Skip to main content

Mesazhi.com: “Analistët: Të ridefinohet dialogu Kosovë-Serbi, përpara se të vazhdojë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Analistët: Të ridefinohet dialogu Kosovë-Serbi, përpara se të vazhdojë” plus 9 more


Analistët: Të ridefinohet dialogu Kosovë-Serbi, përpara se të vazhdojë

Posted: 30 Apr 2017 12:13 PM PDT

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe analistët politikë, konsiderojnë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërprerë me anë të një rezolute të Kuvendit të Kosovës deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga gjykata franceze, duhet të vazhdojë.
Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, "qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve".Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet të braktisen idetë dhe praktikat e deritanishme të procesit të dialogut për të diskutuar, sipas tij, vetëm mbi temat e propozuar.

"Ajo që Kosova duhet të bëjë tani e tutje, është përpjekja e saj shumë më tepër, shumë më serioze, në kuptimin e dizajnimit të një dialogu që, vërtet, do të adresonte në radhë të parë interesat e Kosovës dhe pastaj edhe interesat e tjera të rajonit", vlerëson Hoti.Profesori Hoti, konsideron se çështja e normalizimit të raporteve me Serbinë, heqja e fletarresteve ndërkombëtare dhe një listë e tërë e problemeve, me të cilat Kosova përballet drejtpërdrejt, duhet të futen në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi."Në të kundërtën mendoj se nuk ka logjikë të vazhdohet vetëm trajtimi i atyre temave që imponohen qoftë nga Beogradi apo aktorë të tjerë, që në fund të ditës kanë interesin e shtyrjes përpara të procesit integrues të Serbisë drejt BE-së", thekson Hoti.Dialogu i nisur prej më shumë se pesë vitesh, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, u pezullua javë më parë, përmes rezolutës që Kuvendi i Kosovës e miratoi me kërkesën për lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj nga ndalimi në Francë.Haradinaj u ndalua në aeroportin e Baselit në janar të këtij viti sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me akuzat për krime lufte në Kosovë. Ai u lirua më 27 prill nga Gjykata franceze në Colmar, e cila refuzoi ta ekstradonte Haradinajn në Serbi, sipas kërkesës së Beogradit zyrtar.Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, pas miratimit të rezolutës së Kuvendit pati deklaruar se dialogu me Beogradin mund të vazhdojë pasi që të lirohet dhe kthehet në Kosovë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe pasi që Kuvendi ta shfuqizojë Rezolutën për pezullimin e bisedimeve.Analisti Artan Muhaxhiri thotë se dialogu duhet të vazhdojë, por me kushtin që ai të ri formatohet apo ndryshohet dhe të krijohen garanci që Serbia nuk do ta minojë atë me akte e vendime që janë në kundërshtim me frymën e dialogut dhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë."Për një periudhë të gjatë, dialogu ka hyrë në një qorrsokak edhe nuk ka ndonjë indikacion se ai do të mund të normalizohet pa ndonjë investim të madh edhe nga BE-ja, nga Serbia dhe Kosova. Rasti i Ramush Haradinajt vetëm sa e ka përkeqësuar atmosferën mes BE-së, Serbisë dhe Kosovës, prandaj është obligues ridefinimi i dialogut në mënyrë që të vendoset në binarë normalë", thotë Muhaxhiri.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen kornizë të Prillit të vitit 2013, që u pa si e arritura më e madhe e dialogut.Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka hapur kapituj të ri të të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian.Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me lehtësim të BE-së, posaçërisht pas ndalimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe nisjes së një treni me ikonografi mesjetare nacionaliste nga Beogradi drejt veriut të Kosovës, që rriti tensionet ndërmjet dy vendeve.

The post Analistët: Të ridefinohet dialogu Kosovë-Serbi, përpara se të vazhdojë appeared first on Mesazhi.com.

Marine Le Pen: Euro është e vdekur

Posted: 30 Apr 2017 09:09 AM PDT

Kandidatja për zgjedhjet presidenciale në Francë dhe drejtuese e së djathtës ekstreme Fronti Nacional (FN), Marine Le Pen, deklaroi se "monedha euro është e vdekur" dhe se Franca doemos duhet të kthejë valutën e frangës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për gazetën "La Parisien", Le Pen tha se kontrolli i valutës është faktori kyç i cili mundëson zbatimin e procesit të nevojshëm ekonomik.

