“Aksident me të lënduar në Ferizaj (FOTO)” plus 9 more Ferizaj Press |
- Aksident me të lënduar në Ferizaj (FOTO)
- “Bystander” sjellë versionin e ri të këngës “3 daire” (Video)
- Në çdo shtatore mund ta lexosh emrin e ndonjë partie
- Ja kush nuk arriti nga PDK të bëhet deputet (Lista)
- Në radhë spektakli i automobilizmit në Ferizaj
- Avdullah Hoti: Nuk hyjmë në koalicion as me PAN’in e as me VV’në (Video)
- Morina: LDK e nënshtruar nga Vetëvendosje ose në opozitë
- Vetëm dy themeluesit e Alternativës bëhen deputetë
- Vetëm Limaj shënoi fitore në koalicionin PAN
- Pacolli hyn vet i katërti në Kuvend
Aksident me të lënduar në Ferizaj (FOTO) Posted: 18 Jun 2017 07:21 AM PDT Rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt- njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.Sipas këtij lexuesi nga ky aksident është lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKU. Ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes, ende nuk dihen shkaktarët e këtij aksidenti. Përgjatë kësaj rruge janë shkaktuar kolona të gjata. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut./Express |
“Bystander” sjellë versionin e ri të këngës “3 daire” (Video) Posted: 18 Jun 2017 06:39 AM PDT Kënga tri daire është një këngë e vjetër popullore, e kënduar prej shumë këngëtarëve. Grupi BYSTANDER e ka ripërpunuar dhe e ka sjellë këtë këngë në rock alternativë. Kënga është incizuar nga bendi, në studion e tyre. Video është bërë gjithashtu nga bendi. Në Video luan modelja Nita Rexhepi. BYSTANDER është një grup me bazë në Ferizaj që bënë Alternativë, Indie dhe Experimental Rock. Grupi përbëhet prej 4 muzikantëve: Fatos Shabani, këngëtarë dhe kitare, Urim Veselaj bass kitare, Kushtrim Shemsedini kitare dhe Luan Rexhepi bateri.
|
Në çdo shtatore mund ta lexosh emrin e ndonjë partie Posted: 18 Jun 2017 02:40 AM PDT Në rubrikën e rregullt të së shtunës “Jepi Zërit”, prezantojmë piktorin nga Ferizaj, Ilir Stilin, i cili ka vite që jeton në Francë, ku edhe ka arritur të bëjë emër në fushën e pikturës. Cilën pyetje më shpesh i bëni vetes? Shpesh e pyes veten se a ia kam arritur qëllimit pse e lëshova Kosovën dhe a kam gjetur sado pak atë që kam kërkuar dhe dëshiruar. Po pyetjet në formë dilemash nuk kanë të sosur. Edhe pse këtu në Francë kam arritur të dëshmohm, ku punën time e kanë vlerësuar, duke m’i njohur shumë merita, problemi qëndron aty, se siç ka thënë dikush: “Pashë male të bukura, lule etj, po aromë nuk shijova” Dua të them se një kritikë sado e vogël që dikush mund të ma thotë shqip, ka vlerë më shumë. Në këtë kuptim më bëhet sikur po pikturoj pa gjuhë. Lëvdata ka shije kur ta thotë prindi e jo njerku. Ndoshta duke qenë larg atdheut edhe pyetjet janë më të shumta, ndërsa përgjigjet për to janë më të rralla, shkaku edhe i emocioneve besoj që shkakton malli dhe mërzia. Cili është udhëtimi juaj i zakonshëm brenda një dite? Zakonisht zgjohem pak vonë, sepse rri natën pak më shumë. Zakonisht në mëngjes praktikoj pak gjimnastikë, pastaj rreth lumit Sena pi kafenë e mëngjesit, për të vazhduar pastaj me punë. Kur fillon paditja e vonë merr shije vera me aperitiv atelieu. Vazhdoj me ndonjë pikturë. Gëzohem kur të shumtën e rasteve gjatë verës jam përballë brigjeve të detit normandez. Me shtafellain tim lëvizi rrugëve, andej nga piktorët ipresionistë normandezë pikturonin dikur nga vetmia. Madje