Skip to main content

“Limaj: 400 milionë euro do t’i investojmë në bujqësi” plus 9 more Ferizaj Press

“Limaj: 400 milionë euro do t’i investojmë në bujqësi” plus 9 more Ferizaj Press


Limaj: 400 milionë euro do t’i investojmë në bujqësi

Posted: 28 May 2017 09:41 AM PDT

Limaj tha se Nisma beson se përfundimisht Kosovës i duhet një qeveri reformatore.

Sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë përfundimisht nga subvencionet dhe të kalohet në mbështetje të fuqishme

Limaj theksoi se me qeverisjen e tyre, do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim në bujqësi.

"Mbrojtja e prodhimit vendor, ne jemi këtu në një rajon që është i njohur për patate dhe vite më herët kemi parë që duke mos pasur mundësi ta shesh dhe ose janë kalbur ose është dashur t'i derdhin dhe kjo nuk duhet të ndodh më. Ma nuk do të ketë raste dhe këto produkte të kalben. Me qeverinë e re, me angazhimin e Nismës nuk do të lejojmë që bujku i Kosovës të jetë në rolin e jetimit dhe të që tregu i Kosovës të pushtohet nga mallrat e rajonit", ka thënë ai, shkruan Insajderi

Po ashtu, ai tha se do të lansojnë dhe do të hapin zyrën e vetëpunësimit, ku secili që ka ndonjë ide do të përkrahet.

Nitaj: Ramushi e Kadria duhej të bëheshin bashkë këtë herë

Posted: 28 May 2017 09:41 AM PDT

"Kosova sot, më shumë se kurrë, është përballë sfidave të mëdha. Sot më shumë se asnjëherë, është përballë vendimeve të mëdha. Dhe cili do të ishte koalicioni më i natyrshëm për një situatë, çfarë e ka sot Kosova? Vetëm një koalicion i vendimeve të mëdha.  E gjendur përballë zhvillimit të pamjaftueshëm ekonomik, situatës së rënduar në shëndetësi e në arsim, krimit e korrupsionit në rritje, ambientit të tmerrshëm për investime të huaja, raporteve gjithnjë e më të brishta me shtetet perendimore, si dhe përballë sfidave të temave të mëdha, sic janë liberalizimi i vizave, demarkacioni, asociacioni dhe efektet eventuale që mund të shkaktojë Gjykata Speciale, apo marëdheniet gjithnjë e më të paqarta me Serbinë, kësaj radhe Kosova e kishtë të domosdoshme një  Qeveri e fortë, jo vetëm të numrave, por edhe të guximit dhe e të vizionit", ka thënë Nitaj, që garon për pozitën e deputetit në koalicionin me PDK'në e NISMA'n.

Nitaj ka thënë se ka kaluar koha e eksperimenteve derisa ka konstatuar se koalicioni PDK-AAK është më i miri për momentin në të cilin ndodhet Shteti.

 "Prandaj Koalicioni AAK-PDK-Nisma dhe nominimi i Ramush Haradinajt për kryeministër,  në momentumin e krijuar, ishin zgjidhja e vetne e mbetur për Kosovën. Eksperimenet e derisotme me koalicionet e pushtetit, nuk kanë rezultuar të efektshme, sepse kanë qenë edhe të brishta edhe të pafuqishme dhe si rezultat i tyre, Kosova sot është këtu ku është. Në ambientin e krijuar politik, asnjë koalicion nuk është i përkryer, por Koalicioni ndërmjet Ramushit dhe Kadrisë, s'kishte alternativë!", ka shtuar ai. 

Një tentim vrasje në Strellc, një i lënduar, dy të dyshuar

Posted: 28 May 2017 09:41 AM PDT

Sidoqoftë, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra,  ka treguar se lëndimi i personit ka ardhur pasi është goditur me veturë derisa ende nuk është klasifikuar vepra penale. Ka thënë se arma dhe as një thikë nuk është përdorur në sulm.

"Një person ka pësuar lëndime joserioze, sipas vlerësimit të mjekëve. Nuk është klasifikuar ende vepra nga ana e Prokurorit. Dy persona janë të dyshuar. Nuk është përdorur arma. As mjeti tjetër i mbrehtë. Është goditur me automjet", ka thënë Ibra, për Express, të dielën.

"Rasti është në hetim dhe ende nuk dihet motivi.  Dihen kryesi, dy janë të dyshuar, tash varet prej Prokurorit se çfarë vendimi do të marrë. Rasti është nën hetim", ka thënë ai.

Ndërkohë, burime të Express, kanë treguar se bëhet fjalë për një tentim vrasje, ku të përfshirë janë: B.Gjukaj dhe Xh.Dautaj.

Sipas burimeve të Express, B.Gjukaj me armën "kallash" ia ka zënë pritën Xh. Dautaj, duke e kërcënuar, lidhur me një pronë, pompë e benzinës, e cila ishte në tender të Agjencisë Kosovare të Privatizimeve.

Prej pasluftës, për shkak të pronave, ka pasur edhe vrasje, derisa një pjesë e pronave shtetërore vazhdojnë të mbesin të uzurpuara.

Veseli: Opozita për tri vjet gati na qorroi me gurë e gaz lotsjellës

Posted: 28 May 2017 06:57 AM PDT

Ai tha se më 11 qershor vetëm do t'i thonë po Fillimit të Ri, që për katër vite të punojnë për një Kosovë me perspektivë.

Kreu i PDK-së tha se kanë humbur tri vjet duke u marrë me çështje të kota në vend se të merren me ekonomi. Sipas tij, opozita për tri vjet gati i qorruan me gurë e gaz lotsjellës, derisa disa tjerë ishin të paguximshëm për vendimmarrje, raporton KP.

Veseli shtoi se fillimi i ri ka lindur pikërisht nga takimi me mijëra qytetarë. Sipas Veselit, 60 mijë vende të reja të punës mund të krijohen vetëm nga bizneset ekzistuese duke i mbështetur ato.

Ripërsëriti se nuk mund të ecin përpara nëse 50 për qind e qytetarëve nuk iu jep mundësi, e ato janë gratë.

Veseli ritheksoi se koalicioni nuk është kundër askujt por për qytetarët dhe Kosovën perëndimore. Ndërsa, kryetari PDK-së në Klinë, Sokol Bashota tha se 11 qershori do t'i hap shtigje të reja vendit me platformën e Fillimit të Ri.

Ai tha se PDK në Klinë ka fituar qe dhjetë vite rresht, e fituese në gjithë Kosovën do të jetë edhe më 11 qershor.

Këta janë kosovarët që e lanë Zvicrën, dhe po i bëjnë milionat në Kosovë (FOTO)

Posted: 28 May 2017 06:52 AM PDT

Brezi i dytë i shqiptarëve në Zvicër po kthehen sërish në vendlindjen e tyre ose të prindërve, në Kosovë. '20min.ch' sjell tri histori suksesi, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se gjysma e të rinjve nga mosha 14 deri në 29 vjet nga Kosova po duan të lënë vendlindjen e tyre sipas disa sondazheve. Destinacioni më i popullarizuar Zvicra. Ata ëndërrojnë për jetën e lokaleve të natës dhe punën, por ka edhe kosovarë që po emigrojnë në drejtim të kundërt.

Ata janë kthyer në shtëpinë e tyre për të ndërtuar biznesin. Ata janë shumë të suksesshëm në vendlindjen e tyre, që është njëri nga vendet më të varfra në Evropë.Njëra ndër to është Drenusha Shala, 27-vjeçare. Për 20 vjet kishte jetuar në Kantonin e Cyrihut, ku familja e saj kishte ardhur si refugjate nga Kosova kurse më 2011 ishte kthyer në Prishtinë. Shala është e shkolluar në administratë, derisa me kolegët e saj Muhamet Veliu (32) dhe Flamur Shala (31) kanë krijuar një biznes shumë të suksesshëm. Baruti GmbH i Kosovës ka 270 të punësuar dhe shitje vjetore prej dy milionë frangash.

Ajo thotë se është privilegj dhe avantazh i madh që ka kaluar rininë dhe fëmijërinë në Zvicër, dhe kjo i ka ndihmuar shumë. Drenusha ka ndërtuar gjithçka me mund të madh, derisa ka treguar për sakrificat e mëdha.

E ngjashme historia është edhe me Arta Rrustemin. 24-vjeçarja kishte jetuar në kantonin e St. Gallenit. "Askush nuk e kuptoi pse e kam lënë luksin dhe sigurinë që kam pasur. Prindërit e mi gjithmonë kanë pasur dëshirë që të kthehem në vendlindje", ka thënë ajo.

Përveç punës si një udhëheqëse në Baruti, ajo së bashku më vëllain e saj, Viktorin kanë edhe një pemishte, në bazë të standardeve evropiane.

Edhe Marjan Ramaj nga Kosova, 51-vjeçar, i cili ka jetuar në kantonin e Lucernit, ka krijuar biznesin e tij në Kosovë dhe ka 53 punëtorë. Ai ka specializuar në shtrimin e kabllove elektrike.

Vetëvendosje: Do ta hetojmë SHIK-un dhe vrasjen e Elvis Pistës, Enver Zymberajt…

Posted: 28 May 2017 06:52 AM PDT

Më pas ka thënë se do ta bëjnë edhe Vettingun – duke shikuar profilin dhe integritetin e secilit gjyqtar dhe prokuror në vend, njofton Klan Kosova."Është për keqardhje që nuk ndahet as 2 përqindëshi i totalit buxhetor, për drejtësinë", ka thënë Haxhiu."Kur të vijmë në qeverisje do të organizojmë hetimin e organizatës ilegale SHIK si dhe rrjetin e veprimtarisë së saj", ka theksuar Haxhiu para mediave."Do ta hetojmë SHIK-un dhe dosjet që kanë pasur dhe të gjitha gjetjet do t'i dorëzohen prokurorisë", ka shtuar ajo.Më tej ka pohuar se do të bëjnë edhe hetimin mbi KEK-un dhe PTK-në.Vetëvendosje në Qeveri, siç ka thënë Haxhiu do të zbardhe edhe vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari si dhe vdekjen e policit, Enver Zymberi, pastaj vdekjen e Dafina Zhubit, Ermal Kamberajt, Elvis Pistës dhe të tjera.

Hoti: Për katër vite qeverisje do ta bëjmë buxhetin 5 miliardë euro

Posted: 28 May 2017 06:52 AM PDT

"E kemi gjet një buxhet 1.2 miliardë euro. Sot e kemi dy miliardë. Kur kam propozuar buxhetin dy miliardë euro për 2017 jam kritikuar shumë se nuk mund t'ia arrini. Sot atë buxhet e kemi realitet. Ne i kemi shtuar të ardhurat, jo nëpërmes gjobave, por nëpërmes bashkëpunimit me biznese të cilëve ua kemi ulur 50 milionë euro taksa", ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se për dy vite ne kemi mbledh 400 milionë euro më shumë taksa, sepse me politikat tona kemi gjeneruar dy miliardë më shumë qarkullim tek bizneset dhe kemi hapur së paku 40 mijë vende të reja të punës.

"Tash po përgatitemi për një buxhet 3 miliardë euro dhe ju garantojë deri në fund të mandatit katërvjeçar buxheti do të mbërrijë në 5 miliardë euro dhe në këtë mënyrë do të kemi mundësi të financojmë të gjitha projektet e mundshme për rininë, fushën e arsimit, shëndetësi dhe fushat e tjera", ka thënë Hoti.

Kandidati për kryeministër ka thënë se do të ndërrojmë kursit politik që institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të politikanëve.

"Do ta kemi qeverinë më të mirë që ka Kosova. Do të merremi me temat më të ndjeshme siç janë demarkacioni, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, dialogu, rendi dhe ligji, drejtësia, zgjidhja e probleme në shëndetësi, në arsim, në standardin jetësor të popullatës etj", ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se lista e LDK-AKR-Alternativa është më e përgatitura me 30 doktorë të shkencave dhe 46 kandidatë me gradën magjistër.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka thënë se në shtatë vitet e tij të angazhimit politik dhe institucional nuk ka takuar asnjëherë një njeri më të ndershëm se kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.

Ai i ka ftuar Pejanët dhe gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë për koalicionin e zhvillimit dhe perspektivës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se me koalicionin aktual jemi përballur para tri vite e gjysmë në Pejë dhe i kemi mposhtë bindshëm, "unë besoj se fitorja e doktor Hotit ka me qenë më e bindshme se fitorja që ka qenë në Pejë".

Burim Ramadani ia publikon videon Albin Kurtit kur thoshte se shqiptarët nuk e donë Amerikën (VIDEO)

Posted: 28 May 2017 06:51 AM PDT

Ish-gazetari dhe ish-deputeti Burim Ramadani, i cili po merret me analiza për siguri, ia ka publikuar një video ku Albin Kurti mban ligjërata se si shqiptarët nuk e duan Amerikën por më shumë frikësohen se po i braktisë ajo. Kështu, Ramadani ka thënë se ide të tilla kanë për qëllim të paraqesin Amerikën si diçka të keqe.

Postimi i plotë:

"Prej përvojës tu fol qeshtu me njerëz, nuk menoj që shqiptartë i dojnë amerikantë. As Amerikën. Unë menoj që shqiptartë ma shumë e kanë njifar ankthi të mundësisë së braktisjes nga Amerika se që e dojnë Amerikën".
Këto janë saktësisht fjalët e Albin Kurtit, më 26 shkurt 2016, në qendër të Prishtinës, derisa po tentonte t'i bindte disa qytetarë protestues me idenë e vet krejtësisht të paqëndrueshme, por me qëllim të përhapjes së konfuzionit qytetar.

Dhe, pikërisht ky narracion dhe kurs veprimi m'u kujtua derisa po lexoja qëndrimet që Kongresmeni amerikan, Matt Gaetz, ka dhënë së fundmi në raport me Kosovës. Kongresmeni Gaetz ka folur për fuqinë rajonale të burimeve natyrore të Kosovës, përkatësisht fuqinë energjetike, dhe agjendën pro-perëndimore që Kosova duhet ta ketë në qeverisjen e ardhshme, edhe për shkak të përhapjes së ndikimit rus.
Të dyja këto janë të mundshme dhe të qëndrueshme vetëm si të ndërlidhura me mosluhatjen e Kosovës në raportet me SHBA-në.

Luhatja as si mesazh dhe as si përmbajtje, as si narracion dhe as si kurs veprimi, nuk duhet të ndodhë. Nuk guxon të ndodhë.

Do të ishte strategjikisht e gabueshme, përmbajtjesisht negative, historikisht e dënueshme rritja e cilësdo ideologji që bazohet dhe promovon narracionin anti-amerikan tek qytetarët e Kosovës. Ideologji të tilla përhapen në vendet që kalojnë nëpër kriza të ndryshme, por shtetet dhe shoqëritë arrijnë t'i izolojnë ato fillimisht dhe t'i dekodojnë ato deri në thelb.

Fatkeqësisht, edhe në Kosovë përballemi me tendenca për përhapje të ideologjive të tilla, të cilat kanë për synim rritjen e konfuzionit dhe mosbesimit në fazën e parë dhe luhatjen e orientimit në fazën e pastajshme.

Një narracion i tillë po promovohet për vite të tëra nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe, tashmë kandidati i saj për Kryeministër, Albin Kurti.

Promovimi i idesë se "ekzistojnë dy Amerika", se "njëra është e mirë e tjetra është e keqe", se "ne mund të zgjedhim midis dy Amerikave", se "ne nuk e duam Amerikën, por frikësohemi mos po mbesim vetëm" është promovim i ndërtimit të një situate paqëndrueshmërie, konfuzioni, mosbesimi e deri te një situatë luhatjeje të orientimit popullor e institucional, luhatje kjo e pakuptueshme dhe totalisht e gabueshme.

Të tilla formulime, domosdoshmërisht jo të izoluara, synojnë vendosjen e një konfuzioni qytetar dhe përhapjen e të menduarit se "Amerika e keqe" nuk është e drejtë me ne. Se këtu na qenka i tërë faji dhe "Amerika e keqe" është fajtori. Se ne do ta duam "Amerikën e mirë" e duke bërë këtë ne mund të ndërtojmë lloj-lloj teori konspiracionesh rreth qëllimit të vërtetë të përfshirjes së "Amerikës së keqe" në Ballkan e në Kosovë.

Për më shumë, Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, e pati shpjeguar po me këto teori konspiracioni më shumë se një dekadë më herët edhe intervenimin e NATO-s ndaj Millosheviqit si intervenim për qëllime imperialiste dhe jo humanitare.

Prandaj, edhe nuk ishte i papritur sulmi ndaj ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson, në vitin 2013.

KQZ fton qytetarët të votojnë sipas vullnetit të tyre (FOTO)

Posted: 28 May 2017 06:51 AM PDT

KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për votim më 11 qershor dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre.

Vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme kur me 78 vota për mocioni i mosbesimit i iniciuar nga opozita ishte miratuar në Kuvend, shkruan Express.

Ndërsa të premtën KQZ ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletvotim, kurse fushata elektorale zyrtarisht pritet të filloj më 31 maj dhe do të zgjasë 10 ditë.

 

 

 

Gjykata u shqipton një muaj paraburgim të dyshuarve për “kontrabandim me emigrantë”

Posted: 28 May 2017 06:49 AM PDT

"Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.K dhe Z.C. që nga fillimi i muajit shkurt 2017 e deri në momentin e arrestimit, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare kanë kontrabanduar emigrantë nga shteti i Kosovës për në shtetet e Evropës, duke kaluar në shtetin e Serbisë", thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, "dy të pandehurit në bashkëpunim dhe kombinim të plotë edhe me të dyshuarit tjerë, që për momentin janë në arrati,fillimisht kanë arritur të kontaktojnë me persona që janë të interesuar për të udhëtuar jashtë vendit në shtetet e Evropës, i kanë siguruar dhe furnizuar me dokumentacion të rrejshëm e pastaj duke shfrytëzuar automjete të ndryshme të marra me qira, dhe nëpërmes autobusëve që udhëtonin në ato relacione i kanë dërguar emigrantët deri te kufiri të cilin e kalonin në këmbë, me qëllim të arritjes së destinacionit të dëshiruar pra varësisht nga destinacioni i vendit ku dëshironin të shkonin ata ishin të detyruar të paguanin shumën prej 2.000 deri në 3.000 euro"."Me këto veprime dyshohet se të pandehurit B.K dhe Z.C kanë kryer veprën penale Kontrabandim me emigrantë nga neni 170 par. 2 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës", thuhet në komunikatë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more