Skip to main content

Tirana Observer: “Artur Zheji: Berisha po përgatitet të thotë ‘mjaft’ dhe të largohet nga politika” plus 9 more

Tirana Observer: “Artur Zheji: Berisha po përgatitet të thotë ‘mjaft’ dhe të largohet nga politika” plus 9 more


Artur Zheji: Berisha po përgatitet të thotë ‘mjaft’ dhe të largohet nga politika

Posted: 31 May 2017 09:02 AM PDT

Mirupafshim apo Lamtumirë Doktor Berisha?

Nga Artur Zheji/ Me sa duket Berisha, ndryshe nga shumë parashikime dritëshkurtëra, ka bërë një hap të madh pas. Do të jetë sigurisht në Kuvendin e Shqipërisë, por vendi që ka në listën e Tiranës, është fare modest, madje për tu keqardhur, kur lexon emrat e atyre që e paraprijnë…

Duket pra se Berisha, ka vendosur të largohet drejt një jete më të qetë dhe më të vetmuar, ndoshta do t'i kushtohet filozofisë apo ndoshta do të kundrojë si një prind, rrugëtimin e partisë së themeluar nga ai dhe sot, të komanduar nga të tjerë.

Ndoshta e ka kapur sindroma relasuese dhe inteligjente e Fatos Nanos, apo edhe e Ramiz Alisë më parë, ajo e largimit të butë e të mëndafshtë, përpara se ta lexojë padurimin për "largimin e tij" në sytë dhe në zërat lajkatar të pjellave të tija të shumta politike.

Me krenarinë e tij të pathyeshme, shkak dhe motiv, për shumë gabime e mëkate, në qasjet dhe qeverisjet e tija, por sidoqoftë një krenari e kudondodhur në qëndrimet e tija publike dhe jo vetëm, ndoshta Berisha, i ka thënë një "mjaft!", karierës së tij, si lider dhe si kryetar hije, i PD.

Deri para pak ditës në Çadër, ai e kërcënoi disa herë seriozisht Ramën, që të hapte rrugë, në një mënyrë ose tjetër dhe ishte padyshim edhe ai, sëbashku me ndërkombëtarët, që realizoi Marrëveshjen e Mesnatës, Rama-Basha. Një marrëveshje kjo, e fituar, edhe falë peshës së tij dhe frikës reale që ngjall kërcënimi i tij politik dhe jo vetëm, që vetëm ai ta bëjë dhe të jetë i besueshëm.

Por Berisha është mjek dhe erudit dhe e di, që kundër Kohës, është e vështirë të luftohet, ndonëse ai, e bëri edhe këtë luftë anti-kohë, një copë herë të gjatë. Ndryshe nuk ka se si shpegohet që la në mëshirën e fatit, edhe një skuadër të fundit besnikësh të tij, si Topalli, Imami apo të tjerë.

Ashtu si "Mbreti Lir", i rraskapitur nga luftrat e përgjakshme politike, ai duket se e ka deleguar përfundimisht pushtetin e tij dhe ka besuar verbërisht te Marrëveshja e mesnatës, Basha-Rama, disa klauzola të së cilës, askush nuk i di dhe janë të mbyllura me 5 palë çelësa, në kafkën e Bashës dhe në kafkën e Ramës.

O Zot! Ka dhe nga ata që besojnë se edhe kjo është pjesë e lojës. Këta mednojnë se Berisha, ka vendosur të presë me durim. Që PD, do të humbë zgjedhjet në Qershor dhe pastaj Berisha do të ngrihet e do të flaës. Do të flaës si një Ndëshkues i madh dhe si një kardiolog-politikan, do të bëjë një transplant spektakolar, të zemrës së PD.

Në të vërtetë, në PD janë të habitur me listat e Bashës, por ka edhe shumë hipokrizi në këtë habitje. Ka gjithashtu edhe shumë interesa të prekura, që e bëjnë revoltën e tyre, më pak interesante dhe akoma jo aq të besueshme.

Në situatën që ndodhet sot elektoralisht PD, vetëm përllogaritja e një marrëveshjeje post elektorale me Ps, mund ta ruajë Bashën kryetar të PD, pyetja shtrohet se përse Berisha, ka vendosur t'i besojë Ramës për këtë?

Ndoshta mbështetur në urrejtjen patologjike që Rama ka ndaj Metës dhe Lsi? Urrejtje të cilën PD e shfrytëzoi njëherë më sukses në vitin 2008? Urrejtje e cila është akoma e ndezur dhe është në gjëndje të bashkojë Ramën besnikërisht me Bashën?

Apo ndoshta të gjitha këto janë vetëm përsiatje, sigurisht të detyrueshme për tu shkruar sipas rregullave të një analize të besueshme?

Dhe pra, gjithmonë ndoshta, Doktori ka vendosur të merret me veten dhe me familjen e tij, sepse është lodhur duke u marrë me të tjerët?

Ndërkohë që hauzi politik, është rimbushur me plot peshkaqenj të rinj, të cilët, për të Fortin e politikës shqiptare, Berishën pra, i ngjajnë si ca peshq të kuq akuariumi… Mjafton të fusë dorën në akuariumin me peshq të kuq që shtiren si peshkaqenë dhe…

Ndoshta! Po ndërkohë: By, by, Doktor Berisha! /360grade.al/

VIDEO: Spoti i kompanisë arabe kundër terrorizmit të fut të dridhurat

Posted: 31 May 2017 08:44 AM PDT

Të mundësh terrorizmin me një këngë dashuria. Kompania telefonike i Kuvajtit, Zain, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka realizuar një reklamë ku një kamikaz është gati të shpërthejë, por bindet nga familjarët e viktimave dhe njerëzve të mbetur të plagosur nga atentatet se pse nuk duhet ta bëjë atë veprim.

 

Mos i helmoni gratë!

Posted: 31 May 2017 08:30 AM PDT

Nga Majlinda Bregu

Të vjen para syve, që në pikë të mëngjesit, një lajm si ky i helmimit të 11 vajzave dhe grave, punëtore në një fabrikë këpucësh në fshatin Bubq të Fushë- Krujës, si për ta përplasur edhe njëherë, pamëshirë, një nga problemet më të mëdha: mungesën e sigurisë në vendet e punës.

Shëndeti i vajzave dhe grave është vënë në rrezik nga substancat tretëse, që përdorka fabrika. Ato janë dërguar me urgjencë në spital sot në mëngjes.

Me po kaq urgjencë, specialistët e fushës dhe autoritetet vendore duhet të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Uroj që të shërohen sa më parë por pavarësisht kësaj helmi që i preku ndërsa ato punonin kokëulura për të kapur normën e ditës, s'duhet t'u dalë edhe aq lehtë njerëzve përgjegjës për çfarë ndodhi sot e rrezikon të përsëritet kudo ku mbizotëron makutëria e papërgjegjshmëria në rrobaqepsi, fabrika këpucësh apo sektorë të tjerë të biznesit fason dhe jo vetëm.

Strukturat shtetërore bëjnë mirë ta lënë për një moment mënjanë fushatën elektorale dhe nisur edhe nga ky rast, të analizojnë të gjitha mundësitë që ofron ligji për t'u ofruar mbrojtje dhe kushte normale në ambientet e punës për të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në to.

