Skip to main content

Mesazhi.com: “Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Ramazanit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Ramazanit” plus 9 more


Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Ramazanit

Posted: 28 May 2017 06:10 PM PDT

Në Ramazan, myslimanët agjërojnë çdo ditë nga mëngjesi deri në mbremje një muaj të tërë.

Këtu do të paraqiten disa informacione interesante në lidhje me atë që ndodh në trupin tuaj gjatë këtyre 30 ditëve të Ramazanit.

Ndryshimi në Fazën 1 (Dita 1, Dita 2)
Në ditën e parë të agjërimit, niveli i sheqerit në gjak bie. Zemra ngadalëson rrahjet dhe tensioni i gjakut bie. Glykogjeni është tërhequr nga muskujt duke shkaktuar disa dobësi. Vala e parë e pastrimit është zakonisht më e keqja. Dhimbje koke, të vjella, fryma e keqe dhe gjuha me një veshje të rëndë janë shenjat e fazës së parë të spastrimit. Uria mund të jetë më intensive në këtë periudhë.
Ndryshimi në Fazën 2 (Dita 3 deri në Ditën e 7)
Yndyrnat, të përbëra nga acidet yndyrore të transformuara kanë filluar lirimin e glicerinës nga molekulat gliceride dhe janë konvertuar në glukozë. Lëkura mund të vajiset, sepse këto janë vajra të cialt kanë dalë jashtë nga trupi. Njerëzit që nuk kanë probleme të lëkurës mund të hasen vetëm disa ditë me këtë gjë. Kjo ndodh për vetë faktin se trupi përparon shumë shpejt dhe sistemi i tretjes qëndron në pushim për disa kohë, duke i përqëndruar të gjitha energjitë e tij në pastrim dhe shërim. Qelizat e bardha të gjakut dhe të imunitetit rrisin aktivitetin e sistemit. Ju mund të ndjeni dhimbje në mushkritë tuaja. Kjo ndodh sepse organet dhe mushkritë janë në proçesin e spastrimit të tyre duke u riparuar në mënyrë graduale. Fryma është ende e rëndë dhe gjuha e veshur. Zorrët janë në proçes spastrimi duke ju ndihmuar edhe juve me një funksionim normal.
Ndryshimi në Fazën 3 (Dita 8 deri në Ditën e 15)
Ju do të përjetoni energji të zgjeruara, pikëpamje të qarta dhe do të ndjeheni më mirë. Në dobësitë, lëndimet e vjetra mund të bëheni më të ndjeshëm dhe ato mund të jenë më të dhimbshme. Ky është rezultat i rritjes së aftësisë së trupit për t'u shëruar gjatë agjërimit.
Nëse ju kishit thyer krahun tuaj rreth 10 vjet më parë, ju do ta ndjeni atë edhe gjatë kësaj kohe.
Në këtë kohë të agjërimit aftësitë e trupit tuaj për t'u shëruar janë të lidhura drejt për drejt me stilin e jetës tuaj. Nëse ju keni jetuar me një dietë jo të pasur ushqimore, aftësia natyrore e shërimit të trupit tuaj do të jetë pak e ndërlikuar. Megjithatë gjatë agjërimit proçesi i shërimit të trupit është në efikasitet optimal.
Trupi mund të përmbajë inde të vdekura apo të dëmtuara, limfocite të dëmtuara, inde që sekretojnë substanca, të cilat tresin qelizat e dëmtuara.
Këto substanca irritojnë rajonin përreth dhe shkaktojnë një përsëritje të dhimbjeve në pjesën e lënduar më parë, duke ju lënë juve me idenë se kjo mund të ketë vite që është zhdukur.
Dhimbja konsiderohet si e mirë, sepse trupi është duke përfunduar proçesin e shërimit. Muskujt mund të bëhen të shtrënguar dhe të lënduar për shkak të largimit të toksinave. Këmbët mund të jenë të prekura më keq, sepse toksinat grumbullohen pikërisht në këmbë. Erërat janë të zakonshme në këtë fazë për shkak të baktereve të tepërta në gojë. Gargara e përditshme me kripë dhe ujë do të pengojë ose të shërojë këtë efekt.
Ndryshimi në Fazën 4 (Dita 16 deri në Ditën e 30)
Trupi i është përshtatur plotësisht proçesit të agjërimit. Ka më shumë energji dhe qartësi të mendjes. Periudha e pastrimit mund të jetë më e shkurtër dhe ditë më të mira mund të keni në këtë fazë. Shërimi i organeve është duke përfunduar. Pas janë nxjerr jashtë mekanizmat e shkaktimit të dëmeve, trupi fillon të punojë me kapacitet maksimal për zëvendësimin e indeve të dëmtuara. Pas ditës së 20 truri është me funksion më normal. Qartësia e mëndjes dhe ekuilibri emocional mund të ndjehen në këtë kohë. Kujtesa dhe përqëndrimi janë përmirësuar.

