Skip to main content

INSAJDERI: “I godet rryma pesë persona në një pishinë në Turqi” plus 19 more

INSAJDERI: “I godet rryma pesë persona në një pishinë në Turqi” plus 19 more


I godet rryma pesë persona në një pishinë në Turqi

Posted: 23 Jun 2017 10:11 AM PDT

Tre fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga rryma në një pishinë në veri-perëndim të Turqisë, ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në spital.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Akyazi në provincën Sakarya.

Menaxheri i pishinës bashkë me djalin e tij janë përpjekur t'i ndihmojnë duke i dërguar edhe në spital, por që asnjëri nuk shpëtoi, shkruan BBC.

Ende është e paqartë arsyeja e elektrizimit.

The post I godet rryma pesë persona në një pishinë në Turqi appeared first on INSAJDERI.

Turqi, vdesin 5 persona nga rryma elektrike në pishinë

Posted: 23 Jun 2017 10:10 AM PDT

Pesë persona, mes të cilëve 3 adoleshentë, kanë humbur jetën si pasojë e përcjelljes së rrymës elektrike në një kompleks pishinash në provincën veriperëndimore, Sakarya, të Turqisë.

Sipas burimeve të "Sky"-t, pronari 58-vjeçar i kompleksit të pishinave dhe djali i tij 30-vjeçar u hodhën në pishinë, pasi vunë re 3 adoleshentët që u prekën nga elektriciteti në ujë.

Pjesa tjetër e personelit ndërpreu menjëherë energjinë elektrike në ndërtesë, si dhe dërguan me urgjencë 5 personat në një spital, por viktimat nuk mundën të mbijetonin.

Zyrtarë të Xhandarmërisë turke thanë se nuk u gjet asnjë pajisje elektrike "RCD" në kompleksin e pishinave, pas inspektimit të vendit të ngjarjes.

"RCD" është një pajisje që ndërpret menjëherë qarqet e shkurtra, për të parandaluar dëmet serioze që mund të shkaktohet nga përcjellja e rrymës elektrike në ujë.

The post Turqi, vdesin 5 persona nga rryma elektrike në pishinë appeared first on INSAJDERI.

Sipas “Forbes”, Bill Gates është banori më i pasur në SHBA

Posted: 23 Jun 2017 10:08 AM PDT

Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, kryeson listën e të pasurve në SHBA, sipas të revistës "Forbes".

Pasuria e tij është 88.9 miliardë dollarë, duke e bërë Gates njeriun më të pasur në planet. Ai është njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit.

Në vendin e dytë është themeluesi i kompanisë së internetit Amazon, Jeff Bezos, i cili jeton në të njëjtin shtet, me një pasuri prej 83.3 miliardë dollarësh, përcjell albinfo.ch.

Investitori më i pasur i "Nebraska"-s, Warren Buffett, ka një pasuri prej 76.2 miliardë dollarë. Banori më i pasur i Kalifornisë është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me 62.4 miliardë dollarë.

Sipërmarrësi 33-vjeçar kryeson listën e biznesmenëve më të pasur të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post Sipas "Forbes", Bill Gates është banori më i pasur në SHBA appeared first on INSAJDERI.

Hajvalia mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Posted: 23 Jun 2017 10:04 AM PDT

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Skuadra kampione e Kosovës, Hajvalia, është vendosur në grupin e 8-të, ku bëjnë pjesë edhe skuadra kazake, BIIK Kazygurt, ajo hungareze MTK Hungaria dhe ajo portugeze, Sporting CP, bën të ditur FFK-ja.

FFK-ja bën të ditur se ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, prej 22 deri më 28 gusht.

