Skip to main content

Mesazhi.com: “A deshiron nje foto te castit? Une jam fotograf i pastrehe (Foto)” plus 9 more

Mesazhi.com: “A deshiron nje foto te castit? Une jam fotograf i pastrehe (Foto)” plus 9 more


A deshiron nje foto te castit? Une jam fotograf i pastrehe (Foto)

Posted: 10 May 2017 02:42 PM PDT

Tre shoqet po shkrepnin foto prane nje peme qershie te mbushur me lule.
Nje i pastrehe u afrohet dhe u sugjeron te shkunde pemen teksa shkrepnin fotot.
Fotot ishin realisht shume te bukura nen rrebeshin e petaleve te qershise.
Tre vajzat vendosen ta ndihmojne te pastrehun. I blene nje aparat fotografik te castit, i mesuan si ta perdore dhe i propozuan nje ide per te joshur sa me shume njerez: Te mbaje nje karton mbi te cilin shkruhet:

“A deshiron nje foto te castit? Une jam fotograf i pastrehe. Me ndihmo me 5 paund foton!”

The post A deshiron nje foto te castit? Une jam fotograf i pastrehe (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Si e pasonin Sahabët Muhamedin a.s.? – Halil Avdulli (Video)

Posted: 10 May 2017 02:30 PM PDT

Mu ka ba qefi shumë që t’i kanë vra djemtë e tu

Posted: 10 May 2017 02:24 PM PDT

Disa vite më parë në Dibër të Madhe njërit prej banorëve ja kishin vra dy djem. Pasi u qel e pamja shume miq e dashamir filluan me shku me e ngushllue babain e djemve të vrarë.

Në mesin e shumë atyre që shkuan për ngushëllime ishte edhe kryeplaku i lagjes një njeri i urtë, i mençur e i respektum nga banoret e asaj ane. Kryeplaku e takoi babain e djemve të vrarë, i shprehu ngushëllime edhe i tha ” mu ka ba qefi shumë që ti kanë vra djemtë e tu” dhe shkoj.
Prej ditës që kryeplaku e viztoi babain e djemve të vrarë, ky i fundit për asnjë moment nuk pushoi së menduari se pse kryeplaku i kishte thënë ato fjalë.
Pasi kishin kalu dy-tre javë edhe e pamja ishte mbyllë babai që i kishte humb dy djem shkoi me vizitu kryeplakun edhe me pyet se pse i ishte ba qefi që ja kanë vra djemtë? Kryeplaku ju përgjigj “ti kam than ato fjalë për me ta terhjek vëmendjen e mos me mendu për hakmarrje. E kuptoje që pasi ti kane vra djemtë e vetmja gjë që ke mendu ka qen hakmarrja, kështu që t'i thash ato fjalë që ti të mendosh pse t'i kam thënë ato fjalë e ta harrosh hakmarrjen”.

The post Mu ka ba qefi shumë që t’i kanë vra djemtë e tu appeared first on Mesazhi.com.

Ky njeri udhëtoi në 60 shtete për 4 vite dhe e gjeti Islamin gjatë rrugëtimit

Posted: 10 May 2017 02:17 PM PDT

Vite më parë ai vendosi ta braktisë shtëpinë dhe ta jetojë ëndrrën e tij duke udhëtuar nëpër botë.

Disa prej shteteve të cilat i ka vizituar janë: Turqia, Indonezia, Shqipëria dhe Malajzia. E gjitha nisi si një udhëtim për ta shijuar ëndrrën. Ai e ndau rrugëtimin e tij me familjen dhe shokët e tij përmes kartolinave ku ishte trend i popullarizuar mes familjarëve dhe shoqërisë. Nuk shkoi shumë dhe ata, gjithashtu, filluan t'i kërkojnë kartolina atij. Shumë prej nesh do të donim të udhëtojmë nëpër botë, apo jo? Të marrim kartolina nga ndokush që është duke e jetuar ëndrrën e vet dhe që e ndanë përvojen e vet me ju, kjo po që do e bënte ditën tuaj të mahnitshme! Ky është një tregim i shkurtër i Michael Ruppert. Një 29 vjeçar belgo-holandez i cili udhëtoi në 60 shtete në 4 vite dhe e gjeti Islamin.

