Skip to main content

INSAJDERI: “Dy të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në qendër të Prishtinës” plus 19 more

INSAJDERI: “Dy të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në qendër të Prishtinës” plus 19 more


Dy të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në qendër të Prishtinës

Posted: 17 May 2017 09:26 AM PDT

 

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë që ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë afër Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore.

Klan Kosova ka arritur të sigurojë informacione se njëri nga të plagosur që është me iniciale T.J dhe është 24 vjeçar është plagosur në këmbë, derisa personi tjetër i plagosur për identitetin e të cilit nuk dihet akoma është plagosur në kokë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe pritet që aty të jenë së shpejti edhe ekipet e Forenzikës.

Për momentin akoma nuk dihen detajet që sollën deri tek kjo përleshje./KK

 

The post Dy të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në qendër të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e parakohshme

Posted: 17 May 2017 09:06 AM PDT

Me unanimitet është miratuar memorandumi i bashkëpunimit në mes të KQZ dhe Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kryesuesja e KQZ-së ka thënë, se edhe në këto zgjedhje sikur edhe në ato të vitit 2014 do të ketë një mision vëzhgues të Bashkimit Evropian.

"Sot nga zonja Apostolova mora konfirmimin se nga BE-ja do të jenë 100 vëzhgues. Sipas të gjitha gjasave të shtunën do të zbarkojnë, por sigurisht se duhet të miratohet memorandumi i Bashkëpunimit me BE-në në mënyrë që ky mision vëzhgues të filloj vëzhgimin e tërë procesit", ka thënë ajo. /Lajmi.net/

 

The post 100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e parakohshme appeared first on INSAJDERI.

Veseli nga Malisheva premton fitoren më të madhe ndonjëherë

Posted: 17 May 2017 08:51 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se koalicioni mes PDK-së, AAK-së, Nismës dhe partive të tjera do të shënojnë fitoren "më të madhe ndonëherë".

"Sot e pata kënaqësinë ta vizitoj sërish Malishevën. U zotova para qytetarëve të Malishevës, para përkrahësve tanë, se ne do t'ia sjellim Malishevës Fillimin e Ri për një zhvillim të hovshëm dhe të gjithmbarshëm, veçanërisht në bujqësi dhe në prodhim", ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

"Ne jemi një ekip udhëheqës që mund të marrë vendime dhe të arrijë rezultate për vendin", ka shkruar tutje ai.

"Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim, që fuqishëm t'i bashkoheni dhe ta përqafoni platformën tonë fituese që, më 12 qershor, së bashku t’i dhurojmë Kosovës Fillimin e Ri."

 

The post Veseli nga Malisheva premton fitoren më të madhe ndonjëherë appeared first on INSAJDERI.

Macron shpall kabinetin ministror, gjysma përbëhet nga gra

Posted: 17 May 2017 08:40 AM PDT

Presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron ka zbuluar edhe emrat e kabinetit të tij qeveritar, tejet të balancuar në përputhje me angazhimet e ndërmarra në fushatë, teksa gjysma, 11 nga 22 postet ministrore, u janë besuar femrave.

Sylvie Goulard do të jetë ministrja e re e Mbrojtjes në Francë, ndërsa kampionja olimpike e skermës, Laura Flessel do të drejtojë dikasterin e Sporteve. Bruno Le Maire do të jetë ministri i Ekonomisë, ndërsa Gerard Collomb ka marrë një detyrë të vështirë në krye të Ministrisë së Brendshme, me François Bayrou që merr çelësat e Ministrisë së Drejtësisë.

Vendimi i Macron për të futur në kabinet figura nga i gjithë spektri politik francez është përmbushur gjithashtu, pasi Le Maire është një konservator i moderuar, Collomb ishte kryebashkiaku socialist i Lionit, ndërsa Bayrou është një veteran i qendrës.

Rreth 170 zyrtarë të zgjedhur nga e djathta u kritikuan më herët nga qindra ligjvënës pasi nënshkruan një deklaratë mbështetjeje ndaj Macron. Njëri prej tyre akuzonte Macronin se po "minonte" terrenin politik në vend.

