Skip to main content

RTSH: “Rama takohet me Tsipras: Të përparojmë drejt gjetjes se zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve” plus 9 more

RTSH: “Rama takohet me Tsipras: Të përparojmë drejt gjetjes se zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve” plus 9 more


Rama takohet me Tsipras: Të përparojmë drejt gjetjes se zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve

Posted: 25 May 2017 12:58 PM PDT

Kryeministri Edi Rama i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, pati një takim me homologun grek Alexis Tsipras. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit zoti Rama dhe zoti Tsipras nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke, dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve, si urë paqeje e stabiliteti në mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.
Kryeministrat diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën mbështetjen e tyre ndaj iniciativës së dy Ministrave të Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, për një mekanizëm konsultimesh intensive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e trashëguara nga e kaluara si dhe për nxitjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve.
Palët nënvizuan rolin e posaçëm të komunitetit shqiptar në Greqi si dhe vlerësuan hapat e rëndësishme të ndërmarra për integrimin social dhe ekonomik të shqiptarëve në Greqi.
Kryeministri Rama theksoi nevojën e përparimit drejt gjetjes se zgjidhjeve për mosmarrëveshjet ekzistuese midis dy vendeve, në respekt të praktikave më të mira Europiane dhe të së drejtës ndërkombëtare. “Greqia na ka mbështetur dhe dëshirojmë qe të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha zoti Rama.
Kryeministri Tsipras, shprehu mbështetjen e fortë të Greqisë ndaj reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri si dhe rëndësinë që ai i kushton respektimit të të drejtave të pakicës greke në Shqipëri.
Palët ranë dakord se vetëm gjetja e zgjidhjeve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies se te dy popujve, do të forcojë mirëbesimin midis dy shteteve dhe do të na largojë nga retorikat konfliktuale e ngërçet e të shkuarës.

Ish-kryeministri grek Papademos plagoset në atentat

Posted: 25 May 2017 10:03 AM PDT

Ish-kryeministri grek Lucas Papademos, është plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm të makinës së tij. Bashkë me të është plagosur edhe shoferi i tij. Sipas mediave greke, Papademos ka marrë plagë në fytyrë, bark, duar, dhe këmbë, por gjendja nuk është në rrezik për jetën. Shoferi është më lehtë nga gjendja shëndetësore. Të dy janë transferuar urgjentisht në spitalin Evangelismos. Shpërthimi ka ndodhur ndërsa automjeti ishte në lëvizje. Dritaret e makinës, të cilat ishin atniplumb janë dëmtuar. Zoti Papademos ka gjetur një zarf në pjesën e pasme të makinës së tij, të cilën sapo e ka hapur, ajo ka shpërthyer. Mediat greke e konsiderojnë ngjarjen si "sulm terrorist". Zoti Lukas Papademos ka qenë kryeministër i një qeverie teknike në Greqi nga nëntori i 2011 deri në maj të vitit 2012 në krizën e thellë ekonomike. Ai ka qenë edhe governator i bankës qendrore greke.

NATO INAGURON NDERTESEN E RE

Posted: 25 May 2017 09:47 AM PDT

Para Mbrapa
Slide 1 | Your Content
Slide 2 | Your Content
Slide 3 | Your Content
Slide 4 | Your Content
Slide 5 | Your Content
Slide 6 | Your Content
Slide 7 | Your Content
Slide 8 | Your Content
Para Mbrapa

Ballkani i shqetësuar për ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë

Posted: 25 May 2017 09:32 AM PDT

Roli i arsimit dhe shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ishte temë e seminarit rajonal, organizuar të enjten nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (KBR), në Zagreb.
Në hapje të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i RCC Goran Svilanoviç, theksoi se parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm duhet të përfshihet në kurrikulat e sistemeve të arsimit të përgjithshëm, si dhe në aktivitetet jashtëshkollore. “Angazhimi i mësuesve, mjekëve dhe punonjësve socialë është shumë i nevojshëm dhe duhet të organizohen trajnime për ta përmbushur me sukses rolin e tyre” tha ai. “Të rinjtë janë plot energji dhe potenciale – të gjitha rrugët janë ende të hapura për ta. Ata pëlqejnë dhe refuzojnë mënyra jetese, dhe shumë shpesh e bëjnë këtë me një bindje dhe zell të madh. Kjo është arsyeja pse të rinjtë janë objektiva kryesore të propagandës së dhunshme ekstremiste” vlereësoi zoti Svilanoviç. “Në mënyrë që t’i bëjmë ata më të qëndrueshëm ndaj propagandës së dhunës ekstremiste ne duhet t’i angazhojmë ata më shumë duke zhvilluar programe më të koordinuara që synojnë të dëgjojnë dhe fuqizojnë të rinjtë në rrezik duke trajtuar kështu frustrimet e tyre që i bëjnë ata të pambrojtur ” sugjeroi Sekretari i Përgjithshëm i RCC Goran Svilanoviç.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kroacisë Z. Darko Tot mirëpriti iniciativën e KBR, e cila kontribuon në përmirësimin e bashkëpunimit në adresimin e radikalizimit të të rinjve në rajonin tonë dhe theksoi rolin e shoqërisë civile si partner në arsim. Ai shprehu shpresë se takimi përfaqëson fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë midis ekspertëve të arsimit dhe shoqërisë civile.
Takimi bëri të munduri dialogun midis ekspertëve mbi nevojat aktuale dhe të ardhshme, programet dhe aktivitetet ekzistuese dhe të planifikuara, praktikat e mira dhe sfidat kryesore në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në mesin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, si në kontekstin shkollor dhe jashtë saj. Midis temave të tjera të rëndësishme, takimi diskutoi se si të integrohet arsimi për tolerancë në programet mësimore të shkollave të mesme dhe aktivitetet jashtëshkollore. Gjithashtu, aktivitetet e shoqërisë civile për të rinjtë u konsideruan si një komponent i rëndësishëm i parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, duke përfshirë rolin e aktiviteteve kulturore dhe sportive të shkollave jashtëmësimore, si dhe shembuj të bashkëpunimit të mirë midis shkollave dhe komuniteteve lokale, bashkësive fetare dhe sektorit privat.
Takimi mblodhi përfaqësues nga ministritë e arsimit, mësuesit, hulumtuesit, praktikuesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe bashkësitë fetare nga Ballkani Perëndimor.
Nën Platformën e Europës Juglindore për të luftuar radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm që çon në terrorizëm dhe luftëtarët e huaj terrorist, KBR ka ngritur një mekanizëm koordinimi plotësisht funksional dhe rajonal në këtë fushë, gjegjësisht Grupi i Pikave Nacionale Nacionale për parandalimin dhe luftimin e dhunës Ekstremizmit dhe luftëtarëve të huaj terroristë. Grupi takohet dy herë në vit dhe shërben si një forum për shkëmbimin e informacionit dhe pikëpamjeve. Platforma është gjithashtu e rëndësishme në kontekstin e BE-së nëpërmjet lidhjeve të saj me Iniciativën kundër Terrorizmit të Ballkanit Perëndimor të BE-së dhe ndërveprimeve me aktorët përkatës ndërkombëtarë dhe rajonalë.

Spiner; Loja mani më e fundit

Posted: 25 May 2017 07:28 AM PDT

Një nga lodrat më të reja që ka pushtuar tregjet evropiane dhe botërore, përfshi vendin tonë, është e ashtuquajtura Spiner, apo rrotulluesja. Fillimisht, e shpikur si mjet për qetësimin e stresit , impulsivitetit e ankthit mes adoleshentëve e fëmijëve, u pa në duart e shumë nxënësve. Por Spineri po shkakton kokëçarje të vërteta nëpër shkolla. Mesuesit ankohen se lodra i shpërnqëdron nxënësit dhe disa shkolla tashmë e kanë ndaluar. Një tjetër rrezik nga Spineret është se përmbajnë pjesë të vogla që mund të shkëputen e gëlltiten nga të vegjlit, sidmos prodhimet e paçertifikuara që nuk plotësojnë standardet perëndimore për sigurinëe e lodrave. Sidoqoftë, duket se lodra do te jetë ende në modë për një farë kohe, pasi shitjet nuk e kanë kaluar ende kulmin. Të gjithë e duan nga një të tillë.

Ministri i brendshëm Demiraj takohet me kryeprokurorin Llalla

Posted: 25 May 2017 07:22 AM PDT

 

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe është në vijim të takimeve që Demiraj ka zhvilluar me drejtues të institucioneve të sigurisë në vend. Burime të besueshme i thanë RTSH se në fokus të takimit me numrin një të akuzës ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për goditjen e krimeve të rënda dhe krimit te organizuar në vend. Një ditë më parë ministri i ri, zhvilloi një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi prioritetet kryesore të punës së tij , lufta kundër kanabisit dhe garantimi i procesit zgjedhor ne 25 qershor.

Protestat e dhunshme në Brazil

Posted: 25 May 2017 07:22 AM PDT

Presidenti i Brazilit Mishel Temer urdhëroi daljen në rrugë të ushtrisë për të vendosur rendin, pas protestave të dhunshme në kryeqytet që kërkojnë dorëheqjen e tij. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën para kongresit dhe kërkuan hetimin e presidentit të akuzuar për korrupsion , duke u përplasu me policinë. Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turrmës e cila goditi me gurë e sende të forta. Protesta u zhvendos më pas në ministrinë e bujqësisë dhe atë të brendshme, disa mjediseve të cilat u përfshinë nga flakët. Disa ministri dhe agjenci qeveritare u evakuuan për arsye sigurie. Ushtria u urdhërua të ruajë ndërtesat qeveritare. Protestat në Brazil nisen prej disa javësh, kur presidenti i vendit u akuzua për korrupsion pasiv dhe ndaj tij kanë nisur hetimet. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e tij.

