Skip to main content

Zëri: “Ja çfarë bëjnë Vjosa Osmani, Ilir Deda e Korab Sejdiu (Foto)” plus 29 more

Zëri: “Ja çfarë bëjnë Vjosa Osmani, Ilir Deda e Korab Sejdiu (Foto)” plus 29 more


Ja çfarë bëjnë Vjosa Osmani, Ilir Deda e Korab Sejdiu (Foto)

Posted: 27 May 2017 02:41 PM PDT

Që të tre vinë nga parti të ndryshme, por i ka bashkuar koalicioni LDK-ARK-Alternativa. Zyrtari i Alternativës, Ilir Deda ka publikuar në Facebook një fotografi së bashku Vjosa Osmanin e LDK-së e Korab Sejdiun e AKR-së, shkruan Periskopi. Ata kanë bashkuar duart e tyre në një vend, si simbol se janë të bashkuar në këto zgjedhje. Që te tre garojnë për deputet në Kuvendin e Kosovës.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona e mbyll sezonin me trofe, ​fiton Copa del Reyn

Posted: 27 May 2017 02:28 PM PDT

Barcelona e ka fituar Kupën e Mbretit Barcelona e ka mbyllur sezonin me trofe, duke fituar Copa del Real për sezonin 2016/17, shkruan Gazeta Express. Për të rrëmbyer këtë trofe, djelmoshat e Luis Enriques e mposhtën në finale Alaves me rezultat 3:1, ku shkëlqeu Lionel Messi. Leo Messi (30’), Neymar (45’) dhe Alcacer (45+3) shënuan për Barcelonën, derisa golin e vetëm për Alavesin e shënoi mbrojtësi, Theo Hernandez (33’). Kjo ishte ndeshja e fundit për Luis Enriquen në stolin e Barcelonës, që i jep......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama me Zahon siç nuk e keni parë kurrë, momentet e dobësisë së Kryeministrit

Posted: 27 May 2017 02:26 PM PDT

Edi Rama ka postuar mbrëmjen e sotme një video me djalin e tij të vogël Zaho, teksa kalojnë së bashku disa caste në këto ditë të ngarkuara të fushatës. Duket se orët me të voglin janë edhe pikat e dobëta të Kryeministrit, i cili nuk ngurron të hyjë në rolin e një fëmije, teksa improvizon një lojë me kokën e qethur të Zahos. Vihet re, se edhe këtë radhë Rama nuk ka preferuar ta tregojë fytyrën e vogëlushit, të cilin herë pas here e nxjerr në postimet e tij, por pa e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: S’po bëj fushatë – kontaktet me qytetarë janë stili im i punës

Posted: 27 May 2017 02:18 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur lider i Partisë Demokratike të Kosovës, është akuzuar ditëve të fundit, pas vizitës së tij në një shkollë në vendlindjen e tij, se ai po bën fushatë për një parti të caktuar, por Thaçi, në një intervistë ekskluzive në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova e ka mohuar kategorikisht këtë. “Në momentin që jam zgjedhur president për mua ka përfunduar çdo autoritet sa u përket partive politike në Kosovë. Kontaktet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besnik Tahiri: Do të veprojmë me shpejtësi

Posted: 27 May 2017 02:17 PM PDT

Gjendja në vend është e rënduar, nuk ka nevojë për konstatim. Ajo që kërkohet është veprimi, dhe veprimi i menjëhershëm. Kështu ka thënë Besnik Tahiri gjatë një tubim që ka pas gjate ditës se sotëm. Ai ka thënë se detyrë e tyre më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë. “Se gjendja në vend është e rënduar, nuk ka nevojë për konstatim. Ajo që kërkohet është veprimi, dhe veprimi i menjëhershëm.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli flet për flamujt – atë kombëtar dhe atë të Kosovës

Posted: 27 May 2017 01:56 PM PDT

Në mesin e shumë pyetjeve të cilat i janë bërë kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në “Xing me Ermalin”, nuk mungoi edhe ajo për Flamurin e Kosovës, njofton Klan Kosova. Shumë njerëz u zhgënjyen me dizajnimin e flamurit të kaltër me gjashtë yje, e pikërisht për këtë Ermal Mamaqi pyeti Kadri Veseli se cili është mendimi i tij për këtë flamur. “Flamuri im kombëtar është flamuri shqiptar, flamuri im shtetëror është flamuri i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëndohet rëndë ylli i Barcelonës

Posted: 27 May 2017 01:42 PM PDT

Javier Mascherano është lënduar rëndë në fillim të pjesës së parë, në minutën e 11’të, në një duel me Marcos Llorenten, i cili u detyrua të lërë vendin për Andre Gomes. Barcelona po fiton 3:1 ndaj Alaves në finale të Copa del Rey. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merovci: Reklama e PDK-së me bateritë, thyerje e ligjit (Video)

Posted: 27 May 2017 01:37 PM PDT

Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, në “Debat +” të TV Dukagjinit ka akuzuar mediet në Kosovë për thyerjen e ligjit. Ai me këtë rast merr shembull spotin publicitar të PDK-së, “me bateritë”, duke thënë se në këtë rast ka shkelje ligjore. “E para është një reklamë me bateria, skandaloze. Kjo s’ka të bëjë me fushatë, por me të drejtat e njeriut. Është transmetuar edhe si lajm. Fëmija mbrohet me konventën e të drejtave të fëmijëve, por edhe me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: PDK-AAK-Nisma i ofrojnë vendit një qeveri reformatore

Posted: 27 May 2017 01:21 PM PDT

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj është i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministri i cili do të ndryshoj mënyrën e qeverisjes. Thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i ofrojë vendit një mënyrë të re të Qeverisjes. “Është një mundësi e artë që përmes një Qeverie reformatore ta përgatit vendin drejt zhvillimeve dhe sfidave të reja’, tha Limaj për televizionin publik. Thotë se janë të bindur në besimin që i kanë dhënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rama i shkruan letër Astrit Patozit: M'u dhimbse vërtet, burrë i mençur, por naiv!

Posted: 27 May 2017 01:07 PM PDT

Pas përjashtimit nga listat e PD për deputetë, demokrati Astrit Patozi reagoi përmes një postimi të gjatë, ku ndër të tjera kujtoi “profecinë” e Edi Ramës në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku kryeministri i tha se pas 25 qershorit ai mbase nuk do të ishte më pjesë e kuvendit. E pikërisht, mbi këtë çështje ka reaguar vetë Kryeministri Edi Rama, i cili Shënimin e tij të Ditës, ja ka kushtuar Astrit Patozit. Rama shkruan në rrjetin e tij social se vendimi i Bashës për ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Haradinaj gaboi në koalicion me PDK-në

Posted: 27 May 2017 12:49 PM PDT

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se AAK e Nisma kishin bërë marrëveshje paraprake me PDK-në për koalicionin e bërë në mes këtyre tre subjekteve partiake. Madje në debatin televiziv Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, Ahemti tha se është befasuar shumë nga Ramush Haradinaj kur kuptoi se ka hyr në një koalicion të përbashkët me njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës. Tutje i pari i Prishtinës tha se edhe në zgjedhjet lokale nuk ndihen të frikësuar nëse ndodhë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënimi i ISIS: Ja objekti radhës, ku do të bëjmë masakër

Posted: 27 May 2017 12:41 PM PDT

Pas sulmit të përgjakshëm në Britani, ISIS ka njoftuar masakrën e radhës. Në një video të shpërndarë në internet, një militant i ISIS bën thirrje për sulme në SHBA. Ai i kërkon militantëve të Shtetit Islamik që të therin njerëz, ti hedhin nga ndërtesat dhe ti shtypin me makinë. Disa ditë pas sulmit terrorist me 22 të vdekur në Britani, militantë të ISIS kryen një tjetër masakër në Egjipt, me 29 viktima. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albulena Haxhiu shpalos programin e Vetëvendosjes për barazinë gjinore