Kur ju e quani vetën tuaj udhëtar, do të thotë se do të jeni duke e jetuar jetën më të lirë ekonomike të mundshme përgjatë gjithë rrugës dhe gjërat më të rëndësishme që i përvetëson janë vendet e pa para prej të tjerëve të cilat ti i zbulon. Pasioni i tij për të udhëtuar dhe për ta ndarë me të tjerët udhëtimin e tij i ka frymëzuar shumë donatorë bujarë të cilët kishin dëshirë ta shihnin atë të vazhdojë me udhëtimet e tij. Në këmbim, ai dërgoi më shumë kartolina dhe shumicën e donacionit që e morri e dhuroi për njerëzit që në nevoja, si për shembull një shkolle në Zimbabve që e kishte vizituar dhe që mbijeton në formë vetanake, si dhe institucioneve tjera ku ai mbajti fjalime inspiruese.

Michael nuk ishte musliman kur e filloi udhëtimin e tij. Kjo ndodhi gjatë qëndrimit të tij në një familje e cila e kishte mirëpritur e që e bëri atë të interesohej më shumë rreth Islamit. Gjatë intervistës me të, ai na shpjegoi se, "Pasi qëndrova me shumë familje Muslimane në Malajzi dhe Indonezi, u bëra kureshtar dhe kisha pyetje si: Çfarë po lexojnë ata në Kur'an? Çfarë bëjnë në Xhami? Cilat janë festat e tyre dhe si i festojnë ato? Kureshtja ime më udhëhoqi për në Islam." Në intervistë ai poashtu tregoi edhe për ngjashmëritë kulturore në këtë botë gjithashtu. Ai dëshiron që përmes ndodhive përgjatë udhëtimit të gjithë të mësojnë për kulturat e të tjerëve, sepse vetëm atëherë do të jemi në gjendje t'i pranojmë dallimet mes vete. E, kështu ajo që është thënë nga Donald Trump dhe disa djetarë Islam nuk do jetë ndasi përshkak të racës apo ngjyrës.

The post Ky njeri udhëtoi në 60 shtete për 4 vite dhe e gjeti Islamin gjatë rrugëtimit appeared first on Mesazhi.com.

NASA trondit botën, dielli nuk do të linë më nga lindja por ….

Posted: 10 May 2017 01:57 PM PDT

Mediat ndërkombëtare " Daily Mail" dhe "Huffington Post" kanë raportuar për të dhënat e nxjerra nga Agjencisë Kozmike Amerikane (NASA).

Të dhënat tregojnë se dielli nuk do të lind më nga lindja, por nga perëndimi. Kjo do të ndodh si pasojë e dobësimit të polit magnetik dhe dita kur kjo do të ndodh nuk është aq e largët.
Edhe revista amerikane "Live Science" thekson se poli magnetik i Tokës nuk është aq i fuqishëm sa ka qenë në të kaluarën dhe është dobësuar për dhjetë herë më shumë, kurse ky dobësim ka marrë përmasa më të mëdha këto gjashtë muajt e fundit dhe si pasojë dielli do të lind nga perëndimi.

The post NASA trondit botën, dielli nuk do të linë më nga lindja por …. appeared first on Mesazhi.com.

Pas 70 vitesh, gjenden nëndetëset e mbytura të Bashkimit Sovjetik. Zbulohet e vërteta e tmerrshme

Posted: 10 May 2017 01:52 PM PDT

Dy nëndetëse sovjetike të fundosura në fund të detit gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në Gjirin e Finlandës nga një grup rus të kërkimeve nënujore.

"Ne kemi zbuluar dy nëndetëse, Shch-406 dhe Shch-320," tha kreu i ekspeditës, Konstantin Bogdanov për agjencisë ruse të lajmeve Interfax, duke shpjeguar se dy anije u mbytën pas shpërthimit të minave.

"Duke gjykuar nga kushtet nëndetëset, ka konfirmuar Bogdanov, mund të shihet se në të dyja rastet, ekuipazhet kanë luftuar për jetën e tyre pas shpërthimeve. Në një nga nëndetëset, porta në tavan është plotësisht e hapur, ndërsa në tjetrën, marinarët e mbijetuar shpërthimit, ndoshta janë përpjekur t'ia mbathin me një mjet të veçantë".

The post Pas 70 vitesh, gjenden nëndetëset e mbytura të Bashkimit Sovjetik. Zbulohet e vërteta e tmerrshme appeared first on Mesazhi.com.

Plaku 93 vjeqar qan ngase nuk mund të agjeroj Ramazanin

Posted: 10 May 2017 01:37 PM PDT

Hafiz dr.Yasir Qadhi tregon se si tre vjet më parë, njeri i shtyrë në moshë ia kishte bërë një pyetje shumë interesante në lidhje me agjërimin në muajin e Ramazanit.

– Pasi përfundova hytben, mu afrua një plak 93-vjeçar dhe më pyeti se a duhet të agjërojë ai Ramazanin.

Kur i thash se Allahu ia ka lehtësuar të mos agjërojë dhe në vend të kësaj t'i ushqej të varfrit, ai kërkoi të dinë se në cilin ajet kur'anor përmend ky lehtësim.

Pasi i tregova, më përqafoi dhe filloi të qajë. Qante sepse nuk mund të agjëronte Ramazanin.

Më tha se kjo është hera e parë në jetën e tij që nuk është në gjendje të agjërojë dhe për këtë ndihet fajtorë.

U zgjua në syfyr, por nuk ishte në gjendje të përballoj agjërimin.

Të them të vërtetën, unë ndihem më shumë fajtor. Ky burrë i moshuar ka agjëruar Ramazanin tri herë më shumë se tërë jeta ime, dhe ende kërkon të vazhdoj. U turpërova nga besimi i tij.

Shumë njerëz ankohen për mungesën e kohës, se si ditët janë më të gjata dhe më të vështira: "Është vështirë të agjërohet, unë punoj dhe nuk kam kohë, por edhe agjërimi është i vështirë … 19 orë … uhh? Nuk kam forcë e as vullnet … "

Por, a është e vërtetë se ne nuk kemi kohë, apo zemrat tona nuk janë të pastra dhe të shëndetshme, si zemra e këtij njeriu të moshuar i cili përparësi u jep obligimeve të Allahut, para dobësisë së tij?

Trupi plakut mund të jetë i brishtë dhe i dobët, por zemra e tij është më e fortë se malet.

Trupat tanë mund të jenë të rinj dhe të fortë, por zemrat tona janë të dobëta dhe të sëmura… lusim Allahun të na shërojë.

Për këtë arsye Ramazani është një mundësi e mirë që t'i kthehemi Allahut, të bëjmë vepra të mira që ta shërojmë zemrën dhe shpirtin tonë, ta zbukurojmë jetën dhe të fitojmë lumturinë e vërtetë.

Mirë se erdhe o Ramazan, lajmëtar i mëshirës së Allahut!/Ligjeruesiislam/

The post Plaku 93 vjeqar qan ngase nuk mund të agjeroj Ramazanin appeared first on Mesazhi.com.

Si ti luftoj mendimet e këqija që më pushtojnë?

Posted: 10 May 2017 01:26 PM PDT

Pyetje: "Një mori pyetjesh dhe mendimesh të këqija më rrethojnë. Ulur apo në këmbë, duke ngrënë apo duke pirë, në çdo gjendje që të jem, më vijnë mendime nga më të ndryshmet rreth islamit, Zotit dhe krijimit.

Më duket sikur nuk jam më myslimane siç kam qenë. Madje, do të thosha që më duket vetja si jobesimtare, mohuese e Zotit. Ndjej se jam krejt e vetme, nuk e ndjej dorën e Zotit dhe mbarësinë e tij, nuk ndjej qetësinë shpirtërore siç e ndjeja më parë. Më parë e ndjeja se Zoti më do, ndërkohë që tani nuk e ndjej më. Dua të di çfarë gjynahu kam bërë që të privohem nga një kënaqësi e tillë?
Nga mendimet e shumta, më duket sikur më copëtohen nervat. Ndjej se jam unë ajo që i sjell ndërmend mendimet, me vullnetin tim. Çfarë duhet të bëj, pasi më duket sikur nuk njoh as veten. A jam myslimane që ta vazhdoj rrugën, apo jo?
I jam kthyer Zotit dhe kam hequr dorë nga shumë gjynahe, megjithatë nuk po e ndjej praninë e Zotit si më parë. Nuk e ndjej se Ai më afrohet ashtu siç i afrohem unë, siç ceket dhe në hadith.
Kur vjen Ramazani, më duket se nuk e shfrytëzoj siç duhet dhe nuk përfitoj prej tij. Ndjej një lëmsh në fyt. Deri kur do të vazhdojë kjo? Edhe ndonjë çast kur e ndjej ëmbëlsinë e besimit, kjo ndodh për pak çaste dhe fashitet sërish.
Dua ti kthehem besimit të fortë, dua qetësinë që kam pasur. Më duket sikur më është paralizuar truri, nuk mund të mendoj për të ardhmen. Si të bëj një jetë si të gjithë njerëzit dhe ashtu siç do Zoti im?"

