Skip to main content

“Gjermania tërheq trupat e saj nga një bazë ajrore në Turqi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Gjermania tërheq trupat e saj nga një bazë ajrore në Turqi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Gjermania tërheq trupat e saj nga një bazë ajrore në Turqi

Posted: 21 Jun 2017 10:00 AM PDT

Parlamenti gjerman e ka miratuar planin për tërheqjen e trupave nga baza ajrore Incirlik e Turqisë. Ky vendim erdhi pasi Ankaraja kishte refuzuar kërkesën e ligjvënësve gjermanë për të pasur qasje tek ushtarët gjermanë në atë zonë. Parlamenti ka thënë përmes një deklarate se e mbështet planin për bartjen e 280 trupave në një bazë ajrore të Jordanisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia anulon takimin me diplomatët e SHBA-së

Posted: 21 Jun 2017 09:38 AM PDT

Kremlini ka analuar një takim në mes të nënsekretarit të SHBA-së, Thomas Shannon dhe zëvendësministrit të Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Ministria e Jashtme Ruse ka cituar Ryabkov të ketë thënë, se anulimi i takimit ka qenë përgjigje ndaj sanksioneve të reja për Rusinë nga Uashingtoni. Sanksionet e reja të SHBA-së për Rusinë përfshijnë aktivitetin e 38 personave dhe kompanive ruse. Ryabkov ka thënë sot se "situata nuk është e përshtatshme për mbajtjen e raundit të ri të dialogut", i cili ishte paraparë të mbahet me 23 qershor në Shën Petersburg në Rusi. Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit në SHBA, Heather Nauert, ka thënë se takimi Shannon-Ryabkov, ka pasur për qëllim fokusimin në çështjet që përkeqësojnë marrëdhëniet diplomatike në mes të Moskës dhe Uashingtonit. Marrëdhëniet ne mes të SHBA -së dhe Rusisë janë të tensionuara, derisa Shtëpia e Bardhë ka përmendur një takim të mundshëm në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në samitin e grupit, G-20, i cili do të zhvillohet në korrik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmet kibernetike shënjestruan 21 shtete në SHBA

Posted: 21 Jun 2017 09:13 AM PDT

Një zyrtare amerikane ka thënë se hakerët e lidhur me Qeverinë ruse kanë goditur sistemet zgjedhore në të paktën 21 shtete të SHBA-së, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale më 2016. Jeanette Manfra, zyrtare e lartë për kibernetikë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ka dëshmuar të mërkurën para Komitetit të Senatit për Inteligjencë. Diskutimi në këtë komitet është fokusuar në konstatimet e intelegjencës amerikane, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA përmes sulmeve kibernetike dhe manipulimit të opinionit publik gjatë fushatës. Manfra ka thënë se numri i votave nuk është manipuluar. Ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesit demokrat, Mark Warner, se në sa vende janë vjedhur informacionet e votuesve nga këto sulme. Lidhjet e dyshuara me Rusinë e kanë përcjellë administratën Trump prej fillimit të mandatit. Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqje nga detyra vetëm një muaj pas emërimit, për shkak të kontakteve me zyrtarët rusë. Pos Komitetit të Senatit për Inteligjencë, lidhjet e dyshuara të bashkëpunëtorëve të Trumpit me Rusinë po i heton edhe FBI-ja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koalicioni i ardhshëm qeverisës synon votat e komuniteteve pakicë

