Skip to main content

RTSH: “Iraku tronditet nga sulmet vdekjeprurëse” plus 9 more

RTSH: “Iraku tronditet nga sulmet vdekjeprurëse” plus 9 more


Iraku tronditet nga sulmet vdekjeprurëse

Posted: 30 May 2017 01:06 PM PDT

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga dy sulme  me bomba  gjatë 24 orëve të fundit në Irak. Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen Karrada të Bagdadit. Terroristët pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH shpërthyen autobombën përpara një dyqani akulloresh, të frekuentuar nga familjet pas iftarit. Në këtë sulm gjetën vdekjen 16 persona dhe u plagosën rreth 80 të tjerë. Ndërsa sulmi tjetër ndodhi disa orë më vonë. Sulmet vijnë vetëm disa ditë pas fillimit të muajit të Ramazanit.

Basha : Vendimeve të mija nuk u heq as presjen!

Posted: 30 May 2017 06:57 AM PDT

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbrojtur me vendosmëri ndryshimet në ekipin e tij, pavarësisht kritikave në rritje për mospërfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë të shumë figurave të njohura të partisë. Duke folur në Berat kur çeli fushatë zgjedhore zoti Basha nuk shprehu asnjë pendesë, ndërsa i krahasoi vendimet e marra me ato për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe liberalizimit të vizave. “Rruga e Kombit dhe heqja e vizave janë punë e lodhshme dhe vendime të vështira që unë mora për ju. Para dy ditësh mu desh të merrja tjera vendime të vështira. Unë i kam marrë këto vendime dhe nuk i heq as presjen. Ekipi i ri me frymëzim të ri për republikën e re” tha zoti Basha para përkrahësve të tij.
Ai ka akuzuar kundërshtarin e tij socialist Rama se nuk ka bërë asgjë për qytetin e Beratit dhe premtoi se si kryeministër i ardhshëm do të fokusohet tërësisht në zhvillimin e ekonomisë. “Unë nuk do jem Kryeministër i fasadave dhe ekraneve. Unë do të jem Kryeministri i ekonomisë. Vendim im i parë do jetë ulja e taksave dhe TVSH. Do të investoj fuqishëm tek bujqësia. Do investoj fuqishëm tek arsimi. Hapja e vendeve të punës, hapja e fabrikave në Berat dhe gjithë Shqipërinë” premtoi zoti Basha në Berat.

LSI: Në vemendje qytetari!

Posted: 30 May 2017 06:42 AM PDT

Në fushatën e saj zgjedhore Lëvizja Socialiste për Integrim po këmbëngul tek problemet jetike të qytetarëve. Gjatë një takimi në Bërzhitë me banorë të njësive administrative të kësaj zone, kreu i kuvendit dhe presidenti i ardhëm Ilir Meta tha se ky është një dallim i fortë LSI me partitë e tjera. “Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë” tha zoti Meta.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, tha se kjo forcë politike programin e saj e bazon në një arsim të drejtë për të rinjtë si edhe për krijimin e vendeve të mirëpaguara të punës. “Ne kemi një plan konkret. Nëse ne e orientojmë arsimin drejt vendeve të punës që kërkon tregu, kemi ulur numrin e papunësisë së të rinjve, po do të zhvillojmë edhe ekonominë e vendit”. Zoti Brahimllari u shpreh se LSI do jetë forcë e parë falë angazhimit maksimal të të rinjve dhe të rejave.