O Zot sa përfitime të mëdha shëndetësore gjenden pikërisht në ditët e agjërimit. Por, le të kujtojmë se qëllimi ynë kryesor duhet të jetë për të kënaqur Allahun te Madherishmin

The post Çfarë i ndodh trupit në 30 ditët e Ramazanit appeared first on Mesazhi.com.

Si duket Vushtrria në kohë të Iftarit?! (Video)

Posted: 28 May 2017 03:31 PM PDT

Në videon e mëposhtme ju sjellim pamjet se si duket qyteti i Vushtrrisë i zbrazët gjatë kohës së iftarit.

The post Si duket Vushtrria në kohë të Iftarit?! (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Historitë e patreguara të shpëtimtarëve të Manchesterit – VIDEO

Posted: 28 May 2017 11:02 AM PDT

Neper media ka shume tregime te rrefyera. Por me shume tregime mbesin te parrefyera.

Njera nder to eshte storia per mjeket mysliman ne Manchester, qe qendruan me ore te tera neper sallat kirurgjike ne perpjekje per ti sheruar te plagosurit nga sulmi terrorist ne koncertin e mbajtur ne Manchester Arena.

Ky rrefim tregon se si doktoresha myslimane u tmerrua nga pamjet, dhe kuptoi nga bashkeqytetaret qe ndajne te njejtin besim se po ndihen te cenuar nga sulme qe do ti targetonin ata. /MESAZHI/

The post Historitë e patreguara të shpëtimtarëve të Manchesterit – VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

Prindi – Kjo mirësi e madhe

Posted: 28 May 2017 08:19 AM PDT

Ne nuk e ndjejmë mirësinë e shikimit për aq kohë sa shikojmë, nuk e ndjejmë mirësinë  e dëgjimit për aq kohë sa veshët janë në rregull, po ashtu nuk e ndjejmë mirësiën e lëvizjes përd aq kohë sa vazhdojmë të ecim. Mirëpo, nëse ne humbim qoftë edhe vetëm njërën prej shqisave, atëherë e kuptojmë rëndësinë dhe vlerën e mirësisë që posedojmë.

Mirësitë që na rrethojnë nga të gjitha anët janë aq të shumta saqë nuk mund të numërohen, mirëpo për fat të keq ne nuk i shfrytëzojmë ato, nuk ia dimë rëndësinë dhe nuk jemi aq mirënjohës sa duhet ndaj tyre.

Më lejoni t'ju tregoj për një mirësi shumë të shtrenjtë, që e posedon shumica prej nesh. Ajo është mirësia e prezencës së baballarëve dhe nënave në mesin tonë.Është për të ardhur keq, por ne i konsiderojmë ata si njerëz të zakonshëm – si gjithë të tjerët -, jemi të shkujdesur ndaj tyre, i bëjmë ata që të zemërohen me ne, ndonjëherë shmangemi prej tyre, ndërsa herë të tjera edhe i harrojmë fare ata.

Fëmijët – pasi martohen – caktojnë një ditë të veçantë për të vizituar prindërit e tyre, kurse përsa i përket ditëve të tjera ata janë larg njerëzve, të cilët i duan më shumë se kushdo tjetër. Më e keqja është, se këta njerëz (fëmijët) konsiderohen të bindur ndaj prindërve dhe që i mbajnë lidhjet me ta.

O të shkujdesur! Zgjohuni! Prindërit sot janë me ju, por nesër…  

Mundësia për ta shfrytëzuar të mirën e tyre vazhdon të jetë në duart tuaja. Profeti (a.s) thotë: "Mallkuar qoftë ai, i cili ka njërin apo të dy prindërit gjallë dhe nuk futet në Xhenet (për shkak se nuk sillet mirë me ta)"([1]).

Xheneti është shpërblimi i atij që sillet mirë me prindërit, është plaçka e luftës për këdo që përpiqet të fitojë kënaqësinë e tyre, që fut lumturinë në zemrat e tyre, që i jep të pijë ujë të ftohtë nënës dhe babit të tij në ditën e nxehtë të verës, apo i gëzon ata me ndonjë dhuratë.

Xheneti është dhurata e atij, i cili me net të tëra nuk fle gjumë për t'i shërbyer atyre në pleqëri apo kur janë të sëmurë. Xheneti është dhurata e kujtdo, i cili nxiton që t'ua plotësojë prindërve të tij nevojat që kanë. Xheneti është dhurata e buzëqeshjes së ngrohtë, kur ti i takon ata dhe kur bën durim ndaj tyre.

Kurse ata që nuk interesohen për gjendjen e prindërve të tyre, i trajtojnë ata si të gjithë të tjerët, i vizitojnë rrallë, i shkëpusin lidhjet me ta, i japin përparësi fëmijëve dhe grave përpara tyre, sillen ashpër me ta e gjëra të tjera të ngjashme. Këta persona do të pendohen vetëm pasi ata (prindërit e tyre) të jenë larguar nga kjo botë.

Të mirën duhet ta kthejmë me të mirë. Ashtu sikurse ata u kujdesën për ne, kur ishim të vegjël dhe nuk kishim mundësi që të lëviznim, po ashtu edhe ne duhet të kujdesimi për ta, sidomos në kohën kur ata plaken dhe kanë më shumë nevojë për ne. Në këtë botë ne duhet të sillemi me ta mirë, butësisht dhe dashamirësi, ashtu siç janë sjellë ata me ne, pa kërkuar ndonjë shpërblim për këtë. Njeriu korr atë që mbjell. Nëse mbjell grurë, grurë ka për të korrur, por nëse mbjell barishte, barishte ka për të korrur.

Kush i ka humbur njerëzit më të shtrenjtë (prindërit) dhe është treguar neglizhent ndaj tyre, kur ata kanë qenë gjallë, duhet t'i kërkojë falje Allahut të Lartësuar ditë e natë për këtë mëkat të madh. Sidoqoftë ka përsëri shpresë për këtë njeri, sepse ai ka mundësi që t`i lutet Allahut të Lartësuar për prindërit e tij.

Nëna ime! Ti më ke mbajtur 9 muaj në bark, duke qenë e lumtur për mua me gjithë vuajtet e shtatzënisë që ke përjetuar. Kushedi sa net ke qenë zgjuar, vetëm që unë të jem në rehati, rininë tënde ma dhurove mua dhe me shëndetin tënd u kujdese për mua, derisa të erdhi pleqëria dhe mirësia jote ndaj meje është e pashtershme.

Babai im! Je kujdesur për mua, më ke ushqyer, më ke veshur, më ke arsimuar, më ke orientuar gjithmonë për tek e mira, më ke këshilluar që të largohem nga rruga e shtrembër, ma ke bërë të dashur të mirën dhe më ke bërë që ta urrej të keqen. Më ke dhënë gjithçka që është e mirë për mua në këtë botë dhe në botën tjetër.

