Skip to main content

Mesazhi.com: “When your Lord said to the angels… (by: Tariq Ramadan)” plus 9 more

Mesazhi.com: “When your Lord said to the angels… (by: Tariq Ramadan)” plus 9 more


When your Lord said to the angels… (by: Tariq Ramadan)

Posted: 27 May 2017 07:25 PM PDT

Tariq Ramadan is a Swiss academic, philosopher and writer. He is the professor of Contemporary Islamic Studies in the Faculty of Oriental Studies at St Antony’s College, Oxford, and also teaches at the Oxford Faculty of Theology.

The post When your Lord said to the angels… (by: Tariq Ramadan) appeared first on Mesazhi.com.

Ilahi nga Ibrahim Tatlises – Taleal Bedru Alejna (VIDEO)

Posted: 27 May 2017 06:35 PM PDT

Ibrahim Tatlises këngetar i njohur turk në përformim me ilahinë e njohur “Taleal Bedru Alejna”.
Ilahija Taleal Bedru Alejna është kënga me të cilën u prit Profeti i Allahut në qytetin e Medinës nga banorët e saj me rastin e migrimit nga Meka e Bekuar.

The post Ilahi nga Ibrahim Tatlises – Taleal Bedru Alejna (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Për hajr na koftë! – VIDEO

Posted: 27 May 2017 06:29 PM PDT

Nën Hijen e Hadithit Kudsij është seria me e re ligjëratave nga Hoxhë Husamedin Abazi të cilat gjatë gjithë Muajit të Ramazanit në Xhaminë “Hasan Beg” (4 llullat), do të shoqërohemi me ligjëratë ditore. Fusha e ligjërimit do jetë: Komentimi i Haditheve Kudsije.
Çdo ditë nga ora 12.30 – 13.00 nga e Hëna deri të Shtunen

The post Për hajr na koftë! – VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

Rrezohet sistemi kompjuterik, British Airways anulon fluturimet nga Londra

Posted: 27 May 2017 06:23 PM PDT

British Airways ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet Heathrow dhe Gatwick të Londrës për shkak të rënies së sistemit kompjuterik në të gjithë botën duke shkaktuar një kaos në orarin e fluturimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kompania ajrore thonë se kanë pësuar “një ndërprerje të sistemeve të IT-së”. Më tej thuhet se terminalet në Heathrow dhe Gatwick janë stërngarkuar dhe janë anuluar të gjitha fluturimet deri në ora 18:00. Ata i bënë thirrje pasagjerëve që të mos vijnë në aeroporte.

Më parë, pasagjerët në aeroportin Heathrow, raportuan për radhë të gjata në sportelet për check-in dhe vonesa të fluturimeve.

Nga British Airways nuk kanë specifikuar se çfarë e shkaktoi defektin në kompjuterë, por theksuan se janë duke punuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit.

The post Rrezohet sistemi kompjuterik, British Airways anulon fluturimet nga Londra appeared first on Mesazhi.com.

Pogba viziton Mekën për Ramazan (FOTO)

Posted: 27 May 2017 06:08 PM PDT

Lojtarit më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Paul Pogba, ka vendosur të vizitojë qytetin e Mekës.

Ylli i Manchester United, është fotografuar në Mekë, për muajin e shenjtë të Ramazanit.Vetëm pak ditë më parë, Pogba festoi triumfin në Europa League, ku shënoi në finale ndaj Ajaxit.

 

The post Pogba viziton Mekën për Ramazan (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

PSG fiton Kupën e Francës për të tretën herë radhazi

Posted: 27 May 2017 06:03 PM PDT

Paris Saint-Germaini e ka fituar Kupën e Francës duke mposhtur skuadrën e Angers me rezultat minimal prej 1-0.

Gola nuk pati deri në minutat shtesë kur një autogol i Issa Cissokhos pas harkimit të Angel Di Marias siguroi fitoren e klubit kryeqytetas.

Kjo është hera e tretë radhazi që PSG e fiton këtë trofe, ndërsa ka regjistruar rekord prej 11 triumfesh të kësaj gare.

Ekipi i Unai Emery dështoi ta mbronte titullin e kampionit të Ligue 1 këtë sezon, pasi skuadra e Monacos u tregua më e mirë.

Nga ana tjetër, Angers që e përfundoi kampionatin në vendin e 12-të, luajti për herë të parë pas 60 vitesh në një finale të Coupe de France.

The post PSG fiton Kupën e Francës për të tretën herë radhazi appeared first on Mesazhi.com.

Retorikat antimyslimane në SHBA, incident në tren, dy të vdekur

Posted: 27 May 2017 05:59 PM PDT

Dy persona janë qëlluar për vdekje me thikë në qytetin amerikan të Portlandit, kur ata u përpoqën të ndalonin një burrë që po sulmonte dy gra për shkak se ato ishin myslimane.

Agresori kishte filluar të shante dhe kërcënonte dy gratë, në një tren dhe tre persona që ndërhynë për ta ndaluar atë, u therën me thikë, dy prej tyre gjetën vdekjen.

Agresori u arrestua pak pasi ai zbriti nga treni, tha policia, duke shtuar se gratë që ishin objekt fyerjesh e ngacmimi ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se policia të mund t'i merrte në pyetje ato.

Këshilli i marrëdhënieve amerikano-islamike, në një deklaratë pas ngjarjes, tha se incidentet anti-myslimane ishin rritur me më shumë se 50 për qind në Shtetet e Bashkuara nga viti 2015 në 2016, kjo edhe për shkak të fokusit të presidentit Donald Trump tek grupet militante islamike dhe retorikat anti-emigracion.

The post Retorikat antimyslimane në SHBA, incident në tren, dy të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Shefqet Krasniqi flet për Ramazanin dhe aktakuzën për terrorizëm(Video)

Posted: 27 May 2017 05:50 PM PDT

Për herë të parë dhe ekskluzivisht në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit, është rrëfyer Shefqet Krasniqi – imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i akuzuar për shtytje drejt terrorizmit.

Në emisionin ku temë qendrore është Muaji i Ramazanit, Krasniqi si asnjëherë më parë ka rrëfyer për veprat që çuan drejt një aktakuze që pretendon se ai ka shtyrë të rinjtë që t'i bashkohen ISIS.

A vlerëson Shefqet Krasniqi se aktakuza ndaj tij është cenim i lirisë së shprehjes?! A mendon ai që në Kosovë duhet të implementohet Sheriati?! A ka vehabizem sipas tij – në Kosovë?! Çfarë thotë ai për Lavdrim Muhaxherin?! Për cilën parti po lutet Shefqet Krasniqi që t'i fitojë këto zgjedhje?!

Për më shumë, shikojeni intervistën në linkun e mëposhtëm.

The post Shefqet Krasniqi flet për Ramazanin dhe aktakuzën për terrorizëm(Video) appeared first on Mesazhi.com.

Muhabet Ramazani – “Feja dhe Jeta” – VIDEO

Posted: 27 May 2017 05:15 PM PDT

Feja dhe Jeta ishte tema që i bashkoi teologët, sipas teologut Halil Avdulli në asnjë menyrë nuk duhet ndarë Feja nga Jeta dhe anasjelltas.

The post Muhabet Ramazani – “Feja dhe Jeta” – VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona fiton Kupën e Mbretit

Posted: 27 May 2017 02:31 PM PDT

Barcelona ka fituar Kupën e Mbretit pasi ka mposhtur Deportivo Alavesin me rezultat 3-1.

Gjiganti katalunas ka përshëndetur trajnerin e tyre, Luis Enrique, me një trofe të fituar në sezonin e fundit, atë të Kupës së Mbretit.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30, ku ishte Lionel Messi, i cili shënoi një supergol për 1-0.

Megjithatë, epërsia e Barçës nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas tre minutave ishte Theo Hernandez që shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-1.

Deri në fund të pjesës së parë, Barcelona tregoi që e do me çdo kusht këtë trofe duke shënuar dy gola të shpejt.

Fillimisht ishte Neymar që shënoi në minutën e 45 nga afërsia për 2-1, ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe sulmuesi Paco Alcacer.

Në pjesën e dytë, Barcelona arriti të menaxhoj mirë rezultatin dhe të mos lë asnjë rrezik duke triumfuar kështu në fund dhe e mbylli sezonin me të paktën një titull të fituar.

The post Barcelona fiton Kupën e Mbretit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more