Skip to main content

INSAJDERI: “Gjuriq bënë thirrje serbëve të votojnë pasi Kosova është në rrezik” plus 19 more

INSAJDERI: “Gjuriq bënë thirrje serbëve të votojnë pasi Kosova është në rrezik” plus 19 more


Gjuriq bënë thirrje serbëve të votojnë pasi Kosova është në rrezik

Posted: 29 May 2017 09:51 AM PDT

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë e Metohi në Serbi ka bërë thirrje për serbët që jetojnë në Kosovë që të dalin masovikisht në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe të votojnë partinë Lista Serbe.

Duke folur para një grupi studentësh, Gjuriq, ka thënë se rezultati i dialogut në Bruksel është "krijimi i një fronti të përbashkët politik, që është krijuar si Lista Serbe që e mbështesim edhe ne në Beograd", ka thënë ai.

Gjuriq gjithashtu ka thënë se në Kosovë ekziston një rrezik që të eskalojë situata pasi është në rritje ekstremizmi politik dhe ai fetar.

"Kosova po përballet me ndikime të shumta gjeopolitike, kombëtare dhe shumë të tjera që rezulton në gjendje të vazhdueshme jostabiliteti", citohet të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka folur edhe për atë që ka quajtur "ndikim të ekstremizmi fetar" që sipas tij prodhon urrejtje ndaj komuniteteve të tjera.

The post Gjuriq bënë thirrje serbëve të votojnë pasi Kosova është në rrezik appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro

Posted: 29 May 2017 09:42 AM PDT

Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Ferizaj se nëse merr udhëheqjen e Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, paga minimale në vend do të shënojë rritje.

 

"Paga minimale do të ngrihet në 200 euro", ka thënë Haradinaj, në një tubim të AAK-së në Komunën e Ferizajt.

Haradinaj ka thënë se do të rriten për 30 për qind pagat e shërbyesve publikë, të administratës, shkruan Insajderi. Haradinaj ka paralajmëruar edhe rritje pensionesh, nëse bëhet kryeministër.

"Do të punojmë edhe për njohjen e stazhit të punës", ka thënë po ashtu Haradinaj në Ferizaj. /Insajderi.com

The post Haradinaj: Pagën minimale do ta bëjmë 200 euro appeared first on INSAJDERI.

12 vjet pasi u nis të ndërtohej, përurohet palestra në Kamenicë

Posted: 29 May 2017 09:06 AM PDT

Punimet për ndërtimin e një palestre sportive në Kamenicë, kishin nisur në qershorin e vitit 2004.

Por, për përfundimin e kësaj palestra u desh të pritej 12 vjet. Palestra u përurua sot nga kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa.

Duke uruar për këtë objekt për qytetin e Kamenicës, kryeministri Mustafa tha se qytetarët e meritojnë një objekt të tillë i cili i plotëson nevojat e të rinjve, të sportistëve dhe të qytetarëve.

"Është një investim i merituar, dhe konsideroj se është një rezultat i një pune të përbashkët edhe i Komunës, Ministrisë, pushtetit lokal, pushtetit qendror", theksoi kryeministri Mustafa, duke shtuar se kontinuiteti i ndërtimeve të tilla do të vazhdojë.

Më tej, kryeministri Mustafa tha se Kosova dhe gjendja e qytetarëve do të përmirësohet me punë të përbashkët.

Kryeministri Mustafa uroi që ky objekt të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë, duke shprehur dëshirën që të ketë më shumë sportistë, më shumë të rinj që do të merren me sport, me aktivitete kulturore dhe aktivitete tjera,  për çfarë, siç theksoi kryeministri Mustafa, me këtë objekt u krijuan kushte shumë të volitshme. /Insajderi.com

 

The post 12 vjet pasi u nis të ndërtohej, përurohet palestra në Kamenicë appeared first on INSAJDERI.

Arsyet pse portali suedez i udhëtimeve rekomandon të vizitohet Prishtina

Posted: 29 May 2017 09:02 AM PDT

Portali suedez i udhëtimeve, Momondo, ka zhvilluar një kalendar për ti propozuar përdoruesve destinacione pushimi jo shumë të shtrenjëta, brenda buxhetit të tyre mesatar, me atraksione interesante për të shijuar pushimet. Njëri nga këto vende është edhe Prishtina.

Në këtë agjendë, e cila rekomandon udhëtime për secilin muaj të vitit, kjo faqe për muajin shtator ka përmendur si vend që ia vlen të vizitohet është Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, duke ia bashkangjitur një përshkrim të shkurtër

"E kursyer nga turizmi, e pasur në traditë, dhe e fokusuar në shkrimin e historisë së tyre si një shtet i njohur nga vendet tjera, Kosova dhe kryeqyteti i saj, Prishtina, të sfidojnë nga një vizitë mendje hapur larg nga të gjitha përceprimet", shkruan Momondo.

Më pas kjo faqe përmend disa nga vendet që mund t'i vizitosh në Prishtinë, si kafenenë Dit' e Nat', sahat kullën e vjetër, "NewBorn"-in, bibliotekën kombëtare etj., dhe që të gjitha me nga një përshkrim të shkurtër për funksionin dhe domethënien e tyre.

Ndër vendet tjera të cilat Momondo rekomandon të vizitohen janë: në janar Sofia e Bullgarisë, në shkurt San Antonio e Teksasit, në mars Valparaiso në Kili, në prill Braga e Portugalisë, qershor Yerebani i Armenisë, në korrik Belfast në Irlandën Veriore, për gusht propizim ka Lviv-in e Ukrainës, për shtator Prishtinën e Kosovës, tetor Panamanë, në nëntor Kalamata në Greqi dhe në fund për dhjetor Sarajevën e Bosnjës dhe Hercegovinës. /Insajderi.com

The post Arsyet pse portali suedez i udhëtimeve rekomandon të vizitohet Prishtina appeared first on INSAJDERI.

Hoti: Të rinjtë që studiojnë jashtë duhet t’i bëjmë ministra

Posted: 29 May 2017 09:01 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti bashkë me anëtarë të këtij koalicioni është duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Prishtinë.

Hoti ka folur për hapësirën që duhet dhënë të rinjve, shkruan Lajmi.net.

"Brezi i Republikës ka shumë të rinj që shkollohen jashtë vendit dhe atyre duhet tu japim hapësirën", ka thënë Hoti. "Ata duhet t'i kemi ministra pas disa vitesh".

Hoti ka përmendur se me të në qeveri, të rinjve në vend do tu mundësohet punë praktike me pagesë një vit pas shkollimit.

"Ne do të ia kthejmë këtij vendi qetësinë sikur dikur Presidenti Rugova", ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër. /Insajderi.com

 

The post Hoti: Të rinjtë që studiojnë jashtë duhet t’i bëjmë ministra appeared first on INSAJDERI.

Ndotje mbi parametrat e lejuar në pikat e derdhjeve të Termocentraleve

Posted: 29 May 2017 08:57 AM PDT

Avokati i Popullit Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga një ekspert i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, si dhe zyrtarë të Komunës së Obiliqit, vizituan fshatin Dardhishtë të Komunës së Obiliqit, respektivisht pikat e derdhjeve hidraulike nga Termocentralet Kosova A dhe Kosova B në lumin Sitnica.

Vizita u bë me qëllim që të shihet nga afër shkarkimi ujrave me ndotje industriale, të bëhet matja e nivelit të Ph-së në këto dy pika dhe të bëhet marrja  e mostrave për të analizuar më detajisht nivelin e ndotjes.

Nga matjet e kryera në dy pikat e derdhjeve të ujrave të ndotura, u pa se në pikën e derdhjes hidraulike të Termocentralit Kosova A, vlera e pH-së shënonte 12.78, përderisa në grykderdhjen hidraulike të Termocentralit B, pH-së arrinte në 12.98, njofton Zyra e Avokatit të Popullit përmes një komunikate.

Shmangiet nga standardet e pranueshme të derdhjeve industriale dëmtojnë cilësitë natyrore të ujit, në kuptimin cilësor dhe sasior dhe shkaktojnë pasoja afatgjata për njeriun dhe ekosistemin në përgjithësi, prandaj Avokati i Popullit ju bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të veprojnë në menyrë urgjente në pajtim me ligjet perkatëse për mbrojtjen e ambientit dhe standardet e pranueshme për cilësinë së ujit, tokës dhe ajrit. /Insajderi.com

The post Ndotje mbi parametrat e lejuar në pikat e derdhjeve të Termocentraleve appeared first on INSAJDERI.

Allegrit i pëlqejnë tre lojtarë të Real Madridit

Posted: 29 May 2017 08:51 AM PDT

Real Madridi dhe Juventusi do të përballen në finale të Ligës së Kampionëve me 3 qershor, e cila do të zhvillohet në Cardiff.

"Zonja e Vjetër" kërkon trofeun e parë pas pothuajse 21 vjetëve, derisa Real Madridi dëshiron të shkruajë histori duke fituar dy herë me radhë Championsin, diçka që se ka bërë askush që nga viti 1992 kur kjo garë ka ndryshuar emrin.

Para kësaj finaleje të madhe, ka folur edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Ai ka lavdëruar lojtarët e Real Madridit, në veçanti Casemiron, Gareth Bale e Iscon, vetëm njëri prej këtyre dy të fundit do të startojë në finalen e Cardiff.

"Casemiro i jep stabilitet Real Madridit, Gareth Bale qetësi, derisa Isco i shton kualitete kësaj skuadre me teknikën e tij", tha Allegri, shkruan Express.

Allegri më tej e sheh Realin si favorit në këtë finale, por që janë të etur për ta fituar Champions.

"Besojmë se mund ta fitojmë këtë finale dhe ta sjellim në shtëpi trofeun, por nuk duhet të harrojmë se do të luajmë kundër Real Madridit", tha Allegri.

"Duhet t’i qasemi finales me vetëbesim, por duke e ditur se Real Madridi është favorit", përfundoi Allegri.

The post Allegrit i pëlqejnë tre lojtarë të Real Madridit appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Do të ketë Shtëpi të UÇK-së në çdo qytet

Posted: 29 May 2017 08:41 AM PDT

Ramush Haradinaj vendosi ta befasojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, në një takim që dy liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA e mbajtën sot me veteranët e UÇK-së në Prishtinë.

Lideri i AAK-së tha se befasia për Veselin dhe veteranët është premtimi për hapjen e disa qendrave të UÇK-së, të cilat ai i quajti "Shtëpi të UÇK-së".

"Kryetar, kam vendos me të befasuar pak. Kam vendos që të hapi shtëpi të UÇK-së. Një Kosovë që do ta ketë në çdo komunë një shtëpi të UÇK-së", deklaroi Haradinaj, në një organizim me veteranët e UCK-së.

Haradinaj tregoi se çfarë funksioni do të kenë këto "Shtëpi të UÇK-së".

"Shtëpitë e UÇK-së do të jenë në 7 qendra të Kosovës, nga të cilat do të ketë një objekt të madh, kur ta sheh çdo njeri këtë objekt, do ta njoh se është shtëpia e UÇK-së. Aty do të ketë hapësirë për tri shoqatat. Aty do të ketë vende për muze të UÇK-së, pra hapësirë e UÇK-së, në mënyrë që shoqatat e dalura nga lufta, me kriju të ardhura", tha Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës u shpreh se këto objekte do të jenë të vendosura në qendrat e rajoneve të Kosovës, por edhe në qytete më të vogla.

Në këtë takim, foli edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se takimi me veteranët është i vecantë për të.

"Fillimi i Ri do të thotë mbështetje e vendimmarrësve. T'i ndihmojmë fermerët tanë, të cilët janë shtylla e lëvizjes së ekonomisë tonë", u shpreh Veseli. /Insajderi.com

The post Haradinaj: Do të ketë Shtëpi të UÇK-së në çdo qytet appeared first on INSAJDERI.

Veseli me veteranët: 17 vite e keni pritur bashkimin tonë

Posted: 29 May 2017 08:37 AM PDT

Kryetari i PDK-së, prijësi i listës së koalicionin LDK-AAK-NISMA, Kadri Veseli u ka thënë veteranëve të luftës së UÇK-së se e di që bashkimin e tij me Ramush Haradinajn është një veprim që ata e kanë pritur për 17 vite.

"17 vite e keni pritur këtë bashkim tonin, ja ku jemi. Jemi bërë bashkë jo për veti, jemi bërë bashkë si atëherë para 18 viteve, para 19 viteve para 27 viteve, jemi bërë bashkë për Kosovën për atdheun", ka thënë Veseli para veteranëve në një takim të mbajtur në një hotel në periferi të vendit.

"Jemi bërë bashkë kundër të gjithë atyre që synojnë ta cenojnë atdheun tonë, jemi bërë bashkë për ushtrinë e Kosovë për t'iu thënë atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë shtetin, jo", ka thënë Veseli.

The post Veseli me veteranët: 17 vite e keni pritur bashkimin tonë appeared first on INSAJDERI.

Çeku: Bashkimi Veselit me Haradinajn realizim i ëndrrës së veteranëve

Posted: 29 May 2017 08:22 AM PDT

Ish-gjenerali i UÇK-së, Agim Çeku ka hapur takimin e liderit të PDK-së dhe AAK-së, Ramush Haradinaj,me veteranët e luftës së UÇK-së që po mbahet në një hotel në periferi të vendit.

"E di që para vetës keni një pamje të cilën e keni ëndërruar që sa, që ti shihni bashkë këta dy liderë së bashku për Kosovën", ka thënë Çeku.

Ai ka vazhduar të flas për bashkimin e Haradinajt dhe Veselit duke i thumbuar dy partitë tjera, LDK që ka formuar koalicion me AKR-në dhe Alternativën dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Të parën e ka quajtur të paguximshme ndërsa të dytët sikur ata që duan ta shkatërrojnë Republikën.

E për Veselin dhe Haradinaj ka pasur lavde të tjera.

"U bënë  bashkë dija, guximi, energjia, u bo bashkë vizioni e programi për zhvillim", ka thënë Çeku.

The post Çeku: Bashkimi Veselit me Haradinajn realizim i ëndrrës së veteranëve appeared first on INSAJDERI.

E ardhmja e Tottit në klubin e Maldinit

Posted: 29 May 2017 08:03 AM PDT

Francesco Totti të dielën ka luajtur ndeshjen e fundit me Romën.

Kapiteni romak ndaj Genoas në Stadio Olimpico mori një lamtumirë të merituar, lamtumirë që do e ëndërrojë çdo lojtar.

Sipas Rai Sport e ardhmja e legjendës italiane do të jetë në MLS te Miami FC.

Klubi amerikan aktualisht drejtohet nga Alessandro Nesta, ndërsa bashkëpronar është edhe Paolo Maldini.

Vlen të theksohet se Totti te Roma kaloi 24 sezone. /Insajderi.com

The post E ardhmja e Tottit në klubin e Maldinit appeared first on INSAJDERI.

Merkel një “transatlantike thellësisht e bindur”

Posted: 29 May 2017 08:00 AM PDT

Zëdhenësi i kancelares gjermane Angela Merkel ka thënë se ajo " është transatlantike thellësisht e bindur" e cila beson se është e drejtë nëse theksohen ndryshimet në raport me Shtetet e Bashkura në mënyrë që të mbahen relacione të shëndosha.

Komentet e Merkel disa i kanë interpretuar si sugjerime se Shtetet e Bashkuara me Donald Trumpin si president dhe Britania në rrugën e saj jashtë Bashkimit Evropian nuk janë më partnerë të besueshëm.

Merkel ka thënë gjatë një tubimi të dielën në Mynih se ndonëse është e rëndësishme që të mbahen raporte të mira me aleatë si Shtetet e Bashkuara apo Britania, " tashmë ka kaluar koha kur ne kemi mundur të mbështetemi tek të tjerët".

"Ne evropianët duhet të marrin fatin në duart tona", ka shtuar ajo.

Gjatë një konference për shtyp në Berlin, zëdhënësi i saj Steffen Seibert ka thënë se "fjalët e kancelares qëndrojnë dhe se ato kanë qenë mjaft të qarta".

"Është një transatlantike thellësisht e bindur", shtoi ai.

"Pasi relacionet transatlantike janë shumë të rëndësishme për kancelaren, është e pritshme që ajo të flasë sinqerisht për këto dallime", ka thënë ai.

The post Merkel një "transatlantike thellësisht e bindur" appeared first on INSAJDERI.

Hoti në BSPK premton rritjen e pragut të pagës minimale

Posted: 29 May 2017 07:37 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), Haxhi Arifi, ka premtuar se do të bëhet draftimi i Kontratës Kolektive në mënyrë që të përmirësohen të drejtat e punëtorëve.

"Në vazhdën e komunikimit që e kemi me të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare, me biznese, me studentë, pensionistë, sot jemi në BSPK si partneri kryesor social në Kosovë. Jemi zotuar se do të zbatojmë Marrëveshjen me BSPK-në dhe do të zbatojmë Ligjin që mbron të drejtat e punëtorëve. Që në ditët e para do të punojmë bashkë, për të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale. Do të punojmë bashkë për të shikuar se si mund të trajtojmë më mirë përvojën e punës gjatë viteve të 90-ta", ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se do të promovojmë zhvillimin ekonomik i cili balancon të drejtat e punëtorëve.

"Kemi shumë punë për të bërë në sektorin privat, për të përmirësuar kushtet e punëtorëve atje", ka thënë kandidati për kryeministër.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se korniza ligjore duhet të përmirësohet për t'i mbrojtur më mirë dhe më shumë të drejtat e punëtorëve.

The post Hoti në BSPK premton rritjen e pragut të pagës minimale appeared first on INSAJDERI.

Shqiptari që reformoi Egjiptin

Posted: 29 May 2017 07:31 AM PDT

Lindi në një fshat të rrethit të Korçës në Shqipëri në vitin 1769. Ende kur ishte fëmijë, babai i tij, për shkaqe të ndryshme e lëshoi vendlindjen dhe së bashku me familjen u shpërngul për në Kavallë. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti të duhanit gjatë kësaj kohe. Veç kësaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak që ishte një talent dhe karakter natyror i tij.

Në sajë të transformimit të administratës së mbarë Egjiptit dhe në saje të organizimit të mirë për përmirësimin e reformave të ndër-marra, Mehmed Ali Pasha është personalitet që hapi shtigje të reja në zhvillimin dhe në civilizimin e vendeve të përmendura, ashtu që gjenerata e sotme duke e trashëguar atë, vazhdon valillëkun dhe hidivllëkun në vendet e Egjiptit.

Lindi në një fshat të rrethit të Korçës në Shqipëri në vitin 1769. Ende kur ishte fëmijë, babai i tij, për shkaqe të ndryshme e lëshoi vendlindjen dhe së bashku me familjen u shpërngul për në Kavallë. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti të duhanit gjatë kësaj kohe. Veç kësaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak që ishte një talent dhe karakter natyror i tij.

Në kohën kur regjistrohej dhe tubohej ushtri për ta shpëtuar Egjiptin nga një gjendje kaotike që e kishte përfshirë pas pushtimit të Francës, edhe ky, biografia e të cilit po shkruhet këtu, mblodhi një numër të konsiderueshëm të ushtarëve shqiptarë dhe ia mësyu asaj ane. Pat hyrë në koalicion me Hasan Pashën nga Pojana që ishte komandant i ushtarëve shqiptarë të Egjiptit. Në disa luftëra që ndodhën, e sidomos në luftën e Ebu Kirit, tregoi një trimëri të jashtëzakonshme me ç'rast fitoi nder, respekt, dhe simpati të madhe. Në mosmarrëveshjet që u paraqitën në mes Husrev Pashës, i cili ishte vali i Egjiptit me ushtrinë shqiptare dhe memalikët e Egjiptit, ky (Mehmed Ali Pasha) pati fituar një vend të rëndësishëm, ashtu që gradualisht u bë udhëheqës i ushtrisë shqiptare që gjendej në Egjipt.

Këtë fuqi filloi ta përdorte ashtu si dëshironte. Husrev Pasha, duke mos mundur të fitojë në këtë mosmarrëveshje (zënkë), u dobësua. Kur udhëheqja e Egjiptit ishte në një gjendje të çrregulluar dhe me shumë ngatërresa, Mehmed Aliu e mori ushtrinë në dorë, kurse Husrev Pashën e detyroi të tërhiqet nga punët kryesore. Pasi që mori në dorë udhëheqjen e vendit dhe pasi që me lehtësi ktheu qetësinë e plotë në vend, cilësia e tij u paraqit te Porta e Lartë. Për kthyerjen dhe vendosjen e rregullit, disiplinës dhe qetësisë në vendet e Egjiptit, Porta e Lartë nuk mundi të gjejë rrugë dhe zgjidhje më të mirë se të emërojë Mehmed Aliun vali të Egjiptit.

Kështu, kur Mehmed Aliu në vitin 1800 u emërua zyrtarisht vezir i vilajetit të Egjiptit, pikësëpari në rivendosjen e besimit dhe të qetësisë e kuptoi se është e domosdoshme t'i qetësojë memalikët që u thoshin jeniçerë të Egjiptit. Pasi pati sukses në këtë çështje, si hap të parë mori iniciativën që në të gjitha territoret islame të konsolidojë ushtrinë.

Kështu nga njëra anë, me fuqinë që e arriti si dhe me ndihmën e fëmijëve të tij Ibrahim Pashës dhe Ismail Pashës, i zgjeroi territoret nga ana jugore e Egjiptit, në drejtim të Nubes dhe Sudanit, e nga ana tjetër, përmes shkollave që i themeloi për shkencat ushtarake dhe mjekësore si dhe përmes asociacioneve të përkthimeve u botuan dhe u përhapën njohuri të reja. Njerëzit e aftë dhe dijetarët me njohuri shkencore dhe industriale që i mori nga Evropa,dhanë mund të jashtëzakonshëm në zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë, gjë që për një kohë shumë të shkurtër e gjallëroi Luginën e Nilit dhe vendet më të pazhvilluara të Egjiptit dhe shtoi mbjelljen e llojllojshme të prodhimeve bujqësore: oriz, pambuk, panxharsheqeri dhe njëkohësisht hapi shumë fabrika. Disa mijëra njerëz i rritën të ardhurat e tyre në një shkallë që nuk do të mund të shpresohej, pagat e të cilëve deri në atë kohë nuk do të mjaftonin vetëm për të paguar ushtarët dhe eprorët e tyre.

Kështu, shtetin e Egjiptit e solli në gjendjen e një shteti të madh me tokë të punueshme, pjellore. Në atë kohë vehabitët ishin shtrirë në shumë vende të Gadishullit arabik. Meqë prej tyre ishin rrezikuar edhe vendet e Hixhazit, pas urdhrit që e mori nga Porta e Lartë, e drejtoi ushtrinë nga ato anë, ku pastaj vetë u kthye, por aty si zëvendës e la djalin e vet Ibrahimin, i cili, duke u përpjekur gjashtë vjet rresht, e theu forcën dhe e shkatërroi organizatën e tyre, mirëpo, gjithnjë frigohej nga ata. Edhe në revolucionin e Greqisë, Ibrahim Pashën e dërgoi me ushtrinë egjiptiane në More. Aty u detyrua të qëndrojë tre vjet me qëllim që të kthejë qetësinë dhe të shuajë kryengritjen. Me rastin e një havarie iu pat djegur flota.

Pas këtyre rezultateve, nga ana e shtetit iu dha të qeverisë edhe Siujdhesën e Kretës. Më në fund Porta e Lartë ia vërtetoi dhe ia pranoi të qenët trashëgimtar në gjeneratën (dinastinë) e vilajetit të Egjiptit të Mehmed Ali Pashës.

Duke filluar nga ajo kohë ishte i angazhuar t'i udhëheqë mirë të gjitha vendet e Egjiptit dhe ato që i pushtoi në drejtim të Sudanit. Pat sukses në shumë reforma dhe në zhvillimin e vendit. Në vitin 1847 u sëmur rëndë, kurse autorizimi për vali, me ferman iu drejtua djalit të tij, Ibrahim Pashës. Pas një sëmundje të rëndë dyvjeçare, më 1849 vdiq në Aleksandri, shkruan konica.al.

Mehmed Aliu ishte një njeri shumë i mençur; mund të konsiderohej njeri i pashkollë, sepse edhe atë pak shkollë që e kishte, e kishte bërë pas moshës 45-vjeçare.

Ai e çmonte civilizimin e ri dhe përparimin. Pasi e mori fuqinë në duart e veta, për një kohë shumë të shkurtër i nxori në shesh gjërat e dobishme dhe jo të dobishme, dhe kështu ia doli që një shteti, në mënyrë të pashembullt, deri atëherë, t'ia sjellë civilizimin dhe përparimin.
Tyrbja (mauzoleu) i tij gjendet në Kajro, e punuar në mënyrë të përsosur, kurse në Aleksandri është përmendorja e tij e bronztë./ KultPlus.com

The post Shqiptari që reformoi Egjiptin appeared first on INSAJDERI.

Limaj: Do ta krijojmë projektin e vetëpunësimit

Posted: 29 May 2017 07:21 AM PDT

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para të rinjëve projektin e vetëpunësimit, ku të rinjtë do të mund të aplikojnë dhe të realizojnë objektivat e tyre

"Keni dëgjuar që kemi thënë se çdo familje që nuk ka asnjë të punësuar do ta ketë një të punësuar. Kemi thënë se do të mbështesim ndërmarrjet e vogla. Kemi thënë se do të mbështesim bujqësinë, shëndetësinë, gratë", ka thënë Limaj.

Tutje ai është shprehur se partia që ai drejton do të lansojë projektin e vetëpunësimit.

"Duke parë nivelin intelektual të të rinjve tanë kemi ardhur në përfundim që kanë ide, por që nuk kanë mundësi që ato ide t'i realizojmë. Prandaj, ne si Nismë do të angazhohemi në krijimin e një fondi të vetëpunësimit ku çdo i ri që ka ide, por që nuk ka mjete financiare, këtu do të vij shteti për t'ju thënë se ne jemi këtu", ka thënë Limaj.

Kreu i NISMA-s theksoi se Kosova ka mjaft fonde për të realizuar këtë, por deri tani ka pasur problem, pasi nuk ka pasur qeveri reformatore. /Insajderi.com

The post Limaj: Do ta krijojmë projektin e vetëpunësimit appeared first on INSAJDERI.

Tifozi që mori topin e Tottit, pranon oferta: Nuk e shes kurrë

Posted: 29 May 2017 07:15 AM PDT

Që nga mëngjesi i sotëm, Thomas Lintozzi nuk është më një djalë i zakonshëm. Ai ishte me fat kur rrezikoi edhe jetën në tribunat e stadiumit "Olimpico" të Romës, për ta marrë topin që Francesco Totti ia gjuajti tifozëve në ndeshjen e fundit.

"Do më mungoni", shkruante kapiteni i Romës, në topin që i dedikohej tifozëve të Romës.

Por, njeriu që e kapi këtë top në tribunën e tifozëve ultras të Romës, thotë se ka pranuar oferta për ta shitur topin.

"Nuk do ta shes kurrë, edhe pse shumë oferta më kanë ardhur", ka thënë tifozi i Romës, Thomas Lintozzi.

Lintozzi ka vetëm fjalë të mëdha për Tottin, raporton Gazzeta dello Sport.

"E kam dashur që kur isha në çerdhe. Për mua futbolli ishte ai. I jam falënderues gjithë jetën për atë që ai [Totti v.j] ka bërë për njerëzit, veçanërisht, për mua", ka thënë tifozi 27-vjeçar. /Insajderi.com

The post Tifozi që mori topin e Tottit, pranon oferta: Nuk e shes kurrë appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

Posted: 29 May 2017 06:58 AM PDT

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në takim me qytetarët e Podujevës, ju ka premtuar se do të zhvillojë sektorin e bujqësisë, rritjen e punësimit të grave, rritjen e pagave të pensionistëve dhe lirimin e tyre nga taksat.

Veseli tregoi se orientimi i partisë së tij do të jetë drejt zhvillimit të ndërmarrësve me qëllim që të krijohen vende të reja të pune.

"Do të orientohemi fuqishëm kah sektori i bujqësisë dhe në avanësimin e ndërmarrëve sepse Kosova është një tokë shumë bio e cila do të mund të krijoj edhe produkte bio, do të orientohemi drejt prodhimit tonë në mënyrë që të krijohen vende të reja pune. Do të rritet numri i punësimit të grave dhe do të rritet prodhimi i produkteve bujqësore, është shprehur Veseli para llapjanëve.

Gjithashtu lideri i PDK-së ju ka premtuar qytetarëve të Podujevës se "do të punojë në fuqizimin e kompanive të cilat punësojnë gratë, 120 milionë të punësuar, do të punojmë fuqishëm që gruaja dhe rina të ketë rolin e vetë në shoqëri të ketë rol vendimmarrës", ka thënë Veseli.

"Kosova nuk shkon përpara pa ju jepur fuqi edhe grave. Nëse 50 përqind të popullsisë është e gjinisë femërore atëherë nëse ju jepet mundësi grave atëherë Kosova do të jetë shumë përpara", ka shtuar Veseli, raporton Insajderi.

Përveç punësimit të grave Veseli ju ka premtuar edhe të rinjve llapjanë se do të punojë që përgatitjen e trajnimeve profesionale të të rinjve.

"Trajnimet profesionale do të shpërndahen ane kënd Kosovës në mënyrë të përgaditen për tregun e konkurrencës në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës, rinia duhet të fuqizoht sot për brezat që po vinë", ju ka premtuar Veselit të rinjve.

Veseli po ashtu nuk ka harruar edhe pensionistët ai ju ka premtuar atyre se do të ketë rritje të pensioneve dhe do ti lirojë ata nga taksat dhe shteti ti marr të gjitha përgjegjësit.

Ndërsa Veseli ka një porosi edhe për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Luftëtarët duhet të punojnë me përkushtimin e tyre sikurse në luftë po ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë", ka thënë Veseli para qytetarëve të Podujevës. /Insajderi.com 

 

The post Veseli: Kosovës i duhet një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë appeared first on INSAJDERI.

FC Kosova blindon vendin e parë

Posted: 29 May 2017 06:53 AM PDT

Pasi doli javën e kaluar në vendin e parë, FC Kosova ka blinduar këtë vend, duke u shkëputur me  katër pikë nga vendi i dytë.

FC Kosova e Cyrihut në ndeshjen e fundit ndaj Sirnach ka shënuar fitore të thellë 4:0, derisa ndjekësi më i afërt, Freienbach ka pësuar nga Ruti, dhe kështu FC Kosova është në vendin e parë me 70 pikë, shkruan albinfo.ch.

Ky është një tjetër sukses për skuadrën e Kosovës, që me plot meritë është lidere në Ligën e Dytë ndër regjionale, grupi i gjashtë.

The post FC Kosova blindon vendin e parë appeared first on INSAJDERI.

Hoti: Njerëzit e LDK-së i frikësohen vetëm ligjit dhe Zotit

Posted: 29 May 2017 06:49 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Vushtrri se njerëzit e LDK-së nuk janë frikacakë, sepse ata i frikësohen vetëm ligjit dhe Zotit.

"Dikush nga oponentët tanë politikë thotë se këta të LDK-së janë frikacakë. E vetmja gjë që i frikësohen njerëzit e LDK-së janë ligji dhe Zoti. Fitorja jonë do të jetë më e madhja që është arritur ndonjëherë në Kosovë. Ju ftoj të bisedoni me çdo qytetar, t'u tregojmë kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne. Lista jonë është përbërë me njerëzit më profesionalë", ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se më 11 qershor duhet të ndodhë një kthesë e madhe.

"Ose të shkojmë në BE, të luftojmë krimin e organizuar, ose të vendosim të qëndrojmë kështu siç kemi qenë deri tash. Unë po e shoh që disponimi për ndryshim është shumë i madh, prandaj duhet të punojmë për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshirojnë qytetarët tanë. Jemi bërë të gjithë bashkë brezi i Republikës që ta çojmë vendin përpara, pasi që kemi bërë një plan të jashtëzakonshëm", ka thënë kandidati për kryeministër.

Hoti ka thënë se nuk flasin për problemet e politikanëve, por për mënyrën se si t'i adresojnë problemet e qytetarëve, të të gjitha shtresave.

"Kemi takuar të rinjtë, gratë, bujqit, do t'i takojmë pensionistët e kështu me radhë. Kudo që kemi qenë, kemi marrë mbështetje të jashtëzakonshme. Po e shoh një mobilizim, i cili nuk ka qenë i tillë ndoshta që nga shkuarja e Presidentit Rugova. Njerëzit e kanë parë që ndryshimi vjen vetëm me këtë koalicion të së djathtës", ka shtuar Hoti.

Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka thënë se Kosova meriton qeverisje të mirë, të pastër dhe me njerëz të pakorruptuar.

"Këtë e ka dëshmuar qeverisja e LDK-së, e cila edhe përkundër sfidave të ndryshme, ka pasur rritje të mëdha, pa asnjë aferë korruptive dhe ka punuar vetëm në interes të qytetarit të Kosovës. Meritat më të mëdha për këtë qeverisje i ka ministri aktual dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, profesor Avdullah Hoti", ka thënë Gërguri, njofton LDK-ja përmes një komunikate për media.

Ai ka shtuar se nuk është e rastësishme që ata e kanë bërë koalicionin e natës, sepse ata kanë punuar veç në terr.

"Ne duhet të mobilizohemi, të shkojmë derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje dhe të punojmë për fitoren e madhe të 11 qershorit", ka thënë Gërguri./Insajderi.com

The post Hoti: Njerëzit e LDK-së i frikësohen vetëm ligjit dhe Zotit appeared first on INSAJDERI.

Udhёtari i rrezikshёm komercial

Posted: 29 May 2017 06:29 AM PDT

Me udhёtimin e tij tё parё jashtё vendit, Presidenti i SHBA-sё Trump donte tё tregonte, qё pretendimi i tij  “America First”- ёshtё kompatibёl me rolin lider amerikan nё botё. Koreografia e kёtij udhёtimi ishte konceptuar me zgjuarsi dhe udhёtimi ishte planifikuar prej javёsh tё tёra: Nga Riadi – historike dhe unike – ai shkoi direkt nё Jeruzalem.  Nga vendi i shenjtё turi vazhdoi nё Vatikan, pёr tё vazhduar mes miqve e partnerёve nё Bruksel e nё Taormina.

Njё udhёtim, qё i ofroi shansin Presidentit amerikan, tё shkёlqejё nё skenёn botёrore – si burrё shteti, i cili tёrheq vёmendjen, frymёzon dhe respektohet anё e mbanё. Por qё i cili nё radhё tё parё ndjek njё qёllim: tё mbrojё interesat e SHBA-sё. Ky ishte narrativi i udhёtimit. Njerёzit e shtypit pёrreth Trumpit dhe kёshilltarёt e tij e ekzagjeruan madje me superlativa pёrshkrimin e sukseseve tё tyre.

Imazhe tё bukura, por aspak substancё

E vёrteta e hidhur ёshtё se, pas imazheve tё bukura dhe deklaratave tё mёdha ka pak substancё. Deri tani shtёpia e bardhё e ka lёnё pas dore, qё t’i konsolidojё premtimet dhe nismat e presidentit me detaje pёrmbajtёsore. Si do tё vihet nё jetё vendimi i Riadit pёr tё bllokuar burimet financiare tё ekstremistёve dhe mbёshtetёsit e tyre? Sa konkret ёshtё plani pёr njё paqe nё Lindjen e Mesme?

Edhe  mё keq akoma: Udhёtimi demonstroi edhe njё herё mё shumё, se sa fort i pёrmbahet Trumpi njё politike tё jashtme transatlantike. Njё politikё, qё karakterizohet nga njё garё interesash, qё negociohen vazhdimisht. Kjo me pasoja tё rrezikshme: Pёr t’i vёnё nё lёvizje sundimtarёt dhe qeveritё nё shumicёn e vendeve myslimane qё tё bashkёveprojnё nё aleancёn e tij kundёr ekstremizmit, Presidenti u ka dhёnё atyre pothuajse dorё tё lirё nё qeverisjen nё vendet e tyre.  Tё drejtat e njeriut dhe forcimi i shoqёrisё civile pothuajse nuk luajnё asnjё rol.

Lojё e rrezikshme me zjarrin

Pёr tё fituar mbёshtetje nё Arabinё Saudite dhe nё Izrael, gjatё udhёtimit tё tij nё mёnyrё tё pёrsёritur Trump turfullonte kundёr Iranit. Por kёrcёnimet e tij nuk duan tё thonё, se SHBA-ja vёrtetё do ta anulojё marrёveshjen bёrthamore tё vendosur me disa partnerё me Teheranin. Por retorika konfrontuese e Trumpit mund tё ҁojё nё njё dhunё tё re mes shiitёve dhe sunitёve nё rajon. Presidenti i SHBA-sё luan me zjarrin dhe me sa duket nuk do t’ia dijё pёr pasojat.

Tё shtangur dhe tё indinjuar e panё kёtё spektakёl aleatёt e SHBA-sё nё Europё. Shpresa e tyre pёr ta bindur Trumpin nё biseda personale lidhur me vlerat e pёrbashkёta si dhe pёr nismat e vendosura me paradhёsin e tij Obama, u shuan. Nё Bruksel Presidenti i ri i SHBA-sё madje i injoroi me kritikёt e tij tё vrazhda partnerёt e NATO-s lidhur me shpenzimet e tyre pёr mbrojtjen dhe kjo madje nё njё ceremoni, qё synonte ta kremtonte aleancёn si njё lidhje historike dhe me orientim drejt sё ardhmes.

Alenaca ad-hoc kundёr aleancave tё vjetra 

Qё Presidenti i SHBA-sё nё samitin e G7 nё Taormina de facto i minoi bisedimet e pёrbashkёta dhe qё ai nuk lёshoi pe pёr shumё ҁёshtje, tregon taktikёn e vёrtetё dhe rrezikun e presidencёs sё tij: “America First” mund tё nёnkuptojё krijimin e aleancave ad hoc – dhe njёkohёsisht tё frikёsojё partnerёt afatgjatё dhe besnikё. Besueshmёria e Amerikёs kёsisoj ёshtё nё rrezik. Kjo ёshtё ajo qё mbetet nga udhёtimi i parё i Trumpit jashtё vendit./DW/

The post Udhёtari i rrezikshёm komercial appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more