Skip to main content

Mesazhi.com: “Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin?” plus 9 more

Mesazhi.com: “Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin?” plus 9 more


Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin?

Posted: 29 May 2017 07:40 PM PDT

Përgatiti: Rrahman FERIZI
Shumë njerëz ngarkojnë organizmin me ushqime të rënda dhe yndyrore në Iftar dhe Syfyr, pa marrë në konsideratë sasinë e ushqimit  që organizmi ka nevojë në të vërtetë, pra sa duhet të konsumohet  kur fillohet një ditë e gjatë agjërimi?.
Telashet shëndetësore manifestohen si pasojë e marrjes së tepërt të ushqimit dhe pijeve që shkaktojnë:
– dietë të çekuilibruar
– ndryshim i metabolizmit të organizmit
– gjendje e cila ndikon në funksionin e organeve vitale, duke shkaktuar mundësinë e ndërprerjes së agjërimit
– gjumi i pamjaftueshëm është gjithashtu një sfidë për  bioritmin e organizmit.

Agjërimi në përgjithësi përmirëson gjendjen shëndetësore. Mirëpo njerëzit që ankohen nga simptoma serioze duhet të monitorojnë shëndetin e tyre me kujdes.
Dieta ushqimore gjatë këtij Muaji nuk duhet të ndryshojë shumë nga dieta normale-rutinore, preferohet sa më e thjeshtë që të jetë e mundur.
Dietë e atillë që  ruan ekuilibrin e peshës trupore standarde:
– as dehidrim (humbje e lëngjeve)
– po as obozitet (hipervitaminozë) apo mbipeshë.

Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!

The post Arsye shëndetësore që ndërprenë agjërimin? appeared first on Mesazhi.com.

Egzon Ibrahimi: Sofra e përgjakur e nënës Zahide Jashari

Posted: 29 May 2017 06:20 PM PDT

Ilahija më e re për nënën Zahide dhe familjen Jashari.

Egzon Ibrahi: Sofra e përgjakur
Teksti dhe muzika: Fatmir Muja
Orkestroi: Rrahman Kryeziu
Video: Imagine Films

The post Egzon Ibrahimi: Sofra e përgjakur e nënës Zahide Jashari appeared first on Mesazhi.com.

Çfar domethënie ka fjala Ramazan?

Posted: 29 May 2017 05:48 PM PDT

Fillimisht, ne duhet të kuptojmë domethënien e fjalës Ramazan.Ramazan, muaji i nëntë i kalendarit Islamik, ka prejardhje nga fjala Arabe Ramadan që rrjedh nga folja (رَمِضَrrameda). Disa shprehje Arabe na ndihmojnë të kuptojmë domethënien e kësaj fjale. P.sh. رَمِضَ النَّھَارُ (rramedan- nehãr) do të thotë që dita është bërë shumë e nxehtë. رَمِضَ الرَّجُلُ (rramederr- rrexhul) do të thotë njeriut i janë djegur këmbët nga toka që është bërë shumë e nxehtë.

Po kështu (rramedas sâimu) do të thotë që gjatë agjërimit brendësia e agjëruesit bëhet më e nxehtë për shkak të etjes që i jep temperatura e lartë.

Kështu që, nga kjo pikëpamje, Ramazani quhet i tillë sepse:

Agjërimi gjatë këtij muaji shkakton të nxehtët dhe përvëlim të brendshëm për shkak të etjes.
Adhurimi dhe përkushtimi ia përvëlojnë njeriut gjurmët e mëkateve.
Adhurimi dhe përkushtimi në këtë muaj ushqejnë zemrën me dashurinë e ngrohtë të nevojshme për Krijuesin e tij dhe krijesat e tij

The post Çfar domethënie ka fjala Ramazan? appeared first on Mesazhi.com.

Dy detet që nuk përzihen me njëri tjetrin! Pse ndodh kjo dukuri? Përmendja e saj në Kur’anin famëlart dhe vërtetimi shkencor

Posted: 29 May 2017 05:44 PM PDT

Shumë prej nesh e kanë të qartë pamjen midis dy deteve të cilët bashkohen me njëri-tjetrin. Si ndodh kjo dukuri? Të shumta kanë qënë pyetjet dhe hipotezat reth kësaj çështje.

