Skip to main content

“Identifikohet sulmuesi i besimtarëve myslimanë në Londër” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Identifikohet sulmuesi i besimtarëve myslimanë në Londër” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Identifikohet sulmuesi i besimtarëve myslimanë në Londër

Posted: 19 Jun 2017 10:00 AM PDT

Policia britanike bëri të ditur se personi i arrestuar nën dyshimin për kryerjen e sulmit në Londër, në orët e para të së hënës, është Darren Osborne, 47 vjeç, nga Kardifi. Ai dyshohet se ka goditur me makinë këmbësorët pranë xhamisë në lagjen Finsbury Park, duke vrarë një person dhe plagosur 10 të tjerë. Të gjitha viktimat i përkasin besimit islam. Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se sulmi është përpjekje "e neveritshme" për shkatërrimin e lirisë së fesë. Për më shumë, lexoni këtu.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Situata vihet nën kontroll pas incidentit në Champs-Elysees

Posted: 19 Jun 2017 08:53 AM PDT

Sheshi Champs-Elysees në qendër të Parisit është mbyllur për ca kohë pasditen e së hënës, pasi një shofer ka përplasur makinën e tij për një automjet të policisë, thanë zyrtarë të policisë franceze. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, tha se është shumë e mundshme që shoferi, i cili ka qenë i armatosur, është vrarë. Brandet tha se sulmuesi duket se ka vepruar qëllimisht. Prokuroria e Parisit ka hapur hetime, të cilat do të kryhen nga seksioni i saj anti-terrorizëm dhe shërbimi për siguri të brendshme i Francës. Shërbimi i xhandarmërisë kombëtare franceze tha se situata tani është nën kontroll. Askush nuk u plagos në incident, thanë zyrtarët. Incidenti ndodh vetëm dy muaj pasi një polic është qëlluar dhe vrarë në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. Sheshi Champs-Elysees, me famë botërore, është tërheqës si për vendasit, ashtu edhe për turistët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokurorët gjermanë kërkojnë t’i hiqet imuniteti parlamentar lideres nacionaliste

Posted: 19 Jun 2017 08:30 AM PDT

Prokurorët gjermanë kanë kërkuar t'i hiqet imuniteti parlamentar politikanes së ekstremit të djathtë, Frauke Petry. Bashkudhëheqësja e Alternativës për Gjermaninë, parti populiste dhe anti-islamike, është anëtare e parlamentit shtetëror në Saksoni. Mendohet se ajo mund të përballet me akuzat për dëshmi të rreme për financimin e zgjedhjeve në vitin 2014, në rajonin e Saksonisë. Mbështetja për partinë e saj është rritur viteve të fundit. Sondazhet e opininit tregojnë se Alternativa për Gjermaninë mund të fitojë 8 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare në shtator dhe të futet për herë të parë në parlamentin federal të Gjermanisë, i njohur si Bundestag. Parlamenti shtetëror i Saksonisë do të mbajë seanca dëgjimore për të vendosur nëse do të përmbushë kërkesën për t'i hequr imunitetin zonjës Petry. Kjo e fundit do të ftohet të flasë po ashtu në seanca. Vendimi, megjithatë, nuk pritet para gushtit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet sheshi Champs-Elysees në Paris pas sulmit kundër policisë

Posted: 19 Jun 2017 08:03 AM PDT

Sheshi Champs-Elysees në qendër të Paristit u mbyll pasi një shofer goditi me makinën e tij një furgon të policisë, tha shërbimi i xhandarmërisë kombëtare të Francës. Sipas policisë, shoferi është arrestuar, ndërsa në incident nuk ka të plagosur. Agjencia AFP, në anën tjetër, tha se shoferi "është plagosur rëndë". Burimet policore dhe gjyqësore thanë se dyshojnë se incidenti është një veprim i qëllimshëm. Ai vjen vetëm dy muaj pasi një polic është qëlluar dhe vrarë në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. Sheshi Champs-Elysees, me famë botërore, është tërheqës si për vendasit, ashtu edhe për turistët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveri e re apo zgjedhje të reja?

