Skip to main content

RTSH: “Idrizi: PDIU nuk trembet nga makinacionet, ne do zgjidhim çështjen çame!” plus 7 more

RTSH: “Idrizi: PDIU nuk trembet nga makinacionet, ne do zgjidhim çështjen çame!” plus 7 more


Idrizi: PDIU nuk trembet nga makinacionet, ne do zgjidhim çështjen çame!

Posted: 27 May 2017 01:00 PM PDT

"PDIU është një parti kombëtare dhe futet në zgjedhjet për të qeverisur", tha kreu i saj Shpëtim Idrizi në çelje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në një miting të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë zoti Idrizi tha se pas marrëveshjes politike Rama-Basha rregullat e demokracisë u shtrembëruan në mes të lojës, por PDIU nuk trembet nga makinacionet. “Sot për fat të mirë janë të gjithë në garë prandaj e përshëndesim marrëveshjen që arritën dy shkaktarët, ish-qeveria dhe ish-opozita, pasi tani i kemi bashkë në qeveri” tha zoti Idrizi.
Duke u ndalur veçanërisht te çështja çame, Shpëtim Idrizi deklaroi se ajo është njohur tashmë nga Bashkimi Europian dhe nuk ka kthim pas. “Kemi kaq vite që jemi nisur për të përfituar jo thjeshtë tokat dhe shtëpitë, por vatanin tonë Çamërinë. Nuk ka thjeshtë dritë në fund të tunelit, por zgjidhje për çështjen çame. Nuk do të jetë e largët disa që do të dalim nga ky terr. Çështja çame është çështje e BE, Brukseli e njeh si çështje të pazgjidhur, nuk e mohon dot njeri këtë” u shpreh kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.

Basha : Bashkë me ekipin e ri do nxjerrim Shqipërinë nga kriza

Posted: 27 May 2017 12:39 PM PDT

Me sloganin "Republika e re, ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt", Partia Demokratike, më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri hapi të shtunën pas dite fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Përkrahësit e saj u mblodhën sërish para selisë së qeverisë, ku gjatë tre muajve të fundit kërkuan duke protestuar dorëheqjen e saj.
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, i cili tashmë është vënë në qendër të kritikave pasi ka lënë jashtë listës së deputetëve emra të rëndësishëm të PD, madje edhe themelues të saj, shprehu bindjen se me njerëzit që ka zgjedhur do të fitojë. “Ky muaj është provë për të gjithë shqiptarët, se bashkë dimë dhe do të ndërtojmë shpresën, të ardhmen, republikën e re. Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të Republikës së Re në KQZ” tha zoti Basha. “Kam marrë vendime të vështira, por jo të papritura, këtu në këtë shesh thatë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë dhe kështu kemi bërë” spjegoi ai. Kreu i PD tha se “Kemi sjellë përfaqësuesit më të spikatur dhe të denjë të komuniteteve nga jugu në veri. Kemi sjellë njerëz të spikatur të vlerave, Republika e Re mbi të gjitha është dhe do të jetë republika e vlerave”. Për zotin Basha "opozita është e bashkuar, pala kundërshtare e përçarë”. “Bashkë me ekipin kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë ku ndodhet”.

Tirana nuk arrin të fitojë në Shkodër dhe bie në Kategorinë e Parë

Posted: 27 May 2017 11:00 AM PDT

JAVA 36

 

DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
27.05.2017 Shkodër 17:00 * Vllaznia – Tirana 0 – 0
27.05.2017 Laç 17:00 Laçi – Teuta 2 – 1
Jonuzi 44′ (1-0), Qyrbja 64′ (1-1), Emanuel 71′ (2-1)
27.05.2017 Gjirokastër 17:00 Luftëtari – Kukësi 1 – 0
Bregu 11′ (penallti)
27.05.2017 Korçë 17:00 Skënderbeu – Partizani 2 – 2
Batha 3′ (0-1), Kalari 64′ (0-2), Plaku 70′ (1-2), Gripshi 90’+1′
27.05.2017 Tiranë 17:00 Korabi – Flamurtari 0 – 3
Alves 41′, Veliu 64′, Nakamuta 88′

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kukësi 36 20 15 1 51 18 33 75
2. Partizani 36 19 15 2 46 17 29 72
3 Skënderbeu 36 21 9 6 45 22 23 72
4. Luftëtari 36 11 11 14 37 45 -8 44
5. Teuta 36 10 10 16 27 34 -7 40
6. Laçi 36 10 10 16 23 35 -12 40
7. Vllaznia 36 8 16 12 29 35 -8 40
8. Flamurtari 36 12 10 14 42 34 8 40
9. Tirana 36 8 15 13 29 32 -3 39
10. Korabi 36 2 7 27 11 68 -57 13

Flamurtari -6 pikë

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Posted: 27 May 2017 05:18 AM PDT

Besimtarët myslimanë në mbarë boten nisën sot muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit të gjithe ata që kanë mundësi agjërojnë, duke u përmbajtur nga konsumimi i ushqimit dhe pijet. Miliona myslimane e nisën agjërimin me ritualet e faljes nëpër xhamitë lokale dhe me vaktin e hershëm para lindjes së diellit. Në kalendarin islamik muaji i Ramazanit është muaji më i mirë i vitit, në të cilin veprat vlerësohen shumëfish dhe shpërblehen. Ramazani quhet muaji i meshires, por edhe i ngritjes shpirterore dhe intelektuale. Viteve të fundit muaji i agjërimit ka qëlluar në muajt e verës, që do të thotë ditë më të gjata në hemisferën veriore të cilat sjellin edhe temperatura të larta. Sipas llogaritjeve, ditët më të gjata të agjërimit këtë vit do të jenë datat 19, 20 dhe 21 qershor. Dita e fundit e agjerimit eshte 24 qershori ndërsa më 25 qershor besimtarët festojnë Bajramin.

Kosova, më shumë zgjedhës se banorë

Posted: 27 May 2017 05:12 AM PDT

Kosova, njësoj si Shqipëria, ka më tepër qytetarë të regjistruar në listat zgjedhore, krahasuar me numrin real të banorëve. Për zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, në lista figurojnë 1,9 milionë votues. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i banorëve në vend llogaritet në 1,8 milionë, sipas shifrës zyrtare të vitit 2015 të agjencisë së statistikave. Kjo problematikë e shoqëron Kosovën prej disa zgjedhjesh.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë se ne listat e votuesve përfshihen edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Zyrtarët e pranojnë këtë mospërputhje, por thonë se nuk mund t’i heqin nga listat e votuesve qytetarët që jetojnë jashtë vendit. Specialitët thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lojë me elektoratin, por diferenca vjen nga rreth 800 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Autoritetet në Kosovë kanë filluar vite me parë regjistrimin e saktë të diasporës, por ky proces ende nuk ka përfunduar. Deri në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Diasporës kishte arritut të regjistronte mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora.

Rama nëFier: Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund të bëjë shtet

Posted: 27 May 2017 04:46 AM PDT

PKreu i PS dhe kryeministri aktual Edi Rama ka këmbëngulur se për të vazhduar reformat shtetformuese shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste. Deklaratat e tij zoti Rama i bëri gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste në Fier. “Vetëm duke zgjedhur PS, timoni i reformave është në duar të sigurta. Nëse pastaj na vini njerëz në prehër që ti japim makinën me lloj-lloj duarsh, atëherë rruga është më e vështirë” tha ai. Sipas zotit Rama “Ne nuk duam më që kur shohim padrejtësi të ndjehemi të pafuqishëm, se këtë nuk e kemi ne, se atë tjetrën nuk e kemi ne, se këtu nuk është përgjegjësia jonë”. Kryeministri socialist u shpreh gati i sigurt se pas marrëveshjes me PD, zgjedhjet nuk do të kontestohen si më parë, dhe se pas përfundimit të tyre Shqipëria do të kërkojë njëzëri hapjen e negociatave me BE.

Gazeta “Fterra jonë” feston 20 vjetorin

Posted: 27 May 2017 04:29 AM PDT

Gazeta “Fterra jonë” ka tashmë 20 vjet që publikohet dhe në këtë përvjetor botuesit, kontribuesit e kësaj gazete janë mbledhur së bashku. Numri i parë i kësaj gazete doli në majin e vitit 1997 për të arritur deri në 2017 me numrin e 97.
Një nga themeluesit e gazetës Muzafer Kërkuti në fjalën e tij theksoi se kjo gazetë në të gjithë numrat e saj ka sjellë për të gjithë fterriotët, historinë, kulturën e fshatit, por edhe ka tejçuar dije në brezat e rinj. Me përparimin teknologjik kjo gazetë është tashmë edhe online dhe mund të lexohet nga shqiptarët anë kënd botës duke i bërë të njihen më afër fshatit të tyre. Fshati Fterrë shtrihet në jug-perëndim të Kurveleshit. Territori i fshatit është malor dhe kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m mbi nivelin e detit.

Basha fut emra të rinj në listën e deputetëve, ndërsa lë jashtë krerë të PD

Posted: 27 May 2017 04:05 AM PDT

Partia Demokratike më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, dorëzoi pak para mesnatës të së premtes listat e kandidatëve për deputet, ku bie në sy mungesa e figurave kryesore të saj që nga themelimi. Emrat e Jozefina Topallit, Eduart Selamit, Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Arben Imamit, Ridvan Bode, Myqerem Tafaj, etj. nuk janë më mes kandidatëve për deputetë. ndërsa lista ka shumë emra të rinj. Shumë prej tyre njiheshin si kundërshtarë të zotit Basha, veçanërisht kohët e fundit. Disa figura të njohura të demokratëve si Genc Ruli etj, janë tërhequr duke bërë deklarata publike.
Në listat e reja bie në sy se kryetari i demokrateve Lulzim Basha kryeson listën e Tiranës, ku i shtati ndodhet Sali Berisha, figura kryesore që ka dominuar dhe dominon PD që nga krijimi i saj. Emra të rinj janë në Tiranë Oriola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Duma. Në Korçë Valentina Duka, Ervin Salianji, në Lezhë Lindita Metaliaj, Anton Frrokaj, Martin Bibaj dhe rikthehet publicisti Preç Zogaj. Në Vlorë lista po ashtu shfaqet e riformatuar, Agron Shehaj i pari, Nada Meçorapja, aleati Vangjel Dule dhe i katerti Arben Ristani. Në Shkodër udhëheq listën Romeo Gurakuqi, me pas Izmira Ulqinaku, i treti Lorenc Luka.
Sipas mediave ka patur edhe komente rreth këtyre listave. Zonja Bregu citohet të ketë thënë se në lista janë të gjithë ata që e donin PD jashtë zgjedhjeve. Ndërsa ish nënkryetari i PD dhe ish kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka thënë se Rama e ka shtrirë marrëveshjen me Bashën deri tek listat e deutetëve. Vetë kreu socialist e ka komentuar listën e PD si “lista e humbësve”.
Ndërkohë mësohet se në orët e vona të mbrëmjes PD ka arritur të mbyllë marrëveshjet e veshtira me aleatët kryesorë Partinë Republikane dhe Partinë Agrare Ambientaliste.
Kryetari i PR-së Fatmir Mediu ka takuar disa herë Lulzim Bashën, i cili ka pranuar të vendosi të 10-tin në listën e Tiranës. Një tjetër përfaqësues i republikanëve Blendi Sula do të jetë i 14-ti.
Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukes ka arritur të futi në lista tre kandidatë. Kryetari Duka është i 5-ti në Durrës, Fuad Haxhiymeri i 13-ti në Tiranë dhe Olsi Cukaj renditet i 5-ti në Fier.
Për ecurinë e këtij proçesi, kryedemokrati Basha ka qenë hermetik me mediat edhe me drejtues të tjerë të PD për përbërjen e listës. Por media të ndryshme e citojnë atë të ketë thënë se i është dashur të marri vendime të vështira.

LISTA E TIRANES
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia

LISTA E DURRESIT
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Ceno
Shkelqim Fortuzi

LISTA E SHKODRES
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Coba

LISTA E VLORES
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema

LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

LISTA E GJIROKASTRES
Tritan Shehu
Roland Bejko
Kosta Barka
Besnik Aliaj

LISTA E DIBRES
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata

LISTA E FIERIT
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi

LISTA E KORÇES
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Andrea Mano
Ligoraq Karamelo
Fatmir Guda

LISTA E BERATIT
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi

LISTA E LEZHES
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci

LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

LISTA E ELBASANIT
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
Taulant Zeneli
Arben Elezi
Fitim Zekthi
Nada Krypa
Blendi Himci

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more