Skip to main content

Lajmi.net: “Facebook shtrëngon rregullat” plus 8 more

Lajmi.net: “Facebook shtrëngon rregullat” plus 8 more


Facebook shtrëngon rregullat

Posted: 28 May 2017 11:55 PM PDT

Nuk ka dyshim se duhet përpjekje e madhe për të kontrolluar të gjitha përmbajtjet që ngarkohen në Facebook. Por gjatë muajve të kaluar, gjiganti social ka treguar shenja të fuqisë së madhe.

Në Gusht, pasi kompania pushoi një ekip të redaktorëve të cilët e kishin injoruar pjesën Trending të faqes për nder të një algoritme, një tregim fals doli i pari.

Në shkurt, kryeshefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg publikoi një letër të hapur në faqen e tij në Facebook për drejtimin që shpreson të marrë kompania, duke prekur nevojën për më shumë vigjilencë ndaj ''lajmeve të rrejshme'' dhe gjithashtu një infrastrukturë më e fuqishme të trajtojë përmbajtjen e cila postohet nga përdoruesit në baza ditore.

''Ka me miliarda postime, komente dhe mesazhe në shërbimet tona çdo ditë, dhe për shkak se është e pamundur të rishikojmë të gjitha, ne rishikojmë përmbajtjet që raportohen'', shkroi Zuckerberg. ''Ka pasur ngjarje tragjike, si vetëvrasje, disa prej të cilave kanë qenë direkte, të cilat do mund të ishin parandaluar nëse dikush do të kishte kuptuar se çfarë po ndodhte dhe t'i raportonte ato më herët. Ka raste të keqtrajtimeve dhe ngacmimeve çdo ditë, që ekipi ynë duhet të njoftohet para se ne të mund të ndihmojmë. Këto histori tregojnë se ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bërë më shumë''.

Këtë pranverë, pas një vrasjeje në Cleveland e cila ishte direkte në këtë platformë, Zuckerberg lajmëroi se gjatë vitit, 3,000 njerëz do të punësohen për të trajtuar dhe për të përmirësuar procesin e rishikimit.

Por tani, një hetim i bërë nga the Guardian ka identifikuar se disa nga standardet prej të cilave Facebook operon kur vjen puna në rregullimin e përmbajtjes janë më hutuese se sa mund të prisni.

Sa i përket video-ve të vdekjeve të dhunshme ose vetëvrasjeve, ato janë të kategorizuara si përmbajtje shqetësuese, por arsyeja që Facebook ka që nuk i heq ato është sepse ato mund të krijojnë vetëdijesim për sëmundjet mendore, sipas zbulimeve të the Guardian.

Veçanërisht në rastet e vetëvrasjeve, dokumentet që The Guardian ka kanë shpjeguar se kompania aktuale ka urdhrin ''për t'i larguar ato për shkak se nuk ka më mundësi për t'i ndihmuar personit. Ne gjithashtu duhet të marrim në konsideratë lajmet e vlefshme, dhe ka momente të veçanta ose ngjarje publike të cilat janë pjesë e një bisede më të gjerë publike të cilat duhet të largohen''.

Kur vjen puna tek gjuha e ashpër, thirrja për veprim për të dëmtuar presidentin do të largohej për shkak se ai është drejtuesi i shtetit, por drejtimet se si të theni qafën e një gruaje lejohen në faqe sepse nuk klasifikohen si ''kërcënime të besueshme''.

Për rastet e abuzimit ndaj kafshëve, ato imazhe dhe video gjtihashtu klasifikohen si shqetësuese, por lejohen nëse përdoren për të edukuar dhe për të rritur vetëdijesimin, por nuk lejohen nëse ka ndonjë element të ''sadizmit ose kremtimit'''. Për imazhe ose fotografi të cilat përmbajnë abuzim ndaj fëmijëve, vlen e njëjta.

