Skip to main content

Koha.net: “Parafushata e partive politike me premtime për qeverisje të përgjegjshme e rritje pensionesh” plus 29 more

Koha.net: “Parafushata e partive politike me premtime për qeverisje të përgjegjshme e rritje pensionesh” plus 29 more


Parafushata e partive politike me premtime për qeverisje të përgjegjshme e rritje pensionesh

Posted: 27 May 2017 02:51 PM PDT

Parafushata zgjedhore e partive e koalicioneve ka vazhduar edhe në ditën e katërt, para fillimit zyrtar të fushatës. Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në mëngjes ka takuar pensionistët e Prishtinës, duke u premtuar pensione minimale prej 150 eurosh, raporton KTV. Pasdite, është takuar me gra, nga ku, Kurti ka thumbuar kundërshtarët e tij, duke thënë se ata që fjalorin e kanë plot shprehje seksiste e që janë kundër barazisë shoqërore nuk mund të sjellin barazi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zoran Zaev zgjidhet kryetar i LSDM

Posted: 27 May 2017 02:50 PM PDT

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e mbajti të shtunën Kongresin e 22-të ku zgjodhi kryetarin dhe organet e tjera drejtuese të partisë. Zoran Zaev si kandidat i vetëm për kryetar u rizgjodh në krye të partisë. Nga 700 delegatë votuan 643, prej të cilëve 597 ia dhanë votën Zaev për ta drejtuar partinë në katër vitet e ardhshme. Radmilla Sheqerinska u rizgjodh në postin e zëvendës-kryetarit, shkruan VOA. Zoran Zaev, i cili është dhe i mandatuar për kryeministër, tha se do t’u jepet fund ndasive......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hapja e urës mbi “Ibër”, peng i urdhrit të Rakiqit

Posted: 27 May 2017 02:49 PM PDT

Një muaj më parë, u ndërprenë punimet afër urës mbi lumin ‘Ibër’ në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo ishte bërë me urdhër të kryetarit të komunës veriore, Goran Rakiq, për shkak të, siç kishte thënë ai, incidenteve që kishin ndodhur, raporton KTV. Por kjo nuk po del të jetë arsye e vërtetë. Sipas ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, komuna veriore që do të duhej të implementonte këtë projekt, ka pasur probleme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA s’i bashkohet G-7 për ndryshimet klimatike

Posted: 27 May 2017 02:48 PM PDT

Në një lëvizje të pashembullt, Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë me homologët e tyre për një çështje të rëndësishme në komunikatën përfundimtare të samitit të Grupit të Shtatëshes. Në komunikatën përfundimtare, të gjitha vendet e G-7, përveç Shteteve të Bashkuara premtuan veprim për të zbutur ndryshimet klimatike. “Shtetet e Bashkuara janë në proces të rishikimit të politikave mbi ndryshimet klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mercedes-AMG feston 50 vjetorin me model të veçantë

Posted: 27 May 2017 02:41 PM PDT

Mercedes-AMG këtë vit feston 50 vjetorin dhe njëri nga modelet me të cilin kjo kompani do të shënojë vitin jubilar është modeli i veçantë i quajtur Mercedes-AMG GT3 Edition 50. Si vendi i promovimit të këtij modeli është pista e famshme për gara “24 Hours Nurburgring”, ndërsa si bazë për ndërtimin e këtij modeli ka shërbyer modeli për gara Mercedes-AMG GT3. Gjermanët për këtë model të veçantë, përveç tjerash, kanë zgjedhur eksterier me ngjyrë gri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kupa e Francës i takon PSG-së

Posted: 27 May 2017 02:41 PM PDT

Parias Saint-Germain ka triumfuar në Kupën e Francës. Në finale PSG-ja e mposhti Angersin me rezultat minimal 0-1, raporton Koha.net. Ishte një autogol nga Cissokho në minutën e 90+1 që i siguroi Kupën e Francës, PSG-së. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona fiton Kupën e Mbretit

Posted: 27 May 2017 02:25 PM PDT

Barcelona ka fituar Kupën e Mbretit, pasi në finale e mposhti Alavesin. Katalunasit fituan me rezultat 3 me 1, raporton Koha.net. Leo Messi kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 30, pas një asistimi nga Neymar. Por, pas tre minutave Alavesi barazoi shifrat me një supergol të shënuar nga Hernandez nga gjuajtja e lirë. Në përfundim të pjesës së parë Barcelona shënoi edhe dy herë përmes Neymarit dhe Pacos. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Samsung prezanton telefonin e ri

Posted: 27 May 2017 02:25 PM PDT

Është prezantuar telefoni më i ri i gjigantit të teknologjisë, Samsung. I quajtur Galaxy Feel, telefoni vjen ekran 4.7-inç HD, procesor 1.6 GHz SoC me tetë bërthama, 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme. Samsung Galaxy Feel, po ashtu, vjen me kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, transmeton Koha.net. Me dimensione prej 138 x 67 x 8.3 mm dhe peshë prej 149 gramë, telefoni i ri punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat si dhe vjen me baterinë prej 3 mijë mAh. Gjithashtu,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Elhadia Dani së shpejti publikon këngën e re

Posted: 27 May 2017 02:10 PM PDT

Elhaida Dani ka paralajmëruar këngën e saj të re, të cilën e sjell në bashkëpunim me Durim Morinën. Përmes faqes zyrtare në Facebook ajo ka konfirmuar se kënga e re titullohet “Ruby”, ndërsa do të jetë edhe me videoklip, transmeton Koha.net. Më tutje ajo ka shtuar se kënga do të xhirohet në New York nga Max Ferigo. “Jam shumë e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili lindi dhe po zhvillohet në SHBA, falë Durim Morinës. Producenti muzikor do të jetë Arthur Pingrey. Video......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hernandez “bombardon” portën e Barcelonës

Posted: 27 May 2017 01:59 PM PDT

Mbrojtësi francez Theo Hernandez ka shënuar supergol në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, transmeton Koha.net. Ai plasoi një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 33, për t’i mos i dhënë asnjë gjasë Cillessenit për ta pritur atë goditje. Barcelona është duke udhëhequr me rezultat 3 me 1, me golat e shënuar nga Messi, Neymar dhe Paco. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Estonia dëbon diplomatë rusë nën akuzat për spiunazh

Posted: 27 May 2017 01:50 PM PDT

Të akuzuarit janë konsulli i përgjithshëm rus në qytetin lindor Narva, Dmitri Kasenov, dhe konsulli Andrej Surgajev. Në Narva rreth 90 për qind e 60,000 banorëve janë me origjinë ruse. Estonia dhe Rusia e akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën për spiunazh. Vitet e fundit në secilin vend janë dënuar për spiunazh disa të pandehur. Kështu në fillim të muajit maj një gjykatë në Talin dënoi një rus që jeton në Estoni me pesë vjet burg për spiunazh për Shërbimin Sekret të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhaka e Sanchez udhëheqin festën e Arsenalit në zhveshtore

Posted: 27 May 2017 01:49 PM PDT

Granit Xhaka dhe Alexis Sanchez, së bashku me yjet e tjerë të Arsenalit, janë në festë pas triumfit në FA Cup. Këtij suksesi siç duket më së shumti i janë gëzuar Xhaka e Sanchez, të cilët kanë udhëhequr festën në dhomën e zhveshjes, transmeton Koha.net. Mirror ka publikuar një video në të cilën shihet atmosfera në dhomën e zhveshjes pas fitores së Arsenalit ndaj Chelseat në finale të FA Cup. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhaka i emocionuar për trofeun e parë me Arsenalin

Posted: 27 May 2017 01:30 PM PDT

Granit Xhaka ka fituar trofeun e parë me Arsenalin, pasi në finale e mposhi Chelsean me rezultat 2 me 1 për ta ngritur FA Cupin. Ai iu ka dedikuar fansave këtë trofe, duke premtuar performancë edhe më të mirë në sezonin e ardhshëm, transmeton Koha.net. “Emocione jashtëzakonisht të mëdha me ngrit Kupën e famshme të Anglisë, dhe këtë e bëmë për herë të 13-të. Përfundim spektakolar i sezonit. Gjithë këtë ia dedikoj fansave që kanë besuar te ne. Jeni më të mirët dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpëtohen mbi 10 mijë migrantë të brigjet e Libisë

Posted: 27 May 2017 01:21 PM PDT

Më shumë se 10.000 migrantë janë shpëtuar në brigjet të Libisë, në katër ditët e fundit. Por gjatë këtyre aksioneve nuk është arritur të shpëtohen të gjithë migrantët, pasi 54 persona kanë humbur jetën, kanë bërë të ditur zyrtarë të Libisë dhe Italisë, dy vende që janë të përfshira në misionet e shpëtimit në Detin Mesdhe, shkruan kp. Përveç këtyre, sot ushtria tuniziane ka shpëtuar 126 migrantë nga Afrika, të cilët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë

Posted: 27 May 2017 01:01 PM PDT

Dortmundi ka arritur të triumfojë në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke e mposhtur Frankfurtin. Verdhezinjtë shënuan fitore prej 1 me 2, transmeton Koha.net. Dortmundin në epërsi e kaloi Dembele në minutën e tetë, derisa Frankfurti arriti të barazojë shifrat përmes Rebiqit, i cili shënoi në minutën e 29. Ishte Aubameyang ai që i siguroi Dortmundit fitoren në këtë finale, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 67. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia arreston Jokerin pa ndihmën e Batmanit

Posted: 27 May 2017 12:55 PM PDT

Jokeri është arrestuar, dhe policia madje as nuk e thirri për ndihmë Batmanin. Mirror shkruan se policia në Florida ka arrestuar 29 vjeçarin Lawrence Sullivan, i cili ka tatuazh në fytyrë pikërisht si djali i keq në librat komik, transmeton Koha.net. Besohet se Sullivan kishte një armë zjarri, për çka edhe ishte arrestuar, dhe akuzuar. Një foto tregon fjalën “Joker” dhe një simbol me thikë të Batmanit në ballin e Sullivanit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmohen specifikat e Honor 9

Posted: 27 May 2017 12:53 PM PDT

Smartfoni i ardhshëm i avancuar i nën-brendit të kompanisë Huawei, Honor, tani është certifikuar nga TENAA – agjencioni rregullativ kinez. TENAA, pas certifikimit ka publikuar fotografinë e smartfonit dhe specifikat e tij, kështu duke konfirmuar spekulimet e mëhershme, transmeton Koha.net. Lexoni edhe:  Zbulohet data e lansimit të Honor 9 Sipas këtij agjencioni rregullativ kinez, Honor 9 do të vijë me ekran 5.15-inç Full HD, procesorin e Huaweit Kirin 960, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme. Gjithashtu, Honor......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Wengeri konfirmon ditën kur do të vendos për të ardhmen

Posted: 27 May 2017 12:30 PM PDT

Arsene Wenger pas triumfit në FA Cup ndaj Chelseat ka thënë se të mërkurën apo të enjten gjithçka do të sqarohet sa i përket të ardhmes së tij. Arsenali fitoi sot ndaj Chelseat në finale të FA Cup me rezultat 2 me 1, me golat e shënuar nga Sanchez e Ramsey, derisa Costa shënoi golin e vetëm për kampionin anglez, transmeton Koha.net. “Të martën kemi një takim me bordin, dhe të mërkurën ose të enjten do të sqarohet gjithçka”, ka thënë ai për të ardhmen e tij. Ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmohet BMW M8 i ri