Kryeministri dhe gjithë banda e tij elektorale bëjnë mirë t'i lënë për një moment mënjanë premtimet e gënjeshtrat e mëdha, e sidomos ato lavdet e lajkat për gra e vajza të bukura, sepse më shumë se për këtë steriotip ato kanë nevojë për punë, shendet e siguri. Dhe shëndetin, në fakt, më shumë se për veten, gratë e duan për fëmijët e familjen, tek e cila kthehen gjithmonë për të shërbyer, sado të sfilitura qofshin.

Gratë ndjehen vetë të bukura kur kanë gjithçka u duhet të kenë. Veç helmin s'ia kanë borxh makutërve të biznesit a pushtetit.

Fitorja në Champions, 350 mijë euro për çdo lojtar të Juves

Posted: 31 May 2017 08:22 AM PDT

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka vendosur t'u japë një shpërblim të majmë futbollistëve, në rast se fitojnë Champions League, finalja e së cilës do të luhet këtë të shtunë në "Millennium Stadium" të Kardifit.

Sipas medias italiane, shifra që do të përfitojë secili prej futbollistëve të "Zonjës së Vjetër" është 350 mijë euro, 50 mijë më e lartë sesa premtimi i bërë përpara dy vitesh për finalen e Berlinit.

Por edhe nëse humbasin, lojtarët bardhezinj do të kenë përfitime ekonomike. Arritja në fazën finale të këtij kompeticioni u siguron atyre plot 270 mijë euro secili.

Në total, shifra e shpërblimit e akorduar në rast fitoreje të Championsit, për Juventusin është 9.1 milionë euro. Sigurisht kjo vlerë monetare është e garantuar nga UEFA dhe sponsorët, e Agnelli vendosi ta përdorë për të motivuar edhe më shumë futbollistët, për të sjellë në Torino trofeun më të rëndësishëm europian për klube, që bardhezinjve u mungon që nga viti 1996.

Këto janë arsyet pse nuk duhet të vishni kurrë më shapkat me gisht

Posted: 31 May 2017 08:10 AM PDT

Shapkat me gisht janë një prej llojeve të këpucëve më të përdora gjatë stinës së verës.

Disa persona zgjedhin t'i përdorin vetëm gjatë periudhës së plazhit, kurse shumë të tjerë i përdorin në mënyrë thuajse të pakufizuar nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Edhe pse në pamje të parë duken të parrezikshme, mbathja e shapkave mund të krijojë probleme serioze me shëndetin.

Sipas Jackie Sutera, zëdhënëse e American Podiatric Medical Association, këto janë arsyet përse nuk duhet të përdorni shapka me gisht:

Ekspozojnë këmbët kundrejt mikrobeve, bakterieve dhe infeksioneve mykotike: Shapkat me gisht janë thuajse në kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin mbi të cilin ecni, i cili mund të jetë trotuar i asfaltuar ose jo, rrugicë me guriçka, rërë etj. Kjo gjë rrit mundësinë që këmbët të bien në kontakt me mikrobet dhe bakteret kërpudhore nga më të ndryshmet, si për shembull Stafiloku i cili në rastin më të mirë thjesht do të irritojë lëkurën e këmbës, por mund të çojë deri në prerje të saj nëse prek enët e gjakut. Myku i këmbëve është një tjetër problematikë që krijohet si pasojë e përdorimit të shapkave me gisht.

Ngadalësojnë ecjen: Sipas një studimi të Auburn University, personat që përdorin vazhdimisht shapka me gisht ecin më ngadalë krahasuar me ata që veshin atlete ose balerina.

Dëmtojnë gishtat e këmbës dhe thembrat: Siç e thamë edhe në pikën e parë, këmba është pothuaj në kontakt të pastër me rrugën mbi të cilën shkelni dhe thembra është ajo pjesë e këmbës që i vuan më së shumti pasojat. Ajo tenton të marrë ngjyrë të zezë, të çahet ose të bëhet më e fortë duke krijuar herë pas here  masa qelizash të vdekura dhe kallo. Shtrëngimi i pjesës ku bashkohen gishtat shkakton inflamacion të tyre, plus duke qenë se shpeshherë materialet e shapkave me gishta janë toksikë, ato krijojnë alergji dhe kruajtje të vazhdueshme.

Përse e vlerësojmë kaq shumë arin dhe pse nuk po përdoret më si monedhë?

Posted: 31 May 2017 08:05 AM PDT

Nga Justin Rowlatt, BBC

Përse e vlerësojmë kaq shumë arin?

Nuk jam i pari që e bëj këtë pyetje, por më pëlqen të mendoj se po e shtroj në një nga vendet më imponuese të mundshme, në ekspozitën e jashtëzakonshme të artefakteve të arit pre-kolumbian në Muzeun Britanik.

Takohem me Andrea Sella-n, një profesor kimie në Universitetin Collage London, pranë një parzmoreje ari të pastër. Ai nxjerr një tabelë periodike. "Disa elementë janë shumë të thjeshtë për t'u zhdukur", më thotë dhe i drejtohet anës së djathtë të tabelës periodike. "Këtu kemi gazet dhe halogjenët. Një gaz nuk është kurrë i përshtatshëm të përdoret si valutë. Ai nuk është shumë praktik për t'u mbajtur me vete. Për më tepër gazet janë pa ngjyrë, e vështirë të dallohet se çfarë është", shpjegon profesori.

Dy elementët e lëngshëm, merkuri dhe bromi, janë gjithashtu jopraktikë dhe s'mund të përdoren si para. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për arsenikun dhe disa elementë të tjerë.

Tani profesori e kthen vëmendjen nga ana e majtë e tabelës. "Mund të largojmë nga vëmendja shumë prej elementëve që gjenden edhe këtu", thotë ai me besim të plotë. "Metalet alkalinë dhe oksidet janë thjesht shumë reaktivë. Shumë njerëz mund të kujtojnë eksperimentet në klasë me hedhjen e natriumit apo kaliumit në një enë me ujë. Procesi përfundon me flluska dhe një tingull karakteristik, një monedhë plasëse, sigurisht që përbën një ide të keqe".

Një argumentim i ngjashëm mund të bëhet edhe për klasën tjetër të elementëve radioaktivë. Ekziston edhe një grup tjetër elementësh të quajtur okside të rralla, që gjenden më me vështirësi se ari.

Për fat të keq, ato janë kimikisht të vështirë për t'u veçuar nga të tjerët, ndaj është e pamundur të dish se çfarë po mban në xhep.

Kjo na bën t'i drejtohemi mesit të tabelës periodike. Ky grup prej 49 elementësh është disi i njohur për ne, pasi përmban hekurin, aluminin, argjendin, bakrin dhe plumbin. Por analizimi i këtyre bën që të dalim në përfundimin se secili ka të meta serioze.

Gjenden disa elementë të fortë dhe të rezistueshëm në anën e majtë, si për shembull titani dhe zirkoniumi. Problemi i tyre është se janë shumë të vështirë për t'u shkrirë. Do të duhen temperatura mbi 1000 gradë celsius përpara se këto të fillojnë të ndahen prej xeherorëve të tyre. Një furrë e teknologjisë kaq të lartë nuk ishte e mundur për njeriun e lashtë.

Alumini është gjithashtu i vështirë për t'u ndarë dhe është shumë i dobët. Po kështu edhe shumë prej elementëve të tjerë nuk janë të qëndrueshëm, ata prishen nëse ekspozohen ndaj ujit apo oksidohen në ajër.

Marrim për shembull hekurin. Ai duket një element i mirë për t'u përdorur si monedhë, shkëlqen dhe ka pamje. Problemi qëndron te ndryshku, e njëjta gjë ndodh edhe me plumbin apo bakrin. Njerëzimi i ka provuar këto si monedha, por natyrisht që e ka mësuar se nuk ishte një ide e mirë.