Disa emërime të tjera ministrore përfshijnë Jean-Yves Le Drian, ish-ministër i Mbrojtjes i presidentit François Hollande, që tashmë do të bëhet ministër i Jashtëm, ndërsa Nicolas Hulot, një ambientalist i njohur vihet në krye të Ministrisë së Ekologjisë.

Mbështetësi më i zjarrtë i Macron dhe menaxher i fushatës së tij, Richard Ferrand i është dhënë portofoli i Kohezionit Territorial.

Në krye të Shëndetësisë është emëruar Agnes Buzyn; në krye të Punës, Murielle Penicaud; si ministër i ri i Çështjeve Dixhitale është emëruar Françoise Nyssen; për Edukimin kombëtar do të kujdeset Jean-Michel Blanquer, ndërsa në krye të Agrikulturës dhe Ushqimit do të jetë Jacques Mezard.

Njoftimi i përbërjes së kabinetit qeveritar u shty pasi kandidatët iu nënshtruan "vettingut" për deklaratat e tyre në tatim-taksa dhe ndonjë konflikt të mundshëm interesi.

The post Macron shpall kabinetin ministror, gjysma përbëhet nga gra appeared first on INSAJDERI.

Lirohet nga burgu Manning, burim i Wikileaks-it

Posted: 17 May 2017 08:21 AM PDT

Chelsea Manning është liruar nga një burg ushtarak në Shtetet e Bashkuara, pasi i ka vuajtur 7 vjet për rrjedhje të qindra mijëra dokumenteve sekrete.

Ushtria tha se Manning është larguar sot nga një burg në shtetin Kanzas.

Ushtari 29 vjeçar, që ishte lindur si mashkull me emrin, Bradley Manning, ishte dënuar në vitin 2013 lidhur me 20 akuza për rrjedhje, përfshirë spiunim.

Pasi është dënuar, Manning tha se prej fëmijërisë ndjehej si femër dhe se dëshiron të jetoj si femër dhe e mori emrin Chelsea.

Në janar të këtij viti, pak kohë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti, Barack Obama, ia reduktoi pjesën më të madhe të dënimit prej 35 vjetësh.

Manning ishte dërguar në Irak si analiste e inteligjencës, kur ajo i kishte rrjedhur dosjet diplomatike dhe ushtarake tek faqja në Internet, WikiLeaks, njofton rel.

Ajo e ka mbrojtur veprimin e saj, duke thënë se dëshironte ta hapte debatin publik në Shtetet e Bashkuara për rolin e ushtrisë amerikane dhe të politikës së jashtme, por më vonë ka kërkuar falje për "dëmtim" të vendit.

 

The post Lirohet nga burgu Manning, burim i Wikileaks-it appeared first on INSAJDERI.

Selimi thotë se nuk po e bllokon bashkëpunimin parazgjedhor me LDK-në

Posted: 17 May 2017 08:11 AM PDT

Vetëvendosje ka zhvilluar takime me strukturat e larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të parë ndonjë mundësi bashkëpunimi për një listë të përbashkët.

Sipas disa raportimeve thuhet se gjithçka është arritur në një marrëveshje por kundër saj del të jetë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Por, duke iu referuar raportimeve të tilla Klan Kosova ka kontaktuar me deputetin Selimi, i cili ka thënë se nuk po e bllokon asnjë marrëveshje në mes Vetëvendosjes e LDK-së, njofton Klan Kosova.

Sipas tij ky veprim i tij është respektim i vendimit të këshillit të Vetëvendosjes se ky subjekt partiak nuk futet në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

''Nuk e bllokoj as nuk e zhbllokoj marrëveshjen. Është një vendim i Këshillit Kryesues ku thotë se Vetëvendosje nuk bënë dot koalicion me LDK. Unë thjeshtë e respektoj vendimin'', është shprehur Selimi për Klan Kosova.

 

The post Selimi thotë se nuk po e bllokon bashkëpunimin parazgjedhor me LDK-në appeared first on INSAJDERI.

Promotori Warren kërkon rikthimin në ring të Fury

Posted: 17 May 2017 08:09 AM PDT

Të merret një vendin ndaj Tyson Fury. Shtyrja e seancës dëgjimore ndaj ish-kampionit të botës së boksit për peshat e rënda, nga ana e agjensisë britanike të antidopingut është e papranueshme.

Kështu e ka cilësuar Frank Ëarren, një nga njerëzit më me influencë dhe promotor absolut në botën e boksit. Ndërkohë që flitet për një përballje që do të zhvillohet në Tetor, në stadiumin Wembly, mes kampionit të sapo shpallur Anthony Joshua dhe Tyson Fury, ky i fundit ende nuk ka arritur të rimarrë licensën e boksit, pas pezullimit të bërë, pasi rezultoi përdorues i substancave të ndaluara.

Frank Ëarren, i cili ka marrë përsipër organizim e sfidës, ka kërkuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt, madje ai ka kërkuar të ndërhyjë edhe Ministri i Sporteve në britani ose ndonjë personazh tjetër që mund ti japë drejtim cështjes, shkruan supersport.

Warren u shpreh se nëse ish-kampionai ka vepruar gabim të ndërrmeren masa ndaj tij, në të kundërt ti rikthihet licensa dhe ti hapet rruga derbit britanik Joshua-Fury.

The post Promotori Warren kërkon rikthimin në ring të Fury appeared first on INSAJDERI.

Zaev takohet me zyrtarë të Lëvizjes Besa, bisedohet për Qeverinë e re

Posted: 17 May 2017 08:00 AM PDT

Menjëherë pas marrjes së mandatit nga presidenti Ivanov, Zoran Zaev, ka filluar takimet me partnerët e shumicës parlamentare për programin e ri qeveritar, shkruajnë mediat në Maqedoni.

Sot pasdite, Zaev ka qëndruar në zyret e Lëvizjes Besa duke u takuar me kryetarin Kasami dhe me përfaqësues tjerë të këtij subjekti. Levizja Besa ende nuk ka marrë vendim të prerë për pjesëmarrje në Qeveri.

Eksponentët e këtij subjekti kanë uruar Zaevin për marrjen e mandatit, por vendimin për bashkëpunim kanë thënë që do e diskutojnë në organet më të larta partiake.

The post Zaev takohet me zyrtarë të Lëvizjes Besa, bisedohet për Qeverinë e re appeared first on INSAJDERI.

Labinotë Demi në biseda me AKR-në për të kandiduar si deputete

Posted: 17 May 2017 07:45 AM PDT

Labinotë Demi Murtezi e cila deklaroi largimin e saj nga Partia e Drejtësisë për shkak të pakënaqsive ndaj këtij subjekti, pjesë e së cilës ishte deri para pak ditësh, e ka konfirmuar për gazetën Express se janë në bisedime me partinë e Behgjet Pacollit.

Ajo tha se me Aleancën Kosova e Re kanë mundësi të hapur që  të kandidojë si depuetete në zgjedhjet e ardhshme nga lista e tyre.

"Siç jam deklaruar publikisht unë jam distancuar nga organet drejtuese të partisë por jo nga partia. Ndërsa me AKR-ne kemi mundësi të hapur bashkëpunimi bashkë me Amir Ahmetin, si kandidate për deputet në listën e tyre", u shpreh Labinotë Demi për Express.

AKR ka hyrë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, kurse Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja që nuk ka arritur marrëveshje koalicioni me asnjë parti, të paktën deri më tani.

PDK përveç me shtatë parti të vogla ajo hyri në koalicion me AAK-në e Nismën. Vendi shkon në zgjedhje më 11 qershor.

The post Labinotë Demi në biseda me AKR-në për të kandiduar si deputete appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi konfirmon takimin me Kurtin

Posted: 17 May 2017 07:21 AM PDT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka konfirmuar takimin e sotëm me kandidatin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se takimi me Kurtin ka qenë i aranzhuar më parë.

"Jam takuar me Hydën dhe Albinin. Takimi ishte i caktuar më herët!" , ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në media se takimi i tij me Kurtin ka qenë për arsye se Nisma po shqyrton mundësin e largimit nga koalicioni i arritur mbrëmë me AAK-në dhe PDK-në.

