Skip to main content

Lajmi.net: “22 vjeçarja nga Kosova shpallet Miss në Francë (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “22 vjeçarja nga Kosova shpallet Miss në Francë (Foto)” plus 8 more


22 vjeçarja nga Kosova shpallet Miss në Francë (Foto)

Posted: 31 May 2017 12:09 AM PDT

Pnishi, 22-vjeçare, siç shkruan mediumi francez Francebleu.fr, është me origjinë nga Kosova por është rritur në Francë.Kosovarja studion për gazetari, derisa ka thënë se përzgjedhja si femra më e bukur e Bouchez-du-Rhone ka qenë një ëndërr për të, njofton Insajderi

"E ndoqa instiktin tim dhe funksionoi. Realizova ëndrrën e shumë grave të reja", ka thënë Pnishi.

Ajo është e apasionuar pas muzikës dhe kinemasë, teksa ka pasur role në dy filma dhe një serial televiziv në Francë.

 “Duhani-një kërcënim për zhvillim”

Posted: 31 May 2017 12:07 AM PDT

Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH-së, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

"Ky fenomen në Ballkan është duke ecur në trende negative  në krahasim me trendin botërorë dhe kjo është për tu shqetësuar"- tha Tërshnjaku

Sot Ministria e Shëndetësisë dhe inspektoriati sanitar do të promovojnë çështjen e paketimit të duhanit.

"Shpresojmë dhe besojmë se kjo do të arrije në sensibilizimin e duhanpirësve , sidomos e atyre të rinjë në mos konsumimin e tij sepse është e dhimbshme ku vetëm në Ballkan vdesin rreth 28% nga duhanpirja "- tha tutje Tërshnjaku.

Sa i përket zbatueshmërsisë së ligjit Kryeinspektori Tërshnjaku theksoi  se janë pjesërisht të kënaqur me të ku gjatë vitit 2017 kanë dorëzuar rreth 30 fletëparaqitje për gjoba në gjykatë gjatë operacioneve të natës. Ai gjithashtu ju bën thirrje kryetarëve të komunave të marrin edhe ata këtë kompetencë në komunat e tyre sepse sipas tij ligji nuk mund te zbatohet nëse në të operojnë vetëm 16 inspektorë

Tërshnjaku beson shumë se kampanjat e ndryshme si dhe zbatimi i ligjit nga gjitha komunat e Kosovës do të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve për moskonsumimin e duhanit.

Mot të mirë do të kemi edhe sot

Posted: 31 May 2017 12:07 AM PDT

Sipas  Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat  maksimale, do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet t'i arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s./Lajmi.net/

A mund të bëhen vendet e Ballkanit vatra të reja të ekstremizmit islamik?

Posted: 31 May 2017 12:05 AM PDT

Në takimin e javës së kaluar në Vjenë deklaratat zyrtare nga përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë duket se konfirmuan se tendenca për xhihadistët e Ballkanit për t’u bashkuar me të ashtuquajturin “Shtetin Islamik” (IS) dhe rrjete të tjera radikale në Siri dhe Irak është shuar. Vlerësimet për numrin e xhihadëve nga Ballkani që u bashkuan me IS variojnë nga një mijë në disa mijëra militantë, por vështirë se ndonjë luftëtar nga Ballkani është larguar nga rajoni për në fushat e betejës në Lindjen e Mesme në dy vitet e fundit.

Pavarësisht nga ky sukses, një prani e vogël por e rëndësishme radikale vendore në vendet e Ballkanit, të ndihmuar nga luftëtarët e IS-it që kthehen, po u shkakton dhimbje koke edhe më të mëdha disa kryeqyteteve dhe ekspertëve perëndimorë.

Bosnien Razzia Polizeiaktion gegen Islamisten 03.09.2014 (picture alliance/AP Photo/Amel Emric)Arrestim i një islamisti në Bosnje

“Nuk ka ekstremistë që janë nisur për në Siri dhe Irak në dy vitet e fundit,” tha për DW-në Vedran Dzihic, ekspert në Institutin Austriak për Çështjet Ndërkombëtare. “Por ajo që mbetet është një dukuri lokale.” “Salafistë, xhihadistë dhe ekstremistë islamikë janë këtu – infrastruktura e tyre është e paprekur, dhe tani ata janë të përqendruar në disa vende dhe në rajon si tërësi”.

Vedran Dzihic mendon se rreth 30 deri në 40 përqind e atyre që u larguan nga Kosova ose Bosnja për në Siri apo Irak, ose u vranë ose qëndruan atje. Rreth 150 mendohet se janë kthyer në Bosnjë dhe më pak se 120 në Kosovë. “Problemi i këtyre të kthyerve ekziston dhe ata përbëjnë patjetër një kërcënim për sigurinë”, thotë ai.

Qeveria e SHBA-së është gjithashtu e vetëdijshme për problemin. Zëvendësndihmës sekretari Hoyt Yee kohët e fundit tha në një seancë në Uashington se “duhet bërë më shumë.”

“Për shkak se të konvertuar në ekstremizëm janë kthyer në shtëpi nga fusha e betejës ose radikalizohen në vend, qeveritë e Ballkanit janë të  shqetësuara se do të ketë një rritje të dhunës, intolerancës dhe ekstremizmit në rajon – dhe ndoshta këto mund të eksportohen në veri dhe në perëndim”, tha Yee më 17 maj, para Nënkomitetit për Çështjet e Jashtme për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet në Zhvillim.

Përhapja e salafizmit

Të njëjtën ditë, gjatë një sesioni parlamentar në Berlin, qeveria gjermane pranoi ekzistencën e një problemi tjetër që mund të përshpejtojë më tej radikalizimin e popullsisë myslimane në Ballkanin Perëndimor: ndikimin në rritje të Arabisë Saudite dhe të shteteve të tjera të Gjirit Persik. “Organizatat misionare nga Arabia Saudite janë gjithashtu aktive në Kosovë, ku përhapin interpretimin vehabist të Islamit duke dërguar predikues”, tha qeveria gjermane në një deklaratë me shkrim.

Salafizmi fundamentalist, së bashku me degë të ndryshme radikale të Islamit, hyri në Ballkan fillimisht përmes predikuesve dhe xhamive të sponsorizuara nga saudi-arabët gjatë luftrave në Bosnje dhe Kosovë në vitet 1990. Ndikimi i tij është përhapur në mënyrë dramatike në dekadën e fundit, ushqyer pjesërisht nga situata e tmerrshme ekonomike dhe sociale në rajon dhe mungesa e përgjithshme e mundësive, veçanërisht për të rinjtë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi) kanë një nivel papunësie mbi 50 përqind në radhët e popullsisë rinore dhe një pagë mesatare mujore prej rreth 300 euro.

Muslimanët e Ballkanit konsiderohen si ndër komunitetet më të moderuara islame në botë, që do të thotë se interpretimet radikale të Islamit mbeten të huaja për shumicën e popullsisë së rajonit.

Muslimas in Bulgarien (BGNES)

Megjithatë, vendet e Ballkanit me popullsi me shumicë muslimane, si Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, shpesh përmenden si baza të mundshme të mbarështimit për fanatikët fetare dhe ekstremizmin e dhunshëm. Dhe edhe Maqedonia fqinje, Serbia dhe Mali i Zi nuk janë të imunizuar ndaj këtij problemi.

Në librin e botuar kohët e fundit “Ndërmjet Shpëtimit dhe Terrorit: Radikalizimi dhe Fenomeni i Luftëtarëve të Huaj në Ballkanin Perëndimor”, autori Vllado Azinoviç mendon se radikalizimi në rajon ka ndodhur kryesisht në kontekstin e salafizmit militant.

Problemi do të shtohet

Eksperti i Ballkanit nga SHBA-ja Gordon N. Bardos e ka krahasuar kohët e fundit situatën aktuale në vendet e Ballkanit “me atë të viteve të Republikës së Vajmarit në Gjermani në periudhën 1920 dhe 30”. Është e ngjashme me atë se “kemi të bëjmë me një grup vendesh me institucione demokratike të dobëta, ekonomi në depresion dhe nivele të larta të pakënaqësisë ndër radhët e popullsisë”, tha Bardos.

Një rënia e tillë socio-ekonomike e gjatë dhe korrupsioni i shfrenuar, i kombinuar me rreziqet e sigurisë dhe institucionet e dobëta shtetërore, mund t’i afrojnë edhe më shumë njerëz me lëvizjet radikale. Vedran Dzihic nuk mendon se situata aktuale në Ballkan duhet të jetë shkak për shqetësim të madh, por ai paralajmëroi se shenjat duhet të merren seriozisht.

“Është e qartë se ky fenomen ekziston,” thotë Dzihic. “Ky fenomen do të vazhdojë dhe do të ndjekë zhvillimin e vendeve të Ballkanit në vitet dhe dekadat e ardhshme. Është gjithashtu e qartë se Islami në Ballkanin Perëndimor nuk do të ketë kurrë përsëri të njëjtën formë” si para viteve 1990. Dzhic parashikon se radikalizimi i mundshëm i mëtejshëm do të vazhdojë krah për krah me zhvillimet në vendet e rajonit. “Nëse problemet e sigurisë, paqëndrueshmëria dhe vështirësitë ekonomike vazhdojnë të rriten, ky fenomen do të shtohet gjithashtu”./DW

Lëndohet njeriu kryesor i Juventusit para finales në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Posted: 31 May 2017 12:03 AM PDT

Foto të pabesueshme që nuk janë edituar me fotoshop

Posted: 31 May 2017 12:02 AM PDT

Fotot që do të shihni më poshtë ju tregojnë se një foto e mirë nuk ka asgjë të bëjë me editimin dhe gjithçka ka të bëjë me vendin, pasionin për artin e fotografisë.

Shikoni dhe na tregoni cila është e preferuara juaj. /Lajmi.net/

36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - The Thousandth Of A Second36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Levels Of Sunset36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Amazing Photograph Of A Plane36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - This Is A Single Photo36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Wheat Field Next To A Lavender Field36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Lava That Formed To Look Like A Pile Of Bodies Being Sucked Into The Fiery Void Of Hell36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - This Picture Of Sutro Tower In San Francisco Makes It Look Like The Top Of The Flying Dutchman's Floating Ship36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - A Man Feeding Swans In The Snow36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Confusing Perspective36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - The Road That Stopped The Fire36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Every 10,000 Miles Of Driving Or So, I Get To See Something Like This36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - This Sunflower Doesn't Want To Face East36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Took This Shot Through The Windshield Of My Car (At A Stop Sign) But I Had To Get This Picture!36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Out Of Body Experience36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Glowing Base Of Tree Made By Arranging Leaves36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - A Rock Created Bird Shaped Window Art On My Car36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Yosemite Firefall.36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Rare Cloud Phenomenon Over Eastern Victoria, Australia36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Cool Ice Effect After Flood36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Boat Looks Like It's Floating In The Air36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Under A Wave36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Devil's Bridge, Germany36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Shining Mountain36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - 1,400 Year Old Ginkgo Tree Drops A Carpet Of Golden Leaves Within The Walls Of The Gu Guanyin Buddhist Temple In The Zhongnan Mountains In China36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Found This Chili With A Perfect 'Mild To Hot' Gradient36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - A Crack In The Earth36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Methane Bubbles, Abraham Lake36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Methane Bubbles, Abraham Lake36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - These Dogs Blend Right In36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Teeth Of The Sea36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Perfect Forest36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Hermit Crab Using A Skull For A Shell36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - The Chinese Art Of The Crowd36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - Was Playing Around With My Camera And Some Broken Glass, And I Captured This36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - 14 Wind Turbines Lined Up, Nevada36 Unbelievable Pictures That Are Not Photoshopped - This Snowflake Center Looks Like The Star Wars Imperial Crest

Asetet e sektorit pensional arritën në 1.43 miliardë euro

Posted: 30 May 2017 11:55 PM PDT

"Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional për vitin 2016 arriti në 1.43 miliard euro, që e bënë sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 26.5 për qind të aseteve. Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t'i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe", thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti vlera e arkëtimeve të reja arriti në 152.0 milionë euro. "Në vitin 2015 ishte 138.0 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 10.2 për qind. Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 151.5 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 496.5 mijë euro", thuhet në raport.

Sipas BQK-së sektori pensional dyfishoi kthimin në investime duke arritur në 65.3 milionë euro, për dallim nga kthimi prej 29.7 milionë euro në vitin paraprak.

"FKPK realizoi kthim pozitiv në investime prej 64.6 milionë euro, ndërsa FSKP 704.7 mijë euro", thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

E frikshme! Ja pse NASA nuk e vizitoi më kurrë Hënën

Posted: 30 May 2017 11:44 PM PDT

Ne i shohim anijet e tyre gjatë tërë kohës. Nëse e kishim teknologjinë e nevojshme për ta dërguar njeriun në Hënë në vitin 1969, atëherë shtrohet pyetja, pse më kurrë nuk shkuam në satelitin e vetëm natyror të Tokës? NASA dhe disa kompani private tanimë planifikojnë shkuarjen e njeriut në Mars, por shumë njerëz thonë se, në vend që të shkojmë në Mars, ne duhet të shkojmë në Hënë, të themelojmë koloni aty dhe laboratorë.

Pse nuk shkojmë më në Hënë?

Prandaj, shtrohet pyetja, çka na pengon që të shkojmë sërish në Hënë? A kemi të bëjmë vetëm me mungesë të interesit, sikur që mendojnë disa? Apo, ndoshta ekziston edhe ndonjë arsye “e fshehtë” për këtë? Ka shumë njerëz nga e mbarë bota, të cilët fuqishëm besojnë se NASA është duke fshehur shumëçka nga opinioni publik.

Me miliona njerëz janë të bindur se ekzistojnë baza sekrete të alienëve në sipërfaqe të Hënës dhe, gjykuar sipas deklaratave të zyrtarëve të lartë, bile edhe të astronautëve, kjo storie mund të jetë e vërtetë. Çka nëse në Hënë ekzistojnë baza të alienëve dhe NASA, si dhe qeveritë botërore, janë duke e fshehur këtë nga ne? A nuk mendoni edhe ju se astronautët janë njerëzit më kompetentë dhe të kualifikuar që të flasin rreth alienëve, bazave të alienëve, UFO-ve?

Çka thotë astronauti tjetër i famshëm?

Mitchell nuk është astronauti i parë që flet haptazi rreth alienëve. Edëin Eugene Aldrin, Jr., alias ‘Buzz’ Aldrin, ish astronaut dhe inxhinier amerikan, po ashtu ka bërë komente në këtë temë. Edhe Buzz Aldrin ishte njëri ndër njerëzit e parë që shkeli në sipërfaqe të Hënës, respektivisht ishte i dyti.

Ja çka thotë ai: Gjatë rrugëtimit të “Apollo 11” për në Hënë, vërejta një dritë që na përcillte gjatë udhëtimit. Drita, të cilën e pash nga dritarja, dukej se vazhdimisht lëvizte. Ka pasur shumë shpjegime rreth asaj se çka mund të ketë qenë kjo, ndoshta edhe një anije tjetër kozmike nga ndonjë vend tjetër, apo botë tjetër? Pra, objekti në fakt ishte i paidentifikuar. Kur u kthyem në Tokë, treguam krejt çka kishim parë.

Unë kisha menduar se kjo ishte transmetuar edhe gjerësisht në botë, por më pas kuptova se ajo ishte mbajtur sekret. Carl Sagan thotë se, në Kashtën e kumtrit mund të ekzistojnë alienë. Nëse jo në galaktikën tonë, atëherë diku në univers, gati me siguri të plotë, mund të thuhet se ka jashtëtokësorë, se ka jetë. E keqja është se ato planetë me jetë mund të jenë tepër larg nesh.

DJ shqiptar që e pëlqeni të gjithë së shpejti baba për herë të parë (Foto)

Posted: 30 May 2017 11:42 PM PDT

Edhe pse është treguar i rezervuar për jetën e tij private, DJ Vicky i kishte dhënë disa sinjale se së shpejti statusi i tij do të ndryshonte, por vetëm një ditë më parë e ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë: "Po ti mi kur u fryve?" shkruan Vicky në profilin e tij ndërsa bën të habiturin kur shikon barkun e rrumbullakosur të partneres së tij. Urime çiftit!

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more