Për Hajvalinë kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

The post Hajvalia mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Në Pejë kërkohet rikthimi i kalldrëmit

Posted: 23 Jun 2017 10:00 AM PDT

Pas shpërfaqjes së kalldrëmit, në një sipërfaqe prej 12 metrash katrorë, pas fillimit të punimeve në qendrën e qytetit të Pejës, i cili ishte larguar dhe mbuluar me asfalt në vitet e 70-a, Rrjeti i Organizatave të Kulturës të Pejës përmes një letre propozon Komunës së Pejës që për hir të kujtesës kolektive dhe zhvillimit të qytetit në një qytet me qëndrueshmëri urbane në të cilën ka një trashëgimi unike historike, të ruajë kalldrëmin e shpërfaqur dhe të shtojë në një pjesë të sheshit në të cilën po punohet me kalldrëm, i cili do të kontribuonte në ruajtjen e kujtesës së përbashkët, dhe pamjes së përgjithshme të kësaj zone.

"Organeve kompetente të trashëgimisë kulturore ju kërkojmë që të kontribuojnë në zgjerimin e disktutimit për përcaktimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunim më të madh me organizatat e pavarura kulturore të cilat duhet konsideruar aset i qytetit tonë", thuhet në letër.

RrOK shprehet se "sot, nocioni i qëndrueshmërisë urbane dhe i "qyteteve të gjalla” karakterizohet nga zotërimi i një trashëgimie unike historike. Impakti i rritjes së qyteteve nuk do të duhej të rrezikonte kontinuitetin e kujtesës kolektive të zonave urbane, por ruajtja e kujtesës kolektive urbane dhe me këtë ruajtja e zonave historike të qytetit duhet të jenë pjesë e pandashme e konceptimit bashkëkohor të zhvillimit të qytetit".

"Termi kryesor për mbrojtjen e vendeve historike është konservimi, që mund të përshkruhet si të gjitha veprimet a proceset që synojnë ruajtjen e elementeve përcaktuese të karakterit të një vendi historik për të mbajtur vlerën e saj të trashëgimisë dhe për të zgjatur jetën e tij fizike. Kjo nënkupton edhe ndërhyrjet për kthimin e elementeve që e kanë karakterizuar një vend të caktuar siç është rasti i kalldrëmit në qytetin e Pejës", thuhet në letër.

Prandaj RrOK Peja fuqimisht shpreh rekomandimin që të rivendoset kalldrëmi origjinal në pjesët që është shpërfaqur, dhe të rishtrohet me materiale lokale të ngjashme me kalldrëmin e vendosur më herët në pjesët tjera të sheshit.

Shembujt e qyteteve që mund të ndiqen janë Berna e Zvicrës që konsiderohet si njëri prej qyteteve që me kohë i ka kushtuar rëndësi ruajtjes së kalldrëmit në rrugët e vjetra.

"Në saje të këtij përkushtimi dhe ruajtjes së peizazhit mesjetar në qendrën e vjetër ky qytet është futur në Listën Botërore të UNESCO-s për Zonat e Trashëgimisë Kulturore, dhe atë në vitin 1983".

Në letër thuhet se për dallim prej Bernës, kryeqyteti i Republikës së Çekisë, Praga ka përjetuar fatin e Pejës, por në vitet e 80'ta të shekullit të kaluar. Sistemi i kaluar në atë kohë kishte larguar kalldrëmin për ta zëvendësuar me asfalt, përkundër kundërshtive të banorëve lokal. Një praktikë e tillë ka ndodhur edhe në qytetet tjera çeke.

"Mirëpo duke e parë vlerën e rrugëve me kubëza prej graniti si dhe disponimin e qytetarëve, vendbanimet çeke kanë filluar të rikthejnë kalldërmin edhe në rrugët që ishin shtruar me asfalt. Kalldërmi klasik mbetet i popullarizuar në qytetet historike të Evropës kontinentale", thuhet në letër.

Rrjeti shpreh gaditshmërinë për të kontribuar me të gjitha kapacitetet për realizimin e këtij projekti, përfshirë edhe mobilizim në gjetjen e fondeve nga burime të ndryshme në rast nevoje si dhe ofrim të ekspertizës profesionale.

The post Në Pejë kërkohet rikthimi i kalldrëmit appeared first on INSAJDERI.

“Fillimi i vetëm i ri për PDK-në është dalja në opozitë”

Posted: 23 Jun 2017 09:56 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk dëshiron krizë institucionale, megjithatë e përjashton kategorikisht vendimet të marra për të mos bashkëpunuar me PDK-në.

Këtë e ka bërë të ditur edhe një herë Faton Peci nga LDK-ja, përderisa ka thënë që ftesa për bashkëpunim nga PDK-ja do te ishte hipokrizi, ngaqë, sipas tij, ishte pikërisht kjo parti që rrëzoi qeverinë.

"Është hipokrizi të kemi ftesë prej PDK-së, sepse këta e rrënuan qeverinë me arsyetimin që LDK-ja nuk ka guxim për të marrë vendime, atëherë pse tash të hyjmë në koalicion me ta", ka thënë Peci.

Më tutje ai ka thënë se PDK ka pësuar debakël në këto zgjedhje ndërsa fillimi i vetëm i ri për PDK-në do të jetë dalja në opozitë.

"Fillimi i ri i PDK-së është dalja në opozitë e tyre. Subjekti që ka pësuar debakël është pikërisht PDK-ja. Bashkëpunimi i keq me PDK-në e pamundëson që të hyj në partneritet të mëtutjeshëm, ngaqë këta nuk e kanë mbajt fjalën" ka thënë Peci në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Peci nuk e ka përjashtuar mundësinë për ndonjë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

"Nuk e shohim të afërt veten me VV-në. Se a do te ketë bashkëpunim me VV-në, shohim se si do të rrjedhin gjerat në vijim" ka thënë ai.

The post "Fillimi i vetëm i ri për PDK-në është dalja në opozitë" appeared first on INSAJDERI.

Larja e shpeshtë prishë mënyrën se si funksionon organizmi

Posted: 23 Jun 2017 09:49 AM PDT

Se sa shpesh duhet larë, është e vështirë për tu konstatuar për shkak se çdo njeri ka lëkurë dhe organizëm të ndryshëm.

Mikrobiomi do të thotë mbledhja e baktereve, viruset dhe mikrobet të cilat jetojnë mbi dhe brenda trupit të njeriut, shkruan Businessinsider.

Këto krijesa të vogla të huaja, janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e shëndetit. Pa këto, sistemi imunitar, tretja dhe madje edhe zemra do të humbte funksionet apo do ndalej së punuari.

Ekzistojnë prova indirekte që thonë se dushi dobëson mikrobiomin tuaj, gjë që dëmton shëndetin tuaj të lëkurës.

Njerëzit që kanë probleme të lëkurës të tilla si ekzema duhet të shmangin dushin çdo ditë. Gjithashtu, nëse vuani nga lëkura e ndjeshme e irrituar apo skuqur, duhet të mos përdorni ujë të nxehtë.

Larja e lëkurës tuaj çdo ditë largon bakteret e mira dhe të dobishme që mbajnë lëkurën tuaj të shëndetshme. Këto baktere veprojnë si një mburojë ndaj baktereve të dëmshme. Gjithashtu ndihmon në ruajtjen e toksinave nga sapunët e dëmshme kimike, parfumet dhe produkte të tjera të kujdesit personal. /Insajderi.com

The post Larja e shpeshtë prishë mënyrën se si funksionon organizmi appeared first on INSAJDERI.

Mbyllet përkohësisht pika kufitare Kosovë-Serbi

Posted: 23 Jun 2017 09:46 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar do të jetë e mbyllur për një muaj për shkak të ndërtimit të infrastrukturës dhe pikës kufitare.

Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BE-së dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.

"Meqë projekti sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë me muaj, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar", thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim thuhet se personeli policor dhe kontrolli kufitar do të jenë të përshpejtuar me qëllim të kolonave dhe pritjeve të gjata.

"Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punoj me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata", thuhet në njoftimin e policisë.

The post Mbyllet përkohësisht pika kufitare Kosovë-Serbi appeared first on INSAJDERI.

Mbrojtësi i Barcelonës bashkohet me Besnik Hasin

Posted: 23 Jun 2017 09:43 AM PDT

Jeremy Mathieu dhe Barcelona pritet që të prishin konsensualisht kontratën mes tyre.

Mbrojtësi francez u dënua keq nga stafi teknik i Luis Enriques, për paraqitjen e turpshme në Torino, në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ku ata humbën 3-0 me Juventusin dhe që nga ai moment lojtari nuk e shkeli më fushën me këmbë.

E gjithë kjo situatë u rëndua edhe më shumë, aq sa tashmë të dyja palët kanë vendosur që të divorcohen. Gjithsesi, për Jeremy Mathieu, destinacioni i radhës është gjetur.

hasi

Ai pritet që të vihet nën urdhrat e trajnerit shqiptar, Benik Hasi, në radhët e gjigantëve grekë të Olimpiakosit. Të paktën këto janë zërat që qarkullojnë në Barcelonë së fundmi dhe që pritet të konfirmohen ose jo brenda kësaj jave. /Insajderi.com

The post Mbrojtësi i Barcelonës bashkohet me Besnik Hasin appeared first on INSAJDERI.

SHBA-Rusi: Një luftë e re brenda luftës

Posted: 23 Jun 2017 09:42 AM PDT

Kjo është një luftë e re brenda luftës. Në brendësi të konfliktit që zgjat prej gjashtë vjetësh në Siri, është zhvilluar një tjetër që sheh të kundërvëna Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, për të vendosur se kush do të marrë kontrollin e territoreve që Shteti Islamik është duke i humbur. Por le të fillojmë nga faktet.

Të dielën, në 18 qershor, aviacioni amerikan ka rrëzuar një avion luftarak sirian. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Damasku ka protestuar fuqishëm, por komandanti amerikan i koalicionit ndërkombëtar, i organizuar për të luftuar Shtetin Islamik, i ka mohuar akuzat.

Sipas SHBA nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje, për shkak se aviacioni i Bashar al Asadit kërcënonte trupat arabo-kurde të Forcave Demokratike siriane, që Uashingtoni i armatos dhe mbështet, në sulmin e nisur më 6 qershor në Raqqa, kryeqendra siriane e ISIS.

Aletët e Damaskut reaguan menjëherë. Irani bëri një demonstrim force, duke lëshuar nga territori i tij, disa raketa kundër një zone në veri të Sirisë, që është ende në duart e ISIS. Rusët kanë bërë të ditur të hënën se duan të "mbyllin kanalet e komunikimit" që janë hapur me SHBA në Siri, për të shmangur incidentet mes aviacionit amerikan dhe atij rus, të dy aktivë në Siri (i pari kundër ISIS, i dyti në mbështetje të ushtrisë së Assadit).

Një fakt edhe më i rëndë, është ai që Rusia ka drejtuar raketat kundër avionëve të koalicionit, duke u kërkuar të mos godasin më avionët e Damaskut.

Po përse rusët reaguan në mënyrë kaq të fortë? Arsyet janë dy. E para është që, në lojë është kredibiliteti i tyre, sepse janë mbrojtës të Assadit. E dyta, më konkrete, është që amerikanët dhe koalicioni ndërkombëtar janë duke e mposhtur ISIS-in.

Dy reshtime

Mosuli, kryeqendra irakiane e kalifatit, i reziston rrethimit vetëm sepse xhihadistët përdorin si mburoja njerëzore, banorët e qytetit të vjetër. Raqqa, qyteti sirian nga i cili organizon sulmet që mbështetësit e tij vënë në zbatim në të gjithë botën, tani është nën rrethim. Po humbet terren dhe për këtë arsye po shpërthen një garë midis dy blloqeve të mëdha, se kush do të marrë atë që është sot territori i xhihadistëve.

Nga njëra anë janë Irani, fuqia më e madhe shiite në Lindjen e Mesme; regjimi shiit sirian që po fiton një avantazh kundër rebelëve dhe tani po sulmon, ISIS-in; dhe në fund Rusia, e cila mbështet shiitët në rajon. Nga ana tjetër janë SHBA, që nuk duan të shohin Iranin të zërë vendin e ISIS, për shkak se Donald Trump ka ripërtërirë aleancën me shtetet sunite dhe në veçanti me monarkitë e Gjirit, që janë kundër Teheranit.

Nëpërmjet proteges e tyre, amerikanët dhe rusët konkurrojnë për ndikim në rajon, dhe lufta në Siri merr një dimension të ri dhe shqetësuese.

Përmes palëve që kanë marrë në mbrojtje, amerikanët dhe rusët po konkurrojnë për influencë në rajon, dhe lufta në Siri ka marrë një dimension të ri, shumë shqetësues. / France Inter (Bota.al)

The post SHBA-Rusi: Një luftë e re brenda luftës appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq tregon çfarë bisedoi me presidenten kroate

Posted: 23 Jun 2017 09:41 AM PDT

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka udhëtuar në Beograd si e ftuar në inaugurimin e presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe Grabar-Kitaroviq kanë biseduar në katër sy, kurse presidenti i Serbisë ka thënë se beson se marrëdheniet ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve do të përmirësohen deri në fund të vitit.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se me presidenten kroate ka biseduar për problemet konkrete dhe se është shumë i kënaqur me takimin.

Të kujtojmë se presidentja kroate vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse edhe në inaugurimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kroacisë janë në pikën më të ulët, pasi që të dy shtetet janë në një garë të armatimit dhe marrjes së primatit në Ballkanin Perëndimor.

The post Vuçiq tregon çfarë bisedoi me presidenten kroate appeared first on INSAJDERI.

Lionel Messi tremb Barcelonën: Mund të shkoj në Kinë

Posted: 23 Jun 2017 09:36 AM PDT

Klubet kineze falë shumave të parave pa llogari që po shpenzojnë në futboll nuk stepen as për të tentuar afrimin e lojtarëve më të mëdhenj në botë.

Një nga emrat e përmendur shpesh për transferim me shifra marramendëse në Kinë është edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Edhe pse e ka thënë shpesh që ëndrra e tij është ta mbyllë karrierën te katalanasit, argjentinasi nuk përjashton asnjë mundësi për të ardhmen e karrierës së tij kur pyetet për një transferim të mundshëm drejt Kinës.

"Nuk mund të them që një transferim drejt Kinës është i pamundur. Askush nuk mund të thotë në futbollin e sotëm që diçka është e pamundur. Megjithatë një gjë të tillë nuk është se e kam menduar ndonjëherë", tha Messi në një intervistë për "ESPN". /Insajderi.com

The post Lionel Messi tremb Barcelonën: Mund të shkoj në Kinë appeared first on INSAJDERI.

Ish-deputeti dënohet me 9 muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë

Posted: 23 Jun 2017 09:33 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten e ka dënuar me 9 muaj burgim me kusht ish-deputetin e Republikës së Kosovës, Sasha Djokiq.

Djokiq, e kishte pranuar se ka penguar zyrtarët policor të Graçanicës që ta kryenin detyrën e tyre, duke mos lejuar t'ia bënin testin e alkoolit dhe duke mos pranuar të shoqërohet në Stacionin Policor.

Gjyqtari Agim Kuqi, për "Betimi për Drejtësi", bëri të ditur se kjo gjykatë po ashtu i shqiptoi atij një dënim unik prej 600 eurosh për dy veprat penale "kanosje" dhe "sulm", të cilat Djokiq i kishte kryer ndaj të dëmtuarve, Shpend Hoti dhe Ejup Zeneli.