"Jo, nuk është biseduar për kurrfarë tërheqje", u shpreh Krasniqi./Telegrafi/

 

The post Krasniqi konfirmon takimin me Kurtin appeared first on INSAJDERI.

Xhaferi dëshmoi në Prokurori për dhunën në Kuvend

Posted: 17 May 2017 07:16 AM PDT

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi dhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski dhanë dëshmitë e tyre në Prokurorinë Themelore të Shkupit për dhunën e ushtruar nga protestuesit në Kuvend muajin e kaluar. Kryeparlamentari Talat Xhaferi pret që dëshmia e tij të ndihmojë që Prokuroria ti zbulojë më lehtë dhe dënojë autorët e skenave të përgjakshme më 27 prill në Kuvend.

“E informova prokurorin përkatëse me të gjitha ato aspekte të ngjarjes në kuptimin e asaj që implikon kryerjen e veprave penale drejt veprimit ndaj institucionit Parlament i Maqedonisë, ndaj institucionit deputetë dhe gazetarë që ishin të rrezikuar për jetë brenda Parlamentit”, deklaroi Talat Xhaferi pas daljes nga Prokuroria.

Ndërsa ish-ministrja për punë dhe politikë sociale Frosina Remenski theksoi se më 27 prill dështoi tentimi për atentat mbi kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe se në këtë skenar janë përfshirë ushtria dhe policia.

Remenski apeloi që Prokuroria të hap hetim më serioz për këto ngjarje.

“Atë në të cilën unë vendosa theks të veçantë është nevoja që Prokuroria Themelore të hap hetim më serioz dhe në nivel më të lartë në pjesën e krimit të organizuar në lidhje me përfshirjen aktive të personave zyrtar në institucione të ndryshme, policor dhe të ushtrisë”.

“Dhe fakti që bëhet fjalë për hyrje të dhunshme dhe të organizuar të personave në objekte kyçe për sigurinë e Maqedonisë që sipas ligjeve bënë pjesë në sistem të veçantë të sigurimit të brendshëm dhe të jashtëm”, tha deputetja e LSDM-së Fronsina Remenski.

Ditë më parë dëshmi për ngjarjet e dhunshme në Kuvend dhanë edhe deputetë të tjerë të LSDM-së, sipas të cilëve më 27 prill ka pasur tentim për vrasje ndaj liderit socialdemokrat dhe prej Prokurorisë kërkuan ri-kualifikim të veprës "pjesëmarrje në turmë".

Sipas paralajmërimeve nga Prokuroria, për të dëshmuar janë të ftuar edhe dy deputetë të VMRO – DPMNE-së. Nesër fillon gjykimi kundër nëntë personave të akuzuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

The post Xhaferi dëshmoi në Prokurori për dhunën në Kuvend appeared first on INSAJDERI.

BBC shkruan për debutimin e Kosovës në Ligën e Kampionëve

Posted: 17 May 2017 07:09 AM PDT

Mediumi prestigjioz britanik BBC ka shkruar sot për debutimin e Kosovës në Ligën e Kampionëve që pritët të bëhet me 27 ose 28 qershor.

BBC ka shkruar se Trepça 89 do të bëhet muajin e ardhshëm ekipi i parë kosovar për të konkurruar në Evropë ku do të luajnë për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Trepça 89 është njëri nga katër ekipet kosovare që kanë përmbushur kriteret e licencimit nga UEFA për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Kosovës iu dha statusi i anëtarit nga UEFA në maj të vitit të kaluar, por as kampioni Feronikeli e as fituesi i kupës Prishtinë nuk arritën të licencohen nga UEFA vitin e kaluar.

Rundi i parë i kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën do të zhvillohen me 19 qershor./Insajderi.com

The post BBC shkruan për debutimin e Kosovës në Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI.

Kosova, vendi më homofobik në rajon

Posted: 17 May 2017 07:07 AM PDT

Pjesëtarët e komunitetit homoseksual, lesbike, biseksual apo transgjinor thonë se jeta e tyre është e vështirë për shkak të diskriminimit fillimisht në familje, ku përjetojnë siç thonë ata edhe dhunë fizike e psikike.

Kosova është vendi me homofobinë më të madhe në gjithë rajonin e Ballkanit, thanë oragnizatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit, në Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), ka bërë publik një raport sipas të cilit vetëm 3 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta pranonin fëmijën si anëtar të komunitetit LGBT, derisa 97 për qind, kanë thënë se nuk do t'i lejonin të jetojnë në shtëpi anëtarët e këtij komuniteti.

Të anketuarit thonë se do të merrnin masa do të ushtronin dhunë ose do t'i kishin, siç thonë, ''shëruar''.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me njërin nga anëtarët e komunitetit LGBT, i cili tha se 'familja është pengesa fillestare për të jetuar një jetë normale'.

Adonisi (emri origjinal i njohur për redaksinë), thotë se mungesa e informatave të duhura për orientimet seksuale, ka bërë që Kosova të ketë një shoqëri të mbyllur.

“Vështirësia e parë është familja. Problemet e para fillojnë në familje. Mos-qasja në informata ka bërë që si shoqëri të jemi jo mendjehapur. Jo vetëm unë, por shumë anëtarë të komunitetit LGBT ballafaqohemi me vështirësi nëse vendosim të flasim hapur me familjet”.

“Shumica janë larguar nga shtëpia, ku është përdorur dhunë fizike dhe psikike. Mendoj se ka ardhur koha që tjetri të mos ketë të drejtën të ndërhyjë në jetën e tjetrit. Nëse brenda familjes nuk ofrohet mbështetje, vështirësitë janë edhe më të mëdha, në shoqëri institutcione etj", tha ai.

Në Kosovë janë tri organizata që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI. Ato kanë ngritur kapacitetet e veta që t'u ofrojnë ndihmë ligjore, në rast të shkeljes së të drejtave pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Organizatat ofrojnë ndihmë ligjore, pra avokat falas, por edhe ndihmat psikosociale.

Agim Margilaj, nga ''Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore'' ka thënë se motoja e këtij viti në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë është ''Dashuria e bën familjen''.

Kjo për shkak se problemet më të mëdha komuniteti LGBTI i ka në familje që 'nuk janë në gjendje ta kuptojnë drejtë orientimin seksual të secilit njeri’.​

“Nëse nisemi nga aspekti institucional, zbatimi i ligjit është një prej sfidave më të mëdha në Kosovë. Nga aspekti social, barriera e parë është familja. Pjesëtarë të komunitetit LGBT detyrohen të jetojnë jetë të dyfishtë, të martohen të krijojnë familje, për shkak të dhunës fizike e psikike nga familja".

Sociologët në vend thonë se dhuna në familje tek personat LGBT është e shprehur për shkak të vetëdijes së ulët të anëtarëve të familjes për t'i pranuar personat të cilët kanë një orientim të caktuar seksual.

Sibel Halimi sociologe, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e vendit bëjnë shumë pak për këtë kategori të shoqërisë.

“Në momentin kur nuk ka informim tek familjet edhe paragjykimet ndaj këtij komuniteti janë shumë të larta. As institucionet nuk kanë bërë mjaft për të informuar që ky komunitet është i barabartë me kategori të tjera shoqërore”.

“Aq më keq në legjislacionin që lidhet me dhunën në familje, shumë pak kjo çështje është promovuar nga Qeveria dhe mendoj se është shumë e nevojshme që institucionet relevante që merren me dhunën në familje, ta parandalojnë këtë dukuri tek personat e komunitetit LGBT".

Sidoqoftë, organizatat që sigurojnë mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit LGBTI në Kosovë, thonë se institucionet publike duhet të kenë dhe zhvillojnë plane të veprimit për të promovuar respektin dhe integrimin e këtij komuniteti, nisur nga garancitë që janë dhënë për një gjë të këtillë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Zyra për Qeverisje të Mirë në zyrën e kryeministrit të Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin se megjithëse Kosova ka shënuar përparime në respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, problemet mbeten ende të shumta.(REL)

 

The post Kosova, vendi më homofobik në rajon appeared first on INSAJDERI.

Veseli: I thashë “Jo” egos për kryeministër, ia dhashë shansin Haradinajt

Posted: 17 May 2017 06:54 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka treguar se ka hequr dorë nga egoja e tij për kryeministër, duke ia dhënë kështu mundësinë që këtë post ta ketë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai duke folur para simpatizantëve të këtij subjekti nga zyra qendrore e PDK-së në Malishevë, tha se qëllimi tij ka qenë që gjithmonë bashkëluftëtarët të bëhen bashkë.

"Unë e bëra një zgjidhje për hir të partisë e gjithë juve, i thashë ‘jo’ egos, do t'i japim shansin një partneri të cilin e kemi pas bashkërisht në luftë. Ka qenë gjithmonë qëllimi im që bashkëluftëtarët të bëhen bashkë për sfidat që do të vijnë. Kosova ka nevojë për një vizion vendimmarrës për të cilin Partia Demokratike do ta luajë rolin primar", u shpreh Veseli.

Ai bëri të ditur se do të jetë bartës i listës zgjedhore, ndërkaq tha se marrëveshja politike parasheh që postin e kryeministrit t’ia japin kolegut partner.

"Do të punojmë bashkërisht për ndërtimin e vendit. Koalicioni nuk është kundër askujt por për Kosovën perëndimore”, shtoi ai, njofton Gazeta Express.

Veseli premtoi se nuk do të largohen njerëz nga puna edhe nëse të njëjtit e fitojnë pushtetin. Një gjë e tillë, sipas tij, nuk ka për të ndodhur kurrë që për shkak të bindjeve politike të largohen njerëzit nga puna.

Ndërkaq Veseli ka hedhur poshtë deklaratat në media, se PDK është marr vesh me Nismën për Kosovën që në Malishevë, Nisma nuk do të ketë kundër kandidat nga PDK-ja në zgjedhjet lokale./Insajderi.com

The post Veseli: I thashë “Jo” egos për kryeministër, ia dhashë shansin Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Baseli interesohet për sulmuesin shqiptar

Posted: 17 May 2017 06:42 AM PDT

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku u huazua nga Zurich që luan në kategorinë e dytë për te Lugano.

Skuadra që udhëhiqet nga Paulo Tramezzani jo vetëm që arriti të siguroj mbijetesën me Sadikun në krye të sulmit, por ajo arriti edhe kualifikimet në Ligën e Evropës.

Për Sadikun ani pse ende pa përfunduar sezoni, kanë filluar të interesohet disa skuadra.

Sipas asaj që raporton "Blick.ch" sulmuesi shqiptar po kërkohet nga Baseli në mënyrë që skuadra zviceranë të përforcoj sulmin./Insajderi.com

The post Baseli interesohet për sulmuesin shqiptar appeared first on INSAJDERI.

Vende që kanë “eksportuar” më së shumti emigrantë në BE

Posted: 17 May 2017 06:33 AM PDT

Sipas Eurostat, vendet që më së shumti kanë "eksportuar" emigrantë nga gjenerata e parë në BE është Ukraina, Rusia, Bjellorusia, Maroku dhe Serbia. Në vendet anëtare të BE-së, përqindja më e madhe e emigrantëve vijnë nga Rumania, Franca dhe Gjermania. Kështu, edhe 59 për qind e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë që kanë lindur jashtë BE-së vijnë nga vendet me indeks të lartë të zhvillimit njerëzor.

Numri i përgjithshëm i emigrantëve në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe ata që kanë lindur jashtë vendit dhe pasardhësit e tyre të parë, është rritur me 40 për qind mes viteve 2008 dhe 2014. Kështu, në vitin 2014 janë regjistruar rreth 55 milionë emigrantë, kundrejt rreth 40 milionë të regjistruar në vitin 2008. Më tërheqës për emigrantët janë shtetet e mëdha, si Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe Spanja.

Vetëm 80 për qind e emigrantëve të regjistruar në vitin 2014 kanë jetuar në pesë vendet më të populluara të Bashkimit Evropian. Eurostat, agjencia statistikore e BE-së, tregon se vendi më atraktiv për shkollim është Polonia, ndërsa për azil janë Suedia dhe Gjermania.