Posted: 19 Jun 2017 07:51 AM PDT

Nuk ka arsye që Kosova të shkojë nga zgjedhjet në zgjedhje, thonë përfaqësuesit e partive politike dhe analistët. Ndonëse nuk i përjashtojnë si mundësi, sipas tyre, zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit, ishin të suksesshme dhe duhet të përmbyllen me formimin e institucioneve të reja. Ndërkaq çështja e formimit të Qeverisë së re të Kosovës, shihet si pjesë e negociatave dhe kompromiseve politike. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, tha se si koalicion fitues shumë shpejt do të formojnë Qeverinë e re, duke mos parë 'rrezik' nga ndonjë proces i ri zgjedhor. "Unë mendoj se Kosova po shkon drejt një qeverie të re në krye me zotin Haradinaj. Janë spekulime të partive të tjera që mendojnë se do të vijnë në pushtet, por nuk ka hapësirë institucionale as për zgjedhje të reja, sepse tashmë Haradinaj i ka numrat për të formuar Qeverinë", tha Lekaj. Por, nuk janë vetëm Haradinaj dhe partitë e koalicionit PAN që synojnë formimin e Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje, doli subjekti i dytë nga zgjedhjet e fundit. Ndërkaq nëse përjashtohen koalicionet, si parti politike, Vetëvendosje del se është më e votuara. Nisur nga ky fakt, Vetëvendosje pretendon ta formojë Qeverinë, duke besuar se koalicioni PAN nuk do t'ia dal ët siguroj minimumin prej 61 votave në Kuvend. Tinka Kurti nga zyra për Media në Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë, pasi që sipas saj, ekziston një vullnet i madh që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë. "Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë zgjidhjen për ketë situatë. Vetëvendosjes në kuadër të përgatitjes për ndërtimin e Qeverisë i duhet një partner i vogël, por nëse kjo nuk do të përkrahet, ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja për të cilat jemi të bindur se vetëm sa do ta rrisin Vetëvendosjen dhe do ta dobësojnë edhe më shumë PDK-në", tha Kurti. Kurse, ish- deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati, anëtar i kryesisë së kësaj partie, tha për Radion Evropa e Lirë se situata në të cilën ka ardhur Kosova është e re dhe duhet të tregohet që Kosova ka një pjekuri politike për t'i tejkaluar këto sfida.  "Tani jemi në pritje se a do të ndodh ndonjë kontrabandim i ndonjë deputeti për të plotësuar ndonjë numër minimal, që kishte me qenë e pa preferuar. Dhe, tani kanë mbetur dy mundësi, ose të bëhet një Qeveri e marrëveshjes me përbërje të gjerë ose të shkohet në zgjedhje. E para nuk jep shpresë për një qeverisje të gjatë, jo më tepër se një vjet, dhe e dyta përsëritja e zgjedhjeve që sapo i patëm", tha Ferati. Megjithatë, Ferati thotë se më mirë do të ishte formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse. "Unë anoj që të mos shkohet në zgjedhje menjëherë, sepse edhe rezultatet përafërsisht janë këto. Maltretimi është shumë i madh dhe më së paku iu duhet një përsëritje e zgjedhjeve. Prandaj, unë jam ithtar që të shkohet me qeverisje të gjerë", tha Ferati. Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit, e bën të domosdoshëm lidhjen e koalicioneve të reja pas zgjedhore, në mënyrë që Kosova të mos futet në një ngërç të ri politik. Analistët nuk e përjashtojnë as mundësinë që Kosova të shkojë nga zgjedhjet në zgjedhje, nëse nuk formohet Qeveria e re. Megjithatë, Imer Mushkolaj, mendon se lidhja e koalicioneve pas-zgjedhore mbetet e pashmangshme nëse synohet të evitohen zgjedhjet e reja. Mushkolaj thotë se ndryshe nga viti 2014 kur kishte një bllokadë, ketë herë gjerat janë më të qarta pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar saktë se kush mund të formojë Qeverinë.  "Në rast se subjekti i parë politik që ka fituar më së shumti vota dështon që ta krijojë Qeverinë, atëherë domosdo presidenti duhet që ketë mundësi t'ia jap dikujt tjetër, respektivisht një shumice parlamentare në Kuvend - një shumicë që do ta dëshmojë me 61 nënshkrime se është e gatshme që ta krijojë Qeverinë". "Pra, besoj se ekzistojnë zgjidhje, ekzistojnë mundësi që Qeveria të krijohet dhe do të ishte e papranueshme edhe për qytetarët edhe vet vendin, që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje dhe të bllokohet paraprakisht procesi i krijimit të Qeverisë", tha Mushkolaj. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 11 qershor, që në to, sipas KQZ-së morën pjesë pak më shumë se 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Nëse përqindjet e votave të fituara kthehen në ulëse të Kuvendit, përbërja e re e legjislativit do të dukej afërsisht me 39 apo 40 deputetë të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma. Pastaj, me 31 apo 32 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kurse koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës me 29 ulëse. Ndërkaq, komunitetet mbeten në kuotat e njëjta, serbët marrin 10 ulëse dhe pakicat tjera po ashtu 10 vende të garantuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE: Marrëveshja për Klimën nuk rinegociohet

