Skip to main content

Siddharta - Hermann Hesse - Analiza letrare

Siddharta (origjinal Siddhatha)është një roman nga Hermann Hesse, rrëfen mbi udhëtimin drejt njohjes së vetes të një të riu të quajtur Siddhartha në periudhën kur jetonte Gautama Buddha. Në këtë libër kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Ky është libri i nëntë i autorit në Gjermanisht.Romani u shkrua në vitet 1919-1922.[1] U botua për herë të pare nga shtëpia botuese S.Fischer en:S. Fischer Verlag, në vitin 1922 në Berlin.Në Shtetet e Bashkuara te Amerikës u botua në vitin 1951, dhe arriti ndikim të madh ne vitet e 60-ta të shekullit XX. Hesse i dedikoi pjesën e parë Romain Rolland (1866-1944), fitues i çmimit Nobel në vitin 1915, dhe pjesën e dytë kushëririt të tij William Gundert.

Emri Siddhartha përbëhet nga dy fjalë në gjuhën Sanskrit , Siddha (arritje) + Artha (ajo çfarë kërkohet), që do të thotë "ai qe gjeti kuptimin (e egzistencës)" ose "ai qe i arriti qëllimet e tij".

Ngjarja zë vend në Indinë antike, Siddhartha është biri i Brahmin, ai vendos të largohet duke lënë pas shtëpinë me shpresen se do të gjejë lartësimin shpirtëror, dhe kuptimin e jetës. Në rrugën e tij të asketit, bashkë me Siddhathën shkon edhe shoku i ngushtë, Govinda. Ata takohen me samanët, që ishin pjesëtarë të kastave të murgjve asketë, që agjëronin, meditonin, ecnin dhe jetonin nga lëmosha që u jepnin të tjerët. Ata jetonin lirshëm në natyrë pa menduar për ushqimin, pa lodhur për obligimet jetësore, duke iu përkushtuar kështu kohën besimit dhe meditimit, duke marrë mësimet nga Gautama, Buddha i famshëm.
Përderisa Govinda i bashkohet pa hezitim ndjekësve të mësimit të Buddhës, Siddhartha nuk bën të njejtën gjë, me arsyetimin se edhe pse mësimet e Buddhës padyshim që ishin të mençura, këto mësime jo domosdoshmërisht duhen të merren të gatshme nga Buddha, por duhet të fitohen nga eksperienca vetjake e secilit person. Ai shkon më tutje duke sqaruar se individi duhet kërkuar një mënyrë unike të kuptimsisë së jetës, e kjo mënyrë nuk mësohet nga një mësues, Kështu vendos të vazhdojë rrugëtimin i vetëm.
Siddhartha kalon lumin me ndihmën e një lundërtari zemërgjerë, të cilin Siddhartha nuk kishte me çfarë ta paguante. Takohet me kurtizanen Kamala, gruan më të bukur që Siddhartha kishte takuar ndonjëherë, e cila ushtronte “zejen” e dashurisë. Kushti që Kamala t'i mësojë Siddharthës artin e të dashuruarit është që ai të bëhej i pasur. Kështu Kamala e propozon tek Kamaswami, i cili do ta trajtonte mjaftë mirë Siddharthën. Ai arrin me sukses të kryej punët që i jepte Kamaswami, dhe për një kohë të shkurtër bëhet i pasur duke shijuar të gjitha kënaqësitë e jetës, pijen, paratë, jetën e shfrenuar, dhe dashurinë e Kamalës. Me kalimin e kohës Siddharta e kupton se nuk gjen dot prehje as kënaqësi, mendonte se nuk e kishte arritur qëllimin e jetës, sepse dashuria trupore, sipas tij, iu takonte njerëzve fëmijëror dhe jo njerëzve të përkushtuar për të zbuluar hiret e vërteta të jetës. .
Pasi i provoi të gjitha të mirat e jetës, ai sërish fillon rrugën e asketit meqë nuk gjen dot prehje duke gjurmuar jetën. Ai kthehet në natyrë te “Lumi i rrjedhshëm” për të vështruar, qetësinë e rrjedhën e përjetshme të ujit në lumë dhe me mendimin që të bëj vetëvrasje, atë e shpëton fjala e shenjtë Om. E zë gjumi afër një rrapi dhe kur zgjohet sheh pranë një njeri, i cili e kishte ruajtur derisa ta bënte gjumin, me qëllim të mos e helmonte ndonjë gjarpër. Në moment ai njeh shokun e tij të dikurshëm, asketin e papërmirësueshëm, Govinda. Rinjohja me Govindën i jep kuptim jetës, por ai vazhdon rrugën e tij., duke hequr dorë nga gjithçka, ai vendos ta kalojë jetën e tij pranë atij lumi, ndërkohë takohet me lundërtarin Vasudeva, të cilin e lut të bëhet ndihmësi i tij. Ndonëse Vasudeva ishte një njeri i thjeshtë, ai e kuptonte që lumi kishte disa zëra dhe jep mesazhe për ata që arrijn ta dëgjojnë.
Kanë kaluar shumë vjet dhe gjatë një pelegrinazhi ai takon Kamalën, kurtizanen e dikurshme e cila tani ishte konvertuar ne Buddhiste, e cila ishte nisur në rrugën për të takuar Buddhen që ishte në shtratin e vdekjes, bashkë me të birin. Ai e sheh Kamalën pikërisht në kohën, kur atë e kishte helmuar gjarpri pranë lumit ku qëndronte Siddhartha. Ajo, edhe pse me dhembje, në përpëlitje për të dhënë shpirt e njeh, Siddhartën dhe i tregon se djali, i cili i rrinte pranë, ishte biri i tij. Siddharta gëzohet që kishte gjetur djalin, për të cilin nuk kishte ditur se ekzistonte, ndërkohë që Kamala vdes.
Siddharta tashmë jeton me Vasudevën dhe djalin, i cili nuk mësohet dot me jetën e babait asket dhe një ditë e fyen për jetën e tij të mjerë dhe ikën duke marrë botën në sy. Siddharta ndien brengë të thellë për djalin, i cili kishte mbetur në botën e madhe e të pamëshirshme. Ai brengoset për fatin e tij, por nuk e kthen dot, ashtu sikur nuk kishte arritur ta kthente atë i ati, shumë kohë më parë. Fillon koha e Sansarës, që është burimi i dhembjes për të birin, i cili do të ikte sikur ai kishte ikur nga i ati... “Unë të urrej, nuk dua të bëhem i butë, më mirë bëhem cub, i kishte thënë ai.
Siddharta tashmë lundërtar kishte kuptuar simbolikën e rrjedhës së ujit në lum, meqë edhe jeta zhvillohej rrjedhshëm, po ashtu si uji që derdhet herë qetë herë rrëmbyeshëm në shtratin e lumit. Pas Vasudva sheh se Siddhartha kishte kuptuar këtë, ai konsideron se kishte kryer misionin e tij dhe ikën duke e lënë Siddharthën të vetëm por të pëmbushur me paqe.
Govinda kishte dëgjuar për lundërtarin e ndritur, dhe niset për tek ai pa e ditur që kishte të bënte me Siddharthën. Govinda i kërkon atij t'i tregoj se çfarë është mençuria dhe urtësia, ndërsa Siddhartha i përgjigjet se për çdo të vërtetë ekziston një qëndrim kundërt që gjithashtu është i vërtetë. Ai i thotë se kishte arritur në përfundimin se dija rrëfehet ndërsa urtësia jo. Ai i kërkon Govindës ta puthë në ballin e tij, Govinda e bën, dhe për një çast ndjeu kënaqësinë që dikur kishte ndjerë Siddhatha me Vasudevën pranë lumit. Govinda më pas i përkulet mikut të tij të mençur duke zbuluar se kishte arritur lartësimin shpirtëror.


