Skip to main content

RTSH: “Vlora 13 ditë pa traget, Kosto për biznesin” plus 9 more

RTSH: “Vlora 13 ditë pa traget, Kosto për biznesin” plus 9 more


Vlora 13 ditë pa traget, Kosto për biznesin

Posted: 31 May 2017 07:25 AM PDT

Prej 13 ditesh trageti i linjes Vlorë-Brindizi,nuk është ankoruar në portin e Vlores. Shkak është një defekt i rëndë në kabinën e motorrit: "Kjo është situatë jashte normales , në radhë të parë për të gjithë qytetarët dhe pastaj për të gjithë jugun e shqipërisë që e përdorin ktë linjë të Brindisit me Vlorën. Dhe pastaj dhe për portin pasi ka humbjet e tij pasi 70-80% të të ardhura i kemi të lidhura me linjën me traget" tha Festim Skendaj Shef I Përpunimit në Portin e Vlorës. Kontrata përcakton se në raste të tilla kompania duhet të funksionoje me traget zëvëndësues, por siç ndodh rëndon edhe në këtë rast shkeljet janë të zakonshme. Ndërsa qytetarët dhe bizneset që kanë patur nevojë të përdorin këtë linjë u është dashur të kërkojnë zgjidhje alternative ose të qëndrojnë në pritje. Përballë kësaj situate,autoritetet kanë në dorë vetëm penalitetet financiare: "Kontrata e ka që për çdo ditë që sdo kryhet ka penalitete pas 10 ditëve qe e ka në kontratë me 1000 euro dita.Sipas informacionit nesër do të rifilloje punën linja nga Brindizi-Durrës". E nëse qëndrojmë tek të ardhurat e portit, shefi i përpunimit thotë se nga 2013-ta ato janë rritur me 28 milionë lekë, por në volumin e përgjithshëm të ngarkim-shkarkimeve portet e Shëngjinit,Vlores e Sarandes zënë më pak se 10 %.

Financat proçedojnë punonjësin e tatimeve

Posted: 31 May 2017 06:45 AM PDT

Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë proçedimin penal për Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, pasi ky i fundit u shkarkua të hënën nga puna për pjesëmarrje në një miting të Partisë Socialiste. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit të ministres teknike Helga Vukaj, kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë që të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administrates në varësi të Ministrisë së Financave në aktivitetet partiake.

Çështja “Doshi”, dëshmitarë për skenarin e vrasjes, Rama, Meta, Berisha e Tahiri

Posted: 31 May 2017 06:35 AM PDT

Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e prokurorisë që në gjyqin e Tom Doshit të thirren dëshmitarë politikanët më të lartë në vend. Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Saimir Tahiri, pritet ti përgjigjen thirrjes për të dëshmuar në proçesin penal që gjykata e lartë ka nisur për një skenar të mundshëm për eleminimin fizik të deputetit Tom Doshi. Gjykata rrëzoi kërkesën e marrjes në pyetje të kryeprokurorit Adriatik Llalla, në cilësinë e dëshmitarit. Një nga provat e paraqitura në këtë gjykim ka qënë dhe biseda telefonike mes Ilir Metës dhe Spartak Brahos. Gjykata vendosi ta refuzojë këtë provë duke e përjashtuar nga shqyrtimi. Në lidhje me një skenar për eleminimin fizik të Tom Doshit, pritet të pyeten 53 dëshmitarë, ish deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami po gjykohen për akuzën e kallzimit të rremë. Seanca e radhës do të hapet më 21 qershor, ndërsa dëshmitë e politikanëve pritet të jepen në sallën e gjyqit pak ditë para ditës së zgjedhjeve vendore.

Meta: Të rinj votoni LSI!

Posted: 31 May 2017 06:32 AM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e tretë më e madhe në parlamentin shqiptar po synon të fitojë gjithnjë e më shumë mbështetjen e rinjve. Ish kreu i saj, dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta gjatë një takimi në Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit, u bëri thirrje të rinjve e të rejave të mbështesin më shumë këtë forcë politike. “Mesazhi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është një mesazh bashkëpunimi, është një mesazh harmonie. Te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja”. Në Tiranë kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së është ministrja e integrimit  Klajda Gjosha e cila ka shprehur bindjen se kjo parti do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. LSI ka premtuar se nëse udhëheq qeverinë do të hapi 170 mijë vende pune, 100 mijë prej të cilave për të rinjtë.

Kandidatët për Vetting reduktohen në 68

Posted: 31 May 2017 06:29 AM PDT

Identifikohet grupi i parë i njerëzve më të kualifikuar për organet e reja kushtetuese të vettingut. Ata janë 68 dhe nuk kanë asnjë rekomandim negativ nga ndërkombëtarët dhe plotësojnë kriteret formale që kërkon ligji i vettingut. Lista do ti përcillet nga komisioni verifikues që u drejtua nga Ulsi Manja, dy komisioneve të tjera që do të jenë përzgjedhëse. Lista e ashtuquajtur a i kaloi pa votim komisioneve të tjera të posaçme, ndërsa nga kandidatët që u dëgjuan gjatë dy ditëve, vetëm një zonjë arriti të siguroje pesë vota nga deputetët për tu përfshirë në listën e më të mirëve. Ajo është Rezarta Schuetz, një shqiptare që karrierën në çështjet e drejtësisë i ka kryer jashtë Shqipërisë. "Por vetëm një emër arriti të marrë 4 vota siç e përcakton neni 8 pika 4 e ligjit për tu bërë pjesë e listës me 67 emra që do ti percillen dy komisioneve të tjera" tha kryetari i Komisionit të PS Ulsi Manja. Por opozita dhe LSI paten rezerva për listën që iu përcoll komisioneve të tjera përzgjedhëse. "Kishte dy persona të cilët ishin në konflikt të pastër interesi dhe që ONM-ja i kishte kualifikuar dhe kishte disa persona identik si kta dhe i kishte skualifikuar. Pra ajo listë ishte e gjitha një listë politike dhe sot anëtarët e maxhorancës në komision morën një vendim politik për të futur vetëm 67 që ka caktuar Edi Rama nëpërmjet Avokatit të popullit" u shprek Flamur Noka. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura pati propozime që përveç 67 kandidatëve, të përfshiheshin në hallkat e tjera të proçesit edhe 39 kandidatë që nuk kishin rekomandim negativ nga ndërkombëtarët, por nuk plotësonin kriteret formale. Kryetari Ulsi Manja ka sqaruar se çdo kandidat iu nënshtrua votimit dhe duhej të siguronte 5 vota. Tani pritet mbledhja e dy komisioneve të tjera përzgjedhëse që do të ridëgjojnë më në detaje 68 njerëzit që do të pastrojnë drejtësinë në Shqipëri.

Duahnpirja në nivele të larta

Posted: 31 May 2017 06:13 AM PDT

Duhanprija mbetet ende në nivele të larta në Shqipëri. Shqetësimi përcillet nga shefja e OBSH në Tirane Dr. Nazira Artykova, e cila sjell në vemendje prekjen e fëmijve nën 16 vjeç. “Sot 43 përqind e meshkujve dhe mbi 20 përqind e femrave në Shqipëri janë duhanpirës. Duke ju referuar kërkimeve, madje edhe tek femijët nën moshën 16 vjeç ka duhanpirje. 4 përqind e tyre janë të prekur nga tymosja” tha ajo për RTSH.
Dr. Artykova vlerësoi masat e marra për kontrollin e duhanpirjes, po sipas saj ka ende shumë për të bërë.
“Sot Shqipëria ka marrë shumë masa në kontrollin e duhanit në terren, por a jemi ne të lumtur me rezultatet? Jo ! Ashtui siç e tha edhe minsitri i shëndetësisë ka ende shumë çështje që në mund të adresojmë sot, sidomos me fëmijët tanë, me shkollat, me mësuesit, me prinderit” tha zonja Artykova.
Sipas saj në këtë kauz “Nuk duhet të jetë e përfshirë vetëm ministria e arsimit dhe ajo e shëndetësisë, por edhe ajo e punës dhe mirëqënies sociale. Resotrantet tona janë të mbushura me duhanpirës, sidomos në dimër; në verë ata përdorin ambjentet e hapura, në dimër ata hyjnë të gjithë brenda për të tymosur. Inspektorët e shëndetësisë i ruajnë ata, por masat nuk janë efektive" shtoi shefja e OBSH në Tiranë.
Në daljen e tij të parë publike si ministër i shëndetësisë dr.Arben Beqiri, e vlerësoi shqetësuese situatën e duhapirjes. Ai tha se nuk do te ndryshojë politkbërjen në këtë drejtim, por do të respektoj atë që është në fuqi.

