Skip to main content

“Rejda Isufi, fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar” (Foto)” plus 7 more Ferizaj Press

“Rejda Isufi, fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar” (Foto)” plus 7 more Ferizaj Press


Rejda Isufi, fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar” (Foto)

Posted: 27 May 2017 05:58 AM PDT

Kënga „Duaje Tëndën", e interpretuar nga Rejda Isufi, është shpallur fituese e Festivalit të muzikës për fëmijë "Fëmijët e Gëzuar".

Kënga „Duaje Tëndën", teksti, muzika dhe orkestrim të Hysni Klinakut, doli të jetë më e pëlqyera nga juria përzgjedhëse, Shqipe Halilim Naser Dula, Selvete Krasniqi dhe Teuta Nuredini.

Edicioni i 19 i Festivalit të muzikës për fëmijë "Fëmijët e Gëzuar" është mbajtur  në Ferizaj.

Organizimi i këtij Festivali mbarkombëtar është mbajt nën patronatin e komunës së Ferizajt.

Gjilanasja Rejda Isufi, është 9 vjeç në klasën e katërt në shkollen Fillore "Gjergj Fishta" në Prishtinë. Me këndim ka filluar të mirret që nga mosha 5 vjeçare.

Rejda, është paraqitur në   shumë festivale anembanë vendit dhe ka marrë disa çmime.

Nga 1 shtatori shkollat me sigurim fizik dhe kamera

Posted: 27 May 2017 05:42 AM PDT

Incidetet e fundit nëpër shkollat e Ferizajt, kanë bërë që të kërkohet rritje e sigurisë në këto institicione edukativo-arsimore.

Drejtori i shkollës fillore "Gjon Serreçi" në Ferizaj, Milazim Dërguti, shkollë kjo në të cilën kohëve të fundit kanë ndodhur disa incidente të njëpasnjëshme, tha se ato nuk do të ndodhnin nëse në shkollë do të ishin të instaluara kamerat e sigurisë. Dërguti theksoi se institucioni që ai udhëheq ka nevojë për kamera të tilla, andaj kërkoi nga Drejtoria e Arsimit që të instaloj ato në këtë shkollë që, sipas tij, vazhdimisht i ekspozohet rrezikut, duke qenë në qendër të qytetit.

"Është fakt që në shkollën tonë nuk ka kamera për të vëzhguar gjendjen, lëvizjen, frekuentimin e nxënësve dhe personelit të shkollës e komunitetit si dhe të njerëzve që frekuentojnë në oborrin e shkollës, do të ishte e nevojshme të ishin ato prezente, për faktin se me rastin e ndodhjes së ndonjë rasti të veçantë, qoftë dhunë fizike apo psikologjike, apo ndonjë ndodhi tjetër që ndodhë në oborrin e shkollës e në objektin brenda saj do të ishte më lehtë të identifikohen personat që e kryejnë atë veprim'', theksoi Dërguti.

Drejtori i Arsimit Muhamet Halili, tha se nga 1 shtatori do të nisin së zbatuari projektin 3 milionësh ''Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj'', në 13 lokacione, ndërsa nëpër shkollat tjera do të vendosen kamera.

"Planifikojmë që gjatë periudhës sa jemi në pushim që më 1 shtator të kemi një siguri fizike për të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt, është fjala për shkollat e mesme dhe shkollat e qytetit që janë të mëdha në mënyrë që të kemi një siguri më të lartë, pra vendosja e kamerave në shkollat që nuk kanë dhe vendosja e bufeve brenda objektit shkollor që mos të lejojmë që të hyjnë njerëz të huaj e nxënësit të dalin jashtë saj dhe besoj që do të rritej siguria", u shpreh Halili, për Televizionin Tema.

Hulumtimet dhe studimet e ndryshme që janë bërë nga organizatat joqeveritare tregojnë se në të gjitha shkollat e Kosovës, dukuritë e tilla si shkelja e rregullave, ngacmimi, rrahjet, prania e armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit kanë shënuar trende shqetësuese, transmeton Televizioni Tema.

Aliu: Mos e vet se t’kallxon vetë!

Posted: 27 May 2017 02:48 AM PDT

Mirë paska bë komuna që e paska publikuar marrëveshjen e saj me Caritas Kosovën.

Kjo marrëveshje është votuar me dhunë në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, në vitin 2016, me insistimin e kryetarit Svarqa.
Siç shihet, Komuna është dashur të sigurojë 341mijë euro.
Ndërkohë, në buxhetin e vitit 2017 që është miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës, nuk është ndarë asnjë cent për këtë marrëveshje.
Asnjë cent.
Kjo është e kundërligjshme dhe ministri financave s'ka guxuar ta lejojë të ndodh.

Por, fatkeqësisht, këta punëtorë shëndetësorë nuk janë të vetmit që trajtohen në këtë mënyrë.

Në komunë, janë të punësuar mbi 80 veta me kontratë në vepër që poashtu paguhen në çdo 3-4 muaj.
Ka pasur të tillë që kanë punuar edhe 9 muaj pa marrë para fare.

Ka, poashtu, plot komisione që i ka formuar Kuvendi i Komunës e që s'janë paguar fare, pothuaj që tri vite.

Shumica e këtyre të punësuarve, që kryetari i mban me bukë, siç është shprehur ai vet, disa herë, kanë qenë të shtrënguar të aderojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Asnjëri prej tyre, asnjëherë, s'ka guxuar të ankohet.

E dhimbshme por e vërtetë.
E pamoralshme por ja që po ndodh.

 

Avdullah Hoti fushatë në Ferizaj bashkë me Vjosa Osmanin, premton heqjen e vizave dhe formimin e Ushtrisë

Posted: 27 May 2017 02:42 AM PDT

Qytetarë të shumë kanë mbushur një nga restorantet e Ferizajt për të pritur kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hotin.

Prezent në këtë takim janë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa, ministrja e në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, ministri në detyrë i Infrastrukturës Lutfi Zharku, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Adem Salihaj e kandidatë të tjerë për deputet nga LDK.

Avdullah Hoti ka thënë se me qeverisjen e LDK-së kemi treguar se si punohet vetëm për qytetarë dhe asgjë tjetër.

"LDK ka marrë hap të madh të bëjë kapërcime të mëdha. Unë kam nderin e veçantë me i pri një liste që të punojmë për vendin. Unë mezi pres me filluar punën më 12 qershor", ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se deri 11 qershor do të trokasim në çdo derë për tu treguar programin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Ai ka thënë se qytetarët kanë dëgjuar shumë politikanë që flasin vetëm për vete dhe nuk flasin për interesin e qytetarëve.

"Ne jemi këtu për t'u treguar qytetarëve se si do t'u shërbejmë atyre. Programi jonë është i qartë zhvillim ekonomik. Kemi krijuar 40 mijë vende të reja të punës, kemi përmirësuar buxhetin, kjo është shtylla e parë e dyta është sundimi i rendit dhe ligjit do të ketë profesionist e të reja që ti japin etikë kësaj punë. E treta integrimet evropiane është po ashtu pjesë kryesore e programit të LDK-së", ka thënë ai.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se Ferizaj ka arsye të veçanta ta mbështes dhe ta votojë Avdullah Hotin, pasi ai është një nga ministrat më të suksesshëm."

Ka treguar performancën më të mirë dhe është njeriu i cili ka menaxhuar më së miri paranë publike. Nën menaxhimin e tij Komuna e Ferizajt ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme .

Vetëm me votën tuaj do të kemi zhvillim ekonomik siç janë zgjidhja e problemit të ujit, e projekte të tjera të rëndësishme për të cilat kemi diskutuar me kryeministrin më ardhje Avdullah Hoti", ka thënë ai.

Muharrem Svarqa ka thënë se koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa do të fitojë në zgjedhjet e 11 qershorit e jo koalicioni i "muskujve" duke e quajtur kështu koalicionin PDK, AAK dhe Nisma.

Në Prelez  të Ferizajt aksident  komunikacioni me fatalitet

Posted: 27 May 2017 02:33 AM PDT

Ferizaj.27.05.2017.  Në Prelez të Ferizaj rreth  orës 10:300  ka ndodhur një aksident komunikacioni  me ç'rast  drejtuesi i kombit ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi I Emergjencës së QKMF-së dhe policia.

Sipas mjekut kujdestarë  në Emergjencën e QKMF-së Naim  Çerkini  ekipi i emergjencës   vetëm ka konstatuar vdekjen  drejtuesit të makinës.

Sipas dëshmitarëve okular të cilët kanë tentuar të ndihmojnë në këtë rast  thuhet se  vozitësi i automjetit menjëherë pas aksidentit ka qene pa shenja jete.

Viktima është  mashkull  i moshës rreth 55-60 vjeçare.

Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.

Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.

Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për besimtarët dhe qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Posted: 26 May 2017 12:13 PM PDT

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër e motra!

Të nderuar qytetarë të Kosovës

Nesër, myslimanët anekënd botës nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, prandaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal t'ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta jetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij.

Agjërimi për besimtarët është një ibadet që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen.

Përmes agjërimit besimtari më së miri shpreh njohjen, bindjen e sinqeritetin ndaj Krijuesit, ngase ky ibadet bëhet vetëm për Të, me bindjen e plotë që Krijuesi do ta shpërblej në Botën tjetër.

Për këtë Allahu xh.sh., në Kuran thotë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë….. “.

Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin besimtarët shtojnë ibadetet, rrisin ndershmërinë, rrisin kujdesin ndaj njëri-tjetrit, bëhen më humanë, më të dashur e më paqësor, më social, më familjar e më të devotshëm. E pikërisht këto janë fadiletet, të mirat, dobitë dhe synimet e agjërimit të këtij muaji.

Ardhja e Ramazanit na rikujton po ashtu edhe shumë ngjarje me rëndësi të veçantë, e mbi të gjitha na rikujton fillimin e zbritjes së Kuranit fisnik dhe është Muaji i Kuranit; na risjell Natën e Kadrit me të gjitha kimetet e saj; më pastaj me saktësinë e tij na ofron të gjithëve në të njëjtën kohë rreth sofrës së iftarit dhe të syfyrit, na tubon rreth nimeteve e bereqeteve të Allahut të Madhëruar. Na drejton për te skamnorët, te jetimët, dhe na ofron me të gjithë nevojtarët.

Pikërisht për këtë, i dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. ka thënë:

"Ai që agjëron Ramazanin me bindje, sinqeritet e përkushtim të plotë, do t'i falen mëkatet e tij më të hershme."

 

Të nderuar vëllezër e motra!

Ramazani i sivjetshëm vendin tonë e gjen në një proces të rëndësishëm për të ardhmen e tij, përkatësisht në Zgjedhjet nacionale, kurse qytetarët para obligimit për të thënë fjalën e tyre.

Prandaj, urojmë dhe shpresojmë që gjatë këtij muaji të rahmetit e mëshirës, spektri ynë politik pjesëmarrës në zgjedhje do të zhvilloj një fushatë dinjitoze, të përgjegjshme, të qytetëruar, kurse dita e zgjedhjeve të jetë një ditë feste e gëzimi për të gjithë ne.

Nga procesi i zgjedhjeve dhe nga muaji i bekuar i Ramazanit lutemi që të dalim edhe më unik, më të bashkuar, më të fortë, më të konsoliduar dhe më të përgatitur shpirtërisht dhe institucionalisht.

 

Vëllezër e motra!

Me lejoni që edhe njëherë, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit t'ju shpreh urimet dhe përgëzimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve të besimit islam kudo që gjenden, e në veçanti uroj vëllezërit tanë në diasporë, duke e lutur të Madhin Zot që të na pranojë agjërimin, veprat tona te mira, namazin, sadakanë dhe ibadetin tonë në përgjithësi.

Le të na shoqëroj të gjithëve mëshira e Allahut dhe falja e Tij! Dhe na qoftë për hajr ky Ramazani sherif!

 

 

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava

 

“Syri i popullit”, nga një organizatë fantome në kërcënuese të sigurisë

Posted: 26 May 2017 11:26 AM PDT

E njohur në opinion për marrjen e përgjegjësisë për tentim-vrasjen e ish-zyrtarit të lartë të Kosovës në kohën e komunizmit, Azem Vllasi, kjo organizatë, sipas të dhënave zyrtare, posedonte edhe një listë me emrat e personave që i kishte vënë në shënjestër për likuidim, ku përfshihen edhe emrat e disa prej liderëve kryesorë politikë të Kosovës.

Policia e Kosovës, ditën e enjte, ka arrestuar 4 persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se mekanizmat e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe njësitet e veçanta brenda këtyre mekanizmave janë duke e vëzhguar në vazhdimsi situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe individët apo organizatat me sfond kriminal, që kërcënojnë sigurinë e vendit.

Personat e arrestuar ditën e enjte, siç thotë ai, dyshohet të jenë pjesëtarë të organizatës "Syri i popullit".

"Natyrisht që organizatat e vetëshpallura, siç është edhe 'Syri i popullit' dhe vetë fakti i arrestimit të disa qytetarëve, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesëtarë të asaj organizate të vetëquajtur, konsistojnë në atë që Policia e Kosovës ka pasur nën monitorim… Dhe, natyrisht që monitoron çdo grup që mund ta cenojë rendin juridik dhe kushtetues të vendit", thotë Hoxha.

Arrestimet kanë ndodhur në kohën kur Kosova gjendet në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor. Të kërcënuar nga organizata e quajtur "Syri i popullit" janë edhe disa nga politikanët që janë në krye apo pjesë e listave zgjedhore.

Megjithatë, Hoxha thotë se arrestimet nuk kanë të bëjnë fare me fillimin e fushatës zgjedhore të subjekteve politike.

"Kjo nuk ka asnjë lidhje. Hetimet e këtij grupi kanë vazhduar që nga koha kur edhe ishin publike kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë të vendit. Natyrisht, koha është koincidencë e fushatës parazgjedhore, sepse në momentin kur kanë filluar hetimet, nuk kanë qenë të planifikuara zgjedhjet dhe nuk ka se si të ndërlidhen këto dy çështje në mes vete

Haradinaj: Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije

Posted: 26 May 2017 11:26 AM PDT

"Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjtë tanë, jemi këtu jo për t'u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në Mitrovicë ka takuar qytetarët të cilëve u ka premtuar se vendi do të ketë kufi dhe ushtri ashtu siç i ka hije.

"Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë. Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet", theksoi ai.

Thotë se ka ardhë koha që qytetarët e Kosovës të ndihen zotë shtëpie në tokën e vetë.

"Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri", theksoi Haradinaj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more