“Mos e humbisni! Ja çfarë shpjegimi ka, kur shihni numra të njëjtë” plus 9 more GazetaBlic |
- Mos e humbisni! Ja çfarë shpjegimi ka, kur shihni numra të njëjtë
- Uta Ibrahimi kthehet në Kosovë
- Horoskopi për datën 27 maj 2017, Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
- Fillon dezinsektimi në Komunën e Prishtinës
- Flini pak orë?, ja nga çka rrezikoheni
- Asnjë ilaç më në farmaci, receta natyrale ‘bombë’
- Ndodh mrekullia, presin 17 vjet për një fëmijë por Zoti i bekon me…6 (FOTO LAJM)
- ”Sjellja e Trumpit i shkaktoi dëme NATO-s”
- Dasma e kujt bashkoi Ramushin me estradën (FOTO)
- Nëse hiqni dorë nga këto 8 ushqime nuk do të prekeni nga kanceri
Mos e humbisni! Ja çfarë shpjegimi ka, kur shihni numra të njëjtë Posted: 26 May 2017 10:41 PM PDT Të gjithëve na ka ndodhur të zgjohemi fiks në orën 11:11 të natës dhe kemi pyetur veten dhe të tjerët se ç'do të thotë. E ndërsa ka skeptikë që thonë se është thjesht rastësi, po ju themi se ka një shkencë të tërë pas rastësisë, dhe është shumë e bindur se asgjë nuk ndodh kot. "Elite Daily" përmbledh kuptimet që deshifron numerologjia nga renditja e caktuar e numrave në situata të ndryshme. Ngjan e frikshme apo jo: sipas numerologjisë, numrat janë sinjale që na dërgojnë shpirtrat nga lart. Ndonëse si bazë studiohen numrat e përsëritur 3 herë, kini parasysh se sa më shumë herë të përsëritet një numër, aq më e fuqishme është domethënia e tij. 000 Tre zero ose më shumë në resht simbolizon vazhdimësinë dhe pafundësinë. Kjo do të thotë se nuk ka kufij për ju dhe se jeni në prag të një fillimi të ri. Nëse shikoni 3 zero në mes të një dite të tmerrshme, është thjesht për t'ju kujtuar se mund t'ia nisni nga fillimi në çdo orë. Është pra, si t'ia nisësh nga zero. 111 Tre 1-shat simbolizojnë fuqinë që kanë mendimet tek realiteti dhe tregon se ato po manifestohen në të tashmen. Është një mesazh, që ju duhet të fokusoheni tek mendimet, ndjenjat dhe emocionet pozitive, sepse në atë moment dhe kurdoherë, je ti që po e krijon botën ku jeton. Tre 1-shat simbolizojnë hapat e parë drejt krijimit të këtij realiteti. 222 Të shikosh 3 ose më shumë 2-sha është për të të kujtuar se je aty ku duhet të jesh, dhe se gjithçka po shkon ashtu siç duhet. Edhe pse mund të mos jesh i kënaqur me jetën tënde, stresi po të çon në fakt, drejt diçkaje më të mirë. 333 Çfarëdo të jesh duke bërë në jetë, ata që kanë kaluar në jetën tënde po të mbështesin dhe po të mbrojnë. Siç edhe njihet, tre 3-sha rresht simbolizojnë praninë e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, si edhe udhëheqësve të tjerë shpirtërorë nga bota e përtejme. 444 Nëse shikoni tre 4-a bashkë, ato janë aty për t'ju kujtuar se duhet të vazhdoni të punoni fort, të vazhdoni të këmbëngulni. 444 është simbol i mençurisë që vjen nga zemra. Nëse keni marrë një vendim duke ndjekur zemrën dhe jeni në dyshime për atë çfarë po bëni me jetën tuaj, këto numra ju sigurojnë se duhet të vazhdoni kështu. 555 Po vjen një ndryshim dhe do ta shikoni shumë shpejt. Është shumë e rëndësishme të ruani qëndrueshmërinë dhe pozitivitetin përpara kësaj energjie të re. Mendojeni veten si të jeni në një karusel: nëse keni hipur, e vetmja gjë që mund të bëni është të hapni krahët, të ulërisni dhe të bëni foto. 666 Ka shumë keqkuptim lidhur me tre 6-at e famshme, por në fakt ky simbol ju ndihmon shumë. Është në fakt, një mënyrë për t'ju kujtuar se duhet të vini vlerat morale dhe shpirtërore përpara atyre materiale. Nëse e shikoni këtë numër, kushtojuni vëmendje mendimeve tuaja. A janë mendimet në një vijë me parimet tuaja? Nëse jo, ndaloni dhe rimendojeni gjithçka siç e besoni vërtet. 777 Tre 7-at janë një përqafim i ngrohtë nga universi! Gjithashtu, një kujtesë për ju, se duhet ta lëshoni veten dhe të reshtni së kontrolluari gjithçka. Ka disa pyetje që tani do të mbeten pa përgjigje kështu që ndërkohë, duhet të mësoni të jetoni çdo pyetje dhe të besoni se nuk jeni pa mbështetje në rrugëtimin tuaj. Jeni në rrugën e duhur. 888 Tre 8-at është simbol i një gjendjeje të lartë shpirtërore, që po tërheq rreth jush të gjitha dëshirat tuaja materiale, që nga paratë tek mundësitë që u duhen. 888 është një numër që ju rikujton se nëse po jetoni sipas dëshirave dhe ndjenjave tuaja, mund të keni gjithçka kërkoni. 999 Kur shikon tre 9-a bashkë, do të thotë se një kapitull i jetën suaj po mbyllet. Mund të keni përjetuar një periudhë intensive shndërrimesh, nga e cila po mësoni shumë, dhe tani është koha për ta lënë pas. Jeni gati për një kapitull të ri. The post Mos e humbisni! Ja çfarë shpjegimi ka, kur shihni numra të njëjtë appeared first on GazetaBlic. |
Uta Ibrahimi kthehet në Kosovë Posted: 26 May 2017 10:14 PM PDT Vajza shqiptare që shkeli majën më të lartë në botë, Everesti, Uta Ibrahimi sot kthehet në Kosovë. Ibrahimi do të vijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", në ora 20:00. Për ta pritur Utën, do të dalin të afërmit dhe shoqëria e saj The post Uta Ibrahimi kthehet në Kosovë appeared first on GazetaBlic. |
Horoskopi për datën 27 maj 2017, Çfarë parashikojnë yjet për ju sot Posted: 26 May 2017 10:10 PM PDT Dashi Do jeni shume pesimistë sot ju te dashuruarit dhe ne shume momente do ju duket sikur asgjë nuk po ju ecën si duhet. Mblidheni veten dhe flisni me partnerin për çdo gjë qe ju shqetëson. Beqaret me ne fund do kenë një njohje interesante ne përputhje me te gjitha mendimet qe kane pasur. Ne planin financiar yjet do ju përkëdhelin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Demi Fale mbështetjes se Merkurit dot do luftoni me te gjitha te këqijat qe ua kane prishur harmoninë ne çift. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet goxha ne mbrëmje. Beqaret qe do shkojnë neper udhëtime do mund ta gjejnë personin qe kane ëndërruar, te tjerët do duhet te presin edhe pak. Financat për fat te keq nuk do kenë ndryshime te mëdha dhe gjendja do mbetet e paqëndrueshme. Binjaket Gjerat ne jetën tuaj ne çift do ecin mjaft mire sot, megjithatë nëse keni për te marre vendime te mëdha mire është qe te dëgjoni edhe këshillat e te afërmve. Beqaret do jene ne humor te shkëlqyer, do dalin, do argëtohen dhe nuk do e ndiejnë te nevojshme te fillojnë me patjetër një lidhje serioze. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse do dilni te humbur. Gaforrja Klima yjore do jete tejet e favorshme për ju te dashuruarit. Do dashuroheni pafundësisht si kurrë ndonjëherë me pare dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por asnjë nga personat nuk do i tërheqë aq shume sa për te hedhur menjëherë hapa. Gjithsesi mos i refuzoni sepse koha mund te ndryshoje çdo gjë. Financat do jene te mira nëse tregoheni gjithmonë te kujdesshëm. Luani Çdo dëshirë qe keni pasur do mund t'iu realizohet gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni mete logjikshëm, do i pranoni gabimet dhe do bëni çdo gjë qe situata te ndryshoje sa me shpejt për mire. Beqaret sot vetëm do joshin, pa hedhur asnjë hap me shume. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia dhe qëndrueshmëria. Do e keni te lehte te kryeni çdo lloj shpenzimi. Virgjeresha Do jeni shume sensuale sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin te ndihet me fat qe ju ka pranë. Momentet romantike do jen te vazhdueshme. Beqaret ka mundësi te afrohen me tepër me disa miq te vjetër dhe kësaj here do i shohin ata me një tjetër sy. Ne planin financiar po nuk bëtë ekonomi situata shume shpejt do ju dale jashtë kontrollit. Kujdes!
Peshorja Do keni përballje te forta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente madje do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Vetëm ne mbrëmje gjendja mund te qetësohet disi. Beqaret nuk duhet ta joshin dike me gënjeshtra sepse një dite ajo do dale ne drite dhe do jete me keq për ta. Shpenzimet do kërkojnë me tepër vëmendje dhe përkushtim. Po i late pas dore mund te keni tronditje. Akrepi Mos luani asnjë moment me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse po e lënduat ai mund te vendose te ndahet njëherë e mire prej jush. Mundohuni nga ana tjetër te bëni edhe ndonjë surprize për te. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dine ke te joshin e ke person te refuzojnë. Dite pozitive kjo e sotmja. Maturi dhe vetëm maturi ne planin financiar. Vetëm kështu do mund t'ia dilni. Shigjetari Dita e sotme pritet te jete shume e mire për juve qe jeni ne një lidhje. Me partnerin do dashuroheni pa dorashka dhe madje se bashku mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë vetëm flirtime dhe ndonjë mundësi për aventure kalimtare. Financat nuk do kenë ndryshime te mëdha. Vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm dhe situata nuk do ketë aspak probleme. Bricjapi Mos i dramatizoni gjerat sot ju te dashuruarit edhe sikur ne ndonjë moment te përballeni me probleme te vështira. Me maturi dhe durim çdo gjë mund te kalohet. Beqaret do kenë një takim te papritur, i cili mund t'ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Sektorin e financave do e keni gjate gjithë kohës nen kontroll dhe do mund te bëni edhe disa investime te rëndësishme. Ujori Do ja kaloni për mrekulli pranë partnerit tuaj gjate kësaj dite kështu qe emocionet për te do jene akoma me te forta. Ne mbrëmje ka gjase qe te merrni edhe disa vendime te mëdha. Beqaret me mire te mos fillojnë sot angazhime sepse nuk do jete dite me fat. Ne planin financiar do ju mbështesin fort te afërmit dhe do mund te kryeni edhe disa shpenzime me tepër. Vete as sot nuk do ja dilnit dot. Peshqit Dite plotësisht e qete dhe pa probleme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do ketë me as debate për te shkuarën delikate. Beqaret do ndihmohen mjaft nga te afërmit dhe do njihen me persona vërtet interesante e me vlera. Buxheti nuk do jete as i keq, por as aq i mire sa për te bere investimet e menduara. The post Horoskopi për datën 27 maj 2017, Çfarë parashikojnë yjet për ju sot appeared first on GazetaBlic. |
Fillon dezinsektimi në Komunën e Prishtinës Posted: 26 May 2017 10:08 PM PDT Komuna e Prishtinës, sot fillon dezinsektimin e hapësirave publike. "Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin", thuhet në një njoftim për media. Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara: 27.05 : Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton. 28.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica. 29.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Veternik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari. 30.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria . 31.05: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi . 01.06: Hajvali, Mramor , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh The post Fillon dezinsektimi në Komunën e Prishtinës appeared first on GazetaBlic. |
Flini pak orë?, ja nga çka rrezikoheni Posted: 26 May 2017 10:06 PM PDT Rreziqet për organizmin nëse flini më pak se shtatë orë Më poshtë mund të lexoni të gjitha gjërat që i ndodhin trupit nëse nuk flini sa duhet. Pamja juaj do ta reflektojë këtë gjë. Rrathë të zinj, lëkurë e zbehtë? Është e vërtetuar shkencërisht që mungesa e gjumit ndikon në pamjen tuaj të jashtme. Mund të sëmureni më lehtë. Privimi afatgjatë i gjumit mund t'ju bëjë më të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe diabetit. Mund të fitoni peshë më lehtë. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që flenë për më pak se shtatë orë në natë kanë tendencë për të fituar më shumë peshë. Mungesa e gjumit redukton nivelet e leptinës, kimikati që ju bën të ndiheni të ngopur dhe rritet niveli i ghrelin që stimulon urinë. Mund të ndikojë në trurin tuaj. Mungesa e gjumit mund të çojë në depresion dhe ankth si dhe çrregullime bipolare. Ulet dëshira për seks. Hulumtimet tregojnë se ata që flenë më pak, kanë më pak dëshire për seks. Gjithashtu preket edhe kujtesa juaj afatgjate. The post Flini pak orë?, ja nga çka rrezikoheni appeared first on GazetaBlic. |
Asnjë ilaç më në farmaci, receta natyrale ‘bombë’ Posted: 26 May 2017 10:01 PM PDT Kjo recetë që po ju rekomandojmë sot do t'ju ndihmojë të shmangni të gjithë llojet e ilaçeve, pasi është jashtëzakonisht shumë e fuqishme. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë: Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili mesatar 2 limona 500 gr mjaltë Përgatitja Lajini limonët dhe copëtojini. Më pas qëroni xhenxhefilin dhe priteni në feta. Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni mënjanë për një ditë, në mënyrë që përbërësit të lëshojnë lëngun e tyre. Mund ta mbani kavanozin në frigorifer 1-2 muaj dhe do të shihni që do të bëhet si masë xhelatinoze. Përdorimi: Për të rritur rekomandohet 2 lugë gjelle në ditë dhe 1-2 lugë çaji në ditë për fëmijët. Përdoreni këtë përgatitje fantastike për të forcuar shëndetin dhe për të shmangur çdo lloj sëmundjeje. The post Asnjë ilaç më në farmaci, receta natyrale 'bombë' appeared first on GazetaBlic. |
Ndodh mrekullia, presin 17 vjet për një fëmijë por Zoti i bekon me…6 (FOTO LAJM) Posted: 26 May 2017 04:14 PM PDT Një çift nga Virginia kishin plot 17 vjet që prisnin që Zoti t'i bekonte me një fëmijë. Kur çifti mori lajmin e shtatëzanisë, askush nuk e ndalte gëzimin e madh, por ditën e lindjes ata kanë përjetuar mrekullinë më të madhe në jetë, pasi Zoti i bekoi me gjashtë të tillë. VCU Medical Center në Richmond, raporton CBS News, bëri të ditur lajmin në një deklaratë duke thënë se gjashtënjakët lindën në këtë spital. Një skuadër prej 40 personash u përfshi në lindjen që ndodhi disa orë përpara planifikimit. Ajibola Taiwo, nigeriane me origjinë, solli në jetë fëmijët me lindje cezariane. Çifti mësoi se Ajibola ishte shtatzënë me 4 fëmijë në nëntor, dhe vetëm kur arritën në spital për të lindur mësuan se bëhej fjalë për gjashtë fëmijë. Babai i tyre, Adeboye Taiwo, tha se ishte mjaft i lumtur pas një kohe të gjatë, transmeton tch. Gjashtënjakët janë mjaft të rrallë. Sipas Qendrës Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit, në 4 milionë lindje në SHBA në 2015, vetëm 24 ishin pesënjakë. The post Ndodh mrekullia, presin 17 vjet për një fëmijë por Zoti i bekon me…6 (FOTO LAJM) appeared first on GazetaBlic. |
”Sjellja e Trumpit i shkaktoi dëme NATO-s” Posted: 26 May 2017 04:11 PM PDT Sipas AFP-së Trump nuk u sollë në mënyrë diplomatike që për pasojë i shkaktoi dëme Natos. Sjellja jo diplomatike e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në samitin në Bruksel i ka shkaktuar goditje të fuqishme Aleancës. Trump ka shkaktuar kaos në samit, i cili është dashur të shërbejë si shembull i diplomacisë së vlefshme, qoftë në pyetje shtyrja e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq ose "lufta e dorë-shtrëngimeve" me presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron, transmeton AFP. The post "Sjellja e Trumpit i shkaktoi dëme NATO-s" appeared first on GazetaBlic. |
Dasma e kujt bashkoi Ramushin me estradën (FOTO) Posted: 26 May 2017 03:58 PM PDT Më herët raportuam se menaxheri i Babasatrs sonte i jep fund beqarisë. E në këtë aheng kishte shumë fytyra të njohura të cilat ishin prezentë, shkruan arbresh. E përpos Getit e Marinës, Norës e Robertit, Albertit e Besës, pjesëmarrës është edhe një çift i njohur por jo nga bota e muzikës, por ajo e politikës. Ramush dhe Anita Hardinaj ishin disa nga të ftuarit në këtë dasmë , të cilët në fotografi u panë duke pozuar së bashku me çiftin e sapomartuar. E përpos Ramush Hardinajt, pjesëmarrës është edhe anëtari tjetër i Babastars Skivi.
The post Dasma e kujt bashkoi Ramushin me estradën (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
Nëse hiqni dorë nga këto 8 ushqime nuk do të prekeni nga kanceri Posted: 26 May 2017 03:50 PM PDT Kanceri është një grup kompleks i sëmundjeve shkaktarët e të cilit janë të shumtë. Shkaqet e njohura të kancerit përfshijnë gjenetikën, faktorë e jetesës si përdorimi i duhanit, dieta dhe aktiviteti fizik, infeksione të caktuara, ekspozimet mjedisore ndaj kimikateve të ndryshme, rrezatimit dhe shumë të tjerë. Sa ndikojnë zakonet e përditshme si dieta dhe stërvitja për rrezikun e kancerit? Shumë më tepër se sa mund të mendoni. Hulumtimet kanë treguar se dieta e varfër dhe jo aktive janë 2 faktorë kryesorë që mund të rrisin rrezikun e kancerit te një person. Përveç heqjes dorë nga duhani, disa nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë për të zvogëluar rrezikun e kancerit përfshijnë: mbajtjen e një peshe të shëndetshme, aktivitet fizik, zgjedhjen e ushqimive të shëndetshëm me fokus në ushqimet me bazë bimore. Sipas Fondit të Kërkimit Botëror për kancerin, pothuajse 20% e të gjitha llojeve të diagnostikuar të kancerit në Amerikë lidhen me pasivitet fizik, yndyrnat trupore, konsumi i tepërt i alkoolit, ushqim i varfër. 8 ushqimet që shkaktojnë kancerin: Sheqerna të rafinuara dhe ëmbëlsues artificialë Mishi i përpunuar Peshqit e kultivuar Ushqime të ziera dhe të tymosura Vaj hidrogjenuar Patatinat Kokoshkat e mikrovalës Miell i bardhë i rafinuar The post Nëse hiqni dorë nga këto 8 ushqime nuk do të prekeni nga kanceri appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: