Skip to main content

“Gruaja e Lumi B shumë seksi, a ka ndërhyrje kirurgjike? (Foto)” plus 9 more GazetaBlic

“Gruaja e Lumi B shumë seksi, a ka ndërhyrje kirurgjike? (Foto)” plus 9 more GazetaBlic

Gruaja e Lumi B shumë seksi, a ka ndërhyrje kirurgjike? (Foto)

Posted: 19 Jun 2017 10:50 PM PDT

Prezantuesja seksi nga Kosova, Liberta Spahiu, ka treguar se ajo di të shokojë në momentet më të pa pritura. Ajo është në pushime në Itali por nuk dihet se kush është po e shoqëron atë. Moderatorja e njohur kosovare
Por ai i ka mahnitur të gjithë kur gjatë këtyre pushimesh ajo është parë duke bërë edhe disa foto nudo. Bukuroshja ka treguar linjat trupore në rrjetin e njohur social, duke u shfaqur topless. Por, këtë ajo e ka bërë nga prapa, duke treguar vetëm shpinën.

Një foto të tillë, por nuk dihet se a është duke e bërë ndonjë fotosesion artistik moderatorja, apo është në ndonjë plazh nudiste italiane. Prezantuesja e Prive njihet si e apasionuar pas fitnesit dhe format trupore nuk janë befasi.

Liberta është shumë e hermetike në mbajtjen private të jetës së saj, të cilën nuk e tregon për media. M'u për këtë, ajo ende nuk ka treguar zyrtarisht se me kënd është në lidhje, ndërkohë që është përfolur shumë për një lidhjes të saj me kantautorin e njohur shqiptar, Flori Mumajesi, i cili madje është zhvendosur në Prishtinë edhe me studion e tij.

The post Liberta zhvishet komplet… (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Këngëtarja greke imiton Era Istrefin në “Your Face Sounds Familiar” (VIDEO)

Posted: 19 Jun 2017 10:46 PM PDT

Bashkësitë fetare të Kosovës kërkojnë buxhet shtetëror!

Posted: 19 Jun 2017 10:46 PM PDT

Ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi Sami Lushtaku, sot do të dalin para Gjykatës Supreme, e cila është shkalla e fundit e gjykatës në Kosovë.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime luftë, por që avokatet dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish pjesëtarëve të UÇK-së që janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës.

Gjykatës Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t'i lirojë të dënuarit nga akuzat, të cilat i cilësojnë politike.

The post Sot vendoset për Sami Lushtakun e Rexhep Selimin appeared first on GazetaBlic.

Liberta zhvishet komplet… (Foto)

Posted: 19 Jun 2017 10:43 PM PDT

Prezantuesja seksi nga Kosova, Liberta Spahiu, ka treguar se ajo di të shokojë në momentet më të pa pritura. Ajo është në pushime në Itali por nuk dihet se kush është po e shoqëron atë. Moderatorja e njohur kosovare
Por ai i ka mahnitur të gjithë kur gjatë këtyre pushimesh ajo është parë duke bërë edhe disa foto nudo. Bukuroshja ka treguar linjat trupore në rrjetin e njohur social, duke u shfaqur topless. Por, këtë ajo e ka bërë nga prapa, duke treguar vetëm shpinën.

Një foto të tillë, por nuk dihet se a është duke e bërë ndonjë fotosesion artistik moderatorja, apo është në ndonjë plazh nudiste italiane. Prezantuesja e Prive njihet si e apasionuar pas fitnesit dhe format trupore nuk janë befasi.

Liberta është shumë e hermetike në mbajtjen private të jetës së saj, të cilën nuk e tregon për media. M'u për këtë, ajo ende nuk ka treguar zyrtarisht se me kënd është në lidhje, ndërkohë që është përfolur shumë për një lidhjes të saj me kantautorin e njohur shqiptar, Flori Mumajesi, i cili madje është zhvendosur në Prishtinë edhe me studion e tij.

The post Liberta zhvishet komplet… (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Dita e refugjatëve, një trokitje në ndërgjegjen botërore

Posted: 19 Jun 2017 10:41 PM PDT

Kjo fushatë ka mbetur e lehtë, çlodhëse, zbavitëse. Gati-gati ka qenë një "nxemje" që shqiptarët po bëjnë para shtendosjes së pushimeve të verës. Nëse bëjmë një krahasim me fushata të shkuara, nuk është për t'u ankuar. Fushatat e shkuara kanë qenë të egra, të dhunshme e të zbrazëta prej ideve. Kjo e tanishmja ka ruajtur veç zbrazëtinë. Për të tjerat, është thjesht një spektakël banal.

