Skip to main content

Tirana Observer: “Nikolla “përplaset” me zyrtarin turk për Gylenin” plus 9 more

Tirana Observer: “Nikolla “përplaset” me zyrtarin turk për Gylenin” plus 9 more


Nikolla “përplaset” me zyrtarin turk për Gylenin

Posted: 17 May 2017 09:06 AM PDT

Gjatë inaugurimit të sallës së bibliotekës dhe dy sallave të konferencës në fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, një përplasje e hapur është krijuar mes ministres Nikolla dhe zyrtarit turk, koordinator i agjencisë turke TIKA, në Tiranë. Nga auditorët e Universitetit të Tiranës, përfaqësues të ambasadës turke u kanë folur studentëve për organizatën terroriste të Fetullah Gylen.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e ka cilësuar të papranueshëm këtë komunikim në auditore, gjë të cilën ia shprehu edhe personalisht ambasadorit turk në tryezë. Po kështu ajo ka siguruar prindërit shqiptarë se në vend nuk ka shkolla jashtë kuadrit ligjor dhe standardeve mësimore.

Gjithçka nisi pasi Eyup Yavuz Umutlu, koordinator i TIKA në Tiranë, tha se: "Ne na bie një barrë e madhe për të sqaruar në çdo detaj elementët e kësaj organizate terroriste. Ka të bëjë me çështjen tonë, sepse çështjen tonë direkte, sepse arsimi është një ndër fushat që kjo organizatë ka hedhur rrënjë. Arsimi është elementi kryesor në edukimin e njerëzve dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Por gjithashtu edhe organizata 'Feto' është e vetëdijshme për këtë. Ne mendojmë se nëpërmjet edukimit do të krijojmë breza me mendje dhe zemër të lirë. Ky është elementi i parë i zhvillimit. Ata kanë për synim të nxjerrin breza me mendje dhe zemra të manipuluara".

Por kjo nuk i ka shpëtuar ministres Nikolla, e cila ka patur këtë argument: "Impresion i tij për një organizate që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Unë reagova me përfaqësuesin e qeverise turke, me ambasadorin. Unë dua të ndaj me prindërit, që nuk ka shkollë në Shqipëri që nuk ofron sistem arsimor me standardet që shteti shqiptar ka, dhe janë të garantuara nga pikëpamja ligjore dhe pikëpamjet e tjera të funksionalitetit. Mbetet një dëshirë e një individi, jashtë vendit dhe kohës, në një mjedis që nuk kishte lidhje me atë qe shprehu", reagoi Nikolla.

Indeksi i fuqisë ushtarake: Shqipëria e 92-ta në botë, e 24-ta në NATO, e treta në rajon

Posted: 17 May 2017 08:46 AM PDT

Indeksi i fuqisë analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake.

Në indeksin e vitit 2017, Shqipëria renditet në vendin e 92-të në botë. Në analizë merren rreth 50 faktorë të ndryshëm, veç atyre të logjistikës apo numrave në ushtri.

Ndër faktorët e tjerë të marrë në konsideratë janë edhe pozita gjeografike, vendburimet e naftës, fuqia financiare, etj.

Lista është bërë në mënyrë të tillë që vendet e vogla të kenë mundësi të konkurrojnë me vendet e mëdha, pasi vë theksin te rëndësia e diversifikimit të arsenalit dhe jo te sasia.

Ndër vendet e NATO-s, Shqipëria është e pesta nga fundi dhe lë pas Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Slloveninë.

Sa i përket rajonit ndërkohë, Shqipëria lë pas në renditje Maqedoninë, e renditur e 116-ta dhe Bosnje Hercegovinën në vendin e 121-të. Ndërkohë, Serbia renditet e 83-ta, dhe Kroacia e 67-ta. Kosova dhe Mali i zi nuk janë pjesë e listës.

Kroaci     67

Serbi 83

Shqipëri   92

Maqedoni   116

Bosnje-Hercegovinë   121

Greqia renditet në vendin e 28-të në botë dhe Turqia në vendin e 8-të. Tre vendet e para të listës janë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina./Scan

Shkencëtarët kanë gjetur prova se universet paralele ekzistojnë?

Posted: 17 May 2017 07:45 AM PDT

Nuk është teoria kryesore dhe më e përhapur, por ajo ekziston dhe ka mbështetësit e saj. Bëhet fjalë për "Multiverse", teorinë që flet për ekzistencën e një numri pafund universesh dhe realitetesh paralele.

