Skip to main content

Lajmi.net: “Aktorja turke “Bahar” uron shqiptarët për Ramazan (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Aktorja turke “Bahar” uron shqiptarët për Ramazan (Foto)” plus 8 more


Aktorja turke “Bahar” uron shqiptarët për Ramazan (Foto)

Posted: 27 May 2017 12:03 AM PDT

Në Insta Story ajo ka publikuar një foto me të cilën ka uruar për muajin e shenjtë të Ramazanit, shkruan lajmi.net.

Por, nuk urimi që na bëri të habitemi, është fakti se ajo këtë urim e ka bërë në gjuhën shqipe me fjalët:

"Mire se vjen Ramazan. URIME MUAJIN E SHENJTE RAMAZANIN". /Lajmi.net/

Donald Trump dhe historia e skandaleve presidenciale

Posted: 27 May 2017 12:01 AM PDT

Donald Trump

Në rastin e presidentit Trump, polemika kryesore ka të bëjë me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe hetimi mbi bashkëpunimin e mundshëm mes ndihmësve të fushatës së tij me Rusisë. Historia ka treguar se presidentët mund të paguajnë një çmim të lartë politik kur ata konsumohen nga skandalet.

Turneu i parë jashtë vendit i presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump, pjesë e të cilit ishin ndalesat në Arabinë Saudite, Izrael dhe Itali, është një pushim i mirëpritur për të nga debatet e ashpra politike mbi hetimet rreth ndërhyrjes ruse. Presidenti Trump e ka quajtur hetimin një gjueti shtrigash.

“Asnjë politikan në histori, dhe e them këtë me siguri të madhe, nuk është trajtuar më keq apo më padrejtësisht se sa unë”.

Vështirësitë politike të zotit Trump nga hetimi mbi ndërhyrjen ruse kanë sjellë në mendje skandalet e fundit presidenciale, duke përfshirë skandalin Watergate që çoi në rrëzimin e presidentit Richard Nixon:

“Unë jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Dorëhqja hynë në fuqi nesër në mesditë,” tha ish presidenti Richard Nixon pasi u zbulua se Shtëpia e Bardhë ishte përpjekur të pengonte hetimet e vjedhjes së dokumenteve në selinë e partisë demokrate në Uashington.

Dymbëdhjetë vjet më vonë administrata e presidentit Ronald Reagan u godit nga skandali Iran-Contra.

Ndihmësit e presidentit Reagan krijuan një skemë për t'i shitur armë Iranit për të blerë lirimin e pengjeve amerikane dhe për të ndihmuar rebelët në Nikaragua me të ardhurat nga shitja e armëve:

“Disa muaj më parë i thashë popullit amerikan se nuk kam tregtuar armë për pengje. Zemra ime dhe synimet e mia më të mira ende më tregojnë se kjo është e vërtetë. Por faktet dhe provat nuk e mbështesin këtë.”

Në vitin 1998, Bill Clinton u bë presidenti i dytë amerikan që u padit nga Kongresi për shkak se gënjeu në lidhje me marrëdhëniet e tij me praktikanten Monica Lewinsky:

“Unë nuk kam patur marrëdhënie seksuale me atë grua, zonjën Lewinsky.” Klinton mbijetoi kur Senati e shpalli të pafajshëm.

Në rastin e presidentit Trump, prova e bashkëpunimit me Rusinë do të ishte e dëmshme për të, thotë analisti ligjor Paul Schiff Berman:

“Këto janë veprime kaq serioze dhe aq thelbësore për procesin tonë demokratik sa që ato ndoshta tejkalojnë skandalin Watergate”.

Por, duke marrë parasysh se fundi i hetimit mbi ndërhyrjen e Rusisë nuk është në horizont, pasojat politike për presidentin Trump mbeten të paqarta, thotë John Fortier:

“Sigurisht që kemi patur hetime të rëndësishme ndaj presidentëve të tjerë, të cilat dukeshin se do t'i jepnin fund karrierave të tyre politike, por në fund ata i tejkaluan ato. Pra, fundi i kësaj historie nuk është i shkruar dhe ne nuk e dimë se çfarë drejtimi do të marrë kjo çështje.”

Për momentin, presidenti Trump mbetet i fokusuar në diplomacinë, madje edhe kur ai po përgatitet për atë që mund të jetë një betejë e gjatë politike pas kthimit të tij në vend. /VOA/

Këta janë ministrat e rinj të Maqedonisë

Posted: 26 May 2017 11:59 PM PDT

Zv.kryeminister për Marëveshjen e Ohrit do të jetë Hazbi Lika që ka fituar garën kundrejt Izet Mexhitit.