Atyre që kanë qenë nëpër plazhe të botës nuk mund t'u kenë shpëtuar sysh animatorët turistikë, të cilët paguhen për të argëtuar pushuesit. Janë ata që organizojnë e improvizojnë lojëra, kërkojnë ndërveprimin me spektatorin, hedhin batuta që janë "me t'futme", e në përgjithësi bëjnë një lloj humori të lehtë 20-qindarkësh që, duke qenë se është fjala për një plazh, nuk të rëndet; përkundrazi. Këtë formë ka marrë edhe fushata elektorale në Shqipëri. Është një tourist entertainment. Votuesit janë pushuesit. Ndërsa politikanët janë gaztorët, janë ata që bëjnë gallatë, që tregojnë barsoleta, që i ftojnë spektatorët-votues që të ndërveprojnë me ta. Meta është rrekur ta prishë këtë atmosferë "pushimesh", pasi ka folur për armë (do të kthehem më pas te ky argument), por nuk ia ka dalë dot. Kjo fushatë ka mbetur e lehtë, çlodhëse, zbavitëse. Gati-gati ka qenë një "nxemje" që shqiptarët po bëjnë para shtendosjes së pushimeve të verës. Nëse bëjmë një krahasim me fushata të shkuara, nuk është për t'u ankuar. Fushatat e shkuara kanë qenë të egra, të dhunshme e të zbrazëta prej ideve. Kjo e tanishmja ka ruajtur veç zbrazëtinë. Për të tjerat, është thjesht një spektakël banal.

Në gjithë këtë spektakël bie në sy Edi Rama. Ai po sillet shí sikur të kishte lindur për të qenë një animator turistik. Ndoshta e ka edhe ai vetë këtë ndjesi. Kur çohet në mëngjes e vesh tutat e atletet e fushatës, tok me bluzën e këmishën e bardhë (me që ra fjala, kështu vishen dhe animatorët turistikë), me siguri jeton me idenë se jashtë shtëpisë nuk e presin votues që duan përgjigje për shqetësimet e mëdha të tyret, por spektatorë që duan të vrasin kohën me qyfyre e gallatë. Të jep përshtypjen se gjatë ditës, sidomos gjatë kohës që e bartin me makinë nga një plazh (oh, kërkoj ndjesë: tubim) në tjetrin, mendon veç për batutat e radhës, të cilat i hedh ashtu shpenguar mes fjalëve kazan, tepsi, timon, tavë, byrek etj. etj. Dhe në fund, kur kthehet në shtëpi, si për t'i vënë një qershizë tortës së ditës elektorale, hap laptopin e futet në facebook. Ky është momenti që ai e shijon në mënyrë të veçantë. Bashkëbiseduesit i ka në largësi, anonimë, rëndom idiotë, sikur t'i kishte zgjedhur dikush me dorë në mënyrë që Rama vetë të shkëlqejë si kallaji mes bakëreve. Dhe fillon me ta një bashkëbisedim, në të cilin ai i lejon të tjerët të jenë të paedukatë me synimin që ai të ketë një motiv për t'i fyer, për t'i përbuzur, për t'i vënë në lojë. Bën vaki që ndonjë mik facebooku mund të tentojë t'i ngrejë ndonjë çështje me rëndësi, apo ta fusë në një si brainstorming session, por ai është i dhënë pas atyre që nuk dinë të shkruajnë, që nuk dinë të lidhin dy fjalë e që mezi presin të shijojnë animacionin turistik të radhës. Mes këtyre e ka të sigurt shkëlqimin, ashtu siç e ka të sigurt që nëpër portale, ku ai çon pasazhe nga këto biseda facebooku, do ketë lexues që do thonë: "Ça garipi që është! Ku i shkon mendja, mor aman?". Dhe këtyre, më shumë se gjithçka u pëlqen veshja me tuta e me atlete. Se mos vetëm atyre. Edhe Edi Ramës vetë i pëlqen shumë që vishet me tuta e atlete. Të ngjan se i ngjan se ka bërë gjetjen e shekullit, dhe se është duke u çuditur se si në shtypin e huaj nuk po flasin për këtë personazh novator, që po u jep dermën të gjitha praktikave botërore në lëmin e etikës e etiketës politike e publike. As që i shkon në mendje se me poturet e tij, me të cilat shfaqet në mitingje, në studio televizive, në zyrën e kryeministrisë apo edhe në parlament, thjesht i ka shtuar banalitetin kësaj fushate, që banale do ishte, gjithsesi.

Dhe në këtë teatër banal japin një dorë edhe të tjerët. Merrni Lulzim Bashën, për shembull. Ky ka guximin që askush në politikë nuk do ta kishte për të krijuar një fabul nga hiçi. Ju kujtohet? Ai foli si pa dashje, në një tubim elektoral, për një takim të tijin me Trumpin që do të ndodhte në ditët e ardhshme. Pas kësaj, mori rrugën i biri botës për në Amerikë. Prej andej na dërgoi një fotografi, ku duket ky e Trumpi. Dihet se si është marrë kjo fotografi, ashtu siç dihet se e gjithë kjo histori nuk është asgjë më shumë sesa kjo fotografi. Mirëpo Lulzim Basha nuk është se mjaftohet të dërgojë në Tiranë fotografinë, dhe të vihet të presë që ndonjë votues-peshk, i tipit të atyre miqve të Edi Ramës në facebook, ta hajë këtë karrem. Jo, ai porosit rrethin e gazetarët e tij në Tiranë që takimin fluturak me Presidentin Trump ta shesin si një ngjarje të madhe. Këta këshilltarë e gazetarë shtyhen edhe më tej. Lajmërojnë militantët të dalin në Rinas e ta presin Bashën pas kësaj vizite që veç vizitë nuk mund të quhet. Dhe Basha as kuqet, as zverdhet prej bujës së inskenuar. Përkundrazi, fillon e flet para tyre për "takimin e madh" që ka pasur me Trumpin. Dhe nuk ndalet këtu. Shkon dhe te "Zona e Lirë" që të flasë për faktin që ai ka vendosur kontakte të rëndësishme me shpurën e Trumpit, që ai është kanakari i vetëm i Washingtonit në Tiranë, e që ai i ka shpjeguar kreut të Shtëpisë së Bardhë programin e vet ekonomik gjatë takimit 4-minutësh që ai ka pasur me të!!!! Më vjen t'i them: Lulzim Basha, në këto momente të jetës së vet politike, Donad J. Trumpi do të të kishte kushtuar 4 minuta veç nëse ti do të kishe qenë ndonjë fotomodele që ai, për qejf të vet e siç e ka patur zakon, do të mund ta ndukte nga p…. Ndryshe, katër minuta nuk mund të t'i jepte. Të kuptohemi, në thelb asgjë nuk ndryshon edhe sikur të kesh folur katër minuta, apo më shumë sesa kaq. Por unë jam i sigurt se ti ke qëndruar me Trumpin aq sa i është dashur fotografit zyrtar të veprimtarisë, ku ke marrë pjesë në këmbim të një pagese, për ta shkrepur aparatin, d.m.th. e shumta 10 sekonda. Sikur të më japësh prova se ke qëndruar qoftë edhe një sekondë më tepër me Trumpin, unë të jap fjalën se do bëj deri në zgjedhjet e ardhshme, pa pagesë, artikuj pro teje në gazetën RD.

Vijmë tani te rasti i Ilir Metës. Më saktë, te zotimi që ai mori: "Unë do të armatos popullin…"!!!! Tani, secili mund ta kuptojë gjendjen e Metës. Dy të mëdhenjtë janë bërë bashkë me synimin për ta zhdukur LSI-në nga faqja e dheut. Pas marrëveshjes, Rama e Basha jo vetëm po bëjnë një fushatë të koordinuar kundër Metës, duke e paraqitur LSI-në si të keqen e madhe të vendit (deri para marrëveshjes, qoftë njëri, qoftë tjetri, çfarë nuk do jepnin që Meta të shpallte aleancën me ta), por edhe kanë filluar aksionin e spastrimit të administratës prej LSI-stëve. Dhe keqardhja nuk është se po largohen ca lsi-stë. Jo, puna është se kanë filluar të krijojnë që tani vendet bosh në administratë për demokratët. Shtojmë këtu edhe rastin e aktivistit të Lezhës, që nuk dihet se kush, e se pse, e ka dhunuar, por dihet që nuk është as i PS-së, as i PD-së; është i LSI-së. Shtojmë edhe thirrjen e Ramës në Kuçovë për të mobilizuar policët si agjentë elektoralë të tijtë (Të lë pa fjalë kjo thirrje. Të ketë qenë i dehur, vallë? Dhe nga PD-ja nuk pati asnjë reagim!!!). Shtojmë edhe ndonjë gjë tjetër, po të doni. Por asgjë nga këto, madje edhe shumë më tepër sesa kaq, nuk i jep asnjë kuptim apelit për t'u armatosur. Britma e Metës, ashtu si dhe britma e Bashës gjatë kohës së çadrës se "nëse duan luftë, luftë do kenë", janë – për ta thënë me mirësjellje – të çmendura.

Meta ka edhe një rrethanë rënduese në këtë mes. Ai është duke bërë fushatën e jetës së vet këtë herë, mirëpo ka zgjedhur momentin më të gabuar, pasi ndërkohë ai është zgjedhur President i Republikës. Sikur të mundte të shkëputej për fare nga LSI-ja, ai mund të bëhej një president i mirë. Por nëse nuk ka fuqi të shkëputet (e gjasat janë që të mos ketë fuqi: LSI-ja është gjithçka për të), ai do bënte mirë të tërhiqej nga detyra e Presidentit. Sa nuk është vonë. E kjo nuk do të thotë se në këtë rast do ishte i përligjur të bënte thirrje për armatosje. Jo, thirrje të kësaj natyre do ishin të çmendura, gjithsesi.

/Mapo.al

The post Fushata e çuditshme e Ramës, Bashës e Metës appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi sot jep lajme të mira, mësojeni për çfarë bëhet fjalë

Posted: 19 Jun 2017 10:40 PM PDT

Këngëtarët, poetët dhe romancierët thonë se koha me të vërtetë shëron plagët.

Por, sipas një studimi të fundit, thuhet se as një orë, madje, nuk shëron një zemër të thyer, shkruan britanikja Telegraph.

Kjo i referohet një studimi të fundit nga Universiteti i Aberdinit, ku thuhet se se të ashtuquajturit sindrom i zemrës së thyer, mund të lënë shenja fizike të cilat nuk mund të shërohen kurrë.

Studimi i financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës eksperimentoi 52 pacientë mbi katër muaj, të moshës ndërmjet 28 dhe 87 vjeç, të cilët vuajtën me atë që njihet zyrtarisht si sindrom takotsubo.

Gjendja pak e njohur u krijua fillimisht në Japoni në vitin 1990 dhe u emërua pas fjalës amtare për një tenxhere të oktapozit, e cila ka një formë unike që i ngjan një barku të majtë të thyer.

U testua momentu kur muskujt e zemrës papritmas "befasohen", duke shkaktuar që barkusha e majtë të ndryshojë formën dhe zakonisht nxitet nga "stresi intensiv emocional ose fizik", transmeton Klan Kosova. /albeu.com/

The post Studimi: Koha nuk shëron zemrën e thyer appeared first on GazetaBlic.

Si ta nxirrni gjumin e mëngjesit pa pirë kafe

Posted: 19 Jun 2017 10:38 PM PDT

Mjafton të sëmuret njëri nga pjesëtarët e famlijes, që gripi të shpërndahet te të gjithë, me radhë. Ka disa mënyra që mund ta evitoni këtë, mjafton të ndiqni disa rregulla:

1. Të pastroni tualetin sa më shpesh të mundeni, është vendi i parë nga përhapet gripi.

2. Furçat e dhëmbëve mos i mbani të gjithë në të njëjtin vend!

3. Gjatë këtyre ditëve, duhet t'i ndërroni më shpesh peshqirët dhe çarçafët e krevatëve.

4. Shmangni përdorimin e sendeve të njëri-tjetrit si telefona, kufje etj.

5. Bëni kujdes me enët shtëpiake; lani gjithçka që prekni që mos ta përcillni te tjetri.

The post Si të mos e përhapni gripin tek anëtarët e tjerë të familjes appeared first on GazetaBlic.