Mbështetësit më të zjarrtë të kësaj teorie kanë një arsye më shumë për të këmbëngulur në idenë e tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar përmes teleskopëve atë që në gjuhën shkencore e quajnë "Zonë të ftohtë", që ndodhet rreth 1.8 miliardë vite dritë e gjerë. Nga të dhënat, studiuesit kanë përcaktuar se niveli i radiacionit në brendësi të kësaj "zone të ftohtë" është 0.00027 më pak se në periferi të saj.

Këtë ndryshim, studiuesit e argumentuan duke thënë se kjo është pasojë e dendësisë së galaksive në këtë zonë.

Ata thonë se në këtë zonë janë rreth 10 mijë galaksi më pak se në zonat e tjera të universit.

Por një studim i ri pretendon se kjo nuk mund të qëndrojë dhe nuk mund të shpjegohet me mungesën e materies.

Kjo ka nxitur pretendime më të guximshme, sipas të cilave "zona e ftohtë" provon ekzistencën e universeve paralele. Sipas mbështetësve të kësaj teorie, zona të tilla krijohen nga përplasja e dy universeve.

"Një ndër teoritë më ekzaltuese është ajo që thotë se Zona e ftohtë shkaktohen nga përplasja e universit tonë me një univers tjetër. Nëse vëzhgimi dhe analizat e mëtejshme do ta provojnë këtë, atëherë zona e ftohtë mund të quhet pa frikë prova e parë për ekzistencën e Multiversit", thotë Tom Shanks, astronom në Universitetin e Durhamit.

Dita kur vdiqën dinozaurët: 30 sekondat që përcaktuan fatin e njerëzimit (VIDEO)

Posted: 17 May 2017 07:40 AM PDT

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vite më parë shfarosi treçerekun e gjallesave që popullonin planetin tonë në atë kohë, përfshirë këtu dinozaurët.

Ky event u dha mundësi mamalëve dhe njerëzimit që të lulëzojnë në miliona vitet pasardhëse për t'i dhënë formë një planeti siç e njohim ne sot.

Por nëse asteroidi do të kishte goditur vetëm 30 sekonda më herët, ose 30 sekonda më vonë, dinozaurët ndoshta do të ishin ende dominuesit e këtij planeti dhe ne me gjasa nuk do të ekzistonim.

Ky është përfundimi i një studimi miliona dollarësh të BBC2. Grupi i shkencëtarëve të rrjetit televiziv britanik studiuan me aparatura të fjalës së fundit në Gjirin e Meksikës, ku goditi asteroidi 66 milionë vite më parë.

Në këtë periudhë, shkencëtarët thonë se pika ku u përplas trupi qiellor ishte tokë dhe përplasja shkaktoi një krater 230 kilometra të gjerë dhe 42 kilometra të thellë, si dhe re të mëdha pluhuri dhe tymi që qëndroi për vite me radhë në atmosferën e Tokës. Kjo re i dha dorën e fundit shfarosjes së nisur me impaktin fillestar.

Sipas shkencëtarëve, nëse asteroidi do të kishte goditur 30 sekonda më herët, ose 30 sekonda më vonë, vendi i përplasjes do të ishte në oqean dhe kështu do të shmangej reja e tymit e ngritur në qiell.

Ky përfundim është arritur nga profesorët Sean Gulick dhe Joanna Morgan, të cilët kanë gjetur përbërje të lartë sulfuri në shkëmbinjtë që ndodhen në tabanin e Gjirit të Meksikës.

Puna e tyre kërkimore do të shfaqet në dokumentarin me titull "Dita kur vdiqën dinozaurët!" në BBC2.

Lu zbret sërish në fushë, 120 minuta me Bashën, më pas takim me Ramën

Posted: 17 May 2017 06:46 AM PDT

Pas publikimit të 20 pikave ku Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar i udhëhequr prej saj sqaronin se për çfarë kishin rënë dakord për zgjidhjen e krizës, në selinë blu mbërriti ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.

Kryediplomati amerikan është takuar me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi ka zgjatur rreth 2 orë.

Pas takimit, kreu i PD-së shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e zyrtarit të lartë amerikan, Hoyt Yee dhe shpresonte që edhe Rama të bënte të njëjtën gjë.

Ndërkohë, menjëherë pasi la Partinë Demokratike, Donald Lu është zhvendosur disa metra më tej në drejtim të selisë së Qeverisë për t'u takuar me kryeministrin Rama.

Më herët, kryeministri deklaroi se nuk bënte pazar me rregullat dhe se respektonte Kushtetutën dhe ligjet.

Basha, letër Ramës: Prano paktin e Hoyt Yee. Përgjigjja e kryeministrit: Mos fol në emër të SHBA!

Posted: 17 May 2017 06:38 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një tjetër, duke  dërguar një letër publike Kryeministrit Edi Rama ku konfirmon qëndrimin e opozitës në mbështetje të paketës së prezantuar nga Ndihmës/Zv. Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Letra:

Në emër të opozitës ju informoj se që prej ditës së djeshme në orën 12:00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga nd/zv Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t'i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për proces zgjedhore të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.

Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa vonesa.

 

Përgjigjja e kryeministrit: Mos fol në emër të SHBA!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tri fjali përmes rrjeteve sociale letrës publike të Lulzim Bashës.

"Lulzim Basha, mos fol në emër të SHBA, se flasin vetë! Lëri letrat publike dhe mos u fshih pas McAllister. Fokusohu tek oferta që ke në tryezë", shkruan Rama.

Pas takimit me Donald Lu në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike dërgoi një letër publike për kryeministrin Edi Rama ku konfirmonte qëndrimin e opozitës në mbështetje të paketës së prezantuar nga Ndihmës/Zv. Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Luana zbulon sekretin, ja për çfarë është xheloze për Marinën

Posted: 17 May 2017 06:14 AM PDT

Në ditën e lindjes, edhe Luana e ka uruar publikisht motrën e saj, Marinën. Këtë herë ajo ka zgjedhur një çast nga fëmijëria e tyre, kur janë ngjitur në skenë duke kënduar, sepse Luana nuk dilte pa motrën e saj. Edhe tani, Luana thotë që ndihet më e plotësuar kur ka pranë Marinën.

Ndërkaq, ka zbuluar edhe një sekret. Megjithëse ajo i gëzohet suksesit të së motrës, është pak xheloze që publiku i femrave, e pëlqen më shumë Marinën.

"Atehere kur kenduam tek ky festivali femijeve nuk pranoja kurresesi pa ty. Edhe sot kur jemi bashke ne skene jam me e plotesuara, me e lumtura! Gezuar Ditelindjen Gjysma Ime!! @marina_vjollca Njerezit te njohin e te duan shume e per kete gezoj pa mase(edhe pse jam pak xheloze qe femrat te duan ty me shume se mua) Por une e di sa shume akoma ke per ti dhuruar publikut tend ndaj mezi po pres te shoh gjithe shkelqimin tend. Te Dua", shkruan Luana.

Me siguri e ka kuptuar në gjithë këto vite dhe flet me fakte, por Luana nuk mbetet aspak pas.

A është i gatshëm të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Rama

Posted: 17 May 2017 06:10 AM PDT

Një nga pikat që duket se po mban pezull arritjen e një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, mbështetur mbi paketën "McAllister+" është pikërisht çështja e datës së zgjedhjeve.

Një ditë më parë, burime zyrtare nga kryeministria pohuan për "BalkanWeb" se Rama nuk është i gatshëm të lëshojë 18 qershorin për shkak se është brenda kornizës Kushtetutese. Të njëjtin qëndrim ai duket se e ka pohuar edhe sot gjatë një replike me një nga ndjekësit e tij në "Facebook".

REPLIKA NË FACEBOOK

KOMENTUESI: Nëse vërtet mendoni se opozita po i shmanget vetingut dhe përkeqësohet situata ne vend përse nuk sakrifikonin nji muaj shtyrjen e zgjedhjeve që ta vërtetosh tek populli se nuk jeni të dy palët kundra drejtësisë që ne populli ëndërrojmë. Z. Kryeminister

EDI RAMA: Qesharake eshte kjo qe thua ti Besion, sepse cfare do populli eshte e shkruar ne Kushtetute jo ne murin e fejsbukut lal

DPN1 organizon konkursin ‘’Të riciklojmë së bashku’’, nxënësit bëjnë art me materiale të riciklueshme

Posted: 17 May 2017 06:01 AM PDT

Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, Bashkia Tiranë organizoi konkursin  me temë ''Të riciklojmë së bashku'', ku morën pjesë  nxënës nga 20 shkolla 9-vjeçare të Tiranës.  Nën moton: 'Redukto, ripërdor, riciklo'', qëllimi i këtij konkursi ishte sensibilizimi dhe edukimi i nxënësve mbi procesin e riciklimit  dhe mbajtjes pastër të mjedisit ku jetojmë, si dhe nxitja e kreativitetit të tyre përmes realizimit të objekteve të ndryshme me materiale të riciklueshme. Pjesëmarrja e nxënësve në këtë konkurs ishte tepër e lartë, pasi riciklimi efikas dhe efektiv kërkon pjesëmarrjen në shkallë të gjerë të publikut që të jetë i suksesshëm. Në këtë konkurs mbizotëruan larmishmëri idesh për krijimin e objekteve të ndryshme me të cilat ata ishin prezantuar. Gazetat, gotat plastike, tapat e shisheve, kartoni apo druri ishin disa nga materialet e riciklueshme që nxënësit kishin përzgjedhur për të realizuar punimet e tyre.

Mes morisë së krijimeve të nxënësve juria e pati tepër të vështirë të përzgjidhte më të mirët, por në fund u shpallën 3 çmime kryesore; ku çmimi i parë shkoi për shkollën Mëzez-Fushë, çmimi i dytë shkoi për shkollën e Mesme të Bashkuar 'Farkë', dhe çmimi i tretë për shkollën 'Bajram Curri'. Për shkollat fituese ishin menduar gjithashtu edhe disa dhurata simbolike; nxënësit që u vlerësuan me çmimin e parë morën një paketë me 160 libra, dhuruar nga nje shtëpi botuese në kryeqytet, ndërsa për çmimin e dytë u mendua një vizitë e nxënësve në Muzeun Historik Kombëtar. ''Bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit dhe Muzeut Historik Kombëtar dhe shtëpinë botuese lindi me qëllim që sensibilizimi i nxënësve të mos mbetej vetëm për kujdesin që duhet të tregojnë për mjedisin, por edhe kujdesin për historinë e trashëgimisë tonë historike e kulturore dhe t'i drejtojmë nxënësit tek libri si mënyra më e mirë për të kaluar kohën e lirë në mënyrë të dobishme,'' u shpreh përgjegjësja e Marrëdhënieve me Publikun Anxhela Abdi.

Krahas nxënësve pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe mësues e drejtues shkollash. Valbona Jahaj, drejtore e shkollës 'Mëzez-Fushë', u shpreh se nisma të tilla janë mjaft të dobishme sidomos për brezat e rinj, pasi përveçse i edukojnë fëmijët që të mbajnë pastër mjedisin, këto aktivitete janë edhe mjaft frymëzuese dhe nxitëse për të zbuluar talentet e tyre. Sipas Jahaj kjo gjë u pa edhe nga projektet e larmishme që u prezantuan në konkurs. ''E vleresojmë maksimalisht ndërmarrjen e një projekti të tillë i cili jo vetëm sensibilizon  brezin  e ri për një nga problemet më të mëdha  mjedisore të ditëve të sotme atë të ruajtjes së burimeve natyrore, por edhe i nxit ata të shfaqin  idetë dhe talentet e tyre. Ndihemi mjaft të kënaqur dhe të motivuar me vlerësimin që na u bë në këtë konkurs, si fitues të vendit të parë; pasi përtej të gjithave ky çmim shmang çdo lloj steriotipi, duke treguar se nxënësit  e shkollave në periferi  të Tiranës janë po kaq të talentuar sa të tjerët, dhe mund të konkurojnë denjësisht njësoj me bashkëmoshatarët e tyre që mësojnë në shkollat më në zë të qytetit. Faleminderit DPN1 që mundësoi këtë aktivitet mjaft edukativ por edhe argëtues!,''tha Valbona Jahaj, drejtore e shkollës 'Mëzez-Fushë'.

Edhe mësuesja e biologjisë në shkollën "Dëshmorët e Lirisë'' zonja Shpresa Salami, tha se: "Ne  e vlerësojmë shumë fushatën dhe konkursin e iniciuar nga DPN1 mbi procesin e riciklimit pasi është jetik për të gjithë qytetarët. Për më tepër nisma të tilla përforcojnë edhe njohuritë e nxënësve mbi këtë temë; pasi nxënësit e marrin këtë informacion që në bankat e shkollës në librat e tyre, sidomos në lëndën e biologjisë dhe të edukimit mjedisor. Me anë të mësimdhënies ata mësojnë se si të riciklojnë edhe materialet që kanë në shtëpi. Ky është një proces nga i cili nxënësit mësojnë si të ruajnë natyrën dhe kur natyra u jep jetë atyre, edhe ata i japin jetë natyrës."

 Nga ana e tyre vetë nxënësit u shprehen se nga ky konkurs mësuan më shumë mbi procesin e riciklimit dhe dobishmërinë që ka për secilin prej nesh dhe mjedisin ku jetojmë.  ''Riciklimi është një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për të gjithë botën dhe njerëzit. Pse mos të riciklojmë kur nuk është asgjë e kushtueshme. Unë ricikloj dhe në shtëpi shumë gjëra, për shembull me kanaçe kam bërë një  mbajtëse sendesh, mund të ricikloj rroba etj,'' tha Dea Yzeiri,  nxënëse e klasës së 6-të në shkollën 'Bajram Curri'.

Ndërsa një tjetër nxënëse, Joniana Gjunkshi, e shkollës 'Dëshmorët e Lirisë' tha: "Riciklimi është një proces që duhet të kryhet për të mbajtur mjedisin e pastër, dhe materialet që nuk na duhen mund t'i shfrytëzojmë sërish për të krijuar zbukurime, apo sende të tjera që mund të na hyjnë në punë në jetën tonë të përditshme." Edhe unë kisha dëgjuar dhe më herët për riciklimin pasi edhe mësuesja jonë na kishte shpjeguar rreth këtij procesi. Në këtë konkurs  kam realizuar një habitat të quajtur 'Savana' me material të riciklueshëm, kryesisht me kartona dhe shkopa akulloresh. Nuk ishte e vështirë për mua përkundrazi ishte kënaqësi,'' tha Darli Pinari, nxënëse e shkollës 'Dëshmorët e Lirisë'.

Sipas përgjegjësit të Sektorit të Riciklimit në DPN1, Bashkia Tiranë, Aldo Qilla, e gjithë puna ka konsistuar për ndërgjegjësimin e nxënësve duke analizuar dëmin që shkaktojnë mbetjet në natyrë dhe duke shpjeguar se me pak vullnet, të gjithë së bashku mund të ndihmojmë për mosshterimin e burimeve natyrore, mund të mbajmë ambientin pastër e mbi të gjitha mund të krijojmë. ''Nga gjërat e vogla dhe të parëndësishme në dukje, me pak imagjinatë, mund të krijojmë gjëra të mëdha. T'i themi STOP shpërdorimit dhe të mësojmë të ripërdorim. Duke kontribuar, nëpërmjet diferencimit dhe riciklimit jemi duke i dhuruar mjedisit më shumë vite jetë,'' theksoi Qilla.

Krahas kësaj iniciative, në të ardhmen janë planifikuar të ndërmerren fushata të tjera të ngjashme nga Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, Bashkia Tiranë me qëllimin e vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi procesin e riciklimit dhe mbajtjen pastër të ambientit ku jetojmë.

Negociatat për krizën, mesazhi i Idrizit për PS e PD: Gjeni konsensus për paketën McAllister

Posted: 17 May 2017 05:53 AM PDT

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje forcave kryesore politike që të marrin përgjegjësinë para qytetarëve të Shqipërisë dhe partnerëve tanë dhe të zgjidhin krizën politike sa më parë.

Përmes një deklarate për mediat, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi u bën thirrje krerëve të mazhorancës dhe opozitës që rikthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të rimarrë në shqyrtim seriozisht paketën e propozuar prej eurodeputetit gjerman David Mc Allister dhe mbeshtetur nga SHBA si bazë të një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike ne vend.

DEKLARATA E PLOTE

Ne u bëjmë thirrje palëve që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të rimarrë në shqyrtim seriozisht paketën e propozuar prej eurodeputetit gjerman David Mc Allister dhe mbeshtetur nga SHBA si bazë të një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike ne vend.

Është e papranueshme që vendi ynë anëtar i NATO-s dhe kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, të zhytet në një spirale të tillë konfliktuale duke e njollosur rëndë reputacionin tonë ndërkombëtar dhe kërcënuar pluralizmin dhe demokracinë në vend.

Mungesa e një marrëveshje rrezikon ta thellojë edhe më tutje krizën e rëndë politike që ka kapur vendin, rrezikon cilësinë e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme dhe stabilitetin e vendit.

Tanimë është një domosdoshmëri e pashmangshme bërja e një Pakti Kombëtar midis mazhorancës dhe opozitës për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të hedhur themele të shëndosha për stabilitetin politik të vendit. Pjesë e këtij kompromisi të gjerë politik duhet të jetë angazhimi i të gjitha forcave politike për të zhbllokuar dhe përshpejtuar procesin e integrimit evropian duke ndërmarrë një orë e më parë reformën në drejtësi. Në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian ne duhet të tregojmë maksimumin e përgjegjësisë patriotike e nuk duhet ta lëmë vendin peng të mllefeve e hatërmbetjeve të liderëve të ndryshëm politik. Gjithashtu, për t'i paraprirë situatave të tilla të ngjashme në të ardhmen, ne duhet të ndërmarrim një reformë të re elektorale nëpërmjet

një procesi transparent gjithpërfshirës që vë interesat e atdheut përpara interesave të partive specifike.

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more