Posted: 19 Jun 2017 07:48 AM PDT

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë shprehur keqardhje për vendimin e njëanshëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Trump e ka marrë këtë vendim më 1 qershor, duke thënë se marrëveshja në fjalë e dëmton indusrinë amerikane.  Marrëveshja e Parisit për Klimën, e arritur në vitin 2015, është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike. Me të, pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë. Shkencëtarët besojnë se akumulimi i këtyre gazrave në atmosferë e ngroh planetin. Ministrat e BE-së thanë përmes një deklarate të përbashkët se "marrëveshja është e qëlluar" dhe se ajo nuk mund të rinegociohet. "Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet e tij anëtare, jo vetëm që do të zbatojnë Marrëveshjen e Parisit, por do të ndërtojmë aleanca të fuqishme globale për të siguruar se kjo marrëveshje zbatohet, edhe pas vendimit të Trumpit për t'u tërhequr", tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila kryesoi takimin e ministrave në Luksemburg. Lexoni edhe këtë: Reagime të ashpra pas tërheqjes së SHBA-së nga Marrëveshja për Klimën

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, Forcat e Armatosura vetëm sipas Kushtetutës

Posted: 19 Jun 2017 07:39 AM PDT

Institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitojnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura ka deklaruar të hënën në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza. Këto komente ai i ka bërë gjatë një ligjërate me temën, "NATO dhe Ballkani Perëndimor", të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Manza tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka bërë të qartë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura duhet të kaloj përmes ndryshimeve kushtetuese. "Këshilla ime është që mënyra më e mirë për të garantuar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është transformimi i matur, hap pas hapi, dhe jo vendimet e shpejta", ka theksuar Manza. Këto komente ai i ka bërë duke aluduar në nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës përmes ligjit, por i cili më pas ishte tërhequr nga agjenda e Kuvendit, për shkak të vërejtjeve nga NATO dhe vendet perëndimore. "Lëvizjet e shpejta në këtë proces, siç u tentua muaj më parë, mund të rrezikojnë bashkëpunimin e vendosur për një kohë të gjatë dhe NATO kërkon që ky proces të zhvillohet në harmoni me Kushtetutën", ka thënë ai. "Nëse transformimi nuk bëhet në mënyrë të drejtë, mund të rrezikohet gjithë bashkëpunimi", tha Manza, duke deklaruar se nuk e di as vet se si ta thotë këtë mesazhmë qartë se kaq. Manza tha se gjatë kësaj vizite në Kosovë ka diskutuar me liderët politik, pastaj me përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarët, përfshi edhe studentët, për të parë se si shihen NATO dhe roli i saj në Kosovë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia i kërcënohet koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në Siri

Posted: 19 Jun 2017 07:30 AM PDT

Rusia ka tërhequr vërejtjen se do t'i konsiderojë si caqe aeroplanët e koaliconit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri, pas rrëzimit të një aeorplani luftarak sirian. Ky koalicion, që po lufton në Siri, tha se e ka rrëzuar një aeroplan të Forcës ajrore të Sirisë, një ditë pasi ka aeroplan i kishte bombarduar kryengritësit në Raka, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. "Cfarëdo objekti fluturues, përfshirë aeroplanë dhe fluturake pa ekuipazh, të koalicionit ndërkombëtar, të zbuluar në perëndim të lumit Eufrat, do të gjurmohen si caqe ajrore të mbrojtjes ajrore të Rusisë në dhe mbi tokë", kthuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë. Duke i hedhur poshtë pohimet se Shtetet e Bashkuara se e kanë përdorë kanalin e komunikimeve para se bombarduesi SU-22 të rrëzohej, kjo ministri tha se i pezullon konslutimet me palën amerikane për parandalimin e incidenteve ajrore mbi Sirinë, prej ditës së sotme. Rusia ishte aleati kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke ndihmuar me mbrojtje ajrore për forcat e tij prej vitit 2015. Koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha se milicitë proqeveritare i kishin sulmuar forcat partnere të amerikanëve, të njohura me emrin, Forcat Demokratike Siriane. Koalicioni tha se e kishte "kontaktuar palën ruse me telefon nëpërmjet linjës speciale për uljen e përshkallëzimit të situatës dhe për ndaljen e të shtënave". "Koalicioni nuk synon të luftoj kundër regjimit sirian, forcave ruse, ose forcave partnere të regjimit, por nuk do të hezitojë ta mbrojë koaliconin ose forcat partnere, nga çfarëdo kërcënimi", ka kumtuar koalicioni. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ATP: Britaniku Andy Murray e ruajti vendin e parë

Posted: 19 Jun 2017 06:55 AM PDT

Tenisti britanik, Andy Murray, e ka ruajtur vendin e parë në listën ATP (Asociacioni i Tenistëve Profesionalë), para spanjollit, Rafael Nadal, dhe zviceranit, Stanislas Wawrinka. Murray i ka 9,390, Nadal 7,285, ndërsa Wawrinka 6,175 pikë. Në vendin e katërt të kësaj liste është Novak Gjokoviq i Serbisë, zvicerani Roger Federer është në vendin e pestë, e kështu me radhë. Në listën ATP, që është publikuar sot, përparim ka bërë francezi, Jo-Wilfried Tsonga, i cili nga pozita e 11-të ka depërtuar në vendin e 10-të.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhuruesit vullnetarë të gjakut mbulojnë 80 për qind të nevojave

