Skip to main content

Tirana Observer: “Bashkia, apel qytetarëve: Mos u mashtroni, abonetë e muajit qershor janë ato pa pullë” plus 9 more

Tirana Observer: “Bashkia, apel qytetarëve: Mos u mashtroni, abonetë e muajit qershor janë ato pa pullë” plus 9 more


Bashkia, apel qytetarëve: Mos u mashtroni, abonetë e muajit qershor janë ato pa pullë

Posted: 27 May 2017 10:02 AM PDT

Qytetarët janë në dilemë për abonetë e muajit Qershor, se si duhet ti blejnë me apo pa pullë. Nga kjo e premte në kioskat e operatorëve të liçensuar përdoruesit e rregullt të linjave urbane janë drejtuar për të marrë abonetë. Por kjo mëdyshje se si duhet të jetë aboneja e tyre për të qenë të vlefshme dhe për të mos patur probleme me faturinot ende për ta mbetet e paqarte.

Të ndodhur përballë kësaj situate, administratori i shoqërisë Gerard-A sh.p.k, bazuar në rregulloren e Bashkisë së Tiranës;se një abone që të jetë e vlefshme duhet të ketë vetëm një karton shoqërues dhe vetëm këtë element të sigurisë i cili mban logon e Bashkisë së Tiranës dhe asnjë shenjë tjetër dalluese siç është pulla deklaron se: abonetë pa pullë janë të vlefshme dhe mund të blihen nga qytetarët, pasi janë brenda rregullave. "Ne si operatorë zbatojmë rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Tiranë. Bashkia Tiranë ka përcaktuar që aboneja të shitet vetëm me një element sigurie, pa pullë!Çdo blerje që bëhet në kundërshtim me rregullat e Bashkisë rrezikon konsumatorin të mos i njihet aboneja në autobus. Pra, ju them qytetarëve të blejnë abonetë pa pullë!
Kjo situatë e cila dëmton konsumatorët i rrezikon ata që blejnë abonetë me pullë që në disa prej linjave kryesore të mos lejohen të qarkullojnë për muajin qershor," thote administratori.

Nderkohe sot ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Tiranës lidhur me këtë shqetësim.

Në një njoftim për mediat, Bashkia e Tiranës ka bërë apel që të shmanget informaliteti dhe keq menaxhimi.

Bashkia thekson se abonetë duhet të jenë vetëm me një karton shoqërues.

"Me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.

Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin "Bashkia Tiranë" me germa kapitale. Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme aboneja.

Njoftojmë qytetarët se çdo njoftim tjetër apo prezantim i kartelave të pajtimit mujor (abone) jashtë këtij standardi, që mund të jetë vendosur si njoftim në mjetet e transportit qytetës ose kioska, nuk korrespondon me formatin e miratuar nga Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe fton qytetarët që të pajisen normalisht me abone, duke mos i konsideruar këto njoftime".

Listat e PD-së/ Berisha flet pas furtunës: Nuk kam gisht. I ka bërë Basha!

Posted: 27 May 2017 09:44 AM PDT

Pas "furtunës" së reagimeve pas publikimit të listës së Partisë Demokratike për deputetë ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të kësaj partie Sali Berisha.

I akuzuar nga Astrit Patozi se ka pasur ndikim në lista, Berisha është distancuar nga listave të kandidatëve për deputetë të PD-së.

Në një mesazh të publikuar pas pyetjes së një qytetari Berisha thotë se listat janë hartuar nga Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij dhe se ai nuk ka pasur asnjë rol në hartimin e tyre.

"Faleminderit per mesazhin. Me këtë rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnjë keqardhje ka pasur zero rol ne listën e re. Por unë mendoj se është e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Me urimet e mia me te mira per ju, me respekt Sali Berisha", – shkruan ish-kryeministri.

Kush është Orjola Pampuri, numri dy i listës së Bashës në Tiranë

Posted: 27 May 2017 08:24 AM PDT

Orjola Pampuri është bërë sot një ndër njerëzit më të lakuar të ditës.

Pasi ajo është  numri dy i listës së Partisë Demokratike në Tiranë.

Pampuri është një emër që demokratët nuk e njohin.

Ajo mund të cilësohet edhe si prurje e Henri Çilit, pasi është pedagoge në UET.

E vetmja lidhje e saj deri tani me PD-në është kur ka folur njëherë në çadrën përpara Kryeministrisë më 22 prill.

"Oriola Pampuri, psikologe, tha se gratë profesioniste në Shqipëri po udhëtojnë drejt shteteve europiane si Gjermania për të siguruar punë dhe për t'u siguruar se puna e tyre do të vlerësohet ashtu si duhet", thuhet në një njoftim të PD-së.

Orjola Pampuri është një psikologe e njohur në Tiranë, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës dhe mjaft aktive në media me intervista e këshilla.

Ajo ka përfunduar doktoraturën në departamentin e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë.

Kohët e fundit, Pampuri është afruar me Partinë Demokratike, madje ajo është parë të flasë në mikrofon para demokratëve në një nga protestat e kohëve të fundit.

Në media, Pampuri njihet gjerësisht si specialiste e shëndetit mendor.

 

“Rikthimi i miqve”/ Amerika nuk i ka harruar shqiptarët

Posted: 27 May 2017 08:15 AM PDT

Një nga gazetat më të njohura zvicerane shkruan për rikthimin e amerikanëve në rajon.

Shkrimi i Andreas Ernst mban titullin "Rikthimi i miqve amerikanë" dhe është publikuar nga Neue Zuercher Zeitung.

Theksi i analizës vihet se pas zgjedhjes së Donald Trumpit, në rajon, sidomos në Shqipëri nisën dyshimet se SHBA do të linte një vakum në Ballkan.

Por jo. Shqiptarët e kanë "mikun e fortë" amerikan.

Autori Andreas Ernst, një njohës i mirë i Ballkanit, arrin në përfundimin se politika e Departamentit të Shtetit nuk ka ndryshuar.

Në shkrim theksohet se hera e fundit që amerikanët bënë një paraqitje të madhe në Ballkan ishte kur shpallën pavarësinë e Kosovës.

Më pas ata u larguan, duke ia lanë fushën europianëve, kryesisht gjermanëve.

Por kriza e BE dhe mungesa e perspektivës së anëtarësimit në këto vende ballkanike, e dobësoi diplomacinë europiane.

Për këtë arsye, në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë nisën të shfaqen krizat.

Pas dështimit të europianëve, u shfaqën menjëherë amerikanët dhe gjërat nisin të lëvizin, thuhet në shkrim.

"Suksesi amerikan e ka një emër: Hoyt Brian Yee. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë udhëtoi në muajt e fundit në mënyrë intensive në rajon. Me një talent taktik, i butë në ton, por i vendosur në çështje, ai i bëri partnerët në bisedime që të lëshojnë njëri pas tjetrit".

"Vendimtar për suksesin e Yee ishte qartësimi se në Departamentin e Shtetit nuk ka ndryshuar gjë, pavarësisht presidentit të ri. Kjo qetësoi sidomos bashkëbiseduesit shqiptarë, që kishin ngritur pikëpyetje që pas zgjedhjes së Trump nëse ka akoma një "mik amerikan"".

Autori thekson në shkrim se amerikanët janë aktivë në botën shqiptare pasi aty është më i madh potenciali për destabilizim.

Sipas gazetarit Andreas Ernst për shqiptarët "miku i përtej oqeanit" mbetet i fortë."

Bregu “kërcënon” Bashën: Ta harrojë kush e kalon nëpër mendje se do largohem nga PD

Posted: 27 May 2017 08:13 AM PDT

Pasi Basha e la jashtë listave të PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar përsëri.

Deputetja aktuale ka folur për 'News24' në lidhje me këtë vendim të kryedemokratit Basha duke thënë se ajo gjithmonë do jetë me PD-në.

Më tej Bregu ka thënë se asnjë nuk mund ta largojë nga Partia Demokratike.

"Dua t'ju them atyre që besojnë te PD që të mos ligështohen sot dhe e them këtë edhe me shqetësimin e komenteve dhe mesazheve që po marr gjithë ditën. Të mos ligështohen me ç'po ju shohin sytë me këto tullumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë dhe për të pasur ditë sa më të mira nesër duhet të fillojmë ta afrojmë atë ditë duke punuar prej sot sa më shumë.

Unë jam në PD dhe do të jem në PD, ta harrojë kushdo që e kalon nëpër mendje se do të largohem", tha Bregu.

Andi Bejtja: Lista Basha, një listë humbëse e një konti Montekristoje pa arsye

Posted: 27 May 2017 08:08 AM PDT

Gazetari Andi Bejtja, që është i njohur për qëndrime pozitive ndaj Lulzim Bashës ka shpërthyer sot me një koment të hidhur për listat e deputetëve të hartuara prej tij.

Ai i ka konsideruar ato listat e një njeriu që bëhet gati për të humbur dhe i ka parë përjashtimet e emrave të njohur si hakmarrjen e panevojshme të një Konti Montekristoje të panevojshëm.

“Teksa shikoj listën e deputeteve të PD-së që do përballen në 25 qershor, me vjen vetvetiu në mendje viti 2005 kur ish lideri I PD Berisha u kujdes të bënte një listë sa më gjithëpërfshirëse. Madje shkoi aq larg sa përfshiu në lista dhe të ashtequjturit armiq te tij, deri dhe ata qe kishin hipur në tanke në '97. Ishte një liste fitoreje. Sot kemi një listë ku është e pamundur të dallohen kriteret, ku shikohet që lëviz dora hakmarrëse e një Konti Montemontekristoje, e një Konti që hakmerret pa aresye, sepse askush nuk i ka bërë asgjë në të kaluarën, as e ka futur në burg as i ka marë të dashuren. Boh, e pakuptueshme po kjo nuk është një listë fitoreje…

Dikush më tha sot në mëngjes se lista është bëre duke patur parasysh se po bëhet gati te jete pas zgjedhjeve në një nderrmarrje të perbashket me liderin e PS. Dikush tjeter me të drejte me tha; ne çdo nderrmarrje të përbashket do hysh me aksionet e tua, sa me të larta ti kesh aq më mirë.

Kjo liste jo vetem që e le Ramen King, i shton dhe një Maker. Sot ai eshte dhe King dhe King-Maker. Demokratë mos kujtoni se Big Mak-un do e hani pergjysem edhe pse mund të uleni në një tavolinë".

Gjergj Bojaxhiu hap dyert e partisë për të përjashtuarit e Bashës

Posted: 27 May 2017 07:21 AM PDT

Lulzim Basha, kreu i PD la jashtë plot 26 emra dhe figura të rëndësishme të kësaj partie në listat e zgjedhësve për garën e 25 qershorit. Ndër ta janë Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Eduard Selami etj…

Por, duke i cilësuar si figura me një fije integriteti, kreu i partisë "Sfida për Shqipërinë" Gjergj Bojaxhi u bën një ftesë të hapur për tu bashkuar me të.

Ai shkruan në Facebook se PD la jashtë listës figura të rëndësishme dhe përfshiu emra për qoka. "U drejtohem të gjithë demokratëve që nuk e gjejnë veten në asnjë qëllim dhe pikë të programit të PD-së: bashkohuni me Sfidën për të rimëkëmbur idealin e demokracisë", shprehet Bojaxhi.

POSTIMI I PLOTË:

Falenderoj pa masë liderin e PD-së për emrat që prezantoi në listën e kandidatëve për deputetë, sepse na e bën shumë herë më të lehtë fitoren ne, Sfidantëve të llumit, kulisave, baltës politike.
Shikojmë që kanë mbetur jashtë liste njerëz me një fije integriteti dhe janë listuar emra për 'qoka' dhe shlyerje basti.

U drejtohem të gjithë demokratëve që nuk e gjejnë veten në asnjë qëllim dhe pikë të programit të PD-së: bashkohuni me Sfidën për të rimëkëmbur idealin e demokracisë.

U drejtohem të gjithë ish të përndjekurve që u është shprishur gjaku dhe kujtimi për etërit, pasi janë listuar njerëz që vijnë nga hiçi, por janë bij të ca baballarëve të fuqishëm: ejani të provoni Sfidën më të vështirë- të ndërtojmë një moral politik në përputhje me dinjitetin njerëzor.

Ndihem i vlerësuar që nuk është kontestuar asnjë emër që konkurron për Sfidën.
Pasi çdonjeri prej tyre ka Curriculën e tij personale të vlerave, të personalitetit dhe integritetit. Moralja është zgjedhje, nuk është detyrim; ajo kuptohet dhe nuk është se i bindesh. Moralja është racionalja dhe arsyeja nuk pranon urdhra. Ashtu si morali me të cilin kemi ndërtuar Sfidën Për Shqipërinë.

Histori nga e kaluara/ Rama rrëfen si gjyshi i tij u bë shofer i Zogut

Posted: 27 May 2017 05:06 AM PDT

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizitë në një familje në Prezë, u ka treguar atyre një histori personale se si gjyshi i tij u bë shoferi i Ahmet Zogut.

Ulur në tryezën si mysafir i familjes së Fatmir Kurtit, kreu i qeverisë tha se stërgjyshi i tij e kishte çuar djalin për studime në Itali, por ai zgjodhi që me lekët që mori të blinte një makinë.

Mes të tjerash Rama pohoi se pasi gjyshi u bë shofer i kryetarit të bashkisë së Durrësit, u përzgjodh për të punuar për Zogun. "Kam pas gjyshin shofer. E çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t'u bërë intelektual, ai çfarë bëri? Gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës.

E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha: "Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë? E mori dhe u bë shoferi i tij. Më pas kur shkon në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa Zogu kryebashkiakun dhe e pyeti se: "Cene ti me këtë makinë kaq të bukur", e ky i tha: "E ka shoferi im". Më pas gjyshi u bë shoferi i lartmadhnisë", tha Rama.

“Tani që s’ka më Kaç, fitojnë të gjithë”

Posted: 27 May 2017 05:01 AM PDT

Gjika thumbon Islamin: Bëri lëmsh PS në 2009, ç’bëhet me strategun e PD?

Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika mezi ka pritur mëngjesin e djeshëm të ironizojë me nxjerrjen jashtë listës së PD-së të emrit të Kastriot Islamit, njeriu që iku nga PS për t'u marrë me PD. Gjika e akuzon Islamin se ne 2009 bëri lëmsh gjithë PS-në dhe tani shërbimet e tij nuk i duhen askujt.

Statusi në Facebook i Gjikës:

Pasi e bëri lëmsh PS-në në 2009 me “formulën” e tij të “famshme” elektorale, në 2013 “kullandrisi” dhe PD-në!

Tani në 2017, asnjë parti, (“për fatin e tyre të keq”?), nuk e “prenotuan” Kaç Islamin!

Tani, sipas “formulave” të tij, i bie që o fitojnë të gjitha, ose nuk fiton asnjëra nga partitë që kandidojnë ?!

Normale, si mund ta lënë jashtë “strategun”, dhe dashkan dhe të fitojnë zgjedhjet?!

Nga Andi Bushati / Lulëzimi i republikës së vjetër

Posted: 27 May 2017 04:20 AM PDT

Nga Andi Bushati

Pasi u zbyth nga të gjitha premtimet që kishte bërë në çadër duke i siguruar PD asgjë më shumë sesa një humbje të sigurtë, pasi me propozimet për qeverinë tregoi se nuk mund të shkojë më larg sesa klientela e qeverisë së vjetër Berisha, Lulzim Basha nuk mund të surprizonte me profilin e ardhshëm të grupit parlamentar.

Listat e deputetëve që ai dorëzoi këtë të premte janë një shembull flagrant kontradiktëve dhe mungesës së koherencës.

Po të shihet se cilët njerëz ka larguar Basha nga grupi i PD askush nuk mund të gjejë kriteret që janë përdorur.

Në fillim duket sikur pastrimi i listave nga Topalli, Bode, Imami, Ruli, Patozi që përbënin kupolën drejtuese të qevrerisjes 8 vjeçare 2005- 2013 është një përpjekje për distancim nga e shkuara. Eshtë një reflektim për dështimet e një pushteti klientelist, të korruptuar dhe arrogant.

Por nga ana tjetër askush nuk mund të besojë se qëllimi i vërtetë ka qenë ndjesa dhe reflektimi derisa në lista është mishërimi i të gjithë këtyre veseve dhe mëkateve, Sali Berisha. Pra askush nuk mund të pretendojë se Basha po distancohet nga berishizmi në pushtet duke propozuar Sali Berishën për deputet.

Duket qartë se emrat e mësipërm nuk janë "djegur" me asnjë nga kriteret që mund të pretendohen. Aq më pak me atë të "rinovimit".

I njëjti arsyetim vlen edhe për fshirjen nga listat të Majlinda Bregut dhe të Eduar Selamit. Po të ndiqen kriteret normale politike, sipas të cilave individi avancon kur ideja që mbron del fituese, ata duhet të ishin sot edhe më lart se Lulzim Basha në lista. Për një periudhë të gjatë ata mbajtën qëndrimin se në zgjedhje duhet të shkohej edhe me Ramën kryeministër, se PD-ja duhet të dëgjonte ndërkombëtarët, se partia e dhjetrorit '90, nuk e kishte luksin të prishej me perëndimin.

Në fund, pavarësisht prej përbetimeve qesharake të Lulzim Bashës se ai nuk pyet as për Daul as për Merkel pasi mbronte një kauzë të drejtë, u bë siç thoshin Selami dhe Bregu. Por paradoksalisht në vend që të promovoheshin ata u ndëshkuan.

Natyrisht e di se sot fanatikët e Bashës, mund të thonë, se atyre nuk i'u vu fshesa për këtë gjë, por se ishin treguar miqësorë ndaj Ramës. Se ata nuk e kishin kritikuar kurr kryeministrin dhe qeverinë e drogës. Pra, se ata po largoheshin pasi kishin rënë në prehërin e armikut dhe i ishin dorëzuar joshjeve të tij.

Por përsëri edhe këtu ka një kontradiktë të pakapërdishme. Nsëse ky argument vlen për kritikët si Bregu dhe Selami, ai nuk është i vlefshëm për figura të PD-së si Topalli apo Patozi. Ata vërtet kanë qenë shpesh kritikë me Bashën, vërtet kanë këmbëngulur për të hyrë me çdo kusht në zgjedhje, por ata mbi të gjitha kanë qenë "të pamëshirshëm" me këtë qeverisje. Ata e kanë goditur fort, Ramën, Metën dhe katastrofën drejt së cilës ata po e drejtonin vendin.

Pra, Topallit dhe Patozit jo vetëm u triumfoi ideja e futjes në zgjedhje po ata janë edhe të pacënueshëm nga akuza se i mbrojtën këto ide të fryëmzuar apo të blerë nga kundërshtarët politikë.

Athere, pse u përjashtuan?

Kjo është një nga pyetjet që rëndon, sot me shpalljen e listave, mbi Lulzim Bashën.

Përgjigjja imediate e saj është e thjeshtë. Kreu i PD ka hequr qafe të gjithë ata që do t'i kërkonin llogari për disfatën e sigurtë të 25 qershorit.

Po të shkohet më tej: kjo listë nuk është asgjë më shumë sesa përdhosja e fabulës mashtruese të republikës së re. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, sepse ajo është vazhda e një logjike të kastës së vjetër që e detyroi Bashën të bënte një marëveshje të turpshme me Ramën dhe të propozonte për ministra (atëhere kur iu dha rasti të konturonte fizionominë e një PD-je tjetër) figura të konsumuara nga qeverisja e Berishës. (Lapsi.al)

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more