon të jetë një lloj lufte e ftohtë, ku çdo zmbrapsje e Perëndimit perceptohet si pozitive për Moskën.

Në deklaratat e tij publike, Patrushev ka dalë me pretendimin se Shtetet e Bashkuara po orvaten ta copëtojnë shtetin rus, që të hapin sipas tij, qasjen ndaj burimeve të pasura që amerikanët mendojnë se Rusia i kontrollon pa të drejtë.

Ai po kështu ka kritikuar atë që e sheh si qëndrim agresiv në rritje të NATO-s, pretendon se politika e jashtme e BE-së diktohet nga Uashingtoni dhe ka paralajmëruar për ringritjen e nazizmit në Europën Lindore, përcjell TCH.

Në vazhdën e akuzave të përfshirjes së Rusisë në tentativën për grusht shteti në Malin e Zi, ai u dërgua me urgjencë në Serbi, për t'u takuar me zyrtarë të lartë qeveritarë e krerë të shërbimit sekret. Raportet në media tregojnë se Beogradi ka ekstraduar disa shtetas rusë, të akuzuar si organizatorët e komplotit.

Lexoe dhe: PROFESORI NË UP MERR PAGË 7 VJET PA MBAJTUR LIGJËRATA

Profesori në UP merr pagë 7 vjet pa mbajtur ligjërata

The post Njeriu i Putinit për Ballkanin appeared first on INSAJDERI.

Tërhiqet nga aktrimi ylli që fitoi tre çmime Oscar

Posted: 21 Jun 2017 07:34 AM PDT

Ylli britanik, i cili mori hov drejt famës me filmat si "Gangs of New York" dhe "The Last of the Mohicans", nuk ka zbuluar arsyen e pensionimit të befasishëm.

Daniel Day-Lewis ka thënë dorëheqje nga profesioni i aktorit, vendim që ka befasuar botën filmike në Hollywood.

Aktori legjendar, i cili është i vetmi person që ka fituar tre çmime Oscar për aktorin më të mirë, ka konfirmuar tërheqjen në një komunikatë të shkurtë për media.

Ylli britanik, i cili mori hov drejt famës me filmat si "Gangs of New York" dhe "The Last of the Mohicans", nuk ka zbuluar arsyen e pensionimit të befasishëm, transmeton Koha.net.

"Daniel Day-Lewis nuk do të punojë si aktor. Ai është falënderues ndaj të gjithë bashkëpunuesve dhe audiencës gjatë tërë këtyre viteve. Ky është një vendim privat dhe as aktori apo përfaqësuesit e tij nuk do të komentojnë për këtë gjë", thuhet në deklaratën e publikuar nga Leslee Dart, përfaqësues ligjor i aktorit./ KultPlus.com

Lexo edhe: PRESIDENCA NUK E DI SE SA SHPENZOJNË ZYRTARËT E SAJ PËR DERIVATE

Presidenca nuk e di se sa shpenzojnë zyrtarët e saj për derivate

The post Tërhiqet nga aktrimi ylli që fitoi tre çmime Oscar appeared first on INSAJDERI.

Klitschko ia “tregon” muskujt Mimoza-Kusarit

Posted: 21 Jun 2017 07:12 AM PDT

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka takuar boksierin e njohur botëror, Vitali Klitschko, që është edhe kryetar i Kievit në Ukrainë.

Kusari-Lila ka postuar disa fotografi nga takimi me homologun e saj ukrainas dhe ka treguar porosinë e Klitschkos nga ky takim.

"Nuk ka hajgare me kryetaret e komunave se kam punë me ta mandej, thotë Vitali Klitschko, kryetari i Kievit, Ukrainë . Si dhe porositi, që keni mungesë të muskujve në Qeverisje, ja ku jam", ka shkruar ajo./Insajderi.com

The post Klitschko ia "tregon" muskujt Mimoza-Kusarit appeared first on INSAJDERI.

Agim Bahtiri shkel rregulloren për subvencione

Posted: 21 Jun 2017 07:11 AM PDT

Zyra e Auditorit Gjeneral, në auditimin që i ka bërë komunës së Mitrovicës ka gjetur mangësi në rregulloren e brendshme të komunës për ndarjen e subvencioneve.

Sipas të gjeturave të ZAP, rregullorja e subvencioneve e përcakton vlerën e ndarjes së subvencioneve, por  jo edhe sa herë të njëjtit personat fizik/juridik mund të subvencionohen brenda vitit.  Me vendim të kryetarit të komunës mund të ndahen subvencionet deri në 2 mijë euro kurse mbi këtë vlerë duhet të kalojnë përmes Komitetit për Politikë dhe Financa.

ZAP ka gjetur se disa organizata joqeveritare janë subvencionuar disa herë brenda vitit dhe për vite me radhë.

"SHKA "AD-LIBIDUM" kemi vërejtur që tri herë gjatë vitit është subvencionuar në vlerë totale 3,095€; për "Shoqatën e gjahtarëve për trajtimin e qenve endacak në zonat urbane dhe rurale të Komunës së Mitrovicës" gjashtë herë në vlerë 8,965€; ''Zëri i prindërve'' pesë herë në vlerë 5,510€; ''Shoqata e Artisteve Figurativ'' katër herë në vlerë 7,190€; ", thuhet në raportin e ZAP.

Përveç kësaj, kryetari i komunës ka ndarë edhe ''Subvencione për person privat'' plotë  pesë herë në vlerë 3,090€.

Ky institucion i rekomandon kryetarit që të konsideroj mundësinë e plotësimit/ndryshimit të rregullores ekzistuese në mënyrë që të përcaktohen kritere shtesë lidhur me limitet për dhënien e subvencioneve, në mënyrë që mundësia për përfitimin e subvencioneve të jetë e arsyeshme. /Insajderi.com

The post Agim Bahtiri shkel rregulloren për subvencione appeared first on INSAJDERI.

Presidenti ia vazhdon automatikisht mandatin kryetares së KQZ-së

Posted: 21 Jun 2017 07:09 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të mund t'i organizojë edhe zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Edhe pse Dakës i ka skaduar mandati, Zyra e Presidentit është kujdesur që mandati i saj të vazhdohet automatikisht.

"Mandati i Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zgjatur automatikisht edhe 90 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës", thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit dhënë për Arbresh.info.

Zyra e Presidentit thotë se vazhdimin e mandatit të saj e ka bazuar në ligj.

"Bazuar në Nenin 61.3 (e) të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, pavarësisht nga pika (d) e këtij paragrafi, mandati që përfundon nëntëdhjetë (90) ditë ose më pak para zgjedhjeve ose deri 90 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, automatikisht zgjatet edhe për 90 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore", thuhet më tej në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Për më tepër, mandati i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka pati përfunduar me 16 qershor, 5 ditë pas  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

The post Presidenti ia vazhdon automatikisht mandatin kryetares së KQZ-së appeared first on INSAJDERI.

Plagosje në zyrën elektorale në Vorë

Posted: 21 Jun 2017 06:53 AM PDT

Një 40-vjeçar është plagosur pas një konflikti në një zyrë elektorale në fshatin Bërxullë të Vorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Konflikti mes shtetasit A.S., 40 vjeç dhe N.P., 45 vjeç ka degraduar në plagosje me mjete prerëse.

N.P. është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë së Vorës.

The post Plagosje në zyrën elektorale në Vorë appeared first on INSAJDERI.

Spitali Amerikan i ofroi reklama gazetës shqiptare kundrejt ‘lënies rehat’

Posted: 21 Jun 2017 06:50 AM PDT

Në seancën gjyqësore të radhës mes Spitalit Amerikan kundër gazetës Shëndet Plus të mërkurën, dëshmitarja e palës paditëse Oriela Kosho, menaxhere e marketingut pranë Spitali Amerikan, pohoi t'i kishte ofruar gazetës së paditur një 'bashkëpunim' përmes shkrimeve të sponsorizuara në këtë gazetë pas daljes së investigimit.

Kosho u shpreh se ky bashkëpunim i ri ishte iniciuar nga ajo, duke përfaqësuar Spitalin Amerikan, por më vonë e pyetur nga avokati i palës paditëse tha se nuk ishte e autorizuar për bashkëpunimin. Përfaqësuesja e gazetës Shëndet Plus, Eglantina Bardhi, u shpreh në gjykatë se spitali i kishte ofruar një kontratë afatgjatë bashkëpunimi për shkrime të sponsorizuara kundrejt "lënies rehat" nga gazetarët.

Menaxherja e marketingut të spitalit privat mohoi të kishte kërkuar fshirjen e shkrimit, por tha se spitali kishte qenë i gatshëm të nxirrte shkrime të vetat me pagesë, pavarësisht investigimit.

Në Prill 2016, gazeta Shëndet Plus botoi një shkrim investigativ ku pacientët e hemodializës ankoheshin ndaj kushteve të lavanterisë dhe ushqimit në Spitalin Amerikan, kompania private që ofron pjesën dërrmuese të shërbimit të dializës së paguar nga paratë e taksapaguesve.

Avokati i palës së paditur deklaroi para gjykatës së paditësit po përpiqeshin të provonin se gazeta kishte shkruar kundër tyre për të përfituar financiarisht, pretendim ky që u hodh poshtë nga pala mbrojtëse duke qenë se gazeta nuk kishte pranuar para nga Spitali – as në këtë rast dhe as në një bashkëpunim të shkuar keq në fillim të vitit 2015.

Një tjetër dëshmitare, Alma Sheme, në cilësinë e nënkryetares së shoqatës së Pacientëve në Dializë dhe të Transplantuarve të Shqipërisë, u shpreh se ajo ishte kontaktuar vazhdimisht nga pacientë që po merrnin shërbime të dializës nga Spitali Amerikan, të cilit i ishin ankuar për ushqimin e keq dhe mungesën e çarçafëve për poltronët e pacientëve.

"Problemi i pacientëve ishte sasia e pakët dhe cilësia [e ushqimit] dhe mungesa e çarçafëve," tha Sheme duke dhënë para gjykatëses emrat e pacientëve që dëshmuan te gazetarët.

"Këto pakënaqësi ia kam bërë të ditur Spitalit Amerikan me anë të letrës, pasi nuk arrita të krijoja kontakt me drejtorin Klodian Allajbeu. Pas publikimit të investigimit mora përgjigje me shkrim se çarçafët do të vijnë", shtoi ajo duke thënë se shumë pacientë janë tërhequr nga ankesat pas daljes së shkrimit.

Ndërkohë, dëshmitarja Oriela Kosho, pretendoi se muajin e kaluar ka marrë një telefonatë nga një person i paidentifikuar i prezantuar si përfaqësuese e shoqatës së paditur, që i ka kërkuar reklama të spitalit për gazetën, ofertë të cilën sipas Koshos ajo e ka refuzuar.

Megjithatë, dëshmitarja nuk arriti të japë detaje për identitetin e telefonueses dhe tha se nuk ia kishte ruajtur kontaktet.

Pala e paditur, Shëndet Plus tha për BIRN se në mënyrë kategorike nuk ka krijuar kontakt me Spitalin Amerikan dhe se do të ngrejë një çështje ligjore kundër dëshmitares Kosho për dëshmi të rreme.

Gjyqi do të vazhdojë më 6 shtator, pasi të paditurit të mund të kontaktojnë pacientët e spitalit për të dëshmuar në gjykatë për pakënaqësitë e raportuara.

Në padinë civile të Spitalit kundër gazetës u kërkua fillimisht dëmshpërblim 1 milionë lekë dhe përgënjeshtrim i shkrimit, por më pas u tërhoq duke kërkuar vetëm përgënjeshtrim të investigimit.

Gazeta Shëndet Plus ka deklaruar se i qëndron fakteve të publikuara në investigim./Reporter.al

The post Spitali Amerikan i ofroi reklama gazetës shqiptare kundrejt 'lënies rehat' appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more