Përgjigje: "Motër e nderuar. Paqja e Zotit dhe mëshira e Tij qofshin mbi ju!
Fillimisht, unë dua të të them që ti nuk je jobesimtare, apo dhe hipokrite, Zoti na ruajt. Ajo që po të ndodh, janë vesvese nga shejtani i cili synon të të largojë nga Zoti, duke të hedhur dyshime në çështjet e besimit. Që të të largohen këto vesvese dhe dyshime, thjesht të duhet ta informohesh më shumë rreth luftës që bën shejtani për ta larguar njeriun nga Zoti dhe besimi.
Shkaqet që e çojnë besimtarin në një gjendje të tillë, siç e thamë, në radhë të parë është shejtani dhe së dyti, janë gjëra që kanë të bëjnë me vetë njeriun, nefsin e tij.
Nëse janë mendime dhe vesvese nga vetja jote, të çfarëdo lloji qofshin, si mendime që përgënjeshtrojnë Zotin, profetin Muhamed a.s, ligjet e sheriatit etj… janë mendime për të cilat nuk ke asnjë përgjegjësi. Të çfarëdo lloji të jenë këto mendime, nuk të nxjerrin nga kuadri i besimit, nuk të bëjnë jobesimtare apo mynafike.
Nëse i ke nga nefsi yt, gjë e cila është normale dhe kujtdo i ndodh, ajo që të ka ndodhur ty, është se ke ndjekur linjën e këtyre mendimeve dhe nuk je orvatur ti ndërpresësh.
Disa nga shokët e profetit Muhamed a.s, vajtën dhe iu ankuan lidhur me këto mendime dhe vesvese, të cilat u dukeshin shumë të rënda. Profeti Muhamed a.s i pyeti:"A i keni përjetuar këto?" "Po" i thanë. Profeti a.s u përgjigj:"Ky është besimi i qartë." (Muslim)
Shohim që këto mendime dhe vesvese nuk e cenuan besimin e tyre. Shohim që profeti Muhamed a.s u gëzua dhe i përgëzoi shokët e tij të cilët përjetonin mendime dhe vesvese që i bënin të dyshojnë në besimin e tyre tek Zoti.
Nga Ebu Daudi, transmetohet se disa nga shokët e Profetit a.s vajtën dhe iu ankuan edhe ata për dyshimet dhe vesveset. Profeti a.s u tha:"Zoti është më i madhi, Zoti është më i madhi, Zoti është më i madhi. E falënderoj Zotin që intrigën më të madhe të shejtanit, e ka reduktuar në vesvese."
Shohim që Profeti a.s i sqaroi se këto vesvese dhe mendime nuk e dëmtojnë dhe cenojnë besimin e këtyre shokëve të Profetit a.s. Për rrjedhojë, besimtari nuk duhet tu kushtojë vëmendje këtyre mendimeve dhe vesveseve, pasi nuk kanë asnjë pasojë. Kjo është diçka që u ndodh dhe e përjetojnë njerëzit e mirë, prandaj dhe nuk ke përse mërzitesh, por trajtoji duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

1 – Kërko mbrojtjen e Zotit (Eudhu bil-lahi minesh shejtani radhim). Thotë Zoti në Kuran:" Nëse djalli fillon të të ngacmojë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha." (Fussilet, 36)
2 – Fryrja sikur pështyn në krah të majtë, tre herë.
3 – Ndërprit të menduarit. Kjo, duke mos lejuar që të zhytesh thellë e më thellë në këto ide dhe mendime. S'ke përse përhumbesh në këto mendime dhe vesvese. Mënyra më e mirë për ti luftuar ato, është duke e ndërprerë rrjedhën e mendimit dhe duke e zëvendësuar atë me përmendje të Zotit dhe punë të mira, çfarëdo lloj punësh për të cilat shpërblehesh. Sa herë që besimtari përmend Zotin dhe e përkujton shpesh atë, aq më shumë ia dobëson fuqinë dhe ia harxhon energjitë shejtanit. Një nga cilësitë e shejtanit, që përmendet dhe në suren Nas, është "khannas" që do të thotë që fshihet dhe largohet nga ai njeri dhe vend ku përmendet emri i Zotit.
Motër e nderuar!
Qetësohu dhe mos u hidhëro! Mos e shih dhe mos e akuzo veten si jobesimtare, apo mynafike. Tani që u ndërgjegjësove mbi burimin kryesor të këtyre mendimeve dhe faktin që nuk të cenohet besimi, fokusohu pak më shumë mbi shkaktarët personalë të kësaj ndjesie.

