Skip to main content

Zëri: “Vuçiq: Ne morëm vendim që asnjë polic shqiptar të mos shkelete në veri” plus 29 more

Zëri: “Vuçiq: Ne morëm vendim që asnjë polic shqiptar të mos shkelete në veri” plus 29 more


Vuçiq: Ne morëm vendim që asnjë polic shqiptar të mos shkelete në veri

Posted: 29 May 2017 03:01 PM PDT

Aleksandar Vuçiq ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës. Kryeministri në largim i Serbisë ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe, shkruan Pink.rs, përcjell Insajderi. Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, Vuçiq ka thënë se ai nuk merrte vendime të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Instagram më në fund shton veçorinë e shumëpritur

Posted: 29 May 2017 02:54 PM PDT

Mesazhet në Instagram sapo janë bërë shumë më të dobishme. Instagram nuk lejonte më parë që të shpërndaheshin linqe në aplikacion, përveç në biografinë e një përdoruesi (që çoi në fenomenin “linku në bio”). Por duket se aplikacioni për shpërndarjen e fotografive është më në fund duke e ndryshuar pjesën e mesazheve. Përditësimi i ri i Instagram sapo ka shtuar mundësinë që të shpërndani linqe në mesazhet direkte, njoftoi kompania......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurti tregon se ku do ta nisin fushatën dhe pse kanë zgjedhur atë qytet (VIDEO)

Posted: 29 May 2017 02:50 PM PDT

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se fushatën elektorale do ta nisin në qytetin e Gjilanit të mërkurën në orën 14:00. Ai ka thënë se arsye se pse kanë zgjedhur Gjilanin për këtë është pasi rajoni i Anamoravës është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik. “Gjilani e Anamorava janë prej regjioneve të prekura më së shumti nga decentralizimi etnik. Ndaj dhe fushata jonë elektorale do të nisë me tubimin e madh në Gjilan, të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Forumi i rinisë së LDK-së, lapsusi i zgjedhjeve 2017! (FOTO)

Posted: 29 May 2017 02:41 PM PDT

Pa koment! Forumi i rinisë së LDK-së, padyshim se mund të cilësohet si lapsusi i zgjedhjeve 2017. Në një fotografi të publikuar nga Forumi i Rinisë së LDK-së, nëndega Llapashticë e Epërme, shihen se të gjithë përkrahësit e këtij subjekti politik janë të vjetër dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me Forumin Rinor. Për më shumë, shikojeni vet fotografinë.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Ndryshimi i formatit të dialogut në dorën e Qeverisë së re

Posted: 29 May 2017 02:20 PM PDT

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se periudha e zgjedhjeve ka ndikuar në rënien e dinamikave të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka bërë me dije se qeveria e ardhshme do ta vazhdojë dialogun me një dinamikë të re. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se çështja e ndryshimit të formatit të dialogut mbetet në dorë të qeverisë së re. Ajo ka vlerësuar se në diskutimet për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tragjedi në futboll, katër persona shkelen për vdekje në stadium

Posted: 29 May 2017 02:13 PM PDT

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën në stadiumin kombëtar të Hondurasit, para se të fillonte ndeshja finale në mes të Motagua dhe Honduras Progreso Duhej të ishte një ditë feste në futbollin në Honduras me skuadrën e Motagua që zyrtarizonte titullin, por u kthye në pak kohë në një tragjedi. Katër persona humbën jetën dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën në stadiumin kombëtar para se të fillonte ndeshja finale në mes ekipit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e keni ditur se Noizy ka qenë në lidhje me këtë femër të njohur të ekranit (Foto)

Posted: 29 May 2017 02:12 PM PDT

Lidhja e Noizyt me një vajzë të famshme që nuk e keni ditur. Është single, të paktën kështu thotë vazhdimisht në media, edhe pse është një ndër meshkujt më të komentuar në këtë aspekt. Vajzat që i afrohen Noizyt janë të shumta në numër, e po aq të shumta janë edhe flirtet e tij, por që duket se deri tani nuk kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Disa prej femrave që kanë pasur histori dashurie me reperin kanë qenë të famshme dhe këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jo një, por dy fitues në 'YFSF', ja kush i mori çmimet (Foto)

Posted: 29 May 2017 02:04 PM PDT

Ka përfunduar edhe edicioni i dytë i YFSF dhe fitues ka këngëtarin që për çdo të hënë ka habitur të gjithë publikun me performanca dhe me zë të jashtëzakonshëm. Valon Shehu është ai që mori sonte pikët maksimale të jurisë, por edhe të kolegëve. Një prej artistëve që ka spikatur jo vetëm për zërin me të cilin mund të eksperimentonte duke iu përshtatur çdo këngëtari që interpretonte, por edhe për përshtatjen me karakterin. Por nuk ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nora Istrefi kapet ‘mat’ duke e shikuar tinëzisht Getoar Selimin (Foto)