Përse është ari i artë?

"Ngjyra e artë e arit ka qenë një mister deri kohët e fundit", thotë profesori kimist Andrea Sella. Sekreti qëndron në strukturën e tij atomike. Mekanika kuantike e vetme nuk i jep dot shpjegim. Kur e sheh arin nga brenda zbulon se atomi është shumë i rëndë dhe se elektronet lëvizin aq shpejt, saqë duhet të përfshish në studim teorinë e relativitetit të Ainshtajnit dhe matematikën. Vetëm kur bashkon mekanikën kuantike me relativitetin, atëherë mund ta kuptosh ngjyrën e artë të arit.

Sikundër nga metalet e tjerë që në gjendje të pastër e reflektojnë dritën direkt mbrapsht, molekulat e arit luajnë nga pak. Si rezultat, ari absorbon pak nga drita blu e spektrit, duke i dhënë dritës që reflekton ngjyrën e artë dalluese.

Nga të gjithë 118 elementët në tabelë, kanë mbetur vetëm tetë konkurrentë: platini, paladiumi, rodiumi, iridiumi, osmiumi dhe rutheniumi së bashku me të njohurit arin dhe argjendin.

Këta njihen si metale fisnike, "fisnikë" sepse qëndrojnë më vete, mezi bashkëveprojnë me elementët e tjerë. Të gjithë janë shumë të rrallë, një tjetër kriter për t'u futur në valutë. Edhe nëse hekuri s'do të ndryshkej, ai nuk mund të jetë një monedhë e mirë sepse është i kudondodhur. Me të gjithë elementët përveç argjendit dhe arit, kemi problemin e kundërt. Janë aq të rrallë saqë do na duhej të nxirrnim në qarkullim disa monedha aq të vogla, sa do të na humbnin lehtësisht. Po ashtu janë të vështirë për t'u ekstraktuar, për shembull temperatura e shkrirjes së platinit është 1768 gradë Celsius.

Kjo na çon në dy elementë: argjendi dhe ari. Të dy janë të vështirë për t'u gjetur, por jo jashtëzakonisht të rrallë. Gjithashtu ata kanë temperaturë relativisht të ulët shkrirjeje dhe janë të thjeshtë për t'u kthyer në monedha, shufra apo bizhu.

Argjendi njolloset sepse reagon kundrejt squfurit që gjendet në ajër. Kjo është arsyeja përse i kushtojmë veçanërisht rëndësi dhe i japim vlerë arit. Arsyeja e kësaj është sepse rezulton se ari është kaq kimikisht jointeresant.

Izolimi i arit në vetvete na siguron se një makinë e larë me ar do të jetë në të njëjtën gjendje edhe pas 1000 vjetësh. Por çfarë e bën arin një monedhë të mirë valute? Së pari, nuk ka përse të ketë një vlerë të brendshme. Një monedhë është e vlerësuar sepse shoqëria vendos kështu.

Valuta për të qenë e përdorshme duhet të ketë këto cilësi: të jetë e qëndrueshme, praktike dhe jotoksike. Gjithashtu duhet të jetë e rrallë dhe do të habiteni sesa pak ar ekziston në botë.

Nëse do të mblidhnim bashkë çdo vëth, çdo unazë martese, arin e sovranëve, çdo statujë pre-kolumbiane dhe t'i shkrimin, ajo çka do të mbetej do të përbënte vetëm 20 metra kub ar.

Por të qenët i rrallë dhe qëndrueshmëria nuk janë gjithçka. Ari ka një tjetër cilësi që e bën të jetë fituesi i vetëm i tabelës periodike. Ari është… i artë.

Të gjithë elementët e tjerë përveç bakrit, janë ngjyrë argjendi. Fakti që bakri kthehet në të gjelbër kur ekspozohet ndaj ajrit të lagësht, e bën arin tepër të veçantë. Ky është një nga sekretet e tjera të suksesit të arit si monedhë valute. Ari është jashtëzakonisht i bukur.

Por si ka mundësi që ari nuk po përdoret më si monedhë?

Momenti kulmor erdhi në vitin 1973, kur Riçard Nikson vendosi të ndërpresë lidhjen e dollarit amerikan me arin. Niksoni e mori këtë vendim për arsyen e thjeshtë se SHBA-ja po gjendej në vështirësi të arit të nevojshëm për të mbështetur të gjithë dollarët që kishte printuar.

Nga ana ekonomike ekziston një problem madhor me arin. Furnizimi me ar nuk ka lidhje me nevojat e ekonomisë. Ai varet nga ajo që nxjerrin minierat.

Në shekullin e 16, zbulimi i Amerikës Jugore dhe depozitave të arit çoi në një rënie drastike të vlerës së arit dhe në rritjen e paimagjinueshme të vlerës së gjithçkaje tjetër.

Që prej asaj kohe, problemi ka qenë zakonisht e kundërta, furnizimi me ar ka qenë i pamjaftueshëm. Për shembull, shumë shtete dolën nga Depresioni i Madh në vitet '30 duke tërhequr monedhat e tyre prej sistemit monetar Gold Standard. Duke vepruar kështu, patën mundësinë të printonin më shumë para dhe të rimëkëmbnin ekonomitë.

Kërkesa për ar mund të variojë shumë, dhe me një furnizim fiks, gjithçka mund të çojë në lëkundje të mëdha të çmimeve. Kohët e fundit për shembull, çmimi shkoi nga 260 dollarë për çdo masë prej 31 gramësh në 2001-shin, kulmi ishte 1921 dollarë në shtator të vitit 2011 dhe tani çmimi aktual është 1230 dollarë. Kjo nuk është sjellja e duhur e një valute të qëndrueshme. Ndaj, për të parafrazuar Çërçillin, nga të gjithë elementët, ari është monedha valutore më e keqe e mundshme. Përveç të gjithë të tjerëve gjithashtu.

Fondet falas nga BE, Shqipëria përfitoi 260 mln euro në 3 vite

Posted: 31 May 2017 07:39 AM PDT

Shqipëria ka përfituar 260 milionë euro grante nga Bashkimi Europian në 3 vitet e fundit, ndërkohë që disbursimet pritet të rriten në mënyrë progresive deri në 2020-n.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, për këtë vit, BE-ja ka përcaktuar 92.9 milionë euro si mbështetje për Shqipërinë, ndërsa për periudhën 2018-2020 do të disbursohen edhe 296 milionë euro të tjera.

Ndryshe nga donatorët e tjerë, fondet e Bashkimit Europian nuk janë kredi, por grante, të cilat jepen falas pa rritur borxhin publik të vendit. Qëllimi i këtyre fondeve është të financojnë reformat, që ndihmojnë vendin të bëhet gati për anëtarësim në BE.

Për periudhën 2007-2014, Shqipëria ka marrë rreth gjysmë miliard euro nga fondet strukturore të Bashkimit Europian. Pjesa dërrmuese e tyre është përdorur si asistencë për forcimin e institucioneve, demokracisë dhe përmirësimin e qeverisjes.

Por me avancimin e vendit në procesin e integrimit, fondet strukturore të BE-së shkojnë më afër qytetarëve, duke prekur sektorë më të ndjeshëm, si bujqësia apo edhe transporti.

Sipas të dhënave, në dy vitet e fundit, fermerët shqiptarë kanë përfituar 22 milionë euro nga grantet e BE-së, ndërkohë që deri në vitin 2020 do të disbursohen edhe 70 milionë euro të tjera.

Lefter Maliqi braktis PD: Basha mashtrues, do punoj për fitoren e Partisë Socialiste

Posted: 31 May 2017 07:17 AM PDT

Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi ka braktisur PD-në dhe është bashkuar me Partinë Socialiste.

Maliqi që ishte edhe kandidat i PD-së edhe për zgjedhjet e 25 qershorit thotë se e ka marrë këtë vendim pasi është mashtruar nga kryedemokrati Basha, ndërsa akuzon edhe ata që i cilëson si “ufot dhe kuqot” e PD-së në Berat.

“Sot unë shpall bashkimin e njerëzve të mi, socialistë dhe demokratë me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kërkoj vetëm të mos hyjë në borxh me njerëzit e mi siç hyri Lulzim Basha.

Nëse do të bëjë për ta, hallall ka gjithçka që do bëj unë për të dhe PS në këtë betejë. Nëse Rama s’do të bëjë për ta, unë përsëri do të zgjedh njerëzit e mi dhe jo atë”, shkruan Maliqi në Facebook.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Të dashur miq! Sot pasi kalova paraditen në bregdetin e Durresit pasi u qetësova, u kthjellova dhe u frymëzova po nisem pranë votuesve të mi të qarkut Berat për tu bashkuar për sfidën e pëbashkët të fitores së thellë. E cila fillon nga Qarku Berat ku unë me ju kemi lidhur besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë se bashku. Origjinës time nga Kucova, vendlindjes Lapardha Berat, sukseseve si ish shef i komisariatit të policisë në Skrapar, Kucovë e Berat, pra njohjeve në gjithë qarkun, si ish kryetar i komunës më te madhe Otllak-Berat, plot suksese premtime, investime, zgjidhje allesh e problemesh, mbeshtetje familjeve në nevojë jo vetëm në zonë por gjithë qarkun, si ish deputet si ze i fort i juaji, ku se bashku me z.Berisha inaguruam dhjetra investime, të cilit i jam tepër mirënjohës.Mqse në 2009 isha i 3 dhe dola deputet i PD me votat e majta të kthyera djathtas të cilat siguruan mandatin e 70 dhe vazhdimin e qeverisë Berisha. Në 2013 përseri u rendita i 3 dhe Lapardha-Lumas votuan mbi 50 perqind per Pd duke e nxjerr fitues mandatin e 2 të Ufos mosmirenjohes pa vlera pa vota as në fshatin e tij Terpan, bashkë me ju sakrifikuan në mbeshtetje të njeri tjetrit si dje në pushtet dhe sot ne 4 vite opozite, ku ne 8 Mars 2016 pritet ne lapardha kryetarin Basha madheshtore mbi 4000 veta i cili ju dha shumë premtime dhe u mahnit nga pritja juaj legjendare duke më cilësuar para jush si miku e tij më të shtrenjtë??? Mqse z.Basha i influencuar nga ufo dhe kuqo të Pd qe u beson pazareve të pista të tyre, duke më hequr emrin nga dy gara per kryetar pd dega Berat dhe për drejtor i departamentit të rendit, po kështu me zhgenjeu per kandidimin per kryetar bashkie Berat pasi sot do isha kryetar i sigurt per shkak te mbeshtetjes se gjere nga ana juaj. Në 2015 fill pas zgjedhjeve lokale pas humbjes fatale te Pd u takova me z.Basha per ti dhënë dorën dhe për tu larguar nga ai, por ai reagoj me premtimin se te vazhdoja te punoja forte keto dy vite prane jush dhe mos të flisja me asnje pasi do isha i pari i listes dhe do ti siguroja 3 Mandate. Por cuditetrisht mashtrohem, zhgënjehem dhe renditem i 3. Takohem me z.Basha të shtunën dhe i them me zhgenjeve mua dhe gjithë elektoratin tim dhe i thashe zgjidh o mbaj premtimin te fitosh mandatin e 2 ose zgjidh pazarin e Ufos apo kuqos dhe ke deshtim te thellë në Berat duke i thëne ju pres deri mërkurën pra sot.

Ofertat e Bashes ishin qesharake te majme dhe mosbesuese te papranuara nga mua ne takim me te dhe me te tjere të futur nga ai. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave te votuesve të mi qe ishin te zhgënjyer nga Basha kerkuan me vendosmeri qe mos të punoja më për ufo e kuqo por të behesha bashkë me ta.

Ata vendosën të ktheheshin ku kishin qenë para 2009 tek Partia Socialiste, dhe përgjigja ime është do jem si gjithmonë me ju. Jam teper i qetë ne vendimin qe mora pasi po vë interesat e votuesve te mi Lapardha-Lumas, Kucovë e Berat para mashtrimit, shkatërrimit, zhgënjimit nga Pd e përfaqësuar nga Ufo e Kuqo.

Të dashur demokrat të ndershëm bashkohuni edhe ju me mua kundra ufos e kuqos! Sot është e qartë që Pd po ha vetveten dhe ska cfare i afron Shqipërisë.Unë jam politikan qe kam zgjedhur njërzit e mi mbi cdo parti, dhe partitë i kam parë vetëm si mundësi për tu shërbyer atyre.

Kam njohur dhe kam punuar me Sali Berishën dhe Ilir Metën. I kam miq dhe besoj se nuk u kam asnjë borxh.

Kam njohur dhe punuar edhe me Lulzim Bashen. Nuk e kam mik dhe nuk më ka borxh mua por u ka borxh njerzve te mi sepse i donte për mitingje dhe per te mbushur cadren e Republikës se re, por jo per ti sherbyer atyre sic i sherbyen ata atij.

Nuk e njoh dhe nuk kam punuar me Edi Ramen. Por skam nevojē ta njoh pasi kam bindje qe do jete mirenjohes ndaj votes dhe mbeshtetjes se fitores se thelle qe do nis nga qarku Berat.

Sot unë shpall bashkimin e njerzve te mi, socialist dhe demokrat me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kerkoj vetem te mos hyj në borxh me njerzit e mi sic hyri Lulzim Basha.

Nëse do të beje per ta, hallall ka gjithcka qe do bej une per te dhe PS në këte betejë. Nëse Rama sdo të beje per ta, unë përseri do te zgjedh njerzit e mi dhe jo atë.

Suksese Edi Rames dhe PS ne Berat dhe gjithe Shqiperinë.

Me mirenjohje i juaji Lefter Maliqi.!

GRUAJA, VIKTIMË E LUFTËS NË KOSOVË

Posted: 31 May 2017 06:56 AM PDT

Nga Kosovare KRASNIQI

 

(Shefkije Islamaj –"Mos më thuaj se më ke parë ëndërr")

Në letërsinë shqipe, si në poezi ashtu edhe në gjinitë e tjera letrare, jo rrallë, gruaja është personazhi që zë vendin kryesor. Në të shumtën e rasteve në letërsinë tonë, ajo është personazh i viktimizuar nga rrethanat nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar gjatë historisë së tij. Gruaja, qysh në letërsinë shqipe të traditës herë del viktimë e kanunit e herë viktimë e rrethanave dhe e kushteve të vështira të jetës, si rrjedhojë e zakoneve patriarkale, kurse në letërsinë më të re shqipe del edhe si viktimë e luftës.

Momentet më të rënda nëpër të cilat kaloi femra shqiptare e Kosovës, kur sekondat u ngjanin minutave, minutat orëve, e orët ditëve ishin ato gjatë luftës së fundit në Kosovë. Lufta e e fundit 1998-1999 përveç vrasjes së njerëzve, pastrimit etnik, shkatërrimeve të mëdha materiale, përndjekjeve, la pas vetes edhe pasoja të mëdha shpirtërore. Dhunimet e përdhunimet janë pjesë e pandashme e kësaj lufte, të cilat dëshmojnë se edhe gruaja shqiptare luftën e vuajti me të këqijat e saj. Barbaria serbe nuk kurseu asgjë dhe pas gjithçkaje të keqe që bëri, ajo, cenoi rëndë jetën edhe moralin e njeriut shqiptar, cenoi rëndë edhe moralin e gruas shqiptare.

Për tmerret e shumë grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, kanë shkruar, pos të tjerësh,  edhe Elvira Dones me romanin e saj "Luftë e vogël e përkorë", ndërkaq libri që sjell dëshmi të gjalla të grave të dhunuara shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë është ai i Naxhije Doçit "Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999". Temën e përdhunimit e trajtoi edhe Shefkije Islamaj në romanin që po e trajtojmë këtu "Mos më thuaj se më ke parë ëndërr".

Shefkije Islamajn e njohim më shumë si studiuese në fushën e gjuhës, por ajo nuk u mjaftua vetëm në botën e gjuhësisë, ku ka krijuar emër të dalluar, po i dha hapësirë vetes të kalojë përtej asaj e të qenët vetëm gjuhëtare, sfidoi me sukses veten në fushën e prozës. Ç'është e vërteta, ajo në rininë e hershme ka botuar një numër tregimesh të shkurtra në shtypin e kohës, për t'iu rikthyer shumë vjet pas prozës – me roman, për të cilin nuk ka heshtur kritika e Kosovës dhe me gjerë.

Si duket shtysa kryesore për të shkruar roman për autoren ishte pësimi i gruas në luftën e fundit të Kosovës, në të vërtetë autoren e romanit e preokupon fort fati i gruas shqiptare në luftën e fundit, ndaj në romanin e saj "Mos më thuaj se më ke parë ëndërr" gruan shqiptare e vënë përballë ferrit të luftës, jo vetëm sa për të treguar të bëmat e pushtuesve të fortë, por për të dëshmuar për pësimet dhe vuajtjet jo vetëm fizike por dhe shpirtërore të saj.

Që në fillim të romanit shpaloset konteksti në të cilën vendoset ngjarja e romanit, kontekst i njohur pothuajse për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe përtej tyre, si bashkëvuajtës e si dëshmitarë të një kohe që do të mbahen në mend sa të ekzistojë kujtesa.

Romani nis me kthimin e personazhit kryesor në Prishtinën e pasluftës, një qytet i mbetur në udhëkryq, midis qytetit rural dhe atij urban. Doktoresha e maternitetit, Zoja, kryepersonazhja dhe rrëfimtarja, rrëfen për jetën e saj të pasluftës dhe, njëkohësisht, paraqet historinë e trishtë të një vajze shqiptare të dhunuar mizorisht nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës, pranë së cilës ajo jeton dhe ka "detyrën" morale e profesionale ta shërojë. Por ankthi i saj përvijohet në gjithë romanin – a do t'ia dalë mbanë Zoja e a do t'ia dalë Butja ta mundë vetveten?

Në roman rrëfehet hollësisht historia e asaj nate të tmerrshme, kur pas fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, ushtria serbe bashkë me forcat paramilitare ushtruan jo vetëm masakra mbi popullsinë civile shqiptare, por edhe kryen dhunime e përdhunime të grave dhe vajzave shqiptare. Nga rrëfimet që bën protagonistja vërehet që romani është ndërtuar e  thurur mbi bazën e së vërtetës, mbi fakte e dëshmi për dhunimet e kryera gjatë kësaj kohe. Ngjarjet në roman janë paraqitur ashtu siç vërtet ka ndodhur në Prishtinën e luftës e të pasluftës, ashtu siç i dinë mirë të gjithë ata që e kanë përjetuar në çfarëdo mënyre Prishtinën, përkatësisht Kosovën e luftës 19981999. Asgjë nuk është ngjyrosur nga ana e rrëfimtarit, përkundrazi realiteti është më së i prekshëm: spitalet pa barna e plot pacientë, hapja e varrezave për të varrosurit, era e rëndë e kufomave, mbishkrimet "ruajuni nga minat" që shtriheshin gjithandej, përpjekja për të nisur jetën aty ku e kishte këputur lufta.

Shefkije Islamaj me romanin "Mos më thuaj se më ke parë ëndërr" ka arritur të na bindë se ajo me mjaft sukses mund të lëvrojë në të dyja fushat – gjuhësi dhe letërsi. Ajo pos që dëshmohet si gjuhëtare, dëshmohet edhe si shkrimtare me vizion të gjerë krijues. Këtë mendim timin e plotëson edhe më shumë historiani i letërsisë shqipe Rexhep Qosja, i cili thotë se tani "lexuesi do të takojë krijuesen me imagjinatë të pasur, mjeshtren e rrëfimit të natyrshëm, mjeshtren e gjuhës, e cila me pak fjalë mund të krijojë situata tronditëse e të portretizojë karaktere të paharruara, mjeshtren e vërtetë të gjuhës artistike."

                                              A ishte e vetmja rrugëdalje vetëvrasja?

Personazhi femër që ka "robëruar" rrëfimtaren e veprës Mos më thuaj se më ke parë ëndërr është Butja. Duke shpalosur historinë e trishtë të saj, kuptojmë që lufta nuk është shkatërruese vetëm sa kohë zgjat ajo, por rrjedhojat e saj janë në të shumtën e herës jo vetëm të paharrueshme, por edhe të patejkalueshme. Në botën e mendësinë shqiptare gruaja konsiderohet e pacenueshme fizikisht dhe shpirtërisht. Lufta e kishte cenuar rëndë gruan shqiptare, por ajo kishte sfiduar fort edhe burrin shqiptar, për pafuqinë e tij për ta mbrojtur atë. Në subjektin e romanit të Shefkije Islamajt trajtohet pikërisht kjo – pësimi i saj dhe pafuqia e tij. Në këtë anë lufta përjetohet dyfish më rëndë. Romani ndjek një rrëfim i cili përshkohet nga filli që ka për moto mendimin se në luftë nuk janë viktima vetëm ata që pësojnë por edhe ata që janë të detyruar të jetojnë pranë viktimave. Romani "Mos më thuaj se më ke parë ëndërr" paraqet vetëm një pjesë të asaj historie të dhembshur, që e përjetuan shumë gra e vajza shqiptare në Kosovë. Ngjarja zhvillohet në Prishtinën e ditëve të para të pasluftës, por luftën e fundit në Kosovë autorja na e sjell përmes kujtesës e rikujtesës së saj duke krijuar imazhe të papërsëritshme që mbahen gjatë në mend.

Personazhja në roman, pra, është një vajzë e re, pa i mbushur të tetëmbëdhjetat, e brishtë dhe e pambrojtur, Butja, e cila kishte pasur fatin edhe të shumë moshatareve të saj të përdhunohet nga forcat paramilitare serbe. Pas dhunimit ajo nuk po arrinte të zinte rrjedhën e jetës, në të vërtetë ajo nuk po bënte as më të voglën përpjekje ta bënte këtë – ajo ishte shkëputur nga gjithçka që e rrethonte. "Apatia në të cilën ka rënë ajo është tepër shqetësuese. Duket e shkëputur nga bota. Sytë e saj të mençur kanë humbur shikimin domethënës" (f. 37). Atë që ajo kishte ngurruar aq herë t'ia falte të dashurit të zemrës, ia kishin rrëmbyer pamëshirshëm bishat me fytyra të fshehura e ajo nuk kishte arritur ta mbronte veten dhe këtë s'kishin arritur ta bënin as të tjerët. Ishte lufta ajo që ia ndryshoi jetën  e saj kurse të gjithë  ne, pa përjashtim, ishim të pafuqishëm ndaj fatit të saj e të shumë vajzave të tjera,, andaj jeta e saj mori një drejtim tjetër nga ai që kishte ëndërruar ajo. Prandaj, tani në heshtje, e pafuqishme të kapet pas jetës siç bënë shoqet e tjera të saj, i bluan në ndërgjegje plagët e shpirtit. Jeta e re në paqe, për të është e pakuptimtë, ajo qëndron ndërmjet dy situatave kundërshtuese: mbijetoi luftën, por si ta shërojë plagën që ia ngarkoi lufta? E keqja shpesh nuk vjen përnjëherë, me një goditje. Deri në ç'masë vazhdon e keqja, këtë e kuptojmë faqe pas faqesh, kur rrëfimtarja shpalos edhe më tej historinë e saj.

Ajo dhunohet dhe, shkurt, bota shpirtërore e saj vritet. Por, e keqja nuk mbaron këtu. Në trupin e saj është ngjizur një fryt i padëshiruar, por plotësisht i pafajshëm. Është kjo "vrasja" e dytë e saj pas përdhunimit. Midis mëdyshjes, që mban pezull gjithë romanin, të njerëzve të saj të dashur për t'i gjetur, bashkë me mjeken, zgjidhje kësaj të keqeje ajo, fatkeqja, zgjedh rrugën më të vështirë – vetëvrasjen. Me vetëvrasjen ajo ia shkurton vetes vuajtjet, por edhe mëdyshjet e njerëzve përreth.

Nëse nga ana e jashtme, ana objektive, kjo shtatzënësi e Butes shihet si dhunim, nga ana e brendshme e saj, ai fëmijë ishte i dëshiruar. Motivet psikologjike të sjelljes së saj, në pyetjen nëse do të dëshironte të mbante fëmijën, nuk u kuptuan. Në trupin e saj zhvillohej betejë midis zemrës dhe trurit. Frika dhe paragjykimet e të tjerëve në shoqërinë tonë ishin të njohura për të, andaj ajo zgjodhi të mos fliste. Ajo nuk ka zë në roman. Zëri i saj është vetëvrasja. Ajo nuk ishte vetëm viktimë e luftës, por edhe viktimë e paqes, prandaj zgjodhi heshtjen dhe jeta saj u bë varr.

Përveç dhembjes nëpër të cilën kalon Butja, lexuesi ndien edhe pafuqinë e padëshirën e saj për t'u përballur me realitetin, prandaj del gati si i pritshëm përfundimi – ajo zgjodhi më "të lehtën". Me vetëvrasjen e saj, ajo sikur na bën të kuptojmë se në shoqërinë shqiptare mundësitë për të zgjedhur midis jetës e vdekjes shpesh janë tepër të vogla për të mos thënë se nuk ekzistojnë. Dilemat që shtron shkrimtarja në këtë pikë të ndjeshme të mendësisë sonë, ende në çapitje për të kuptuar jetën në përmasën e saj jo vetëm fizike, i ndiejmë përgjatë gjithë romanit. Në këtë kontekst fati i Butes është i parashkruar. Gjykimet për të dobëtit, të pambrojturit, të dhunuarit e të përdhunuarit zhvillohen përmes fajësimit, përkatësisht njëjtësimit të viktimës dhe dhunuesit. Në një shoqëri të tillë vdekja është, për fat të keq, shpëtim. E dhunuara është fajtore pse është e dhunuar, si rrjedhim edhe foshnja është fajtore pse ka gjetur të ngjizet në kohë të gabuar, në vend të gabuar dhe nga njerëz të gabuar. Fatkeqësia sjell fatkeqësinë prandaj vdekja del shpëtim si për viktimë, si për frytin e viktimës, si për njerëzit përreth.

A dështoi Butja në zgjedhjen e saj? A dështuan njerëzit rreth saj për t'i dhënë zgjidhje jetës së saj dhe jetës së frytit të saj, apo dështuam si shoqëri për t'i dhënë gjasa jete dy qenieve të pafajshme – viktima lufte? Këto janë çështjet që ngre në roman autorja Shefkije Islamaj për të trokitur në ndërgjegjen e lexuesit sepse Kosova ka plot Bute.

Dështimi e shoqërisë në këtë pikë e shoh në zgjedhjen  midis një fëmije të pafajshëm dhe moralit. Në të shumtën e herës zgjedhja bie në të dytën – në moralin, në moralin e rrejshëm, sepse kështu bëjmë fajtorë viktimat, të pambrojturit, edhe atëherë kur kemi dështuar t'i mbrojmë jo vetëm në luftë, por edhe në paqe.

Butja e donte foshnjën e rritur në barkun e saj, edhe në gjendjen e rëndë që ishte. A është faj ta duash trupin tënd dhe atë që rritet në trupin tënd, pavarësisht rrethanat që kanë sjellë një gjendje të këtillë. A mund të japë kush përgjigje të drejtë e njerëzore për këtë? S'besoj.  Foshnja ishte fryt i saj pavarësisht se fara që u mboll në të ishte e dhunshme dhe e përdhunuesit. Ndoshta pikërisht ai fëmijë do të ndryshonte jetën e Butes, pavarësisht gjykimeve dhe pavarësisht jetës së ardhshme të atij fryti. Por, me moskuptimin tonë, ne sikur ia sollëm vdekjen e parakohshme asaj, këtë e vërteton edhe nëna e saj kur konfirmon vetëvrasjen. Ajo duket sikur për një çast është  çliruar, sa psherëtin  "ajo ia pushoi vetes dhe neve brengat e barrës së saj" (f. 269).

Është e vërtetë se jeta për të tjerët vazhdon, por mbetet pyetja, si vazhdon? Po ndërgjegjja ku mbetet në këtë vazhdim jete?

Vështruar nga ky aspekt ajo me veprimin e saj sikur na lë të kuptojmë se për një fillim të ri të jetës nuk na duhen urrejtja dhe mllefi, dy "këshilltarë të këqija" për jetën. Ajo e flijon vetveten për të na ndërgjegjësuar, duke na thënë se jo gjithnjë duhet të shkojmë nga vrasja në vrasje. E thotë mirë studiuesi Bedri Zyberaj në shkrimin e tij për këtë roman: "Shefkije Islamaj, jo vetëm qe përcakton një diagnozë morale të shoqërisë sonë, por në të njëjtën kohë përpiqet të trokasë në ndërgjegjen e kësaj shoqërie që të dalë nga llumi ku është katandisur".

