“Artistët ferizajas kërkojnë të mbrohen dhe tu jepen në shfrytëzim objektet e vjetra të ish gjimnazit të parë në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press
“Artistët ferizajas kërkojnë të mbrohen dhe tu jepen në shfrytëzim objektet e vjetra të ish gjimnazit të parë në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press |
- Artistët ferizajas kërkojnë të mbrohen dhe tu jepen në shfrytëzim objektet e vjetra të ish gjimnazit të parë në Ferizaj
- Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Nishanin, e uron për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri
- Këto vende do mbesin pa rrymë ditëve në vijim
- Kompanitë hungareze shfaqin interesim për trajtimin e ujërave të zeza
- BIK-u pranon lëshimin e bërë për rastin “Lavdrim Muhaxheri” në Kaçanik
- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
- Rrahje mes dy grupeve në Kaçanik, pesë të lënduar
- Veç edhe dy muaj afat për falje të borxheve
- Asnjë dënim kundër keqpërdoruesve të Testit të Maturës
- Khalilzad: Kosova është në rrugën e duhur (Video)
Posted: 27 Jun 2017 10:02 AM PDT Komuniteti i artistëve dhe pedagogëve të artit kërkon të marr në mbrojtje dhe mirëmbajtje ish ndërtesën e gjimnazit dhe ish konviktit të nxënësve. Komuniteti i artistëve dhe pedagogëve të artit në Ferizaj përmes një kërkese sot i janë drejtuar qeverisë komunale të Ferizajt që tu japë në shfrytëzim ish ndërtesën e gjimnazit të vjetër (të ndërtuar në vitin 1928) dhe ish konviktin e nxënësve (i ndërtuar në vitin 1934) Në këtë kërkesë kërkohet që këto objekte të ridestinohen dhe të kalojnë në shfrytëzim si shkollë e mesme e arteve. Artistët ferizajas kërkesën e kanë bazuar edhe në vlerën kulturore të këtyre objekteve si dhe nevojën e këtij komuniteti për objekte bazuar ne vlerën kulturore të tyre e sidomos për lokalitetin ku gjendet, pasi të gjitha ndërtesat që kanë të bëjnë më artin dhe kulturën ferizajase gjendet në afërsi dhe rreth këtyre objekteve. “Nga ky këndvështrim optimist, një objekt i përhershëm që plotëson kërkesat dhe nevojat për nxënës dhe pedagogë të këtij institucioni edukativ, padyshim se mund të jetë objekti I vjetër (1934), i gjendet në Rr. Ramadan Rexhepi, përballë Qendrës së Kulturës në Ferizaj, (shih foton). Ne si komunitet i artistëve, bashkë me pedagogët e shkollës, artistët e lirë etj, e shtrojmë këtë kërkesë me shpresë që të hasim në mirëkuptim, fillimisht që ky objekt të mos rrënohet, e pastaj të destinohet si Shkollë e Mesme e Arteve në Ferizaj. Një gjë që është më se e domosdoshme të thuhet se ky objekt është afër Teatrit të Qytetit, afër Qendrës së Kulturës, afër Galerisë së Arteve, afër Muzeut të Qytetit, Kinemasë së Qytetit, Qendrës Rinore etj për të cilat më së shumti ka nevojë Shkolla e Mesme e Arteve për promovime dhe organizime” thuhet mes tjerash në kërkesën e nënshkruar nga artistët dhe pedagogët e artit në Ferizaj. Kjo Iniciativë vije nga një grup artistësh nga tri fushat e artit: figurativ, muzikor dhe dramatik si dëshirë që një ditë të krijohet një shkollë e mesme e veçantë e arteve apo "Liceu artistik" Ferizaj. Autorët e kësaj kërkese besojnë që me punën e tyre dhe me një përkrahje të vogël do të mund t’i kthejnë Ferizajt një objekt të kulturës me vlerë dhe të përdorshëm. “Një renovim i vogël krijon hapësirë për ne e mbrojtje të arkitekturës së vjetër” ka thënë Lebibe Topalli, piktore dhe një nga aktivistet më aktive në Ferizaj. |
Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Nishanin, e uron për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri Posted: 27 Jun 2017 08:13 AM PDT Ai thotë se e ka uruar presidentin Nishani për procesin zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria. "Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria. Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike", është shprehur ai. Thaçi thekson se Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane. |
