INSAJDERI: “Zyrtare: Watford emëron trajnerin e ri” plus 19 more |
- Zyrtare: Watford emëron trajnerin e ri
- 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit nga “Syri i Popullit”
- Kriza më e madhe e pensioneve në botë
- Haradinaj: Nuk mundemi tërë jetën t’i pyesim të tjerët
- Sanchez i jep epërsinë Arsenalit [video]
- Hoti: Kemi filluar çkapjen e shtetit, e përfundojmë në mandatin e ardhshëm
- ISIS-i e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurëse në Egjipt
- Zuckerberg kritikon sistemin
- Hoti: Rinia do ta gjejë përfaqësimin më të dinjitetshëm nga qeverisja ime
- Mourinho, 340 milionë për blerje të reja
- Xhaferi: Javën e ardhshme do të kemi qeverinë e koalicionit
- Donald Trumpi po destabilizon dynjanë
- Në Sllovaki nënshkruajnë peticion kundër serbëve
- British Airways anulon të gjitha fluturimet në Londër
- Kuçi: UÇK është nëna e PDK-së
- Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare
- Ronaldo: Mbrojtja e Juves është e fortë por jo e përkryer
- Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët
- Haradinaj: Të rinjtë me të drejtë kërkojnë të mos mbesin të izoluar
- Pacolli: Me AKR-në në qeverisje, Kosova do të zhvillohet rrënjësisht
Zyrtare: Watford emëron trajnerin e ri Posted: 27 May 2017 10:14 AM PDT Marco Silva është emëruar trajner i Watfordit. Watford e shkarkoi Walter Mazzarin në përfundim të sezonit të Premier League, ndërsa tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan Sportali.net. Marco Silva ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Watfordin. Kujtojmë se Silva ishte trajner i Hull Cityt, klub i cili nga sezoni ardhshëm bën gara në Championship. /Insajderi.com The post Zyrtare: Watford emëron trajnerin e ri appeared first on INSAJDERI. |
30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit nga “Syri i Popullit” Posted: 27 May 2017 10:09 AM PDT Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy anëtarëve të dyshuar të organizatës “Syri i Popullit”, Ragip Sallova dhe Sabit Berisha, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata ka kostatuar se ekziston dyshimi se me 1 mars të këtij viti, në shtëpinë e të pandehurit R.S është mbajtur mbledhje ku është planifikuar dhe është shpalosur programi i organizatës kriminale "Syri i Popullit" për organizimin në sulmet ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë, aktual si dhe ndaj ish udhëheqësve të mëhershëm shtetëror. Poashtu i pandehuri R.S në faqet sociale Facebook, ka postuar foto me të akuzuarin M.J dhe ka shumë publikime ku shkruan për tradhtarët dhe thërret që të vritet tradhtia, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës. Po ashtu është vërtetuar se takimet e organizatës "Syri i Popullit" janë mbajtur në shtëpinë e tij, ku përveq tjerash edhe i akuzuari M.J ka mbajtur takime, ku edhe ka shpalosur programin e kësaj organizate. Me këtë dëshmohet se i dyshuari R.S është pjesëtar i kësaj organizate kriminale, e cila organizatë fshihet pas Lëvizjes për Ribashkim Kombëtar të Kosovës, kryetar i së cilës është vet i dyshuari R.S. Sipas Gjykatës ekziston dyshimi se edhe i pandehuri S.B është anëtar i organizatës kriminale "Syri i Popullit", kjo shihet nga aktiviteti dhe shoqërimi i tij me anëtarë të kësaj organizate. “Me këto veprime dyshohet se të pandehurit R.S dhe S.B kanë kryer veprën penale Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës nga neni 126 par.1 lidhur me nenin 34 par.1 të KPK, dhe Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.1 dhe 2 të KPK”, njofton Gjykata. /Insajderi.com The post 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit nga “Syri i Popullit” appeared first on INSAJDERI. |