Posted: 21 Jun 2017 08:02 AM PDT

Partitë e komuniteteve pakicë që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, sipas njohësve të zhvillimeve politike, do të kenë një rol mjaftë të rëndësishëm në kuadër të formimit të qeverisë së ardhshme. Ata konsiderojnë se mandatari që do të merr besimin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, krahas bisedimeve që mund të ketë me partitë politike të shumicës, përkatësisht ato shqiptare, të njëjtën kohë duhet të zhvillojë bisedime edhe ma partitë politike nga radhët e komuniteteve. Komuniteti serb, përfaqësohet me 10 deputetë në Kuvend sa kanë edhe komunitetet tjera jo serbe.  Politologu Ramush Tahiri, mendon se të gjitha partive politike nga radhët e komuniteteve iu takojnë vendet si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri, dhe në këtë drejtim, sipas tij, nuk ka kufizime e as përjashtime. "Mandatari, bisedimet i zhvillon me të gjitha partitë politike, në mënyrë të barabartë, varësisht nga interesi që ka dhe numrave që i duhen. Pra, pa marrë parasysh a janë parti të komuniteteve jo shumicë apo janë parti shqiptare", tha Tahiri. Në opinion, sipas Ramush Tahirit, është krijuar një perceptim se nëse krijohet koalicioni me votat e Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera nuk është shumë e ndershme. "Në opinion është krijuar bindja që duhet njëherë të sigurohen numrat e shumicës shqiptare edhe mandej të bisedohet me komunitete. Ky është një qëndrim jo i drejtë, sepse të gjitha komunitetet janë qytetarë të barabartë të Kosovës dhe i kanë të drejtat e barabarta, pavarësisht prej përkatësisë së tyre etnike. Për atë është parim që të bisedohet barabartë me secilin varësisht nga kërkesa dhe oferta", tha Tahiri. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se minoritetet janë faktor konstituiv i shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, por vendimet dhe koalicionet nuk mund të kushtëzohen nga pakicat. "Do t'i respektojmë. Ideale do të ishte që të mos kishim varshmëri nga minoritetet, për hir edhe të vet interesave të komuniteteve. Por, do të jenë pjesë integruese e një procesi kushtetues, të respektimit të një rezultati zgjedhor. Në të njëjtën kohë, të kemi edhe një përfshirje sa më të gjerë të faktorëve politikë të cilët janë të Kosovës, në emër të interesave të qytetarëve", ka deklaruar Veseli, duke shtuar se roli i komuniteteve duhet të shihet si pozitiv, 'por vendimmarrja do të duhet të jetë produkt i Kosovës'. Ndërkaq, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjell Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se është e qartë që serbët do të marrin pjesë në formimin e Qeverisë së re në Kosovë, dhe se sipas tij, pa ata Qeveria nuk do të mund të formohet. Duke iu referuar sidomos Listës Serbe, e cila po shihet me dyshime nga pjesa më e madhe e spektrit politik për shkak të varshmërisë që e ka nga Beogradi zyrtar, Nojkiq tha se kjo Listë, e cila do t'i ketë 9 ulëse në Kuvend mund të sjell probleme për koalicionin e ri. "[Ata ] do të paraqesin kushte si deri tash – krijimi i Asociacionit. Tani gjithashtu mundohen edhe për vendet tjera krahas dy ministrive. Besoj që shumica e përfaqësuesve të shqiptarëve nuk do të lejojnë që të varën shumë nga serbët. Ata mund të jenë pjesë e një qeverie dhe shumicës, por jam i sigurt që nuk do të lejohet që nga ata të varet fati i ligjeve apo çështjeve tjera pa marrë parasysh a është kryeministër Haradinaj apo Kurti. Jam i sigurt që do të mundohen që t'u ikin shantazheve të serbëve", tha Nojikiq. Duke qenë fituese, në raport me subjektet tjera politike nga komuniteti serb, Lista Serbe, e cila pretendon se i ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës, i ka dërguar mesazhe Qeverisë së ardhshme të Kosovës, se asnjë ndryshim kushtetues nuk do të mund të bëhet pa harmonizimet me këtë subjekt politik. Nga gjashtë subjektet politike serbe, sa kanë garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe, besohet se ka fituar 9, kurse Partia e Pavarur Liberale një ulëse në Kuvend. Komuniteti serb ka 10 ulëse të garantuara në Kuvend si dhe dy poste ministrore dhe disa poste nën-ministrore në Qeveri. Ndërhyrjet e Beogradit gjatë fushatës në zonat e banuara me serbë në mbështetje të Listës Serbe, janë potencuar nga diplomatët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian, si cenim i besueshmërisë së procesit të votimit në këto mjedise. Sidoqoftë, Lista Serbe, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, pavarësisht se cili bllok politik nga forcat politike shqiptare do ta formojnë Qeverinë e ardhshme, pritet të jetë pjesë e Qeverisë, sikurse edhe pakicat tjera joserbe. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

The Beatles "arrijnë" në Siberi

Posted: 21 Jun 2017 07:34 AM PDT

Në kampusin e një universiteti të Siberisë, është vendosur një skulpturë e re që paraqet parakalimin e anëtarëve të grupit The Beatles, rrugën e famshme Abbey të Londrës. Kjo pamje ka qenë në kopertinën e albumit "Abbey Road", të  po këtij grupi. Skulptura është vendosur në kampusin e Universitetit Shtetëror Tomsk. Skulptura e realizuar nga artisti lokal Anton Gnedykh, shënon nisjen e regjistrimeve për vitin e ri akademik, është thënë në faqen e këtij universiteti. Në këtë skulpturë shihen katër anëtarët e grupit britanik - John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr, sikur po shkojnë drejt ndërtesës kryesore të universitetit. Vendkalimi i këmbësorëve në rrugën Abbey u shfaq në kopertinën e albumit të grupit The Beatles, në vitin 1969. Ky vend më pas u shtua në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të Britanisë së Madhe më 2010.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 100 mijë raste në vit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë

Posted: 21 Jun 2017 07:12 AM PDT

Në Kosovë, gjatë vitit, sipas të dhënave aktuale, infektohen me sëmundje ngjitëse rreth 100 mijë njerëz. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, numri i rasteve të reja që infektohen me sëmundje ngjitëse, është rreth 6 mijë në 100 mijë banorë. Këto shifra i ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. Infektologët në vend thonë se stina e verës është ajo që zakonisht sjell shpërthime epidemike të sëmundjeve të caktuara. Sali Ahmeti infektolog, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë ethet e minjve si dhe ethet hemorragjike krime-kongo, që shfaqen nga pickimi i rriqrave, sëmundjet me të cilat janë duke u përballur këto ditë. Tashmë një person ka vdekur nga ethet e minjve, derisa dy persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare si të dyshuar për ethe hemorragjike, krime-kongo. "Kosova është vend endemik, me mundësinë e shpërthimeve epidemike nga ethet hemorragjike. Me shpërthime epidemike të herë pas hershme lajmërohen këto shpërthime, zakonisht çdo tre katër vite", thotë Ahmeti. "Në raport me vitet e kaluara, këtë vit kemi filluar të kemi raste më të shpeshta me ethet e minjve apo sindromin veshkor. Janë katër raste që janë prekur, derisa një ka përfunduar me vdekje", thekson ai. "Me ethe hemorragjike, krime kongo, kemi raste të dyshura ku po trajtohen, por fatmirësisht nuk ka të vdekur këtë vit. Këto janë sëmundje me mundësi shpërthimi epidemik", nënvizon Ahmeti. Ndërkaq tek fëmijët, sëmundja më e shpeshtë ndër vite, që ka shënuar edhe shpërthim epidemik, është diarreja. Kështu thotë Muharrem Avdiu, pediatër, njëherësh drejtor i Klinikës Pediatrie në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas tij, vetëm gjatë natës mes 20 dhe 21 qershorit, janë shënuar 5 raste të cilat janë hospitalizuar nga diarreja. Kjo sipas Avdiut është shënjë se kjo sëmundje po avancon. "Sindromën akute diareale e kemi të pranishme. Në fillim të stinës së verës, kjo sëmundje lajmërohet dhe situata ka ndryshuar për të keq. Konsiderojmë se deri kah mesi i korrikut sëmundja do të jetë shumë e pranishme. Ditëve të fundit ne e kemi repartin plot", thekson Avdiu.  Sëmundja e diarresë po e përcjell Kosovën çdo vit, thotë ai. "Diarreja është problem i përsëritshëm akoma në Kosovë, përkundër përmirësimit të kushteve jetësore. Nuk është situata e vrazhdë si viteve paraprake, por që është evidente", ka thënë Avdiu. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, epidemiologia Pranvera Kaçaniku Gunga, thotë se sëmundjet ngjitëse raportohen në këtë institucion dhe ky i fundit ka mundësi menaxhimi, pasi laboratorët, sipas saj, i identifikojnë sëmundjet brenda 24 orësh. "Çdo sëmundje e cila raportohet brenda 24 orëve bashkë me mostrën e sëmundjes, i menaxhojmë dhe ofrojmë rezultatin brenda 24 orëve. Çdo vit ne regjistrojmë rreth 100 mijë raste të sëmundjeve ngjitëse. Institucionet shëndetësore janë të obliguara me ligj t'i raportojnë sëmundjet në institucionin tonë. Andaj, mund të them se viteve të fundit nuk kemi pasur shpërthime të mëdha epidemike të ndonjë sëmundjeje të caktuar", thotë Gunga. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka theksuar ajo, është në gjendje që brenda 24 orëve të sigurojnë konfirmimin laboratorik, pas mostrave të marra për rastet e dyshuara. "Për këtë verë janë raportuar ethet hemorragjike, diarreja, e që janë karakteristike për sezonin e verës", ka thënë Gunga. Sido që të jetë, Kosova në vitet e fundit ka raportuar si shpërthim epidemik edhe tulareminë. Sëmundja ngjitëse përhapet nga ndotja e ujit dhe kafshët e infektuara kryesisht brejtësit, të cilat kontaminojnë ushqimin dhe ujin e pijshëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: BE-ja pret zgjedhjen e një prokurori të pavarur nga politika

Posted: 21 Jun 2017 06:52 AM PDT

Bashkimi Evropian pret nga autoritetet e Maqedonisë zgjedhjen e një prokurori të ri, të pavarur dhe me integritet të lartë dhe si cili do të jetë i aftë të përballet me sfidat në gjyqësor. Shefi i zyrës së BE-së në Shkup, ambasadori Samuel Zbogar tha se gjyqësori në maqedoni duhet të depolitizohet. "Qëllimi i të gjitha reformave që kërkohen nga BE-ja kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri shtetëror i takon Kuvendit. Ne si Bashkim Evropian shpresojmë se ai personalitet të jetë i pavarur, profesionalist i përgatitur, me autoritet dhe kredibilitet që të mund të udhëheq këtë institucion të rëndësishëm", ka deklaruar ambasadori Zhbogar. Qeveria e Maqedonisë ka dërguar në Kuvend propozimin për shkarkimin e prokurorit aktual, Marko Zvrlevski, një nga personalitetet më të kritikuara për shkak të lidhjeve me ish- pushtetin e Nikolla Gruevskit. Zvrlevski është përmendur edhe në atë që njihet si aferë e përgjimeve duke biseduar me zyrtarë të lartë të qeverisë për kurdisjen e proceseve gjyqësore ndaj kundërshtarëve të qeverisë. Zyrtari i BE-së ka thënë se Bashkimi Evropian pret gjithashtu zbatimin e reformave me prioritet për vazhdimin e procesit të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. "Ne asnjëherë nuk kemi përmendur se shtatori është afati i fundit për qeverinë kur duhet t'i dorëzojë këto reforma pasi për disa prej tyre kërkohet më shumë kohë siç janë sundimi i ligjit dhe gjyqësori në përgjithësi", është shprehur ambasadori Zbogar gjatë një vizite punë në Ohër. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Departament i veçantë për lëndët e Prokurorisë Speciale