Këto vende do mbesin pa rrymë ditëve në vijim Posted: 27 Jun 2017 08:13 AM PDT Mirëmbajtje të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 29.06.2017 ne NS 35/10 kV Koliq do te ndërprehet: · Dalja 10 kV Grashtice (Kodi: 14016001) ,prej orës 10:00 deri në ora 15:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Grashtica dhe Radasheci. Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trases. 2. Më 29.06.2017 në NS TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Fidanishte (Kodi 18024003) prej orës 10:00 deri në orën 15:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hashanët-Kastriot, Elektromonti, Palaj, Intering-Xhevdet Shoshi dhe Trafo Plaskos. Arsyeja e ndërprerjes: Promontimi i shtyllave . Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1.Më 29,30.06.2017 në LP 10 kV Llausha do të ndërprehet: · Dalja 0.4 kV Doberdoli 1 (Kodi: 14000013164 ) prej orës 09:00 deri në orën 12:00.. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Një pjes e Fshatit Doberdol. Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e konzollave . 2. Më 01.07.2017 në LP 10 kV Llausha do të ndërprehet: · Dalja 0.4 kV Doberdoli 1 (Kodi: 14000013164 ) prej orës 09:00 deri në orën 12:00.. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Një pjes e Fshatit Doberdol. Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e konzollave . 3. Më 29.06.2017 në NS 35/10 kV Drenasi do të ndërprehet: · Dalja 10 kV Shtrubullova (Kodi: 16021004) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën17:00 Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtrubullova, Krajkova, Domaneku, Baica, Tërdevci dhe Obria. Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i kokave kabllovike ne kabllon 3x1x50 mm² 20 kV ne Shtyllat e LP 10 kV Prizreni Mirëmbajtje të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 29.06.2017 në NS 35/10 kV Sharr-Dragash do të ndërprehët: · Dalja 10 kV Bresana (Kodi:30036007) prej orës 10:00 deri në orën 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste : N.P.T |
Kompanitë hungareze shfaqin interesim për trajtimin e ujërave të zeza Posted: 27 Jun 2017 07:06 AM PDT Ferizaj.27.06.2017. Kompanitë hungareze shfaqin interesim për trajtimin e ujërave të zeza dhe problemeve të tjera ambientale në komunën e Ferizajt |
BIK-u pranon lëshimin e bërë për rastin “Lavdrim Muhaxheri” në Kaçanik Posted: 27 Jun 2017 07:00 AM PDT Bashkësia Islame e Kosovës e konsideron si lëshim të saj rastin e lajmërimit të vdekjes së militantit famëkeq të grupit Shteti Islamik [IS], Lavdrim Muhaxheri, që ishte bërë në xhaminë e qytetit të Kaçanikut.Këshilli i Bashkësisë Islame në Kaçanik, pati shfrytëzuar xhaminë e qytetit dhe mikrofonët në minaren e saj për të njoftuar komunitetin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit. Në xhami, po ashtu ishin dhënë njoftimet, në emër të familjes së tij, për ata që donin të shprehnin ngushëllimet e tyre. Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në rastin e lajmërimit të vdekjes së Lavdrim Muhxherit nga ana e Këshillit të Bashkësisë Islame ka qenë një rast unik i pa ndodhur më parë. "Në rastin e Lavdrim Muhaxherit ka qenë një rast unik. Nuk kemi pasur raste të tilla më herët dhe njoftimi për të është bërë si i përgjithshëm. Është bërë një lëshim në këtë rast që besoj se në të ardhmen do ta rregullojmë. Nuk besoj që në të ardhmen në raste të tilla të bëhet një njoftim i tillë, do ta rregullojmë edhe këtë çështje. Nuk do të përsëriten rastet e tilla", ka thënë Sadriu. Ai ka treguar se është traditë e besimtarëve të besimit islam që rastet e vdekjes t'i lajmërojnë në xhami, në këtë rast në Këshillin e Bashkësisë Islame. "Zakonisht në xhami shkojnë tek imami dhe është traditë që kërkohet të njoftohet xhemati nëpërmes një thirrje që quhet sallë apo 'temxhid', që i njofton të gjithë qytetarët që ka një rast vdekje dhe për të marrë pjesë në varrim. Kjo është traditë e kahershme", thotë Sadriu. Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë Sadriu, ka marrë masa ndaj kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, i cili kishte shfrytëzuar xhaminë e qytetit për të njoftuar qytetarët për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit. Neziraj, ka shtuar Sadiku, është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik. "Florim Neziraj është shkarkuar nga pozita e kryetarit të këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut", ka thënë Sadriu. Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje për të kontaktuar Florim Nezirajn, por nuk ka arritur të marrë përgjigje. Megjithatë, kohë më parë Neziraj, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se është i vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe kishte thënë se për rastin dhe veprimet e tij kishte biseduar edhe me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava. Familja Muhaxheri hap derën për ngushëllime "Normalisht, Myftiut nuk i ka ardhur mirë, por ne e bëjmë këtë për të gjithë qytetarët dhe nuk kam llogaritur se u bë keq diçka. Këtu ka qenë në pyetje familja, e jo Lavdrimi. Absolutisht, unë i kam bërë një shërbim familjes. Pra, unë i kam bërë një shërbim familjes dhe nuk e ndjej si një gabim. Nuk jam penduar për këtë punë", pati thënë Neziraj. Ndërkohë, veprimi i Florim Neziraj, sipas ekspertit të çështjeve të sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, ka shkaktuar indinjatë të thellë tek qytetarët e Kosovës. Në rastet e lajmërimeve të tilla për vdekje që bëhen në xhami, Hasani thotë se më me rëndësi është elementi i kodit etik të njerëzimit, sesa eventualisht ndonjë mospërcaktim i kodeve edhe rregullave të sjelljeve në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. "Vendimi i BIK-ut për shkarkimin e imamit të xhamisë në Kaçanik me rastin e veprimit të tij incidental për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit, është veprim i marrë në mënyrë korrekte. Pa marrë parasysh që me normativat fetare këto gjëra nuk janë të rregulluara se kujt duhet t'i thirret lajmërimi për vdekje apo ngushëllime, megjithatë provinenca jonë ka një kod etik që duhet t'i përmbahemi, jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe ata që janë prijës fetar", thotë Hasani. Lavdrim Muhaxheri, qytetar nga Kaçaniku i Kosovës thuhet të ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në Siri, në natën ndërmjet 7 dhe 8 qershorit. Muhaxheri njihej si një udhëheqës i shqiptarëve në formacionet terroriste të të ashtuquajturit Shteti Islamik [IS]. Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në zona të luftërave në Siri dhe Irak. Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe rreth 140 të tjerë. Bazuar në të dhënat e deritashme, rreth 117 veta janë kthyer në Kosovë, dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Kosova tashmë ka miratuar Ligjin i cili sanksionon pjesëmarrjen në konfliktet e huaja dhe që parasheh dënimin me burg deri në 15 vjet. |
Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa Posted: 27 Jun 2017 06:07 AM PDT Ferizaj. 27.06.2017.Është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt si parapërgatitje për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri i cili prezantoi pikat e rendit të ditës. Fillimisht u diskutua për dhënien e një prone të komunës në shfrytëzim për nevojat e kompanisë publike "Ambienti", por pati mendime se një gjë e tillë mund të jetë në kushdërshtim me ligjet në fuqi dhe u vendos që të kërkohet mendim edhe në Minisitrinë së Adminsitrimit të Pushtetit Lokal për këtë çështje. Gjatë mbledhjes së Kuvendit të komunës u diskutua edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018-2020, e cila do të hidhet për miratim në mbledhjen e Kuvendit. Drejtoresha për buxhet e Financa Lirije Syla shpjegoi se ka pasur një rritje buxhetore gati në të gjitha kategoritë dhe do ketë një buxhet mjaft stabil për dy vitet e ardhshme. Ajo tha se në përgjithsi buxheti është rritur për 8.40 përqind ndërsa do të jenë në rreth 28 milonë euro në arkën e komunës. Gjatë mbledhjes u diskutua për rritjen e buxhetit nëpër disa kategori ekonomike por u dha sqarimi nga ana e drejtoreshës Syla se mirëmbjatja e projekteve që po realizohen po ndikon në rritjen e kostos së përgjithshme për këto nevoja. Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt do të mbahet të enjten ku janë paraparë edhe disa pika të tjera për diskutim e që kanë të bëjnë me shëndrrimin e ngastrave kadastrale nga toka bujqësore në tokë ndërtimore, si dhe votimi i një rrëegulloreje për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2018. |
Rrahje mes dy grupeve në Kaçanik, pesë të lënduar Posted: 27 Jun 2017 03:06 AM PDT Një rrahje në mes dy grupeve ka ndodhur në Kaçanikë gjatë natës së kaluar, ku si pasojë katër viktima dhe një i dyshuar janë dërguar në tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar tjerë janë në arrati. Kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 shkopinj druri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë. |
Veç edhe dy muaj afat për falje të borxheve Posted: 26 Jun 2017 12:39 PM PDT Administrata Tatimore e Kosovës ka shumë gjasa të angazhojë sërish ekipe për të mbledhur borxhet e papaguara tash e shumë vjet nga individë e kompani private dhe publike. Kjo për shkak të numrit të ulët të të interesuarve për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me këtë administratë në kuadër të ligjit për faljen e borxheve publike. Nga mbi gjysmë miliardi euro borxhe, kanë mbetur pa u paguar edhe rreth 285 milionë euro. Shpresa e drejtuesve të administratës mbetet te fundi i afatit që është 1 shtatori, në rritjen e interesimit për shlyerjen e borxheve, ani pse një situatë e tillë do t'i sillte jo pak probleme. Zv.drejtor i Përgjithshëm Hamdi Hoxha ka paralajmëruar masa të ashpra nëse tatimpaguesit borxhlinj nuk kryejnë obligimet në kuadër të këtij ligji. Në situatë të njëjtë gjendet edhe Kompania Ujësjellësi Rajonal "Prishtina". Në këtë ndërmarrje thonë se këtë vit kanë falur 800 mijë euro dhe kanë riprogramuar 600 mijë euro për 1.599 konsumator borxhlinj. |
Asnjë dënim kundër keqpërdoruesve të Testit të Maturës Posted: 26 Jun 2017 12:39 PM PDT Por ndonëse ka përfunduar afati i parë i testit, asnjë dënim nuk është shqiptuar nga Ministria e Arsimit, dhe për këtë, institucionet që kanë vëzhguar këtë proces, kanë kritika të shumta, raporton KTV. Sipas tyre, e gjithë Ministria e Arsimit duhet të japë llogari. Ndërkaq, Mustafë Kadriu, nga Divizioni për Vlerësim e Monitorim në Ministrinë e Arsimit, thotë se meqë edhe afati i parë u shënua me disa parregullsi, në afatin e dytë të gjithë nxënësve do t'u ndalohet mbajtja e telefonit. Edhe viteve të kaluara, Ministria e Arsimit nuk ka njoftuar se ka marrë ndonjë masë për rastet e identifikuara si shkelje gjatë procesit të testimit. Maturantët e sivjetmë afatin e dytë të testimit do ta kenë në muajin gusht. |
Khalilzad: Kosova është në rrugën e duhur (Video) Posted: 26 Jun 2017 12:39 PM PDT "Nuk dija shumë për Kosovën para se të vija këtu. Ishte një iniciativë e ambasadorit rus që kërkonte një mision faktmbledhës të vinte në Kosovë duke menduar se do të ndryshonte pikëpamjet e disa prej anëtarëve, veçanërisht të atyre të shteteve të zhvilluara të botës që të armiqësohen në njëfarë mënyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Kur erdha këtu isha i impresionuar me kompozicionin, shumica kosovare, minoritetet e tjera përveç atij serb kërkonin pavarësi. Pas vizitës u binda se pavarësia ishte zgjidhja e vetme kështu që iniciativa ruse pati kundër efekt", tha Khalilzad për Klan Kosovën. Mandje amerikani kishte tentuar që të bind gjatë gjithë kohës edhe ish-ambasadorin rus në OKB, tashmë të ndjerin Vitaly Churkin që të japë voton pozitive për pavarësinë e Kosovës. Pas një dekade, thotë se nuk është penduar fare që e deshi pavarësimin e kosovarëve. Ai është i kënaqur me zhvillimin e vendit. Z.Khalilzad by GazetaExpresscom "Kosova është në rrugën e duhur. Natyrisht se ka probleme dhe shqetësime të vogla por është arritur progres në shumë lëmi, në riintegrimin e komunitetit serb, dialogun me Serbinë, progres ekonomik. Pres që të ndodhin reforma të mëtutjeshme dhe niveli i papunësisë të ulet më tepër", tha ai. Khalilzad ka edhe një dëshirë për Kosovën që pret t'i plotësohet së shpejti. "Si çdo shtet sovran Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë", tha ai. Khalilzad qëndroi në Kosovë javën e kaluar kur e pranoi dekoratën 'Urdhri i Pavarësisë' nga Presidenti Hashim Thaçi. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: