Skip to main content

Tirana Observer: “Adi Krasta, nga kritik i qeverisë Rama, bën thirrje të votohet ministri socialist” plus 9 more

Tirana Observer: “Adi Krasta, nga kritik i qeverisë Rama, bën thirrje të votohet ministri socialist” plus 9 more


Adi Krasta, nga kritik i qeverisë Rama, bën thirrje të votohet ministri socialist

Posted: 28 May 2017 10:02 AM PDT

Moderatori Adi Krasta është i njohur si kritikues i qeverisë Rama ditën e sotme ka habitur të gjithë për shkak se u ka bërë thirrje "live" në emision gjirokastritëve që të votojnë Blendi Çuçin i cili është kandidat i PS.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit Blendi Çuci ka qenë i ftuar në emisionin e "Diell" të Adi Krastës i cili pas deklaratës së moderatorit ka treguar eksperiencën e tij politike në PS.

Deklarata e Krastës është bërë në fund të bisedës ku tha "Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit pasi është korrekt, rezultativ dhe i ndershëm".

Kjo deklaratë e Krastës ka habitur habitur sepse ai njihet si një nga kritikët e qeverisë Rama.

Rama-emigrantëve: Siguroni nga 10 vota për Shqipërinë që duam

Posted: 28 May 2017 09:47 AM PDT

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë emigrantëve të sigurojnë nga 10 vota për Partinë Socialise, duke telefonuar të afërmit e tyre në mënyrë që të kenë Shqipërinë që duan.

"Ju lutem, ngrini telefonin, flisni me njerëzit e shtëpisë, me farefisin, fqinjët, të njohurit  tuaj këtu në Shqipëri, bëjini 10 vota të sigurta për Shqipërinë që duam, punë dhe mirëqenie. Unë ju siguroj që ne do të 10-fishojmë forcat tona, siç luftuam dhe fituam për Vettingun, ashtu do të luftojmë dhe do të fitojmë për të rritur ekonominë dhe mirëqenien."

Rama tha se ndryshe nga më parë, komunikimet javore të këtyre javëve deri në zgjedhje do t'i bëjë direkt nga vendi ku po realizon fushatë.

Duke folur nga Elbasani, Rama tha se "sot dua t'u drejtohem të gjithë miqve të këtij rrjeti që janë në emigracion, atyre që e kane të pamundur të vijnë në Shqipëri dhe të hedhin votën për Partinë Socialiste."

"Thuaji njerëzve tuaj të zgjedhin njerëzit, njerëzit që i duhen punës së madhe që kemi përpara dhe ju t'u japin punë atyre që skano lidhje me këtë punë, vetëm e vetëm sepse janë me ato ngjyra. Kërkojuni të votojnë të votojnë PS-në dhe të na mbështesin, të më mbështesin, për t'i dhënë një fuqi shumë më të madhe Shqipërisë."

Kryeministri tha se ai besonte që kjo ishte hera e fundit që emigrantët nuk votojnë nga vendet ku ata jetojnë, "sepse ne kemi nisur punën, një punë kolosale për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, të cilët për çerek shekulli nuk i numëroi kush, nuk i llogariti kush, nuk i deshi kush në vendin e vet."

Rama tha se pa emigrantët Shqipëria nuk do i kishte mbijetuar tranzicionit dhe nuk do ta kishte fuqinë e ëndrrave dhe shpresës që ka.

Blushi ka një ofertë “bujare” për Bashën

Posted: 28 May 2017 07:24 AM PDT

Pas publikimit të listave të Partisë Demokratike, kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka bërë një ofertë publike për Lulzim Bashën.

Në një status në Facebook, Blushi thotë se është i gatshëm që listat e partisë së tij prej 163 kandidatësh të plotësojnë listat e PD, duke qenë se nga 140 kandidatë kanë vetëm 95 në total.