Posted: 27 May 2017 12:33 PM PDT

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka shpalosur në Magazinën Zgjedhore, një pjesë të programit të Vetëvendosjes për barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas në shoqëri e politikë. Haxhiu tha se ka një hezitim nga gratë për t’u marrë me politikë për shkak të mentaliteti që zotëron në Kosovë, porse Vetëvendosja po e ndryshon këtë mentalitet. “Duke marrë parasysh mentalitetin patriarkal që është në Kosovës, gratë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtangen liderat në samitin e NATO -s, çfarë bëri kryeministri që i çuditi të gjithë

Posted: 27 May 2017 12:32 PM PDT

Një detaj në veshjen e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau ka tërhequr vëmendjen e liderave botërorë në samitin e NATO-së që u mbajt ditën e djeshme. Ai kishte veshur çorapet me ngjyre rozë me logo të NATO-së mbi të. Kjo ka bërë që jo vetëm gazetarët por edhe kryeministrat e tjerë botërorë të kishin vëmendjen e tij. Me shumë diplomaci ai u ka treguar të gjithëve çorapet që i kishte bërë enkas për samitin. Kjo është një gjetje e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E pabesueshme! Lind fëmija me dy koka

Posted: 27 May 2017 12:26 PM PDT

Një rast unik ka shokuar mjekët, kur një fëmijë ka lindur me dy koka, në qytetin sirian Idlib. Fëmija ka lindur ditën e enjte dhe është transferuar në një spital turk. Fotoja e foshnjës të sapolindur është postuar në Facebook, nga një media në Siri. Vlen të përmendet se Idlib ka qenë vazhdimisht subjekt i sulmeve kimike, gjë që ka shkaktuar vdekjen e qindra civilëve./tvklan.al ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jahjaga fjalim në Beograd, do të flasë për gratë e dhunuara

Posted: 27 May 2017 12:25 PM PDT

Presidentja e parë grua në Kosovë, Atifete Jahjaga do të vizitojë Beogradin javën që vjen. Ajo do të marrë pjesë në festivalin tradicional në mes të Serbisë dhe Kosovës “Mirëdina, Dobardan”. Festivali do të mbahet nga data 31 maji deri me 6 qershor dhe është organizuar në partneritet mes OJQ’ve të Prishtinës dhe Beogradit. Festivali është financuar nga fondi për mbështetje te shoqërisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera eropiane. Ish presidentja e Kosovës Atifete......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident i rëndë, shoferja përplas për vdekje 16-vjeçarin

Posted: 27 May 2017 12:17 PM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë. Behet e ditur se ka mbetur i vdekur një 16-vjeçar me inicialet H.D. Policia thotë se ai është përplasur nga drejtuesja e mjetit tip “Skoda”, Erila V. Kjo e fundit është ndaluar dhe po merret në pyetje për aksidentin. Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj në Rahovec: Do ta rrisim menjëherë buxhetin për bujqësinë

Posted: 27 May 2017 12:08 PM PDT

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka premtuar rritjen e buxhetit për bujqësinë. Duke bashkëbiseduar me qytetarët e Rahovecit, të cilëve Haradinaj u ka kërkuar besimin më 11 qershor, tha se i menjëhershëm do të jetë rritja e buxhetit për bujqësinë. “Ju kanë thanë shumë se kanë me e rrit buxhetin për bujqësi. Unë po ju them se kam me e rrit, edhe jo dikur. Kam me e rrit menjëherë”, tha Haradinaj. Ai ka premtuar edhe ndihmë për fermerët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsenali e mposhti Chelsean, e fiton trofeun e FA Cup (Video)