Posted: 29 May 2017 02:03 PM PDT

Dasma e Dekorim Sahitit dhe Adea Muharremit ishte ajo e cila mblodhi shumë emra të njohur të ekranit. E veshjet për atë dasmë ishin kujdesur detajisht që secili t’i ketë më të bukura se tjetri, shkruan lajmi.net Deri në orët e para të mëngjesit pamje nga atmosfera kanë publikuar pothuajse secili që mori pjesë aty e gjithçka dukej aq madhështore. E ftuar ishte Nora Istrefi por edhe Getoar Selimi i cili thuhej se dikur ka qenë i dashuri i saj por asnjëherë nuk u zbardhën komplet detajet. Një foto që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dalin rezultatet e hetimeve, kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vit për rrymën e harxhuar nga serbët e veriut

Posted: 29 May 2017 01:59 PM PDT

Që nga koha e pas luftës në Kosovë, llogaritet që çdo vite qytetarët kanë paguar mbi tetë milion euro rrymë për banorët serb të komunave në veri të Kosovës. Këto kanë dalë si rezultat i përfundimit të hetimeve nga institucioni Avokatit i Popullit. Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar faturat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Koalicioni PDK-AAK-Nisma me njerëz që e mbajnë fjalën

Posted: 29 May 2017 01:54 PM PDT

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në Prizren, ku ka folur para mbështetësve dhe simpatizantëve të shumtë të partisë. Limaj, në tubimin e partisë, ku të pranishëm kanë qenë edhe bashkëpartiakët Zafir Berisha e Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri reformatore, raporton Gazeta Express. Limaj, partia e të cilit është në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Ushtria bëhet kur të dojë Serbia' (Video)

Posted: 29 May 2017 01:48 PM PDT

Formimi i ushtrisë së vendit ka qenë pjesë e premtimeve dhe zotimeve të politikanëve, por gjithçka deri tash përfundoi me kaq. Madje për formimin e ushtrisë ka pasur edhe një nismë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi të cilën ky i fundit është dashur ta tërheq për shkak të kundërshtimit nga Lista Serbe, por edhe mos përkrahjes së bashkësisë ndërkombëtare. Edhe në fushatat parazgjedhore formimi i ushtrisë është duke u premtuar pothuajse nga të gjithë. Mirëpo,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Voglushi vallëzon me nënën e tij në dasmë, mysafirët mbesin pa fjalë (Video)

Posted: 29 May 2017 01:45 PM PDT

Nëse keni fëmijë - duhet të gjeni mënyrën më të mirë për të kanalizuar energjinë e tyre në dukje të pakufishme. Vallëzimi është njëra prej mundësive, që përveç se i ndihmon fëmijëve që energjinë e tepërt fizike ta kanalizojnë në diçka të mirë – i’u ndihmon edhe të jenë mirë fizikisht, transmeton lajmi.net Vallëzimi është më shumë sesa një aktivitet argëtues – është një aktivitet fizik –......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk do ta besoni se çfarë u ka bërë flokëve ‘Citi i Tophanes’ (FOTO)

Posted: 29 May 2017 01:41 PM PDT

Aktori Edon Bërveniku i njohur si Citi i Tophanes ka befasuar me veprimin e fundit. Ai është veçuar nga publiku me flokët e tij të gjata por tashmë ka ndryshuar rrënjësisht pamjen duke i shkurtuar ato, shkruan lajmi.net Se është bërë tullac shihet në disa imazhe të publikuara së fundmi në Instastory.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron kritikon Rusinë para Putinit

Posted: 29 May 2017 01:30 PM PDT

Presidenti i ri francez Emmanuel Macron e quajti televizionin rus që mbështetet nga Kremlini “RT” si dhe transmetuesin rus “Sputnik”, organe të "propagandës" pas bisedimeve të tij të para ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putin. Zoti Macron i quajti ato "organe të influencës dhe propagandës" që u vunë kundër tij në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, gjatë së cilës zoti Putin u pa se mbështeste rivalen e tij të djathtë, Marine Le Pen. Sulmet kibernetike të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Jemi bërë bashkë për të marrë vendime të guximshme

Posted: 29 May 2017 01:27 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga PDK, AAK dhe Nisma ka thënë se ky koalicon nuk do të administrojë me të tashmën, por do të hapë rrugë për zhvillim. Ai ka folur edhe për programin ekonomik të koaliconit. Postimi i plotë i Haradinajt: Nuk do të administrojmë me të tashmën, por do të hapim rrugë për zhvillim! Jemi bërë bashkë për Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për tu zhvilluar fuqimisht, për të marrë vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Prej 104 kritereve për vizat, PDK i përmbushi 103 kurse opozita asnjë

Posted: 29 May 2017 01:25 PM PDT

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur edhe për procesin e liberalizimit duke thënë se PDK-ja e ka nisur në vitin 2012 dhe e ka përmbushur me sukses pjesën e saj të obigimeve. Në magazinën zgjedhore në Klan Kosova, ai ka thënë se nga 104 krietere, PDK-ja i ka plotësuar 103 kurse vetëm një që i ka mbetur opozitës – ka dështuar. Ai fjalën e ka pasur për demarkacionin. “Në 2012 procesi zyrtar i liberalizimit të vizave ka nisur me PDK-në. E kemi marrë udhërrfyesin dhe për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ylli i Manchester United i thotë 'JO' Barcelonës (FOTO)

Posted: 29 May 2017 01:21 PM PDT

Anderr Herrera ka refuzuar Barcelonën. Kështu raporton ‘The Telegraph’, që shkruan se mesfushori i Manchester United, nuk është i interesuar të ndryshojë skuadër, pavarësisht ofertës nga Barcelona. 27 vjeçari, ka qenë dëshirë e trajnerit të sapo ardhur te Barcelona, Ernesto Valverde. Me Valverden, Herrera ka punuar edhe te Athletico Bilbao, para se të transferohej te Manchester United. /Lajmi.net/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thjerrëza të posaçme që vihen gjatë natës, për të përmirësuar shikimin

Posted: 29 May 2017 01:18 PM PDT

Janë prodhuar në palë thjerrëza speciale, të dizajnuara për të riformësuar lakesën e syrit. Këto thjerrëza që përdoren si “proteza”, vihen në sy para gjumit, për të fjetur me to, transmeton Telegrafi. Me anë të këtyre thjerrëzave, përmirësohet shikimi tek fëmijët që kanë problem të parit afër. Përshkrimi i këtyre thjerrëzave, që është botuar në zhurnalin Oftalmologjia e Avancuar dhe Sistemi Vizual, tregon se këto thjerrëza kryejnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplasen keq Matoshi e Selmanaj (Video)

Posted: 29 May 2017 01:13 PM PDT

Dikur ishin kolegë si analistë në emision politik ‘Click’, kurs sonte u përplasen në një debat në televizionin publik, si dy rivalë politikë. Kritikat e ndërsjella Selmanaj e Matoshi i nisën kur filluan për flasin për arsyet e kyçjes së tyre në LDK, respektivisht në AAK-në e Haradinajt. Selmanaj i ka adresuar kritika Matoshit se është bashkuar në koalicion me PDK që dikur e kishte kritikuar shumë. Ndërkaq, Matoshi i ka thënë Selmanajt se ai nuk mund ta kritikoi bashkimin me PDK-në, pasi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deda: Qeverisja e PDK-së i ka shkaktuar dëm të madh Kosovës

Posted: 29 May 2017 01:03 PM PDT

Kandidati për deputet nga Alternativa, Ilir Deda, në emisionin “DEBAT D” në RTV Dukagjini, ka thënë se qeverisja e PDK-së i ka shkaktuar dëm të madh Kosovës. “Është hera e parë në këto 18 vite që qytetarët e Kosovës e kanë thjesht me zgjedh. Janë tri grupime politike ku dy luftojnë për vendin e parë, pra jemi ne edhe PDK-AAK-Nisma”, tha Deda, në emisionin “DEBAT D” në RTV Dukagjini, “Kemi qenë për krijimin e fronit të gjerë LDK-LVV-AKR- Alternativa, i cili......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: Maqedonisë i pengoi oficeri serb i inteligjencës, por jo ata amerikanë e të tjerë

Posted: 29 May 2017 01:00 PM PDT

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se ambasadorja e Serbisë në Maqedoni, Dushanka Divjak Tomiq, ka pasur bisedë korrekte më Ministrinë e jashtme të Maqedonisë, për praninë e diplomatit serb dhe oficerit të inteligjencës, Goran Zhivaleviq, gjatë dhunës në Kuvendin e Maqedonisë dhe se nuk është biseduar për masat kundër tij. Megjithatë Daçiq theskoi se është shumë interesant, siç kanë shkruar disa media, se në vendin e njejtë ishin edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A fshihet Berisha pas rebelëve kundër Bashës?