Yee vlerëson marrëveshjet politike në Shqipëri dhe Maqedoni

Posted: 25 May 2017 07:14 AM PDT

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee vlerëson marrëveshjen politike të 18 Majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Në një interviste ekskluzive për portalin e specializuar në çështjet e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian të publikuar të enjten, zoti Yee flet gjerësisht për çështjet që shqetësojnë vendet ballkanike, për ndikimin Rus në Ballkan dhe për të ardhmen e integrimit të përbashkët rajonal.
Zyrtari amerikan thotë se suksesi u shkon vërtet udhëheqësve të atyre vendeve, të cilët ishin në gjendje të merrnin vendime të vështira, qoftë në Maqedoni, ku presidenti Ivanov vendosi t’ia japë mandatin koalicionit që ka shumicën në parlament, qoftë opozitës në Shqipëri, e cila mori një vendim të guximshëm për t’u zmbrapsur nga pozicioni i saj dhe për të vendosur pjesëmarrjen në zgjedhjet, të cilat u shtynë, por edhe për qeverinë, ku kryeministrit Rama iu desh të tregonte elasticitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo, në radhë të parë, ishte në dobi të Shqipërisë dhe të gjendjes në Shqipëri, kurse në rastin e Maqedonisë, me rëndësi të madhe për popullin në Maqedoni.
“Vendet, partitë politike, udhëheqësit e tyre janë ata që e meritojnë këtë nder. Jemi shumë të gëzuar që ishim në gjendje të merrnim pjesë dhe të mbështesnim zgjidhjet që gjetën” thotë zoti Yee në intervistë. Deklaratat e tij ai i ka bërë vetëm pak ditë pas vizitës së tij të fundit në Tiranë që shënoi pikë kthese në dialogun politik të Shqipërisë.

Aleatët e PD në zgjedhje me siglën e saj

Posted: 25 May 2017 06:57 AM PDT

Partia Demokratike, më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, ende nuk ka mbyllur marrëveshjen me aleatët për çështjen e listave të kandidatëve për deputetë. Kryetarët e disa partive aleate konfirmojnë se janë pro propozimit të zotit Basha që të hyjnë në listat e PD-së. Nga burime brenda PD-së mësohet se Dashamir Shehi i LZHK mund të jetë në listat e Tiranës , Mediu i PR në Fier dhe Ndoka i PDK në Shkodër. Ish deputeti i PDIU-se Dashamir Tahiri që iu bashkua Partisë Demokratike pritet të garojë në Vlorë, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ në Gjirokastër.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka kërkuar që në listë krahas emrit të tij të jetë edhe një tjetër përfaqësues i partisë që drejton. Kushtëzimi i tij që ka hasur deri tani kundërshtinë e Partisë Demokratike, ka ndikuar në shtyrjen e vendimarrjes së Dukës. Megjithatë ai është shprehur se mund të hyjë edhe i vetëm në zgjedhje.
Kreshnik Spahiu i Aleances Kuq e Zi, konfirmon se ende po diskuton me Lulzim Bashën.
Ndërkaq mësohet se Genc Ruli, deputeti i PD që nga krijimi i saj nuk do të jetë më kandidat për deputet. Ai ka shprehur vullnetin personal për tu larguar nga politika dhe jeta parlamentare.
Sot PD ka depozituar në KQZ edhe kërkesën për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale të Kavajës, të cilat sipas Marreveshjes Rama-Basha do të zhvillohen më 25 qershor, në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.

Birra politike; Birra Tramp dhe Putin

Posted: 25 May 2017 06:42 AM PDT

Ju pelqen birra me pakëz shije politike? Një prodhues në Ukrainë ka menduar edhe për këtë, duke krijuar një birrë të re me emrin Tramp. Nën emrin e birrës Tramp, ku shkruhet: president i shtevete të ndara të amerikës, kurse etiketa përmban murin me Meksikën dhe njëj tabele ku shkruhet Çlironi Melanine. Një arsye tjetër e prodhimit të kësaj birre është që ti bëje shoqëri birrës tjetër me emrin Putin, të prodhuar në të njëjtën punishte. Sipas prodhuesit, Juri Zastavni, çdo shishe paraqet mundësinë për një mesazh të vogël. Vështrimi ynë sarkastik i marrshimit global të populizmit pasqyrohet në emrat dhe etiketat e birrave, thotë ai duke u uruar klientëve të pinë një gotë paparashikueshmëri politike. Tashmë prodhuesi ka lidhur kontrata të shumta në tregun gjerman dhe austriak. Klubi ofron edhe birra të hapura, duke u krijuar mundësi njerzve të trokasin një Tramp me një Putin.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more