Skip to main content

Ora News: “Kërcënohet specialisti i SHISH, qese me fishekë në derën e shtëpisë” plus 9 more

Ora News: “Kërcënohet specialisti i SHISH, qese me fishekë në derën e shtëpisë” plus 9 more


Kërcënohet specialisti i SHISH, qese me fishekë në derën e shtëpisë

Posted: 29 May 2017 12:42 AM PDT

Një specialist i Shërbimit Informativ të Shtetit është kërcënuar.

Një qese e tejdukshme ku gjendeshin 7 fishekë janë gjetur në pragun e derës së apartamentit të specialistit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Policia thotë se qesja është gjetur një ditë më parë (28 maj 2017)

"Rreth orës 08:00, në rrugën "Jordan Misja", në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i Sh.I.Sh., është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vepra penale e regjistruar është ajo e kanosjes  serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë, parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Këto këpucë të çuditshme ndalojnë pëllumbat të tremben

Posted: 29 May 2017 12:40 AM PDT

Një adhuruese e zogjëve gjeti mënyrën e vetme për të ndenjur afër pëllumbave pa i frikësuar ato. Kyoto Ohata krijoi një një palë këpucë në formë të pëllumbave, në mënyrë që të mos i frikësojë të preferuarit e saj.

Ajo i punoi në mënyrën më ideale dhe në pamje dukeshin mjaft realiste. Dizenjuesja e këpucëve frymëzoi të tjerët për të bërë të njëjtin version në këpucët e tyre.

Gruaja  ka qëndruar pranë zogjve që po ushqeheshin. Ata nuk largoheshin prej saj, por vepronin natyrshëm, sikur të mos ishte ajo .

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Organet e vettingut, në 10:00 seanca e parë dëgjimore me aplikantët

Posted: 29 May 2017 12:38 AM PDT

Sot në orën 10:00 dhe nesër në orën në 09:00, Komisioni i Verfikimit të Kandidatëve për organet e vettingut do të zhvillojë seancat dëgjimore me 193 aplikantët pjesëmarrës në garë.

 Pas seancave dëgjimore Komisioni do të miratojë listën finale me kandidatët që janë të gatshëm për votim.

 Ky Komision ka afat deri në 1 qershor për të nxjerrë listën përfundimtare me kandidatët që janë të gatshëm për votim për t'ia përcjellë më pas dy Komisioneve të tjera ad-hoc që do të bëjnë përzgjedhjen.

Gjithë proçesi i ngritjes së institucioneve të vettingut, i parashikuar në Kushtetutë, duhet të mbyllet brenda datës 24 qershor.

Anëtarë të Komisionit janë Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Luan Rama, Oerd Bylyklbashi, Flamur Noka dhe Fatmir Mediu.

 /Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Republika e re kërkon qereste dhe jo zhurmaxhinj, o zotërinjtë e mi!

Posted: 29 May 2017 12:31 AM PDT

Duket si diçka e çuditshme se nga e nxori termin Republika e re Basha në ato ditët e ngatërruara që shoqëruan atë dhe të tjerë në çadër. Po nuk është e vështirë të shihet se nga e ka burimin. Në disa prej artikujve të njërit prej kandidatëve për deputetë, flitet shpesh për rrëzmin e Republkës së vjetër.

Ashtu në ecje sipër, si e ka zakon, Basha e veshi konceptin në një mënyrë jo të njohur, qoftë edhe nëpër manuale fillestarësh. Termi u duk i fortë dhe mallëngjeu edhe disa profesorë, akademikë apo edhe analistë, që po ashtu si kryetari i PD-së, filluan t'u bien borive të propagandës. Në histori mund të kemi lexuar nga pak për themele të Republikave të reja. Ka shumë shembuj kur është proklamuar ajo si inisiativë. P.sh. francezët janë të njohur me termat Liri, Barazi, Vëllazëri. Po këto terma u përgatitën së pari nga kolosët që kanë hyrë në histori me kohë si Didero, Volter apo rrethi i madh i enciklopedistëve të kohës. Këto teza pastaj u materializuan nga kolosë të tjerë si Robespier, Marat, apo Danton.

Mund të flasim për shumë inisiativa të ngjashme, që çuan në përparimin e vendeve përkatëse, por ajo që shoqëroi termin Republikë e re te fjalimet e Bashës, nuk është parë e dëgjuar. Pas amabalazhit të zakonshëm si të luftojmë të korruptuarit, hajdutët etj., karakteristikë kjo e njëzet e pesë viteve të këtij që e quajmë tranzicion, Basha filloi nga shifrat, por gjëkundi nga idetë. Një ishte në lidhje me taksat me të cilat nëpërmjet numrit magjik 9 për qind, do të ishim të parët në Ballkan etj., etj. E pyeta Ramën me gjysmë shakaje se çfarë kuptonte ai me inisiativën për një Republikë të re. Kjo sepse në ambicien e tij normale, besoj se do të kishte vend edhe për një ëndërr të tillë. Mendoj se më e pakta do të ishin dy shtylla që do të ishin një ëndërr për t'u realizuar, më tha. Së pari, strategjia kombëtare dhe po ashtu reforma kushtetuese.

Mirë shumë, po si bëhen këto?

Plaku Balzak thotë në një nga kryeveprat e tij se ligji dhe morali janë konvencione që ndryshojnë sipas klimës dhe vendit. Ajo që në Paris është një ves, në Azi është domosdoshmëri. Pra është e qartë se Kushtetuta e çdo vëlendi hartohet mbi kushtet e tij specifike. Ajo e Francës nuk mund të jetë e njëjtë me atë që është në një nga vendet e Azisë e kështu me radhë. Ajo merr parasysh jo vetëm zakonet e pashkruara të popujve që i kanë krijuar ato, nisur nga ambienti gjeografik ku gjenden, por dhe nga perfeksionimi i mënyrave me të cilat është siguruar mbijetesa në shekuj e një populli. Është e qartë se kur deformon njërin prej këtyre rregullave, do të kesh problem jetëgjatësie me Kushtetutën. Kjo ndodhi me atë Zogut, apo të Hoxhës. E natyrisht, kështu do të ndodhë dhe me këtë tonën që është formuluar në '98-n, e pastaj është arnuar e stërarnuar disa herë. E nuk do ndonjë mendje të madhe për të kuptuar se herët a vonë edhe ajo do të japë shpirt.

Por plaku Balzak thotë akoma në të njëjtin libër se ligji dhe kushtetuta mund të zbatohen vetëm në rastin e qeverisjes së mirë. Ligjet që dalin nga një qeverisje e dobët, kur venë në provincë, rrudhen e deformohen, sa ngandonjëherë kthehen në të kundërtën e thelbit të tyre. Dhe më tej shton… Në këto raste, nëse gjendesh në provincë si zyrtar i ri, duhet t'i lutesh zotit për të gjetur ndonjë mik në pushtetin qendror, apo të bësh krushqi me feudalët e zonës për të shpëtuar ti vetë nga fatkeqësitë. Në këto fjalë të gjeniut të madh francez, duket se shikojmë Shqipërinë tonë të gjorë.

Punët duket se janë keq në të dyja drejtimet. Kushtetuta nuk reflekton asnjë prej dy karakteristikave. Atë të ambientit gjeografik dhe atë mbijetesës që imponon zakonet e një vendi. Po ashtu, edhe kushti i dytë nuk ekziston, ai i qeverisjes së mirë. Po a mund të rregullohen këto dy probleme esenciale duke folur andej-këndej në tribuna nëpërmjet shifrave 9 për qind apo 10 për qind? Dhe nëse kjo analizë sipër mban erë të vërtete, është e vërtetë, atëherë kuptojmë thjesht se duhet të gjejmë qerestenë. Secili nga ne të vjetrit e mban mend mirë atë filmin, ku duke krruar kokën, një nga fshatarët thotë i menduar duke parë urën e re: Eh, të kishim ca qereste! Në rastin tonë fabula është e thjeshtë. Qeresteja janë njerëzit. Kur akademikët a profesorët e veçantë thirrën të entuziazmuar për Republikën e re, m'u dukën më të vegjël se fshatari që i kërkonte qerestetë për Urën e fshatit..

Ku është qeresteja!

Në paditurinë time, gjithnjë kam menduar se ndërtimi i një vendi i ngjan ndërtimit të një teorie fondamentale shkencore, e cila ka në krye një princip, shoqëruar gjithnjë nga një aparat matematik dhe pastaj nga ligjet përkatëse. Këto tri elemente janë të harmonizuara dhe nuk mund të kundërshtojnë njëri-tjetrin. Nëse p.sh. vendi ynë është tranzit dhe po ashtu blegtoral e bujqësor, është e natyrshme që ligjet kryesore, dalë nga parlamenti, duhet të shoqërojnë këto dy kolona. E pas kësaj, sistemi arsimor, po ashtu në pjesët më të rëndësishme të tij, ndjek po me rigorizitet përsosjen e këtyre qëllimeve që përcaktohen nga karakterstikat e vendit. Thënë shpesh, nëse vendit i mungojnë hekurudhat dhe portet që të lejojnë të lidhesh me të tjerët, natyrisht nuk mund të jesh kurrë vend tranzit.
Nëse vendi ynë nuk siguron një bujqësi e blegtori moderne, natyrisht nuk plotëson kushtet për të qenë vend i tillë. E akoma, nëse vendi ynë preokupohet të nxjerrë më shumë juristë e filozofë se agronomë, i kemi larë duart nga gjithçka. Mbetemi, në këtë rast, në mëshirën e ministrave të financës, socialistë apo demokratë, që bërtasin pa pushim si hoxhë të çmendur, se jemi rritur me kaq e aq për qind, apo broçkulla të ngjashme. Megjithëse Hoxha dikur ndërtoi një vend me një kushtetutë që nuk i përshtatej vendit, duke e vendosur nën thundrën e një partie, pa diskutim që ishte më i qartë se pasardhësit. Për të realizuar projektin e tij, që gjithsei rezultoi i dështuar, me gjithë punën kolosale të popullit të tij, ai u preokupua për të gjetur qereste…

Ne ku e kemi qerestenë, kjo është pyetja. Artikulli është shkruar nën përshtypjen e kritikave që u bënë këto dy ditë për listën e deputetëve të rinj, e kryesisht ata të PD-së. Mirë do të ishte të bëhej edhe për ata të PS-së. Sepse është e qartë. Këta duhet të jenë një pjesë e mirë e qerestesë që kërkojmë. E pastaj, në një radhë me ta, duhet të jenë ata akademikë e profesorë që na hodhën parullën e njohur të Republikës së re. Janë gjëkundi, thua? Nuk e di a janë apo janë të fshehur gjëkundi. Unë nuk i shoh… E prandaj, për vete them se për Republikën e re duhet gjetur qereste dhe jo zhurmaxhinj tribunash, o zotërinjtë e mi!

/Konica.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Helmimi i militantëve të PD, policia referon rastin në Prokurori

Posted: 29 May 2017 12:22 AM PDT

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori rastin e helmimit të militantëve të Partisë Demokratike gjatë tubimit të çeljes së fushatës zgjedhore në kryeqytet.

Blutë bëjnë me dije se punohet për përcaktimin e shkakut të ndotjes së ajrit dhe identifikimin e kapjen e autorëve përgjegjës.

Burime nga policia bëjnë me dije se mund të eksperimentohet me qen rruge për të parë efektin e rrezatimit të prozhektorëve.

"Më datë 27.05.2015, nga ora 19:00, deri në orën 20:30, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, ka filluar aktivitetin elektoral të “Zgjedhjeve Parlamentare 2017”, rreth dy orë pas mbarimit të aktivitetit, disa pjesëmarrës kanë patur skuqje të syve, fytyrës dhe qafës, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin Francez pranë Q.S.U.T., janë larguar për në banesë" thihet në njoftim.

Rreth 140 pjesmarrës në mitingun e opozitës, përfshirë dhe kreun e PD-së Basha u paraqitën gjatë orëve të mëngjesit të së shtunës (28 maj 2017)t në spitain e Tiranës me shenja helmimi.

Që të gjithë kishin të njejtat simptoma si skuqje, kruarje dhe djegie të syve apo dhe irritim në fytyrë dhe ne pjesën e qafës. Disa prej tyre kanë shfaqur edhe vështirësi të lehta në frymëmmarrje. Vetëm një numër i vogël është mbajtur për kujdes të mëtejshëm, ndërsa pjesa tjetër ka lënë brenda një kohe të shkurtër spitalin.

Për këtë ngjarje janë angazhuar një numër institucionesh. Për disa orë sheshi para kryeministrisë ku u mbajt mitingu i djeshëm u bllokua nga policia ndërsa ekspertët e saj po ekzaminonin vendin.

Në hetime është përfshirë dhe prokuroria ndërsa për zbulimin e kësaj ngjarjeje janë përfshirë dhe strukturat e antiterrorit dhe të shërbimeve sekrete.
Dyshimet janë se mund të ketë qenë dhe një ngjarje e qëllimshme, ndërsa mbetet ende e paqartë se çfarë lënde mund të ketë shkaktuar helmimin.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berishës i ankohen për listat e Bashës, ja si përgjigjet ish-Kryeministri

Posted: 29 May 2017 12:12 AM PDT

Vijojnë pakënaqësitë në rradhët e demokratëve për listat e kandidatëve për deputetë të Lulzim Bashës.

Një shqetësim të tillë e kanë ndarë edhe ndjekësit e Berishës në faqen e tij në fb.

Ish-kryeministri në përgjigje të tyre është mjaftuar me konfirmimin se listat janë ekskluzivitet i Bashës, ndërsa thirrja e tij për mbështetësit është të vazhdojnë rrugën drejt fitores.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot lamtumira për deputetin e LSI-së, Gjovalin Kadeli

Posted: 29 May 2017 12:02 AM PDT

I jepet sot lamtumira e fundit deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, i cili u nda nga jeta të premten nga një sëmundje e rëndë.

Gjovalin Kadeli do varroset në fshatin e tij të lindjes, në Manati të Lezhës gjatë pasdites.

Trupi i pajetë i Kadelit mbërriti të dielën nga Italia.Në portin e Durrësit, arkivoli u prit nga familjarë dhe të afërm të Kadelit, bashkëpunëtorë si dhe nga ish kreu i LSI Ilir Meta, i cili vlerësoi kontributin e deputetit të ndjerë si një person me karakter të fortë dhe vlera të rralla.

Meta: Ishte njeri me besim te jeta dhe bëntë shumë për shokët, njerëzit miqetë, megjithatë ne jemi këtu për ti shprehur mirënjohjen për gjitkçka që ai ka bërë dhe për ta kujtuar si një njeri me vlera të rralla.

 Gjovalin Kadeli la pas 4 fëmijë, ndërkohë qe edhe bashkëshortja ishte ndarë nga jeta dy vite më parë pas një sëmundje të rëndë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot afati i fundit i PD-se për të plotësuar listat e kandidatëve

Posted: 29 May 2017 12:01 AM PDT

Sot është afati i fundit i PD-së  të plotësojë listën e kandidatëve për deputet si dhe të dorëzojë formularët e dekriminalizimit.

Mes debateve të shumta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dje afat 24 orë PD-së për plotësimin e listave.

Gjatë debateve përfaqësues i PS Eridjan Salianji kërkoi miratimin e emrave të opozitës siç janë paraqitur, ku 94 kandidatë ishin sipas kritereve. Pikë kjo e mbështetur edhe nga Denar Biba dhe anëtarët e majtë të KQZ.

Eridjan Salianji: Një parti opozitare që do të bëjë republikën e re e ka thënë do ta bëjë me 94 kandidatë. Unë po them që këtë listë që ka sjellë e ka mirë mënduar, se me këtë listë fiton zgjedhjet ta miratojmë

Denar Biba: E kanë sjellë me vetëdije edhe mungesën në listë, pra duke qenë 46 më pak edhe mosrespektimin e femerave në listat e tyre. E kanë sjellë me vetëdije.

Kryetari i KQZ Klemend Zguri kërkoi që vendimet në administrimin e procesit të mos merren me forcën e kartonit, por në frymë të kodit zgjedhor. Ndërsa theksoi se nëse veprohet me këtë forcë ai do të dorëhiqet nga detyra.

Klement Zguri: Nëse vërtet e dëshironi këtë gjë që pasi thoni një sërë parregullsish që listat kanë dhe pasi përfundoni këtë, thoni që ta votojmë, unë nuk jam i gatshëm ta bëj këtë propozim, nuk jam i gatshëm ta votoj këtë propozim dhe nuk jam i gatshëm të rri në këtë tavolinë nëse do të shkojë arsyetimi deri këtu.
/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sherr e kanosje për pronën para komisariatit, katër në pranga

Posted: 28 May 2017 11:54 PM PDT

Një konflikt pronësie në Ksamil ka çuar në pranga katër persona. Policia e Sarandës thotë se ka arrestuar shtetasit:

 1- F. Pollo, 38 vjeç,

2- D. Pollo, 40 vjeç,

3- K. Ziflaj, 33 vjeç,

4- A. Ziflaj, 28 vjeç.

Sipas bluve, të katër të arrestuarit janë konfliktuar për motive pronësie, konflikt ky që ka vijuar në përplasje fizike edhe pas shoqërimit të tyre në polici, para ambienteve të komisariatit.

 "Më datë 29.05.2017, shërbimet e policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e tyre pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin (të ndarë në dy palë) janë konfliktuar për motive pronësie në Ksamil dhe pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Sarandës kanë filluar të konfliktohen fizikisht duke u kanosur para ambienteve të policisë" informon policia.

 Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tentojnë ti vjedhin automjetin, gruaja hidhet sipër makinës

Posted: 28 May 2017 11:39 PM PDT

Disa njerëz vrapojnë nga rreziku, ndërsa disa të tjerë përballen me të. Shikoni (videon) se si reagon një grua në momentin kur një person përpiqet t'i vjedhë makinën e saj.

 Ajo e ndaloi hajdutin duke u hedhur mbi makinë. Hajduti u përpoq të largohej duke ngarë makinën, por gruaja ishte e vendosur mos ta linte.

 Ajo tha se hajduti po qeshte me gjatë gjithë kohës, por si përfundim ai dështoi dhe gruaja arriti të merrte mjetin e saj.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more