Skip to main content

“Presidenti Thaçi me partitë politike, vendoset për datën e zgjedhjeve” plus 9 more GazetaBlic

“Presidenti Thaçi me partitë politike, vendoset për datën e zgjedhjeve” plus 9 more GazetaBlic


Presidenti Thaçi me partitë politike, vendoset për datën e zgjedhjeve

Posted: 10 May 2017 10:46 PM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, do të takohet më përfaqësuesit e partive politike, për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi do të mbahet sot në ora 08:45.

Ndërkohë, dje Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë. Nga gjithsej 115 deputetë sa ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime.

The post Presidenti Thaçi me partitë politike, vendoset për datën e zgjedhjeve appeared first on GazetaBlic.

Historia e koalicioneve “Guns & Roses”

Posted: 10 May 2017 10:45 PM PDT

Në kohë lufte kanë marrë start marrëveshjet e tipit të koalicioneve "Guns & Roses".

Historia e këtyre marrëveshjeve ka nisur me atë për "Qeverinë e Unitetit", e cila nuk ishte bërë as në Kosovë dhe as me ndërmjetësimin e kosovarëve – ishte bërë në Rambouillet, nën trysninë ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Ka qenë fundi i shkurtit të 1999-s, kur forcat kryesore politike të asaj kohe, me dominancë të LDK-së, dhe krahu politik i UÇK-së, kishin rënë dakord në këtë qytezë të Francës për të krijuar një qeveri të përkohshme që do të drejtohej nga Hashim Thaçi, tash president.

E kishin bërë, krahas negociatave që patën zhvilluar me delegacionin e Serbisë për ndaljen e luftimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje. Thaçi përfaqësonte UÇK-në. Në Rambouillet drejtonte edhe delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

The post Historia e koalicioneve "Guns & Roses" appeared first on GazetaBlic.

Ilaçi i lashtë i shëndetit

Posted: 10 May 2017 10:43 PM PDT

Hudhra është një produkt që është përdorur që në antikitekt, ndërsa në ditët e sotnme shkenca ka arritur të konfirmojë funksionin e saj për pastrimin e arterieve, por dihet gjithmonë që falë kësaj bime riaktivizohet metabolizmi dhe luftohet lodhja, pastrohet organizmit dhe përmirësohet funksionimi i venave.
Disa nga efektet më të njohura të hudhrës janë, transmeton albeu:

Ilaç i lashtë

Antropologët kanë zbuluar përshkrimet e hershme për përdorimin e saj në tavolinën e Sumerëve, popullit të lashtë të Mesopotamisë. Në pjesë të ndryshme të botës, hudhra njihej për trajtimin kundër infeksioneve dhe ftohjes. Sot kërkimet e fundit bëjnë të ditur edhe vetitë e saj antitumorale dhe antibiotike.

Efektet përfituese

Falë garcilinës, me fuqi antibiotike, dhe vitaminave A. B, C, hudhra aktivizo metabolizmin dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve të shkaktuara nga nitrosamina, susbtancë e pranishme në zorrët e njeriut. Kjo bimë ndihmon në dezintoksimin e organizmit, duke pastruar zorrët.

Pastruesi jeshil

Hudhra ka efektin e pastruesit për organizmin, ndihmon që gjaku të jetë më fluid dhe pastron arteriet, sipas një studimi të Universitetit të Berlinit. Përveç kësaj, ajo ka një veprim lidhës, në gjendje të largojë metalet e rënda si mërkuri apo kadiumi. Kjo bimë e lashtë largon lëngjet e tepërta duke përmirësuar funksionimin e venave dhe fluksit të gjakut.

Si ta konsumoni

Zgjidhni një produkt vendi me origjinë të njohur. Hudhrën mund ta shtoni në të skuqurat, mish, perime, për t'i dhënë shije të veçantë pjatës suaj. Në treg ekzistojnë edhe cilësi të ndryshme hudhrash. Lëkura e jashtme e hudhrës? Ajo përmban përbërës aktiv: mund ta gatuani siç është me gjithë lëkurë për të shmangur aromën. Në përgjithësi mos harroni që të mos e skuqni shumëdhe ta konsumoni siç është, tia shtoni lëngut të domates së freskët, apo ta shtroni mbi bukë me pak vajë ulliri për një ushqim të kohëve të vjetra.

Vajrat esencialë

Nëse nuk ju pëlqen aroma e hudhrës provoni ta përdorni në gjendje të thatë. Keni dëgjuar për vajin esencial të hudhrës? Ka një fuqi dezinfektimi dhe ka përbërës antimykotik, diuretik, pastrues dhe baktericid, në gjendje të veprojë si hollues gjaku, në infeksionet e rrugëve respiratore dhe në zorë. Por mos harroni që në përdorimin e vajrave esencialë nga goja, është gjithmonë e nevojshme të konsultoheni me një ekspert para përdorimit.

The post Ilaçi i lashtë i shëndetit appeared first on GazetaBlic.

Pacolli, nikoqiri i parë i presidentit Nishani

Posted: 10 May 2017 10:40 PM PDT

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë.

I pari që ka pritur çiftin Nishani është presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.

Ai ka bërë të ditur përmes Facebook-ut se mbrëmë ishte nikoqir i presidentit Nishani me të cilin kanë shkëmbyer urime e falënderime.

"Pata nderin të isha nikoqiri i parë në shtëpinë time i Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Zonjës së tij, në vizitën e tyre në Kosovë që sapo filloi! E urova që të ketë vizitë të mbarë në Kosovë dhe e falmnderova për fjalët miradije në adresën time!", shkruan Pacolli në Facebook.

The post Pacolli, nikoqiri i parë i presidentit Nishani appeared first on GazetaBlic.

10 ligjet më të çuditshme në botë

Posted: 10 May 2017 10:37 PM PDT

1 – Në Japoni quhet shkelje e ligjit nëse je mbi peshë.

2 – Në Samoa quhet shkelje e ligjit nëse harron ditëlindjen e gruas.

3 – Në Bangladesh, nxënësit mbi 15 vjeç burgosen nëse kapen duke kopjuar në provim.

4 – Në Kanada nuk mund të blesh një produkt duke paguar me monedha, sidomos nëse vlera e mallit është mbi 10 dollarë.

5 – Në Finlandë, gjobat e makinës llogariten në përpjestim me të ardhurat mujore të shkelësit.

6 – Në Greqi, policia mund të arrestojë një person nëse dyshon se ai ka virusin HIV. Për t'u siguruar, ka të drejtën ta dërgojë të dyshuarin të bëjë analizat.

7 – Në Minesota, SHBA, është shkelje ligji nëse të brendshmet e femrave dhe meshkujve vendosen të thahen në të njëjtin tel.

8 – Në Singapor, çamçakëzi është tërësisht i paligjshëm. Ky rregull është në fuqi që nga viti 1992.

9 – Në Filipine dhe Vatikan, divorci është i paligjshëm. Këto janë dy vendet e vetme në botë që nuk e njohin ndarjen e dy bashkëshortëve.

10 – Në Victoria, Australi, quhet shkelje ligji nëse ndërron një llambë pa qenë elektricist i licencuar.

The post 10 ligjet më të çuditshme në botë appeared first on GazetaBlic.

Hapet panairi i automjeteve të reja

Posted: 10 May 2017 10:28 PM PDT

Shoqata e Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve "MODUS", organizojnë panairin e automjeteve të reja "Prishtina International Autoshow".

Panairi hapet sot dhe do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj dhe do të jetë i hapur deri më 14 maj.

Në panair do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

The post Hapet panairi i automjeteve të reja appeared first on GazetaBlic.

Hapet Konferenca Ndërkombëtare “Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare”

Posted: 10 May 2017 10:23 PM PDT

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Fakultetit të Filologjisë së PU-së, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtim "Gjermanishtja në Evropën e Mesme, Lindore dhe Juglindore" nga Universiteti i Regensburgut në Gjermani, do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare me titull "Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare në të kaluarën dhe të tashmen".

Konferenca hapet sot dhe do të zgjasë deri më 13 maj.

Është hera e parë që po organizohet një konferencë e tillë për marrëdhëniet gjermano-shqiptare në rajonin shqipfolës dhe Universiteti i Prishtinës ka nderin që të jetë organizatori i parë i kësaj Konference, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha departamentet e gjermanistikës në rajon: Universiteti i Tiranës, i Shkodrës, i Elbasanit, i Tetovës dhe i Prizrenit. Në Konferencë do të marrin pjesë me punime të ndryshme rreth 35 pjesëmarrës nga vendet gjermanofolëse (studiues të njohur nga Gjermania, Austria, Zvicra, Polonia dhe nga Rumania) dhe nga rajoni.

The post Hapet Konferenca Ndërkombëtare "Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare" appeared first on GazetaBlic.

Presidenti Nishani viziton Kosovën

Posted: 10 May 2017 10:18 PM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka arritur mbrëmë në Prishtinë, nga sot do të fillojë vizitën zyrtare në Kosovë.

Nishani vizitën do ta fillojë me një takim me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, ku para takimit në Sheshin "Ibrahim Rugova" do t'i bëhet pritje ceremoniale nga Grada e Nderit e FSK-së.

Bujar Nishani gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Kurse gjatë të premtes, në Asamblenë Komunale të Drenasit, mbahet ceremonia e seancës solemne, ku Presidenti Nishani do të shpallet "Qytetar nderi i Komunës së Drenasit".

The post Presidenti Nishani viziton Kosovën appeared first on GazetaBlic.

Veç Isa i trishtuar. Përse të gjitha partitë, veç LDK, votuan mocionin (Video)

Posted: 10 May 2017 10:13 PM PDT

Të gjithë e rrëzuan Mustafën. Gati për një fillim të ri, ishte mesazhi i kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili shpjegoi arsyet pse e shkarkuan.

"Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht e kemi humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe kjo është arsyeja përse po shkojmë drejt zgjedhjeve. Është koha për një fillim të ri", tha Veseli.

Njëkohësisht kryetar i PDK dhe kandat potencial për kryeministër, Veseli, me turet e tij nëpër Kosovë duket se ishte përgatitur prej javësh për këtë moment.

Por megjithatë, pas një telefonate me zëvëndës ndihmës seketerin amerikan të Shtetit, Hoyt Jee, ai i kishte kërkuar Mustafës të procedonte demarkacionin me Malin e Zi, një lëvizje e qartë kjo se çfarë i kërkohej në këmbim të mosmbështetjes së mocionit të opozitës.

"PDK ka insistuar që demarkacioni të vijë në Kuvend për të dështuar, rrjedhimisht që të pengojë liberalizimin e vizave dhe rrjedhimisht duke dalë në kundërshtim me partnerët strategjikë", deklaroi deputetja Vjosa Osmani.

Opozita e ka kthyer shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi në një lajtmotiv të rrëzimit të kësaj qeverie.

"U kam bërë me dije këtyre që janë në pushtet se nuk mund të na thyejnë për cështjen e territorit. Sot u vërtetua se nuk kanë mundur të na thyejnë. Sot thyen veten, por jo ne", tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Ne ia dhamë një mundësi vendit të shkojë në zgjedhje të parakohshme", tha kryetari i Nsimës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u shpreh: "Pa fjalimet e deputetëve të opozitës, vetë ajo që ata i thanë njëri-tjetrit sot mjafton për të konkluduar se çfarë qeverisjeje kemi pasur".

Mustafa nuk shihte ditë të mira që kur u plotësua dhe hallka e fundit e marrëveshjes që e solli në pushtet, ajo e vitit 2014, që parashikonte edhe Thaçin president.

Mocioni i mosbesimit në një arenë politike kosovare që prej kohësh i ngjan një loje shahu e vuri Mustafën në pozicion shah-mat. Që nga koha që Thaçi u bë president kjo nuk ishte përpjekja e parë.

Nën presionin e asaj që opinioni e sheh si kundërpërgigje të qartë ndaj hijes së rëndë të gjykatës për krimet e pretenduara të luftës nga UÇK, presidenti Thaçi kërkoi shndërrimin e FSK në ushtri pa ndryshime kushtetuese, duke ia hedhur topin qeverisë, teksa  vetë bëri një hap prapa pas zemërimit ndërkombëtar.

Mes demarkacionit dhe ushtrisë së pamundur për momentin, me dinarikërinë e politikanit të vjetër, Mustafa u mundua të dredhojë, por hesapet dhe votat e tradhtuan të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

The post Veç Isa i trishtuar. Përse të gjitha partitë, veç LDK, votuan mocionin (Video) appeared first on GazetaBlic.

Ja çfarë thotë horoskopi për ju sot!

Posted: 10 May 2017 10:11 PM PDT

Dashi – Nëse kohet e fundit keni pasur probleme te forta me partnerin tuaj, sot me shume gjase do arrini te flini me hapur me te dhe do i zgjidhni ato një nga një. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm qe ta ndryshojnë sa me pare statusin e tyre. Gjithçka do ju ece për mrekulli. Buxheti nuk ka për te qene ne gjendjen qe ju keni menduar, kështu qe shtyjini edhe për pak dite investimet qe keni menduar.

Demi – Do dini si te silleni ne çdo moment gjate kësaj dite dhe do e mbani shume pranë atë qe keni ne krah. Ne disa momente marrëdhënia mes jush do jete flakëruese. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë asgjë me shume sesa disa flirte kalimtare. Për dashuritë e mëdha do duhet te presin ende disa kohe. Ne planin financiar nuk do tregoheni aspak te kujdesshëm kështu qe gjendja ka rrezik te ketë probleme.