Sipas the Guardian, administratorët shpesh kanë sekonda që të vendosin se si t'a karakterizojnë apo të largojnë përmbajtjen.

Është e qartë se Zuckerberg dhe ekipi i tij kanë detyra të vështira para tyre, kështu që rregullat e Facebook duhet të zhvillohen vazhdimisht që të kalojnë sfidën.

Djali i Messit “çmend” internetin, shikoni çfarë ka bërë në finalen e Kupës (FOTO)

Posted: 28 May 2017 11:51 PM PDT

Djali i Leo Messit ka “kopjuar” festën me duar të brazilianit Neymar.

Pasi i hapi sytë dhe u koncentrua se si e bënte braziliani, djali i Messit e praktikoi edhe vetë një gjë të tillë, përcjellë “Lajmi.net”.

Duart e tij të vogla dhe simpatike janë bërë hit në rrjetet sociale. /Lajmi.net/

Noizy hyn në botën e biznesit, ja çfarë ka bërë (Foto/Video)

Posted: 28 May 2017 11:50 PM PDT

Meqenëse është njëri ndër reperët më të paguar, Noizy këtë pasuri e shfrytëzoi edhe për hapjen e një biznesi personal, shkruan lajmi.net.

'Rigels Shisha Lounge' është lokali i ri i cili është hapur në Durrës dhe është në pronësi të Noizyt, biznes ky afër kafenesë tjetër të tij.

Mbrëmë ishte eventi i hapjes së këtij lokali dhe përmes disa imazheve të sjella nga vetë reperi, kishim mundësi të shohim hapësirën dhe të pranishmit aty. /Lajmi.net/

Part 2 ❤️

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

AmaZing beautiful people part one #RigelsLounge #PlazhDurres

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Kjo është Qeveria e re e Maqedonisë, me nëntë ministra shqiptarë

Posted: 28 May 2017 11:45 PM PDT

Më poshtë e keni listën e tërë të ministrave të propozuar nga organet e partive.

Kryeministër: Zoran Zaev

Zv.kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike: Hazbi Lika

Zv.kryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani

Ministër i mbrojtjes: Radmila Sheqerinska

Ministër i punëve të jashtme: Nikolla Dimitrov

Ministër i punëve të brendshme: Oliver Spasovski

Ministër i shëndetësisë: Arben Taravari

Ministër i financave: Dragan Tevdovski

Ministër i ekonomisë: Kreshnik Bekteshi

Ministër i drejtësisë: Bylen Saliu

Ministër i arsimit dhe shkencës: Renata Deskoska

Ministër i punës dhe politikës sociale: Mila Carovska

Ministër i transportit dhe lidhjeve: Goran Sugarevski

Ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë: Sadulla Duraku

Ministër i pushtetit lokal: Suhejl Fazliu

Ministër i kulturës, rinisë dhe sportit: Robert Alagjozovski

Ministër i bujqësisë: Lupço Nikolovski

Ministër i shoqërisë informative dhe administratë: Damjan Mançevski

Ministër pa resor: Ramiz Merko

Ministër pa resor: Edmond Ademi

Ministër pa resor: Koço Angjushev

Ministër pa resor: Robert Popovski

Ministër pa resor: Adnan Qahil

Ministër pa resor: Samka Ibrahimovski

Ministër pa resor: Zoran Shapuriq

Ministër pa resor: Zorica Apostolovska.

Shikoni çfarë poston për Tottin, shqiptari që ka luajtur për Lazion (FOTO)

Posted: 28 May 2017 11:38 PM PDT

Madje, bëhet fjalë për shqiptarin Pajtim Kasami.

Ai ka postuar një foto me legjendën e Romës, të bërë në një plazh.