Posted: 21 Jun 2017 05:34 AM PDT

Ekspertët juridikë në Maqedoni thonë se në rastet kur mungojnë numrat në Parlament, për të marrë vizë vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale Publike, atëherë për t'i mundësuar këtij institucioni të vazhdojë hetimet që ndërlidhen me përfshirjen e ish-zyrtarëve të lartë të vendit në aktivitete kriminale, zgjidhja më e mirë në bazë të ligjit është ngritja e një departament të veçantë në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme. Në bazë të ligjit që u themelua Prokuroria Speciale Publike, ky institucion ka pesë vjet afat t'i përfundojë procedurat para gjykatave për të cilat tanimë ka dorëzuar aktakuza, përderisa afati për të ngritur aktakuza skadon në fund të këtij muaji. Prokuroja Speciale Katica Janeva ka kërkuar nga shumica e re parlamentare të fshijë, ndryshojë apo anulojë nenin e ligjit që kufizon në afat kohor ngritjen e akuzave të Prokurorisë Speciale, siç ka theksuar ajo, për t'i mundësuar këtij institucioni që deri në fund t'i hetojnë veprat penale të cilat ndërlidhen me bisedat e përgjuara. Por, kjo kërkesë duket e pamundur për tu realizuar sepse për të pësuar ndryshime ligji në fjalë, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, përkatësisht nevojiten votat edhe të VMRO-DPMNE-së, për zyrtarët e së cilës parti "specialja" zhvillon hetime. Jovan Tërpenoski për Radion Evropa e Lirë thotë se është e pamundur që deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë pro vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale Publike, sepse vota pro "speciales" do të thotë një hap drejt burgut. Tërpenoski thotë zgjidhja më e mirë në këto rrethana është krijimi i një departamenti special në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme, i do të drejtohej po nga i njëjti ekip që aktualisht është në Prokurorinë Speciale. "Është joreale, që të shpresohet se partia, zyrtarët e së cilës duhet të shkojnë pas grilave, të votojë pro vazhdimit të punës së këtij institucioni. Më reale është opsioni i dytë, që Prokuroria Speciale të funksionojë si departament i veçantë në kuadër të Prokurorisë së Përgjithshme me të njëjtën ekip dhe të njëjtat kompetenca, duke hetuar të gjitha lëndët për të cilat ka indice se struktura të caktuara udhëheqëse kanë shpërdorë pozitën", thotë Tërpenoski. Ekspertët juridikë njëherësh nënvizojnë se në asnjë mënyrë pengesat juridike për funksionimin e Prokurorisë Speciale nuk duhet të pamundësojnë vazhdimin e hetimeve sepse krimi paraqet "gangrenë për shoqërinë" dhe si i tillë duhet të çrrënjoset deri porën e fundit. Osman Kadriu, ish-gjykatës, thotë se Prokuroria Speciale Publike kishte shumë obstruksione në punën e saj dhe do të vazhdojë të ketë edhe në të ardhmen nëse nuk realizohen reforma rrënjësore në tërë sistemin gjyqësor. Kadriu zgjidhjen e sheh në krijimin e një Gjykate Speciale me karakter ndërkombëtar, e cila do të procedonte lëndët e ngritura nga Prokuoria Speciale. "Kjo që ndodh aktualisht në sistemin gjyqësor, mund të them vetëm nën thonjëza se është normale sepse aspak nuk është normale. Kemi të bëjmë me një bllokim apo frenim total nga ana e gjykatave në drejtim të zbardhjes së rasteve të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike. Kështu si rrjedh puna në sistemin gjyqësor, pa pasur ndryshime rrënjësore, epilogu i fundit mund të jetë negativ për Prokurorinë Speciale, rreth asaj se do të shpallet vendim gjykues ose lirues për të akuzuarit e speciales nën preteksti se mungojnë provat", thotë Kadriu. Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike u themelua si rezultat o marrëveshjes së katër partive politike VMRO-DPMNE, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, të njohur si Marrëveshja e Përzhinos, pas çka me shumicë absolute, deputetë i dhanë vizë miratimit të ligjit për themelimin e Prokurorisë Speciale në shtator të vitit 2015, ndërkohë që ky institucion u formua tre muaj më vonë, përkatësisht në dhjetor të vitit 2015. Deri në fund të këtij muaji, Prokuroria Speciale Publike ka paralajmëruar se do të ngreh të paktën 15 raste, padi të reja, deri në fund të muajit kur edhe përfundon afati i Prokurorisë Speciale për të ngritur aktakuza.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministrja May ia paraqiti Mbretëreshës legjislacionin për Brexit

