Skip to main content

“Këto vende nesër do të kenë ndërprerje të rrymës” plus 9 more Ferizaj Press

“Këto vende nesër do të kenë ndërprerje të rrymës” plus 9 more Ferizaj Press


Këto vende nesër do të kenë ndërprerje të rrymës

Posted: 17 May 2017 08:25 AM PDT

Ferizaj . 17.05.2017. KEDS-i njofton se edhe  nesër  në distriktin e  Ferizajt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.
Me  18.05.2017 në NS 35/10 kV Ferizaji II do të shkyçet :
• Dalja 10 kV Drejtimi i Sillosit (Kodi:40041001)  prej orës  09:30 deri në orën  15:30

Gjate kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Ferizaji një pjesë,Talinovci I Muhaxherëve,Sazlia,Papaz,Pojata,Rahovica,Softaj,Fusha e Madhe.

Arsyeja e nderprerjes: Pastrim traseje.

2.
Me  18.05.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të shkyqet ;
• Dalja 10kV Koshare (Kodi :41046005) prej ores 08:00 deri në ora  11:00

Gjatë kohes sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji do të mbesin: Kosharja ,Gllavica , laxhja Lubovc .

Arsyeja e nderprerjes :Vendosja e bazave te siguresave të TM ,leshusve katodik ,dhe rregullimi I një shtylle TM.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.
Më 18,19,20,22 dhe 23.05.2017 në NS 35/10 kV Magure   do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Drenicës  (41048001)    prej  orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri ne ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: pjesë e Rrezez ( Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shale dhe  Krojmiri.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime ne rrjet. Punime nga firma SonarKosova.

2.
Me 18.05.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet :

• Dalja 10 kV Baza e asfaltit (41000005) prej  orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 14:00 deri ne ora 17:00

Gjate kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Topliqani, Gracka e vogel, Gracka e vjeter,si dhe konsumatorët komercial te ksaj dalje 10kV.
Arsyeja e nderprerjes: Punime ne rrjet

 

Reagon PDK në Shtërpcë: Personat që aderuan në LDK asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e PDK-së

Posted: 17 May 2017 08:13 AM PDT

Pas publikimit të lajmit se katër ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Shtërpcë kanë aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës  ka reaguar PDK, dega në Shtërpcë. Përmes një komunikate kjo degë ka thënë se personat e aderoar sot ne LDK asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e strukturave të PDK-së.

“Dega e Rinisë së PDK-së në Shtërpcë demanton në tërësi lajmin se anëtarë  kryesisë së rinisë së PDK-së në Shtërpcë i janë bashkuar LDK-së. Personat në fjalë asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e kryesisë së RDK dega në Shtërpcë ky është një trillim i ulët.
PDK dega Shtërpcë çdo ditë e më shumë po e rrit anëtarësinë e saj me të reja e të rinjë të kësaj Komune. Fitorja e madhe po vjen!
PDK dhe koalicioni aktual i arritur ne mes të PDK-së AAK-NISMA  do të jenë  fitues në Shtërpcë dhe mbarë Kosovën, paniku i madh i partive të cilat u dorëzuan para proceseve të mëdha po dëshmon fitoren e madhe të koalicionit me PDK-ën” thuhet në komunikatën lëshuar nga Dega e PDK- së në Shtërpcë.

Shtërpcë: LDK i merr PDK-së katër anëtarë, priten edhe aderime tjera

Posted: 17 May 2017 08:02 AM PDT

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës sot kanë aderuar katër ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Shtërpcë.

Armend Zemaj i LDK-së ka shkruar në Facebook se si pasojë e pakënaqësisë në PDK, këta anëtarë kanë aderuar sot në LDK.

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

LDK rritet me disa anetare te deritashem te PDK-së. Ne kerkim te ndryshimit dhe te zgjenjyer me aktualitetin ne PDK, anetaret kane aderuar ne LDK. Ata i mirëprita ne seline e LDK-së ne Prishtine. Diteve ne vijim pritet edhe aderime te reja. Tashme per rinine, LDK eshte shenderruar ne nje shprese te vetme dhe te sigurte.

Të aderuarit te respektuar, Ardian Isufi, Astrit Haliti, Gent Aliu, Ermira Mehmeti. Antare te kryesise te Forumit Rinore te PDK-se Dega ne Shterpce..

 

Pas koalicionit, Veseli e Haradinaj realizojnë foton e parë bashkë

Posted: 17 May 2017 06:58 AM PDT

Në këtë fshat, ku Haradinaj i ka dajallarët, Veseli e quajti kreun e AAK-së me epitetin kryeministër.

Lajmi.net ju sjell një fotografi të përbashkët të Veselit dhe Haradinajt gjatë manifestimit në Jabllanicë.

Të kujtojmë se bartës i listës në koalicionin parazgjedhor PDK-AAK-Nisma do të jetë Kadri Veseli, derisa kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë marëveshje koalicioni parazgjedhor me Alternativën dhe Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Kujtojmë se Vetëvendosje do të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kadri Veseli: I thashë

Posted: 17 May 2017 06:58 AM PDT

Ai duke folur para simpatizantëve të këtij subjekti nga zyra qendrore e PDK-së në Malishevë, tha se qëllimi tij ka qenë që gjithmonë bashkëluftëtarët të bëhen bashkë, raporton GazetaExpress.

"Unë e bëra një zgjidhje për hir të partisë e gjithë juve, i thashë ‘jo’ egos, do t'i japim shansin një partneri të cilin e kemi pas bashkërisht në luftë.

Ka qenë gjithmonë qëllimi im që bashkëluftëtarët të bëhen bashkë për sfidat që do të vijnë. Kosova ka nevojë për një vizion vendimmarrës për të cilin Partia Demokratike do ta luajë rolin primar", u shpreh Veseli.

Ai bëri të ditur se do të jetë bartës i listës zgjedhore, ndërkaq tha se marrëveshja politike parasheh që postin e kryeministrit t’ia japin kolegut partner.

"Do të punojmë bashkërisht për ndërtimin e vendit. Koalicioni nuk është kundër askujt por për Kosovën perëndimore

Për çfarë u takuan Jakup Krasniqi me Albin Kurtin? (FOTO)

Posted: 17 May 2017 06:57 AM PDT

Lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta brenda VV-së se Kurti dhe Krasniqi po takohen në një lokal afër selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen

A do të shkrihet Vetëvendosja në LDK?

Posted: 17 May 2017 06:57 AM PDT

Një ditë pas ngjarjeve dramatike të skenës politike ku PDK dhe LDK rivalizuan njëra-tjetrën duke lidhur marrëveshje për koalicionet, përpjekje të ngjashme kanë vazhduar edhe sot. 

Dje Lidhja Demokratike e Kosovës mori në listën e saj AKR-në e Behgjet Pacollit, ndërsa në anën tjetër PDK-ja ia dha AAK-së kandidaturën për kryeministër.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbetur anash, sot ka negociuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës me qëllimin për t'u futur në listën e saj.

Sipas burimeve, Vetëvendosje me këtë rast do të garonte në një listë duke e pranuar për kandidat Avdullah Hotin, të cilin dje gjatë ditës e ka përqeshur zyrtari i VV-së Dardan Molliqaj, i cili tha se kandidimi i Hotit është dorëzim i LDK-së.

Nëse Vetëvendosje do të shkrihej në listën e LDK-së nuk do të ekzistonte më si subjekt dhe nuk do të kishte të drejtë të ketë komisionerë në zgjedhje. 

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës ka paralajmëruar dy konferenca për media, por të dyja janë anuluar.

Shkolla “Pesë dëshmorët” e fshatit Pleshinë kremtoi ditën e saj

Posted: 17 May 2017 06:08 AM PDT

Me një manifestim të veçantë banorët e fshatit Pleshinë kanë shënuar sot ditën e shkollës së tyre.

Me këtë rast u përkujtuan edhe pesë dëshmorët e rënë në luftën e vitit 1999 të cilit ishin nga fshati Pleshinë. Në altarin e lirisë ranë për të mos vdekur kurrë para 18 vitesh ,dëshmorët: Ahmet Hoxha, Njazi Bajraktari, Naim Beka, Qamil Osmani dhe Ramush Shatrolli. Në tubimin e sotëm morën pjesë edhe strukturat komunale të Ferizajt familjarë të dëshmorëve e mësimdhënës të kësaj shkolle.