Posted: 29 May 2017 12:55 PM PDT

Sot pasi kanë artikuluar akuza shumë të forta kundër kreut democrat Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dy nga ish bashkëpuntorët e ngushtë Berishës, nuk e kanë pranuar se janë konsultuar me të për kërkesën për largimin e Lulzim Bashës. “Berisha i di të gjitha mendimet e mia prej kohësh” u mjaftua të thotë Jozefina kur u pyet për këtë temë. Me një “JO” të prerë e të thatë u përgjigj Imami. Në fakt, heqja nga listat e deputetëve e të gjithë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj thotë se qytetarët do të lëvizin pa viza nga janari i 2018-s

Posted: 29 May 2017 12:54 PM PDT

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke ka thënë se beson se kjo çështje që ishte problematike tash e sa kohë do të zgjidhet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës. “Ne besojmë që do të arrijmë konsensus dhe këtu s'ka dallim mes PDK-së, AAK-së e partive të tjera me qëllim që në një afat të caktuar kohor ta ratifikojmë marrëveshjen, ky është një kusht obligativ, mund të ketë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trazirat e fshehura pas funeralit të Princeshës Diana (FOTO)

Posted: 29 May 2017 12:48 PM PDT

Ishte një nga ngjarjet më të shikuara në histori me dy miliardë njerëz në akordim në mbarë botën, dhe dy mijë vetë që ishin prezentë në ceremoninë e varrimit të saj në Westminster Abbey. Tani detajet e përgatitjeve të lodhshme për funeralin e Princeshës Diana do të zbulohen për herë të parë në një dokumentar të “Diana Channel”, i cili pritet të transmetohet së shpejti, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi. Në vetëm një javë që duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: Këta djem kurrë nuk ia huqin (VIDEO)

Posted: 29 May 2017 12:30 PM PDT

Një grup miqsh nga Teksasi duket se trukun e gjuajtjeve, e kanë ngritur në një nivel tjetër në një video e cila është bërë virale. Në video ata shihen se si arrijnë të varin çelësat në varëse nga një distancë, ndezin skarën duke hedhur shkrepësen drejt në thëngjill, transmeton Telegrafi. Ende pa u bërë dy ditë nga publikimi i videos pesëminutëshe, ajo është shikuar mbi 14 milionë persona, derisa videoja është postuar në kanalin zyrtar Dude Perfect në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Koalicioni ynë fitues, të tjerët do të dalin humbës

Posted: 29 May 2017 12:28 PM PDT

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se emërtimi i koalicionit PDK, AAK dhe Nisma si “koalicion i territ” nuk qëndron. “Fakti që kemi qenë së bashku, unë jam pjesë e një Qeverie që udhëhiqej nga Mustafa tregon sa të pavlera janë vlerësimet e tilla por jo edhe një politikë që mund të jetë afatgjate”. “Ky është koalicion i fitores ndërsa ata të cilët përdorin një narracion të tillë, do të jenë një koalicion i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë do të thotë kur dridhet qerpiku i djathtë i syrit e çfarë i majti

Posted: 29 May 2017 12:26 PM PDT

Mësoni cilat besëtytni popullore, përkatësisht çfarë do të thotë kur ju dridhet qerpiku i syrit apo siç do të thuhej në popull, kur ju dridhet qerpiku i majtë. Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, në popull – dridhje e qerpikut, transmeton Telegrafi. Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit apo mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor, ndërsa besëtytnia popullore – shkaktar i kësaj është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish- ministri i Berishës kundër Bashës

Posted: 29 May 2017 12:24 PM PDT

Ish- ministri i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike si dhe emrat e njohur që janë lënë jashtë liste. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Besnik Musafaj tha se emrat e njohur që kanë dhënë kontribut në PD duhet të ishin futur në lista, pasi ndihmojnë PD për të marrë më tepër vota. Ai përmendi Jozefina Topallin, Astrit Patozin si dhe emra të tjerë të cilët duhet të ishin në listën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matoshi: Komandantët e kanë dhënë më të mirën prej vetës për këtë vend

Posted: 29 May 2017 12:22 PM PDT

Halil Matoshi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës thotë se janë komandantët e luftës ata që kanë dhënë më të mirën prej vetës për vendin. Deklaratat ai i bëri duke komentuar deklarimet e ditëve të fundit rreth 'krahut të luftës' pas koalicionit të krijuar ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA's për Kosovë. “Komandantët e kanë dhënë më të mirën prej vetës për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more