Skip to main content

Koha.net: “Sherifi pranon se PDK ka kapur shtetin, “Pronto mund të mbyllet si kapitull”” plus 29 more

Koha.net: “Sherifi pranon se PDK ka kapur shtetin, “Pronto mund të mbyllet si kapitull”” plus 29 more


Sherifi pranon se PDK ka kapur shtetin, “Pronto mund të mbyllet si kapitull”

Posted: 30 May 2017 02:56 PM PDT

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se i qëndron prapa deklaratave të së kaluarës se Partia Demokratike e Kosovës, tash partnere në koalicionin parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, ka kapur shtetin në qeverisjet e shkuara. Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se PDK dhe LDK, që kanë udhëhequr vendin në 18 vjetët e fundit e kanë kapur shtetin, por “kjo do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të Ramush Haradinajt”. “Dihet që PDK e LDK kanë kapur shtetin dhe drejtësinë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura“ epis. 37 ®

Posted: 30 May 2017 08:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 109 ®

Posted: 30 May 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pro X ®

Posted: 30 May 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 30 May 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Music ®

Posted: 30 May 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura“ epis. 37 ®

Posted: 30 May 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Motra e Elvis Pistës kandidate për deputete, thotë se do të ndjekë rrugën e vëllait

Posted: 30 May 2017 02:45 PM PDT

Qershorin e vitit 2014, u vra ish-kandidati për deputet i PDK-së Elvis Pista nga Rahoveci. Tri vite më vonë, në listën e PDK-së atë e ka zëvendësuar motra e tij, Bestrisa Pista. Ndonëse nuk mban numrin e njëjtë, Beatrisa Pista thotë se do ta ndjekë rrugën e vëllait të saj. Kandidimi për deputete në Kuvendin e Kosovës, ajo thotë se i ka dhënë përgjegjësi të madhe në rrugën e saj politike, raporton KTV. Ajo thotë se është jeta politike e Elivisit që shërben si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tubat e ujit shpërthejnë në rrugët e qytetit

Posted: 30 May 2017 02:40 PM PDT

Presioni i madh i ujit mund të sjellë edhe shkatërrimin e rrugëve të qyteteve. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në një prej qyteteve më të vjetra të Evropës lindore, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, përcjell Topchannel. Ngjarja, e cila ka ndodhur këtë të hënë është filmuar nga disa kamera amatore dhe nga sa dallohet nga pamjet ka mjaftuar një fragment sekonde para se presioni i madh i ujit të shkatërronte tërësisht rrugën. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK-ja i është bashkangjitur koalicionit AAK-Nisma, sipas Sherifit

Posted: 30 May 2017 02:37 PM PDT

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, thotë se PDK-ja është partia që i është bashkangjitur koalicionit parazgjedhor AAK-Nisma, për të formuar koalicionin e madh parazgjedhor. Ai thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, por këtij bashkëpunimi i është shtuar edhe PDK-ja. Sherifi shton se nuk janë të sakta vlerësimet se koalicioni ka në qendër PDK-në. “Koalicioni nuk është rreth PDK-së, por është rreth AAK-së e Nismës. PDK-ja i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fushata zgjedhore filloi edhe zyrtarisht

Posted: 30 May 2017 03:03 PM PDT

Në mesnatën e 31 majit, ka filluar, edhe zyrtarisht, fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen më 11 qershor, raporton Koha.net. Fushata zgjat dhjetë ditë dhe ajo do të përfundojë dy ditë para votimeve, më 9 qershor. Edhe pse fushata zyrtarisht filloi në këtë mesnatë, ajo në fakt, me parafushatë, ka filluar që nga dita kur u rrëzua Qeveria Mustafa me mocionin e opozitës e me përkrahje të ish-partnerit qeverisës të LDK-së, PDK më 10 maj. Që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëmet vjetore nga të reshurat në Rahovec 5 milionë euro, kompensimi nuk bëhet si duhet

Posted: 30 May 2017 02:27 PM PDT

Pothuajse asnjë vit Rahoveci nuk shpëton nga dëmet e mëdha që u shkaktohen në shumë kultura, kryesisht në vreshtari, raporton KTV. Dëmet nga të reshurat atmosferike arrijnë vlerën deri në pesë milionë për një vit, derisa vetëm javën e kaluar, nga breshëri pësuan dëme shumë hektarë, vreshta në vlerë prej një milion euro. Mirsad Mazreku, i cili vetëm përmes kultivimit të rrushit dhe perimtarisë, mban 25 anëtarë të familjes, ka tre hektarë hardhie të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rihanna shton peshë

Posted: 30 May 2017 02:18 PM PDT

Në rrjetet sociale kanë filluar thashethemet për këngëtaren 29 vjeçare Rihanna. Që nga 28 maji ajo është fotografuar disa herë, ndërkaq në fotografi ajo shihet se ka shtuar peshë, shkruan People, transmeton Koha.net. Fillimisht dyshimet nga disa fansa të saj ishin se Rihanna mbase është shtatzënë, megjithatë një gjë e tillë është mohuar. Spekulimet janë nga më të ndryshmet, megjithatë People shkruan se njerëzit po e pëlqejnë atë edhe më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsenali transferon Onyekurun

Posted: 30 May 2017 02:07 PM PDT

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin belg KAS Eupen për të transferuar sulmuesin nigerian Henry Onyekuru. Sipas SkySports, “Topçinjtë” do të paguajnë rreth 7 milionë euro për shërbimet e futbollistit. Ai ishte top-golashënuesi i sezonit të shkuar në Belgjikë me 20 gola dhe më parë ka refuzuar edhe Celticun. Për të kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të tjera të njohura në Angli. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beogradi i hakmerret Shkupit, e thërret në bisedë Ambasadoren e Maqedonisë

Posted: 30 May 2017 01:58 PM PDT

Ambasadorja e Maqedonisë në Beograd Vera Jovanovska është ftuar me urgjencë në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë. Ajo, siç njoftojnë medie nga Beogradi, është ftuar në MPJ të Serbisë për të dhënë sqarime për “rrethanat që kanë sjellë përgjimin e telefonit të zyrtarit të Ambasadës serbe në Shkup Goran Zhivaleviq, kryetarit të partisë së serbëve në Maqedoni Ivan Stoilkoviq dhe gazetarit të "Politika" Miroslav......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kthimi nga Everesti në shtëpi

Posted: 30 May 2017 01:49 PM PDT

Ecën gjatë për të mbërritur majën më të lartë në botë, Mount Everest. Me një buxhet simbolik e pa luks dy alpinistët kosovarë, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, më 22 maj, u ngjitën në 8848 metra lartësi mbidetare, në Ekspeditën që zgjati 66 ditë. Alpinistët që çuan Kosovën në kulmin e botës po kthehen në shtëpi. Direkt nga aeroporti “Adem Jashari”, në TV ARTA dhe portalin KOHA.NET vjen specialja për alpinistët e Klubit Alpin Prishtina. Të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Posted: 30 May 2017 01:45 PM PDT

Gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradën Prishtinë-Prizren. Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha ka konfirmuar lajmin për Koha.net me ç’rast ka thënë se një person ka mbetur i vdekur. Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit BMW, me ç’rast shoferi i këtij të fundit ka ndërruar jetë. “Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

James Rodriguez refuzon Interin, dëshiron Unitedin

Posted: 30 May 2017 01:32 PM PDT

Gazeta spanjolle “AS” raporton se Real Madridi ka refuzuar ofertën prej 42 milionë eurosh nga Interi për James Rodriguezin, pasi futbollisti ka shprehur dëshirë për kalim te Manchester Unitedi. Sipas raportimeve të ditëve të fundit, klubi italian është refuzuar sepse Reali po ashtu mendon se mund të fitojë më shumë nga shërbimet e futbollistit të cilin e transferoi për 75 milionë euro nga Monaco gjatë verës së vitit 2014. Edhe vet Rodriguez nuk preferon kalimin te Interi pasi pëlqen Manchester Unitedin si dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbët e Kosovës fajësojnë Beogradin për incidentet mes tyre

Posted: 30 May 2017 01:31 PM PDT

Të hënën, rreth orës 22, në Leposaviq, persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit të Qendrës për punë sociale, në të cilin objekt gjendet Zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, si dhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës, e cila është nja nga 5 subjektet politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 11 qershor. Lajmin për sulmin në Leposaviq e ka konfirmuar për Radion......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj shtron iftar për BIK-un

Posted: 30 May 2017 01:20 PM PDT

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë mbrëmjes së sotme ka shtruar iftar në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj ka thënë se këtë e ka bërë për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame, myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut. Ai gjithashtu ka thënë se së bashku do të punojnë për avancim të vlerave të përbashkëta kulturore dhe fetare. Shkrimi i Haradinajt në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sa është ndotja në lumin Sitnica nga termocentralet e KEK-ut

Posted: 30 May 2017 01:18 PM PDT

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për nivelin e ndotjes në lumin Sitnica. Sipas këtij institucioni, ujërat që shkarkohen nga Termocentralet e KEK-ut po e ndotin tej mase lumin Sitnica, raporton TV ARTA. Mirëpo, konstatimet e Avokatit të Popullit i ka mohuar KEK-u, duke thënë se ujërat që shkarkohen nuk tejkalojnë parametrin e lejuar. Ndotja që po i bëhet ambientit në Komunën e Obiliqit nga Termocentralet e KEK-ut është në rritje. Kështu të paktën ka konstatuar Avokati i Popullit. Ky institucion, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kelmendi-Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos na i ofendo imamët

Posted: 30 May 2017 12:54 PM PDT

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, gjatë një takimi me qytetarët e Ferizajt gjatë ditës së djeshme ka kritikuar imamët, që sipas tij kanë ndikuar shumë në ikjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri. “Nuk muj edhe s’kam me u pajtu najherë le lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë axhenda tjera që na e shkatërrojnë këtë vend. Kushdo prej imamëve, kushdo prej udhëheqësve të tjerë që kujtojnë se po bëjnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cilat kritere do ta bënin një pushtet si transformues, sipas Surroit

Posted: 30 May 2017 12:45 PM PDT

Premtimet për çkapje të shtetit nga partitë politike, shkrimtari e publicisti Veton Surroi i sheh në një këndvështrim krejtësisht pozitiv. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se në të ardhmen do të ishte mirë të tregojnë edhe se si do ta bëjnë atë. “Në mënyrë paradoksale është situatë e mirë që çdo kush do me ç’kap shtetin e kjo e identifikon kapjen e shtetit si problem real”, ka thënë ai. Ai thotë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse sipas Surroit u krijuan blloqet politike?

Posted: 30 May 2017 12:33 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Kodra e Trimave ka mbajt gjallë frymën e Rugovës

Posted: 30 May 2017 12:29 PM PDT

I nominuar për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kodra e Trimave ka mbajt gjallë frymën e pavarësisë dhe atë të Rugovës. Shkrimi i plotë në Facebook i Haradinajt: Do t’i japim zhvillim Kodrës së Trimave! Nuk kanë thanë kot se në Prishtinë ngjarjet e mëdha janë të mëdha vetëm atëherë kur Kodra e Trimave është në ballë të atyre ngjarjeve. Ju, trima të Kodrës, me rezistencën tuaj keni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lunaçek: PE i dha dritën jeshile Kosovës për pjesëmarrje në programet e BE-së

Posted: 30 May 2017 12:27 PM PDT

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila njëherësh është nënkryetare e Parlamentit Evropian, ka njoftuar se ky organ i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së. “Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen në programet e BE-së- një hap i madh për qytetarët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush dështoi në dialogun me Serbinë?

Posted: 30 May 2017 12:23 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Surroi flet për librin e vet më të ri “Gorillat që s’i pamë”

Posted: 30 May 2017 12:20 PM PDT

Shteti po prishet prej kapësve që e kanë në dorë nga çlirimi e tutje. E në ndërkohë po negociohet me Serbinë për targat përderisa Serbia ende e konsideron Kosovën si regjion të vetin dhe konflikt të papërfunduar. Këto dhe fenomene tjera të cilat përkojnë me gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria si pasojë e rrethanave politike janë të shkruara në librin “Gorillat që s’i pamë” nga shkrimtari e publicisti Veton Surroi Surroi në Rubikon të KTV-së theksoi se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Conte dëshiron Areolan te Chelsea

Posted: 30 May 2017 12:19 PM PDT

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, raportohet se dëshiron transferimin e portierit të PSG-së, Alphonse Areola si zëvendësues të Thibaut Courtoisit. Sipas “The Sun”, trajneri italian pëlqen Areolan dhe e sheh si zëvendësues të përsosur të Asmir Begoviqit së sot kaloi te Bournemouthi. 24-vjeçari ka pasur 15 ndeshje për PSG-në sezonin e shkuar. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Bashkëpunim me Prishtinën, por nuk do ta njohim Kosovën

Posted: 30 May 2017 12:18 PM PDT

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq porositi të martën se gjatë kohës së mandatit të tij në postin e shefit të shtetit, Beogradi do të shtojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, nën ombrellën e BE-së, por Serbia nuk do të pranojë njëanshëm pavarësinë e Kosovës. Vuçiq në "Global Markets Forum" të Reuters, një ditë para marrjes së detyrës, transmeton kp, tha se shtetet e rajonit duhet të punojnë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more