Skip to main content

Ora News: “Basha: Në listën e kandidatëve, ata që mbështesin republikën e re” plus 9 more

Ora News: “Basha: Në listën e kandidatëve, ata që mbështesin republikën e re” plus 9 more


Basha: Në listën e kandidatëve, ata që mbështesin republikën e re

Posted: 27 May 2017 12:09 AM PDT

Pak minuta pas Ivi Kaso ishte nisur drejt KQZ-së për të dorëzuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit kreu, demokrat Lulzim Basha la selinë e PD-së pas një dite të gjatë negociatash.

Në një prononcim për mediat ai tha se lista ishte një proces i vështirë por se në to ishin ato që mbështesin republikën e re.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ben Stiller dhe Christine Taylor ndahen pas 17 vitesh martesë

Posted: 26 May 2017 11:55 PM PDT

Dy aktorët e famshëm, Ben Stiller dhe Christine Taylor, janë ndarë pas 17 vitesh martesë. Çifti ka njoftuar ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët për ET të premten.

"Me dashuri dhe respekt të jashtëzakonshmë për njëri-tjetrin, pas 18 viteve që kaluam së bashku si çift ne kemi marrë vendimin për tu ndarë,"-kanë thënë ata. "Prioriteti ynë është të vazhdojmë që të rrisim fëmijët tanë si prindër të devotshëm. Kërkojmë me mirësi që mediat të respektojnë privatësinë tonë."

Çifti është martuar në vitin 2000 në një ceremoni në Kauai, Hawaii dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Gjatë martesës së tyre dy aktorët kanë ndarë së bashku ekranin në projekte të tilla, si: Zoolander, Dodgeball: A True Underdog Story, Tropic Thunder, Arrested Development deh së fundmi, Zoolander 2.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nga vajza e Azem Hajdarit ja të rinjtë në listën e PD-së

Posted: 26 May 2017 11:52 PM PDT

Në listën e kandidatëve të PD-së që do të përfaqësohen në garën elektorale të 25 qershorit ka dhe emra të rinj.

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit është në listën e Tiranës, me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Në këto lista bie në sy prania e disa akademikëve, si Romeo Gurakuqi, Oriola Pampuri dhe dekania e Fakultetit të Historisë, Valentina Duka.

Përshtypje ka bërë edhe emri i parë i listës së Vlorës. Bëhet fjalë për Agron Shehajn, biznesmen i suksesshëm shqiptar në Itali.

Disa prej emrave të deputetëve të rinj

Rudina Hajdari

Romeo Gurakuqi

Grida Duma

Oriola Pampuri

Xhemal Gjunkshi

Flamur Hoxha,

Fatbardh Plaku

Dorjan Teliti

Besnik Fuçia

Vullnet Topalli

Izmira Ulqinaku

Lorenc Luka

Valentina Duka

Fitim Zekthi

Nada Krypa

Agron Shehaj

Nada Mecorapja

Olsi Cuko

Luljeta Sejko

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dënohet me 15 vjet burg studenti që la çantën me bombë në tren

Posted: 26 May 2017 11:46 PM PDT

Damon Smith, një student në Britani është arrestuar pasi ka lënë në tren një cantë të mbushur me gozhda, të cilat ndihmojnë në shpërthim sa më të shpejtë.

20-vjecari u dënua me 15 burg, por u mundua të shfajësohej  në gjyq duke treguar se ishte një lojë për 'Halloween.'

Edhe pse u përpoq, nuk ia doli pasi gjykata e kuptoi se ishin substanca shpërthyese, që mund të ishin lënë qëllimisht.

Kjo gjë u zbulua nga kamerat CCTV të cilat tregojnë cantën e lënë në tokë, afër derës së trenit. Nuk ndodhi asnjë dëm te pasagjerët pasi u zbulua shumë shpejt.

Ndërkohë, u vërtetua se ai kishte një interes në fenë islame, por nuk ishte një ekstremist edhe pse kishte postuar disa fotografi të terroristëve.

Ngjarja ka ndodhur kur po udhëtonte me linjën Tube për të shkuar në kolegjin e tij në Holloway, Londër.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD dorëzon listat, lihen jashtë rebelët. Basha e Berisha në Tiranë

Posted: 26 May 2017 11:42 PM PDT

Publikohet lista zyrtare e kandidatëve të PD-së  për zgjedhjet e 25 qershorit. 

PD dorëzoi listën e kandidatëve në KQZ një orë pas mesnatës. 

Duket se Basha ka bërë ‘katharsis” duke lënë jashtë listave rebelët por dhe gardën e vjetër të kësaj partie.  

Jozefina Topalli, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Myqerem Tafaj, Ridvan Bode, Albina Deda, Arben Imami, Kastriot Islami, Keltis Kruja, Igli Cara, nuk janë përfshirë në listën e deputetëve.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është renditur i pari në Tiranë ndërsa Sali Berisha i shtati. Në listën e kandidatëve në Tiranë vihen re dhe Halim Kosova, Rudina Hajdari, Grida Duma, Albana Vokshi.

Në Tiranë Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është  renditur i 10-ti, ndërsa Dashamir Shehi i 11-ti.

  Në listën për qarkun e Shkodrës ka një surprizë të madhe. Mungon në listën e kandidatëve për deputetë ish-nënkryetarja e PD-së dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Mungon në Vlorë Astrit Patozi.

Rikthehet Alibeaj si deputet në Fier.

Mungon Ridvan Bode në Korçë 

LISTA E TIRANES
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia

LISTA E DURRESIT
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Ceno
Shkelqim Fortuzi

LISTA E SHKODRES
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Coba

LISTA E VLORES
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema

LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

LISTA E GJIROKASTRES
Tritan Shehu
Roland Bejko
Kosta Barka
Besnik Aliaj

LISTA E DIBRES
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata

LISTA E FIERIT
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi

LISTA E KORÇES
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Andrea Mano
Ligoraq Karamelo
Fatmir Guda

LISTA E BERATIT
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi

LISTA E LEZHES
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci

LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

LISTA E ELBASANIT
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
Taulant Zeneli
Arben Elezi
Fitim Zekthi
Nada Krypa
Blendi Himci

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kirsten Dunst nuk mban dot lotët në tapetin e kuq të Kanës

Posted: 26 May 2017 11:34 PM PDT

Bukuroshja Kirsten Dunst ka fituar famë botërore për rolin e saj në Interview With The Vampire në moshën 12-vjeçare dhe gjithmonë ka tërhequr vemëndjen në tapetin e kuq.

Edhe pse ishte  veshur si një princeshë me fustanin ngjyrë blu, e gjithë vëmendja ishte tek sytë e saj në premierën e filmit “The Beguiled” në Kanë.  Aktorja nuk i përmbajti dot emocionet dhe filloi të qante.

Megjithatë ajo dukej se po qante nga gëzimi pasi shumë shpejt u pa e qeshur me regjisoren Sofja Coppola.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bashkia Tiranë dhuron për maturantët libra të Dritëro Agollit

Posted: 26 May 2017 01:47 PM PDT

Në nder të kujtimit dhe krijimtarisë së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Bashkia Tiranë ka vendosur të dhurojë për maturantët sete me veprat e tij. Në takimin që zhvilloi më nxënësit e disa prej gjimnazeve të kryeqytetit, Erion Veliaj tha se shpërndarja e librave është mënyra më e mirë për të përkujtuar gjeniun e letrave shqipe.

Krijimtarinë dhe kontributin e vyer të shkrimtarit, Dritëro Agollit, në letërsinë shqipe, Bashkia Tiranë ka zgjedhur ta përkujtojë duke shpërndarë veprën e tij te të rinjtë.

Kryetari, Erion Veliaj, në takimin me maturantët e kryeqytetit theksoi vlerën dhe rëndësinë që vepra e Agollit mbart, ndërsa shpërndau për këta të fundit sete me libra nga krijimtaria e shkrimtarit.

Veliaj: Do të bëj një udhëtim nëpër rreshta e vargje që jam i bindur që do t'ju bëj qytetarë më të mirë, tiranas më të dobishëm dhe profesionistë më të aftë nesër falë dijes që Dritëroi me kaq bujari dhe kaq talent shkroi  vargjet.

Kur një njeri mbaron maturën, nuk është vetëm një nxënës i ri, por një qytetar i ri që i bashkohet qytetit, do të votojë për herë të parë, do të marrë vendime mbi mënyrën si do shkojë vendi ynë.

Do shkojë në universitet, nesër prapë do takohemi në bashki se do martoheni, do celebroheni e do merrni certifikatë bebesh. Po tani, është shumë herët që të shqetësoheni për këtë. Shqetësohuni që të dilni mirë në provimet e maturës.

Kryetari Erion Veliaj uroi suksese për maturantët jo vetëm në provimet që do të zhvillojnë së shpejti, por edhe në vendimmarjet e tyre më afatgjata.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sherr me thika në Elbasan, dyshohet se ka të plagosur

Posted: 26 May 2017 01:43 PM PDT

Një sherrr me thika raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes në lagjen "Vullnetari".

Në konflikt janë përfshirë disa persona.

Raportohet se ka të plagosur, të cilët janë shoqëruar në spitalin Kirurgjik.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë detaje në vijim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Eli Fara shfaqet si princeshë në klipin ‘Mbolla një bahçe’

Posted: 26 May 2017 01:34 PM PDT

Këngëtarja shqiptare, Eli Fara ka publikuar një ripërpunim të këngës popullore 'Mbolla një bahce', në klipin e së cilës shfaqet si një princeshë e vërtetë.

Ajo ka zgjedhur që të përshtatet me një fustan jeshil dhe me një aksesor dekorues në kokë, që e bën të duket si yjet e filmave vizatimorë.

Ajo e publikoi një pjesë të klipit në Instagram ku shpreh mirënjohje për stafin: "Vij këtë herë me një këngë burimore tradicionale shqiptare për tu mburrur me muzikën tonë folklorike, e buruar nga shpirti me kaq elegancë dhe finesë, ngrohtësi, në një ndërtim harmonik të pakrahasuar zërash.Unik!!

Klipi sjell bukurinë, traditën e qytetit tim, Korçës! Përfshirë muzikantët virtuoze.. Kostumet popullore të zonës .. Ansambli i valleve popullore Skënderbeu përfaqësuar denjësisht nga brezi i ri!!! Një falenderim të veçantë për të gjithë bashkëpuntorët!".

Me paraqitjen e saj, 50-vjecarja ka treguar se vitet nuk tregojnë asgjë për të, pasi vazhdon të ketë pamje rinore.

Nuk është hera e parë që ajo e prezanton veten si një femër sharmante dhe plot klas.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Salianji: Garë e barabartë, Shehi: S’do qajmë mbi qumështin e derdhur

Posted: 26 May 2017 01:22 PM PDT

Kryetari i LZHk-së, Dashamir Shehi dhe ish zëvendës/Ministri i Drejtësisë Eridian Salianji u përplasën me qëndrimet e tyre në emisionin "Ekopolitikë" në Ora News të gazetares Aurora Sulçe, lidhur me realitetin e krijuar me ligjin e ri zgjedhor.

Për Salianjin sistemi aktual zgjedhor garanton një garë të barabartë për të gjitha partitë.

Nga ana tjetër Shehi thotë se sistemi proporcional rajonal me të cilin po garohet në 25 qershor garanton stabilitetin e dy partive të mëdha por penalizon të voglat.

Por siç thotë ai, tashmë nuk do të qajnë mbi qumështin e derdhur.

Ai shpreson se do të ketë një reformë të plotë zgjedhore pas zgjedhjeve.

Eridian Salianji: Ky ligj proporcional sot çdo parti merr votën dhe deputetin në bazë të votave të caktuara. Çdo deputet duhet të jetë i barabartë me votat që merr në parlament, nuk ka deputetë që është në parlamet me 5000 mijë vota dhe deputetë me 12 mijë.Të gjitha partitë përderisa kërkojnë barazi duhet të jenë të barabarta dhe tek vota që do të marrin.

Dashamir Shehi: Nuk e jep esencën e ligjit, herën tjetër kanë hyrë rreth 12 deputetë me kështu gjysma.Por ndodh një fenomen tjetër me ligjin proporcional rajonal që kemi ne, mund të marrësh 100 mijë vota në gjithë Shqipërinë dhe nuk merr asnjë deputet. Do ishte shumë e vlefshme nëse do të kishim një sistem proporcional kombëtar, ose do ta korrektonim, që këto votat të shkonin në një përfaqësim. Me këtë ligj që është sot, ky ligj ka zona që punon si mazhoritar, ka zona në të cilat pretendon proporcionali.

Salianji: Për mua ky është një proporcional që garën e ka si mazhoritar.

Shehi: Në Gjirokastër nuk mund të hysh, 5 deputetë janë duhet të marrësh 20% të votave, në Kukës 25%.

Salianji: 10 mijë vota duhet të marrësh kudo.

Shehi: Dakord por ti më ke kufizuar hapësirën. Barazhi i poshtëm është ngritur, nuk është mesatare e thjeshtë, është e ponderueshme.Sot Shqipëria ka një barazh të poshtëm 6.7%, kur në Kushtetutë e kemi 2.5%. Gjithë ky ligji me të cilin votojmë sot është një trufë e madhe në kurriz të qytetarëve. Ka përqëndruar pushtetin tek kryetarët e partive.Partia e madhe nuk mund të shkojë përtej një caki të caktuar, por dhe nuk mund të rrudhet.Është menduar kaq shkencërisht kjo punë.Gjithë profili ligjor i zgjedhjeve është për të stabilizuar partitë e mëdha.Kur të hyjmë në një koncept të ri për zgjedhjet siç pretendojmë dhe siç na ka premtuar Basha që do ndryshojmë Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor, të gjitha këto teza mund të vendosen në një ballancë të përgjithshme. Dhe pastaj mund të hyjmë me vota të barabarta të gjithë, nuk ka pse hyjmë më pak njëri. Por do çmohen edhe të gjithë votat e një partie, nuk është logjike që unë marr 100 mijë vota dhe këto vota të miat të rishpërndahen mes dy partive të mëdha. Gjithë kjo zallamahi e fundit ka brenda një esencë. Që ne do ti nxjerrim veç e veç të gjithë partitë që efekti pozitiv që vinte nga koalicionet të mos jetë më. Nga kjo situatë teprojnë goxha vota dhe do ta shihni. Por që ti vëmë kapap, ne nuk kemi për të qajtur siç thonë anglezët, nuk qahet sipër qumështit të derdhur. I di të gjitha defektet e kësaj pune, por në situatën që u ndodhëm përpara një krize që mund të degjeneronte në situata dhe të rrezikshme për vendin gjykojmë që kjo është një zgjidhje e pranueshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more