Operacioni anti-drogë në qarkun e Vlorës

Posted: 31 May 2017 06:04 AM PDT

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion blic në Qarkun e Vlorës për parandalimin, evidentimin, goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike duke angazhuar një numër të madhe efektivësh nga reparte të ndryshme. Në këtë operacion ajo ka mundur të sekuestrojë 140 kg kanabis, asgjesoi rreth 70 bimë dhe bllokoi 2 mjete lundruese të dyshuara se do të përdoreshin për trafikim të hashashit drejt brigjeve fshqinje. Në pranga janë vënë 4 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjeve.

Biznesi i pakënaqur nga autoritetet publike

Posted: 31 May 2017 06:03 AM PDT

Biznesi është i shqetësuar lidhur me praktikat e reja doganore që do të hyjnë në fuqi ditën e parë të muajit qershor, kur do të bëhet efekti i gjithë Kodi Doganor Shqiptar i miratuar në vitin 2014. Sipërmarrësit janë konsultuar me autoritetet publike dhe kanë ngritur një sërë shqetësimesh sa i përket sidomos dispozitave zbatuese të ligjit. " Ne kemi marrë një informacion që ka filluar punën në Drejtorinë e Përgjthshme të Doganave për të hartuar, për ti ndryshuar dhe për ti sinkronizuar me kodin e ri dhe kemi qënë gjithmonë në pritje të kemi një ftesë jo më për workshop po për tryezë teknike pra ne kërkojmë nga qeveria asgjë më shumë sesa të zbatohet ligji për konsultimin publik, konsultim për të gjithë aktet ligjore dhe nënligjore që qeveria ose qeveritë më pas do të nxjerrin dhe sipërmarrja është shumë e interesuar që të jetë pjesë kontributore dhe jo pjesë dëgjuese" tha Arben Shkodra Nënkryetar i DHTIT. Por nuk ka qënë i këtij mendimi drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në një prononcim të posaçëm për RTSH, zëvendësdrejtore e përgjithshme e doganave ka siguruar se çdo gjë është gati për zbatimin e ligjit të ri, ndërsa biznesi duhet të këmbëngulë në rritjen e bashkëpunimit më autoritetet publike. " Kodi është i miratuar. Hyn në fuqi pjesa e tretë e kodit por nuk mund të jetë efektive për sa kohë nuk ka dispozita prandaj ne kemi hartuar dispozita të reja të cilat i kemi publikuar dhe në ëeb në mënyrë që të marrim feedback nga biznesi dhe paralelisht me kto ne po vazhdojmë me akte të tjera nënligjore udhëzime, urdhëra, manuale të cilat do ta bëjnë më të kuptueshme për biznesin. Duhet të jetë shumë e qartë, bizneset duhet ta njohin shumë mirë kodin. E kam thënë edhe herë të tjera që sa më mirë ta njohin kodin, sa më mirë ti njohin dispozitat, sa më mirë ti njohin urdhërat dhe udhëzimet aq më lehtësira ka dhe aq më pak penalitete do kenë për veten e tyre" u shpreh Mirela Meko Zëvendës drejtore e Përgjithshme e DPD.

MA: Masa për ata që përfshihen në fushatën elektorale!

Posted: 31 May 2017 05:53 AM PDT

Tre drejtues të zyrave arsimore në vend dhe një punonjës i një zyre arsimore, janë duke u verifikuar nga Ministria e Arsimit si të përfshirë në fushatën elektorale të 25 Qershorit. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka sqaruar se kushdo që synon të kryeje veprime të tilla të kundraligjshme, në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse. Ministria e Arsimit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit mësimor, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore.

Mori pjesë në fushatë, hetim për inspektorin tatimor

Posted: 31 May 2017 05:44 AM PDT

Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal për inspektor të hetimit tatimor. Kliton Bistri u shkarkua të hënën nga puna për pjesëmarrje në një miting të Partisë Socialiste. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit të ministres së financave Helga Vukaj, kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë që të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu zonja Vukaj u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e përfshirjes se punonjësve të administratës në varësi të Ministrisë së Financave në aktivitetet partiake.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more