Posted: 19 Jun 2017 06:53 AM PDT

Në Kosovë po shtohen dita – ditës dhuruesit vullnetarë të gjakut. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Qendrën për Transfuzionin e Gjakut, thuhet se rreth 80 për qind e nevojave të pacientëve i mbulojnë dhuruesit vullnetarë të gjakut. Derisa për 20 për qind të pacientëve, ende vazhdojnë t'i mbulojnë familjarët. Java e dhurimit të gjakut që nisi me 12 qershor dhe përfundoi më 18 qershor, ka siguruar rreth 589 doza gjaku nga qytetarët. Dhurimi vullnetar i gjakut praktikohet çdo vit në Kosovë, dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Fadil Mahmuti, nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut tha për Radion Evropa e Lirë se dhuruesit më të shumtë janë paraqitur ata me grupin e gjakut 0. Një mobilizim i tillë, sipas tij, erdhi pas thirrjeve që iu janë bërë, marrë parasysh që ky grup është i rrallë dhe gjithmonë ka mungesë. "Çdo vit shënohet java e dhurimit të gjakut, dhe një numër i konsiderueshëm edhe këtë vit kanë dhuruar gjak. Kërkesat që kanë arritur nga QKUK-ja, kanë qenë të realizuara në terren. Qëllimi ynë është që të gjithë të sëmurëve dhe të lënduarve t'u sigurojmë gjak në Kosovë". "Synojmë që t'i largojmë familjarët nga nevoja e dhurimit të shpejtë dhe gjakun ta kemi të siguruar nga vullnetarët. Por, edhe përkundër dëshirës sonë, familjarët vazhdojnë të dhurojnë gjak, pasi nuk plotësohen asnjëherë nevojat vetëm nga vullnetarët", thotë Mahmuti. Megjithatë, qytetarët vazhdojnë të dhurojnë gjak për familjarët e tyre në rast nevoje. Njëri nga ta është Besnik Uka, të cilit i është dashur që të dhurojë gjak për babanë e sëmurë. "Unë sapo dhurova gjak për babanë tim. Në rast nevoje gjithmonë jam i gatshëm të dhuroj gjak edhe vullnetarisht", shprehet Uka. Në Qendrën Emergjente, drejtori Basri Lenjani bën të ditur se ky institucion gjithmonë e ka prioritet sigurimin e dozave të gjakut. Sipas tij, asnjëherë nuk ka ndodhur që ndonjë pacient ta humb jetën si pasojë e mungesës së ndonjë grupi gjaku. "Klinika Emergjente në bashkëpunim me Transfuzionin e Gjakut, gjithmonë kur ka qenë në kërkim të gjakut, kjo e fundit i ka dalë në ndihmë. Ky bashkëpunim është thelluar çdo herë për të mbështetur të sëmurët që kanë nevojë për gjak. Ne pretendojmë që shërbimet emergjente do duhej të jenë prioritet dhe ky bashkëpunim po vazhdon. Kërkesat tona janë të arsyeshme dhe mbulohen me doza gjaku", tha Lenjani. Sido që të jetë, klinikat që më së shumti kanë nevojë për doza gjaku janë Qendra Emergjente, Klinika Gjinekologjike si dhe sallat operative. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare, Myrvete Paçarada, ka deklaruar se kanë bashkëpunim të mirë me Qendrën e Transfuzionit dhe se nuk ka ndodhur që kjo klinikë të mbetet pa doza gjaku.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritje e tregjeve evropiane pas fitores së partisë së Macronit dhe Brexitit

Posted: 19 Jun 2017 06:40 AM PDT

Tregjet evropiane sot kanë shënuar rritje derisa bizneset reaguan ndaj fitores së fuqishme të partisë së qendrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në zgjedhjet parlamentare dhe fillimit të negociatave për Brexit. Indeksi i FTSE 100 në Londër ishte rritur për afro gjysmë pike të përqindjes në krahasim me vlerën që e kishte të premten në mbyllje. DAX 300 në Fraankfurt është forcuar për 0.7%, ndërsa CAC 40 në Paris përfitoi 0.9%, raporton AFP nga Londra. Tregjet janë rritur "derisa tregtarët e mirëpritën një tjetër fitore të Macronit në Francë", tha analisti Mike van Dulken nga Accendo Markets, dhe ka shtuar se "ekziston edhe optimizëm për startin pozitiv të negociatave Brexit, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuara, që fillojnë në Bruksel.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Nga të shtënat për çdo ditë vriten ose plagosen 19 fëmijë