Kriza më e madhe e pensioneve në botë Posted: 27 May 2017 10:03 AM PDT Brezat e ardhshëm janë gati të bllokohen në krizën më të madhe në histori të pensioneve, nëse politikanët e ekonomive kryesore të botës nuk do të ndërmarrin veprime, thotë Forumi Ekonomik Botëror (WEF), raporton "CNBC". Organizata me seli në Gjenevë parashikon se sfidat e popullsisë në plakje mund të detyrojnë ekonomitë kryesore të botës për të luftuar kurdisjen e «bombës» së pensioneve. Analiza e "WEF", tregon se gjashtë vendet me pensionet më të larta : SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Holandë, Japoni dhe Australi – të dy vendet me popullsi më të dendur Kina dhe India, do të përballen me një mungesë të mjeteve të pensioneve prej mbi 400 mijë miliardë deri në vitin 2050, në krahasim me 70 mijë miliardë në vitin 2015. "Rritja e pritshme në jetëgjatësinë dhe plakja e popullsisë, është si rezultat ekuivalenti financiar i ndryshimeve klimatike", ka thënë Michael Drexler, kreu i sistemeve të financave në "WEF", sipas një raport të publikuar të premten, përcjell albinfo.ch. Sipas vlerësimeve të "WEF" mungesa e ardhshëm e kursimeve pensionale në të gjitha tetë vende do të rritet me 5% në vit, në katër dekadat e ardhshme. Kjo korrespondon me një deficit edhe për 28 miliardë dollarë çdo 24 orë. Raporti është bazuar në parashikimet për një mungesë në kursimeve të fondeve pensionale të nevojshme për të lejuar njerëzit që të dalin në pension, pa prekur standardin e jetës. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka rekomanduar objektivin prej 70% të të ardhurave të njerëzve para daljes në pension të tyre. "WEF" ka prezantuar një plan prej pesë pikave që politikanët duhet ta pranojnë për të kapërcyer ndikimin e krizës së pensioneve për brezat e ardhshëm. Aktivitetet prioritare përfshijnë rishikimin e moshës së pensionimit në vend, perceptimin e ndihmës teknologjike nëse është e nevojshme, mbështetja financiare e njerëzve në nevojë, duke siguruar komunikim të qartë me të gjithë dhe standardizimin e informacionit të pensioneve për t'i dhënë qytetarëve pasqyrë të plotë dhe të duhur për gjendjen financiare./Insajderi.com The post Kriza më e madhe e pensioneve në botë appeared first on INSAJDERI. |
Haradinaj: Nuk mundemi tërë jetën t’i pyesim të tjerët Posted: 27 May 2017 10:00 AM PDT Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një tubim me bashkëqytetarë në Rahovec, ka thënë se tash e tutje, pas që ai të emërohet kryeministër, kosovarët do t'i marrin vet punët në duar. "Nuk mundemi tërë jetën t'i pyesim të tjerët se çfarë të bëjmë, por ne duhet të jemi të zotët e këtij vendi", ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se në Qeverinë e tij s'do ketë njerëz që u ikin punëve. "Në Kosovë tash e tutje do të përballemi me punët e vendit, jo të ikim, jo të fshihemi, por të përballemi me punë. Do punojmë më gjatë e do punojmë bashkë, ai që punon s'do të jetë më vetëm. Punën e sotme do ta bëjmë sot", ka thënë ai. Haradinaj tha se besimin e dhënë nga qytetarët asnjëherë nuk e ka keqpërdorur dhe asnjëherë nuk do të keqpërdorët. "Në luftë e kam pasur besimin e bashkëluftëtarëve, e kam nderuar atë besim, një herë ma dha besimin presidenti, Ibrahim Rugova, përkundër telasheve e kam nderuar atë besim. Sot e kam edhe njëherë besimin, e kam edhe besimin e PDK-së, dhe këtë besim do të ia kthej me nderë këtë besim", theksoi ai./Insajderi.com The post Haradinaj: Nuk mundemi tërë jetën t'i pyesim të tjerët appeared first on INSAJDERI. |
Sanchez i jep epërsinë Arsenalit [video] Posted: 27 May 2017 09:43 AM PDT Alexis Sanchez ka arritur të i jap Arsenalit epërsinë në finalet e Fa Cup kundër Chelseat qysh në minutën e pestë. Fillimisht asistenti kishte shfaqur dilemat për një pozicion jashtë loje por më pas ka gjyqtari kryesor ka vendosur që goli të pranohet. The post Sanchez i jep epërsinë Arsenalit [video] appeared first on INSAJDERI. |
Hoti: Kemi filluar çkapjen e shtetit, e përfundojmë në mandatin e ardhshëm Posted: 27 May 2017 09:42 AM PDT Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë të shtunën në Gjakovë se gjatë dy viteve e gjysmë qeverisje ka filluar çkapja e shtetit, por këtë proces do ta çojmë deri në fund gjatë mandatit ri. "Ne nuk ikim nga përgjegjësia. Kemi filluar çkapjen e shtetit por ta çojmë në fund këtë proces deri në përfundim të mandatit të ardhshëm. Do të merremi me temat ma të vështira që ka ky vend", ka thënë Hoti. Ai ka shtuar se për dy vite e gjysmë ne kemi dhënë dëshmi se e duam shtetin dhe punojmë për shtetin. "Ne e çojmë Kosovën në Evropë, ne jemi ata që i liberalizojmë vizat, ne jemi ta që e bëjmë ushtrinë, ne do të jemi të pakompromis për luftimin e korrupsionit dhe krimit. Ne do ta zhvillojmë vendin dhe do të krijojmë perspektivë për të rinjtë", ka thënë Hoti. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Gjakovës, kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kryeministri i ardhshëm, Avdullah Hoti për dy vite e gjysmë është marrë me sanimin e problemeve të atyre që nuk dinë asgjë tjetër vetëm se me prish shtetin. "Të njëjtën situatë e kam pas unë në Komunën e Gjakovës. Për tri vite e gjysmë, jam marrë me problemet që janë shkaktuar ma herët. E bukura e gjithë kësaj është se jemi nda. Ata janë bashkë, ne jemi bashkë. Dihet kush e prish, dihet kush e ndreq shtetin", ka thënë Kusari-Lila, e cila drejton Partinë Alternativa, pjesë e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në. Kusari-Lika ka thënë se ne jemi bashkuar në një koalicion të forcës dhe dijes, përparimit dhe zhvillimit në të ardhmen. Kryetari i AKR-së në Gjakovë, Luan Shlaku, ka e ka quajtur paradoksale si mund të pretendohet në Kosovë një fillim i ri, nga njerëzit e vjetër që e kanë dëmtuar shtetin në vazhdimësi. /Insajderi.com The post Hoti: Kemi filluar çkapjen e shtetit, e përfundojmë në mandatin e ardhshëm appeared first on INSAJDERI. |
ISIS-i e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurëse në Egjipt Posted: 27 May 2017 09:39 AM PDT Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka kumtuar sot se luftëtarët e tij e kanë kryer sulmin, nga i cili dje janë vrarë dhjetëra egjiptianë të krishterë. Në faqen Amaq në Internet, që është krah propagandues i IS-it, theksohet se "sulmi është kryer dje në Minya, me ç'rast në shënjestër të tij ishte autobusi me koptë dhe janë vrarë 32 prej tyre". Zyrtarët e Egjiptit kanë thënë se sulmi kishte ndodhur derisa personat e krishterë koptë udhëtonin me autobus për në një manastir afro 200 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro. Qeveria e Egjiptit ka njoftuar se janë vrarë 29 vetë, ndërsa 13 persona gjenden në spital. Disa orë pas sulmit, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka shpallur se Egjipti ka filluar sulme ajrore kundër bazave stërvitore të militantëve në Libi. Ushtria e Egjiptit tha sot se nga sulmet ajrore të saj mbi Libi janë shkatërruar disa kampe stërvitore të militantëve përgjegjës për sulmin kundër koptëve. The post ISIS-i e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurëse në Egjipt appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 27 May 2017 09:36 AM PDT Themeluesi dhe administratori i deleguar i Facebook, Mark Zuckerberg është rikthyer në të njëjtin universitet ku e dëbuan, Harvard, për të marrë çmimin honoris causa. Në fjalimin e tij ai tha se "sfidat e ditëve të sotme" janë një luftë kundër tendencave autoritare dhe nacionalizmit për të arritur në një shoqëri më të barabartë dhe më të lidhur. "Ka diçka të gabuar në sistemin tonë, kur një person mund të lërë këtë vend, Harvard, e të bëjë miliardë dollarë për 10 vjet, ndërsa miliona studentë nuk mund të paguajën dot as kreditë e tyre studentorë", tha ai. Fjalimi i tij ka ndezur sërish zërat mbi një interesim të mundshëm të Zuckerberg për politikën, dhe ndoshta dhe një kandidaturë të mundshme për president të Shteteve të Bashkuara. The post Zuckerberg kritikon sistemin appeared first on INSAJDERI. |
Hoti: Rinia do ta gjejë përfaqësimin më të dinjitetshëm nga qeverisja ime Posted: 27 May 2017 09:34 AM PDT Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit në Gjakovë ka thënë se rinia kosovare përbën shumicën e popullatës, por ajo fatkeqësisht nuk është e përfaqësuar sa duhet në vendimmarrje. "Të jeni të bindur se në listën për deputetë të koalicionit tonë dhe në ekipin e qeverisjes së ardhshme të Republikës së Kosovës, rinia do të jetë e përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë të rinjtë e Kosovës, në këtë listë kandidatësh për deputetë dhe në ekipin e qeverisjes që unë do ta drejtoj, do të gjejnë përfaqësimin më të dinjitetshëm dhe më efikas për interesat e tyre", ka thënë Hoti. Këto komente ai i ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në Qendrën kreative "Bonevet’ ku u është takuar me drejtuesin e qendrës, Arbër Lleshi. Në këtë vizitë Hoti shoqërohej nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. "Së bashku me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot vizitova këtë qendër kreative. Kur shoh të rinj dhe të reja të suksesshme motivohem edhe më shumë për t'ju shërbyer atyre. Një nga pikat kryesore të programit qeverisës për të rinjtë, është përkrahja për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe shërbimet online", ka thënë Hoti. The post Hoti: Rinia do ta gjejë përfaqësimin më të dinjitetshëm nga qeverisja ime appeared first on INSAJDERI. |
Mourinho, 340 milionë për blerje të reja Posted: 27 May 2017 09:30 AM PDT José Mourinho ka thënë se, tashmë, pas fitores së "Europa League" dhe, rrjedhimisht, kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, Manchester United duhet të forcohet. Kjo duhet bërë deomos, që të konkurrohet me klubet e mëdha sezonin e ardhshëm, në kthimin e "Djajve të kuq" në garën kryesore kontinentale për klubet. Krerët e Manchester United janë jo vetëm të detyruar, por edhe të gatshëm për të "zgjidhur çesen" dhe investuar miliona të tëra në blerje te reja. Sipas "Daily Mail", janë rreth 340 milionë euro në dispozicion të Jose Mourinho, për t'i shpenzuar në funksion të lojtarëve të ri në merkaton e kësaj vere. "Ed Woodward e ka listën time", – ka thënë Mourinho të mërkurën, pasi mundi 2-0 Ajax-in në finalen e Stokholmit. Në atë listën e lojtarëve, që tashmë është në posedim të zëvendëspresidentit, prioritet është Antoine Griezmann. Sulmuesi i Atletico Madridit ka klauzolë blerjeje 100 milionë euro, ndërkohë që Michael Keane, qendërmbrojtësi i Burnley, ka debutuar tashmë me Anglinë, ndaj vlerësohet me rreth 35 milionë euro. Mourinho dëshiron të bëjë tri, ose katër përforcime të nivelit të parë në mbrojtje dhe sulm, sepse, sipas mendimit të tij, janë repartet ku duhet ndërhyrë, shkruan Telesport.al. Vetëm në këtë mënyrë mund të konkurrohet për të fituar Premier League, pas përfundimit të këtij sezoni në vendin e gjashtë, me 24 pikë prapa kampionëve të Chelsea, apo për të qenë kandidat kompetitiv në Ligën e Kampionëve. Por, trajneri portugez nuk do të jetë i kënaqur vetëm me Griezmann dhe Keane. Për mbrojtjen lakmon edhe suedezin Victor Lindelöf, 22 vjeç, aktualisht lojtar i Benfica. Për sulmin pëlqehet shumë edhe Andrea Belotti, autor i 25 golave në këtë sezon me Torino, në Seria A, si dhe Romelu Lukaku, i cili shënoi të njëjtin numër golash në Premier League me Everton. Të dy, gjithashtu, mund t'i kushtojnë Manchester United nga 100 milionë euro secili./Insajderi.com
The post Mourinho, 340 milionë për blerje të reja appeared first on INSAJDERI. |
Xhaferi: Javën e ardhshme do të kemi qeverinë e koalicionit Posted: 27 May 2017 09:29 AM PDT Maqedonia do të ketë javën e ardhshme një qeveri të koalicionit mes social-demokratëve dhe partive shqiptare, pas dy viteve të bllokimit politik, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për AFP. "Po pres të marr brenda një ose dy ditëve programin e këtij kabineti dhe të thërras menjëherë javën e ardhshme një takim në Parlament", tha Xhaferi. Pas një kohe të gjatë bllokimi duke përmendur një shkelje të unitetit kombëtar maqedonas, presidenti George Ivanov ngarkoi më 17 prill kreun e LSDM-së Zoran Zaev për formimin e një qeverie koalicioni, që do të përfitojë një shumicë prej 67 vendesh nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë. Për të refuzuar social-demokratët të merrnin drejtimin e vendit, OBRM-PDUKM e cilësoi si një shkelje të unitetit kombëtar, sipas saj rrezikuar nga pretendimet e partive shqiptare që përbën rreth një të pestën e 2,1 milionë banorëve. "Për të futur ndryshime si vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin, nuk mjafton të kesh një mazhorancë të thjeshtë. Për këtë do të nevojitej një reformë kushtetuese ose miratimin e rreth dy të tretat e deputetëve", deklaroi Xhaferi. The post Xhaferi: Javën e ardhshme do të kemi qeverinë e koalicionit appeared first on INSAJDERI. |
Donald Trumpi po destabilizon dynjanë Posted: 27 May 2017 09:26 AM PDT Donald Trump është shumë krenar për paparashikueshmërinë e tij. Presidentit amerikan i pëlqen të mburret se – ndryshe nga Barak Obama – ai nuk ka ndërmend të sinjalizojë planet e tij para botës. Por, ndërsa Trump është në mesin e udhëtimit të tij të parë presidencial jashtë vendit, kostot e paparashikueshmërisë së tij po bëhen të qarta. Shumë nga aleatët e Amerikës janë në gjendje konfuzioni dhe alarmi. Dhe kundërshtarët e SHBA, në veçanti Kina dhe Rusia, po shfrytëzojnë rrëmujën për të çuar përpara interesat e tyre. Këto shtete i kanë ndërtuar strategjitë e tyre globale, përreth një besimi në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e SHBA. Dhe meqenëse aleancat e udhëhequra nga SHBA janë themeli i të gjithë sistemit ndërkombëtar të sigurisë, rezultati i kësaj, ka të ngjarë të jetë paqëndrueshmëria globale. I treti ka të bëjë me qëndrueshmërinë e tij. Me skandalet e shpërthyera në Uashington, tani ka pyetje legjitime, nëse Trumpi do të jetë ende në detyrë, brenda një viti. Ai e ka shpallur NATO-n "të vjetëruar" dhe më pas ka deklaruar se nuk është më e vjetëruar. Ai e ka quajtur Kinën një manipulator të monedhës, dhe më pas ka ndryshuar mendje. Është e vërtetë që Presidenti Obama gjithashtu është akuzuar herë-herë, për mosvazhdimësi kundrejt aleatëve. Duke nisur turneun e tij të huaj në Arabinë Saudite dhe Izrael, Trumpi po u shtrin dorën dy vendeve që u zemëruan veçanërisht nga administrata e Obamës. Në gjurmët e fushatës Trumpi u zotua të grisë marrëveshjen e armëve me Iranin – një marrëveshje që u kundërshtua fuqishëm nga sauditët. Por, pavarësisht nga fjalët e tij të ashpra në lidhje me Iranin në Riad, Trumpi deri tani po u përmbahet kushteve të marrëveshjes bërthamore. Ai gjithashtu kishte premtuar të lëvizte ambasadën amerikane në Izrael, për në Jeruzalem, por tani duket se ka ndryshuar mendje. Ndërsa shtohen pyetjet rreth rolit ndërkombëtar të Amerikës në epokën Trump, rivalët ndërkombëtarë të superfuqisë janë duke përfituar nga situata. Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, vështirë se mund ta fshihte gëzimin dhe zbavitjen, kur vizitoi Trumpin në Zyrën Ovale. (Ky ishte rasti kur me sa duket, Trumpi i informoi vizitorët e tij se ai kishte shkarkuar drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve, sepse ai ishte një "totalisht i marrë".) Rusia po shfrytëzon gjithashtu gjendjen e hutuar të perëndimit, për të avancuar në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Iniciativa e Kinës për të investuar miliarda në infrastrukturë në të gjithë Eurazinë, tërhoqi mbi 100 vende të interesuara, në kryeqytetin kinez. Nëse edhe gjysma e projekteve të premtuara dalin nga "fletët e vizatimit", ato do të krijojnë një rrjet me qendër në Kinë, i cili do të ketë rëndësi të madhe ekonomike dhe gjeopolitike. Pasuria e Kinës, vizioni afatgjatë dhe besimi në të ardhmen, vetëm do të forcojnë zërat për një"shekull aziatik". Ndërsa presidenca e Donald Trumpit rrezikon të bëhet simbol i rënies së perëndimit. Financial Times.(Bota.al) The post Donald Trumpi po destabilizon dynjanë appeared first on INSAJDERI. |
Në Sllovaki nënshkruajnë peticion kundër serbëve Posted: 27 May 2017 09:18 AM PDT Banorët e një komune sllovake, në mënyrë masive kanë nënshkruar peticionin kundër shkuarjes së punëtorëve serbë të cilët do të duhej të punonin në fabrikat e atjeshme.
Komuna Voderadi në perëndim të Sllovakisë, nga frika se ato do të shkojnë më shumë se 400 punëtorë nga Serbia, të nevojshëm për fabrika, përcjell b92, ia ka dorëzuar rajonit Trnavsk peticionin me 1.062 nga gjithsej 1.500 banorë me kërkesë që të pengohet adaptimi i ish- internatit për punëtorë të huaj. Banorët më herët kanë demonstruar me fjalët “Nuk duam punëtorë nga Serbia”, tani me procedurë të përshpejtuar kanë mbledhur nënshkrimet e të gjithë të rriturve kundër punëtorëve serbë. The post Në Sllovaki nënshkruajnë peticion kundër serbëve appeared first on INSAJDERI. |
British Airways anulon të gjitha fluturimet në Londër Posted: 27 May 2017 09:04 AM PDT Kompania British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet londineze, Hithrow dhe Gatvwick, pas "dështimit madhor të sistemeve të IT-së". Kjo kompani ka njoftuar sot se nuk ka njohuri se çka e shkaktoi këtë dështim global të kompjuterëve, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndonjë sulm kibernetik. Të gjitha fluturimet e kompanisë British Airways nga të dy aeroportet janë anuluar deri në orën 18, sipas kohës londineze. Nuk është e qartë se sa shumë fluturime janë anuluar. The post British Airways anulon të gjitha fluturimet në Londër appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 27 May 2017 08:58 AM PDT Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës, gjatë një tubimi në Skenderaj, është shprehur tejet optimist se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit. "Sa herë kemi ardhur këtu e kemi ditë që kemi me fituar, edhe padyshim që edhe sot e dimë që PDK do të fitojë. Kadri Veseli e ka filluar një projekt të ri që quhet "Fillimi i Ri", dhe këtë "Fillim të Ri" di ta bëjë vetëm një njeri me dije dhe guxim", ka thënë ai. Më tutje në fjalimin e tij Kuçi ka thënë se emrat e UÇK-së janë pikërisht në Partinë Demokratike të Kosovës. "Ka shumë punë për të bërë, ne kemi bërë punë të mira për vendin, nuk ka aktivitet të mbarë e të mirë për Kosovës që se kanë emrin e burrave dhe grave të Drenicës, e burrat e gratë e PDK-së. Emrat e UÇK-së janë mu në PDK dhe në Drenicë. Prekazi e Drenica janë nëna e UÇK-së", ka thënë Kuçi. Kuçi ka thënë se Veseli ka ecur në hap me Adem Jasharin ndërsa tani do të ec në hap me integrime evropiane. "Keni besim të Kadri Veseli e tek partnerët tanë qe i kemi në koalicion. Ne e dimë prej nga kemi ardhur dhe e dimë ku kemi me shku, Veseli ka ec në hap me Adem Jasharin dhe tash do të ecë në hap me integrime evropiane", ka thënë Kuçi./Insajderi.com The post Kuçi: UÇK është nëna e PDK-së appeared first on INSAJDERI. |
Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare Posted: 27 May 2017 08:39 AM PDT Në ora 18:30 fillon do të filloj finalja londineze në FA Cup ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat. Xhaka është titullar në radhët e Arsenalit, por mungon Mustafi për shkak të lëndimit. Këto janë formacionet zyrtare: Arsenal: Ospina, Holding, Mertesacker, Monreal, Bellerin, Ramsey, Xhaka, Oxlade-Chamberlain, Sanchez, Ozil, Ëelbeck. Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard. The post Arsenal – Chelsea, formacionet zyrtare appeared first on INSAJDERI. |
Ronaldo: Mbrojtja e Juves është e fortë por jo e përkryer Posted: 27 May 2017 08:36 AM PDT Pretendenti për futbollistin më të mirë të këtij viti Cristiano Ronaldo ka folur për finalin e Ligës së Kampionëve që do të zhvilloj kundër Juventusit. Ronaldo, në një intervistë të gjatë për UEFA.com ka thënë mendon se mbrojtja e fortë e Juventusit mund të thyhet. Reali do të përballet me Juventusin me 3 qershor në Cardiff, ku madrilenët kërkojnë të shkruajnë histori duke u bërë skuadra e vetme që fiton dy herë me radhë këtë trofe, derisa Juve kërkon ta kompletojë tripletën e famshme, që tashmë ka fituar Kupën e Italisë dhe Scudetton. Ronaldo e ka pranuar se do ta kenë të vështirë përballë një mbrojtje të fortë siç është ajo e Juves, por ka thënë se çdo mbrojtja ka pika të dobëta, të cilat Reali do të mundohet t'i shfrytëzojë. "Si ju duket Juventusi dhe si do t'ia dilni me një mbrojtje kaq të fortë me Bonucci, Barzagli e Chiellini? Ata janë ekip i shkëlqyer. Fituan Kupën e Italisë, titullin e Serie A dhe nuk kanë ardhur rastësisht në finale. Janë kundërshtar i papërshtatshëm dhe e dimë se do të jetë e vështirë", ka thënë Ronaldo. "Ata kanë mbrojtje të mirë, por mendoj se nuk ka rëndësi se sa e fortë është mbrojtja e tyre sepse gjithmonë ka pika të dobëta në çdo mbrojtje. Kështu që ne do të gjejmë këto pika të dobëta, t'i shfrytëzojmë hapësirat që na lë Juve dhe të mundohemi të jemi të saktë para portës që të shënojmë gola", u shpreh më tej portugezi./Insajderi.com The post Ronaldo: Mbrojtja e Juves është e fortë por jo e përkryer appeared first on INSAJDERI. |
Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët Posted: 27 May 2017 08:10 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka lansuar një platformë online, me anë të së cilës kërkon nga qytetarët që të dhurojnë donacione për ta ndihmuar financiarisht këtë subjekt politik. Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Vetëvendosje kërkoi ndihmë nga qytetarët, me arsyetimin që kjo parti nuk merr "para të pista". "Lëvizja ka nevojë për ju! Ne financohemi nga qytetarët sepse nuk marim para te pista. Dhuro që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë!. Tashmë, platforma e donacioneve mundëson që të kontribuoni online!", thuhet në shkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje. The post Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët appeared first on INSAJDERI. |
Haradinaj: Të rinjtë me të drejtë kërkojnë të mos mbesin të izoluar Posted: 27 May 2017 07:57 AM PDT Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim edhe me të rinjtë në Deçan, me ç'rast ka thënë se rinia me të drejtë kërkon arsim dhe punësim në këtë vend të varfër. Më tutje ai ka thënë se qytetarët me të drejtë kërkojnë perspektivën Evropiane e të mos mbesin të izoluar siç janë. "Rinia me të drejtë kërkon perspektivën Evropiane, e jo siç kemi mbetur sot të izoluar. Rinia me të drejtë kërkon arsim cilësor, punësim e zhvillim për Kosovën, e jo siç kemi mbetur sot më të varfëritë në Evropë. Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë. Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur!", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com The post Haradinaj: Të rinjtë me të drejtë kërkojnë të mos mbesin të izoluar appeared first on INSAJDERI. |