Posted: 21 Jun 2017 05:28 AM PDT

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ia ka paraqitur sot legjislacionin e ri të propozuar për përgatitje të daljes "së lehtë dhe të rregullt" të Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit). Mbretëresha Elizabeth II sot e ka paraqitur programin legjislativ të qeverisë për dy vitet e ardhshme gjatë fjalimit të saj në parlament. Tetë prej 27 legjislacioneve që u përmendën në këtë fjalim, kishin të bënin me procesin Brexit, përfshirë legjislacionin e propozuar për konvertimin e rregullave të BE-së në ligje britanike, pasi Britania të largohet nga BE-ja. Sot gjatë fjalimit të Mbretëreshës, nuk është përmendur vizita e propozuar e presidentit amerikan, Donald Trump, në Britani, më vonë këtë vit. Ministrat thanë se arsyeja ishte se ende nuk është caktuar data. Këtë javë, negociatorët britanikë dhe të BE-së i kanë filluar bisedimet lidhur me largimin e Britanisë. Parashihet që ky largim të bëhet në fund të marsit të vitit 2019. Referendumi për dalje nga BE-ja u mbajt në qershor të vitit të kaluar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi i ndanë ambasadorit Khalilzad medaljen “Urdhri i Pavarësisë”

Posted: 21 Jun 2017 04:13 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad me medaljen "Urdhri i Pavarësisë", për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ambasadori Khalilzad, ka theksuar Presidenti Thaçi, njihet në Kosovë si ambasador i presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, si mbështetës i madh i aspiratës së popullit të Kosovës për liri, barazi dhe drejtësi. "Ambasadori Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës së Këshillit të Sigurimit nga SHBA-ja. Edhe ai, sikurse presidenti Bush, tha se 'enough is enough' dhe se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritej pafundësisht në Këshillin e Sigurimit. Prandaj, mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje e popullit të Kosovës për angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës", u shpreh Presidenti Thaçi. Ndërsa, ambasadori Khalilzad tha se ishte kthyer në Kosovë pas 10 vjetësh dhe po i sheh të gjitha arritjet që ka bërë populli dhe lidershipi i Kosovës. "Isha në Kosovë 10 vjet më parë si pjesë e Misionit të gjetjes së fakteve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jam i kënaqur që jam kthyer 10 vjet më vonë dhe po shoh të gjitha arritjet që ka bërë populli dhe lidershipi i Kosovës. Kosova është e pavarur dhe ka krijuar institucione të shkëlqyera", tha ai.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Bashkëshorti i Mbretëreshës u pranua në spital

Posted: 21 Jun 2017 03:51 AM PDT

Princi Philip, bashkëshort i Mbretëreshes Elizabeth II, është pranuar në spital për shkak të infekcionit, ka njoftuar sot Pallati Mbretëror. Princi Philip, i njohur edhe si Duka i Edinburgut, është pranuar mbrëmë në një spital, si masë parandaluese dhe ka disponim të mirë, ka njoftuar Pallati Mbretëror. Phlip, 96 vjeçar, aktualisht pat thënë se tërhiqet nga ngjarjet publike. Në të kaluarën ai ka pasur probleme me sëmundje të zemrës. Pranimi i tij në spital do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë gjatë fjalimit të sotëm të Mbretëreshës, në të cilin ajo e ka paraqitur agjendën legjislative të qeverisë. Në vend të babait të tij, në këtë fjalim ishte i pranishëm, Princi Charles, trashëgimtar i fronit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Sanksionet kundër Rusisë hasin në pengesë

Posted: 21 Jun 2017 02:37 AM PDT

Liderët e Senatit të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Dhomës Përfaqësuese që të votojnë për legjislacionin e Senatit për imponimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë, përkundër faktit se kjo masë ka hasur në pengesë në këtë dhomë. Kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, John McCain, tha se Dhoma Përfaqësuese duhet të votojë sa më shpejtë që të jetë e mundur për këtë legjislacion, me të cilin i jepet përgjigje përzierjes ruse në zgjedhjet amerikane, duke parashikuar se masa do të kalojë bindshëm në Dhomë, ashtu siç kaloi javën e kaluar në Senat. "Të gjithë ne e dimë se rusët janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet tona", tha McCain, dhe ka shtuar se "janë bërë gjashtë muaj dhe ne nuk kemi bërë asgjë". Por, në vend se të shfrytëzohet momenti pozitiv i krijuar me votimin bindës në Senat, me 98 për dhe vetëm 2 vota kundër, për pakon gjithëpërfshirëse të sanksioneve, udhëheqja republikane këtë legjislacion e ka dërguar për rishqyrtim në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese. Për më tepër, liderët e Dhomës thanë se është zbuluar një problem në këtë legjislacion: ai e shkel kërkesën në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara se çfarëdo legjislacioni, i cili i shton të ardhurat për Qeverinë, duhet ta ketë origjinën në Dhomë. Kjo e metë kushtetuese do të thotë se legjislacioni mund të dërgohet përsëri në Senat, ku dispozitat e tij për rritje të të ardhurave, që nuk janë identifikuar, duhet të largohen nga teksti, e pastaj të dërgohet në Dhomën Përfaqësuese për votim. Demokratët kanë sugjeruar se republikanët kanë shtruar çështje procedurale për ta ndalur legjislacionin për shkak të lojalitetit ndaj presidentit, Donald Trump, administrata e të cilit e ka kritikuar pakon e sanksioneve se është potencialisht shumë kufizuese për Rusinë. Lideri demokrat në Senat, Chuck Schumer, tha se republikanët në Dhomën Përfaqësuese duhet ta kalojnë këtë legjislacion "sa më shpejtë që të jetë e mundur". "Përgjigjja ndaj sulmit rus në demokracinë tonë duhet të jetë çështje dypartiake, e cila i bashkon demokratët dhe republikanët në Senat dhe Dhomë", tha Schumer. Senatori tjetër demokrat, Dick Durbin, tha se "republikanët në Dhomë janë pak të nxehtë, ndërsa Shtëpia e Bardhë është e ftohtë sa u përketë sanksioneve ruse". Anëtari i njohur i Dhomës Përfaqësuese, demokrati Eliot Engel, tha se është i shqetësuar se vonesa do t'i mundësojnë administratës Trump zbutjen e legjislacionit. Por, kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, republikani Bob Corker, tha se beson se ekziston "interes i fuqishëm" në Dhomën Përfaqësuese për miratimin e legjislacionit për sanksionet ruse, që është i ngjashëm me atë që kaloi në Senat. "Unë nuk dëshiroj në asnjë mënyrë të deklaroj se si ata duhet të veprojnë duke e bërë punën e tyre", tha Corker, dhe ka shtuar se "ata nuk veprojnë kështu me ne". AshLee Strong, zëdhënëse e kryesuesit të Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, tha se zoti Ryan beson se Kongresi duhet të bëjë më tepër për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse. Ajo tha se "ne do të përcaktojmë rrugën e lëvizjes përpara në Dhomë", pasi Komiteti i Punëve të Jashtme ta përfundojë rishqyrtimin e legjislacionit. Kryesuesi i këtij komiteti, Ed Royce, ka thënë se po punon në ndërtimin e mbështetjes dypartiake për sanksione, për shkak të asaj që ai i cilësoi si "aktivitete të rrezikshme të Rusisë" gjatë zgjedhjeve amerikane. Por, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka ofruar pak mbështetje për legjislacionin e Senatit. Gjatë një dëshmie javën e kaluar në Kongres, ai tha se administratës Trump i duhet "fleksibilitet për harmonizim të sanksioneve, që t'i plotësojnë nevojat për atë që gjithnjë është një situatë diplomatike në zhvillim". Tillerson ka sugjeruar se sanksionet e tepruara agresive mund të çojnë që Moska t'i ndërprejë bisedat e premtuara potencialisht me Uashingtonin. Pakoja e sanksioneve e miratuar në Senat, synon kritikën e ashpër ndaj Rusinë për atë që agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë konkluduar se ishte fushatë sekrete për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, për ta favorizuar Trumpin. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Jambon: Është evituar një sulm serioz në Bruksel

Posted: 21 Jun 2017 02:32 AM PDT

Ministri i brendshëm i Belghjikës, Jan Jambon, thotë se është evituar një sulm serioz, pasi një sulmues vetëvrarës i dyshuar, që kishte planifikuar eksplodimin e një bombe të madhe, ka shkaktuar vetëm një shpërthim të vogël mbrëmë vonë në stacionin hedhurudhor qendror në Bruksel. "Ai kishte planifikuar eksplodimin e bombës së madhe, por në fund ishte një eksplodim i vogël, ndaj të cilit ushtarët reaguan menjëherë", tha ministri i brendshëm Jambon, dhe ka shtuar se "diçka shumë më e keqe është evituar". I dyshuari ka vdekur pasi ishte qëlluar nga policia. Prokurorët federalë të Belgjikës thanë se konsiderojnë se ky ishte sulm terrorist. Raportet në media në të cilat është cituar një burim i paidentifikuar, thanë se bomba e cila kishte dështuar të eksplodojë plotësisht, ishte e mbushur me gozhda dhe ishte e ngjashme me një pajisje që është përdorë në sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në metron e qytetit, në mars të vitit të kaluar, me ç'rast u vranë 32 vetë. I dyshuari është identifikuar si mashkull 37 vjeçar nga lagjja Molenbeek në Bruksel, kanë raportuar mediat e Belgjikës. Molenbeek e ka një popullatë të madhe imigrante dhe në të kanë banuar disa persona të involvuar në sulmet e Shtetit Islamik në Paris dhe Bruksel, në vitet 2015 dhe 2016. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afrim i rrezikshëm i aeroplanit rus me atë amerikan

Posted: 21 Jun 2017 12:46 AM PDT

Një aeroplan luftarak rus dhe një aeroplan vëzhgues amerikan, kanë fluturuar rrezikshëm afër njëri-tjetri këtë javë mbi Detin Baltik, gjatë një ballafaqimi, të cilin ushtria e Shteteve të Bashkuara e konsideroi "jo të sigurt". Aeroplani rus e ka interceptuar aeroplanin amerikan të spiunimit, të tipit RC-135, pardje, derisa fluturonte në hapërisën ndërkombëtare, ka thënë një zëdhënëse e Pentagonit. Sipas saj, aeroplani amerikan nuk ka bërë asgjë që do të mund e provokonte sjelljen ruse. Kjo zëdhënëse nuk i ka konfirmuar raportet në mediat amerikane se të dy aeroplanët ishin afër në 1.5 metër larg njëri-tjetrit. Ky ballafaqim, që ka ndodhur 40 kilometra nga rajoni i Kaliningradit, është konsideruar "jo i sigurt" për shkak se pilotët rusë kishin "kontroll të dobët të aeroplanit dhe shkallë të lartë të shpejtësisë përmbyllëse", kumtoi ushtria amerikane. Ministria e mbrojtjes e Rusisë e ka kontestuar përshkrimin amerikan, duke thënë se aeroplani i Shteteve të Bashkuara bëri lëvizje "provokuese" kah aeroplani luftarak rus i tipit, Su-27. Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur disa incidente të këtilla ndërmjet aeroplanëve luftarakë aemrikanë dhe rusë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova shkon në zgjedhje lokale më 22 tetor

Posted: 21 Jun 2017 12:36 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 22 tetor 2017, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Këtë vendim, Thaçi e mori pas një takimi konsultativ me partitë politike, ku kryesisht u propozua data 22 tetor për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi. Përfaqësuesit e partive politike kanë preferuar që zgjedhjet komunale të mbahen brenda afatit kushtetues dhe, siç u tha, "mundësisht në një mot sa më të mirë, për të mos hyrë në stinën e dimrit". "Zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale mbahen ditën e diele për çdo katër vite. Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se tridhjetë ditë pas përfundimit të mandatit", tha Thaçi. Edhe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shpreh e gatshme të organizojë zgjedhjet e rregullta për organet vetëqeverisëse lokale dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Ato pritet të prodhojnë kryetarët e rinj të komunave dhe përbërjet e reja të asambleve komunale. Viti 2017, po cilësohet si vit i zgjedhjeve në Kosovë. Më 11 qershor, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga të cilat pritet që të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, i cili më pas pritet ta votojë edhe formimin e Qeverisë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga sulmi ajror i koaliconit në Siri është vrarë një klerik i IS-it

Posted: 20 Jun 2017 11:43 PM PDT

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka konfirmuar se kleriku i lartë i vetëshpallur i këtij grupi, Turki Binali, është vrarë aktualisht nga një sulm ajror në Siri. "Forcat e koalicionit e kanë vrarë të vetëshpallurin myftiun e madh ose klerikun kryesor të IS-it, Turki Binali, gjatë një sulmi ajror më 31 maj, në Majadin në Siri", ka njoftuar dje koalicioni. Aktivistët dhe mbështetësit e Shtetit Islamik patën raportuar në atë kohë për vdekjen e Binalit, por deri tash nuk ka pasur konfirmim zyrtar. Ky klerik nga Bahrejni ishte njëri prej predikuesve më të dukshëm të Shtetit Islamik dhe rregullisht paraqitej në videot propaganduese të këtij grupi ekstremist.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A do të ketë Qeveria e ardhshme më pak ministri?

Posted: 20 Jun 2017 11:37 PM PDT

Kosova në vazhdimësi kishte Qeveri me më shumë ministri sesa që i nevojiten ekzekutivit të një vendi të vogël, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, numri i madh i ministrive dhe stafit qeveritar, krijon shpenzime të panevojshme buxhetore. Andaj, ata u sugjerojnë subjekteve politike të cilat do ta formojnë Qeverinë e re në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e 11 qershorit, që të zvogëlohet numri i ministrive dhe stafit qeveritar. Qeveria e madhe, nënvizojnë ata, do të ishte barrë për buxhetin e Kosovës, si një vend me buxhet edhe ashtu të varfër. Kabineti i Qeverisë në largim, përbëhet nga kryeministri, tre zëvendëskryeministra, 20 ministri, përfshirë këtu dy ministra pa portofol dhe rreth 50 zëvendësministra. Secila nga ministritë ka 2, eventualisht 3 zëvendësministra. Visar Rushti, analist i politikave në Institutin për Studime të Avancuara "GAP", tha se krijimi i ministrive, emërimi i ministrave dhe zëvendësministrave është kryekëput çështje e marrëveshjeve të partive politike rreth koalicionit qeveritar dhe nuk bazohet në ligj apo në aprovim të numrit të dikastereve qeveritare nga Kuvendi. Sipas një analize të këtij Instituti, Qeveria e Kosovës mund të funksionojë vetëm me 13 ministri. "Partitë politike që do të përfaqësohen në Kuvend dhe do të krijojnë Qeverinë e re, do duhej të bënin një program dhe do duhej të bënin një sistemim të personave në ministri vetëm për një numër prej 12 ministrive dhe nuk duhet që çdo ministri të ketë nga dy zëvendësministra", tha Rushiti për Radion Evropa e Lirë. Edhe përfaqësues të Lëvizjes "Fol", konsiderojnë se numri i ministrive dhe zëvendësministrave është në disproporcion të madh me numrin e banorëve, respektivisht me nevojat e popullatës. Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në këtë Lëvizje, thotë se vullneti për nga përbërja e ardhshme qeverisëse duhet të fillojë nga zvogëlimi i kabinetit qeveritar. "Në Kosovë është krijuar traditë, që është akomodim i njerëzve në pozita të larta. Tash e sa vite në secilin mandat, sa më i madh të jetë koalicioni qeverisës, aq më e madhe bëhet Qeveria për të akomoduar secilin ortak apo partner në Qeveri", shprehet Zulfaj për Radion Evropa e Lirë. Qeveria, sipas shoqërisë civile, duhet të krijojë një mekanizëm i cili do të rishikojë arsyeshmërinë e funksionalitetit të ministrive dhe zëvendësministrave. Visar Rushiti, thotë se akomodimet e tilla politike nuk janë funksionale dhe janë të kushtueshme për buxhetin. "Në bazë të analizave që kemi bërë vetëm nga kabinetet, nëse nuk ekzistojnë 19 ministri, por 13 ministri, vetëm nga pjesa politike e këtyre gjashtë ministrive kursehen 3.6 milionë euro", thotë Rashiti. Formimi i një Qeverie të mbingarkuar, të panevojshme dhe me paga të larta për zyrtarët, thotë në anën tjetër Jeton Zulfaj, tregon se nuk është prioritet efikasiteti dhe kursimi i parasë publike. "Deri më tash, kemi parë se të gjithë kanë synuar që të rehatojnë njerëzit e tyre të cilët në forma të ndryshme kanë sjell vota për subjektet politike", thotë Zulfaj. Numri i madh i institucioneve të administratës publike dhe të punësuarave në të, vazhdimisht është kritikuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lavrov i akuzoi SHBA-të për “rusofobi”

Posted: 20 Jun 2017 11:21 PM PDT

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka dënuar sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të shpallur dje, kundër 38 personave, që luftojnë dhe i mbështesin separatistët në pjesën lindore të Ukrainës. "Në asnjë mënyrë kjo nuk ndihmon në përmirësimin e atmosferës", tha Lavrov mbrëmë në Moskë, dhe ka shtuar se "sanksionet janë imponuar pa arsye të dukshme". "Mund të shpreh keqardhje e asgjë tjetër për këtë mani rusofobike të kolegëve tanë amerikanë", tha Lavrov, duke vlerësuar se "kjo shkon përtej të gjithë kufijve". Administrata e presidenti amerikan, Donald Trump, dje ka shpallur sanksione të reja. Dje, po ashtu, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është takuar me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, në takimin e tyre të parë ballë për ballë. Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet janë të parapara për "të mbajtur presion kundër Rusisë për të punuar kah një zgjidhje diplomatike" në Ukrainë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA e ka rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të prodhimit iranian në Siri

Posted: 20 Jun 2017 11:09 PM PDT

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se dje e ka rrëzuar një fluturake pa ekuipazh të prodhimit iranian, e cila lëvizte afër forcave amerikane në një kazermë në pjesën juglindore të Sirisë. Pentagoni tha se aeroplani luftarak amerikan i tipit, F-15, duke fluturuar mbi territorin e Sirisë, ka shtënë kundër fluturakes pa ekuipazh, Shaheed 129, pasi ajo ka treguar qëllime armiqësore dhe avanconte kah forcat e koalicionit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se kjo fluturake ishte e prodhimit iranian dhe i kishte "krihët e pistë", që do të thotë se ishte e armatosur. Ky incident ndodhi derisa Rusia përsëri ka protestuar kundër aksioneve të përsëritura të Shteteve të Bashkuara kundër forcave aleate të regjimit të Sirisë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, ka tërhequr vërejtjen se incidentet mund të jenë "shumë të rrezikshme" dhe të shkaktojnë përshkallëzim të luftës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bruksel: I dyshuari për "sulm terrorist" është vrarë nga policia

Posted: 20 Jun 2017 10:30 PM PDT

Ushtarët e kanë qëlluar një të dyshuar në qendër të Brukselit në Belgjikë, pas një eksplodimi të vogël në një stacion hekurudhor mbrëmë vonë. Ekipi i specializur i policisë për bomba e ka kryer një shpërthtim të kontrolluar të jelekut me bombë, të cilin i dyshuari e kishte në Stacionin Qendror dhe ishte kontrolluar për të parë nëse ai kishte gjëra të tjera të rrezikshme, ka raportuar rrjeti VTM. Autoritetet e evakuuan stacionin. Duket se askush tjetër nuk është plagosur, pos të dyshuarit, dhe dëmet nga shpërthimi ishin të kufizuara. Zyra e prokurorit të Brukselit njoftoi se duket se është penguar një "sulm terrorist". I dyshuari është konfirmuar i vdekur nga policia. Policia e Brukselit ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte "një incident me një individ në stacion dhe se situata është nën kontroll".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more