Skip to main content

“Xhaferi: Qeveria e Maqedonisë do të paraqitet javën e ardhshme” plus 12 more Radio Evropa e Lirë

“Xhaferi: Qeveria e Maqedonisë do të paraqitet javën e ardhshme” plus 12 more Radio Evropa e Lirë


Xhaferi: Qeveria e Maqedonisë do të paraqitet javën e ardhshme

Posted: 27 May 2017 09:09 AM PDT

Qeveria e re e Maqedonisë, e përbërë nga Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaevit dhe partitë shqiptare, do të dalë javën e ardhshme, duke e përfunduar ngecjen e gjatë, thotë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. "Pres që brenda një apo dy ditësh ta marr programin e këtij kabineti dhe pastaj ta caktoj seancën e parlamentit për javën e ardhshme", tha Xhaferi në një intervistë për agjencinë AFP, mbrëmë vonë. Maqedonia i ka kaluar pothuajse dy vjet të krizës së zgjatur politike e ndonjëherë edhe të dhunshme, para se përfundimisht të bëhet transferi i pushtetit tek opozita shumëvjeçare, që tash duket e pashmangshme. Këtë javë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ia ka dhënë liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev, mandatin për formimine qeverisë së re, e cila mbështetet edhe nga partitë shqiptare. Partia e Zaevit dhe partitë aleate shqiptare i kanë fituar 67 vende në Kuvendin e Maqedonisë me 120 deputetë, nga zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar. Xhaferi i tha AFP-së se qeveria e re duhet të kërkoj mbështetje të gjërë parlamentare për ndryshimet, siç është ai për bërjen e shqipes gjuhë të dytë zyrtare, që është kërkesë kryesore e partive të pakicës shqiptare. "Nuk mjafton vetëm të kihet shumica e thjeshtë", tha Xhaferi, meqë reformat kushtetuese kërkojnë mbështetje të dy të tretës së numrit të deputetëve. Talat Xhaferi aktualisht ishte ballafaquar me kritika nga konservatorët për shkak se në tavolinën e tij të punës në kuvend e kishte vendosur një flamur të vogël shqiptar. Ai i ka hedhur poshtë këto kritika duke thënë se flamuri është "simbol kombëtar i secilit shqiptar kudo që ai mund të jetë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Dështim madhor i kompjuterëve në British Airways

Posted: 27 May 2017 08:18 AM PDT

Kompania British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze, Hithrow dhe Gatvwick, pas "dështimit madhor të sistemeve të IT-së". Kjo kompani ka njoftuar sot se nuk ka njohuri se çka e shkaktoi këtë dështim global të kompjuterëve, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndonjë sulm kibernetik. Të gjitha fluturimet e kompanisë British Airways nga të dy aeroportet janë anuluar deri në orën 18, sipas kohës londineze. Nuk është e qartë se sa shumë fluturime janë anuluar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS-i e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurëse në Egjipt

Posted: 27 May 2017 07:48 AM PDT

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka kumtuar sot se luftëtarët e tij e kanë kryer sulmin, nga i cili dje janë vrarë dhjetëra egjiptianë të krishterë. Në faqen Amaq në Internet, që është krah propagandues i IS-it, theksohet se "sulmi është kryer dje në Minya, me ç'rast në shënjestër të tij ishte autobusi me koptë dhe janë vrarë 32 prej tyre". Zyrtarët e Egjiptit kanë thënë se sulmi kishte ndodhur derisa personat e krishterë koptë udhëtonin me autobus për në një manastir afro 200 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro. Qeveria e Egjiptit ka njoftuar se janë vrarë 29 vetë, ndërsa 13 persona gjenden në spital. Disa orë pas sulmit, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka shpallur se Egjipti ka filluar sulme ajrore kundër bazave stërvitore të militantëve në Libi. Ushtria e Egjiptit tha sot se nga sulmet ajrore të saj mbi Libi janë shkatërruar disa kampe stërvitore të militantëve përgjegjës për sulmin kundër koptëve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

G-7: Pajtueshmëri të shumta, por mospajtim me Trumpin për klimën

Posted: 27 May 2017 06:56 AM PDT

Në samitin e grupit G-7 në Sicili të Italisë, liderët e shtatë vendeve të industrializuara kanë shprehur përkushtim për të bërë më tepër në luftën kundër terrorit dhe thanë se për një numër të çështjeve të politikës së jashtme ka pajtueshmëri të gjërë, përfshirë Sirinë dhe Korenë Veriore. Po ashtu, janë zvogëluar dallimet për tregti, por ka pasur dështim në zgjidhjen e mospajtimeve me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Doanld Trump, për ndryshimet klimatike. Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga liderët e grupit G-7, është bërë thirrje për kompanitë e Internetit dhe mediat sociale që në "mënyrë substanciale t'i rrisin përpjekjet e tyre për shqyrtimin e përmbajtjes terroriste". Liderët, po ashtu, kanë shprehur përkushtim për përpjekje të përbashkëta për t'i gjetur dhe ndjekur ligjërisht luftëtarët e jashtëm në hapësirat e konflikteve, siç është Siria. Liderët kanë shprehur solidaritet me Britaninë pas sulmit më 22 maj në qytetin Mançester, nga i cili janë vrarë 22 vetë, përshfirë shumë fëmijë. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Anëtarë të grupit G-7 janë Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Debutimi i jashtëm i Trumpit me sjellje jokonvencionale

Posted: 27 May 2017 06:11 AM PDT

Shefi aktual i forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nisur turneun e tij të parë të jashtëm në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, me ç'rast e ka vizituar Arabinë Saudite, Izraelin, Autoritetin Palestinez, Brukselin, Romën dhe Sicilinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë: Thirrje për rritje të solidaritetit në muajin e shenjtë të Ramazanit

Posted: 27 May 2017 04:13 AM PDT

Myslimanët në të gjithë botën, përfshirë edhe ata në Kosovë, e kanë filluar muajin e Ramazanit - muajin e agjërimit. Autoritetet fetare në Kosovë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka uruar të gjithë besimtarët islamë për muajin e shenjtë të Ramazanit. "Agjërimi për besimtarët është një ibadet që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen", ka thënë zoti Tërnava. Tërnava ka shtuar se "Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin besimtarët shtojnë, rrisin ndershmërinë, rrisin kujdesin ndaj njëri-tjetrit, bëhen më humanë, më të dashur e më paqësor, më social, më familjarë e më të devotshëm". Muaji i Ramazanit është periudha kur besimtarët përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga lindja e Diellit e deri në perëndim të tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga sulmi i talibanëve në ditën e parë të Ramazanit – 12 afganë të vrarë

Posted: 27 May 2017 03:51 AM PDT

Së paku 12 vetë janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë në qytetin Khost në pjesën lidore të Afganistanit. Sulmi ka ndodhur sot në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Shefi i policisë së qytetit Khost, Faizullah Ghairat, tha se ishte sulmuar një konvoj i forcave të milicisë lokale të stërvitura nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Ghairat i tha Radios Evropa e Lirë se në mesin e tetë personave të plagosur ishin edhe dy fëmijë. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar këtë sulm. Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Zëdhënësi i tyre, Zabibullah Mujahid, tha se nga ky sulm janë vrarë 22 ushtarë. Nga një sulm i djeshëm i talibanëve kundër një baze të armatës afgane në Kandahar, janë vrarë së paku 15 ushtarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Sundimi i ligjit, faktor kyç për zhvillimin ekonomik

Posted: 27 May 2017 03:34 AM PDT

Kriza politike në Maqedoni ka thelluar edhe krizën ekonomike duke çuar në humbjen e investimeve të jashtme, rritjen e varfërisë dhe të borxhit publik që ka shkuar në afër pesë miliardë euro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Dy arrestime të reja për sulmin në Mançester

Posted: 27 May 2017 01:56 AM PDT

Policia britanike thotë se i ka bërë edhe dy arrestime të reja lidhur me sulmin terrorist vdekjeprurës në Mançester, derisa janë intensifikuar përpjekjet për ta zënë një rrjet të dyshuar, meqë besohet se sulmuesi vetëvrasës, Salman Abedi, kishte qenë pjesë e këtij rrjeti. Policia e rajonit të Mançesterit ka njoftuar se dy meshkuj, të moshës 20 dhe 22 vjeçare, janë arrestuar sot herët në mëngjes, të dyshuar për vepra terroriste. Policia e ka shfrytëzuar një eksplodim të kontrolluar për të hyrë në një pasuri në pjesën veriore të qytetit, për t'i kryer arrestimet. Tash, gjithsej 11 vetë të dyshuar janë në paraburgim. Nga ky sulm vetëvrasës pas një koncerti në Mançester, më 22 maj, janë vrarë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë. Më se 60 vetë ende mbeten në spital, ndërsa 23 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore. Gazeta The Times ka raportuar sot se afro "23 mijë ekstremistë xhihadistë", që jetojnë në Britani, ishin identifikuar nga oficerët e inteligjencës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Kthehet transporti me mish pule për shkak të bakteries

Posted: 27 May 2017 01:40 AM PDT

Autoritetet e ushqimit në Shqipëri thonë se po e kthejnë një transport me mish të ngrirë të shpezëve në Brazil, pasi testet kanë treguar nivel të lartë të bakteries salmonella. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dje ka kumtuar se 28.6 tonelata të mishit të ngrirë të shpezëve, i importuar nga një kompani lokale shqiptare, është bllokuar në portin perëndimor Durrës, më herët këtë muaj, raporton agjencia AP. Në kumtesë, mëtutje theksohet se ky mish "do të shkoj për në Brazil" pasi të kompletohet dokumentacioni përkatës nga doganat dhe kompania lokale. Brazili është burimi kryesor i mishit të shpezëve dhe të derrit për kompanitë shqiptare. Në muajin mars, eksporti i mishit nga Brazili ishte ndalur, pasi hetuesit patën thënë se inspektorëve brazilianë të shëndetësisë u ishte dhënë ryshfet për të mos e ndalur mishin me afat të skaduar. Prej këtij skandali, autoritetet e Shqipërisë kanë filluar në mënyrë energjike ta testojnë mishin që vjen nga ky vend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Krijohet fondi për t’i ndihmuar kosovarët e helmuar në kampe

Posted: 27 May 2017 01:24 AM PDT

Kombet e Bashkuara dje kanë shprehur keqardhje pasi qindra persona të zhvendosur brenda Kosovës u ishin ekspozuar helmimit me plumb në kampet e udhëhequra nga OKB-ja dhe tha se do ta krijoj një fond për t'i ndihmuar ata. Kjo deklaratë u bë pas një raporti të panelit për të drejta të njeriut lidhur me ankesat e 138 pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët kanë vuajtur nga problemet shëndetësore, pasi ishin vendosur në kampet e Kombeve të Bashkuara, në pjesën veriore të Kosovës, pas luftës në periudhën 1998-1999, raporton AFP. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, "dëshiron të shpreh keqardhjen e thellë të organizatës për vuajten e pësuar nga të gjithë individët që jetonin në kampet e personave të zhvendosur brenda" Kosovës, tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq. "Në pikëpamje të rrethanave unike në Kosovë, sekretari i përgjithshëm ka vendosur, si një masë e jashtëzankonshme, ta krijoj një fond të besimit", tha zëdhënësi Haq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Vdiq ish-këshilltari për siguri kombëtare, Zbigniew Brzezinski

Posted: 27 May 2017 01:09 AM PDT

Zbigniew Brzezinski, ish-këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të dikurshëm amerikan, Jimmy Carter, gjatë viteve të një konfuzioni për krizën e të rrëmbyerve në Iran dhe invazionit sovjetik në Afganistan, në fund të viteve të 70-ta, ka vdekur dje në moshën 89 vjeçare. Zoti Carter e ka lavdëruar atë duke thënë se "ishte shërbyes publik i shkëlqyeshëm" dhe "brilant, i dedikuar dhe lojal". Sikur paraardhësi i tij, Henry A. Kissinger, Brzezinski ishte një inelektual i lindur jashtë Amerikës, me ndikim të konsiderueshëm në punët globale. Ai ishte i lindur në Varshavë të Polonisë dhe shkolluar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova me më shumë votues, sesa banorë

Posted: 27 May 2017 12:08 AM PDT

Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.8 milionë është numri i banorëve, por në listat e votuesve për zgjedhjet e qershorit janë të regjistruar mbi 1.9 milionë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more