kam ndjenjën sikur edhe flas nganjëherë me ta. Vendi ku jetoj unë është i njohur si vend i piktorëve impresionistë. Cili libër qëndron më dukshëm në vitrinën e kujtesës suaj? Janë disa libra që vazhdojnë të ruhen në kujtesën time, përkundër që viteve të fundit, veçmas me vendosjen tim këtu në Francë, më humë i jam përkushtuar pikturës, me të cilën gati jam bërë një. Ndoshta romani i Ismail Kadresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” zë më shumë hapësirë në kujtesën time, shkaku edhe i motiveve që bartë për ne dhe për luftën, e cila edhe këtij shekulli po i shkakton një vrragë të madhe dhe vështirë të shërueshme. Si ndiheni në këtë krizë të thellë morale, përkatësisht identitare? Nga kjo distancë gjeografike, por edhe kohore, e kam pak vështirë të jap ndonjë vlerësim për të qenë. Tani jam në një vend, kultura e të cilit moti i ka kaluar problemet që kemi në Kosovë. Eh, sikur të kisha mundësi t’i sillja këtu nja një milion kosovarë që të jetonin këtu për nja dy vite dhe të shohin se si kultivohet dhe zhvillohet kultura këtu, ta shijojnë Perëndimin dhe të njihen me verat e tij! Identiteti në Kosovë është goditur nga lëvizje radikale fetare, të cilat dëmtojnë zhvillimin e artit, zhvillimin e kulturës dhe që drejtpërsëdrejti ndikojnë edhe në formësimin identitar, të goditur me shekuj dhe që edhe sot bartë plagë të pashërueshme. Izolimi i vendit ka reflektuarnë të gjitha këto të këqija. Çfarë mund të thuash për kulturën dhe zhvillimet e saj? Kur një vend është keq ekonomikisht, është keq edhe kulturalisht. Po një gjë më ka rënë në sy që është brengosëse për kulturën tonë në përgjithësi; shoh njerëzit porvincialë, të cilët provojnë me çdo kusht t’i promovojnë krijimet e tyre si vlera të larta, pa pasur parasysh nivelin e krijimit të tyre në Evropë. Ata në këtë mënyrë shfaqen si shumë komikë. Ndoshta kjo ndodhë edhe shkaku i politikave në kulturë dhe politikës në përgjithësi, e cila u ka mundësuar të padijshmëve që të kenë një status të privilegjuar në shoqëri. Shikoni, atje çdo shtatore duket sikur ka emrin e një partie! Aty ku abuzohet me gjakun e dëshmorëve, aty edhe kultura është në derexhe të madhe. Sigurisht që për ta ndryshuar këtë gjendje duhet vullnet i mirë, vetëdije e lart dhe ndërtim i politikave të mirëfillta që do ta mbronin trashëgiminë kulturore dhe do të mundësonin zhvillime më me vlerë në kulturë. Po shpresoj se hapja e Kosovës, përkatësisht liberalizimi i vizave për qytetarët do të jetë një rast i mirë që krijuesit të dalin dhe të shohin si ruhet, si kultivohet dhe si jeton kultura në vendet e Evropës. Si ishte dje, si është sot dhe si do të jetë nesër? Sigurisht që dje ishte shumë keq, ndërsa ishim nën një okupim klasik nga pushtuesi serb. Tani kushtimisht e kemi lirinë, por sikur po abuzojmë me të, po e keqpërdorim për nevoja të grupeve dhe individëve. Kjo ka shkaktuar një gjendje dëshpërimi të madh. Shpresoj nesër do të jetë më mirë, sepse do të largohen nga skena politike keqbërësit që e sollën në këtë gjendje vendin, duke e shndërruar si një karantinë, sikur të ishim të sëmurë nga ndonjë sëmundje ngjitëse. Një pikturë, një poezi, një këngë dhe një film që do ta kishit veçuar? Van Gogu në rend të parë, poezitë e Nerudës, shansonet franceze dhe filmi shqiptar “Koncert në vitin 1936”/Zëri/ |
