Skip to main content

Lajmi.net: “Sot xhiroja e fundit e Superligës, luhen 6 ndeshje” plus 8 more

Lajmi.net: “Sot xhiroja e fundit e Superligës, luhen 6 ndeshje” plus 8 more


Sot xhiroja e fundit e Superligës, luhen 6 ndeshje

Posted: 27 May 2017 11:50 PM PDT

Ndryshe nga kampionati në Shqipëri, në Superligë tashmë nuk po luftohet pothuajse për asgjë.

E vetmja dilemë është se kush do ta përcjellë Ferizajn në barazh, por as ajo s'mund të quhet e tillë, pasi që Liria me shumë gjasë e mposht Hajvalinë në shtëpi.

Ndryshe, festë do të ketë në Mitrovicë, ku Trepça '89 feston titullin e parë kampion në histori të klubit pas duelit me Feronikelin.

Më poshtë i keni çiftet komplete të ditës.

Sot, 16:30
Liria-Hajvalia
Drita-Besa
Ferizaj-Llapi
Drenica-Prishtina
Trepça '89-Feronikeli

Pasi fitoi Ligën e Evropës, Ibra tregon skuadrën për sezonin e ri

Posted: 27 May 2017 11:38 PM PDT

Sipas informacioneve të fundit të “Daily Mail”, suedezi ka kërkuar që të vazhdojë kontratën edhe për një vit.

Ai ka refuzuar ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga të cilat ishte vërshuar pas lëndimit që e pësoi, përcjellë “Lajmi.net”.

Triumfi i Unitedit në Ligën e Evropës dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, ka bërë që Ibra të kërkojë qëndrimin në “Old Trafford”. /Lajmi.net/

Era publikon foto me të brendshme (Foto)

Posted: 27 May 2017 11:35 PM PDT

Në imazhin e publikuar në Instagram, Era shihet e veshur në të brendshme, foto kjo e rregulluar me disa filtra, shkruan lajmi.net.

"Duke shikuar në kapitullin e radhës të jetës sime" ka shtuar Era sipër fotos së postuar në rrjete sociale.

Kujtojmë se kënga e fundit e Erës është 'Redrum' të cilën e solli në bashkëpunim me Felix Snow dhe ka marrë mbi 21 milionë klikime. /Lajmi.net/

Ky është moti sot mbi vendin tonë

Posted: 27 May 2017 11:34 PM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 6m/s.

Enrique ia lë një super-nofkë Messit

Posted: 27 May 2017 11:24 PM PDT

Ai e ka quajtur argjentinasin jashtëtokësor, pas fitores në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alavesit.

“Messi është një jashtëtokësor në çdo kuptim dhe unë jam shumë me fat që kam punuar me të”, deklaroi Enrique, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është numër një, i fortë në çdo aspekt, sidomos fizikisht. Ai përkujdeset në mënyrë të përsosur për veten e tij. Ka edhe shumë më tepër për të ardhur nga Messi”, shtoi Enrique.

Ai u shpreh i lumtur që e mbylli aventurën te Barcelona me trofe. /Lajmi.net/

Zvarritja e punimeve rreth shtatores së William Walkerit

Posted: 27 May 2017 11:18 PM PDT

Thonë se komuna dhe Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale i kanë lënë punët në gjysmë dhe kanë keqmenaxhuar punimet rreth strukturës së shtatores së ish-kreut të Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker.

Armend Imeri, banor i fshatit Reçak tregon për KALLXO.com se ndriçimi nuk është realizuar, përkundër që ishte i planifikuar fillimisht. Ai kishte vërejtje edhe për shkallët që janë ndërtuar, që sipas tij janë të rrëshqitshme dhe janë punuar më të holla për dy centimetra se që është paraparë. Ai ka shprehur shqetësim edhe për mungesën e shtegut për personat me nevoja të veçanta.

Mehdi Salihu, drejtor për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mjedis në Komunën e Shtimes tha se investimet dhe mbikëqyrja e punimeve i takojnë agjencionit, ndërsa projekti për kompleksin memorial te shtatorja ka qenë i komunës.

Shfajësimi i Komunës

"Është një marrëveshje interne mes komunës dhe Agjencionit për Komplekse Memorialë që komuna të hartojë projektin ideor për aq sa ka mjete agjencioni, ndërsa realizimin e punimeve ta bëjë vetë agjencioni", tha Salihu.

Komuna kishte kontraktuar Zyrën Projektuese "Vizion Project" me pronar Shkëlqim Osmanin nga marsi i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017, për të krijuar planin e ndërtimit të kompleksit rreth shtatores së William Walker-it. E ky plan është duke u zbatuar nga Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Salihu e pranoi se punët nuk janë kryer si duhet.

"Vërehen disa te pjesa e rregullimit të mureve të vrazhda, te pjesa e pllakëzimit, janë ato probleme që janë paraqitur kryesisht nga banorët. Por edhe nga ana e komunës që kemi identifikuar", tha Salihu.

Kryeshefi i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKM), Idriz Blakaj tha për KALLXO.com se projekti për ndërtimin e kompleksit të shtatores së William Walker-it është punuar nga Komuna e Shtimes. Thotë se deri më tani është finalizuar vetëm një pjesë e punëve të parapara në projekt, pasi ata janë obliguar të ndajnë në dy pjesë projektin për shkak të mungesës së mjeteve. Ndarja ne dysh e projektit, sipas tij, është arsyeja e ankesave të qytetarëve se gjoja nuk janë kryer punët siç ishte planifikuar.

"Nuk ka kualitet të dobët, por është një pjesë që nuk është përfundu, për atë arsye doket, p.sh. muri që është i përfundum, duket që nuk është i punuar mirë, sepse ai ka me u vesh me granit. Plus është komplet ndriçimi", tha Blakaj.

Tha se shumë shpejt do të shpallet tenderi i dytë.

"Ne jemi tu e prit paramasën prej komunës edhe saktësisht ta dimë cila është kostoja, ta shpallim tenderin edhe ta kryejmë", tha kryeshefi i agjencionit Blakaj.

Mehdi Salihu, drejtori për Planifikim Urban në Shtime, tha se shumë shpejt do të përfundojë projektin për t'i hapur rrugë hapjes së tenderit nga agjencioni.

Ndërkaq, pronari i kompanisë "Ardhmëria", Dashnim Jashari tha për KALLXO.com, se ankesat për kualitet të punimeve janë vetëm çështje xhelozie. Sipas tij, punimet e përfunduara deri tani janë edhe me garancion.

Jashari dha një shpjegim edhe për ankesën e qytetarëve se shkallët janë të rrëshqitshme.

"Graniti është ashtu që ishte i parapamë ai granit", tha Jashari, pronari i kompanisë "Ardhmëria".

Punimet rreth këtij kompleksi kanë filluar në shtator të vitit 2016 dhe priten të përfundohen në shtator të vitit 2017. Për fazën e parë të këtij projekti janë shpenzuar 70 mijë euro për infrastrukturë, duke përfshirë bazamentin e shtatores me hapësirën përreth dhe rreth 98 mijë të tjera për ndërtimin e statujës.

Adnan Elshani, mbikëqyrës i punimeve në Reçak tha se ka qenë vetëm një problem me një shkallë, i cili është përmirësuar menjëherë. Kurse, përzgjedhjen e materialit dhe caktimin e çmimeve, sipas tij, e ka kryer kompania e kontraktuar nga Komuna e Shtimes.

Punët e papërfunduara

"Lloji i granitit është qasi tipik çfarë e sheh paramsa me atë projekt. Paramasa është ajo parallogaritje e cila e parasheh se çfarë lloji graniti, llojin e materialit edhe çmimin e materialit. Llojin e materialit e ka bo projektanti, kompania e cila ka qenë e kontraktuar prej komunës", sqaron mbikëqyrësi.

Elshani tha se do të investohen edhe 124 mijë euro në këtë memorial.

Ndërkohë, drejtori Mehdi Salihu shtoi se ankesat për punime, bashkë me banorët i kanë adresuar në zyrat e Agjencionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale sepse sipas tij, komuna nuk ka asnjë kompetencë.

"Shihet që ka defekte, të cilat ne jemi munduar me i përcjellë,  bile më kujtohet edhe që ka dy vizita bashkë me banorët e fshatit Reçak me kërkesën e tyre që ia kemi bo direkt agjencionit në zyrat e tyne", shtoi Salihu.

Deklaratën e Komunës së Shtimes, se nuk kanë kompetenca mbi kompleksin e ndërtuar së fundmi në Reçak, kryeshefi i agjencionit Idriz Blakaj e mohon duke thënë se edhe komuna është përgjegjëse deri në përfundim të projektit.

"Po qysh nuk ka kompetenca projektuesi, derisa projektuesi është kompetent derisa të kryhet projekti, s'mundet me thonë s'kena kompetencë. Edhe pse nuk dojmë na me gjujtë se fjalët e fshatarëve që e kanë thonë ata munden me pasë të drejtë tu e marrë parasysh që s'është përfundu projekti, e kur të përfundon projekti atëherë mund t'i japin vërejtjet", tha Blakaj për KALLXO.com.

Pra, kur jemi tek lufta për kompetenca rezulton se komuna është përgjegjëse vetëm për punimin e projektit, ndërsa agjencioni për ekzekutimin dhe menaxhimin e punimeve.

Blakaj më tej tregoi se agjencioni nuk posedon arkitekt, i cili do të duhej të mbikëqyrte punimet në mënyrë që të mos ketë probleme të tilla.

"S'kem, se kem kërku që tri vjet rresht prej që është themelu, s'kem as arkitekt as ndërtimtar, nuk lejojnë buxhet, bile për vitin 2017 patën premtu që do t'ia lejojmë buxhetin por prapë se lejun", tha Blakaj.

Kurse, trashësia e granitit është problemi më i vogël, sipas të parit të këtij agjencioni, sepse sipas tij, graniti do të ngjitet në beton.

"Për mu ka qenë e paarsyeshme edhe pse është paraparë në projekt, masi s'ka qenë dhe është kompenzu. Nuk ka rrezik mu thy nëse është kualiteti që parashihet pse ka nevojë me qenë katër centimetra. Ai ka mu ngjit për betoni, kështu që nuk ka asnjë telashe vetëm në qoftë se betoni s'është i punum mirë dëmtohet", shtoi drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Ndërkohë, drejtorit të kësaj agjencie, duket se më shumë i pengojnë ankuesit sesa puna e papërfunduar në mënyrën e duhur. Ai thotë se qytetarët nuk mund të kenë kompetencë për të folur për cilësinë e punimeve dhe të materialit të përdorur.

Kanë qenë disa gabime fillimisht që është dasht, aty ka qenë një pjesë e murit që është rrënu, e kemi detyru me rrënu se nuk e ka bo mirë, edhe është detyru me bo përsëri, por që kanë qenë këtu në zyre në agjencion s'kanë qenë kurrë", shtoi më tej drejtori i agjencionit.

Pronari i kompanisë që është duke i kryer punimet, Dashnim Jashari shtoi se gjithçka do të mbulohet përmes fazave tjera të punimeve sepse në kontratën e tyre nuk kanë qenë më shumë punë, se që janë bërë.

E në fazën e dytë janë paraparë ndriçimi dhe veshja e murit me granit ose me gurë natyral, kështu tha Idriz Blakaj, nga AMKM.

Shtatorja e Walker-it ishte përuruar vitin e kaluar, një ditë para përvjetorit të masakrës së Reçakut. /Kallxo.com

Goli më i bukur në histori të futbollit kosovar (VIDEO)

Posted: 27 May 2017 11:15 PM PDT

Dasëm në Big Brother, ja çifti që u martua mbrëmë (Foto)

Posted: 27 May 2017 11:12 PM PDT

Fotinia ishte rregulluar e veshur me fustan të bardhë dhe dhëndëri me kostum të bardhë, shkruan lajmi.net.

Martesën e çiftit e kurorëzoi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ceremoni kjo e zhvilluar brenda shtëpisë.

Dëshmitarët e çiftit ishin Lupçe dhe Katerina./Lajmi.net/

Kështu i ka mashtruar dy zviceranë një kosovar

Posted: 27 May 2017 11:07 PM PDT

Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, shkruan bernerzeitung.ch. Po ashtu gjykata e ka dënuar atë me pagesë të shpenzimeve gjyqësore prej 1900 frangash si dhe me 900 franga për tejkalim në komunkacion (në një rast tjetër).

Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, transmeton albinfo.ch. Punonjësit janë larguar nga puna ndërsa Gjykata Regjionale Bern Mittelland i ka dënuar me gjobë, me kusht.

Ata kishin mundësuar falsifikimin e të dhënave të automobilave në së paku dhjetë raste.

Por, gjykata e ka liruar kosovarin në pikën në të cilën ata dy e ngarkonin: sipas tyre, ai i ka shantazhuar ata dy. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar se do t`i publikonte filmimet ku ata duken duke u puthur në një makinë. Nga frika se do t`i dekonspironte, ata i janë nënshtruar atij, duke pranuar të bënin falsifikimin e të dhënave për makinat e tij, duke i mundësuar përfitime materiale kosovarit.

Gjykata ka konstatuar se ata kanë gënjyer, pasi që gjatë procesit gjyqësor është treguar edhe një filmim i fshehtë i bërë nga kosovari ku shihen ata dy duke u marrë vesh me kosovarin se si do të deklaronin nëse zbuloheshin, për paratë që do t`i merrnin nga ai për falsifikimin e të dhënave. Aty shihet se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi as shtrëngimi nga tregtari i veturave, përcjell albinfo.ch. Pas ballafaqimit me këtë xhirim, austriaku ka pranuar veprën, ndërsa zvicerania ka heshtur.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more