Skip to main content

“Ish-shefi i CIA-s: Në Kosovë e Maqedoni mund të ketë ndryshime kufijsh – SHBA aktualisht s’e përkrah Ushtrinë e Kosovës” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Ish-shefi i CIA-s: Në Kosovë e Maqedoni mund të ketë ndryshime kufijsh – SHBA aktualisht s’e përkrah Ushtrinë e Kosovës” plus 2 more Gazeta Tribuna


Ish-shefi i CIA-s: Në Kosovë e Maqedoni mund të ketë ndryshime kufijsh – SHBA aktualisht s’e përkrah Ushtrinë e Kosovës

Posted: 28 May 2017 02:45 AM PDT

Ish-shefi i CIA-s për Ballkanin, Steven Meyer, thotë në Ballkan, herët a vonë, do të vijë deri tek ndryshimi i kufijve.
Ai, në një intervistë për mediumin serb "Novosti", thotë se kufijtë, sipas të gjitha gjasave, do të ndryshohen në Maqedoni, por edhe në Kosovë. Ai vlerëson se Bashkimi Evropian nuk ka zgjidhje për Ballkanin, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk po interesohen më sa duhet për rajonin.

Duke folur për situatën në rajon, Meyer thotë: "Bosnja e Hercegovina tani është më larg nga të qenit një vend i bashkuar se në çdo moment në të kaluarën. Çështja e Kosovës po bëhet më serioze, ndërsa Maqedonia është në rënie serioze për muaj. Në të njëjtën kohë, BE nuk ka përgjigje në pyetjet që shqetësojnë Ballkanin", u shpreh Meyer, transmeton Koha.net.

Sipas tij, ndryshimet eventuale të kufijve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të sjellin krijimin e Shqipërisë së Madhe, por kjo nuk do ta kishte përkrahjen e SHBA-së.

"Megjithatë, është me rëndësi të kihet parasysh se Washingtoni nuk është më shumë i interesuar për Ballkanin. Administrata e Trumpit nuk do të reagojë në veçanti nëse këto ndryshime arrihen në mënyrë paqësore, të themi, siç ka ardhur deri tek pavarësia e Malit të Zi", ka shtuar analisti politik.

Në pyetjen se çfarë fati e pret Maqedoninë, ai thotë: "Nëse Mali i Zi dhe Kosova mund të dëshmojnë pavarësinë, edhe Maqedonia do të mundte. Por, ndoshta kjo s'do të ishte rruga më e mirë për t'u ballafaquar me Maqedoninë. Në këtë rast, ata do ta konsiderojnë edhe bashkimin federal me Serbinë".

Në pyetjen se si do të reagonte administrata amerikane në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Meyer thotë se Qeveria aktuale amerikane nuk është në favor të kësaj, "por kjo mund të ndryshojë lehtësisht".

"Administrata Trump ka qasje të vogël ekspertësh në lidhje me Ballkanin. Serbia duhet që t'i përcjellë me kujdes ndryshimet në politikën e SHBA-së", theksoi ai.

Sipas fjalëve të tij, "Ushtria e Kosovës, nëse do të formohej, do t'i shtonte rajonit edhe një element trazues në situatën që veçse është jo-stabile".

"Kjo vlen veçanërisht për rrezikun e përleshjeve të mundshme në veri të Kosovës", ka shtuar ish-shefi i CIA-s, i angazhuar në çështjet e Ballkanit.

Duke folur për gjendjen në Bosnje, Meyer thotë se, pas heqjes dorë nga padia ndaj Serbisë, do të mund të bëhet e paqëndrueshme.

"Boshnjakët tani janë të pakënaqur dhe të zemëruar, ndërsa serbët të kënaqur. Kjo në veçanti i vështirëson raportet mes Federatave dhe Republikës Serbe", thekson ai.

The post Ish-shefi i CIA-s: Në Kosovë e Maqedoni mund të ketë ndryshime kufijsh – SHBA aktualisht s'e përkrah Ushtrinë e Kosovës appeared first on Gazeta Tribuna.

Hajdar Beqa shtron iftar për Ramazan (FOTO)

Posted: 27 May 2017 02:24 PM PDT

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka shfruar iftar për ndër të muajit të Ramazanit.

Beqa i cili ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar tutje duke vizituar disa biznese kosovare dhe duke ju ofruar ndihmë dhe përkrahje.

Ai ka ndaluar  në qytetin e Suharekës ku ka parë nga afër prodhimet e fabrikës së mobiljeve “Graniti”.

Beqa ka thënë se bizneset e Kosovës janë bazë e ekonomisë, mbështetja e prodhuesve vendor është prioritet i #FillimittëRi.

FB_IMG_1495919379411

The post Hajdar Beqa shtron iftar për Ramazan (FOTO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Kuçi: UÇK është nëna e PDK-së, Drenica ia siguron 61 deputetë koalicionit

Posted: 27 May 2017 08:59 AM PDT

Nënkryetari i PDK'së, Hajredin Kuçi ka thënë se UÇK'ja është nëna e PDK'së, kurse, nëna e UÇK'së është Skenderaj e Prekazi.

Këto komente, Kuçi i ka bërë gjatë një tubimi në Drenicë, ku ka folur për Fillimin e Ri. Ka thënë se bartës i këtij fillimi është Kadri Veseli.

"I njëjti është edhe garantues i koalicioni", ka thënë ai.

"12 qershori do të jetë dita e fitores. Ju ftoj për një fushatë të qetë e tolerante", ka thënë Kuçi.

"Drenica do t'ia garantojë 61 deputetë koalicionit", ka thënë Kuçi.

Ndërkohë, në Drenicë, ka folur edhe Kadri Veseli e anëtarja e re e PDK'së, Arbana Xharra.

Ndërkohë, Mergim Lushtaku, kandidat për deputet, ka thënë se e mbështesin fuqishëm PDK'në dhe Fillimin e Ri.

"Nuk dua shumë të falsë. Prindi im ka qenë më shumë në premtime", ka thënë  Lushtaku.

The post Kuçi: UÇK është nëna e PDK-së, Drenica ia siguron 61 deputetë koalicionit appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more