Djokiq kishte përdorur qenin e tij për t'i frikësuar Hotin dhe Zenelin, të cilët kishin qenë në lokalin e tyre.I njëjti, duke u thirrur në imunitetin e deputetit kishte kërcënuar me jetë të dëmtuarin Hoti.

Këto kërcënime kishin ardhur pasi Hoti në vetëmbrojtje kishte kapur një sëpatë për ta frikësuar qenin e tashmë të dënuarit Djokiq. Ky rast ishte paraqitur në polici, ku edhe kishte ardhur deri te përplasja e Djokiq me pjesëtarët policor të Republikës së Kosovës.

Kjo ngjarje kishte ndodhur në tetor të vitit 2013, ndërsa aktakuza ndaj tij ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në prill të vitit 2015.

I kontaktuar nga "Betimi për Drejtësi", mbrojtësi i të pandehurit Sasha Djokiq, avokati Ramë Gashi tha se gjykata ka vlerësuar gatishmërinë e të mbrojturit të tij për ta pranuar fajësinë.

E nëse do të atakohet ky vendim i gjykatës, avokati Gashi tha se ende nuk kanë marrë ndonjë vendim me të mbrojturin e tij."Ende nuk kemi vendosur se a do ta bëjmë ankesë", tha përmes telefonit avokati Gashi.

The post Ish-deputeti dënohet me 9 muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Podujevës lëshon dy objekte me qira pa pagesë

Posted: 23 Jun 2017 09:31 AM PDT

Komuna e Podujevës ka lëshuar dy objekte me qira pa kontratë valide, për më tepër shfrytëzuesit nuk kanë bërë asnjë pagesë për pronat e shfrytëzuar që nga viti 2001 përkatësisht 2002.

Sipas raportit të Zyrës së Auditimit Kombëtarë shfrytëzuesit e objekteve me qira nuk kanë bërë asnjë pagesë, shkruan Insajderi.

"Në dy raste është vërejtur se pronat komunale shfrytëzohen me qira, pa kontratë valide të nënshkruar ndërmjet komunës dhe shfrytëzuesit. Për më tepër shfrytëzuesit nuk kanë bërë asnjë pagesë edhe pse pronat i shfrytëzuan që nga viti 2001 përkatësisht 2002", thuhet në raportin e Zyrës së Auditimit Kombëtar

ZAK në Komunën e Podujevës ka gjetur se shfrytëzimi i hapësirave publike në komunën e Podujevës mbesin ende problem.

"Llogaritë e arkëtueshme nga qiraja komunale dhe shfrytëzimi i hapësirave publike ende mbesin si problem pasi që shënojnë një rritje prej 33,638€ nga viti 2015. Komuna mban dy baza të ndryshme të regjistrimeve për qiradhënie të pronave komunale".

"Në Excel – shënimet financiare japin shumën prej 759,236€, ndërsa në Access, evidentimi i shumave të kartelave individuale tregon vlerën prej 847,272€. Kjo situatë tregon se komuna ka mos harmonizime brenda shënimeve interne për 88,035€, thuhet në raportin auditmit.

Sipas zyrës së auditmit ky menaxhimi i dobët i kontratave të qirave ka rezultuar me një evazion të mos pagesave nga ana e qiramarrësve dhe shfrytëzimin e pronave publike në mënyrë të kundërligjshme. Kjo rritë rrezikun që shumat e grumbulluara të qirave të pa paguara të mos inkasohen as në të ardhmen./Insajderi.com

The post Komuna e Podujevës lëshon dy objekte me qira pa pagesë appeared first on INSAJDERI.

Pas 45 vitesh, përjashtohet nga ushtria amerikani që shërbeu në Kosovë

Posted: 23 Jun 2017 09:19 AM PDT

Ushtari amerikan, Wayne Grigsby i cili shërbeu si Komandant i një divizioni në luftën e Kosovës të vitit 1998-99, është detyruar të largohet nga puna për sjellje të pahijshme.

Wayne Grigsby është urdhëruar të dalë në pension për shkak të lidhjes së tij me njërën nga kapitenet e reja në divizionin e tij. Ai ka shkelur rregullat e Ushtrisë së Amerikës.

Madje, Grigsbyt do t’i hiqet edhe grada e gjeneralit që e ka fituar gjatë shërbimit në ushtri. Këtë vendim e mori Ushtria nëntë muaj pasi që e ai e udhëhoqi Divizionin e Parë të Këmbësorisë, në shtator të vitit 2016, raporton mediumi amerikan USA Today.

“Ndërsa jam i zhgënjyer me vetveten, jam shumë i shqetësuar nga dhimbja që unë e di se ia kam shkaktuar familjen time, Divizionit të Parë të Këmbësorisë, Ushtrinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë ata me të cilët kam shërbyer kombin tonë këto 35 vitet e fundit”, tha Grigsby. /Insajderi.com

The post Pas 45 vitesh, përjashtohet nga ushtria amerikani që shërbeu në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Trump, dyshime mbi paanshmërinë e hetuesit Mueller

Posted: 23 Jun 2017 09:15 AM PDT

Edhe pse e ka quajtur atë si një "njeri të nderuar", presidenti Donald Trump ka ngritur dyshime mbi neutralitetin e Robert Mueller, prokurori special që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Trump tha se miqësia e Mueller me James Comey, i cili kryesonte hetimin deri në momentin që u shkarkua nga posti i drejtorit të FBI-së, është "e bezdisshme". I pyetur nga "Fox News", nëse Mueller duhet të tërhiqet gjithashtu, Trump tha se "do të na duhet të presim e të shohim".

Mueller u përcaktua si prokuror special nga Departamenti i Drejtësisë për të udhëhequr hetimin ndaj ndërhyrjes së pretenduar të Rusisë, pas shkarkimit të Comey më 9 maj.

Ai nuk ka dhënë detaje mbi hetimin e tij deri më tani, por mediet amerikane kanë raportuar se po e heton Trumpin për pengim të mundshëm të drejtësisë, qoftë në momentin e shkarkimit të James Comey, ashtu edhe për përpjekjen e Trump për t'i dhënë fund hetimit ndaj ish-këshilltarit të tij për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn.

Presidenti Trump ka mohuar vazhdimisht bashkëpunimin me Rusinë, duke e quajtur këtë akuzë një "gjueti shtrigash". E të njëjtën gjë konfirmoi edhe në intervistën për "Fox & Friends" këtë të premte, kur tha se "nuk ka ekzistuar asnjë pengim dhe asnjë bashkëpunim". Ai e ka quajtur akuzën për pengim të drejtësisë si "qesharake".

I pyetur nëse Mueller duhet të tërhiqet vet nga hetimi për shkak të miqësisë me Comeyn, Trump u shpreh se "po, ai është mik i mirë me Comeyn, e kjo është diçka bezdisëse. Por ai është edhe… na duhet të presim e të shohim".

Më tej, Trump ka theksuar se "njerëzit që janë emëruar për këtë çështje kanë qenë që të gjithë mbështetës të Hillary Clintonit".

Ditën që u emërua Mueller, Trump thuhet të jetë xhindosur, por prokurori special fitoi shumë shpejt lavdërime nga republikanët e nga demokratët. Gjithsesi, pak më vonë, disa prej konservatorëve me më shumë ndikim kanë përshkallëzuar sulmet e tyre, duke bërë haptazi thirrje për shkarkimin e Mueller.