Ja kush nuk arriti nga PDK të bëhet deputet (Lista) Posted: 18 Jun 2017 01:45 AM PDT Edhe pse jo zyrtarisht tashmë është mësuar lista e kandidatëve nga koalicioni PDK-AAK-NISMA që kanë fituar mandatin e deputetit. Ajo që bie në sy më së shumti është humbja e karriges së deputetit nga disa personalitete të PDK-së, që për disa vite kanë ushtruar edhe poste ministrash. Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami, Edita Tahiri, Besim Beçaj janë ministrat që nuk do jenë më përfaqësues të popullit në Kuvendin e ri. Gjithashtu jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe shumë emra eminent si Shaip Muja, Nait Hasani, Agim Çeku, Rustem Mustafa , Adem Grabovci etj.(dy të fundit për shkak të problemeve me ligjin nuk janë përfshirë në garën zgjedhore). PDK gjatë fushatës ka bërë edhe disa prezantime te reja, por që kanë mbetur jashtë Kuvendit si Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së. Kandidatët e PDK-së që kanë fituar mandatin e deputetit që ishin edhe në legjislaturën e kaluar janë këta: Kadri Veseli— PDK |
Në radhë spektakli i automobilizmit në Ferizaj Posted: 17 Jun 2017 11:56 AM PDT Pas garës rrethore në Prizren, asaj malore në Prevallë dhe Kartingut të javës së kaluar në Gazimestan, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën auto-sllallom që do të zhvillohet në Ferizaj. Interesimi në Ferizaj nuk ka munguar asnjëherë, prandaj është e sigurt se kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë veturat serike, veturat sprint/tuning dhe veturat sportive garuese. Paraqitja në garë fillon që nga ora 8:00, ndërsa pas përfundimit të procedurave të zakonshme, gara zyrtarisht fillon në orën 13:00. Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në organizimin e saj do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. |
Avdullah Hoti: Nuk hyjmë në koalicion as me PAN’in e as me VV’në (Video) Posted: 17 Jun 2017 11:35 AM PDT Me të parët për shkak se e rrëzuan qeverinë e Mustafës, e me të dytët për shkak se ndihmuan PDK'në. Ne nuk hyjmë në asnjë variant të Qeverisjes as me PDK'në", tha Hoti. Njëjtë thotë edhe për PDK'në. "Vetëvendosje ndihmoi PDK'në në rrëzimin e Qeverisë në mocionin e mosbesimit", tha ai."Unë pres që këto të dyja të bëhen bashkë tash e të qeverisin bashkë sepse u bën bashkë për rrëzimin e Qeverisë dhe unë i shoh bashkë në Qeverinë e ardhshme", tha Hoti. A.Hoti by GazetaExpresscom |
Morina: LDK e nënshtruar nga Vetëvendosje ose në opozitë Posted: 17 Jun 2017 11:34 AM PDT Njohësi i çështjeve politike në vend, Bajrush Morina i ka dhënë dy opsione për LDK-në, se si do të mund të funksionojë ajo. Në një prononcim për "Indeksonline" ai ka thënë se koalicionit të LDK-së me PAN-in i ka "vdekë nana", por LDK mund të bashkëqeverisë me Vetëvendosjen, në të kundërtën të rrijë në opozitë. Madje, anëtarët e LDK-së të cilët mund të mendojnë sërish për një bashkim me PDK-në, Morina i ka quajtur "burreca". "Koalicionit mes PDK përkatësisht PAN it me LDK-në kujtoj se "i ka vdekë nana!". Ata burra të LDK-s që mendojnë për një koalicion të tillë janë burreca ndërkaq në fund do të përfundojnë bashkë me LDK-në në një shtëpi të pleqve me një karrigë dhe peshkir para dere |