Prindër! Ju kërkojmë falje për të gjitha shqetësimet që ju kemi sjellë. Dëshira jonë e vetme është, që ju të jeni të kënaqur e të lumtur me ne

Prindërit e mi! Lutja ime për ju është e sinqertë dhe do të kujdesem maksimalisht, që të mirën t'ua kthej me të mirë dhe që ju të keni të kënaqur me mua. Allahu i Lartësuar na urdhëron në Kuranin Fisnik: "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd përveç Tij dhe që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti,  mos u thuaj as "uh", mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më edukuan mua, kur isha i vogël"([2]).

The post Prindi – Kjo mirësi e madhe appeared first on Mesazhi.com.

Merkel jep sinjalet e “divorcit”: Gjermania nuk mund të mbështetet më tek SHBA

Posted: 28 May 2017 08:10 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Evropa dhe Gjermania nuk mund të mbështeten më në SHBA-të e Donald Trumpit.

Duke folur në një ngjarje fushate në Bavari, ajo theksoi nevojën për marrëdhënie miqësore me SHBA-të, Britaninë dhe Rusinë, por shtoi se “evropianët duhet ta marrin fatin në duart e veta”.

Ajo tha se “koha kur mbështeteshim plotësisht te të tjerët ka kaluar”.
Komentet e saj erdhën pasi Presidenti Trump tha se kishte nevojë për më shumë kohë për të vendosur nëse SHBA do të vazhdonte mbështetjen e marrëveshjes së klimës në Paris, e cila i ka irrituar diplomatët evropianë.
Qëndrimi i tij e udhëhoqi Kancelaren gjerman për ti konsideruar bisedimet mbi ndryshimet klimatike si “të pakënaqshme”.

“Nuk ka indikacione nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në Marrëveshjen e Parisit apo jo,” tha ajo.

Udhëheqësit e G7 vazhduan të fajësojnë SHBA-në për mos arritjen e një marrëveshjeje mbi ndryshimet klimatike, në një deklaratë jashtëzakonisht të sinqertë e cila thotë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në proces të rishikimit të politikave të tyre mbi ndryshimet klimatike dhe mbi Marrëveshjen e Parisit, prandaj uk janë në një pozitë për t’u bashkuar me konsensusin mbi këto tema.

Duke e kuptuar këtë proces, krerët e shteteve dhe qeverive të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian riafirmojnë angazhimin e tyre të fuqishëm për të zbatuar me shpejtësi Marrëveshjen e Parisit”, thuhet në deklaratë/ /MESAZHI/

The post Merkel jep sinjalet e “divorcit”: Gjermania nuk mund të mbështetet më tek SHBA appeared first on Mesazhi.com.

10 futbollistët që agjërojnë Ramazanin, mes tyre edhe një shqiptar (Foto)

Posted: 28 May 2017 07:54 AM PDT

Futbolli është një sport që të lodh shumë, dhe ku stërvitjet apo ndeshjet u bëjnë një forcim të madh lojtarëve, por gjithsesi disa prej tyre zgjedhin që të agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Nuk janë të rralla rastet, kur futbollistë të caktuar kanë luajtur me agjërim, dhe të tjerë, ku mes zgjedhjes agjërim apo futboll, kanë zgjedhur të parën.

The post 10 futbollistët që agjërojnë Ramazanin, mes tyre edhe një shqiptar (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Daka: KQZ-ja s’mund të fajësohet pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë

Posted: 28 May 2017 07:49 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se zgjedhjet e parakohshme, ishin shumë sfiduese, marrë parasysh afatet e shkurtra kohore për organizimin e tyre.

Ajo pranon se një pjesë e diasporës nuk do të mund të votoj, por thotë se KQZ nuk mund të fajësohet, ngase afatet kanë qenë të shkurta, kurse procedurat ligjore kërkojnë më tepër kohë.