Avokati i Trumpit, Newt Gingrich nxiti presidentin të "rimendonte" pozicionin e Mueller, duke thënë se "republikanët do të zhgënjeheshin, nëse mendojnë se prokurori special do të jetë i drejtë në këtë çështje".

The post Trump, dyshime mbi paanshmërinë e hetuesit Mueller appeared first on INSAJDERI.

Macron: BE do të forcojë kufijtë e jashtëm

Posted: 23 Jun 2017 09:07 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të forcojnë kufijtë e jashtëm dhe të mbështesin forcat kufitare libiane, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e migracionit ilegal dhe vdekjeprurës.

Duke folur në samitin e BE-së të premten, Macron tha se migracioni është sfidë afatgjate dhe se kërkon përgjigje të përbashkët.

BE-ja do të rris mbështetjen ndaj rojës bregdetare libiane për të ndaluar që njerëzit të lundrojnë në ujërat ndërkombëtar me varka dhe anije joadekuate.

The post Macron: BE do të forcojë kufijtë e jashtëm appeared first on INSAJDERI.

Barcelona refuzon ofertën e Manchester United

Posted: 23 Jun 2017 08:59 AM PDT

Barcelona nuk e ka pranuar ofertën e Manchester Unitedit për Andre Gomes.

Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare te Barcelona prej 31 milionë euro për Andre Gomes, por që është refuzuar nga spanjollët, shkruan Sportali.net.

Mesfushori portugez erdhi verën e kaluar te Barça për 50 milionë euro, ndërsa nuk pati një sezon të mirë.

Për Gomes interesim ka shfaqur edhe kampioni i Italisë, Juventus.

The post Barcelona refuzon ofertën e Manchester United appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Kaçanikut paguan personin edhe pas skadimit të kontratës

Posted: 23 Jun 2017 08:52 AM PDT

Komuna e Kaçanikut ka paguar një ish të punësuar të komunës edhe pas skadimit të kontratës së punës. E gjetura e Zyrës Kombëtare të Auditimit tregon se Komuna e Kaçanikut e ka paguar një person edhe një muaj pas skadimit të kontratës së punës.

Në raportin vjetor financiar të Komunës së Kaçanikut për vitin 2016, të përpiluar nga Auditori Gjeneral, thuhet se kjo komunë nuk respektoi afatet kohore të skadimit të kontratës për një punonjës.

“Në një rast kemi evidentuar se një i punësuar në departamentin e shërbimeve të shëndetësisë primare është paguar me pagë në muajin pasues pas skadimit të kontratës së punës, ndërsa marrëdhënia e punës i është ndërprerë me aktvendim pas pranimit të pagës, respektivisht në fillim të muajit të dytë pas
skadimit të kontratës”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, kjo shkelje e komunës mund të jetë e rrezikshme.

“Mos respektimi i afateve kohore të skadimit të kontratës së marrëdhënies së punës, respektivisht ekzekutimi i pagës pas përfundimit të kontratës së punës, mund të rezultoj me shpenzim të pa planifikuar të buxhetit”, njofton raporti. /Insajderi.com

The post Komuna e Kaçanikut paguan personin edhe pas skadimit të kontratës appeared first on INSAJDERI.

Manchester United ofron 70 milion euro për Marquinhos

Posted: 23 Jun 2017 08:39 AM PDT

Manchester United ka bërë ofertë 70 milionëshe për Marquinhos.

Marquinhos pëlqehet shumë nga ana e Jose Mourinhos dhe kështu drejtuesit e klubit anglez janë vënë pas tij.

‘Djajtë e Kuq’ kanë gati 70 milionë euro për mbrojtësin brazilian i cili kërkohet edhe nga Barcelona.

Mourinho si duket dëshiron ta ndërrojë qendrën e mbrojtës pasi më herët ka transferuar Lindelof dhe tani po shikon mundësitë që ta sjellë në skuadër Marquinhos. /Insajderi.com

The post Manchester United ofron 70 milion euro për Marquinhos appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more