Kryetari i komunë së Ferizajt Muharrem Svarqa në fjalën e tij çmoi lart kontributin e dëshmorëve dhe uroi nxënësit për më shumë suksese në kushtet të cilat po përmirësohen çdo ditë e më shumë.

"Këto ditë jemi në vorbullën e zhvillimeve dinamike në vendin tonë dhe nganjëherë na bëhet se të gjithë jemi të preokupuar me zhvillime politike, më shumë se ç'duhet. Është e natyrshme të jemi të preokupuar me rrjedhat e hapërimit të vendit tonë, por një gjë duhet ta ngulisim mirë në mendje: se shkollat tona nuk mund të jenë hapësira debatesh politike, e aq më pak mjedise të lobimit për parti të ndryshme. Meqë po i afrohemi kohës kur do të futemi në fushatën zyrtare dhe dinamike zgjedhore, nga ky vend ju bëj thirrje juve mësimdhënësve dhe të gjithë qytetarëve, që shkollën ta kursejmë nga ndasitë dhe rivalitetet politike. Nuk ka asnjë nevojë që arsimtarët dhe punonjësit arsimorë, të flasin në shkollë, e aq më pak para nxënësve për tema të politikës ditore ose për përkatësi njërës apo forcës tjetër politike. Politika jonë e vetme në shkollë duhet të jetë mësimi dhe edukimi i drejtë e i shëndoshë i fëmijëve si qytetarë të lirë, me të drejta të barabarta, që respektojnë të drejtat e secilit dhe kërkojnë realizimin e të drejtave të veta që ua garanton drejtësia", deklaroi kryetari Svarqa.

Ndërkaq Bujar Shatrolli drejtori i shkollës "Pesë dëshmorët" ka përmendur vështërisitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen, por ndër të tjera edhe për sukseset e nxënësve të fshatit Pleshinë.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe Luan Jahiri, në emër të organizatave të dala nga lufta e UCK-së, i cili porositi edhe një herë brezat e rinjë të mos i harrojnë sakrificat e luftës.

Më këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe u vendosën kurora të freskëta me lule tek lapidari i dëshmorëve të këtij fshati.

Topalli: Ne kemi koalicionin me qytetarë, si koalicionin më të qëndrueshëm për ndryshim

Posted: 17 May 2017 02:58 AM PDT

Pas bërjes publike të koalicionit parazgjedhor në mes të PDK-së, AAK-së dhe NISMA ka reagua deputeti Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai përmes një shkrimi ka thënë se ky subjekt politik ka koalicion me qytetarët.

“Mbrëmë u bënë të ditura koalicionit parazgjedhore. Shumica e Partive politike treguan që janë për pushtet, por jo për ndryshim. Ato i harruan të gjitha kritikat që i kishin bërë tre vitet e fundit dhe i zgjatën dorën kundërshtarëve të tyre, nëse kanë qenë ndonjëherë kundërshtar. Ne e bëjmë koalicionin me qytetarin. Dhe ky koalicion është i qëndrueshëm, mbështetet në interesat e drejtpërdrejta të qytetarit. Dhe nëse qytetari është i gatshëm për ndryshim, për çka unë besoj dhe për çka ka një milionë arsye, asnjë koalicion partiak nuk mund ta përmbys koalicionin tonë me qytetar. (kjo fotografi u bë 3 vite më parë, gjatë zgjedhjeve nacionale)” ka shkruar Topalli.

Haradinaj i prin ‘krahut të luftës’ kundër LDK-së dhe VV-së

Posted: 16 May 2017 11:34 PM PDT

Atyre do t'u prij si kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj. Kurse në anën tjetër janë rreshtuar partitë e "paqes", LDK-ja,AKR-ja dhe "Alternativa".

Koalicioni i madh mes PDK-AAK-"Nismës" është arritur pak minuta para se të përfundoj afati zyrtar i KQZ-së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore. Përveq koalicionit me AAK-në dhe Nismën, PDK ka arritur marrëeshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë dy marrëveshje, të cilat ata besojnë se do të jenë të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve, ai me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe "Alternativën".

Partia e vetme e cila ka vendosur t'i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja "Vetëvendosje". Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more