Skip to main content

“Qysh me e largu erën nga frigoriferi?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me e largu erën nga frigoriferi?” plus 4 more Qysh me


Qysh me e largu erën nga frigoriferi?

Posted: 10 May 2017 03:24 PM PDT

Me rëndësi është, natyrisht, ta pastroni rregullisht.

Më së miri me leckë të cilën e keni lagur në tretje të ujit me uthull.

Frigoriferin gjithnjë zbrazeni nga ushqimet të cilëve ju ka skaduar afati i përdorimit dhe përpiquni që ato që shpërndajnë aroma të forta t'i mbani në enë të mbyllura.

Gjithashtu, në frigorifer për përthithjen e aromave të pakëndshme mundë të përdorni toptha të garzës së lagur me ekstrakt vanilie apo kokrra kafe.

The post Qysh me e largu erën nga frigoriferi? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përdorë vajin e kokosit për dobësim?

Posted: 10 May 2017 02:57 PM PDT

Që nga ndriçimi i tenit të lëkurës, eliminimin e papastërtive dhe për përkujdesje të shkëlqyer, vaji i kokosit është bërë diçka që po përdoret në sasi të mëdha.

Por jo vetëm si pjesë e kujdesit, por edhe si pjesë e të ushqyerit. është bërë një nga ushqimet që nutricionistët e rekomandojnë si shumë të shëndetshme, për mbajtjën e ekuilibrit në trup, trajtimin e disa sëmundjeve, por mund të përdoret edhe si ushqim i cili ndikon në humbjen e peshës dhe ja kështu:

Ju rekomandojmë që nëqoftëse jeni duke mbajtur dietë, apo jani në proces të dobësimit, të hani nga një lugë të kafesë vaj kokosi.

Megjithatë, ajo përmban kalori, yndyrna, dhe ju nuk duhet ta teproni për atë arsye është e paraparë masa e caktuar një lugë në ditë.

Përveç se ju jep ndjesinë e ngopjës, të tejkalosh një vakt ushqimor, të ndihmon edhe në procesin e metabolizmit dhe të tretjës.

Ju ndoshta keni dëgjuar që është mirë të pihet me ujë të nxehtë me ose pa limon, kur ju dëshironi të humbisni peshë.

Ajo që preferohet gjithashtu është që një lugë vaj kokosi e hedhur ne ujë të nxehtë ose çaj të pihet menjëherë pasi të zgjoheni nga gjumi sepse ju ndihmon që të përshpejtojë metabolizmin tua, dhe njëkohësisht dobësim më efikas.

Thelbi i vajit të kokosit kur përdoret në ushqime është se shkakton zvogëlim të oreksit dhe zgjatë ndjesinë e ngopjës.

Kjo është arsyeja pse të gjithë e rekomandojnë dhe e përdorin gjithnjë e më shumë që të humbasin peshë, por edhe nga ata që dëshirojnë të mbajnë peshën aktuale në një formë më të mirë.

Nëse ju tashmë përdorni një produkt të tillë për kujdesin e lëkurës, flokëve, pse të mos jetë ky një nga produktet e juaj të preferuar që do të ju çojë në pamjen e dëshiruar.

The post Qysh me përdorë vajin e kokosit për dobësim? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë dyll depilues?

Posted: 10 May 2017 02:52 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 gotë sheqer
  • ¼ e gotës ujë

Lëreni masën të vlojë për rreth 5-7 minuta.

Pastaj lihet të ftohet mirë 10 deri 20 minuta në mënyrë që mund ta prekni më dorë.

Pastaj mund ta aplikoni lehtë pastën në vendin e dëshiruar për depilim.

Pas procedurës, mund ta lyeni vendin ku janë hequr qimet me krem nga Aloe Vera dhe lëkura juaj nuk do të irritohet aspak.

The post Qysh me përgaditë dyll depilues? appeared first on Qysh Me.

Qysh me parandalu dembelizmin e syrit tek fëmijët?

Posted: 10 May 2017 02:37 PM PDT

Në lindje fëmija ka afërsisht 10% të shikimit të të rriturit dhe gradualisht deri në moshën 6 vjeçare, syri, rrugët e pamjes dhe qendra e shikimit në tru maturohen gradualisht për të arritur deri në 100% të kapacitetit.

Tjetër shkak i shpeshtë i ambliopisë është anisometropia, që ka të bëjë me diferencën e numrave të syve të fëmijës.

Nga ana e prindërve është e vështirë të dallojnë nëse fëmija ka nevojë për syze, megjithëse një prind i kujdesshëm i tërheq vëmendjen kur fëmija afrohet tek objektet apo tek televizori, fërkon apo pulit shpesh sytë.

Këto duhet të jenë shenja alarmi që duhet ta bëjnë prindin ta cojë menjëherë fëmijën tek mjeku okulist.Më e vështirë është në rastet monololateralë, kur vetëm njëri prej syve është me numër, sepse në këtë rast fëmija përdor syrin tjetër, duke parë shumë mirë me të dhe nuk kuptohet që ka vështirësi në shikim.

Ndërkohë syri me numër më të madh nuk përdoret dhe bëhet dembel ose ambliop.

Dembelizmi i syrit në përgjithësi është i njëanshëm ( kap njërin sy), atë që ka një problem që e pengon të shohë, apo syri që ka një numër më të lartë se tjetri.

Por ndonjëherë një problem serioz në të dy sytë mund të çojë në "dembelizëm" të të dy syve.

Qysh trajtohet "dembelizmi" i syrit ? A mundet syri "dembel" të bëhet "punëtor"?!

Mjekimi i "dembelizmit" është i lidhur me trajtimin e problemit që e ka shkaktuar atë. Pra, fillimisht duhet korrigjuar problemi që ka (korrigjimi i numrit me syzet e nevojshme, korrigjimi i strabizmit, operacioni i kataraktit,apo i ngritjes së kapakut të syrit), pastaj duhet filluar trajtimi i dembelizmit.

Qëllimi i trajtimit është të vemë në "punë" syrin "dembel".

Mënyra më e njohur, më e vjetër dhe më e efektshme për të luftuar "dembelizmin" është mbyllja me fasho e syrit të "mirë" për të vënë në punë syrin "dembel".

Pjesa më e vështirë është që fëmija të bindet të mbyllë syrin e shëndoshë ( atë me të cilin shikon më mirë) dhe të përdorë syrin "dembel" në mënyrë që atij t'i rritet fuqia e shikimit.

Prandaj në "luftën" me "fëmijën e pabindur", familja fillimisht duhet të jetë plotë-sisht e qartë dhe e sqaruar në lidhje me dobinë e trajtimit që duhet bërë.

Gjithashtu, familja duhet të ketë besim të plotë tek mjeku që kujdeset për fëmijën e tyre dhe të ndjekë ekzaktësisht udhëzimet e tij në lidhje me frekuencën dhe kohëzgjatjen e mbylljes së syrit.

Deri në cilën moshë vazhdon trajtimi i "dembelizmit"?

Mosha më e përshtatshme për trajtimin e "dembelizmit" është mosha 0-7 vjeç.

Edhe pas kësaj moshe mund të vazhdohet trajtimi, por kuptohet që efektiviteti i trajtimit të "dembelizmit" ulet me rritjen e fëmijës sidomos pas moshës 10 vjeç, moshë në të cilën përfundon formimi i qendrës së pamjes dhe mund të ndikojmë pak ose aspak në të.

Duke qenë se trajtimi i "dembelizmit" bëhet në mosha të vogla dhe në shumicën e rasteve "dembelizmi" i syrit nuk jep asnjë shenjë që mund të dallohet nga familjet e tyre, vizitat e fëmijëve tek mjeku specialist janë me shumë rëndësi.

Në çdo moment që familja apo të afërmit shohin diçka të "dyshimtë" në lidhje me shikimin e fëmijëve të tyre, mirë është që prindërit të mos presin, por të vizitojnë fëmijën tek mjeku okulist sa më shpejt.

Por edhe nëse nuk paraqet ankesa, këshillohet që fëmija të vizitohet tek mjeku specialist të paktën një herë në moshën 3-5 vjeç dhe para fillimit të shkollës në moshën 6-7 vjeç.

Kjo do të ndikonte në zbulimin e hershëm të problemeve të syrit dhe do të evitonte surprizat e pakëndshme, si p.sh zbulimin e ambliopisë në moshë më të madhe se 10 vjeç, kur pothuaj nuk mund të bëhet me asgjë për ta kuruar atë.

The post Qysh me parandalu dembelizmin e syrit tek fëmijët? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë sallatë pranvere?

Posted: 10 May 2017 02:14 PM PDT

Përbërësit:

  • 200 gram lakër
  • 2 domate
  • 1 qepë
  • 2 tranguj
  • vaj ulliri
  • uthull
  • kripë
  • piper i zi.

Lakra grihet imët.

Trangujt priten në forma rrethore, gjithashtu edhe domatet e qepën.

Të gjithë përbërësit vendosen në një enë, pastaj shtohet kripa, piper, vaji dhe uthulla sipas dëshirës.

Përzihet mirë dhe është e gatshme për servim.

The post Qysh me përgaditë sallatë pranvere? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more