Skip to main content

Zëri: “Metaj: Veç LDK-ja s’ka të akuzuar në listë” plus 29 more

Zëri: “Metaj: Veç LDK-ja s’ka të akuzuar në listë” plus 29 more


Metaj: Veç LDK-ja s’ka të akuzuar në listë

Posted: 28 May 2017 02:53 PM PDT

Bardhyl Metaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Analizën Zgjedhore, ka thënë se e vetmja listë pa asnjë të akuzuar është ajo e LDK-së, AKR-së dhe Alternativa, njofton Klan Kosova. “Unë s’jam meritor, e as fajtor, por kjo është e vërteta”, tha Metaj në lidhje me listën. Ndërkaq, në lidhje me kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, Metaj rikujtoj se ai u hetua nga Karla Del Ponte bashkë me 10 prokurorë duke ia bllokuar për tre muaj rresht të gjitha llogaritë bankare, por doli i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matoshi: Udhëheqja e LDK-së ‘rugovizmin’ e ka parë veç në TV

Posted: 28 May 2017 02:52 PM PDT

Halil Matoshi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Analizën Zgjedhore, ka thënë se udhëheqja e sotme e Lidhjes Demokratike të Kosovës ‘rugovizmin’, në të cilin thirret aq shumë, e ka parë vetëm në televizor, pasi nuk përfaqëson asgjë nga ajo. “Establishmenti – udhëheqja e sotme e Lidhjes Demokratike të Kosovës ‘rugovizmin’ e ka parë vetëm në televizor. Unë jam një nga nënshkruesit e Konventës Themeluese të LDK-së. Dhe unë e di që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meta: Në VLAN, Haradinajt iu premtua posti i presidentit

Posted: 28 May 2017 02:38 PM PDT

Bardhyl Meta nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se subjekti i tij partiak ka bërë një gabim që nuk doli në një prononcim për të treguar detajet e arsyeve të bërjes së koalicionit të atëhershëm me PDK-në. Në Analiza Zgjedhore të Baton Haxhiut, Meta tha po ashtu se ndonëse tashmë është e ndarë nga AAK-ja, periudha kur formuan VLAN-in ishte gjëja më e mirë e mundshme që kishin përjetuar si debutet të Lidhjes Demokratike, njofton Klan Kosova. Tutje Meta shtoi se ende mbetet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Victoria xheloze? Rita Ora dhe David Beckham përqafohen në publik (Foto)

Posted: 28 May 2017 02:37 PM PDT

Dyshja duket se me zor kishte pritur që të takohej! Tani e njohur ndëerkombëtarisht, bukuroshja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se është miqësuar me ish yllin e futbollit, David Beckham. Një afrim mest tyre u pa gjatë amfAR Gala në Kanë ditën e djeshme. Kujtojmë që Rita Ora dhe britaniku 42-vjeçar kanë qenë miq të vjetër, ata duket se i kishte marrë malli shumë për njëri-tjetrin ndërkohë që u takuan larg qytetit ku janë rritur. Dyshja u përshëndet me shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matoshi: LDK flet për ç’kapjen, pasi ndihmoi kapjen e shtetit

Posted: 28 May 2017 02:30 PM PDT

Halil Matoshi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Analizën Zgjedhore, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të flasë për ç’kapjen e shtetit, pasi ka kontribuar në kapjen e tij, përmes marrëveshjes për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës tre vjet më parë. “LDK-ja sot flet për ç’kapjen e shtetit, por në marrëveshjen qeverisëse me PDK-në, një nga klauzolat ka qenë ‘ndarja e barabartë e bordeve të kompanive publike’. Pra kjo parti e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama flet për helmimin në mitingun e PD-së

Posted: 28 May 2017 02:29 PM PDT

Gjatë darkës së iftarit në Elbasan, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar zbardhje sa më të shpejtë të arsyeve që çuan në lëndimin e disa mbështetësve të opozitës dje në mitingun e çeljes së fushatës elektorale në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Rama u uroi shërim të shpejtë të lënduarve. “Më lejoni që në këtë moment, mendimi im të shkojë tek të gjithë ata vëllezër, motra, bashkëqytetarë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kandidatet për deputete nuk mund të rrinë këmbëkryq, struken në qoshe të odave (Foto)

Posted: 28 May 2017 02:19 PM PDT

Edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale, kandidatët për deputetë kanë filluar takimet me qytetarë, duke ua kërkuar votën për zgjedhjet e 11 Qershorit. Aktivitetin e tyre duket se e kanë intensifikuar edhe kandidatët e PDK-së nga Drenica, të cilët po i takojnë bashkëqytetarët e tyre. Në shume foto që i ka publikuar nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Abdyl Ymeri, shihet se një pjesë e madhe e takimeve po mbahen edhe nëpër oda, shkruan Veriu.info. Përderisa në bazë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Letra prekëse e Tottit që përloti mijëra tifozë anembanë botës (VIDEO)

Posted: 28 May 2017 02:11 PM PDT

Para ndeshjes së tij të fundit si lojtar i Romës, Francesco Totti, kishte shkruar një letër dedikuar tifozëve të klubit dhe fansave të tij. Më poshtë, mund ta lexoni atë që kishte shkruar: Faleminderit, Roma. Faleminderit nënës dhe babait tim, vëllait tim, farefisit dhe miqve të mi. Faleminderit gruas dhe tre fëmijëve të mi. Desha ta nis nga fundi – nga lamtumira – sepse nuk e di nëse do të jem në gjendje t’i lexoj këto rreshta. Është e pamundur që t’i përfshish 28......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna e Prishtinës rezervon parking në trotuar për Era Istrefin (Foto)

Posted: 28 May 2017 02:05 PM PDT

Era Istrefi e veçantë po cilësohet edhe në lagjen e saj ku banon pasi Komuna e Prishtinës ka rezervuar parking në trotuar për të. Këtë e kanë bërë të ditur disa banorë të lagjes Dardania në Prishtinë të cilët kanë dërguar në redaksinë e lajmi.net fotografi të parkingut të rezervuar në trotuarin në një rrugë afër shkollës fillore “Dardania”. Për më shumë shikoni fotot./Lajmi.net/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Për 90 ditë qeverisje do t’i liberalizojmë vizat'

Posted: 28 May 2017 02:02 PM PDT

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se me marrjen e Qeverisë, pas 90 ditësh do të ketë liberalizim vizash. Ndërkaq për Demarkacionin me Malin e Zi, Abrashi tha se pret konsensus në kuvendin e ri dhe të përfundohet sa më shpejt çështja e Demarkacionit, njofton Klan Kosova. Ai shtoi se nuk do ta votojnë si Opozitë, por si krijues të Qeverisë së re. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fitore me goleadë e Interit (VIDEO)

Posted: 28 May 2017 01:51 PM PDT

Inter ka shënuar fitore me goleadë në ndeshjen e xhiros së fundit në Serie A. Në kuadër të xhiros së 38-të, Inter ka mposhtur 5:2 Udinesen. Eder me dy gola, Perisic, Brozovic dhe Angella me autogol, realizuan për Interin. Për mysafirët shënuan Balic dhe Zapata./Lajmi.net/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë shkruajnë mediat amerikane për helmimin në mitingun e PD-së

Posted: 28 May 2017 01:49 PM PDT

Mediat amerikanë i kanë bërë jehonë elementit kimik që u hodh në ajër gjatë fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ku 140 qytetarë u prekën mes të cilëve dhe kryedemokrati Lulzim Basha. ASSOCIATED PRESS, Washington Post, New York Daily News e të tjera media raportojnë se qytetarët shkuan në spital me skuqje të syve, acarim të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje. “Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha ishte ndër pacientët. Nuk është e qartë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Helmimi në miting: Ushtria e Garda në hetime, por provat i ka fshirë kompania e pastrimit

Posted: 28 May 2017 01:46 PM PDT

Për më shumë se 4 orë, një pjesë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishte një skenë krimi për policinë. Uniformat blu dyshojnë se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar shqetësime shëndetësore tek pjesmarrësit në tubim. Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buffon i emocionuar shkruan për largimin e Tottit nga Roma

Posted: 28 May 2017 01:44 PM PDT

Edhe Gianluigi Buffon ka thënë fjalët e tij për largimin e Francesco Tottit nga Roma. Buffon ka përmendur sukseset që i kanë arritur të bashku me Tottin, ballafaqimet dhe lotët. “Ne u rritëm së bashku”, nis shkrimi i Buffonit në Istagram. “Ne u ballafaquam me njëri-tjetrin si rival, ne kemi festuar dhe kemi qarë së bashku”. “Paç një jetë të mirë Francesco”./Lajmi.net/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ideologjia fetare dhe ekstremizmi në Kosovë (VIDEO)

Posted: 28 May 2017 01:43 PM PDT

Përfshirja e një numri qytetarësh të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme, ka nxitur shumë debate rreth shkaqeve që i çuan ata në atë rrugë. Në mesin e shumë faktorëve, studiuesit radhisin edhe mundësinë që besimi të jetë një prej tyre, duke vënë theksin tek interpretimet konservatore të tij nga rryma ideologjike që i kanë rrënjët që në vitët e 1980, kur lufta në Afganistan çoi në krijimin e grupeve ekstremiste e radikale, që më pas u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjalët e fundit të Tottit si kapiten i Romës (FOTO)

Posted: 28 May 2017 01:09 PM PDT

Francesco Totti i dha lamtumirën Romës dhe karrierës së tij si futbollist me një fjalim emocionues, i hutuar tha: “Jam i frikësuar, kam nevojë për ndihmën tuaj. Nuk jam gati të them që ka përfunduar gjithçka”. Kështu e nisi fjalimin e tij kapiteni legjendar, i cili i dha lamtumirën pas fitores 3:2 në “Olimpico” ndaj Genoas, fitore kjo që e dërgon Romën direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. “Momenti ka ardhur. Fatkeqësisht momenti ka ardhur, moment që shpresoja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'The Square' fiton çmimin Palme d’Oir në Festivalin e Filmit në Kanë

Posted: 28 May 2017 01:01 PM PDT

Satira për artin botëror “The Square”, me regji të Ruben Ostlund, ka fituar çmimin më të madh në Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi suedez ishte njëri nga 19 konkurrentët për çmimin prestigjioz Palme d’Or, në festivalin e 70-të në Rivierën Franceze. Kritikët kishin emëruar dramën franceze “Aids”, epikën ruse “Loveless” dhe  trilerin “Good Time” si favoritë për këtë trofe. Juria ishte kryesuar nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar. Në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bananja, të shëndosh apo të dobëson?

Posted: 28 May 2017 12:56 PM PDT

Ky frut është çelësi i energjisë tuaj. Nëse konsumoni vazhdimisht banane mes vakteve, atëherë do të shëndosheni, por mos harroni se ajo ka edhe efekte dobësuese. Banania nuk përmban asnjë yndyrë dhe është e mbushur me shumë vitamina, minerale, proteina, fibra. Jep efekte shumë të mira në shëndet, madje parandalon dhe përmirëson shumë sëmundje, transmeton Telegrafi. Ky frut, i cili përmban 108 kalori, mund të bëhet shkak i marrjes së karbohidrateve të tepërta. Tek personat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shikoni çfarë i kanë bërë trofeut të FA Cup Xhaka dhe Mustafi (FOTO)

Posted: 28 May 2017 12:52 PM PDT

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kanë fituar titullin e parë në fanellën e Arsenalit. Arsenali ka arritur të mposht 2:1 Chelsean në finalen në FA Cup, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’. Këtë sukses në mënyrën më të mirë e kanë përjetuar edhe Xhaka me Mustafin, dy shqiptarët e Arsenalit. Ata para trofeut të FA Cup, janë fotografuar duke bërë shqiponjën me duar, simbolin e shqiptarëve./Lajmi.net/     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e dini pse themi 'Alo' kur përgjigjemi në telefon?

Posted: 28 May 2017 12:47 PM PDT

Nga një gabim, një zakon. Gjithnjë e përdorni shprehjen “Alo” kur iu përgjigjeni thirrjeve telefonike, por a e keni ditur nga e keni trashëguar? Fjala “Alo” për herë të parë në telefon është përdor nga Thomas Edison. Kjo bëri që secili që përgjigjet në thirrjet telefonike ta fillojë bisedën me “Alo”. Jemi rritur duke thënë fjalën “Alo” në telefon dhe kjo mund të jetë edhe fjala më e përdorur nga njerëzit kur përgjigjen në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kusari: Punësimi dhe ndërmarrësia, prioritet i koalicionit

Posted: 28 May 2017 12:33 PM PDT

Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se koalicioni i tyre në mes AKR-Alternativa e LDK-së, është koalicion i dritës dhe sipas saj primare do të jetë zhvillimi i vendit me anë të punësimit dhe ndërmarrësisë, njofton Klan Kosova. Në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, Kusari Lila tha se parashikojnë rritje të zhvillimit ekonomik deri në 7% teksa shtoi se ka mjet kujdes në përmendjen e shifrave për krijimin e vendeve të reja të punës. ”Takimet tona janë mbajtur ditën, ne jemi koalicioni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj premton fond për investime në sektorin privat

Posted: 28 May 2017 12:29 PM PDT

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në Vushtrri ka premtuar fond për investime në sektorin privat, bizneset e vogla dhe ato të mesme. Ai ka thënë se roli i bizneseve në Kosovë është jetik. “Qeveria ime do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që ato të mund të rrisin dhe zgjerojnë veprimtarinë e tyre – jo vetëm me fjalë, por me vepra. Pikërisht, për këtë do ta krijojmë Fondin për investime për sektorin privat. Përmes këtij Fondi synojmë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbisë s'po i pëlqen që Ramush Haradinaj mund të bëhet kryeministër

Posted: 28 May 2017 12:28 PM PDT

Zgjedhja e Ramush Haradinajt si kryeministër do të sillte shqetësime dhe do të mund ta bënte situatën edhe më të vështirë dhe komplekse, ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. Sipas tij, ky zhvillim do të bënte që serbët të ndjehen edhe më të pasigurt. “Si mund të besoni se dikush ka qëllime të mira, kur Haradinaj morri pjesë në krimet e luftës, dhe ka marrë pjesë në vrasjen e njerëzve”, ka thënë Stefanoviq, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abrashi thotë se LDK mund të bashkëpunojë me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve

Posted: 28 May 2017 12:20 PM PDT

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Arban Abrashi, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me ndonjë parti pas zgjedhjeve. Ai ka thënë në Klan Kosova se LDK ka vija të kuqe vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës. I pyetur se a mund të ketë ndonjë bashkëpunim të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, Abrashi nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë. “Nuk e hedhim poshtë”, është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Kam marrë përkrahjen e themeluesve të LDK-së për koalicionin e fitores

Posted: 28 May 2017 12:13 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Has, se ditëve të fundit ka takuar shumë prej themeluesve të LDK-së, për t'i prirë koalicionit të fitore në zgjedhjet e 11 qershorit. “Ka qenë nder për mua që kam marrë besimin e strukturave dhe themeluesve të LDK-së, për të qenë në krye të një koalicioni i cili do ta zhvillojë Kosovën në aspektin e brendshëm dhe do ta fuqizojë imazhin e saj në arenën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj në Therandë zyrtarizon 300 aderime të reja

Posted: 28 May 2017 12:11 PM PDT

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përmbyllur javën sot në Therandë, ku ka zyrtarizuar 300 anëtarë të rinj të cilët kanë vendosur t’i bashkohen Partisë Demokratike. Gjatë takimit, Hoxhaj ka thënë se rinia duhet t’i besojë politikës si mjet për ta përmirësuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve dhe për ta siguruar të ardhmen e vendit. Sipas Hoxhajt, aderimi i këtyre të rinjve ka të bëjë me ndryshimin për të mirë të gjendjes në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: Jemi të bindur se Haradinaj do të udhëheq më mirë se Mustafa

Posted: 28 May 2017 12:07 PM PDT

Koalicionet parazgjedhore të vendosura në vend shtuan edhe interesim e qytetarëve të vendit lidhur me atë se çfarë pritet nga këto zgjedhje. Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën është njëri ndër koalicionet që bëri bujën më të madhe. I kontaktuar nga Indeksonline, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka theksuar se koalicionit në fjalë po i bashkohen shumë njerëz çdo ditë. “Çdo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahtiri uron Trepça ’89 për titullin e fituar, i quan ‘luanët e mbitokës’

Posted: 28 May 2017 11:58 AM PDT

Kryetari i Mitrovicës dhe njëherësh nënkryetar i AKR-së, Agim Bahtiri, mori pjesë në ceremoninë solemne të shpalljes kampion të Kosovës në futboll të klubit Trepça ’89.  Për Trepçën ’89, e cila do ta shënoj historinë e Kosovës duke marrë pjesë në Ligën e Kampionëve si ekipi i parë kosovar, kryetari Bahtiri shprehu fjalë të mira, duke i quajtur lojtarët e klubit mitrovicas si “luanët e mbitokës”. “Pas shpalljes kampion të Kosovës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Totti me lot në sy i thotë lamtumirë Romës (VIDEO)

Posted: 28 May 2017 11:53 AM PDT

Francesco Totti po ua jep lamtumirën tifozëve të Romës, duke mos mundur të përmbahet nga lotët.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historike: 16 vjeçari shënon në Serie A (VIDEO)

Posted: 28 May 2017 11:52 AM PDT

Ka ardhur një rekord i ri në futbollin italian, Serie A. Është sulmuesi i talentuar italian, Pietro Pellegri, i cili ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Romës. Sulmuesi i Genoas me këtë gol hyn edhe në histori të Serie A si futbollisti i parë i lindur më 2001 që ka shënuar gol dhe me këtë rast edhe lojtari më i ri që ka lindur në shekullin XXI dhe ka realizuar gol. Pellegri është i lindur 17 mars të vitit 2001, ndërsa goli i tij erdhi në minutën e tretë të ndeshjes pas asistimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more