Ky fenomen është shpjeguar dhe përmendur në Kur'anin famëlartë 1438 vite përpara. Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur'anin famëlartë: "Ai bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rahman 19-20)

Si gjithmonë për shumë dukuri të cilët njeriu ngreh pikpyetje shkenca bashkëkohore nis studimet dhe për dukurinë në fjalë ka arritur në një përfundim konkret.

Shkencëtarët bashkëkohorë, studiuesit e oqeanëve, për shkak të forcës fizike këtë e kanë quajtur "tensioni sipërfaqësor" Ujrat e deteve fqinje nuk përzihen sepse tensioni sipërfaqësor i shkaktëtuar nga diferenca e dendësisë së ujrave i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë.

Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe, hyn në Atlantik nëpëmjet Gjilbraltarit, por temperatuara, kripësia dhe dendësia e secilit prej tyre nuk ndryshojnë, për shakak të kufijve që mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Interesantja e këtij fakti është se ne atë periudhe nuk ekzistonte një studim i mirëfilltë i kësaj çështje. Me kalimin dhe evolimin e teknologjisë kjo dukuri është zbuluar. Kjo tregon dhe argumenton se Kur'ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.

The post Dy detet që nuk përzihen me njëri tjetrin! Pse ndodh kjo dukuri? Përmendja e saj në Kur'anin famëlart dhe vërtetimi shkencor appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj akuzon hoxhallarët: Turp që po i çoni fëmijët tanë me vdekë në skaj të dynjasë

Posted: 29 May 2017 12:36 PM PDT

Kryetari i AAK'së Ramush Haradinaj ka kritikuar të gjithë Imamët, të cilët sipas tij kanë ndikuar në ikjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri e Irak. Thotë se respekton fetë e të gjithëve por se në radhë të parë për të vije shqiptaria.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma thotë se nuk do të lejohen lëvizje të cilat në emër të fesë shtyjnë axhenda të dyshimta për shkatërrimin e vendit.

"Nuk muj edhe s'kam me u pajtu najherë le lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë axhenda tjera që na e shkatërrojnë këtë vend", tha Haradinaj.

"Kushdo prej imamëve, kushdo prej udhëheqësve të tjerë që kujtojnë se po bëjnë diçka tuj çu fminë tonë në skej të dyjesë me dekë marre ju koftë, marre ju koftë atyne. Kushdo prej tyre që mendojnë se ne jemi qaq budallë sio popull e që dojnë me na ndërru për pak vjet, e kanë gabim", theksoi Haradinaj në takim me qytetarët e Ferizajt.

Thotë se duhet respektuar të gjitha fetë në vend, por se për të në radhë të parë është shqiptaria.

"Unë dashninë e parë e kam shqiptarin, pra muj me dashtë shumëçka tjetër por nuk di me u identifiku me diçka përpara se me u identifiku si shqiptar. Unë nuk muj me thanë jam veç myslimanë ose jam veç katolik ose jam veç ortodoks ose jam veç me sheh. Jam veç shqiptar. Kur them jam shqiptar unë vërtetë ndihna mirë me fetë e shqiptarit, me islamin tradicional shqiptar, pra kam respekt për këtë. Kam respekt për besimtarët e devotshëm, për Imamët e devotshëm e atdhetarë", theksoi ai.

The post Haradinaj akuzon hoxhallarët: Turp që po i çoni fëmijët tanë me vdekë në skaj të dynjasë appeared first on Mesazhi.com.

Kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vite për rrymën e harxhuar nga serbet e veriut

Posted: 29 May 2017 12:29 PM PDT

Që nga koha e pas luftës në Kosovë, llogaritet që çdo vite qytetarët kanë paguar mbi tetë milion euro rrymë për banorët serb të komunave në veri të Kosovës. Këto kanë dalë si rezultat i përfundimit të hetimeve nga institucioni Avokatit i Popullit.

