Skip to main content

INSAJDERI: “Liria siguron mbijetesën me një fitore të pazakontë” plus 19 more

INSAJDERI: “Liria siguron mbijetesën me një fitore të pazakontë” plus 19 more


Liria siguron mbijetesën me një fitore të pazakontë

Posted: 28 May 2017 09:30 AM PDT

Liria ka siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës pasi ka moshtur Hajvalinë, që tashmë garat do t'i zhvillojë në Ligën e Parë.

Në xhiron e fundit, Liria, që i duhej vetëm fitorja, fitoi me rezultat të jashtëzakonshëm 9 me 1.

Kjo fitore i pamundësoi Dritës dhe Ferizajt që t'i shpëtojnë barazhit. Këto dy skuadra tani do të përballen me Vllazninë e Dukagjinin për të qëndruar në Superligë. /Insajderi.com

The post Liria siguron mbijetesën me një fitore të pazakontë appeared first on INSAJDERI.

Kompania e njohur gjermane investon në Serbi, Vuçiq krenohet

Posted: 28 May 2017 09:18 AM PDT

Kompania gjermane e gomave, Continental, ka zgjedhur që të hapë një qendër kërkimore dhe për zhvillim të softuerit në Serbi.

Për ardhjen e kompanisë gjermane në Serbi ka njoftuar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman.

Serbia me kompaninë “Continental” hyn në “ligën e lartë” të shteteve, tha sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas diskutimeve me kompaninë “Continental” në Novi Sad, raporton Novi Sad.

“Continental” ka në plan që të hapë një qendër kërkimore në Novi Sad, e cila do të punësojë fillimisht 500 inxhinierë, dhe të ardhurat e saj bruto do të jenë rreth 2,300 euro.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksel Ditman deklaroi se kompania “Continental” është dëshmi që kompanitë gjermane preferojnë të operojnë në Serbi. /Insajderi.com

The post Kompania e njohur gjermane investon në Serbi, Vuçiq krenohet appeared first on INSAJDERI.

“S’po kemi kohë as për familje” – Daka ankohet se stafin e KQZ-së e ka kapur lodhja

Posted: 28 May 2017 09:10 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, thotë se zgjedhjet e parakohshme, ishin shumë sfiduese, marrë parasysh afatet e shkurtra kohore për organizimin e tyre.

Ajo pranon se një pjesë e diasporës nuk do të mund të votojë, por thotë se stafi i KQZ-së është duke u lodhur.

Madje Daka thotë se sfidë për të dhe stafin e KQZ-së janë edhe lodhjet kronike. Thotë se ajo dhe anëtarët e tjerë nuk po kanë kohë as për familje.

“Ka edhe shumë sfida të tjera, duke filluar, nga ato që janë më banale, që është lodhja kronike që e përcjell gjithë stafin e KQZ-së, anëtarët, duke më përfshirë edhe mua, ku tanimë nuk kemi kohë për familje e as, si ta them, një jetë personale”, ka thënë ajo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. /Insajderi.com

The post “S'po kemi kohë as për familje” – Daka ankohet se stafin e KQZ-së e ka kapur lodhja appeared first on INSAJDERI.

Molliqaj: Për fushatën tonë, të domosdoshme 10, 20 apo 50 euro nga qytetarët

Posted: 28 May 2017 09:05 AM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga qytetarët që ta financojnë fushatën e subjektit që ai përfaqëson.

Molliqaj ka thënë se paratë që qytetarët dhurojnë për organizimin e fushatës së Vetëvendosjes, janë të domosdoshme.

“Për ta bërë ndryshimin e madh duhet angazhim dhe kontribut i secilit prej nesh”, ka thënë Molliqaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka kërkuar nga qytetarët dhurimin e mjeteve financiare për fushatën e VV-së, raporton Insajderi.

“10€, 20€, 50€ apo më shumë, për juve mund të duken pak, por për organizimin e fushatës tonë janë shumë dhe të domosdoshme. Vetëm të bashkuar mund t’i mposhtim ata të cilët financohen me para të pista të nëntokës”, ka thënë ai.

Vetëvendosje ka lansuar një platformë online për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të ndihmojnë financiarisht Vetëvendosjen. /Insajderi.com

The post Molliqaj: Për fushatën tonë, të domosdoshme 10, 20 apo 50 euro nga qytetarët appeared first on INSAJDERI.

Milan mbyll sezonin me humbje

Posted: 28 May 2017 09:01 AM PDT

Milani ka humbur ndaj Cagliarit në transfertë, në ndeshjen e fundit të sezonit, me rezultatin 2-1.

Kuqezinjtë janë mposhtur nga një gol i dyshimtë, në minutën e 93-të, shënuar nga Pisacane, ndërkohë që më herët kishin shënuar, Joao Pedro në pjesën e parë dhe Lapadula me 11 metërsh, në minutën e 72-të.

Për kuqezinjtë u akorduan dy penallti në pjesën e dytë, njërën prej të cilave e shpërdoroi sulmuesi kolumbian Bacca.

Milani e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Paletta, 15 minuta para fundit të takimit.

Kuqezinjtë e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë, me 63 pikë të grumbulluara, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën para eliminatore të Europa League.

The post Milan mbyll sezonin me humbje appeared first on INSAJDERI.

Bahtiri krenohet me ndërtimin e “fontanës më të bukur në Kosovë”

Posted: 28 May 2017 08:55 AM PDT

Edhe pse është kritikuar nga opozita në Mitrovicë për mos realizimin e premtimeve në mandatin e tij të parë si kryetar, Agim Bahtiri ka njoftuar me krenari për ndërtimin e një fontane në Mitrovicë.

Bahtiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për ndërtimin e një fontane siç ka thënë ai "më të bukurën në Kosovë".

"Në qendër të Mitrovicës po ndërtohet njëra nga fontanat më të bukura në Kosovë", ka shkruar ai.

Në qendër të Mitrovicës po ndërtohet njëra nga fontanat më të bukura në Kosovë.

Nai-post ni Agim Bahtiri noong Linggo, Mayo 28, 2017

The post Bahtiri krenohet me ndërtimin e "fontanës më të bukur në Kosovë" appeared first on INSAJDERI.

Albin Kurti premton arsim të lartë pa pagesë

Posted: 28 May 2017 08:46 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje në tubimin mobilizues me të rejat dhe të rinjtë votues për herë të parë theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të këtyre gjeneratave në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë tubim, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti deklaroi se "rinia ka më së shumti interes për ndryshimet për shkak se rinia është gjithnjë e ndryshme dhe përshkak se rinia do të jetë më së gjati këtej pari".

Kurti ritheksoi karakterin social-demokrat të Vetëvendosjes, sipas të cilës konkurenca nuk duhet të jetë vlera e vetme në shoqëri, por duhet t'ia shtojnë përkrah edhe vlerën e bashkëpunimit.

Më pas, ai foli për ndarjen mes lirisë negative si një liri prej arbitraritetit të një pushteti dhe lirisë pozitive që përmes arsimimit cilësor ia mundëson qytetarëve zgjedhjet e duhura në jetë dhe qëndrimet e menduara mire.

“Prandaj, kandidati për kryeministër, Albin Kurti premton arsimin e lartë pa pagesë në shërbim të kësaj lirie. Kurti foli gjithashtu për domosdoshmërinë e lidhjes së dijes teorike me atë praktikë, të arsimit me ekonominë, dhe të studentëve me nevojat e vendit”, njofton VV-ja përmes një komunikate.

Kurti përmendi gjithashtu faktin se në Kosovë jetojnë më shumë se gjysëm milioni të rinj që janë nën moshën 16 vjeçare.

Për Kurtin, që demokracia të jetë sa më e vërtetë “atëherë pragu i të drejtës së votës duhet ulur në 16 vjet”. /Insajderi.com

The post Albin Kurti premton arsim të lartë pa pagesë appeared first on INSAJDERI.

Mançester: Policia e ka arrestuar edhe një person të dyshuar

Posted: 28 May 2017 08:45 AM PDT

Policia e Britanisë, që po zhvillon hetime për sulmin vdekjeprurës terrorist në Mançester, thotë se e ka bërë edhe një arrestim, derisa po i vazhdon përpjekjet për zënien e të dyshuarve, që e përbëjnë një rrjet, pjesë e të cilit besohet se ishte edhe sulmuesi vetëvrasës, Salman Abedi.

Oficerët e policisë thanë sot se e kanë arrestuar një mashkull 25 vjeçar, në lagjen Old Traford, në seksionin lindor të Mançesterit.

Tash në arrest janë gjithsej 12 vetë, ndërsa dy persona të tjerë, që po ashtu, ishin në paraburgim, janë liruar.

Nga sulmi me bombë pas një koncerti në Mançester më 22 maj, janë vrarë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë.

Më se 60 vetë mbeten në spital, ndërsa 23 prej tyre janë në njësinë për trajtim intensiv.

The post Mançester: Policia e ka arrestuar edhe një person të dyshuar appeared first on INSAJDERI.

Kadri Veseli premton rritje të pagave

Posted: 28 May 2017 08:27 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të dielën në Klinë strukturat e partisë dhe simpatizantë të kësaj partie.

Veseli në Klinë ka shpalosur konceptin e platformës qeverisëse. Veseli tha se 'Fillimi i Ri' ka për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë që të arrijmë rritje ekonomike prej 8 %.

"Koncepti i fillimit të ri është një transformim i fuqishëm, rrënjësor i ekonomisë sonë. Ndihmesa pikërisht e këtyre bizneseve të cilat janë aktualisht, 60 mijë biznese. Vetëm të ju ndihmojmë më shumë atyre me politika ekonomike lehtësuese, 60 mijë vende të reja të punës mund t'i krijojmë vetëm nga këto biznese", tha Veseli, shkruan Gazeta Express.

Veseli tha se bujqësia do të jetë një nga prioritetet kryesore, dhe me këtë rast premtoi se buxheti do të dyfishohet, duke ndarë 120 milionë euro për grante dhe subvencione, çdo vit.

Veseli tha se do të ketë rritje të pensioneve për 25 % dhe rritje të pagave në sektorin publik për 30%.

"Do t'i rrisim pensionet e pensionistëve, 25 %. Kjo nuk do të jetë e tëra, kjo do të ndodhë shumë shpejt. Përveç rritjes se pagave në sektorin publik 30 %, pensionet do të rriten 25 % në fazën e parë, menjëherë. Pa i respektuar të moshuarit s'mund e ndërton të ardhmen", deklaroi Veseli./Insajderi.com

The post Kadri Veseli premton rritje të pagave appeared first on INSAJDERI.

Gjashtë gjëra që Real Madridi duhet t’i ketë kujdes ndaj Juventusit

Posted: 28 May 2017 08:20 AM PDT

Real Madridi mund të bëhet kampion evropian për herë të 12-të, por janë disa gjëra në të cilat madrilenët duhet të kenë kujdes, shkruan sot gazeta katalanase Marca.

Asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë dy herë radhazi Championsin

Real Madrid mund të bëhet skuadra e parë që do ta fitojë Ligën e Kampionëve dy herë radhazi, por katër skuadra që kanë tentuar ta arrijnë këtë rekord më parë, kanë dështuar.

Në sezonin 1993/94, Milani mundi Barcelonën 4-0 në finale, por një vit më vonë u mposht nga Ajaxi në finale. Pas sezonit 1994/95, edhe Ajaxi pati mundësi ta fitonte dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, por ishte mposhtur nga Juventusi.

Në sezonin 2007-08, Manchester United mundi Chelsean para se të humbte një vit më vonë ndaj Barcelonës, në vitin 2009.

Asnjë ekip nuk ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, në një vit

Që nga futja e Kupës Botërore të Klubeve në kalendarin e FIFA-s, asnjë fitues nuk e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në të njëjtin sezon.

Mallkimi i ish-lojtarit

Ish-heronjtë e Real Madridit, Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira, do të jenë në anën e Juventusit në finalen e së shtunës, dhe do të jenë të motivuar për t’i mundur madrilenët.

Viti tek

Real Madridi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve në një vit tek, në shekullin XXI. Hera e fundit që madrilenët e kanë fituar Ligën e Kampionëve në një vit tek, ka qenë viti i largët 1959.

Kundër një skuadre italiane

Historia tregon se është koha që një skuadër italiane ta fitojë trofeun me “veshë të gjatë”, pasi që çdo skuadër nga Apeninet ka qenë kampione çdo shtatë vjet – e fundit ishte Interi në vitin 2010. Milani e fitoi në vitin 2007 dhe 2003, ndërsa Juventusi në vitin 1996.

Fanellat ngjyrë vjollcë

Real Madridi do të vesh fanellët me ngjyrë vjollcë, dhe ata kanë humbur dy herë këtë sezon me këto fanella. /Insajderi.com

The post Gjashtë gjëra që Real Madridi duhet t’i ketë kujdes ndaj Juventusit appeared first on INSAJDERI.

Zvicër, aksident nga frika e merimangës

Posted: 28 May 2017 08:16 AM PDT

Një zvicerane e re u plagos rëndë pasi nga frika e merimangës doli nga automjeti që ishte në lëvizje.

Mediat lokale raportojnë se 24 vjeçarja gjatë parkimit të automjetit në qytetin Chur vërejti një merimangë në automjet dhe në panik doli jashtë dhe filloi të vrapojë, transmeton albinfo.

Automobili përfundoi në murin e parkingut, ndërsa shoferja pësoi lëndime në këmbë. Policia konfirmoi se 24 vjeçarja është në spital, por jashtë rrezikut për jetë./Insajderi.com

The post Zvicër, aksident nga frika e merimangës appeared first on INSAJDERI.

Daka: Zgjedhjet do të mbahen edhe në veri të vendit

Posted: 28 May 2017 08:05 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit do të mbahen edhe në veri të vendit.

Ajo ka thënë se KQZ-ja edhe në veri të vendit ka në çdo komunë zyrtarët e saj dhe se zgjedhjet do të organizohen si në pjesën tjetër të vendit.

"Zgjedhjet në veri do të organizohen si në pjesën tjetër të Kosovës. Ne i kemi atje katër zyrtarë tanë, pra në katër komuna kemi zyrtarët tanë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët i raportojnë KQZ-së dhe të cilët i bëjnë përgatitjet sipas ligjeve në fuqi dhe natyrisht që atje do të organizohen sikur edhe në pjesën tjetër", ka thënë ajo.

Ajo për Radio Evropën e Lirë ka treguar se përsëri do të ketë ndihmë nga OSBE-ja por kësaj radhe do të ketë kompetenca reduktuese.

"Këtë herë përsëri do ta kemi ndihmën e OSBE-së, por, me një kapacitet jashtëzakonisht të reduktuar dhe me një kompetencë plotësisht të reduktuar vetëm në këshilla dhe ndihmë teknike", ka thënë ajo.

Daka më tutje ka thënë disa organizata ndërkombëtare kanë bërë kërkesë që të jenë prezentë në ditën e zgjedhjeve por institucioni më i besueshëm për vëzhgim OSBE/ODIHR nuk do të jetë për shkak të politikave të ditura.

"Kushte për vëzhgim ka. Ne vetëm kemi filluar t’i pranojmë kërkesat e vëzhguesve qoftë ndërkombëtarë, qoftë nga organizatat e ndryshme botërore, të cilat do të jenë këtu prezent në ditën e zgjedhjeve. Ndërkaq, ne e dimë se OSBE/ODIHR, si institucioni më i besueshëm për vëzhgim, nuk vjen në Kosovë për shkaqe politike tashmë të ditura, sepse ne nuk jemi pjesë e OSBE-së. Shpresojmë që ndoshta edhe ata do ta ndërrojnë qasjen shumë shpejt dhe do të jemi pjesë edhe e këtij institucioni", ka thënë ajo

The post Daka: Zgjedhjet do të mbahen edhe në veri të vendit appeared first on INSAJDERI.

Kadri Veseli nuk garanton vende të reja pune, por ka një ide

Posted: 28 May 2017 07:52 AM PDT

Kadri Veseli nuk garanton vende të reja pune, por në një takim që e mbajti sot me qytetarë të Klinës ka shpalosur një ide për krijimin e së paku 60 mijë vendeve të punës.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) thotë se subjekti që ai drejton, do t’i japë përkrahje ndërmarrësve vendas.

E në këtë rast, Veseli llogaritë se nëse rreth 60 mijë biznese kosovare punësojnë vetëm nga një person, atëherë sipas tij do të krijohen 60 mijë vende të reja pune, raporton Insajderi.

“Ekipi ynë udhëheqës do t'i japë përkrahje të fuqishme ndërmarrësve vendas. Nëse çdo ndërmarrje apo biznes do ta shtonte vetëm nga NJË punëtor, ne do t'i kishim 60,000 vende të reja pune”, ka shkruar Veseli në Facebook.

I pari i PDK-së ka thënë se “bizneset në Klinë dhe anekënd Kosovës do të jenë në epiqendër të platformës fituese për Fillimin e Ri”. /Insajderi.com

 

The post Kadri Veseli nuk garanton vende të reja pune, por ka një ide appeared first on INSAJDERI.

Daka: KQZ-ja nuk është fajtore pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë

Posted: 28 May 2017 07:42 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se zgjedhjet e parakohshme, ishin shumë sfiduese, marrë parasysh afatet e shkurtra kohore për organizimin e tyre.

Ajo pranon se një pjesë e diasporës nuk do të mund të votojë, por thotë se KQZ nuk mund të fajësohet, ngase afatet kanë qenë të shkurta, kurse procedurat ligjore kërkojnë më tepër kohë.

"Deri më tani kemi pasur sfida pikërisht për shkak të afateve jashtëzakonisht të shkurtra. Një prej tyre, ka qenë edhe votimi jashtë Kosovës, ku ne padrejtësisht jemi sulmuar dhe atakuar se kinse me qëllim po i parandalojmë votuesit nga mërgata që fare nuk është e vërtetë", ka than Daka.

Daka ka thënë se KQZ-ja kanë bërë të gjitha ato çfarë kanë pasur mundësi si në aspektin ligjor ashtu edhe teknik.

"Ne kemi bërë gjithë atë që kemi pasur mundësi, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë teknik që t’ua mundësojmë të gjithë atyre që janë me të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Ka edhe shumë sfida të tjera, duke filluar, nga ato që janë më banale, që është lodhja kronike që e përcjell gjithë stafin e KQZ-së, anëtarët, duke më përfshirë edhe mua, ku tanimë nuk kemi kohë për familje e as, si ta them, një jetë personale", ka thënë ajo.

Daka ka pranuar se disa mërgimtarë do të mbesin po votuar, por sipas saj jo me fajin e KQZ-së por për shkak të proceduarave të komplikuar.

"Do të përgjigjem nga pjesa e dytë e pyetjes. Po, me siguri që mërgimtarët do të mbesin pa votuar, po jo me fajin e KQZ-së. Është fakt i pamohueshëm që ligji që është në fuqi, e parasheh mënyrën e aplikimit për regjistrim si votues, pastaj janë proceduara të komplikuara, të cilat po të ishin zgjedhje të rregullta do të zgjasnin me muaj. Kurse, neve kemi pasur 7 ditë që të aplikohet për regjistrim", ka thënë ajo.

The post Daka: KQZ-ja nuk është fajtore pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë appeared first on INSAJDERI.

E lë mbrapa Xavin, bëhet spanjolli me më së shumti tituj

Posted: 28 May 2017 07:36 AM PDT

Fitorja 3 me 1 e Barcelonës ndaj Alaves në finalen e Copa del Rey, e bëri Andres Iniestan futbollistin më të trofeshëm spanjoll në histori, me mesfushorin që arriti të fitoi titullin e 33-të të karrierës së tij.

Deri në mbrëmjen e së shtunës ai ishte baraz me ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez, por tani ai ka një trofe më shumë se ish-bashkëlojtari i tij. Ndërsa tre prej këtyre trofeve – një Kupë e Botës dhe dy Kampionate Evropiane – kanë ardhur me ekipin kombëtar spanjoll.

Përveç kësaj, ai ka qenë pjesë e triumfeve në shtatë Superkupa të Spanjës, tre trofe të Superkupës së Evropës, dhe ka ndihmuar Barcelonën të shpallet kampion i Kupës së Botës për Klube në tri raste.

Trofeun e parë, Iniesta e kishte fituar në vitin 2005, kur në sezonin e parë tek Barcelona fitoi titullin kampion. /Insajderi.com

The post E lë mbrapa Xavin, bëhet spanjolli me më së shumti tituj appeared first on INSAJDERI.

Graniti i motivuar nga lufta e babait të tij për liri

Posted: 28 May 2017 07:29 AM PDT

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është shprehur se sfidat e mëdha që i ka kaluar babai i tij për lirinë në Kosovë, kanë ndikuar te ai që të përmirësohet çdo ditë e më shumë, shkruan "dailycannon.com".

Babai i tij, Ragip Xhaka ka qenë në burg. Ragipi ishte 22-vjeçar kur ishte burgosur nga regjimi serb, pasi kishte protestuar kundër pushtet serb, derisa kishte qëndruar në burg për tre vjet e gjysmë.

"Po, është e vërtetë se ai ka qëndruar në burg për tre vjet e gjysmë, pasi ishte burgosur për qëndrimet e tij. Ne flasim shpesh në familje për këtë temë. Në fund të fundit unë dua të di se çfarë ka ndodhur, transmeton albinfo.ch.

Xhaka u transferua në Arsenal dhe në shumë raste ishte kritikuar për lojën e tij të ashpër, megjithatë, futbollisti shqiptar ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës.

Xhaka dje fitoj trofeun e parë duke mposhtur Chelsean në finale të 'Fa Cup'./Insajderi.com

The post Graniti i motivuar nga lufta e babait të tij për liri appeared first on INSAJDERI.

“Ai luan tërë ditën Play Station” – gazeta zvicerane shkruan për 83-vjeçarin nga Kosova

Posted: 28 May 2017 07:28 AM PDT

Ditë më parë një storie bëri bum, që tregonte për një 83-vjeçar nga Kosova, i cili luante me pasion video lojërat 'Sony Playstation'. Për këtë rast ka shkruar edhe 'blickamabend.ch'.

“Ahmet Dedinca është 83-vjeçar dhe në plan të parë nuk dallon shumë nga moshatarët e tij. Por, derisa të tjerët punojnë në kopsht, ose kalojnë ditën në një kafene, pasioni i pensionistit është "Play Station 3". Madje, luan tërë ditën”, shkruan Blick am Abend.

Ai është nga Obiliqi në afërsi të Prishtinës, kurse shpesh luan edhe 5 orë në ditë, kishte raportuar 'Klan Kosova'.

Ai thotë se dëshira e tij është të luajë me pensionistë tjerë, për të krijuar kundërshtarë të rinj.

83-vjeçari ka filluar me "Super Mario" 25 vjet më parë. Ai është i pasionuar pas futbollit, veçanërisht Barcelonës. Ai ka treguar edhe disa raste kur ka luajtur kur ka shkuar si mysafir.

“Ai luan tërë ditën Play Station” – gazeta zvicerane shkruan për 83-vjeçarin nga Kosova

The post “Ai luan tërë ditën Play Station” – gazeta zvicerane shkruan për 83-vjeçarin nga Kosova appeared first on INSAJDERI.

KQZ ndërron logon

Posted: 28 May 2017 07:12 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar logon e re në të cilën shkruan " Vullneti Yt" për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 11 qershor 2017.

KQZ, në faqen zyrtare në Facebook, ka publikuar logon e re ku si slogan më poshtë kanë shkruar "Vullneti Yt". KQZ me këtë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për votim më 11 qershor dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre.

Të premten KQZ ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, ndërsa fushata elektorale zyrtarisht pritet të filloj më 31 maj dhe do të zgjasë 10 ditë.

The post KQZ ndërron logon appeared first on INSAJDERI.

Pacolli premton rritje ekonomike prej 8% pas dy viteve

Posted: 28 May 2017 07:10 AM PDT

Aleanca Kosova e Re së bashku me kryetarin e saj Behgjet Pacollin dhe anëtarët e saj ka mbajtur një takim në Viti.

Behgjet Pacolli në këtë tubim tha se rritja ekonomike që do ta mundësojë koalicioni qeverisës mes AKR-së dhe LDK-së, që nga viti i dytë i mandatit, do të jetë mbi 8 %.

"Qeverisja e AKR-së dhe LDK se do të jetë qeverisje e zhvillimit ekonomik, ne do t'i mbështesim idetë e rinisë dhe do t'i implementojmë ato. Këtë dinamizëm të rinisë nuk do ta zbehim, por do ta forcojmë", ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se është për tu frikësuar se në çfarë norme është rritur përqindja e njerëzve të infektuar me sëmundje ngjitëse, ndërsa të gjitha këto sipas tij, vijnë si pasojë e moskujdesit për ambientin ku jetojmë.

"Lumenjtë dalin nga shtrati, ndoten dhe pastaj rrugës depërtojnë nëpër toka pjellore dhe helmojnë çdo gjë".

Pacolli në fund para qytetarëve të Vitisë ka prezantuar kandidatët e Aleancës Kosova e Re për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, për të cilët është zotuar se do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës dhe se do t'i përfaqësojnë ata me dinjitet./Insajderi.com

The post Pacolli premton rritje ekonomike prej 8% pas dy viteve appeared first on INSAJDERI.

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër

Posted: 28 May 2017 06:59 AM PDT

Të shtunën, më 10 qershor në qytetin Wil të St. Gallenit, nën përkujdesjen e Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës, do të bëhet përurimi i shtatores së Nënë Terezës.

Kjo do të jetë e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA etj janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.

Shtatorja e shenjtores shqiptare, do të vendoset në St.Peter Park, në rrugën Lerchenfeldstrasse në këtë qytet.

Programi fillon me meshën që mbahet nga ora 12:00 në St.Peter Kirche, e udhëhequr nga Don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi më i njohur i Nënë Terezës, bëhet e ditur në ftesën dërguar albinfo.ch për pjesëmarrje. Meshën, bashkë me të do ta drejtojnë edhe meshtarë tjerë shqiptarë dhe zviceranë.

Pas meshës, zbulimi i shtatores do të bëhet në oborrin e kishës ndërsa nga ora 13:30 zhvillohet Akademia Solemne në Statsaal të Wilit, thuhet veç tjerash në një njoftim të dërguar në emrin e Këshillit Organizativ nga don Albert Demaj dhe Franklin Munishi./ KultPlus.com

 

The post Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more