Një shkak tjetër, përveç shejtanit, që e çon besimtarin të mendojë gjëra të tillë, janë dhe gjynahet, të cilat ne zakonisht i fshehim dhe para njerëzve dalim dhe hiqemi si besimtarë dhe njerëz të mirë. Ky lloj dualizmi është i lodhshëm dhe çon në mendime të tilla.
Por, edhe nëse besimtari dhe besimtarja rrëshqasin në gjynahe, ata duhet të rendin dhe ta trajtojnë gjynahun me pendim. Thotë Zoti në Kuran:"Thuaj o robërit e Mi që e keni ngarkuar veten me gjynahe, mos e humbisni shpresën tek Zoti, Ai i fal të gjitha gjynahet, Ai është Falës dhe i Mëshirshëm."
"Unë jam falës për ata që pendohen, besojnë, bëjnë vepra të mira dhe udhëzohen"
Vetë profeti Muhamed a.s na thotë:"Ai që pendohet nga një gjynah, është njëlloj sikur të mos e kishte vepruar atë gjynah".
Në një hadith tjetër, ai e përshkruan gjendjen e besimtarit me fjalët:"Pasha Zotin, nëse ju nuk do të bënit gjynahe, Zoti do u hiqte nga kjo botë, do të sillte një popull tjetër që bënin gjynahe, pendoheshin dhe Zoti i falte."(Muslim)
Pendimi të fal ndjesinë e të qenit pranë Zotit, se po i drejtohesh dhe i përgjërohesh Atij që është falës, i dashur dhe i dhembshur, Atij që thotë:"Rahmeti Im ka mbuluar gjithçka". Ruhu nga demoralizimi dhe humbja e shpresës tek Zoti o motër, as mos e ço nëpër mend se je e privuar nga të qenit pranë Zotit. Sa herë që të rrëshqasësh në një gabim dhe gjynah, thuaj:"Gabova dhe më mundi shejtani dhe nefsi im këtë herë. Do e rregulloj me pendim të sinqertë." Mënyra më e mirë për ta trajtuar gjynahun,është të shpejtosh të pendohesh, saqë në raste të tilla, Zoti thotë:"Robi im, bëj ç'të duash se të kam falur." Këtu nuk është qëllimi që njeriut i hapet porta e gjynaheve, por qëllimi është që ti thuhet se kurdo që të trokasë në portën e rahmetit të Zotit, do e gjejë atë të hapur.
Prandaj, motër e nderuar, kij shpresë tek Zoti dhe bëj durim ndaj sfidave të kësaj bote, sidomos nëse nuk je e martuar dhe ambienti përreth nuk të ndihmon shumë për të ruajtur emrin, nderin dhe dinjitetin tënd.
E lusim Zotin tu ndihmojë ju dhe të gjitha vajzave besimtare si ju!

The post Si ti luftoj mendimet e këqija që më pushtojnë? appeared first on Mesazhi.com.

Dobitë e panumërta të xhenxhefilit

Posted: 10 May 2017 11:41 AM PDT

Xhenxhefil
(Zingiber officinale)

Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes. Konsiderohet e dobishme për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak. Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Ka edhe ndikim afrodiziak.

The post Dobitë e panumërta të xhenxhefilit appeared first on Mesazhi.com.

Këto janë çmimet e “çmendura” të biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Posted: 10 May 2017 11:37 AM PDT

Juventusi është skuadra e parë që është kualifikuar në finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa kundërshtari i ardhshëm do të jetë një mes Atletico Madridit ose Real Madrid

Finalja e sezoni 2016/17 do të luhet në Cardiff dhe tashmë janë publikuar edhe çmimet e para të biletave nga faqet e specializuara.

"Livefootballticket" në mëngjes njoftoi se ka në dispozicion 1,182 bileta dhe çmimet e tyre fillojnë nga 854 euro deri në 5 mijë euro.

Por, në "Ebay" çmimi i biletës shkon deri në tetë mijë euro.

Gjithsesi finalja luhet me 3 qershor dhe aq më shumë afrohet finalja, aq më shumë rritet edhe çmimi i biletave.

The post Këto janë çmimet e "çmendura" të biletave për finalen e Ligës së Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more