“Francesco Totti, një nga më të mëdhenjt po e lë futbollin. Çfarë legjende”, shkroi Kasami në Facebook, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka qenë pjesë e Lazios nga viti 2009 deri më 2010. /Lajmi.net/

‘Where you go, I go’ -Historia e vërtetë e dashurisë së çiftit Ida dhe Isidor në anijen e Titanikut

Posted: 28 May 2017 11:34 PM PDT

Megjithatë mes  shumë historive  të ndryshme që për një shekull vijojnë të mbahen mend e të komentohen, ka edhe një 'love story' , që mund të konsiderohet si ajo e 'Romeo dhe Xhulieta'

Behet fjalë pikërisht për për çiftin Ida dhe Isidor Strauss.

'Kem jetuar bashkë për shumë vite,  'Where you go, I go',  ishin fjalët e fundit që i tha Ida, bashkëshortit në momentin kur ajo ishte gati për të hyrë në anijen e shpëtimit, por ndryshoi mendje , për të qëndruar më bashkëshortin e saj.

Rossi Ida Strauss e lindur në Worms, Gjermani, në 1849. Në moshën 22 vjeçare  u martua me Isidor Straus, një biznesmen amerikan 26-vjeçar, i lindur në Palatin që ishte bashkëpronar i dyqanit të Macy-t.

Së bashku ata kishin shtatë fëmijë, njëri prej të cilëve vdiq pak kohë pasi erdhi në jetë.

Një çift  i thjeshtë ,me një marrëdhënie të konsoliduar. Faktikisht, kjo është e gjitha rreth tyre, dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për asnjërin prej tyre. Megjithatë, ata ishin të veçantë vetëm për veten dhe për dashurinë e jashtëzakonshme që kishin për njëri-tjetrin.

Çifti ishte i njohur për dashurinë e tyre të madhe dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.

Kur po dilte dimri i vitit 1912, dhe çifti vendosin që të kalojnë disa jave në jug të Francës e më pas edhe në Angli.

Nga Anglia për në New York çifti vendosën ta bënin me anijen e Titanik RMS, udhëtim ky që do t'i shpinte drejte vdekjes pas 40 vitesh martesë.

Pasi Titaniku goditi ajsbergun, të gjithë nxituan në për të hyrë në çikletat e shpëtimit.

Kur u vendos që fillimisht në çikletet e shpëtimit të shkonin gratë dhe fëmijët, një vend për në anijen e shpëtimit iu dha edhe Isidor, pasi ata i përkisnin 'klasës së eliës'.

Atij ju dha një vend pran gruas së tij, por ai refuzoi të bënte përjashtim.

‘Unë nuk do të shkoj përpara njerëzve të tjerë.” I përgjigjet ai më një ton të fortë kolonelit.

Së bashku me çiftin ishte edhe vajza e tyre Ellen Bird, e cila ishte e punësuar në Angli dhe po kthehej me prindërit e saj për pushime në New York.

Në momentin kur Isidor refuzon të hyjë në anijen e shpëtimit , Ida ngrihet nga vendi, heq pallton dhe i'a dhuron vajzës së saj Ellen. 'Merre, kjo të duhet ty, unë nuk kam nevojë më për të" i thotë ajo të bijës.

-Edhe pse Gracie dhe miqtë e tjerë u përpoqën ta bindnin, ajo nuk pranoi, duke thënë se ajo nuk do të ndahet nga burri i saj.

“Siç kemi jetuar, së bashku edhe do të vdesim”, ishin fjalët që Ida i tha bashkëshortit të saj.

Ida dhe Isidori janë parë për herë të fundit në kuvertë në krahët e njëri-tjetrit. Dëshmitarët okularë e përshkruan skenën si “ekspozitën më të bukur të dashurisë dhe përkushtimit”.

Të dy vdiqën kur anija u mbyt. Trupi i Isidor Straus u gjet më vonë dhe u soll në Halifax, Nova Scotia ku u identifikuan dhe u dërguan në Nju Jork. Për fat të keq, trupi Rossi Ida Strauss nuk u gjet kurrë.

Mbytja e anijes luksoze shokoi gjithë botën. Të mbijetuarit nga kjo tragjedi detare treguan në ato vite shumë nga momentet e fundit në bordin e saj, por dhe tani kur kanë kaluar më shumë se  100 vite  sërish Titaniku dhe historitë rreth tij vazhdojnë të ngjallin kureshtje.

Një histori tjetër e dhimbshme e 100 viteve të shkuara është ajo e orkestrës së anijes, që vazhdoi të interpretonte deri kur anija nisi të zhytej në ujërat e ngrira të oqeanit. Tetë anëtarët e saj vazhduan t'i binin veglave pavarësisht kaosit të krijuar në anije.

Më 14 prill u mbushën fiks105 vite nga mbytja e Titanikut, por kjo tragjedi në një farë mënyre ishte edhe një mesazh. Ajo u tregoi projektuesve të anijeve sesa e brishtë mund të jetë edhe një anije e konsideruar e pambytshme dhe në të njëjtën kohë i detyroi ata të revoluciononin teknologjitë që garantojnë sigurinë e një anijeje./O.M

Tifozët e Interit me mesazh shumë interesant për Tottin

Posted: 28 May 2017 11:28 PM PDT

Ata e bënë një gjë të tillë në ndeshjen ndaj Udineses, që e fituan mbrëmë 5:2.

“Për nder të Francesco Tottit. Një shembull i besnikërisë për ngjyrat e tij”, kanë shkruar tifozët zikaltër, përcjellë “Lajmi.net”.

“Neroazzurrët” e kanë respektuar gjithmonë Tottin, madje edhe kur ka shënuar gola kundër tyre. /Lajmi.net/

Thanë që suksesi i Ritës po bie, ja si u kundërpërgjigj ajo (Video)

Posted: 28 May 2017 11:25 PM PDT

Në kuadër të promovimit të këngës, dje Rita performoi për BBC Radio 1, performancë kjo me një publik shumë të madh në numër, shkruan lajmi.net.

Para se të dilte në skenë, ku e prisnin numër shumë i madh i fansave, Rita dha intervistë për këtë radio.

Meqenëse është përfolë për mundësinë e rënies së suksesit të saj, kjo mund të jetë kundërpërgjigja më e mirë e saj, publiku pambarim që brohorasin për të, një tregues që fama e Ritës vetëm po shtohet dhe se nuk bëhet fjalë për të kundërtën. /Lajmi.net/

Well that was fun 🎉🎉🎉shout out to the team 😊❤️ @bbcradio1

A post shared by Elena Ora (@elenaora) on

❤️❤️❤️ GIRLS @charli_xcx @raye @ritaora @bbcradio1

A post shared by Elena Ora (@elenaora) on

Banania, të shëndosh apo të dobëson?

Posted: 28 May 2017 11:24 PM PDT

Banania nuk përmban asnjë yndyrë dhe është e mbushur me shumë vitamina, minerale, proteina, fibra.

Jep efekte shumë të mira në shëndet, madje parandalon dhe përmirëson shumë sëmundje, transmeton Telegrafi.

Ky frut, i cili përmban 108 kalori, mund të bëhet shkak i marrjes së karbohidrateve të tepërta. Tek personat me një indeks të ulët glikemik, banania mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Banania është ushqimi më i mirë kur personi ka dëshirë të konsumojë diçka të ëmbël. Banania e konsumuar vetëm një herë në ditë nuk të shëndosh, përkundrazi, ju ndihmon të dobësoheni.

Bananet janë të pasura me karbohidrate, fibra, vitamina, minerale dhe plotë energji.

Personat të cilët merren me palestër dhe fitnes, padiskutim duhen ta konsumojnë bananen. Madje para palestrës, do ishte shumë mirë nëse konsumohet një e tillë sepse ju jep fuqi, qëndrueshmëri dhe fortësi te trupit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more