Statusi në Facebook i deputetit Ben Blushi:

NJË OFERTË E SINQERTË PËR PD

PD ka regjistruar vetëm 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji, ndërkohë që LIBRA ka kandiduar 163 burra dhe gra nga gjithë Shqipëria.

Nëse ata nuk kanë mundësi dhe u rrezikohet sërish hyrja në zgjedhje ne mund t’ua plotësojmë listën, me kusht që pas zgjedhjeve të mos ngrenë një çadër para selisë LIBRA për të na i kërkuar deputetët mbrapsht.

Rita Ora provokon duke zbuluar gjoksin

Posted: 28 May 2017 07:20 AM PDT

Rita Ora është shfaqur tepër provokuese dhe tërheqëse në foton e fundit të publikuar në Instagram.

Bukuroshja 26-vjeçare kishte veshur një këmishë të bardhë të hapur tërësisht e cila i zbulonte gjoksin.

Ndërsa rregullonte flokët para pasqyrës, këngëtarja i ka publikuar fansave "foto brenda fotos" pasi një fotograf shihet duke dokumentuar momentin.

Pistat e policisë për helmimin në miting: Akt i qëllimshëm nga faktorë të jashtëm?

Posted: 28 May 2017 06:55 AM PDT

76 persona, mes tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përfunduan në spital pas hapjes së fushatës elektorale pasditen e së shtunës.

Sot, për më shumë se 4 orë, një pjesë e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ishte një skenë krimi për policinë.

Uniformat blu dyshojnë se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar shqetësime shëndetësore tek pjesëmarrësit në tubim, raporton TCH.

Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës.

Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova.

Por, gjatë kqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë rendiment të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por në 7 të mëngjesit, kohë pasi punonjësit e bashkisë kishin pastruar sipërfaqen që në të gdhirë.

Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave.

Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 76 persona të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në QSUT, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

Mes pacientëve të prekur nga këto shqetësime ka qenë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili, sipas PD-së, është paraqitur në QSUT në orën 05.00 të mëngjesit të së dielës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe u largua pas dy orësh.

Burime nga spitali, por edhe Partia Demokratike, konfirmuan se simptoma të ngjashme ka pasur edhe vajza e vogël që Basha mbante në krah gjatë hapjes së fushatës, të shtunën pasdite.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është vënë në lëvizje për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat e tjera shëndetësore dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lëndimi i qytetarëve, Basha: Nëse nuk zbardhet ngjarja, një tjetër provë se shteti ka rënë

Posted: 28 May 2017 06:29 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes ku mbetën të lënduar 76 persona në hapjen e fushatës elektorale të PD dje në Tiranë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat nga selia e PD, Basha tha se sipas verifikimeve të tyre, pluhuri helmues që u përhap në ajër nuk ishte aspak i shkaktuar nga tullumbacet.

"Të gjithë e dinë se kjo nuk ishte tullumbace. Ndërsa presim vënien para përgjegjësisë të autorëve kushdqofshin ata, po bëjmë dhe ne analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace. Mund t'ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët. Nëse nuk ndodh kjo është tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne nuk do të ndalemi. Unë nuk do të vazhdoj sonte fushatën hapëse në orën 19:00 në qytetin e Fierit", tha Lulzim Basha për gazetarët.

Vetë kreu i PD Lulzim Basha ishte prekur nga pesticidi i hedhur në ajër, që kishte shkaktuar enjte dhe skuqje të syve e fytyrës.

Të njëjtat simptoma kishin edhe qytetarë të tjerë që morën pjesë dje në fushatën e PD në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Gërmimi i asteroideve, industria e së ardhmes që vlen miliarda dollarë

Posted: 28 May 2017 06:15 AM PDT

Një studim fizibiliteti i vitit 2012 mbi marrjen e mineraleve nga asteroidët, është dokumenti ku mbështetet Goldman Sachs për të bërë një propozim të çuditshëm për investitorët.

Gërmimi në hapësirë mund të shndërrohet në një industri me vlerë triliona dollarë, është ajo çka firma u tha klientëve të saj.

Sipas raportit, një mision hapësinorë për të rrëmbyer një asteroid të pasur me minerale do të kushtonte rreth 2,6 miliardë dollarë. Por, shifra tmerrësisht e madhe nuk duket asgjë nëse llogarisim fitimet e mundshme.

Një asteroid me përmasa 30 metra mund të mbajë sasi të metalit të çmuar platinit deri në vlerën e 50 miliardë dollarëve.

Asteroidët mbartin gjithashtu metale të tjera të çmuara nga grupi i platinit, si rodiumi, paladiumi dhe iridiumi.

Megjithatë një pengesë e madhe gjendet përpara frontierës së re dhe nuk ka të bëjë aspak me teknologjinë. Është një problem ligjor, që daton në vitin 1967, ajo çka bën ekspertët të jenë të pasigurt.

Traktati hapësinor i nënshkruar në mes të Luftës së Ftohtë, i cilëson të gjithë trupat qiellorë përfshirë Hënën dhe asteroidet, si të pa zotërueshëm nga asnjë palë.

Nëse bota bie dakord të heqë dorë nga kjo pikë e marrëveshjes, teknologjia e gërmimit mund të nisë që nga viti 2025.

Strategjia e "Deep Space Industries", është të dërgojë në hapësirë disa satelitë të vegjël të quajtur "Xixëllonja", në kërkim të mineraleve dhe akullit. Satelitët do të bënin xhiro në raketa, të cilat do të përdoreshin si pajisje transporti për të gërmuar, transportuar dhe ruajtur xeherorët.

Teknologjia e ka përgjigjen e saj, tani pritet nga OKB të vendosë nëse do ta trajtojë hapësirën ashtu si oqeanet, ku shtetet përcaktohen se si mund ta shfrytëzojnë.

Trazirat me Italinë, Palermo përjashton 70 tifozë shqiptarë për 5 vite

Posted: 28 May 2017 06:10 AM PDT

Kuestura e Palermos mori vendimin për të përjashtuar 70 tifozë shqiptarë nga të gjitha manifestimet sportive, për shkak të trazirave që shkaktuan në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, mes Italisë dhe Shqipërisë.

Penaliteti, të cilin në vendin e Apenineve e quajnë me akronimin "DASPO", u vendos për një pjesë të identifikuar të grupimit "Illyrian Elite", për shkak të sjelljes aspak sportive në shkallët e stadiumit "Renzo Barbera".

Më 24 mars të këtij viti, flakadanët dhe tymueset e detyruan arbitrin kryesor të pezullonte ndeshjen për thuajse 10 minuta. "DASPO" ndaj 70 tifozëve shqiptarë parashikon përjashtimin me 5 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike që zhvillohen në Itali, qofshin këto amatore, kombëtare apo ndërkombëtare.

Në të njëjtin hark kohor, tifozët nuk do të lejohen të jenë pjesë e grumbullimeve në "fan zone", në ndalesa autostradash, apo stacione trenash e autobusësh.

Disa prej mbështetësve të kombëtares, nga të cilët FSHF-ja u distancua menjëherë, mbanin fytyrën të mbuluar dhe ishin me kapuç për të evituar ndalimin, por kjo nuk e evitoi dot arrestimin e disa tifozëve në Palermo në muajin mars. FSHF-ja ka sanksionuar më parë "Illyrian Elite" me përjashtimin nga ndeshjet e kombëtares shqiptare, edhe pse në miqësoren e fundit u faktua se ishin në stadium.

Guvernatori i pazakontë i Norvegjisë, prezanton kartëmonedhat e reja me video rap

Posted: 28 May 2017 05:59 AM PDT

Banka Qendrore e Norvegjisë ka prezantuar kartëmonedhat e reja nëpërmjet një video muzike Rap, ku Merluci kthehet në para.

Në video shfaqet kreu i Bankës Qendrore në vend, Oeystein Olsen si Dj, duke vrojtuar nga zyra e tij qendrore në Oslo nëpërmjet dylbive.

"Merluci vjen tani", thotë ai.

Dy prerjet e para prej 100 dhe 200 koronash norvegjeze, që përkthehen në 12 dhe 24 dollarë amerikane do të dalin në qarkullim më 30 maj.

Kartëmonedha më e vogël paraqitet me një anije vikinge dhe ajo më e madhja me një peshk të llojit merluc.

Promovimi i pazakontë i këtyre kartëmonedhave të reja, është një ribërjeve e një komedie të viteve '80.

 

Por, qëllimi kryesor i këtij prezantimi është që të edukojë norvegjezët për masat e sigurisë të kartëmonedhave të reja, që përfshijnë hologramë dhe seksione me shkrime thuajse të padukshme mikroskopike. Banka Qendrore, në këtë mënyrë është bërë virale edhe në rrjetet sociale dhe në Youtube.

Norvegjia është një ndër vendet më të famshme në botë për peshkimin dhe produktet e detit janë eksportet kryesore të vendit.

Kartëmonedhat e reja do të kushtojnë 20% më shumë për tu prodhuar se ato të vjetrat, por nga ana tjetër projektohet të kenë një jetëgjatësi deri në 50% më shumë.

 

Tirana, si u rrëzua një legjendë

Posted: 28 May 2017 05:52 AM PDT

 

Rrëzimi i një legjende. 27 Maji i vitit 2017, do të mbahet mend si dita më e zezë e historisë së Tiranës.

Në Loro Boriçi në një duel të vërtetë mbijetesë mes dy skuadrave më të vjetra të futbollit shqiptar, Vllaznisë dhe Tiranës, bardheblutë prekën fundin duke u rrëzuar për herë të parë në historinë e tyre nga Kategoria Superiore, në 96 vite jetë si klub dhe 78 vite kampionat.

E shtuna në Shkodër ishte dita e fundit tw botws për Tiranën skuadrën më të titulluar në vend me plot 24 tituj kampion. Mjafton të shikoje pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Mazzoleni, lotët e Hoxhallarit, Dokës, Karabecit, Teqjes e shumë lojtarëve të tjerë për të kuptuar se ky ishte fundi historik për një skuadër ikonë të futbollit shqiptar.

Që situata precipitoi në këtë pikë faji është i të gjithëve duke filluar nga drejtuesit për të vazhduar  me stafin teknik dhe futbollistët.

Trajneri Josa e kishte nënvizuar shpesh përgjatë sezonit se shumë prej këtyre lojtarëve nuk meritonin të mbanin veshur fanellën e Tiranës, por në fund të një drame që u shënua në Shkodër, Josa mori përgjegjësitë mbi vete, ndërsa i drejtoi gishtin e akuzës edhe presidencës, për të liruar disi nga përgjegjësitë futbollistët që sipas tij dhanë maksimumin në sfidën e Loro Boriçit.

Ky sezon nuk nisi aq keq për Tiranën por u mbyll në mënyrën më tragjike të mundshme. Tani as suksesi në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skëndërbeut nuk mund të shpëtojë atë që do të konsiderohet gjithmonë si sezoni më i dështuar i futbollit bardheblu.

Edicioni futbollistik 2016-2017, do të kujtohet edhe për faktin se një trajner që u shpall për 4 vite rradhazi kampion me Skënderbeun, preku pikën më të ulët të karrierës së tij duke rrëzuar për herë të parë nga kategoria skuadrën më të titulluar të futbollit shqiptar të cilën e mori në vendin e 4-t dhe renditi të 9-tën.

Ai është Mirel Josa një ish-legjendë bardheblu që këtë herë me marrjen e drejtimit të Tiranës në një gjendje të tillë bëri ndoshta zgjedhjen më të gabuar në karrierë duke njollosur emrin e tij.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more