Hapet ekspozita me fotografi nga eksodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre

Posted: 19 Jun 2017 10:34 PM PDT

Ismail Qemali lindi më 16 janar të vitit 1844 në një nga familjet më të njohura të Shqipërisë së Jugut. Ai ishte i biri i Mahmud bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllan Pashait.

Pas shtypjes së kryengritjeve kundër Tanzimatit, Mahmud beu si ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritjeje u arrestua dhe bashkë me të vëllanë Selim pashën u burgosën në Manastir. Familja e tij u dërgua pas 15 ditësh në Selanik dhe aty ndenjën tre vjet. Në Selanik familja gjen mbështetjen e konsullit francez Eduart Grasset.

Shumë ngjarje që ndodhën në atë kohë, sollën që që Ismail Qemali të studionte në gjimnazin "Zosimea". Ismaili ishte i vetmi nxënës musliman në atë kohë dhe studioi aty greqishten e vjetër, latinishten, mori njohuri në matematikë e fizikë dhe privatisht studioi arabisht e frëngjisht. Pasi i ati lirohet nga burgu, me disa ndërhyrje të pashallarëve, Ismaili shkon për studime në Stamboll.

Në kryeqytetin e Perandorisë Otomane do të banojë në shtëpinë e Guiridli Mustafa Pashës, i cili do ta punësojë të riun në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme dhe ndërkohë do të studiojë për drejtësi.

Aqif pasha, Guvernator i përgjithshëm duke parë talentin e këtij të riu shqiptar dhe kulturën e madhe që zotëronte, e mori ndihmës drejtor të çështjeve politike. Pas Aqif Pashës do t'i shërbejë Dervish pashës dhe Kaizerli Ahmed pashës deri në vitin 1864.

Pas disa rrethanash që e shtrënguan të jepte dorëheqjen, vajti në Larisa me ftesë të ungjit të tij Ismail Rahmi pashës, guvernator i përgjithshëm i Thesalisë, i cili e bëri shef të kabinetit të tij.

Kur u bë Mid'hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë.

Kur ra Mid'hat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje la një përshtypje shumë dëmprurëse në karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mid'hat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkëpunëtor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shumë i çmuar nga qarqet qeveritare, u emërua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotësi e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe në Bejrut.

Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishterëve dhe të pjesës përparimtare të popullit. Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrëdhënieve të tija të ngushta me Mid'hat Pashën. Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua "Shuraj – devlet Azasi" në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ishte vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehtë. Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Libi. I paraqiti Abdyl Hamitit një promemorie ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave.

Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane "Piçolo", i deklaroi, se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje". Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak "Graf Wurmbrand von Brünn" nga Trieste niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri më 24 nëntor, ora 4.

The post Legjenda me emrin Ismail Qemali appeared first on GazetaBlic.

Shënohet Dita e Çlirimit të Istogut

Posted: 19 Jun 2017 10:26 PM PDT

Ish-komandantët e UÇK-së, Sylejman Selimi Sami Lushtaku, sot do të dalin para Gjykatës Supreme, e cila është shkalla e fundit e gjykatës në Kosovë.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime luftë, por që avokatet dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë provë ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish pjesëtarëve të UÇK-së që janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës.

Gjykatës Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t'i lirojë të dënuarit nga akuzat, të cilat i cilësojnë politike.

The post Sot vendoset për Sami Lushtakun e Rexhep Selimin appeared first on GazetaBlic.

Zbardhni dhëmbët brenda ditës përmes këtij përbërësi

Posted: 19 Jun 2017 10:24 PM PDT

Mjafton të sëmuret njëri nga pjesëtarët e famlijes, që gripi të shpërndahet te të gjithë, me radhë. Ka disa mënyra që mund ta evitoni këtë, mjafton të ndiqni disa rregulla:

1. Të pastroni tualetin sa më shpesh të mundeni, është vendi i parë nga përhapet gripi.

2. Furçat e dhëmbëve mos i mbani të gjithë në të njëjtin vend!

3. Gjatë këtyre ditëve, duhet t'i ndërroni më shpesh peshqirët dhe çarçafët e krevatëve.

4. Shmangni përdorimin e sendeve të njëri-tjetrit si telefona, kufje etj.

5. Bëni kujdes me enët shtëpiake; lani gjithçka që prekni që mos ta përcillni te tjetri.

The post Si të mos e përhapni gripin tek anëtarët e tjerë të familjes appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more