Zonja Daka, më 11 qershor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Sa do të jetë sfiduese për KQZ-në, mbarëvajtja dhe cilësia e këtij procesi?

Daka: Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë sfiduese, aq më tepër që tash kemi një afat minimal prej 30 ditësh dhe tashmë kanë mbetur jo më shumë se dy javë. Deri më tani kemi pasur sfida pikërisht për shkak të afateve jashtëzakonisht të shkurtra. Një prej tyre, ka qenë edhe votimi jashtë Kosovës, ku ne padrejtësisht jemi sulmuar dhe atakuar se kinse me qëllim po i parandalojmë votuesit nga mërgata që fare nuk është e vërtetë.

Ne kemi bërë gjithë atë që kemi pasur mundësi, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë teknik që t'ua mundësojmë të gjithë atyre që janë me të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Ka edhe shumë sfida të tjera, duke filluar, nga ato që janë më banale, që është lodhja kronike që e përcjell gjithë stafin e KQZ-së, anëtarët, duke më përfshirë edhe mua, ku tanimë nuk kemi kohë për familje e as, si ta them, një jetë personale.

Këto janë ato sfidat më banale, duke mos i përfshirë ato sfidat reale, e që janë afatet ku ne rrezikojmë që ndonjëherë të mos i arrijmë t'i përmbushim të gjitha. Ndonjëherë edhe i përfundojmë afatet apo funksionet tona në mënyrë të përshpejtuar.

Ju e përmendët, por edhe është raportuar se ka pasur disa probleme me aplikimet e mërgimtarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Ku qëndron problemi, a do të mbeten mërgimtarët pa votuar?

Daka: Do të përgjigjem nga pjesa e dytë e pyetjes. Po, me siguri që mërgimtarët do të mbesin pa votuar, po jo me fajin e KQZ-së. Është fakt i pamohueshëm që ligji që është në fuqi, e parasheh mënyrën e aplikimit për regjistrim si votues, pastaj janë proceduara të komplikuara, të cilat po të ishin zgjedhje të rregullta do të zgjasnin me muaj.

Kurse, neve kemi pasur 7 ditë që të aplikohet për regjistrim. Pra, afatet kanë qenë jashtëzakonisht të shkurtra. Pastaj, teknikisht, ne ua kemi mundësuar të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të aplikojnë edhe online (përmes internetit). E kemi hapur edhe e-mailin tonë (adresën elektronike), mirëpo e-maili nuk ka arritur t'i pranojë të gjithë ata që kanë qenë të interesuar, sepse ka pasur shumë klikime në të njëjtën kohë dhe ndonjëherë është bllokuar. Megjithatë, aq sa kemi pasur mundësi, e kemi përmbushur obligimin tonë ligjor.

Sa është konstruktive deri më tani sjellja e partive politike karshi këtij procesi?

Daka: Ne, në fakt, nuk kemi ndonjë kontakt me partitë politike, veç zyrës për regjistrim ku deri më tash kanë aplikuar për certifikim për këto zgjedhje dhe ne nuk kemi pasur ndonjë problem deri më tani.

Si do të organizohen zgjedhjet në veri të vendit, parashihni ndonjë problem në atë pjesë?

Daka: Zgjedhjet në veri do të organizohen si në pjesën tjetër të Kosovës Ne i kemi atje katër zyrtarë tanë, pra në katër komuna kemi zyrtarët tanë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët i raportojnë KQZ-së dhe të cilët i bëjnë përgatitjet sipas ligjeve në fuqi dhe natyrisht që atje do të organizohen sikur edhe në pjesën tjetër.

Këtë herë përsëri do ta kemi ndihmën e OSBE-së, por, me një kapacitet jashtëzakonisht të reduktuar dhe me një kompetencë plotësisht të reduktuar vetëm në këshilla dhe ndihmë teknike.

Sa janë krijuar kushte të favorshme për vëzhgim dhe monitorim të zgjedhjeve?