Vetëm dy themeluesit e Alternativës bëhen deputetë Posted: 17 Jun 2017 11:34 AM PDT Alternativa e Mimoza Kusarit dhe e Ilir Dedës ka siguruar dy ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kusari ka mbledhur mbi 14 mijë vota ndërsa Deda mbi 10 mijë vota. Ky subjekt politik u themelua në prill të vitit 2017, ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte hyrë në koalicion me LDK-në e Isa Mustafës dhe me AKR-në e Behgjet Pacollit, nga çka u krijua koalicioni parazgjedhor LAA, shkruan Gazeta Express. |
Vetëm Limaj shënoi fitore në koalicionin PAN Posted: 17 Jun 2017 11:34 AM PDT Ishte koalicioni i papritur parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, që bashkoi partinë e Fatmir Limajt me Partinë Demokratike, me të cilën ishin ndarë në vitin 2014. PAN doli fitues i zgjedhjeve, por jo edhe të gjithë partnerët brenda saj. E Nisma, sot konfirmoi së në Kuvend do t'i ketë tetë deputetë, dy më shumë se në legjislaturën e kaluar. Fatmir Limaj, së bashku me Jakup Krasniqin arritën që përkundër ndarjes nga PDK, në zgjedhjet e 2014'ës të fitojnë më shumë se pesë për qind të votave e që kjo i siguroi gjashtë mandate në Kuvendin e Kosovës. Deputetët që morën vota mjaftueshëm për të hyrë Kuvend ishin Fatmir Limaj, Valdete Bajrami, Enver Hoti, Haxhi Shala, Zafir Berisha e Shukrije Bytyqi. Këto zgjedhje, Nisma garoi së bashku me PDK'në – partinë në kryesinë e të cilës bënin pjesë Limaj e Krasniqi që nga themelimi, dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me të cilën kishin bashkuar rrugët akoma pa u mbajtur zgjedhjet. Rezultatet e 11 qershorit treguan se koalicioni PAN doli fitues, megjithatë PDK humbi 15 deputetë nëse krahasohet me zgjedhjet e kaluara kur ajo kishte pasur 37 deputetë. AAK'ja siguroi 10 vende, një ma pak se legjislaturën e kaluar, ndërsa Nisma nga gjashtë në tetë. Koalicioni PAN do të ketë 39 vende në Kuvend, ndërsa tetë deputetët që do të përbëjnë grupin parlamentar të Nismës janë: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Valdete Bajrami, Zafir Berisha, Bilall Sherifi, Milaim Zeka, Enver Hoti dhe Albulena Balaj – Halimi. Bazuar në këto rezultate, nga koalicioni PAN, më së shumti përfitoi Nisma e Limajt, i cili u kthye në listën e njëjtë më PDK'në, por duke pasur sukses e duke shtuar dy mandate. Gjatë fushatës, Limaj nuk u pa në tubime të përbashkëta me partnerët Kadri Veselin dhe, Ramush Haradinajn. Madje, në tubimin përmbyllës të fushatës së PAN'it Limaj hezitoi të ngjitej në skenën ku gjendej kreu i PDK'së. Lideri i Nismës e kishte thënë disa herë se koalicioni PAN u formua 'për të mirën e vendit', e kandidimi i Rmaush Haradinajt për kryeministër. Këtë mesazh duket se Limaj e përcolli mirë te elektorati i tij që i siguroi rritje. Nëpërmjet një komunikate, NISMA sot njoftoi se ka fituar 8 deputetë dhe ka rritje 40 për qind. "Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet", thuhet në komunikatën e kësaj partie. |
Pacolli hyn vet i katërti në Kuvend Posted: 17 Jun 2017 11:33 AM PDT Nga numri i votave që kanë siguruar kandidatët, AKR, ka sigurojë katër vende në Kuvendin e Kosovës. Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu, Labinot Tahiri dhe Islam Pacolli, janë kandidatët më të votuar të AKR'së, ndërsa në këtë listë nuk figuron asnjë grua. Lista nuk është definitive pasi, më shumë se 100 kuti janë shkuar në rinumërim, gjë që kjo listë është nxjerrë sipas rezultatit të numërimit nga 73% të votave, që i bie se rreth 27% të votave apo më shumë se çereku mungojnë. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: