Skip to main content

Ora News: “Udhëtonte me pasaportë britanike falso, arrestohet 27-vjeçari nga Afganistani” plus 9 more

Ora News: “Udhëtonte me pasaportë britanike falso, arrestohet 27-vjeçari nga Afganistani” plus 9 more


Udhëtonte me pasaportë britanike falso, arrestohet 27-vjeçari nga Afganistani

Posted: 29 May 2017 11:47 PM PDT

Një i ri nga Afganistani është arrestuar në flagrancë nga policia kufitare në Kakavijë teksa udhëtonte me një pasaportë falso.

Në pranga ka rënë Ahmad Mansour, 27 vjeç, banues në Afganistan.

Policia bën me dije se "në P.K.K.Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë ky shtetas ka paraqitur një pasaport të Mbretërisë së Bashkuar, e cila pas verifikimeve të bëra dyshohet se është e falsifikuar (pasaporta i përket një shtetasi tjetër dhe ka fotografi tjetër)".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndahet nga jeta ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega

Posted: 29 May 2017 11:38 PM PDT

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare, ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega.

Gjenerali Manuel Antonio Noriega, ish-udhëheqësi ushtarak i Panamasë mësohet se ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në spitalin 'Santo Tomas' të Panamasë, ku i ishte nënshtruar një operacioni pas hemoragjisë cerebrale në tru, njoftoi sekretari i shtetit për komunikim Manuel Dominguez.

Noriega kishte qenë një aleat i rëndësishëm i SHBA por u hoq me forcë nga trupat amerikane në vitin 1989 dhe u burgos me akuzat për trafik droge dhe pastrim parash.

Pjesën tjetër të jetës së tij e kaloi në paraburgim për vrasje, korrupsion dhe përvetësim.

Ish-udhëheqësi u lirua nga burgu në janar për t’u përgatitur për operacionin në fillim të marsit për heqjen e një tumori në tru.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Peshkaqeni sulmon peshkatarin duke iu hedhur në varkë

Posted: 29 May 2017 11:36 PM PDT

Një peshkatar është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë i cili është hedhur brenda varkës së tij.

Terry Selwood, po peshkonte në det të hapur në Evans, Uells, kur pa peshkaqenin e madh të afrohej afër varkës.

“Ai erdhi drejt motorit të varkës dhe më pas u hodh në dysheme,”-ka thënë 73-vjeçari.

Peshkaqeni 2.7 metra i gjatë dhe rreth 200 kg e kafshoi Selwood në krahë duke i  shkaktuar plagë të rënda.

“Po humbja një sasi të mjaftueshme gjaku, isha i habitur, nuk munda të regjistroja se çfarë ndodhi dhe më pas mendoja, o Zot, duhet të dal nga këtu.”

Ai arriti që të merrte radio e tij dhe thirri vullnetarët e shpëtimit detar lokal në Evans Head.

Komandanti i njësisë së shpëtimit detar Karen Brown tha se një ekuipazh u dërgua për të shpëtuar Selwood dhe më pas u kthye për herë të dytë për të tërhequr anijen e peshkatarit dhe peshkaqenin, raporton ABC Online.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Imami: Nuk zëvendësohet Topalli me shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë

Posted: 29 May 2017 11:21 PM PDT

Themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka përshkallëzuar kritikat ndaj kreut të Partisë Demokratike lidhur me hartimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në emisionin 'Opinion', Imami tha se nuk mund të mundet Edi Rama duke mbushur listat me njerëz të panjohur.

Ai shkoi më tej kur tha se nuk mund të zëvendësosh Jozefina Topallin me gra që kontribut të vetëm kanë rritjen e pjellorisë në vend dhe nuk kanë asnjë lidhje me politikën.

Imami: Nuk kërkoj falje, kjo është një gjë që ka 48 orë që ka shpërthyer, jemi para një të panjohure të madhe të gjithë. Duam që të iki Edi Rama, por Edi Rama vetëm kështu nuk mund të iki. Nuk mund të bëhet qarkullimi i elitave duke hequr Jozefina Topallin. Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli dhe të marrësh e të fusësh në listat e PD-së shtëpiake që nuk kanë pasur kohë të bëjnë dy ditë punë për shkak se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë. Ato mund të kenë një kontribut për rritjen e pjellorisë në vend.

Por po flasim për politikë. Ajo që dalloj është se një pjesë e madhe e njerëzve që mund të jenë njerëz shumë të nderuar dhe shumë të mirë, ndonjë dhe e njoh dhe kam shumë respekt, janë njerëz të panjohur. Nuk janë as themeluesit, themeluesit sigurisht janë më të vjetër dhe do të ikin më shpejt kjo është e kuptueshme, as qëndrestarët, as ata që erdhën në 2005.Problemi themelor është që ata djem dhe vajza, duke nisur nga kryetari i FRPD që është votuar me një anëtar një votë dhe ata djem dhe vajza që ishin kordinatorë dhe ishin nëpër Departamente të cilët dikush me ato mundësi që kishte, dikush me shpresën se mund të bënte më mirë, dikush që edhe u shqua, mund të ishin një e ardhme e PD. Në lista nuk janë shtuar këta njerëz. Dhe ky është një problem i madh i PD për sot dhe të ardhmen.

Po ashtu Imami ka deklaruar se listat nuk janë bërë në bashkëpunim me Berishën siç flitet në media.

"Në ato lista nuk ka dorë Sali Berisha".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tahiri: Ndryshimi i formatit të dialogut në dorën e Qeverisë së re

Posted: 29 May 2017 11:01 PM PDT

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se periudha e zgjedhjeve ka ndikuar në rënien e dinamikave të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka bërë me dije se qeveria e ardhshme do ta vazhdojë dialogun me një dinamikë të re.

Në një intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", Tahiri ka thënë se çështja e ndryshimit të formatit të dialogut mbetet në dorë të qeverisë së re.

Ajo ka vlerësuar se në diskutimet për formatin e dialogut duhet të përfshihen Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria.

Sipas Tahirit, edhe opozita e ardhshme duhet ta mbështesë dialogun, madje të jetë edhe pjesë e këtij procesi.

Ajo ka theksuar se meqë dialogu është në fazën finale, është e nevojshme një përbërje dhe një format i cili përfshin një spektër të gjerë politik dhe institucional.

"Meqë është faza finale e procesit të dialogut me Serbinë, mendoj se duhet një përbërje sikur ai që ka qenë në bisedimet e Vjenës", ka thënë Tahiri.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD kandidon për deputet Gjokë Uldedaj, plotësohet lista e Shkodrës

Posted: 29 May 2017 10:56 PM PDT

Gjokë Uldedaj, është zyrtarizuar nga PD kandidat për deputet, i 6-ti në listën e Qarkut Shkodër dhe do mbuloje Bashkinë Vau Dejes dhe Zonen e Nenshkodres.

Veprimtari Politike: Deputeti i qarkut Shkodër, në legjislacionin 2009 -2013;  Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga viti 2001-2017;  Kordinator dhe drejtues i fushatave elektorale, për Bashkinë Vau Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës.

Eksperienca Profesionale:  Vjen nga fusha akademike me një eksperiencë mbi 25 vjecare, mban titullin Profesor në Ekonomike, aktualisht është Dekan i Fakultetit Ekonomik.

-Gjatë viteve 2007-2009, ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

-Prof. Gjokë Uldedaj është autor dhe bashkautor i 3 teksteve universitare dhe i disa studimeve në fushën e ekonomisë dhe tregut.

-Ka kryer disa specializime afat shkurtra dhe afat mesme në USA, Japoni, Greqi, etj.

Me këtë levizje të fundit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kompleton listën e Qarkut Shkodër, duke siguruar një nivel të plotë përfaqësimi, me figura të spikatura politike dhe akademike, për një fitore bindëse në këtë qark me 25 qershor.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mesazhi i John Legend për fansen që humbi jetën në sulmin terrorist

Posted: 29 May 2017 01:50 PM PDT

Prindërit e një viktime nga sulmi terrorist kanë qenë të ftuar emisionin 'Good morning Britain' duke treguar se donin ta publikonin këngën që vajza e kishte regjistruar për bamirësi.

Moderatori i emisionit kishte një suprizë për familjen e 15-vjecares, pasi kanë marrë në një intervistë yllin e 'All of you', John Legend.

"Unë mund ta imagjinoj dhimbjen që ju keni. Unë kam një vajzë të vogël prandaj e di këtë ndjenjë. E kuptoj që ajo ishte fanse e muzikës time dhe këndoi këngën time për një spektakël talentesh, ku fitimet donte ti dhuronte për bamirësi. Dua t'ju falenderoj dhe t'ju them se u preka nga performanca e saj. Do të mbështes gjithmonë talente të tilla. Ju dërgoj shumë dashuri nga larg," – tha John Legend për prindërit e Olivias.

Olivia ishte një nga 22 viktimat që humbën jetën tragjikisht në koncertin e Ariana Grande.

Kjo ishte një nga rastet kur yjet e ekranit janë në mbështetje të familjeve që u prekën nga sulmi i tmerrshëm në Manchester.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Angela Merkel rikonfirmon angazhimin për forcimin e lidhjeve transatlantike

Posted: 29 May 2017 01:37 PM PDT

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet e angazhuar për marrëdhënie të forta transatlantike, njoftoi zëdhënësi i saj të hënën. Komenti vjen pas deklaratës së udhëheqëses gjermane se Shtetet e Bashkuara nuk janë më një partner i besueshëm.

Për shkak se marrëdhëniet transatlantike janë të rëndësishme për kancelaren Merkel, është e drejtë që ajo të flasë sinqerisht mbi dallimet, nisur nga këndvështrimi i saj“, tha të hënën gjatë një konference shtypi zëdhënësi Steffen Seibert.

Gjatë një tubimi në Bavari tzonja Merkel deklaroi se: “kohët kur ne mund t'i besojmë plotësisht të tjerëve, kanë përfundur disi, nikur nga eksperienca e ditëve të fundit”.

Angela Merkel, sikurse disa udhëheqës ndërkombëtarë, kritikoi ashpër vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump në takimin më të fundit të Grupit të Shtatshes që u mbajt në Sicili, për të mos mbështetur marrëveshjen e Parisit të 2015 lidhur me ndryshimet klimatike.

Në një komunikatë përfundimtare të përmbledhur, vendet e G-7-ës përveç Amerikës, u zotuan për të zbutur ndryshimet klimatike. Zonja Merkel tha se marrëveshja për klimën është shumë e rëndësishme dhe se nuk mund të ketë kompromise lidhur me të.

Duke pranuar se megjithatë Gjermania dhe Evropa do të përpiqen të mbajnë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, kur kjo e fundit po largohet nga Bashkimi Europian, zonja Merkel tha gjithashtu se “duhet të dimë që duhet të luftojmë për të ardhmen tonë si evropianë, për fatin tonë“.

/Voa/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Helidon Bushati tërhiqet nga lista e PD në Shkodër

Posted: 29 May 2017 01:31 PM PDT

Një tjetër kandidat për deputet i Partisë Demokratike është dorëhequr nga lista e PD-së. Helidon Bushati i cili ishte i katërti në listen e PD ka njoftuar tërheqjen e tij nëpërmjet një statusi në FB.

Bushati nuk jep shumë detaje për arsyet e tërheqjes, por thotë se këtë e bën “për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje”.

Një ditë më parë nga lista e PD në Shkodër u tërhoq edhe kandidati Ramiz Çobaj i cili renditej i teti.

Postimi i Helidon Bushatit në FB

Të dashur miq. Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim. FITORE!

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tërheq avionin luftarak me organet gjenitale

Posted: 29 May 2017 01:26 PM PDT

Një artist luftarak i cili ka tërhequr shtatë makina me penisin e tij, është bërë mbajtësi i një rekordi të ri botëror, duke tërhequr një avion të tërë luftarak në të njëjtën mënyrë.

Ye Hongwei, i quajtur ndryshe edhe ‘Ye Wei’ është nga qyteti Zibo i provincës Shandong të Kinës Lindore, ndërsa praktikon metodën prej më shumë se 30 vitesh.

Këtë javë, ai theu rekordin tjetër në Fangshan në kryeqytetin kinez Pekin, ndërsa qindra njerëz dhe gjyqtarë të "Kung fu", ishin të pranishëm. Ai e tërhoqi avionin ushtarak nëpërmjet një litari të lidhur me organet e tij gjenitale.

Ai arrin të tërheqë avionin prej 10 metrash, duke e lëvizur atë për 8 metra distancë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more