Posted: 27 May 2017 12:26 PM PDT

Së fundmi, prodhuesi gjigant gjerman BMW në Concorso d’Eleganza Villa d’Este, Itali, ka prezantuar konceptin e ri Series 8 ndërsa tani kjo kompani ka konfirmuar se së shpejti do të sjellë edhe versionin M të këtij koncepti. Kjo është padyshim e konfirmuar edhe zyrtarisht se në gamën e Series 8 të re do të gjendet edhe versioni M8, transmeton Koha.net. Lista e gamës së kësaj serie është shpalosur edhe më herët dhe në të hynë versioni BMW 825, 830, 835, 845, 850, M850, si dhe versioni legjendar M8. Gjenerata......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: E kemi obligim t’i dalim në krah bujkut të Kosovës

Posted: 27 May 2017 12:26 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, u ka premtuar përkrahje bujqve të Kosovës nëse pas 11 qershorit në qeverisje vjen koalicioni që përfaqëson ai. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se bujqit e Rahovecit, por as bujqit e Kosovës, nuk do të jenë vet. “Do të rrimë afër njëri-tjetrit dhe kemi me punuar bashkë për të gjithat. Për politikat, legjislacionin dhe veprimet konkrete që duhet të merren në mënyrë që ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si duhet të përzgjidhet kënga shqipe për “Eurovizion”

Posted: 27 May 2017 12:08 PM PDT

Gazetari Avni Qahili, i cili ishte mysafir në emisionin “Talk” të KTV-së, tash e disa vjet përcjell për së afërmi Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovizion”, meqë është pjesë e delegacionit nga Maqedonia. Duke folur për pjesëmarrjen e Shqipërisë, Qahili ka thënë se po bëhen shumë gabime të mëdha duke nisur nga mënyra se si përzgjidhet kënga dhe për këtë lë fajtorë vet stafin e festivalit të RTSH-së, nga ku përzgjidhet kënga. Por,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Festa dhe reagimet pas rikthimit në Superligë të Flamurtarit

Posted: 27 May 2017 12:05 PM PDT

Pas gjashtë viteve të kaluara në Ligën e Parë dhe dy dështimeve në barazh, Flamurtari është rikthyet në elitën e futbollit të Kosovës, në mënyrën më të mirë të mundshme, si kampion. Fitorja e shënuar të shtunën në Obiliq ndaj KEK-ut, 2:1, kishte vlerën e titullit, i cili iu dorëzua kapitenit, Fidan Hasanit, nga nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, raporton KTV. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Agron Rama”, ishin vendasit që kaluan të parët në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë i ndodh trupit në të 30-tat

Posted: 27 May 2017 12:02 PM PDT

Mosha është thjesht një numër, por megjithatë fakti që mosha e trupit ndryshon është thjesht shkencë. Për kuriozitet, ja disa ndryshime që ndodhin kur arrini 30 vjeç. Ngadalësohet metabolizmi Sigurisht që e keni menduar se kur kemi qënë adoleshent, mund të hanim edhe tre pjata makarona e të mos fitonim as një kilë më tepër?, transmeton tch. Epo, sipas The America Council on Exercise, norma metabolike bazë bie afërsisht 1 ose 2 për qind në dekadë. Teksa trupi prodhon më pak hormon të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahtiri: SHIK-un e larguam nga Mitrovica, tash do ta largojmë edhe nga Prishtina

Posted: 27 May 2017 11:58 AM PDT

Aleanca Kosova e Re ka organizuar takim me qytetarët e Mitrovicës, ku të pranishëm ishin presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri dhe kandidatë të tjerë për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit. Në takimin me qytetarë të mbajtur në Qendrën e Kulturës, Bahtiri tha se Kosova tash më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim pozitiv në qeverisjen qendrore, pasi që është momenti i fundit që qytetarëve të Kosovës t’iu kthehet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha mund të mbetet tek Atalanta

Posted: 27 May 2017 11:49 AM PDT

Etrit Berisha mund të mbetet tek Atalanta edhe në vitet e ardhshme pas sezonit të shkëlqyer që e pati me skuadrën nga Bergamo. Sipas të përditshmeve italiane, Lazio dëshiron ta transferojë sulmuesin e Atalantës, Petagnan, dhe kësisoj ka ofruar 7 milion euro plus kartonin e gardianit nga Kosova, transmeton KTV. Tjetër alternativë për qëndrimin e Berishës tek Atalanta është oferta prej 5 milionëve e Bergamasëve në drejtim të “bardhekaltërve” 28-vjeçari nga Prishtina në këtë sezon ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtyhet procesi i dezinsektimit në Prishtinë për shkak të shiut

Posted: 27 May 2017 11:49 AM PDT

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut, procesi i dezinsektimit në këtë komunë shtyhet për një ditë. Kësisoj, orari i ri i dezinsektimit është çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara: 28.05: Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton. 29.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica. 30.05: Lakrishte, Dardani ,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas shumë vitesh në el-Bab të Sirisë një Ramazan në paqe

Posted: 27 May 2017 11:46 AM PDT

Në saj të ofensivës Mburoja e Eufratit qyteza el-Bab në Aleppo, është pastruar nga organizata terroriste ISIS, ndërsa sot pas 6 vitesh, për herë të parë qytetarët kanë mundur të fillojnë një Ramazan në paqe. Gjallëria në rrugët dhe rrugicat e el-Bab, ngjason me atë para luftës dhe kjo në saj të një operacioni të suksesshëm të ushtrisë së Turqisë e cila mbështeti Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS) për pastrimin e zonës, raporton AA. Në qytet janë rikthyer......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mancini në drejtim të Rusisë

Posted: 27 May 2017 11:44 AM PDT

Trajneri i njohur italian Roberto Mançini mund ta vazhdojë karrierën e tij në drejtim të kampionatit rusë, te Zenit St Petersburg. Skuadra e famshme ruse dëshiron që drejtimin e skuadrës ta merr trajneri italian, i cili është pa ekip që nga fillimi i këtij sezoni, pasi u largua nga Interi dy javë pa filluar kampionati, transmeton KTV. 52-vjeçari nëse transferohet te Zeniti do të bëhej trajneri i dytë italian në histori të klubit, pasi për 4 vite në krye të skuadrës ruse ishte Luçiano......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donnarumma dhe Milani në “luftë”

Posted: 27 May 2017 11:40 AM PDT

Portieri i talentuar Gianluigi Donnarumma dhe Milani kanë filluar një “luftë” mes vete, sa i përket të ardhmes së gardianit. Nr 1 i portës së “Kuqezinjve” mund të mbetet në bankën rezervë gjatë tërë edicionit të ardhshëm nëse nuk e nënshkruan kontratën e re me klubin aktual, transmeton KTV. Për Donnarumman interesohen shumë skuadra evropiane me Juventusin, Manchester United, Manchester City dhe Real Madridin, që e kërkojnë me ngulm portierin e talentuar. Trajneri aktual i Milanit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea nuk i ndahet mbrojtësit të Juventusit

Posted: 27 May 2017 11:36 AM PDT

Chelsea nuk ka hequr dorë ende nga Leonardo Bonucci, duke i ofruar mbrojtësit të Juventusit një rrogë vjetore prej 8 milionë eurove, shkruan e përditshmja Il Messaggero. Gazeta italiane thotë se Antonio Conte e ka kërkuar veçanërisht mbrojtësin italian në afatin kalimtar veror, edhe pse Bianconerët kanë refuzuar edhe oferta prej 50 milionë eurove, transmeton KTV. Bonucci në këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje, ndërsa ka shënuar pesë gola. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more