E keqja vazhdon nga Kosova e djeshme në të sotmen

Romani siç u pa trajton një temë që lidhet drejtpërsëdrejti jo vetëm me nderin e femrës, por më shumë me moralin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Shefkije Islamaj në romanin e saj paraqet gruan dhe mendësinë e kohës përballë saj. Zemra e saj prej gruaje mund të ndiejë më lehtë psikologjinë e gruas, dhe mund t'i kuptojë më lehtë ndjenjat e saj. E të njëjtit mendim është edhe Mira Meksi në romanin e saj "Priftëreshat e Ilirisë", ku merr si personazh kryesor një figurë femër të çmuar të historisë shqiptare, Mbretëreshën Teuta: "Përveçse i përkisnim racës njerëzore dhe ishim gra, Teuta dhe unë, kishim jo vetëm zemër, dashuri, urrejtje, frikë e plot ndjenja të tjera njerëzore, por edhe një gjuhë, apo një shëmbëlltyrë gjuhe që na bashkonte". Edhe Shefkije Islamajn të gjitha këto e bashkojnë me personazhet e veta.

Gruaja në roman pos që paraqitet si viktimë e luftës, paraqitet edhe si viktimë e rrethanave shoqërore të traditës. Si gra që e vuajtën padrejtësinë, por në kohë të ndryshme, janë dy figurat e grave, Butja dhe nëna Pashe. Kështu romani nga pikëpamja kohore ndahet në dy pjesë të cilat korrespondojnë me kohë të shkuara dhe me të tashmen. Secila nga këto kohë tregon histori të ndryshme për gruan dhe kohën kur jetuan. Në roman zotëron kryesisht si personazh më me ndikim figura e Butes, porse edhe personazhi tjetër Nëna Pashe që na vjen si reminishencë nga e koha e fëmijërisë së Zojës, nuk mbetet prapa. Në personazhin e nënës Pashe paraqitet drama e gruas me probleme mendore dhe jeta e saj e vështirë në familjen patriarkale kurse në personazhin e Butes paraqitet tragjika e saj e dyfishtë. Është Zoja, kryepersonazhja, që na i sjell, përmes rrëfimit mbresëlënëse,  dy fate tragjike në kohë të ndryshme. Numri i personazheve në roman është jo i vogël, ato i japin gjallëri e dramacitet të theksuar ngjarjeve të romanit.

Butja në roman nuk është personazh kryesor, por rreth saj sillet subjekti i romanit. Ajo thurte shpresa e ëndrra për jetën e saj, të cilat iu rrëmbyen mizorisht – ajo nuk bëri përpjekje për të kapur fillin  e jetës, për dallim nga Zoja që bënte çmos të gjente fillin e jetës e për dallim nga gjyshja e Zojës që e gjente me lehtësi fillin e lëmshit kur i ngatërrohej. Simbolika është më se  e qartë. Përdhunimi ia përcaktoi fatin tragjik Butes, kurse vdekja e saj e dhunshme, për fat të keq, prej të tjerëve u përjetua si lehtësim.

Në roman hasim edhe meditime e mendime të autores për çështje nga më të ndryshme, ndër to po shquajmë atë për gruan shqiptare. Kështu Shefkije Islamaj thënies të Oskar Uajldit se "gratë kanë një organizëm më të përshtatshëm për të duruar dhembjen, se ato jetojnë vetëm me emocione, se ato s'mendojnë për asgjë vetëm për emocione të reja" i kundërvihet me mjaft fakte e argumente të cilat i jep përmes vuajtjeve së gruas shqiptare gjatë luftës. "Mendimi i tij shpesh më sjell e risjell pamjet e grave, të reja e të moçme, shtatzëna e të sëmura, me fëmijë në grykë e në shpinë me plaçka në duar, zhveshur e zbathur, në shi, në diell e në borë, në mal e në rrugë, para pesë muajve. T'i kishe parë si gatuanin bukën midis fushës e në lug të malit me një grusht miell e me një lastër. Jo, nuk ka ndodhur kjo në mesjetë, por para pesë muajve. T'i kishe parë si i lanin fëmijët nëpër përrenjtë e luginat, ndërsa përreth binin granatat si breshër. T'i kishe parë si kujdeseshin për pleqtë e sëmure në pishë të diellit e në shiun rrëke. T'i kishe parë duke lindur pas drizash, pas gardheve, në përrenj e në zabele, në traktorë në qerre, rrugës për në Shqipëri, për Maqedoni e për Mal të zi. Zëri s'u ndihej. E si t'u ndihej? A mund të lindë fëmija në praninë e aq syve? A mund të lindë fëmija kur gryka e automatikut të rri mbi krye ? Pse duhej të fshihej? A ishte turp të lindje frytin tënd? Ç'faj kishte ajo e foshnjë e saj që kishin zgjedhur pikërisht atë moment për lindje. (f. 156)

Me stilin mjeshtëror të saj dhe me gjuhën e pasur e të figurshme, Shefkije Islamaj nuk na sjell më se bindshëm jo vetëm të vërtetën e madhe për luftën në Kosovës, por edhe shumë vërteta të jetës sonë shqiptare dhe, sidomos, të jetës së gruas shqiptare në historinë dhe përtashësinë e saj.

Arkitektura e rrëfimit është mjaft e ngjeshur, ngjarje vijnë njëra pas tjetrës. Autorja duke u bërë edhe vet subjekt i librit, ngjarjet i rrëfen në vetën e parë. Romani është përberë nga rrëfenjëzat apo tregimet që lidhen si me zinxhirë me njëra -tjetrën duke na dhënë një subjekt të veçantë me gjuhë të përdorur aq mjeshtërisht dhe rrëfenjëza të rrëfyera bukur. Rrëfenjëzat nuk janë të lidhura në mënyrë kronologjike sepse autorja në roman përdor tri linja rrëfimi. Por, që të tri linjat e veprës gërshetohen harmonishëm ndërmjet tyre, sa arrijnë të bëhen pjesë përbërëse të një rrëfimi. Personazhet paraqiten me botëkuptime të ndryshme, tradicionale dhe moderne, kurse ngjarjet përplotësohen me pamje e fshatit. me peizazhe piktoresk të natyrës, momente mbresëse  nga jeta në fshat dhe nga jeta zakonore.

 

Në romanit gjejmë mjaft përshkrime etnografike, rrëfime proverbiale e anekdotike, të cilat e pasurojnë romanin dhe bëjnë që rrëfimi të ngrihet në shkallë të lartë artistike, gjuhësore e stilistike. Si e koncepton ajo romanin e shohim përmes linjës në të cilën Zoja shpalos përpjekjen e saj për të shkruar roman, një dëshirë e saj e parealizuar. Autorja shpjegon teknikën e rrëfimit që synon të shfrytëzojë për romanin e saj dhe shpalos dëshirën e saj për të shkruar një roman që nuk do të qëndrojë në raftet e pluhurosura të librarive, por që do të lexohet. Autorja ka arritur, me stilin mjeshtëror dhe gjuhën bindëse,  jo vetëm të ndërtojë një histori artistike për luftën e fundit të Kosovës, por të shkruajë një roman që të dhuron kënaqësi estetike dhe që meriton të lexohet.

 

Përfundim

Për dramën që kaloi Kosova në vitet 98-99 dhe fatin e rëndë që përjetoi gruaja shqiptare, janë shkruara mijëra faqe, por edhe këto mijëra faqe janë pak për dramën e thellë psikologjike e tragjike që  ka përjetuar gruaja shqiptare. Romani i Shefkije Islamajt është ndër romanet, për fat të keq, të paktë që ka trajtuar fatin e femrës si viktimë e luftës. Por, në romanin e saj, ajo, e sheh gruan jo vetëm si viktimë të luftës – Butja, por edhe si viktimë të zakoneve patriarkale – nëna Pashe, dy personazhe që i mbeten lexuesit gjatë në mendje. Dhe, "nëse nënën Pashe e "dhunon" katundi, në mënyrën e vet, Buten e dhunojnë ushtarët serbë. Edhe "dhunimi" i parë edhe dhunimi i dytë, i kanë pasojat tragjike", thotë studiuesja Resmije Kryeziu.