Në një studim të Eurostat nuk përfshihen Danimarka, Irlanda dhe Holanda, për shkak se këto vende nuk i kishin të dhënat në dispozicion për emigrantët nga brezi i dytë, përcjell albinfo.ch.

Gjermania në vitin 2014 ishte një shtëpi për 20.5 për qind e numrit të përgjithshëm të emigrantëve në BE. Interesante, Luksemburgu ka marrë përqindjen më të lartë të emigrantëve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë vendëse. Kështu, edhe 65.3 për qind e popullsisë së Luksemburgut në vitin 2014 ishin emigrantë. Megjithatë, sipas Eurostat, numri i emigrantëve që jetojnë në këtë vend është përgjegjëse për vetëm 0.4 për qind të popullsisë së përgjithshme të emigrantëve në 25 vendet anëtare të BE-së.

Është interesante se emigrantët preferojnë të jetojnë në qendrat urbane, dhe vetëm 60 për qind e emigrantëve të lindur jashtë BE-së, nëse gjenerata e parë ose të dytë jetojnë në qytete. Po ashtu, një numër i madh i emigrantëve me origjinë nga BE-ja, edhe pse jo një shumicë, u vendosën edhe në qytete.

Dhe, derisa Gjermania dhe Britania janë më tërheqëse për emigrantët e gjeneratës së parë, pavarësisht nga origjina e tyre, shumica emigrantëve të brezit të dytë jetojnë në Francë.

Një fakt interesant është se gati gjysma e emigrantët në vitin 2014 emigruan për shkak të bashkimit familjar. Migrimi i dytë i ndjekur nga arsye ekonomike ose të ngjashme, rreth 30 për qind e emigrantëve kanë vendosur të lënë vendin e tyre të lindjes për të gjetur punë në BE.

The post Vende që kanë "eksportuar" më së shumti emigrantë në BE appeared first on INSAJDERI.

Realiteti virtual për të kuruar fobitë

Posted: 17 May 2017 06:31 AM PDT

Kjo teknologji mund të jetë një mjet për psikologët dhe psikiatrët për të kuruar ankthin dhe frikën, për të luftuar varësitë dhe për të ndihmuar në kontrollin e simptomave të sëmundjeve si Alzheimer.

Realiteti virtual nuk është vetëm në botën e videolojërave, por gjithnjë e më shumë po përdoret në psikologji dhe psikiatri si një mjet terapeutik. Risitë e saj sapo janë publikuar në një studim të Harvard Revieë of Psychiatry. Autorja e tij, Jessica Maples-Keller, psikologe në universitetin Emory, ka përmbledhur të gjitha kërkimet ekzistuese për VR (realitetin virtual) në fushën mjekësore dhe ka arritur në përfundimin se teknologjia është veçanërisht efikase për të luftuar ankthin dhe fobitë, si për shembull, frika për të fluturuar apo frika nga uji.

Për të kaluar frikën përdoret teknika e ekspozimit, pra nëpërmjet realitetit virtual krijohet një skenar i përshtatshëm që e shtyn gradualisht pacientin në situata që janë burim ankthi, për shembull kabina e një avioni, një shesh plot me njerëz, apo pishinë. Skenari kontrollohet nga terapisti. Ekspozimi ndaj burimit të stresit përsëritet derisa reagimi i subjektit bëhet më i kontrolluar.

The post Realiteti virtual për të kuruar fobitë appeared first on INSAJDERI.

Çifti gjerman gjen qetësinë në Shqipëri

Posted: 17 May 2017 06:25 AM PDT

Gabriele dhe Konrad Woller kanë emigruar nga Gjermania në Shqipëri. Çifti gjerman ishte shpërngulur në Shqipëri në muajin shkurt, ndërsa peripecitë e kësaj shpërnguljeje i kishte përcjellë emisioni "Goodbye Deutschland", shkruan "vox.de".

Jetesa nga Gjermania në Shqipëri dallon shumë, kështu që çifti gjerman në fillim e kishte shumë vështirë.

Ata nuk e flasin gjuhën shqipe dhe nuk kanë përvojë në biznesin e restorantit. Ata kanë dashur të hapin një kamping me një restorant të vogël.

Por, problemet fillojnë menjëherë, pasi kampi të cilin ata kishin dashur të marrin me qira ishte mbyllur. Ëndrra duket larg, por çifti Woller janë të vendosur.

Ata kanë takuar një person që është gati të japë kampingun me qira. Kjo ishte e tëra që ata donin. "Ne kemi pasur shumë fat", thotë Konrad. Pas një kohe të gjatë ai është i lumtur. Pasi emigrimi filloi të kishte shumë probleme, gjërat po fillonin të përmirësoheshin, njofton albinfo.ch.

Vendi i tij nuk është vetëm i bukur, por ka shumë hapësira për kamp dhe tenda.

Gjithashtu ekziston një tarracë e lidhur me kuzhinë. Gjithashtu edhe punonjësit janë shumë profesional. "Ne kemi një staf profesionist", theksoi ai.

Çifti gjerman më në fund ka gjetur qetësi dhe paqe në Shqipëri dhe po e shijon aventurën atje./Insajderi.com

The post Çifti gjerman gjen qetësinë në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

FMN kërkon të mos ketë premtime për rritje pagash

Posted: 17 May 2017 06:22 AM PDT

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 11 qershor , përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në Kosovë , Ruud Vermeulen, ka kërkuar maturi në zotime fiskale.

"Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave dhe për të trajtuar papunësinë e lartë në vend. Të gjitha zotimet fiskale dhe veprimet përkatëse duhet të jenë në përputhje me rregullën fiskale dhe ligjin për pagat e sektorit publik.", thuhet në deklaratën për media të Vermeulen.

Ndërsa, lidhur me statusin e programit të mbështetur nga Fondi, duke pasur parasysh zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për muajin e ardhshëm, Fondi vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës gjatë mandatit të tij, si dhe është i gatshëm të angazhohet me qeverinë e re pas zgjedhjeve, njofton rtklive.

"Gjatë dy viteve të kaluara, objektivat e përgjithshme të programit kanë qenë përmirësimi i situatës fiskale, ruajtja e stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme. ", thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të FMN-së në Kosovë.

 

The post FMN kërkon të mos ketë premtime për rritje pagash appeared first on INSAJDERI.

Grabovci merret në pyetje me 26 maj për aferën e përgjimeve

Posted: 17 May 2017 06:01 AM PDT

Adem Grabovci me 26 maj do të përballet për herë të dytë me pyetjet e tre prokurorëve të cilët po merren me rastin e përgjimeve që janë publikuar gushtin e vitit të kaluar nga Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.

"Ju informoj se është caktuar që më 26 maj 2017 të bëhet intervistimi i të pandehurit Adem Grabovci", tha Kozmaqi.

Insajderi ka kontaktuar edhe me avokatin e Grabovcit, Florim Latifaj i cili tha se nuk ka pranuar ende ftesën zyrtare për këtë seancë.

I pyetur nëse Grabovci do të marrë pjesë në seancë Latifaj tha se ende nuk ka diskutuar për këtë çështje me klientin e tij.

Grabovci ishte paraqitur për herë të parë para prokurorëve Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani me 14 shtator, në cilësinë e të dyshuarit për veprat penale 'keqpërdorim i pozitës zyrtare' dhe 'shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës'.

Grabovci atë ditë pati refuzuar tu përgjigjej pyetjeve të tyre, duke kërkuar sqarime se pse nuk janë shkatërruar përgjimet siç parashihej me ligj.

"Nuk mundemi me u përgjigj për diçka që nuk mundet me u konsideru provë në procedurë penale. S'munden me u përdorë si provë, sipas neve. Prokuroria mundet me mendu ndryshe", pati thënë avokati i tij Florent Latifaj.

Prokuroria Speciale pati nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, 26 ditë pas nisjes së publikimit të "Dosjes së Shefave", lidhur me dyshimet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012.

Përmes përgjimeve ishte dëshmuar fuqia e Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike, se si vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, punësojnë qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. /Insajderi.com

Grabovci merret në pyetje me 26 maj për aferën e përgjimeve

The post Grabovci merret në pyetje me 26 maj për aferën e përgjimeve appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more