Ky libër i meditimit dhe mençurisë zbulon para nesh konceptin budist mbi jetën, jetën të cilën Buda e kishte krahasuar me telin e instrumentit. “Telin po ta lësh krejt lirshëm, nuk nxjerr melodi, po ta shtrëngosh fort këputet”. Pikërisht kësaj filozofie iu ka përmbajtur shkrimtari Hese gjatë shtjellimit të romanit.
Siddhatra ishte në rrugën e tij jetësore duke hulumtuar për ta zbuluar misterin e mesit, e atij mesi që nuk duhet shtrënguar sa të këputet, pa e lënë edhe aq lirshëm, sa të mos jetë në gjendje të nxjerrë tinguj.
“Diturinë mund ta rrëfesh, por urtësinë jo. Urtësinë mund ta gjesh, mund ta jetosh, mund të bartesh prej saj, mund t’i bësh mrekullitë e saj, por ta thuash e ta mësosh nuk mundësh. Urtësia, që përpiqet ta rrëfejë ndonjë i urtë tingëllon si budallallëk...” Kështu thoshte Buddha, për të konstatuar se njeriu ishte i tillë çfarë ishte, duke përkufizuar se “kurrë në jetë nuk mund të gjendet një njeri tërësisht i shenjtë, apo tërësisht mëkatar.
Kënaqësitë që sjellë epshi janë sikur flaka e kashtës, e cila digjet përnjëherë por edhe shuhet shpejt dhe nuk lë asgjë prapa përveç hirit, që sakaq do të bëhet pluhur. Jeta e vërtetë është sikur guri, i thotë ai Govindës. Merr në dorë një gur dhe thotë: “Ky këtu është një gur dhe në një kohë të caktuar do të bëhet dhe, baltë, e prej dheut do të bëhet bimë, pastaj kafshë apo njeri. Kështu kam menduar dikur ndërsa tani tash mendoj se ky gur është edhe gur, është edhe kafshë është edhe Budë... Në momentet e fundit të jetës Siddharta pa fytyrën e një peshku që po ngordhte me sy të nxjerrë.... fytyrën e një fëmije të sapolindur të kuqe nga të qarët... pa fytyrën e një vrasësi duke ngulur një thikë në trupin e një njeriu. Siddharta vështroi në ujë, dhe në ujët që rridhte iu shfaqen atij pamje e figura, iu shfaq i ati i vetmuar, i hidhëruar për të birin, iu shfaq vetvetja edhe ai i lidhur në pranga malli për të birin e larguar, iu shfaq i biri edhe ai i vetmuar duke rendur plot lakmi në udhën përvëluese të dëshirave rinore, secili drejt qëllimit, secili i djegur nga qëllimi i vet, secili i vuajtur dhe i brengosur.

Personazhet

  • Siddhartha: Protagonisti
  • Govinda: Miku i Siddhartës, dhe ndjekës i Gotamës
  • Babai i Siddharthës: Brahmin.
  • Samanasit: Asketët
  • Gotama: Lider shpirtëror Buddha
  • Kamala:Kurtizanja, nëna e djalit të Siddhathës
  • Kamaswami:Tregtar
  • Vasudeva: Lundërtar i lartësuar, udhëheqësi shpirtëror i Siddhathës
  • Siddhartha i Riu: I biri i Siddharthës dhe Kamalës


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more