Le Pen më tej pohon se duhet të përdoret fushatë jashtëzakonisht e madhe me rastin e tregtisë ndërkombëtare, ndërsa sipas saj euro si valutë e përbashkët është "barrë e madhe" për Francën.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë në javën e kaluar morën pjesë gjithsej 11 kandidatë, ndërsa lideri i lëvizjes "En Marche" Emmanuel Macron dhe liderja e së djathtës radikale Le Pen si fitues të raundit të parë tashmë kanë nisur fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 7 maj.

The post Marine Le Pen: Euro është e vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Trump serish sulmon mediat

Posted: 30 Apr 2017 08:39 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka akuzuar të shtunën vonë mediat kryesore amerikane për kritika të padrejtë kundër tij, në kohën kur siç tha, "në 100 ditëshin në postin e presidentit ka përmbushur premtimet njëri pas tjetrit", raporton Anadolu Agency (AA).

Në një tubim me përkrahësit e tij në Pennsylvania, Trump ka akuzuar mediat me sloganin e tij tanimë të njohur se bëjnë “fake news” (lajme të rreme) dhe jashtë realitetit, ndërkohë që për 100 ditëshin e tij në postin e presidentit tha se këto ditë kanë qenë "me shumë emocion dhe shumë produktive”.

Ndërkohë në kryeqendrën amerikane, Washington, gazetari investigativ Bob Woodward u tha pjesëmarrësve të Darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë se “përpjekjet e sotme për të marrë variantin më të mirë të së vërtetës janë bërë kryesisht në frymën e mirëbesimit.”

The post Trump serish sulmon mediat appeared first on Mesazhi.com.

Punëtorët e sektorit privat pa sindikata nga frika e humbjes së punës

Posted: 30 Apr 2017 07:48 AM PDT

Në Kosovë sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, njëkohësisht edhe ku nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. E për të mbrojtur të drejtat e tyre, nevojitet krijimi i sindikatave, veprim ky që kërkon guxim nga punëtorët përballë menaxherëve të kompanive përkatëse.

Përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve dhe vetë punëtorë pranojnë se nga frika e humbjes së vendit të punës, punëtorët heshtin karshi shkeljes së të drejtave të tyre.

Albana, qytetare nga Prishtina, tregon se ka punuar në disa kompani private. Ajo tregon se në një qendër tregtare në periferi të kryeqytetit në mes punëtorëve, vazhdimisht është diskutuar çështja e krijimit të sindikatës, por në praktikë askush nuk ka guxuar të marrë një hap të tillë.

"Në një qendër tregtare në një kompani kemi punuar deri në 20 punëtorë. Gjithmonë është folur në mes punëtorëve, por nuk është bërë, për shkak se secili nga ne është frikësuar se do të humb vendin e punës", thotë Albana.

Se frika nga humbja e vendit të punës është arsye e moskrijimit të sindikatave në sektorin privat, thonë edhe përfaqësues të Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës (BSPK).

Alush Sejdiu, nënkryetar në BSPK, thotë se në këtë sindikatë ka pasur disa ankesa anonime, të cilat që për shkak të inicimit të krijimit të sindikatës brenda kompanisë, janë ndëshkuar nga pronari në forma të ndryshme, e madje ka ndodhur edhe humbja e vendit të punës.

"Janë ankuar sepse ka pasur pasoja edhe me largim nga puna, edhe më ndërrim të vendit të punës dhe me të gjitha çështjet që punëdhënësi mund të aplikojë në raste të tilla", thotë Sejdiu.

Edhe zyrtarë qeveritarë pranojnë se në sektorin privat nuk funksionojnë sindikatat.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë sindikatat në këtë sektor janë të rëndësishme, por që gjatë inspektimit të kompanive nuk kanë hasur në ndonjë sindikatë.

Ibrahimi tregon se në bazë të ligji, formimi i sindikatës është i lejueshëm, por jo i obliguar.

"Është fakt se në asnjë subjekt afarist privat nuk ka organizim sindikal. Organizimi sindikal është vullnetar, nuk është i detyrueshëm. Mirëpo edhe pse është vullnetar, punëdhënësi nuk e ka të drejtën që të ndalojë organizimin sindikal. Dhe, në qoftë se punëdhënësi bën pengesë për organizim sindikal të punëtorëve, atëherë ne e sanksionojmë", bën të ditur Ibrahimi.

Sipas përfaqësueseve të punëtorëve, në këtë sektor, ku llogaritet se punojnë mbi 220 mijë persona, sindikatat nuk janë themeluar për faktin se pronarët, organizimin sindikal e shohin si rival, e jo si partner bashkëpunimi.

Sindikata, po ashtu, ka fuqi të madhe ligjore për t'i mbrojtur anëtarët e vet me anë të grevave të ligjshme. Sindikata mund të pezullojë punën e ndërmarrjeve, derisa të drejtat e punëtorëve të mos shkelen.

Organizatat sindikale, madje, mund t'i drejtohen gjykatës për veprime ndërhyrëse ose kërcënime ndaj punëtorëve.

The post Punëtorët e sektorit privat pa sindikata nga frika e humbjes së punës appeared first on Mesazhi.com.

PSG gjobitet me 100 mijë euro për shkak të trazirave nga tifozët

Posted: 30 Apr 2017 01:08 AM PDT

Komisioni Disiplinor i Ligës Profesionale (LFP) ka gjobitur Paris Saint-Germain për shkak të dëmit të shkaktuar gjatë finales së Kupës së Ligës kundër Monakos, e cila është luajtur më 1 prill në stadiumin në Lyon, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni disiplinor nuk ka patur mëshirë ndaj PSG-së, kështu që klubi nga “Parku i princave” do të duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Përveç kësaj, PSG dy ndeshjet e ardhshme si mysafire e Angers dhe Metz, do të jetë pa mbështetjen e tifozëve të tyre, ndërsa është dënuar me kusht me mbylljen e një pjese të tribunave të “Parkut të princave” për dy ndeshje. Dënimi me kusht i referohet pjesëve të stadiumit, ku janë grupi më i zjarrtë i tifozëve të klubit të Parisit.

Gjatë ndeshjes të cilën PSG e fitoi me rezultatin 4:1, janë shkulur ulëset nga tribunat, janë dëmtuar banjot dhe janë shkruar grafite në mure.

Udhëheqësia e PSG-së ka shprehur pakënaqësinë me lartësinë e dënimit dhe njoftoi se do të paraqesin ankesë.

The post PSG gjobitet me 100 mijë euro për shkak të trazirave nga tifozët appeared first on Mesazhi.com.

Siri, vazhdojnë konfliktet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve

Posted: 30 Apr 2017 01:07 AM PDT

Njoftohet se konflikte intensive po përjetohen mes forcave të regjimit dhe opozitarëve në lagjet Kabun dhe Xhobar në lindje të kryeqytetit Damask të Sirisë raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i komitetit të koordinimit lokal të Sirisë, Jusuf el-Bustani në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në lagjet Kabun dhe Xhobar po përjetohen konflikte të ashpra mes opozitarëve dhe forcave të Bashar al Asadit.

Duke vënë në dukje se forcat e Asadit kërkojnë të përparojnë drejt këtyre lagjeve, Bustani ka theksuar se opozitarët kanë ndaluar përparimin e forcave të regjimit.

“Forcat Asadit që prej një kohe të gjatë sulmojnë nga ajri dhe toka lagjet Kabun dhe Xhobar. Edhe në sulmet e sotme forcat e qeverisë së Damaskut për shkak se kanë pësuar humbje në rajonet Kabun, Xhobar dhe Sabka kanë sulmuar me raketa prodhim industrial të quajtura ‘elefant'”, është shprehur Bustani.

Pasi ka njoftuar se opozitarët në vijën e frontit në Kabun kanë vrarë 7 ushtarë të regjimit Bustani tha se “Opozitarët në frontin e Kabunit kanë shkatërruar një tank të regjimit. Ndërsa 30 ushtarë që kanë përfituar nga konfliktet nëpër lagje iu janë bashkuar radhëve të opozitarëve.”

The post Siri, vazhdojnë konfliktet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve appeared first on Mesazhi.com.

Hoyt Yee vizitë në Maqedoni, takon presidentin dhe liderët politikë

Posted: 30 Apr 2017 01:06 AM PDT

Zёvendёs ndihmёs sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit pёr Evropё, Hoyt Brian Yee të dielën do të arrijë në vizitë dyditore në Maqedoni ku do të takohet me liderët e partive politike në vend, konfirmuan për Anadolu Agency (AA), nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Paraprakisht është paralajmëruar se Yee në Maqedoni do të realizojë takime me liderët politik me të cilët do të bisedojë për statusin e formimit të qeverisë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimeve euroatlantike të vendit.

Departamenti amerikan i Shtetit javën e kaluar shprehu shqetësim për situatën në Maqedoni dhe kërkoi formimin e qeverisë sa më shpejtë me qëllim vendi të vazhdojë me reformat në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Edhe pse fillimisht nga të dy palët u tha se nuk do të ketë takim, megjithatë është paralajmëruar se do të ketë takim Yee-Ivanov.

“Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё, Hoyt Brian Yee do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov”, konfirmuan për AA nga kabineti i tij.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit Ivanov dje paraprakisht obligimet e planifikuara nga axhenda e kreut të shtetit janë anuluar, për shkak të situatës së krijuar në vend.

Meqë presidenti Ivanov tani është në Shkup, u krijua mundësia që të realizohet takimi ndërmjet tij dhe Hoyt Yee.

The post Hoyt Yee vizitë në Maqedoni, takon presidentin dhe liderët politikë appeared first on Mesazhi.com.

Rama: Shqiptarët të gëzojnë të drejta të barabarta me maqedonasit

Posted: 30 Apr 2017 01:05 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat për shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka folur edhe për krizën në Maqedoni dhe zhvillimet e fundit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jemi në drejtën tonë që fqinjëve tanë maqedonas t’iu kujtonim se do të dëshironim shumë që shqiptarët në Maqedoni, që nuk janë një minoritet, por janë një popullsi shtetformuese, janë një nga dy entitetet që formojnë Maqedoninë, të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit”, u shpreh Rama.

Ai ka theksuar se Shqipëria dëshiron një Maqedoni stabile, të zhvilluar demokratisht dhe ekonomikisht, duke shtuar se dëshirojnë që Maqedonia të jetë shëmbëlltyrë harmonisë mes fqinjëve, dhe vendi që asnjë shqiptarë të mos ndjehet qytetarë i dorës së dytë.

Kryeministri i Shqipërisë ka konfirmuar se Aleanca e Partisë Socialiste në listën e saj për deputetë ka përfshirë edhe një kandidate të minoritetit maqedonas.

“Thirrja e përsëritur për qetësi, durim dhe sa më shumë vullnet, edhe në këto kushte vështira, për të mos u përfshirë në një konflikt politik dhe për mos të lejuar që shqiptarët të përdoren si alibi për atë konflikt është shprehje kuptimplotë e dëshirës sonë të madhe që Maqedonia të kapërcejë këtë krizë që vazhdon përshkallëzohet, ku fatkeqësisht lufta për pushtet ka përfshirë si alibi shqiptarët”, ka theksuar ndër të tjera Rama.

The post Rama: Shqiptarët të gëzojnë të drejta të barabarta me maqedonasit appeared first on Mesazhi.com.

Java e ardhshme, vendimtare për zgjedhjet

Posted: 30 Apr 2017 12:36 AM PDT

Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë për "Bota sot", se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

Opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti

Zgjedhjet e parakohshme kanë qenë temë kryesore e këtyre ditëve. Partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. E kjo kërkesë u bë më e zëshme që nga koha kur Nisma për Kosovën kërkoj mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Partitë opozitare krahas kërkesës për zgjedhje kanë treguar edhe favorizimet e tyre për qeverisje. Kjo po i nxjerrë shumë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të organizojë zgjedhjet e parakohshme, duke pas parasysh se brenda vitit do të ketë edhe zgjedhet lokale. Kështu, anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi thotë, se ky institucion është i vetëdijshëm se mund të mbahen dy palë zgjedhje dhe si i tillë, e ka përgjegjesi kushtetuese organizimin e zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme.

"Duke qenë se jemi në vit zgjedhor edhe për shkak të zgjedhjeve lokale, KQZ ka ndërmarrë disa aktivitete që ndërlidhen me planifikimin dhe organizimin për zgjedhjet lokale, megjithëkëtë është e vetëdijshme që së shpejti mund të përballemi edhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e të cilat po duken të pashmangshme po aq sa të nevojshme", thotë Rrustemi.

Opozita e gatshme për zgjedhje

Përderisa partitë që bashkëqeverisin, PDK dhe LDK nuk kanë dashur të flasin nëse Kosova duhet të shkoj në zgjedhje dhe a janë ato të gatshme për këtë hap, partitë opozitare tregohen shumë të gatshme. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të partive opozitare. Kështu, deputetja Shqipe Pantina ka thënë që opozita nuk ka numra për të rrëzuar Qeverinë, veprim të cilin do ta kishin bërë moti.

Andaj sipas saj, në këtë mënyrë shtë bllokuar Qeveria dhe Kuvendi dhe vendi duhet patjetër të shkoj në zgjedhje. "Po ne jemi duke punuar vazhdimisht në terren dhe sondazhet e fundit e tregojnë se tashmë jemi forca kryesore politike në vend", thekson deputetja Pantina. Po ashtu edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lah Brahimaj ka thënë, se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

"Por jemi të gatshëm edhe për të marrë përgjegjësinë e ndryshimit dhe besojmë se këtë do ta mbështesin edhe qytetarët e Kosovës, mbështetje kjo që është në rritje të vazhdueshme për boshtin opozitarë AAK-Nisma për të qenë nesër në krye të detyrës për të shpëtuar çdo gjë që është rrezikuar nga koalicion i sotëm dhe për të zhvilluar e forcuar Kosovën në të gjitha aspektet", thekson Brahimaj për "Bota sot".

Edhe njohësit e kësaj fushe kanë mendime kontradiktore rreth zgjedhjeve. Derisa njëri nga ta thotë, se vendi duhet shkuar në zgjedhje sa më parë, tjeteri thotë se Kosova ka çështje tjera më të rëndësishme se sa vetë zgjedhjet. Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, pa reformë zgjedhore, pa zgjidhje të problemeve të rëndësishme si demarkacionit, asociacionit, FAK. "Këto mund të prolongohem shumë dhe prapë duhet të merret kjo klasë politike edhe me këtë temë herët e vonë Gjykata Speciale edhe ashtu do të veprojë", thotë analisti Burjani. Sipas tij, nuk ka asgjë prej zgjedhjeve, qytetarët më së paku kanë interes për këto zgjedhje. "Me këto zgjedhje kërkojnë riciklim të njerëzve të njëjtë në pushtet.

Po të ketë koalicion të ndryshëm nga ky, prapë se prapë nuk do të ketë zgjidhje për këto problem", thekson ai. A është e gatshme Kosova dhe a duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, flet edhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka. Sipas tij, zgjedhjet janë të domosdoshme. "Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme ishin të nevojshme edhe më parë e tanimë janë imediate. Qeveria dhe qeverisja e vendit ka dështuar keq pothuaj në të gjitha sferat e jetës shoqërore ,socio-ekonomike, arsimore e shëndetësore", vlerëson analisti Smaka.

The post Java e ardhshme, vendimtare për zgjedhjet appeared first on Mesazhi.com.

Ministria e Drejtësisë tërheq dy nenet e Kodit Penal

Posted: 30 Apr 2017 12:31 AM PDT

Pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta në opinion, Ministria e Drejtësisë, ka vendosur që të tërheq nenet e propozuara që cenonin lirinë e shprehjes dhe shkelnin parimet fundamentale të një shteti demokratik.

"Duke marrë parasysh shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se me efekt të menjëhershëm tërheq nenet e propozuara 134/C ("fyerja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit") dhe 134/D ("fyerja ndaj organeve kushtetuese") nga propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, raporton Telegrafi.

"Ministria e Drejtësisë dëshiron të theksojë se i merr seriozisht shqetësimet e shoqërisë civile lidhur me çdo propozim që vjen nga Ministria e Drejtësisë dhe dëshiron të dëshmojë se është e gatshme të bëjë idetë dhe propozimet e shoqërisë civile pjesë të vendimeve të saj".

"Ministria e Drejtësisë synon të vazhdojë dhe të thellojë bashkëpunimin me shoqërinë civile të Kosovës në të gjitha fushat që janë në përgjegjësinë e saj dhe do të sigurojë që shoqëria civile do të përfshihet në të gjitha proceset e politik-bërjes dhe hartimit të legjislacionit, duke përfshirë Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe tërë rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë".

"Jemi të bindur se vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis institucioneve publike dhe shoqërisë civile mund të realizohen veprime që janë në dobi të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, dhe Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në këtë drejtim", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

The post Ministria e Drejtësisë tërheq dy nenet e Kodit Penal appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more