Daka: Kushte për vëzhgim ka. Ne vetëm kemi filluar t'i pranojmë kërkesat e vëzhguesve qoftë ndërkombëtarë, qoftë nga organizatat e ndryshme botërore, të cilat do të jenë këtu prezent në ditën e zgjedhjeve.

Ndërkaq, ne e dimë se OSBE/ODIHR, si institucioni më i besueshëm për vëzhgim, nuk vjen në Kosovë për shkaqe politike tashmë të ditura, sepse ne nuk jemi pjesë e OSBE-së. Shpresojmë që ndoshta edhe ata do ta ndërrojnë qasjen shumë shpejt dhe do të jemi pjesë edhe e këtij institucioni.

The post Daka: KQZ-ja s'mund të fajësohet pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë appeared first on Mesazhi.com.

Franca përsëritë skandalin me burkini

Posted: 28 May 2017 07:47 AM PDT

Policia franceze ndaloi një grup muslimanesh që të notonin me “burkini” në qytetin bregdetar të Kanës.

Rreth 10 gra u mblodhën në plazhin e Hotel Martinez, për të notuar në burkini, por nuk u lejuan nga policia.

Riviera Franceze është mjaft e frekuetuar nga msimanët, ndërsa vitin e kaluar u gjobitën qindra gra që thjeshtë notuan me rroba.

Kana ishte qyteti i parë që ndaloi burkinin në gushtin e kaluar dhe shumë vendpushime franceze e ndoqën këtë shembull.

Por gjykata më e lartë administrative e Francës – Këshilli i Shtetit – shfuqizoi ndalimin, duke e quajtur atë një shkelje të lirive themelore. /MESAZHI/

The post Franca përsëritë skandalin me burkini appeared first on Mesazhi.com.

Të shtëna masive në SHBA, 8 të vrarë

Posted: 28 May 2017 07:27 AM PDT

Të paktën tetë vetë u vranë, duke përfshirë zëvendës shefin e rajonit, në të shtënat masive qe ndodhen sot ne Misisipi të SHBA-ve.

Policia lokale tha se i dyshuari është në paraburgim, dhe e identifikoi sulmuesin e dyshuar si Cory Godbolt.

Zëdhënësi i Departamentit të Hetimeve të Misisipit, Warren Strain, tha se të shtënat ndodhën pasi i arrestuari qelloi në tre shtëpi të ndryshme te shtunën mbrëma, në zonën rurale të Lincoln.
Strain tha se hetuesit po mbledhin dëshmi në të tre vendet ku jane kryer krimet.

The post Të shtëna masive në SHBA, 8 të vrarë appeared first on Mesazhi.com.

Miliona të uritur nga mbarë bota ndihmohen nga Gjysmëhëna Turke

Posted: 28 May 2017 07:17 AM PDT

Organizata humanitare turke “Gjysmëhëna e Kuqe” do të dërgoj ndihma per miliona njerëz në mbarë botën.

Duke folur për agjencinë Anadolu, Kerem Kinik, kryetari i organizatës, tha se përparësi ka Afrika Lindore dhe Jemeni, pasi keto vende jane me te goditurat nga uria.

“Në Afrikë Lindore dhe Jemen, jane nëntë milionë njerëz në nevojë urgjente për ndihmë, për shkak të thatësisë dhe urisë,” tha Kinik.

“Ne planifikojmë të kemi organizimie të Ramazanit në 19 vende, përfshirë Keninë, Etiopinë, Sudanin e Jugut, Pakistanin dhe Bangladeshin, si dhe disa vende të tjera në Azi, Evropë dhe Afrikë”, shtoi ai.

Gjysmëhena e Kuqe e Turqisë është organizata më e madhe humanitare në Turqi, dhe nder me efektivet ne bote. /MESAZHI/

The post Miliona të uritur nga mbarë bota ndihmohen nga Gjysmëhëna Turke appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more