Posted: 27 May 2017 11:42 AM PDT

Arsenali e ka fituar trofeun e FA Cup, pasi e mposhti 2:1 në finale Chelsea, e cila u zhvillua në Wembley. Mos pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, e bëri këtë sezon një ndër më të dobëtin për Arsene Wengerin në stolin e Arsenalin, por trajneri francez mund të mos e konsiderojë të tillë. Kjo për faktin se “Topçinjtë” e kanë fituat titullin e FA Cup, duke e mposhtur Chelsean në finale me rezultat 2:1. Alexis Sanchez (4’) dhe Aaron Ramsey (79’) shënuan për Arsenalin, derisa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në cilin vend agjërimi është më i vështirë për myslimanët?

Posted: 27 May 2017 11:37 AM PDT

Myslimanët që jetojnë në Rrethin Arktik po përjetojnë disa nga kushtet më të vështira për Ramazanin, pasi ata mund të përjetojnë 24 orë rrezet e diellit. Njerëzit që agjërojnë nuk do të konsumojnë ushqim apo pije, nuk duhet të kryejnë ndonjë aktivitet seksual, që nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit, njofton Klan Kosova. Agjerimi përfundon me vaktin e njohur si Iftari. Rreth 22 për qind e popullsisë së botës, ose 1.6 miliardë njerëz, pritet të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë i kishte kërkuar Veseli mjekut të UÇK-së, kur ishte plagosur Haradinaj (Video)

Posted: 27 May 2017 11:12 AM PDT

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, i cili kishte mjekuar mijëra ushtarë dhe civil të plagosur gjatë luftës, përmes një video të postuar nga kreu i PDK-së, ka rrëfyer përvojën e tij të luftës me Veselin dhe Haradinajn. Beka rrëfen sesi më 24 mars 1998, në ditën kur ishte plagosur Ramush Haradinaj në zonën e Dukagjinit, Kadri Veseli kishte kërkuar prej tij si mjek që të shkonte bashkë me Veselin në Jabllanicë për ta mjekuar atë, duke i thënë se e ka një shok të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse Veseli takoi komandantin Jetullah Geci para se të nis fushatën në Skenderaj?

Posted: 27 May 2017 11:09 AM PDT

Para se të mbaj takimin me elektoratin e Skenderaj, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shkuar në kullën e komandantit të Brigadës 112 “Arben Haliti”, Jetullah Gecin. Në këtë takim, Veseli bashkë me nënkryetarin, Hajredin Kuçin kanë kërkuar mbështetjen e Jetullah Gecin për PDK-në, duke qenë se ky i fundit gëzon një respekt të madh jo vetëm në Skenderaj por edhe në tërë Drenicën, raporton Magazina.al. Ish komandanti i UCK-së, i cili ka pritur në kullën e tij në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron e injoron keq Trump’in, por shikoni reagimin e tij (Video)

Posted: 27 May 2017 11:02 AM PDT

Brukseli e pa nga afër se cili është Donald Trump, kur presidenti amerikan kaloi pak më shumë sesa 24 orë në kryeqytetin belg, për një vizitë diplomatike të ndjekur me shumë kujdes. “Politico” shkëput 7 momentet më pikante të saj, duke e nisur nga fjetja. Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte mundësinë ta kalonte natën në njërën prej 3 ambasadave boshe amerikane: asaj në Belgjikë, asaj të BE-së dhe së fundi asaj të NATO-s, ku ende nuk ka caktuar ambasadore. Në fund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahtiri: ShIK-un e larguam nga Mitrovica, tash do ta largojmë edhe nga Prishtina

Posted: 27 May 2017 10:53 AM PDT

Aleanca Kosova e Re sot ka organizuar takim me qytetarët e Mitrovicës, ku të pranishëm ishin Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri dhe kandidatë të tjerë për deputetë në zgjedhjet  11 Qershorit. Në takimin me qytetarë të mbajtur në Qendrën e Kulturës, Bahtiri tha se Kosova tash më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim pozitiv në qeverisjen qendrore, pasi që është momenti i fundit që qytetarëve të Kosovës t’iu kthehet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një muaj paraburgim për anëtarët e 'Syrit të Popullit'

Posted: 27 May 2017 10:52 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Ragip Sallova dhe Sabit Berisha në kohëzgjatje prej  një muaji. “Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi se me dt.03.01.2017, në shtëpinë e të pandehurit R.S është mbajtur mbledhje ku është planifikuar dhe është shpalosur programi i organizatës kriminale ‘Syri i Popullit’ për organizimin në sulmet ndaj zyrtarëve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Njihuni me familjët e kandidatëve për kryeministër (Foto)

Posted: 27 May 2017 10:49 AM PDT

Tashmë zyrtarishtë garës për kryeministër të vendit do të jenë tre kandidatë nga dy koalicione dhe një parti. Koalicioni mes PDK-AAK dhe NISMA, kanë nominuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të vendit, koalicioni tjetër LDK – AKR dhe Alternativa, do të garojnë me Avdullah Hotin ndërsa Vetëvendosje do të mat forcat e vetme në këto zgjedhje me Albin Kurtin për kryeministër. Për politikanët modern tashmë familja dhe paraqitja e saj në publik, është mjaft e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'KQZ, fajtore për problemet e regjistrimit të mërgatës' (Video)

Posted: 27 May 2017 10:41 AM PDT

Vazhdon debati për regjistrimin e mërgatës – atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Derisa nga KQZ thonë se afati i shkurtët kohor i organizimit të zgjedhjeve u ka shkaktuar disa probleme teknike, në Institutin Demokratik të Kosovë thonë se KQZ-ja duhet që urgjentisht ta ndërrojë ligjin për zgjedhje të parakohshme që bashkatdhetarëve t’ua mundësojë që të votojnë edhe përmes ambasadave apo konsullatave në vendet ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abrashi i reagon Kurtit: Pensionet veç janë 150 euro

Posted: 27 May 2017 10:28 AM PDT

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka reaguar ndaj premtimit elektoral që bëri gjatë ditës, kandidati për Kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Përmes Facebookut, Abrashi tha se e bëri të qeshte premtimi i Kurtit për rritjen e pensioneve në minimalisht 150 euro. “Më e bukura që dëgjova sot ishte se njëri kandidat paska premtuar se me ardhjen e tij në pushtet pensioni minimal do të bëhet 150 euro. Më bëri të qesh. Sa për informimin e tij të drejtë, i them......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tirana bie nga Superliga për herë të parë në histori, shpëton Vllaznia

Posted: 27 May 2017 10:24 AM PDT

Për të parën herë në historinë e saj Tirana bie nga kategoria. Bardheblutë nuk mundën të marrin më shumë se një pikë në Shkodër ndaj Vllaznisë, e cila nuk mjaftoi për mbijetesën. Pjesa e parë ishte e gjitha nën diktatin e Vllaznisë që zotërojë lojën duke krijuar disa raste për shënim. Ndërsa 45 minutat e dyta ishte Tiranë më kërkues, ku me kalimin e minutave tentuan të provojnë më shumë drejt portës së Vllaznisë, por pa mundur të shënonin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijët dy ditë pa bukë në gojë, familja skamnore kërkon lëmoshë (Video

Posted: 27 May 2017 10:20 AM PDT

“Unë dua bukë edhe një shtëpi, nuk kamë ngrenë bukë as qumësht. E dua dhomën me kukulla”, tha Lule Avdiu. Jasemini dhe Luja nuk po qajnë për lodra… Ka dy ditë që nëna e tyre Laureta nuk ka mundur që t’iu shtroj sofrën. E kjo situatë, është bërë përditshmëri në familjen Avdiu. “Nuk kemi ngrenë prej ditës së djeshme, nuk kem se çka t’ju jap as qumësht fëmijëve kur po më sjell dikush ndenje ndihmë. Burri po mundohet të punoj por......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more