Posted: 19 Jun 2017 06:37 AM PDT

Nga të shtënat në Shtetet e Bashkuara për çdo ditë vriten ose plagosen së paku 19 fëmijë, ndërsa më të rrezikuarit janë djelmoshat, të rinjtë dhe zezakët, thuhet në një studim qeveritar. Analiza e të dhënave në periudhën 2002-2014 në Shtetet e Bashkuara, konsiderohet se është studimi më gjithpërfshirës për këtë çështje. Derisa në masë të madhe i konfirmon informatat e publikuara paraprakisht, ky studim e thekson aspektin se përse shkencëtarët e shohin dhunën me armë si krizë publike shëndetësore, raporton agjencia AP nga Çikagoja. Në raportin e Qendrave për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim, përfshihen fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi ishte përpiluar nga analizat e çertifikatave të vdekjes dhe raporteve të dhomave të emergjencës dhe është publikuar sot në revistën, Pediatricks.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trepça 89 e Kosovës për të parën herë në hedhjen e shortit të Ligës së Kampionëve

Posted: 19 Jun 2017 06:32 AM PDT

Trepça 89, ekipi i parë i Kosovës, që merr pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2017-18, për të parën herë ka hyrë në hedhjen e shortit, i cili u mbajt sot, vetëm 16 ditë, pas finales së fundit të kësaj gare prestigjioze futbollistike evropiane. Sipas shortit, Trepça 89 do ta bëjë një rrugë të gjatë për në Ishujt Faroe, për tu ndeshur me ekipin vendës, Vikingur, në xhiron e parë, ndërsa fituesin e pret kampioni i Islandës, Hafnarfjordur, për xhiron e dytë. Kosova është bërë anëtare e UEFA-s në maj të vitit 2016, por kampionit të atëhershëm, Feronikeli, nuk i ishte dhënë liçenca për të marrë pjesë në garat e kaluara. Takimi i parë Vikingur – Trepça 89 zhvillohet më 27 ose 28 qershor, ndërsa ai i kthimit më 4 ose 5 korrik, raporton agjencia Reuters nga Gjeneva.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja dhe Britania nisin negociatat për Brexit-in

Posted: 19 Jun 2017 06:04 AM PDT

Në Bruksel, negociatorët e Bashkimit Evropian dhe të Britanisë filluan negociatat mbi kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku 28-anëtarësh. Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, tha se shpreson se bisedimet do t'i identifikojnë prioritetet. "Objektivi ynë është i qartë. Së pari duhet të merremi me pasiguritë që shkakton largimi i Britanisë nga BE-ja, fillimisht për qytetarët, pastaj për përfituesit e politikave të BE-së", tha Barnier. Sekretari për Brexit i Britanisë, David Davis, tha se është i vendosur për të ndërtuar "një partneritet të fortë dhe të posaçëm me bllokun". "Ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa që na ndajnë", tha ai. Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të muajit mars të vitit 2019. Një vendim të tillë e ka marrë në referendumin popullor, që është mbajtur vitin e kaluar. Mbi kryeministren britanike, Theresa May, është rritur presioni që të zbusë qasjen e Qeverisë ndaj Brexit-it dhe të ruajë marrëdhënie të afërta me tregun e përbashkët evropian. Por, edhe vetë May e ka në dyshim mbijetesën e saj politike prejse ka humbur shumicën parlamentare në zgjedhjet e 8 qershorit. Procesi i Brexit-it kërcënon të ndajë Mbretërinë e Bashkuar edhe gjeografikisht, pasi Skocia ka votuar me shumicë dërrmuese për të mbetur brenda BE-së. Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se shpreson se procesi i Brexit-it do të çojë në një fund të lumtur edhe për Britaninë, edhe për BE-në. "Kjo është dita e parë e negociatave për Brexit-in. Natyrisht se do të ketë shumë diskutime për natyrën e marrëveshjeve që do të bëjmë… Por, gjëja më e rëndësishme për ne tani është të shohim në horizont, të mendojmë për të ardhmen dhe të mendojmë për një partneritet të ri, partneritet të thellë dhe të posaçëm, që duam të ndërtojmë me miqtë tanë", tha Johnson. Në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se dëshiron një "marrëveshje të mirë" edhe për Britaninë, edhe për BE-në. Temat e negociatave përfshijnë edhe statusin e të huajve dhe kufirin e Irlandës së Veriut. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gargash: Izolimi i Katarit mund të zgjasë me vite

Posted: 19 Jun 2017 05:40 AM PDT

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka thënë se fqinjët e fuqishëm të Katarit mund të vazhdojnë izolimin ndaj këtij vendit "për vite", në rast se Katari nuk e ndryshon politikën e jashtme, transmeton Reuters. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkura Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike si dhe ato të transportit me Katarin më 5 qershor duke shënuar krizën më të rëndë diplomatike në rajon gjatë viteve të fundit. Katër vendet e akuzojnë Katarin për nxitje të konfliktit në Lindjen e Mesme, përkrahje të terrorizmit dhe të Iranit. Katari i dënon këto akuza. Kuvajti është duke bërë përpjekje për ndërmjetësim, mirëpo përparim i vogël është parë në këtë drejtim. "Ndërmjetësimi i Kuvajtit do të jetë shumë i dobishëm në të ardhmen", ka thënë, ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara, Anwar Gargash, para gazetarëve në Paris. "Katari do ta kuptojë se kjo është një gjendje e re dhe izolimi mund të zgjasë me vite". "Nëse ata duan të jenë të izoluar për shkak të pikëpamjes së tyre të gabuar politike, atëherë le të jenë të izoluar. Ata ende janë në një fazë mohimi dhe zemërimi", ka shtuar më tutje ai.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova i merr seriozisht paralajmërimet e EUROPOL-it për kërcënime në Ballkan