Zv.kryeministër për EuroIntegrime do të jetë Bujar Osmani.

Ministër i Drejtësisë Adnan Jashari.

Ministër i Ekologjisë Bashkim Ahmeti kandidat pretendent tjetër për këtë post është edhe Faton Ahmeti.

Ministër i Ekonomisë do të jetë Fatmir Besimi i cili në garë për këtë postë ishte me drejtorin me të suksesshëm të BDI-së ekonomistin Xhemail Elmazi.

Siç mëson portali jonë BDI-së do ti takojnë drejtoritë si ajo e Doganave dhe Elem-it.
Për më shumë do ju informojmë në ditët në vijim./fol.mk

UEFA: Finalja Juventus-Real Madrid do të luhet në stadium të mbyllur (FOTO)

Posted: 26 May 2017 11:51 PM PDT

Për herë të parë, 90 minutat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm evropian, do të zhvillohen në një impiant tërësisht të mbuluar.

Lajmi konfirmohet nga UEFA, që ka vendosur të mbyllë "çatinë" e stadiumit "Millennium", duke e përfshirë këtë veprim në vazhdën e masave ekstreme të sigurisë për të luftuar terrorizmin.

Por përse merret një vendim i tillë? Ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes "drone"-ve.

cats

Nga vajza e Azem Hajdarit tek dekania e Fakultetit të Historisë, ja të rinjtë e PD

Posted: 26 May 2017 11:51 PM PDT

Ndërsa ka shumë zhurmë për të larguarit e mëdhenj, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të rinjtë që i janë bashkuar PD-së në këto zgjedhje. E nuk kishte si të mungonte në këto lista vajza e 'Pishtarit të Demokracisë', Azem Hajdari.

Rudina Hajdari është në listën e Tiranës, me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Por në këto lista bie në sy prania e disa akademikëve, si Romeo Gurakuqi, Oriola Pampuri dhe dekania e Fakultetit të Historisë, Valentina Duka.

Përshtypje ka bërë edhe emri i parë i listës së Vlorës. Bëhet fjalë për Agron Shehajn, biznesmen i suksesshëm shqiptar në Itali.

Disa prej emrave të rinj të PD-së:

Rudina Hajdari

Romeo Gurakuqi

Grida Duma

Oriola Pampuri

Xhemal Gjunkshi

Flamur Hoxha,

Fatbardh Plaku

Dorjan Teliti

Besnik Fuçia

Vullnet Topalli

Izmira Ulqinaku

Lorenc Luka

Valentina Duka

Fitim Zekthi

Nada Krypa

Agron Shehaj

Nada Mecorapja

Olsi Cuko

Luljeta Sejko

Sot fillon dezinsektimi në Prishtinë

Posted: 26 May 2017 11:43 PM PDT

Sipas Komunës, kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e tyre dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

Këtë vit do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t'i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

27.05 :  Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

28.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave,  Vreshtat  dhe  Kolovica.

29.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari.

30.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria .

31.05:

​ ​Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi .

01.06: Hajvali, Mram​o​r , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh

/Lajmi.net/

Mungon ylli i MSN, Enrique befason me formacionin e finales ndaj Alavesit

Posted: 26 May 2017 11:41 PM PDT

Katalunasit luajnë sonte finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alavesit.

Problem për Luis Enriquen do të jetë mungesa e Luis Suarez, i cili do të zëvendësohet me Paco Alcacer, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndeshja zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:30. /Lajmi.net/

Sasa dhe Xhesika të ‘nxehta’ nga plazhi (Foto/Video)

Posted: 26 May 2017 11:34 PM PDT

Fotot më tërheqëse ishin ato të Xhesikës dhe Sasës të cilat pozuan edhe për disa fotografë, shkruan lajmi.net.

Xhesika ishte ajo që së pari publikoi foto nga plazhi teksa realizonte fotosesionin në bikini.

Pas saj, edhe Sasa shpërndau një imazh ku shihej duke u përgatitur për foto, e veshur me një fustan të tejdukshëm, teksa prapa saj qëndronte Xhesika.

Kujtojmë se Arta Nitaj (Xhesika) dhe Adriana Matoshi (Sasa) janë dy nga protagonistet më të dashura për publikun nga 'O sa mirë'

Edhe pse në serial urrehen mes veti, ato kanë një mendim ndryshe për njëra-tjetrën në jetën reale, këtë gjë e tregon videoja e mëposhtme. /Lajmi.net/

Arsenal-Chelsea, befasi në formacionet e finales

Posted: 26 May 2017 11:33 PM PDT

2

1

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more