Korçë, Mitropolia dhe Bashkia përplasen për një pronë

Posted: 30 May 2017 06:14 AM PDT

Ndërtesa në foto është godina e ish bibliotekës së qytetit të Korçës e ndërtuar në vitin 1975. Në fakt ajo është ngritur mbi rrënojat e kishës së famshme të Shën Gjergjit. Në këtë kishë vetë kleriku Fan Stilian Noli ka dhënë meshat e tij në gjuhën shqip.
Kjo godinë që po i nënështrohet restaurimit, do të shërbejë si ambient për zyrat e bashkisë së qytetit.
Por Mitropolia e Shenjtë e ka hedhur në gjyq bashkinë. Ajo e konsideron këtë si një akt të paprecedentë që e tjetërson pronën dhe historinë e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. “Është objekt mjaftë i rëndësishëm, është objekt historik për historinë e kishës së Shqipërisë pasi atje ka shërbyer edhe peshkop Fan Noli dhe është fillesa e Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe është gjynah të sakrifikohet për disa ambiente shtesë” thotë sekretari i Mitropolisë Mihal Sonellari.
Por zyrtarët e Bashkisë së Korcës kanë një version tjetër për këtë pronë. “Sipas legjislacionit shqiptar nëse mbi një truall të një pronari egziston një godinë me funksion publik, atëhere ky truall nuk kthehet tek pronari i vet” thotë nënkryetarja e Bashkisë Benila Themeli.
Rasti në fjalë po ndiqet nga Gjykata e Apelit në Korçës. Vendimi i saj do ta ndajë përfundimisht se kujt i takon me ligj trualli mbi të cilin është ngritur godina.
Kisha e Shën Gjergjit ka qenë në atë vend ku sot ngrihet biblioteka e qytetit «Thimi Mitko». Kjo ishte një nga kishat më të vjetra të Korçës. Gjatë revolucionit kulturor të viteve 1967 – 1975, ajo pati fatin si shumë institucione dhe objekte të kultit që u prishën nga rinia komuniste e atëherëshme, nën shembullin e revolucionit kulturor kinez.

Durrës: Nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Posted: 30 May 2017 06:05 AM PDT

"Unë që kam fëmijë me aftësi të kufizuara, do 24 orë shërbim fëmija. Kur se ke vetë në kurriz nuk e kupton kjo është e gjitha". Jo rrallë të tilla deklarata të dëshpëruara të prindërve që jeta i ka vënë para kësaj sfide, kërkojnë të trokasin tek institucionet. Në Durrës, prej 8 muajsh "Qendra e shërbimeve komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara" ofron shërbime multidisiplinare për 50 fëmijë me aftësi të kufizuara me synim rehabilitimin dhe gjithëpërfshirjen e tyre në kopshte, shkolla dhe komunitet. Por a mjafton kjo ?! "Unë si prind do doja të kishin edhe një shkollë për kta fëmijë ose tek shkollat shtetërore të kishte një mësues të veçantë për ta. Vajza ime po shkon 8 vjeçe e unë sdi ku ta çoj. Ndihma sociale nga shteti është e ulët në krahasim më nevojat që ka ky fëmijë. Fëmijët tanë kanë nevojë për një njeri nga mëngjesi në mbrëmje e ne kërkojmë mbështetje nga të gjithë". E drejta për arsim në Shqipëri, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, është e garantuar në kushtetutë. Por të dhënat e censusit tregojnë se vetëm 55,6% e personave me aftësi të kufizuara mbi 15 vjeç kanë përfunduar arsimin bazë. Ndërsa pothuajse një e katërta (24,3%) e personave me aftësi të kufizuara nuk janë regjistruar asnjëherë në shkollë. Gjithashtu familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara janë të varur nga pagesat e aftësisë së kufizuar për fëmijën dhe për kujdestarin, të dyja bashkë maksimumin e kanë 22,600 lekë në muaj .

Rama në Dibër: Të reformojmë administratën!

Posted: 30 May 2017 05:55 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli në fitoren PS me një rezultat të thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në Dibër zoti Rama tha ndër të tjera se një fitore e PS në këto zgjedhje do të bëjë të mundur reformimin e administratës. “Ku ka bo vaki, dhe ku bën vaki që ti të ndërtosh shtet dhe ndërkohë institucionet ti ndajnë partitë. Këtë e ka ky, këtë e ka ai. Kjo është aja. Prandaj them duhet vota vetëm për PS-në që ne të kemi të vetëm timonin” tha zoti Rama. “Mos shihni fanelat, flamujt, shihni interesin tuaj. Vota është për të marrë në punë njerëz, nëse PS ka timonin vetëm që të mos ketë në prehër të tjerë" shtoi kreu dhe kryeministri socialist.
Administrata publike dhe punonjësit e saj vazhdojnë të jenë në qendrën e polemikave dhe fushatës zgjedhore për votimet e 25 qershorit. Partitë politike vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën për krijimin e administratave të politizuara, ndërsa premtojnë krijimin e administratave efikase në shërbim të zgjedhësve dhe jashtë politikës nëse ato do të vijnë në pushtet.

Volejboll femra; Amarilda Prenga

Posted: 30 May 2017 05:12 AM PDT

Amarilda Prenga mund të jetë 36 vjeç sot, por, teksa e sheh të stërvitet me Kombëtaren e femrave, vëren se ajo nuk ka humbur asgjë nga pasioni i saj për këtë lojë, ndonëse vitin që shkoi ajo u bë për herë të dytë nënë. Veterania vlerëson se grupi aktual i lojtareve kuqezi premton për Ligën e Evropës në qershor. Por Prenga e madhe e ka të qartë se pengesa e parë që duhet kapërcyer është ajo e mendësisë inferiore, që sipas saj ekziston prej kohësh në subkoshencën e sportistëve shqiptarë. Shqipëria do të jetë përballë Bjellorusisë, Finlandës dhe Austrisë dhe nga data 9, deri më 11 qershor 2017, do ta presë grupin në Tiranë, kurse nga data 16, deri më 18 qershor do të jetë në Bjellorusi për ndeshjet e kthimit.

Raporti KLSH, 169 mln euro dëme Janar-Prill

Posted: 30 May 2017 05:01 AM PDT

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se administrata publike i ka shkaktuar taksapaguesve 169 milionë euro dëme në katër muajt e parë të këtij viti. Buletini i sapopublikuar i Auditit përfshin periudhën janar-prill të këtij viti. KLSH vlerëson se pjesa më e madhe e këtij dëmi, 162 milionë euro vjen nga mosarketimi korrekt i të ardhurave që duhet të shkonin në arkën publike, ose nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata, ndërsa pjesa e mbetur prej 7.1 milionë euro i takon parregullsive dhe shkeljeve financiare nga institucionet e audituara.
I ndarë sipas fushave, 30 % i dëmit vjen nga abuzimet në fushën e prokurimeve. Në vend të dytë renditet sektori i tatim-taksave dhe vendin e tretë ndër fushat me abuzimet më të mëdha e mbajnë doganat .
Nisur nga këto dëme të zbuluara, KLSH thotë se ka kryer 13 kallëzime penale, nga të cilët 9 janë aktualisht në hetim, ndërsa 4 të tjera janë në proçes vlerësimi nga prokuroria.

Vuçiç; Konferenca e fundit si kryeministër

Posted: 30 May 2017 04:48 AM PDT

Aleksandër Vuçiç, i cili neser merr zyrtarisht detyrën si president i Serbisë, ka mbajtur këtë te marte konferencën e fundit si kryeministër. Ai ka bere nje bilanc te punës se tij ne krye te qeverise, duke theksuar se fale reformave dhe nismave te ndërmarra reputacioni i Serbisë është me i larte se kurrë. "Kemi mbrojtur interesat shtetërore te Serbisë përmes dialogut me Kosovën ne Bruksel, por shume sfida na presin ne te ardhmen ne kete drejtim. eshte shume e rëndësishme qe kemi zhvilluar nje politike te jashtme te arsyeshme dhe qe promovon paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone." Duke folur ne lidhje e orientimin e Serbisë, Vuçiç tha se objektiv i vendit nuk duhet te jete vetëm Europa Perëndimore, edhe pse BE-ja është fokusi kryesor, por edhe marrëdhëniet e forta me aleatet si Rusia, Kina e SHBA-ja. "Ne do te vazhdojmë rrugën tone drejt BE-se, por do te ruajmë edhe miqtë tanë tradicionale," – theksoi presidenti i zgjedhur. Vuçiç e mbylli konferencën me shprehjen se kërkon te mbahet mend ne Serbi.

Vlorë, RTSH 1 HD po shikohet në kanalin 58 UHF

Posted: 30 May 2017 04:37 AM PDT

RTSH po vazhdon me intensitet procesit e digjitalizimit për të sjellë pranë shikuesve në të gjithë vendin një cilësi më të lartë të programe në të gjitha kanalet e platformës së tij. Që prej datës 25 Maj 2017, RTSH ka ndryshuar frekuencën e transmetimit analog për zonën e Vlorës, pas të cilit RTSH 1 HD po shikohet në kanalin 58 UHF. Për të riparë këtë kanal, shikuesit në këtë zonë mjafton të bëjnë një kërkim automatik në bandën UHF dhe në përfundim të këtij kërkimi do t’ju rishfaqet kanali RTSH 1 HD.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more