Posted: 19 Jun 2017 05:21 AM PDT

Autoritetet në Kosovë thonë se i marrin me shumë seriozitet të gjitha paralajmërimet që vijnë nga mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë për rrezikun nga sulmet terroriste në Ballkanin Perëndimor. Në bazë të një raporti të fundit të policisë evropiane - EUROPOL, thuhet se "konflikti në Siri ka pasur një jehonë të madhe në Ballkanin Perëndimor, përfshi Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë". Që nga kriza në Lindjen e Mesme, mbi 800 persona, të njohur ndryshe edhe si "luftëtarë të huaj", thuhet se kanë udhëtuar nga Ballkani Perëndimor deri në Siri për t'iu bashkuar konfliktit të armatosur. Raporti e vlerëson si sfidues edhe kthimin e luftëtarëve të huaj në vendet e origjinës, duke i parë ata si potencial rreziku për rajonin. Zëvendësministri në largim i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova nuk bën përjashtim nga asnjë vend i rajonit dhe i botës dhe se nuk mund të ndihet komod përball një kërcënimi serioz global, të grupit të vetëquajtur Shteti Islamik. "Karshi këtyre kërcënimeve dhe pretendimeve të tyre për sulme ne kemi marrë masat, jemi përgatitur në nivelin më të mirë të mundshëm dhe fatmirësisht kemi arritur të evitojmë disa raste që tanimë janë të njohura". "Në këtë kontekst, gatishmëria është rritur sidomos pas sinjalit të fundit nga EUROPOL-i që mund të jetë e rrezikuar edhe Kosova në mesin e shteteve të tjera", tha Hoxha. Megjithatë, Hoxha shton se nuk ka ndonjë indikator shumë serioz brenda infrastrukturës së mekanizmave të sigurisë që mund Kosova të ballafaqohet me një sulm të tillë. Raporti i EUROPOL, ndër të tjera, ka vënë në pah se në disa pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, "ideologjia radikale islamike ishte promovuar nga predikuesit radikalë ose udhëheqësit e disa grupeve salafiste, duke sfiduar dhe dominuar kultivimin e islamit të moderuar tradicional". Kur është në pyetje Kosova, ajo përfshihet në raport bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke i konsideruar si "pikat e nxehta për radikalizëm, rekrutim dhe aktivitete lehtësuese për luftëtarët e huaj me destinacion Sirinë". Ndërkohë, njohës të fushës së sigurisë në Kosovë thonë se mekanizmat e sigurisë në vend do të duhet t'i marrin seriozisht sinjalet e tilla që vinë nga organizatat ndërkombëtare të policisë. Burim Ramadani, drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ashtu si vendet tjera në botë, mund të jenë të rrezikuara nga sulmet terroriste. "Kosova duhet t'i marr seriozisht informacionet që vinë nga EUROPOL-i apo ndonjë organizatë tjetër e kësaj natyre, duke pasur parasysh faktin që edhe Kosova edhe vendet e rajonit mund të jenë të rrezikuara apo të kërcënuara në mënyrë të njëjtë, por nuk besoj që Kosova është më e rrezikuar sesa vendet tjera të rajonit". "Ballkani Perëndimor mund të shihet si një nga zonat me më interes për organizatat terroriste dhe ato që interpretojnë në mënyrë manipulative religjionet", thekson Ramadani. Institucionet e Kosovës, shton Ramadani, duhet të vazhdojnë bashkëpunojnë me vendet e rajonit dhe me shtete tjera të botës, në mënyrë që të parandalojnë çfarëdo synimi të akteve terroriste. Institucionet e sigurisë dhe ato publike, sipas Ramadanit, për qytetarët e Kosovës do të duhej të qartësojnë nëse bëhet fjalë për kërcënime të përgjithshme apo kërcënime konkrete. "Nëse kemi kërcënime të përgjithshme, atëherë institucionet duhet të japin udhëzimet për qytetarët se si të rrisin vëmendjen ose vigjilencën e tyre, ndërkaq nëse kemi të bëjmë me kërcënime konkrete, atëherë mekanizmat e sigurisë duhet të rrisin masat në secilin lokacion apo në çështje konkrete", thekson Ramadani. Ndërkohë në Policinë e Kosovës thonë se në vazhdimësi bëjnë vlerësime të rreziqeve të mundshme të sigurisë në vend dhe në këtë kuadër edhe vlerësimi për rreziqet që mund të vijnë nga terrorizmi apo grupet terroriste, duke përfshirë edhe ekstremizmin e dhunshëm. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të jetë plotësisht imune ndaj kërcënimeve të paparashikueshme terroriste, megjithatë organet e sigurisë kanë arritur që të menaxhojnë dhe mbajnë nën kontroll element të cilët janë vlerësuar se janë potencialisht të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin. "Policia e Kosovës, duke u bazuar në normat juridike në vendin tonë si dhe sipas Strategjisë Nacionale Kundër Terrorizmit dhe planit të veprimit i cili buron nga kjo strategji, monitoron çdo aktivitet të personave fizik dhe juridik për të cilën siguron informata se mund të paraqet rrezik për rendin kushtetues në të ardhmen apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale, e gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të ndonjë vepre penale të mundshme, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm", thotë Hoxha. Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në zona të luftërave në Siri dhe Irak. Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe rreth 140 të tjerë. Thuhet se rreth 117 veta janë kthyer në Kosovë, dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Derisa, në raportet hulumtuese të organizatave joqeveritare në Kosovë, ishte theksuar se disa nga arsyet që çuan qytetarët e Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak ishin ligjëratat fetare jashtë kontrollit të institucioneve kompetente, niveli i ulët i arsimit, kushtet e vështira ekonomike dhe sociale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmueset vetëvrasëse vrasin 12 persona në Borno të Nigerisë