Pacolli: Me AKR-në në qeverisje, Kosova do të zhvillohet rrënjësisht Posted: 27 May 2017 07:54 AM PDT Në kuadër të vizitave të rregullta nëpër Komuna, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët e AKR-së për deputetë, ka vizituar sot Mitrovicën, ku ka zhvilluar një takim me qytetarë, si dhe ka vizituar Fabrikat "Hirano Mushrooms" dhe 'Loni Dekor". Vizitën e tij, Presidenti i AKR-së dhe kandidatët për deputetë, e filluan nga Fabrika e kërpudhave "Hirano Mushrooms", ku vëzhguan punët nga afër. Presidenti Pacolli u shpreh i entuziazmuar me punën e mrekullueshme që bëhet aty, duke vlerësuar se prodhimtaria vendore dhe hapja e Fabrikave të reja është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kjo fabrikë, e cila u hap me iniciativën e Presidentit Pacolli, është lidere në treg për prodhimin e kërpudhave, ndërsa 100% të prodhimtarisë e dërgon në eksport. Presidenti Pacolli tha se Kosova ka nevojë për më shumë Fabrika dhe investime. "AKR e ka programin e qartë për krijimin e zonave te lira ekonomike dhe tërheqjen e investitorëve të rinj, duke aplikuar këtë program, progresi ekonomik do të ishte i dukshëm, ndërsa do të siguroheshin edhe mijëra vende të reja pune” tha ndër të tjera Pacolli. Pas vizitës në Fabrikën "Hirano Mushrooms", Presidenti Pacolli bashkë me kandidatët për deputetë Korab Sejdiu, Agim Bahtiri, Albena Reshitaj, Islam Pacolli, Vesel Makolli, Mirlinde Gashi, Refiqe Ternava, Mirlinda Sopi, Jeton Ujkani, Sami Boroci, Amir Ahmeti dhe Arta Haxhaj, kanë vazhduar qëndrimin e tyrë në Mitrovicë, ku kanë zhvilluar një takim me qytetarët e kësaj Komune. Gjatë bisedës së tyre me qytetarët e shumtë të cilët ishin tubuar për t'i takuar kandidatët e AKR-së për deputetë, ata kryesisht biseduan për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë, si dhe për potencialet zhvillimore të Mitrovicës. Presidentin Pacolli dhe kanididatët e AKR-së, për vizitën e tyre në Mitrovicë. Ai tha se vetëm njerëzit e suksesshëm mund ta zhvillojnë Kosovën dhe jo ata të cilët asnjëherë nuk kanë arritur diçka me djersën e tyre. Në fjalën e tij para qytetarëve të Mitrovicës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se me AKR-në në qeverisje, Kosova do të zhvillohet rrënjësisht. "Ne e kemi planin e detajuar për krijimin e kushteve të reja të punësimit, do të jenë grupet proaktive që do të mundësojnë shqyrtimin e çdo ideje, e rrjedhimisht implementimin e saj", ka thënë Pacolli, dhe ka shtuar se AKR do të krijojë tri zona agro-ekonomike, të cilat automatikisht do ta reduktonin importin nga Serbia. "Ne do të krijojmë atmosferë të këndshme të të berit biznes, Kosovën do ta bëj vend të dashur për të gjithë", ka thënë lideri i AKR-së. Më pas, Presidenti Pacolli ka prezantuar para qytetarëve të Mitrovicës, kandidatët e AKR-së për deputetë, duke treguar kështu edhe për veprimtarinë e tyre profesionale. Pas takimit me qytetarë, Presidenti i AKR-së dhe kandidatët për deputetë vazhduan vizitën në Mitrovicë, ku u njoftuan nga afër me punën e Fabrikës "Loni Dekor". Kjo Fabrikë, merret me prodhimin e mobileve, kuzhinave, dyerve e dritareve. Presidenti Pacolli premtoi lehtësira për ndërmarrësit dhe tha se ata e kanë rolin e shtyllave kryesore të ekonomisë. "Programi jonë qeverisës është më i implementueshmi, sepse është i dizajnuar nga ekspertët e ekonomisë", ka thënë ndër të tjera Presidenti i Aleancës Kosova e Re.
The post Pacolli: Me AKR-në në qeverisje, Kosova do të zhvillohet rrënjësisht appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: