Skip to main content

RTSH: “Vasili: Me LSI ekonomia shqiptare rritet 10 përqind në vit” plus 6 more

RTSH: “Vasili: Me LSI ekonomia shqiptare rritet 10 përqind në vit” plus 6 more


Vasili: Me LSI ekonomia shqiptare rritet 10 përqind në vit

Posted: 28 May 2017 02:39 PM PDT

Me sloganin “Një shans për të gjithë” Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht partia e trete më e madhe në Shqipëri, ka nisur fushatën e saj me ambicjen të dali forca e parë politike në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Kreu i saj zoti Petrit Vasili ka paraqitur një program ambicioz veçanërisht për punësimin, zhvillimin e bujqësisë e turizmit, uljen e taksave për biznesin si dhe rritjen e ekonominsë. “Nga 170 mijë vende të reja pune të programuar me saktësi në planin tonë, 100 mijë vende të reja pune të mirëpaguar janë menduar vetëm për të rinjtë” tërhoqi vemendjen zoti Vasili gjatë një komunikimi të drejtëpërdrejtë në rrjetin social Fejsbuk.
Ai premtoi se do të “Bëjmë zero TVSH për produktet bujqësore dhe zero tatimin mbi fitimin në bujqësi, heqjen e tatimeve për 5 vjet për këdo që zhvillon turizmin në zona të thella malore dhe rurale”.
Sipas kreut të LSI, programi i kësaj partie parashikon ulje taksash për afro 90 përqind të bizneseve, ndërsa premtoi rritjen me 5 përqind të buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë.
Politika ekonomike e LSI do të ketë në vemendje edhe pagat. “Për pagat nga 350 mijë lekë të vjetra deri në 2 mln lekë të vjetra ky tatim do të llogaritet në masën 8 përqind nga 20 përqind që ishte në të shkuarën dhe është realisht. Përgjysmim i TVSH për produktet bazë të shportët nga 20 përqind në 10 përqind” premtoi zoti Vasili. Sipas tij programi i garanton Shqipërisë një rritje ekonomike 10 përqind në vit.

Basha fton Ramën në debat televiziv

Posted: 28 May 2017 02:22 PM PDT

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha ka ftuar në debat televiziv kundërshtarin e tij politik, kryeministrin dhe kreun e PS Edi Rama, për të shpalosur programet e tyre zgjedhore, pas të cilëve qytetarët shqiptarë të vendosin më 25 qershor. Duke folur në një miting në qytetin e Fierit zoti Basha tha:”…eja në debat, bëj bilancin tënd, unë bilancin tim. Ti programin tënd, unë programin tim dhe qytetarët të vendosin me votën e tyre”. Kreu demokrat u shprehi bindur se zoti Rama nuk do debat, pasi do ti duhet të japi llogari.  “Ndonjë punë edhe e ka bërë…Mijëra palma, palma dhe fasada bosh” ironizoi kreu demokrat, duke shtuar se “Unë nuk do të jem kryeministri i palmave, kryeministri i shatërvanëve, i ekspozitave. Nuk do paguaj 900 euro palmën, unë do të jem kryeministri juaj, kryeministri juaj, i Fierit dhe i gjithë Shqipërisë”.
Zoti Basha ka shkuar edhe më tej kur ka paralajmeruar se nëse vjen në pushtet do të heqë sistemin propocional dhe deputetët do të zgjidhen direkt nga populli. “Së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri ku shqiptarët të kenë mundësi dhe politikanët të jenë shërbëtorët tuaj kokëulur. Ndaj republikë e re do të thotë fund sistemit propocional, zgjedhje direkte deputetësh nga populli, do të thotë fuqizim i votës dhe vendimarrjes qytetare, kontroll dhe balancë, do të thotë fund pushtetit arrogant që në këto vite mendoi për vetë dhe jo për popullin” tha zoti Basha para përkrahësve të tij të dielën në Fier.

Rama : Kjo është hera e fundit që emigrantët ju nuk mund të votojnë nga ku ndodhen!