Posted: 19 Jun 2017 04:52 AM PDT

Në Borno të Nigerisë, pesë gra me bomba vetëvrasëse kanë vrarë 12 persona dhe kanë lënduar 11 të tjerë, në vendin ku është themeluar grupi islamist Boko Haram, transmeton Reuters. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Mirëpo sulmet vetëvrasëse në vendet publike nga gratë, njihen si strategji e grupit Boko Haram. Zëdhënësi i policisë shtetërore në Borno, Victor Isuku ka thënë se sulmi ka ndodhur të dielën në fshatin Kofa. "Sulmi i parë vetëvrasës ka ndodhur afër një xhamie, duke vrarë shtatë persona. Sulmi i dytë i ka vrarë pesë persona të tjerë", duke shtuar se 11 persona janë lënduar gjatë këtyre sulmeve. Isuku po ashtu ka shtuar se tri sulmueset tjera, po ashtu kanë vdekur. Borno ka qenë shteti më i prekur nga kryengritja pasi janë vrarë më shumë se 20,000 persona dhe më shumë se 2.7 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga viti 2009.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE pajtohet për sanksione ndaj sulmeve kibernetike

Posted: 19 Jun 2017 04:30 AM PDT

Bashkimi Evropian do të mund të vendosë sanksione ekonomike ndaj të gjithë atyre që sulmojnë rrjetet kompjuterike, kanë njoftuar ministrat e Jashtëm të BE-së. Ky është hapi i fundit i vendeve anëtare të BE-së që tentojnë të frenojnë sulmet në Britani të Madhe dhe Francë. Zgjedhjet nacionale do të mbahen në shtator, në Gjermani, andaj ndërhyrja në votime është një shqetësim për vendet e BE-së, pas akuzave të Shteteve të Bashkura ndaj Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA. Ministrat e Jashtëm të BE-së u pajtuan për të ashtuquajturat masa kufizuese duke përfshirë ndalim të udhëtimit, dhe ngrirjen e aseteve. "Ky vendim i përbashkët ndaj aktiviteteve kibernetike do të jetë në përputhshmëri me kohëzgjatjen, intensitetin, kompleksitetin dhe ndikimin e aktivitetit kibernetik", kanë deklaruar këto vende. Intelegjenca britanike u ka thënë politikanëve të mbrohen nga këto sulme, derisa qeveria franceze hoqi dorë nga planet për lejimin e qytetarëve të saj jashtë vendit, për të votuar në mënyre elektornike, në zgjedhjet legjislative të së dielës për shkak të rrezikut të sulmeve kibernetike. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhuna në Kuvend imponon reforma të thella në Ministrinë e Brendshme

Posted: 19 Jun 2017 04:10 AM PDT

Ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë e kanë bërë të patjetërsueshme nisjen e reformave të thella në Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e akteve te tilla, që mund të përfundonin në një luftë civile të përmasave dramatike. Pikërisht drejtuesit e strukturave të sigurisë ishin ata që jo vetëm nuk vepruan, por besohet të jenë edhe autorët kryesore të dhunës mbi deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend. Ditë më parë, Qeveria me propozim të Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë sekrete dhe të shefit të sigurisë publike, Mitko Cavkov që ishte edhe drejtues i shtabit për menaxhimin e trazirave në Kuvend, i cili jo vetëm që nuk e kishte kryer këtë detyrë, por kishte lejuar pushtimin e Kuvendit nga protestuesit duke i mundësuar atyre që të dhunojnë deputetët brenda institucionit ligjvënës. Në vend të tyre janë emëruar dy kuadro të tjerë, po ashtu të punësuar në Ministrinë e Brendshme. Por, sa janë këto ndryshime të mjaftueshme për ngritjen e profesionalizmit në sektorët e sigurisë? Ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë se duhet bërë reforma të thella, por fillimisht nevojitet, sipas tij, miratimi i një Ligji për reformim të kuadrove të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të shërbimeve tjera të sigurisë. "Vlerësoj se duhet reformimi i kuadrit. Gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet në aspekt të sigurisë, shëndetësore dhe të kritereve tjera , si dhe ata të përfshirë në korrupsion dhe lloje tjera të krimeve duhet të largohen. Të gjithë ata që morën pjesë në pushtimin e Kuvendit më 27 prill, duhet jo vetëm të largohen, por edhe të kërkohet përgjegjësi penale dhe të shihen lidhjet e tyre me struktura tjera të sigurisë". "I gjithë kuadri duhet t'i nënshtrohet një filtri të ri të përgatitjes së tyre profesionale dhe më pas të hartohen masa tjera për ngritjen e nivelit të shërbimeve të sigurisë, ashtu siç funksionojnë në demokracitë e zhvilluara", thotë Trajanov. Disa nga ekspertët nuk e pëlqejnë formën e përzgjedhjes së dy drejtuesve të sektorëve më të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, duke theksuar nevojën që zgjedhja e tyre të bëhej përmes konkursit, ndërsa njëri nga sektorët të rezervohej për një kuadër shqiptar, pasi kjo do të ndikonte edhe në rritjen e besimit të shqiptarëve në policinë e shtetit. "Janë persona që për kohë të gjatë kanë punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo mënyra se si janë zgjedhur nuk është shumë transparente pasi duhej që të hapet një konkurs që të mund të konkurrojnë të gjithë ata që i plotësojnë kushtet dhe që do t'i nënshtrohen një sistemi meritor dhe jo të emërohen sipas vullnetit të ministrisë dhe atyre që janë në pushtet". "Gjithashtu kemi shpresuar se njëri nga këta dy sektorë të rëndësishëm të udhëhiqet nga ndonjë kuadër shqiptar, mirëpo kjo edhe kësaj radhe nuk është bërë", thotë Qebir Avziu, njohës i fushës së sigurisë. Vlladimir Pivovarov, ish agjent i policisë sekrete dhe njohës i çështjeve të sigurisë, thotë se shërbimet e sigurisë janë të politizuara në skajshmëri andaj edhe thekson nevojën për reforma urgjente, të cilat janë theksuar edhe në raportin e ekspertëve të Bashkimit Evropian. "Raporti i Reinhard Pribes, ekspertit gjerman të deleguar nga BE-ja, ka pasqyruar nevojat reale të Maqedonisë në sektorin e sigurisë. Në këtë sferë duhet të hartojmë një strategji në të cilën nuk do të ketë vend për përfitime politike nga ana e partive. Vetëm me një qasje të këtillë janë të mundshme ndryshimet thelbësore". "Ndërrimi vetëm i drejtuesve të sektorëve të rëndësishëm të sigurisë, nuk do të sjell rezultate, pasi nuk kemi kohë për komoditet. Shpesh herë në opinion kishte informacione për gjoja sulme të ndryshme e afera tjera të cilat asnjëherë nuk janë zbardhur gjë që flet për punë joefikase dhe të partizuar të këtyre shërbimeve pasi pikërisht pas informacionet të tilla besohet së qëndrojnë qarqe të caktuara", thotë Pivovarov. Me ndryshimet e fundit në ligjin për MPB-në të miratuara nga Qeveria e Gruevskit, shumë kompetenca janë bartur tek sektori i sigurisë publike duke e zhveshur thuajse nga përgjegjësitë Ministrinë e Brendshme. Këto ndryshime janë bërë me qëllim që ministri i Qeverisë teknike që vinte nga radhët e LSDM-së, të mos ketë kompetenca mbi komandimin e policisë së uniformuar, por edhe të forcave speciale në rast të tensioneve në vend. Qeveria e re pritet që të kthejë çështjen e kompetencave në nivelin e mëparshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet numri i viktimave nga djegia e ndërtesës në Londër

Posted: 19 Jun 2017 03:18 AM PDT

Policia britanike tha se numri i të vdekurve apo zhdukurve nga djegia e një ndërtese në Londër, javën e kaluar, ka arritur në 79. Komandanti i policisë, Stuart Cundy, tha se numri i viktimave mund të rritet prapë dhe se operacioni i shpëtimit në ndërtesë po vazhdon. Kulla Grenfell, 24-katëshe, është përfshirë nga flakët më 14 qershor. Shkaku i zjarrit, i cili është vënë nën kontroll vetëm pas se 24 orësh, mbetet i paqartë.  "Është vështirë të përshkruhet shkatërrimi që ka shkaktuar zjarri", tha Cundy. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka premtuar hetime të plota të rastit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more