Skip to main content

Lajmi.net: ““Do ta bashkojmë Mitrovicën”, retorikë boshe për vota” plus 8 more

Lajmi.net: ““Do ta bashkojmë Mitrovicën”, retorikë boshe për vota” plus 8 more


“Do ta bashkojmë Mitrovicën”, retorikë boshe për vota

Posted: 29 May 2017 11:35 PM PDT

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka dhënë një premtim të madh në Mitrovicë, të hënën. Gjatë një vizite punimeve në urën e Ibrit, të hënën, Hoti ka premtuar se do ta bashkojë Mitrovicën që në fillim të mandatit të tij si kryeministër i Kosovës.

Sikurse edhe kandidati i koalicionit PDK-AAK-"Nisma", Ramusha Haradinaj, një javë më përpara edhe Hoti ka siguruar qytetarët se do t'i bashkojë dy anët e qytetit të ndarë.

"Me përkrahjen e madhe të partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-ja së shpejti kjo urë do t'i bashkojë qytetarët e dy anëve të Mitrovicës për lëvizje të lirë. Do t'i shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi dhe do të punojmë shumë edhe në qeverinë e ardhshme që veriun e vendit ta integrojmë në sistemin institucional dhe ekonomik të vendit", ka thënë Hoti, sipas të cilit veriu tanimë është integruar plotësisht. "Institucionet shtetërore funksionojnë në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë Doganën, Administratën Tatimore, organet e rendit dhe të ligjit. Do të punojmë shumë me komunitetin serb për t'i integruar plotësisht, sepse ata janë qytetarë të barabartë të vendit.

Do të shfrytëzojmë gjithë autoritetin që kemi institucional për t'i bërë ata që të ndihen mirë në shtetin e Kosovës. Kemi një fond zhvillimor që i ndihmon veriut për të investuar në infrastrukturë arsimore, shëndetësore", ka shtuar Hoti./zeri.info/

Ami dhe Ermali mbledhin estradën në një vend (Foto)

Posted: 29 May 2017 11:27 PM PDT

Për të celebruar këtë ngjarje, Ami dhe Ermali vendosën që t'i mbledhin të gjithë miqtë më të afër në një vend, shkruan lajmi.net.

Përveç bashkëpunëtorëve të ngushtë të "Ami Event", të pranishëm ishin edhe emra të njohur të estradës.

Enca Haxhia, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Ingrit dhe Inis Gjoni, Gjyste Vulaj, Enis Bytyqi, e shumë të tjerë. /Lajmi.net/

Thjerrëza të posaçme që vihen gjatë natës, për të përmirësuar shikimin

Posted: 29 May 2017 11:26 PM PDT

Këto thjerrëza që përdoren si "proteza", vihen në sy para gjumit, për të fjetur me to, transmeton Telegrafi.

Me anë të këtyre thjerrëzave, përmirësohet shikimi tek fëmijët që kanë problem të parit afër.

Përshkrimi i këtyre thjerrëzave, që është botuar në zhurnalin Oftalmologjia e Avancuar dhe Sistemi Vizual, tregon se këto thjerrëza kryejnë efekt të përkryer në shërimin e syrit.

Deri më tani, këto thjerrëza kanë qenë në dispozicion për të rritur, ndërsa po bëhen përpjekje, që të krijohen edhe për fëmijë.

Sipas përdoruesve, vetëm një natë pasi i kanë mbajtur këto thjerrëza, shikimi tyre është përmirësuar dukshëm.

Tardelli: Juventus – Real Madrid, ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Posted: 29 May 2017 11:21 PM PDT

Marco Tardelli beson se Juventus mund ta mposht Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se “Los Blancos” për dallim nga “Bianconerët” kanë probleme në mbrojtje dhe do ta vuajnë këtë dobësi në Cardiff.

“Real Madrid ka më tepër përvojë ndërkombëtare, por ka një defekt të madh, një mbrojtje balerine”, deklaroi ai për “RaiSport”, përcjell “lajmi.net”.

“Juventus ka një mbrojtje të madhe dhe mund të triumfojë”, theksoi Tardelli. /Lajmi.net/

Rriten asetet e sigurimeve me 6.1 për qind

Posted: 29 May 2017 11:16 PM PDT

"Një ndër kontribuesit kryesor në rritjen e aseteve të sektorit të sigurimeve ishte rritja e parave të gatshme të mbajtura në bankat komerciale, që ka pjesëmarrjen më të madhe në strukturën e aseteve të kompanive të sigurimit", thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti sigurimet jo-jetë, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit me 89.9 për qind të gjithsej aseteve, shënuan rritje vjetore prej 5.8 përqind. Ndërsa sigurimet 'jetë', që përbëjnë pjesën e mbetur të aseteve, shënuan rritje vjetore prej 8.3 përqind.

"Gjatë vitit 2016, vlera e primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve arritën vlerën prëj 83.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 4.4 për qind. Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë të cilat përfaqësojnë 96.9 për qind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e realizuar e primeve të shkruara nga sigurimi jo-jetë arriti në 80.9 milionë euro në vitin 2016, që tregon për një rritje vjetore prej 4.7 për qind. Ndërsa, vlera e primeve të shkruara nga sigurimi jetë arriti vlerën 2.6 milionë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej 3.7 përqind", thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Higuain: Juventus – Real Madrid, lutem që ky futbollist të mos shënojë gol në minutën 90 (FOTO)

Posted: 29 May 2017 11:10 PM PDT

Gonzalo Higuain ka lutur Sergio Ramosin të mos shënojë gol në minutën 90 të finales në Ligën e Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Ramos njihet për golat e tij në minutat e fundit, ashtu sikurse ndodhi në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2014, ku shënoi në minutën e 90+3.

"Real Madrid është skuadër që është mësuar me ndeshje të tilla. Është finalja e dytë radhazi dhe e treta në katër vitet e fundit", tha Higuain, përcjell “lajmi.net”.

"Ramos? Shpresoj se nuk do të shënojë pas minutës së 90".

Partitë politike me premtime astronomike

Posted: 29 May 2017 11:09 PM PDT

Ndërsa profesorit të ekonomisë, Avdullah Hotit, kandidatit të koalicionit LDK-AKR për kryeministër vështirë se do të mund t'i besojë ndonjë profesionist i ekonomisë, i cili ka premtuar se nëse ai vjen në krye të ekzekutivit të vendit buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro, duke u trefishuar kështu nga buxheti aktual.

Ky premtim mund të jetë i realizueshëm vetëm nëse bashkohet buxheti i Kosovës dhe i Shqipërisë, për të cilën gjë angazhohet i nominuari i lëvizjes "Vetëvendosje" për kryeministër, Albin Kurti.

Edhe ky i fundit nuk i ka shpëtuar gjatë këtyre ditëve premtimeve megalomane për votuesit, e njëri ndër ta është se pensioni minimal në Kosovë do të dyfishohet, duke synuar se në këtë mënyrë ta fitojë besimin e dhjetëra mijëra pensionistëve kosovarë.

Ndërsa premtimi më "astronomik" i këtyre ditëve ishte i liderëve të tri partive: Kadri Veselit, i cili premtoi rritje të pagave në sektorin publik për 30%, që përkthyer në shifra i bie rritje të shpenzimeve për këtë kategori buxhetore për hiç më pak se 200 milionë euro, Fatmir Limaj, që premtoi 400 milionë euro investime vetëm në sektorin e bujqësisë dhe Behgjet Pacolli, që premtoi rritje ekonomike të vendit prej 8 për qind, derisa investimet e huaja dhe eksportet vendore po shënojnë rënie të vazhdueshme.

Gazeta "Zëri" i ka analizuar premtimet e parafushatës së këtyre liderëve, të cilat sipas ekspertëve të ekonomisë janë megalomane dhe të parealizueshme, me të cilat, siç thonë ata, synohet vetëm joshja e votuesve më 11 qershor./zeri.info/

 

Apple me tri reklama të reja synon të kthejë njerëzit kah iPhone

Posted: 29 May 2017 11:07 PM PDT

Kompania ka publikuar tri reklama nga 15 sekonda.

Dy nga to fokusohen që iPhone nuk ka probleme sa i përket sigurisë dhe rrjedhshmërisë së aplikacioneve.

Reklama e tretë është lidhur me kontaktet. Kjo sepse, sipas kompanisë, nuk është vështirë për të bartur kontaktet në iPhone nga sistemet tjera.

Milan befason me përforcimin e ri, çmimi 28 milionë euro (FOTO)

Posted: 29 May 2017 11:02 PM PDT

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për kuqezinjtë. Kessie do të paguhet rreth 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Atalantës do të arkëtohen rreth 28 milionë euro, për realizimin e këtij transferimi.

Mesfushori është futbollisti i dytë që afrohet te Milan, ende pa nisur mirë merkatoja dhe do të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Montellës. Afrimi i parë i kuqezinjve ishte mbrojtësi Musacchio, i ardhur nga Villareal, ndërsa pas Kessie, duket se do të jetë radha e mbrojtësit të zvicerian Ricardo Rodriguez, transmeton “Top Channel”.

Duket se kuqezinjtë duan të rikthehen në nivelet e larta dhe  ekipi ka filluar të marrë formë shpejt, pasi Milan do ta fillojë sezonin më herët se të tjerët, për shkak edhe të pjesëmarrjes në turin paraeliminator të Europa League.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more