Binjakët – Mundohuni te jeni sa me realiste gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe mos e lavdëroni shume atë qe keni ne krah. Nëse nuk i ndiqni këto këshilla ka rrezik edhe te zhgënjeheni. Beqaret do kenë një dite te mërzitshme. Jo vetëm qe nuk do e gjejnë dot dashurinë, por dhe me miqtë nuk do kenë një marrëdhënie te kënaqshme. Ne planin financiar çdo shpenzim kryejeni me maturi dhe largpamëse.

Gaforrja – Mund te keni edhe debate te vogla ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por kjo nuk do te thotë te dëshpëroheni dhe te alarmoheni. Me durim e qetësi gjithçka mund te zgjidhet. Beqareve do ju pëlqejë tej mase dikush, por nuk do dine si t'ia shprehin ndjenjat. Miqtë do i ndihmoje goxha. Buxheti nuk do jete i keq, por duke shpenzuar kuturu shume shpejt gjendja juaj ka për te pasur probleme.

Luani – Do keni mosmarrëveshje te forta me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do pranoni për asnjë moment ta ulni hundën. As miqtë e ngushte nuk do ju bindin te ndryshoni sjellje. Beqaret do përjetojnë ndjenja te forta për një person dhe do ndihen me gati se kurrë për te hedhur hapa. Gjendja e financave ka për te pasur përmirësime te konsiderueshme. Mendoni për te bere edhe ndonjë investim.

Virgjëresha – Mundohuni te tregoheni sa me te matur me çdo fjale dhe me çdo gjest sot ne jetën tuaj ne çift sepse ne këtë mënyrë marrëdhënia me partnerin ka për te pasur përmirësime te jashtëzakonshme. Beqaret duhet te presin ende para se te hedhin hapa sepse sot nuk është dita e duhur. Sektori i financave do privilegjohet nga yjet dhe do ndiheni shume me te qete kur te shpenzoni.

Peshorja – Për te dashuruarit kjo e sotmja ka për te qene një dite mjaft e qete dhe pa problemin me te vogël. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi pafund. Beqaret do kenë plot takime, por asnjë nuk do e kaloje kufirin e një aventure kalimtare. Ne planin financiar yjet do sjellin fat me shumice. Kjo gjë do ju ndihmoje te bëni edhe investimet e menduara, por edhe te hiqni disa para mënjanë për te nesërmen.

Akrepi – Sot do jeni pozitive ju te dashuruarit dhe do ndiheni gati te bëni çdo gjë qe marrëdhënia me partnerin te ece ne rrugën e duhur. Toleranca dhe durimi do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret do kenë një dite normale, me takime, por pa ndonjë rast për t'u veçuar. Buxhetin nëse e menaxhoni me përkujdes dhe maturi gjendja ka për te mbetur goxha e mire.

Shigjetari – Sot do ndodhe diçka e veçante për ju te dashuruarit dhe do përjetoni shpesh emocione te veçanta. Partneri do tregohen me i përkujdesur se kurrë dhe do ju mahnite. Beqaret gjithashtu do kenë një takim fantastik dhe nuk do mendohen dy here për te hedhur hapa. Shpenzimet kufizojini ne maksimum nëse nuk doni te keni tronditje te forta shume shpejt.

Bricjapi – Edhe kur t'iu dalin probleme ne jetën tuaj ne çift sot, do dini si t'i menaxhoni. Vërtet mund te thoni fjale te pamenduara, por shpejt do i kuptoni gabimet dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ne jetën sentimentale pasi për ta ende nuk ka ardhur koha për ndryshime. Ne planin financiar, nëse nuk tregoheni te arsyeshëm keni për te pasur tronditje.

Ujori – Për shkak te ambientit yjor, jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si ju do kishit dëshiruar. Qetësia qe mbizotëronte me pare do prishet dhe zënkat do jene te shpeshta. Beqaret do jene më me fat te dashuri dhe gjerat do ju ecin ashtu si ata kane dashur gjithmonë. Buxheti do mbetet delikat sepse as sot ka rrezik te mos merrni masat e duhura. Ndihmën e te afërmve nuk duhet te neglizhoni për asnjë arsye.

Peshqit – Për te dashuruarit kjo do jete një dite e mbushur me surpriza dhe emocione te njëpasnjëshme. Asgjë nuk do shkoje keq për ta, përkundrazi do sqarohen edhe disa hatërmbetje te vjetra. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe nuk do jene ende gati te hedhin hapa. Buxhetin do dini mire sesi ta menaxhoni ne çdo moment dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje ne këtë plan.

The post Ja çfarë thotë horoskopi për ju sot! appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more