Në romanin e saj autorja ngreh zërin kundër dhunës. Përmes personazheve të saj gra arrin të godasë në "kodin civil të kohës", përpiqet të na ndërgjegjësojë si shoqëri. Përmes dy figurave të grave, të cilat e vuajnë padrejtësitë e kohës, përmes ngjarjeve në roman, demaskohet edhe lufta e egër e shoviniste serbe.

Hapësira gjeografike e vogël e quajtur Kosovë në vitin 1998-99 iu nënshtrua vrasjeve e masakrave dhe në masë jo të vogël edhe dhunimeve. Dhuna seksuale la pasoja të rënda te gratë e vajzat  shqiptare. Kjo "vrasje" fizike e shpirtërore" sikur po heshtet ashtu siç po heshtet edhe fati i tyre pas luftës, trajtimi i tyre institucional. Romani është një zë i fuqishëm artistik për ta kthyer kokën kah këto viktima. Historia jonë, edhe kjo e reja, duhet të jetësohet edhe artistikisht. Ajo nuk duhet të mbetet vetëm brenda nesh.

 

 

 

“Ikin perënditë”, cikël poetik nga Anil Kruti

Posted: 31 May 2017 06:52 AM PDT

Më ndjekin sytë e erës

Më ndjekin sytë e erës.

Në mes të arrës shpirtin

ma mbështjell gruri.

Shtrin krahët e gjelbër,

një lulekuqe,

më gjakos mbi gjinj…

 

Për herë të parë

Për herë të parë,
i kapa duart dhimbjes.
I mbylla sytë dhe pranë vetes të solla ty.
Pavetëdijes sime i dhashë emër.
Ëndrrës së shpirtit i dhashë shpirt.
Për herë të parë kapërceva veten

dhe të rrita, ty.
Të dëshirova si ujët e pakët  në grusht .
Të putha sytë…
Të deshirova si grua ,
dhe… si mit !
Për herë të parë rashë në shtrat

duke të marr ty!
Hapa sytë …
Për herë të parë më kishe ikur

nga shtrati dhe shpirti.
Qava …

Pa titull

Nuk është variant.
Është natyrale. ..
Dicka tepër e hollë si këmisha

e blertë e veshur në trupin tim lakuriq.
Saktësisht unë nuk deh ,’plagos’.
Dhe që të ndodhi duhet te jesh dre
se unë vetë jam një sorkadhe që qaj
për pyllin që digjet nën flakë…

Top of Form

Bottom of Form

Më qep malli në portën e pritjes

Ti dole peisazh i gurtë nga gravurat antike.
Mua me qep malli në portën e pritjes.
Kuajt të mbathur me gëzim,
Mos e digjni stinën time

të rrëzuar në gjethe!

Më puth

Më puth me buzë mëngjesi.
Nën çati vjeshte më le endrra dielli
dhe iken me kuaj ere nëpër muzg.
Më mat malli shpirtin me gishtirinj.
Dhimbja nuk fle ..
Ku ta gjej preherin e nënës ?!

Pemët

Të gjitha dashuritë

i kam të lidhura me pemën.

Të gjyshes,

Të mëmës.

Timen.

Unë jam një pemë!

Kështu kam qenë që në vogëlinë time.

Puthja diellin dhe vishja vjeshtë.

Po,ja erdhe ti,

zgjate krahët gjithë lule dhe më bëje hije.

Befas të ra në krahë një dimër i tërë

dhe të thau.

Ku të të gjej?!

Tani,shpirtin e mbjell me pemë,

të të ngjajnë ty.

Zemra ime

Zemra ime ,

Ti je puhizë pylli.

Vinë stinët ,ngrejnë mbretërinë në sytë e tu.

Në pragun tënd trokëllijnë kuaj me ëndrra.

Andaj, nuk të zë më gjumi në shtratin e marsit.

( Variant)

Trëndafilat

Zjarri i tokës brenda lëkurën sime.
Djeg…
U çel një degë,
u mbush me trëndafila midis gjinjve.
Këmisha e blerimit tim,
Hiqe …!

 

Shelgu

Dashuria ime prej qelqi

në ç’duar udhëton agimeve…?!

Ç’zë të zgjon nga gjumi ,O shpirt?

Një stinë e tërë lotoi në pragun tënd

e sytë e pëlotur m’i thau një shelg.

 

Malli zgjuar në portën tënde

Ra dielli mbi durët e vdekur.
U zgjua pasqyra e ujërave

me fytyrën tënde që ikte nëpër lumë,

ne krahët e një dege të vetmuar.
Eca dhe mbeta gjurmë.
Nga s’të kërkova ,Zemra ime!
Po ti kishe shterur…

më linde bulëz djerse mbi ballë .
Tani,psherëtij dhe me duart

në miell gatuaj ëndrra.
Jashtë, gjithë bota fle .
Vetëm malli im rri zgjuar në portën tënde.

(Fëmijë i çuditshëm)

Më kujtohet si tani ,
Asnjëherë s’kam qenë femijë përsëmbari.
Bëja rrëmujë zgjuar dhe në gjumë.
Gjërat që ishin jashtë i fusja brenda

dhe ato brenda i nxirrja jashtë.
Një ditë si pa kuptuar vodha diellin

dhe e vura në shtëpi si dritë.
Pastaj ,vizatova dritaret me pemë
dhe kumbullat i vishja nuse.
Pastaj ,theva xhamat që të binin yjet brenda

dhe ne shtrat te shtrihej hëna.
E mbaj mend shpesh me qortonte edhe mëma.
Pastaj u rrita dhe mbeta po aq fëmijë.
Vizatoj ende kuaj shiu.
Gjithnjë i kam dashur kuajt!
Kuajt me sytë si qelq që vrapojnë nëpër udhë reje.
Kap mes gishtrinjsh flokët e erës
dhe burimeve iu dëgjoj këngën.
Qaj si femijë ende këtu brenda
sepse unë zgjohem dhe fle jashtë
nëpër ëndrra.

Në portën e diellit

Në portën e diellit janë duart e tua.

Ledhatime që mi bën vetëm drita.

Udhëtojnë pemët nëpër hijen e majit

Dhe gishtat ngelen gegëve të pemëve.

Pastaj më kujohesh ti!

Hapat e mi vine përpara meje.

Era bën zhurmë nëpër qiell

Dhe zogjtë mbushin mallin me zë.

Pastaj,më zgjohen kujtimet .

Ah,shpirt !

Ti nuk je më…

 

Kalin tim të bardhë

Kalin tim të bardhë,

Vrapndezurin,

atë që shpërndan mëngjesin mbi qiell.

…I ka rënë një patkua.

Gjakoset tek ecën kalldrëmeve të panjohura.

Kalin tim të bardhë,

Nuk e mbathin dot të verbërit

se kalërimi u përket Perëndive.

 Ikin Perënditë

Në Trojën time bie shi.
Ranë poshtë mollëve lulet e para
rrisin endrrat -fëmi.
Ç’qe kjo para pranvere, befasi?!
Lart çatisë me ylberët e varur(a),
ikin maje gishtash Perënditë,
me këmbët e bardha…

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more