Posted: 28 May 2017 10:16 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë të fundit që emigrantët shqiptarë nuk do të votojnë për vendin e tyre. Në "Komunikimin Javor" duke folur nga Elbasani ku ndodhej për një turne zgjedhor, zoti Rama u ndal gjatë tek emigrantët dhe e drejta e tyre për të votuar. “Sot dua tu drejtohem të gjithë miqeve të këtij rrjeti që janë në emigracion, atyre që e kanë të pamundur të hedhin votën këtu për PS në ditën që ndan përfundimisht të ardhmen me shtet, punë, mirëqenie nga e shkuara pa shtet, pa rregulla, pa drejtësi. Kjo është hera e fundit besoj që ju nuk mund të votoni direkt nga ku ndodheni” tha zoti Rama. Sipas tij PS ka nisur “…punën kolosale për të tregjistruar shqiptarët jashtë atdheut, që për çerek shekulli nuk i numëroi kush”.
Kreu i PS dhe i qeverisë ju kërkoi votën të gjithë atyre emigrantëve që më 25 qershor kanë vendosur të vijnë e votojnë në Shqipëri. “E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013 dhe thonë duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo po edhe kjo tjetra. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, e di që mbetet edhe shumë për të bërë, por ama ju kemi dhënë provën se dimë të bëjmë shtet” tha zoti Rama. “Mos harroni që në 44 muaj nuk mund të bëhej çka nuk u bë në çerek shekulli. Nuk dua të justifikohem para jush për asgjë skemi bërë dot, por dua t’ju siguroj se do të bëjmë të gjitha ato që duhen nëse na mbështesni duke na ndihmuar me votën tuaj mua dhe PS duke pasur më shumë pushtet, jo për veten, por duke bërë më shumë për Shqipërinë që duam të gjithë” tha zoti Rama në komunikimin e tij javor të së dielës.

Helmimi në miting, Basha kërkon zbardhjen e ngjarjes

Posted: 28 May 2017 06:56 AM PDT

Për kreun e PD Lulzim Basha, nuk ka dyshim se ngjarja e ndodhur të shtunën në Tiranë në mitingun e çeljes së fushatës së opozitës, ku 76 persona u helmuan është serioze. Ndonëse nuk dha shumë hollësi, zoti Basha tha se ngjarja duhet të zbardhet menjëherë nga autoritetet. Ai hodhi poshtë variantin se militantët mund të jenë helmuar nga një gaz me të cilin ishin mbushur tullumbacet. “Kjo nuk ishte tullumbace. Por unë mund t'ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët, kushdo qofshin. Nëse nuk ndodh, kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit” tha zoti Basha. “Ne nuk do të ndalim. Unë do të vazhdoj fushatën sonte në orën 19:00, në mitingun hapës në qytetin e Fierit. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores!” shtoi më tej kreu i PD.

Rama : Duam 71 deputetë për të marrë timonin e reformave

Posted: 28 May 2017 06:02 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë të dielën një turne elektoral nga Elbasani, Peqini, Papri e Përrenjasi ku është takuar dhe ka biseduar me përkrahës dhe sipmatizantë të PS. Zoti Rama ka premtuar një rritje si asnjëherë të ekonomisë dhe mirëqënies. “Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë” ka qenë lajtmotivi i tij gjatë këtyre takimeve. Lideri socialist ka kërkuar votat për PS që ajo të qeverisi e vetme në katër vitet e ardhshme. “Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave” ka këmbëngulur ai.

Helmimi i militantëve, Nishani uron shërimin e tyre dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes

Posted: 28 May 2017 05:47 AM PDT

Presidenti Bujar Nishani shprehu shqetësimin e tij pasi mbi 70 manifestues përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, pësuan një helmim ende të pashpjegushëm gjatë mitingut për çeljen e fushatës së PD ditën e shtunë. Në një reagim të tij zoti Nishani uroi shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja. Ai bën të ditur se po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t'u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Helmimi i përkrahësve të PD, nisin hetimet

Posted: 28 May 2017 05:27 AM PDT

Të paktën 70 përkrahës të PD, mes tyre dhe kreu i saj Lulzim Basha janë paraqitur gjatë natës të së shtunës duke u gdhirë e dielë në spitalin “Nënë Tereza”, pasi kanë patur rritime në sy gjatë mitingut të fushatës elektorale që kjo forcë politike organizoi para selisë së qeverisë. Ata u ankuan se kishin probleme me shikimin, por edhe ënjtje në fytyrë. Burime nga spitali thonë se pacientët janë prekur nga një helmim që ju ka sjellë sjellë kruajtje, acarim të syve, teshtima, etj. Nëntë prej personave kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë shtruar në spital. Ende nuk dihet saktësisht lënda që ka shkaktuar irritimin, ndërsa do të jenë analizat ato që do të tregojnë përfundimisht rezultatin. Një grup hetimor nga prokuroria, policia dhe specialstë të ushtrisë është ngritur për ndjekjen e këtij rasti shqetësues. Që në orët e para policia ka rrethuar Bulevardin “Dëshmorët Kombit” për të zbuluar se nga se është shkaktuar ky fenomen.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more