Hetimet e nisura në fillim të muajit prill fillimisht mbi dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut, ka nxjerrë ndoshta skandalin më të madh, mbi atë se shqiptarët dhe komunitetet tjera janë duke paguar faturat e energjisë elektrike edhe për komunat serbe në veri.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari, në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ka treguar për rezultatin e përfundimit të hetimeve të nisura nga ky institucion, ku pas disa ditësh pritet që ai të dal para mediave dhe të tregoj faktet mbi skandalin i cili llogaritet që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut në Kosovë.

Jashari ka thënë se shuma që qytetarët e Kosovës paguajnë për serbet e komunave veriore, është tetë milion euro për çdo vite, ku sipas tij kjo ka ndodhur me vetëdijen e institucioneve përgjegjëse të Kosovës.

"Kemi marrë një përgjigje prej Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe më pas kemi realizuar një takim me zyrtarë e ZRRE-s ku kemi kërkuar shpjegime shtesë për situatën e krijuar. Ndërkohë kemi përcjell tri letra menjëherë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe është pranuar nga ZRRE-ja se kosovarëve u janë shtuar në faturën e tyre, 4.5 për qind e shumës, e cila është paguar për pjesën veriore të Kosovës. Është bërë një interpretim se gjoja se ky 4.5 për qind njihet si humbje komerciale sipas interpretimit që jep zyra komerciale e ZRRE-së", ka thënë ai.

Jashari tregon se shuma totale që kanë shpenzuar komunat serbe në veri është paguar tërësisht nga konsumatorët e komunave tjera.

"Si duket kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës me vite të tëra, dyshohet prej pas luftës, ku vazhdon edhe në ditët e sotme kjo ka ndodhur si duket edhe në relacion me një vendim që ka nxjerrë ZRRE në vitin 2012. Shuma totale që kosovarët kanë paguar faturat e energjisë për komunat serbe në veri në baza vjetore është mbi 8 milion euro", ka treguar Jashari.

Avokati ka thënë se tani janë në pritje të përgjigjeve të fundit prej Ministrive përkatëse nga të cilat ai ka kërkuar opinionet dhe interpretimet juridike dhe se cilat janë masat që ata kane paraparë të merren me problemin në fjalë.

"Kjo bie ndesh sa i përket ligjit për të drejtat e konsumatorit dhe ligjit të marrëdhënieve dhe detyrimeve dhe me një varg ligjesh tjera që definitiv kanë kërcënuar në formën çfarë është bërë sipas vlerësimit tonë preliminar. Mirëpo tani jemi duke pritur dy përgjigjet e fundit nga Ministritë ku më pas do të dalim më një qëndrim me një opinion për qytetarë, mirëpo edhe për autoritetet përkatëse, sepse ky është një trajtim i pabarabartë pra mund të jetë një bazë e mjaftueshme për të konsideruar që ka pas diskriminim", ka thënë Jashari.

The post Kosovarët paguajnë 8 milionë euro çdo vite për rrymën e harxhuar nga serbet e veriut appeared first on Mesazhi.com.

Lexim i bukur i Kuranit nga Belushi (Video me përkthim)

Posted: 29 May 2017 11:50 AM PDT

Lexim i bukur i Kuranit nga Belushi Video me përkthim, ta ndjekim së bashku ..

The post Lexim i bukur i Kuranit nga Belushi (Video me përkthim) appeared first on Mesazhi.com.

Ramadan Chronicles 3 – There is no compulsion in religion

Posted: 29 May 2017 09:27 AM PDT

There is no compulsion in religion, and this is pretty clear.

Still have issues? Want some historical examples?

Listen to Tariq Ramadan’s third dars about compulsion in religion, as there is no impose in this deen. /MESAZHI/

The post Ramadan Chronicles 3 – There is no compulsion in religion appeared first on Mesazhi.com.

Meda – O Zot Faleminderit (VIDEO)

Posted: 29 May 2017 08:57 AM PDT

The post Meda – O Zot Faleminderit (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Kush është i falimentuar? Ligjëron Elvis Naçi (Video)

Posted: 29 May 2017 08:50 AM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more