Skip to main content

Ora News: “Kandidatja 20 vjeçare në PD: “I thashë kryetarit xhaxhi”” plus 9 more

Ora News: “Kandidatja 20 vjeçare në PD: “I thashë kryetarit xhaxhi”” plus 9 more


Kandidatja 20 vjeçare në PD: “I thashë kryetarit xhaxhi”

Posted: 31 May 2017 12:42 AM PDT

Kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike Barbara Doda, ka rrëfyer në emisionin "Opinion" se si u afruam me këtë parti.

Doda është vetëm 20 vjeç dhe studion për arkitekturë. Ajo tregoi se afrimin me PD e ka patur gjatë protestës në çadër ku edhe ka mbajtur shumë fjalime për shqetësimet e komunitetit të saj.

Më tej ajo tha se për këto zgjedhje po punon në Tiranë, në ekipin që drejtohet nga Dr.Halim Kosova. Doda po ashtu rrëfehu edhe një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë ditën e djeshme me strukturat e njësisë së saj për prezantimin e deputetëve të PD.

"Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur. U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mij. Nuk ju flas dot në emër”

/Opinion.al/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuri 10 mijë euro gjobë, i forti tropojan “luftë” me policinë

Posted: 31 May 2017 12:33 AM PDT

Një 27-vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e djeshme. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Tauland Neçaj pasi  nëpërmjet komunikimit telefonik dhe aplikacioneve të rrjeteve sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin me iniciale P.S, për ti paguar 10000 euro,  shumë të cilën shtetasi P.S do tja jepte më datën 30.05.2017 në Tiranë.

“Ky shtetas më datë 30.05.2017, në Tiranë, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”,  nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen  me shpejtësi në sens të kundërt  me mjetin e tij tip Touareg, me targa AA 864 RH, duke  dëmtuar tre automjete. Me ndërhyrjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit pas disa minutash është bërë e mundur kapja e tij“, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip Touareg,  4 aparate telefoni celulare dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa.

Në ngarkim të shtetasit Tauland Neçaj janë referuan materialet proceduriale Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprat penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrimit të Pronës” si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", vepra penale këto të parashikuara nga nenet 109/b , 283, 150 e 236 të Kodit Penal.

Operacioni për kapjen e të riut, i koduar "Messenger", është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njofton policia.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bregu: 53 mijë gra e vajza pa punë, ky është realiteti

Posted: 31 May 2017 12:23 AM PDT

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka ngritur shqetësimin e papunësisë në vend, kryesisht për gratë dhe vajzat.

Bregu shkruan se janë 53 mijë vajza e gra të cilat kërkojnë punë në Shqipëri.  Sipas saj ky është realiteti dhe jo ai i mitingjeve me të rinjtë.

Reagimi i Majlinda Bregut

“Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zënë të rinjtë 16 – 29 vjec, me 32,2 % .

Janë 53 mijë vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome.

Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë.”

Për Valbonën e shumë të rinj si ajo…

Rrugëve, brenda e sidomos përtej Tiranës, nuk është më aspak çudi të takosh të rinj të papunë, e ç’është më e keqja, ndoshta dhe krejt të pashpresë. Valbona që takova nga fshati Mengël ne Elbasan ,s’është as e para e as e fundit, ndër ata që kanë mbaruar Universitetin, por nuk ka gjetur punë.

U pamë teksa po shiste në një anë rruge frutat e te bahçes të familjes së saj.

Ngela ngusht kur mësova se ishte e diplomuar në degën Gazetari- Anglisht, në Universitetin e Elbasanit.

Gjëja e parë që munda t’i them ishte se të paktën është nga ato vajzat me këmbët në tokë, që nuk rrijnë kot e që shfrytëzon çdo mundësi për të bërë diçka, për t’ja dalë mbanë sido që t’i vijë jeta. Por a është kjo jeta që ajo meriton!? Sigurisht që jo. Valbona dhe të rinjtë si ajo, që përpiqen e që shkollohen, duhet të kenë mundësi reale punësimi në këtë vend. Meritojnë vende pune prej vërteti e jo të sajuara në shifra qeverie që gënjen nga njëra fushatë në tjetrën.

Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zëne të rinjtë me 32,2 %.

Janë 53 mije vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome.

Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë.

E vërteta e shumicës së të rinjve në Shqipëri, është kjo e Valbonës, gazetares anglishtfolëse që e takova duke shitur fruta buzë rrugës.

#kohapërtuzgjuar

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthim pranë ambasadave në Kabul, mbi 80 të vdekur

Posted: 31 May 2017 12:17 AM PDT

Të pakëtën 80 persona humbën jetën dhe mbi 100 janë të plagosurit e shpërthit në Kabul të Afganistanit. Shpërthimi ka ndodhur pranë ambasadave të huaja dhe shumë pranë pallatit presidencial.

Sipas autoriteteve shpërthimi ka ndodhur nga një autobombë në sheshin qendror.

Imazhet në mediat sociale tregojnë një re të madhe të tymit të zi mbi qytet dhe një sërë automjetesh të shkatërruara.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes përshkruajnë  një skenë kaotike me njerëz që transferohen në spital.

Zona qendrore e shpërthimit ka qenë e rrethuar nga policia.Ende nuk dihet se nga kush është kryer sulmi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tre drejtorë arsimorë dhe një punonjës verifikim për pjesëmarrje në fushatë

Posted: 31 May 2017 12:14 AM PDT

Tre drejtues të zyrave arsimore në vënd dhe një punonjës i zyrës arsimore janë duke u verifikuar nga ministria e Arsimit si të përfshirë në fushatën elektorale të 25 qershorit.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, ministria e Arsimit dhe Sportit , shpreh angazhimin institucional për të mundësuarpërmbushjen e përgjegjësive të institucionit për realizimin e një procesi të drejtë e të ndershëm zgjedhor.

Njoftimi i ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit në vijim të komunikimit me të gjithë grupet e interesit, drejtuesit e drejtorive dhe zyrave arsimore, rektoratet e institucioneve të arsimit të lartë, në zbatim të detyrimeve ligjore, shpreh angazhimin institucional për të mundësuar përmbushjen e përgjegjësive të institucionit për realizimin e një procesi të drejtë e të ndershëm zgjedhor.

Në kushtet kur fushata zgjedhore ka filluar, sjellim në vëmendjen tuaj detyrimet ligjore dhe ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përcaktuar qartazi detyrimet ligjore të personave me funksione publike gjatë fushatës zgjedhore. Mbi bazën e informacioneve, Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke bërë verifikimet për të gjitha rastet e konstatuara ku drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të sistemit arsimor, janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me përcaktimet ligjore, si më poshtë:

– Drejtore e Zyrës Arsimore Rajonale, Librazhd znj. Bardha Qatja

– Punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë z. Ermal Zylfo duke mbështetur fushatën

elektorale të Kandidates për Zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e

Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke

– Drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë z. Shkëlqim Imera

– Drejtuese e Zyrës Arsimore, Kuçovë znj. Eglantina Zeqo

Përsa më sipër, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e kujtdo, që synon të kryejë veprime të tilla të kundërligjshme, në kundërshtim të hapur të akteve ligjore në fuqi, se ngjarje të tilla do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore, duke kërkuar nga të gjithë, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama i “rrëmben” votën një demokrati

Posted: 31 May 2017 12:02 AM PDT

Gjatë takimeve elektorale nëpër Shqipëri, kryeministri Edi Rama është përballur edhe me demokratë të shumtë. I tillë është rasti i një të moshuari në veri të vendit, ku kreu i PS debaton për votën.

Rama: Unë që sot e di kujd do ja japësh votën ti, po nuk ta them

I moshuari: Ku e di?

Rama: Po nuk ta them, jo nuk ma jep ti mua votën

I moshuari: Po kush të tha?

Rama: Ta them unë, por …

I moshuari: Ta jap besën që ta jap

Rama: Po mos më verë në pozitë mua…hajde ma jep besën (i zgjat dorën) E shef, nuk ma jep…e pe besën?! Hajde do ma japësh votën

I moshuari: Po

Rama: Hajde të të puth njëçikë, ta mora votën

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur toka të shpërthen nën këmbë

Posted: 30 May 2017 11:59 PM PDT

Një shpërthim i pabesueshëm nga nëntoka ka terrorizuar banorët e një lagjeje në Kiev të Ukrainës. 

Një tubacion nëntokësor ka shpërthyer duke shkatërruar makinat si dhe terrorizuar qytetarët që po kalonin në rrugë. 

Pamjet e pabesueshme janë filmuar nga një kamera amatore dhe tregojnë shpërthimin e furishëm të ujit.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima por shumë makina dhe ndërtesa rreth  e përqark janë dëmtuar.

/oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zhduket në mënyrë të mistershme shqiptarja në Zvicër

Posted: 30 May 2017 11:46 PM PDT

Një grua me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim nga Policia e Kantonit Zug në Zvicër. Ajo rezulton e humbur nga dita e hënë (29 maj).

Mediat shkruajnë se Sanije Aliti është  parë së fundi të hënën , më 29 maj rreth orës 9.15 në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug.

Ndërkohë policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Sanije Alit është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip. Ajo ishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë të zezë, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Të gjithë ata që kanë informacion lidhur me vend ndodhjen e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nis zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

Posted: 30 May 2017 11:33 PM PDT

Nga mesnata, apo fillimi i datës 31 maj, subjektet politike në Kosovë kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

Fushata, zyrtarisht zgjatë 10 ditë, edhe pse ajo ka nisur me aktivitete të ndryshme të subjekteve politike që nga 11 maji, ditën kur Presidenti i Kosovës, kishte shpallur datën e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka premtuar organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se me angazhimin e të gjithë akterëve, zgjedhjet do të mund të jenë shembull edhe për vendet tjera.

"Zgjedhjet e lira e demokratike janë themeli i angazhimit tonë institucional, sepse qëllimi ynë është që zgjedhjet të gëzojnë besimin e qytetarëve dhe akterëve tjerë të procesit zgjedhor", ka thënë Daka.

Në vijim, Valdete Daka ka kërkuar edhe nga subjektet politike që të respektojnë në tërësi procesin zgjedhor në mënyrë që zgjedhjet në fund të marrin vlerësimet më të larta ndërkombëtare.

"Në emër të KQZ-së dua t'i ftoj subjektet politike që t'i respektojnë plotësisht detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Vetëm në këtë mënyrë, duke u angazhuar të gjithë bashkërisht ne do të arrijmë që 11 qershorin ta kthejmë në një dite feste për qytetarët e vendit tonë. Është detyrë e jona e përbashkët që të angazhohemi për t'i treguar botës shembullin për zgjedhjet e lira e demokratike", është shprehur Daka./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot sërish debat në Kuvendin e Maqedonisë për qeverinë e re

Posted: 30 May 2017 11:26 PM PDT

Debati në Parlamentin e Maqedonisë për votimin e Qeverisë së re do të vijojë sërish sot. Një ditë më parë kryeministri i sapomandatuar, Zoran Zaev prezantoi programin e qeverisë së tij. 

Deputetët e partive përbërëse të pushtetit u ulën afër anëtarëve të ardhshëm të ekzekutivit të ri. Deputetët e opozitës, VMRO-DPMNE-së dhe BESËS, kundërshtuan përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar duke i konsideruar persona të dëshmuar, pa kapacitet reformues, të përfshirë në afera korruptive dhe në hetime. BDI-ja kritikoi VMRO-DPMNE-në për shumë vendime të saj në dëm të qytetarëve kurse për VMRO-DPMNE-në ishin të paqarta kritikat e partnerit të deritanishëm me të cilin kanë ndarë pushtetin.

“Aq shumë lëvdata ka ndaj LSDM-së në fillim të mandatit të cilat nuk mund t'i kuptoj. Ashti siç nuk mund të kuptoj aq shumë kritika për Qeverinë të cilën deri dje e keni mbështetur. Sinqerisht unë mund të them vetëm diçka se ne si VMRO-DPMNE duhet ta rishqyrtojmë raportin ndaj votuesve shqiptarë sepse kemi lejuar që në këtë mënyrë të krijojnë përshtypje për ne”- tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

“Çdo projekt, çdo para të investuar te fshatrat shqiptarë, nuk i keni falur. Nuk është dhuratë e partisë tuaj ose pjesës tuaj të Qeverisë. Shqiptari në këtë shtet paguan tatime dhe në raport me atë që jep, nuk merr sa duhet. Dhe mos përmendni sallat. Unë e di se si kemi luftuar për çdo sallë dhe për çdo shkollë sikur jua kemi marrë paratë nga xhepi. Mos i hapni këto tema ju lutem”- u përgjigj Xhevat Ademi, BDI.

Të mërkurën është edhe afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë. Partitë përbërëse të kabinetit numërojnë 62 deputetë në Kuvend kurse Qeveria mund të zgjidhet me, të paktën, 61 vota "për"./Alsat M/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more