Skip to main content

INSAJDERI: “Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet” plus 19 more

INSAJDERI: “Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet” plus 19 more


Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet

Posted: 10 May 2017 09:43 AM PDT

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Kuvendi i Kosovës e ka thënë "fjalën e vet" me rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, ambasada ka thënë se  derisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, "ftojmë të gjithë zyrëtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim."

"Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik", thuhet në dekleratën e ambasadës amerikane.

Kuvendi i Kosovës me shumicë vota ka rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Vendi do të shkojë në zgjedhje në muajin qershor.

The post Ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e vet appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi fton në konsulta përfaqësuesit e partive parlamenare

Posted: 10 May 2017 09:29 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në takim të përbashkët partitë politike parlamentare, të enjten më 11 Maj, për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka njoftuar Zyra e Presidentit.

Ftesa e Presidentit Thaçi i është dërguar partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të siç thuhet mbajtjes së "konslutimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës"

Presidenti Thaçi ka nënshkruar të mërkurën dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët me shumicë votash vendosën të mos i japin besimin qeverisë së Isa Mustafës duke e rrëzuar pas më shumë se dy vjet funksionimi.

Në bazë të ligjit zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen jo më heret se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit, njofton rel.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, që u paraqit nga deputetët e partive opozitare, u votua edhe nga një pjesë e koalicionit qeverisës.

 

The post Presidenti Thaçi fton në konsulta përfaqësuesit e partive parlamenare appeared first on INSAJDERI.

Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Nuk e durove sulmin ndaj klientelës së korruptuar të PDK-së

Posted: 10 May 2017 09:17 AM PDT

Një orë pasi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dha një mesazh duke thënë se Isa Mustafa nuk ka punuar si kryeministër përkundër faktit se ai ia ka dhënë përkrahjen si lider i partisë në koalicion qeverisës, ka ardhur reagimi i kryeministrit në detyrë.

Mustafa e ka akuzuar partinë që e drejton Veseli për mosdurim të punës së qeverisë së drejtuar nga ai, pasi sipas tij kjo Qeveri ka penguar kapjen e shtetit nga vet PDK-ja.

"Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit!", ka shkruar Mustafa/Insajderi.com

The post Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Nuk e durove sulmin ndaj klientelës së korruptuar të PDK-së appeared first on INSAJDERI.

Hahn ndjen keqardhje për rënien e Qeverisë

Posted: 10 May 2017 08:38 AM PDT

Komisoneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit Johannes Hahn ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke e cilësuar votimin për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës në Parlament, sot gjatë ditës.

"Më vjen keq për votën e mosbesimit të sotëm në Parlamentin e Kosovës. Liderët e politikës dhe institucionet nuk duhet të harrojnë sfidat e mëdha që Kosova do të përballet", ka shkruar Hahn në Twitter.

Ai më pas ka treguar se cilat janë këto sfida të mëdha.

"Sundimi i ligjit, ekonomia, dialogu dhe liberalizimi i vizave duhet të vazhdojë për të mirën e qytetarëve", ka shkruar ai./Insajderi.com

The post Hahn ndjen keqardhje për rënien e Qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Dy orë pas rënies së Qeverisë, Veseli tregon se është i zhgënjyer nga Mustafa

Posted: 10 May 2017 08:25 AM PDT

Dy orë pasi deputetë të partisë së tij mundësuan rrëzimin e Qeverisë në të cilën ishin partnerë me LDK-në, lideri i PDK-së ka dalë me një mesazh në të cilin shprehë zhgënjimin e tij me partnerin e tij të deritashëm, Isa Mustafa.

Ai ka vendosur të tregojë sesa është i zhgënjyer me Isa Mustafën të cilin e ka fajësuar për mos efikasitet.

"Kjo qeveri e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk e ka quar vendin përpara në ritmin e duhur. Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka ngecur dhe ne po lëvizim me hapa të ngadalshëm", ka thënë Veseli.

Madje ai është treguar edhe pak melankolik kur ka folur sesi si partner i koalicionit është "përpjekur t;i japë përkrahjen e plotë Isa Mustafës për të punuar por që kjo nuk ka ndodhur".

Më pas ka përdorur qytetarët e vendit për të dhënë një mesazh personal.

"Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht e kemi humbur besimin tek kryeministri Isa Mustafa", ka thënë Veseli.

E tek në fund ka kritikuar disa që duan ta shkatërrojnë atë që është ndërtuar në Kosovë por nuk ka përmendur emra, teksa në të njejtën kohë ka folur për "nevojën e njerëzve të guximshëm" në Kosovë./Insajderi.com

The post Dy orë pas rënies së Qeverisë, Veseli tregon se është i zhgënjyer nga Mustafa appeared first on INSAJDERI.

Kalkulimet për koalicione lënë prapa përplasjet mes partive

Posted: 10 May 2017 08:10 AM PDT

Ende pa u bërë një orë pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, partitë kanë filluar deklarimet për koalicione të mundshme, duke lënë prapa marrëdhënien e vështirë që ato ndërtuan mes vete për rreth tre vjetëve të kësaj legjislature.

Rreth një vit e gjysmë para përfundimit të mandatit, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa, është rrëzuar me një shumicë të fortë parlamentare. Shkarkimin e qeverisë me 78 vota e iniciuan partitë opozitare, ndërsa atë e kanë përkrahur edhe deputetët e PDK-së, që ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

Sistemi zgjedhor në Kosovë domosdoshmërish krijon nevojën e lidhjes së koalicioneve, ndërsa partitë tashmë vetëm kanë filluar të japin deklaratat e para rreth kësaj çështje.

Në këtë situatë, partitë në fakt pritet të lënë prapa marrëdhënien e vështirë që kanë pasur gjatë kësaj legjislature, ku nuk ka munguar as dhuna e gazi lotsjellës.

Fillimisht, opozita bënte kundërshti të fortë ndaj qeverisë për shkak të nënshkrimit të dy marrëveshjeve ndërkombëtare – demarkacionit e asociacionit – por në disa muajt e fundit, kanë qenë vetë partitë e koalicionit që nuk kanë kursyer akuza të ashpra në drejtim të njëra-tjetrës.

Me Ligjin për Zgjedhjet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje nga 30 deri në 45 ditë, më së largu, e që i bie më 11 qershor, eventualisht më 18 të po atij muaji.

Skenari i marrëveshjes mes PDK-së me AAK-në e Nismën

Aktualisht, vetëm AAK dhe Nisma kanë zyrtarizuar një koalicion parazgjedhor. Bashkimi i këtyre dy partive ka ardhur pas një bashkëpunimi më të gjerë, ku kanë qenë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, menjëherë pas përfundimit të seancës ku u rrëzua Qeveria, tha se ata do të shkojnë së bashku me Nismën në zgjedhje dhe se nuk kanë marrëveshje tjetër.

Sipas Haradinajt, AAK e NISMA mbështeten edhe tek përkrahje e shoqërisë civile, por kanë vijë të kuqe për LDK-në e PDK-në për ndonjë marrëveshja parazgjedhore.

"Në asnjë variant nuk do të bashkëpunojmë me partitë në pushtet", ka thënë ai kur është pyetur për një koalicion të mundshëm me PDK-në.

"AAK ka vija të kuqe me këto parti", ka shtuar ai.

Por, një afërsi mes AAK-se dhe PDK-së është përmendur nga zyrtarë të dy partive të tjera parlamentare – VV-së dhe LDK-së. Sekretari Organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, kishte akuzuar AAK-në për një afrim me PDK-në para disa javëve, ndërsa javën e kaluar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se PDK tashmë ka filluar bisedimet me AAK-në për lidhjen e një koalicioni.

Në anën tjetër, pjesë e konsiderueshme e Nismës për Kosovën, kanë qenë në të kaluarën pjesë të PDK-së, përfshirë këtu kryetarin Fatmir Limaj, sekretarin Bilall Sherifi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Bazuar në faktin se PDK tashmë dy herë ka prishur marrëveshjen e koalicionit me LDK-në, besohet se kjo parti do të kërkojë koalicion pikërisht me AAK-në e Nismën, në rast se arrin të fitojë zgjedhjet në qershor.

LDK e Vetëvendosje nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionit

Por, PDK nuk mund të llogaritë në mbështetjen e VV-së, e cila në një numër rastesh ka thënë se ka vijë të kuqe ndaj partisë që drejtohet nga Kadri Veseli.

Ndërkohë, zyrtarë të kësaj partie, por edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kanë lënë të hapur mundësinë e një marrëveshje koalicioni mes vete.

"Ne kemi pasur kontaktet tona me shumë subjekte dhe po e shqyrtojmë mundësinë se cili do të ishte partneri ynë", ka thënë Glauk Konjfuca pas përfundimit të seancës së Kuvendit, duke ripërsëritur qëndrimin për refuzimin ndaj PDK-së.

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri. mbrëmë në emisionin Rubikon të KTV-së ka thënë se në fakt një koalicion mes dy partive është i mundshëm por me një LDK të reformuar.

"Po, me një LDK tjetër. Në një situatë ku Vetëvendosja del e para atëherë më një LDK të reformuar. LDK e një krahu progresist e cila është aktualisht në LDK por është shtypur për shkak të pozitës që kanë në pushtet", ka thënë ai, duke shtuar se koalicioni nuk mund të lidhet nëse në krye të LDK-së vazhdon të jetë Isa Mustafa.

Ismet Beqiri nga LDK, pas përfundimit të seancës tha se të gjitha partitë janë bërë së bashku për të rrëzuar ata.

"Sidoqoftë kjo është gjeografia politike, këto janë partitë politike", tha ai.

Por, ai nuk përjashtoi mundësinë e koalicionit me LVV-në. Ai vetëm tha se deri më tani nuk ka pasur kontakte mes dy partive lidhur me këtë çështje.

Alternativa dhe AKR e Pacollit

Përveç dy partive aktuale të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, janë edhe dy parti të cilat në qershor synojnë t'i bashkohen kuvendit.

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit po synon që në këto zgjedhje të fitojë rreth 20 për qind të votave dhe të rikthehet në jetën parlamentare të vendit.

Korab Sejdiu nga kjo parti, ka thënë të martën se kanë pasur biseda me LDK-në për një bashkëpunim të mundshëm. Por, sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur formalisht.

Në anën tjetër, edhe "Alternativa" e ish-deputetit të VV-së, Ilir Deda dhe kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila synon të kalojë pragun zgjedhor.

Mediat kanë raportuar se në fakt Deda dhe Kusari-Lila tashmë janë takuar me kryetarin e VV-së, Visar Ymeri, porse nuk është bërë e ditur lidhur me arsyet e takimit./Insajderi.com

The post Kalkulimet për koalicione lënë prapa përplasjet mes partive appeared first on INSAJDERI.

Albin Kurti nuk mori pjesë në seancën për rrëzimin e qeverisë

Posted: 10 May 2017 07:47 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku është votuar rrëzimi i Qeverisë së Isa Mustafës.

Arsye për këtë del të jetë një urdhër arrest lëshuar ndaj Kurtit nga gjykata themelore me 21 prill, pasi Kurti nuk mori pjesë në seancën e gjykimit për lotsjellësin në Kuvend. Ai akuzohet bashkë edhe me tre deputete tjerë të kësaj partie.

Gjatë ditës ishte raportuar se Policia mund ta arrestoj Kurtin në çdo moment duke mos përjashtuar mundësinë që ai të arrestohej në objektin e Kuvendit.

The post Albin Kurti nuk mori pjesë në seancën për rrëzimin e qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Presidenti nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit

Posted: 10 May 2017 07:38 AM PDT

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u shkarkua Qeveria, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nxjerr dekret me të cilin e ka zyrtarizuar shpërndarjen e legjislaturës së pestë të Kuvendit.

Në mbështetje të nenit 82, paragrafi 2 dhe neni 84 (pika 4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovsë, neni 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094, për Presidentin e Republikës së Kosovës (gazeta Zyrtare, Nr. 47, 25 janar 2009), neni 3, paragrafi 4 të Rregullores (P) Nr. 02/2016 për Strukturën Organizative të Presidencës, si dhe duke marr parasysh Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 05 – V – 465, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 10 maj 2017 (Nr. Prot.: 544), nxjerr:

DEKRET

  1. Shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  2. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

The post Presidenti nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

Ministrja në largim e LDK-së: Nuk pendohemi për koalicionin me PDK-në

Posted: 10 May 2017 07:23 AM PDT

Ministrja në largim, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk është penduar që ishte pjesë e koalicionit me PDK-në, parti e cila sot votoi për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës.

Gjatë qeverisjes, sipas Bajramit, Mustafa dëshmoi se mund të punohet mirë dhe të luftohet korrupsioni në Kosovë.

Ky është postimi i plotë dhe me gabime drejtshkrimore nga Bajrami:

"Per asnje moment nuk pendohemi qe kemi qene pjese e koalicionit. Ne kemi qene ne Opozite, ndryshimet behen nga Pozita jo nga Opozita. Ne kemi bere ndryshimin. Dy vite e gjysem kemi qeverise me vendin, kemi pase Kryeminister akademik Isa Mustafen i cili e ka deshmu se ne kete vend mund te punohet mire, mund te kemi rezultate te mira dhe mund ta luftojme korrupcionin. Te gjitha keto i penguan ata qe sot votuan per shkuarje ne zgjedhje".

The post Ministrja në largim e LDK-së: Nuk pendohemi për koalicionin me PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Isa Mustafa u fundos nga “arma e tij më e fuqishme”

Posted: 10 May 2017 07:16 AM PDT

Politikani i pensionuar Fatmir Sejdiu, i cili ka vuajtur kohë të gjatë 'prerjen në besë' nga Isa Mustafa, mund të jetë duke festuar në këto momente në shtëpinë e tij. Sigurisht që ka dëgjuar me orë të tëra seancën parlamentare për fundosjen e mikut të tij të dikurshëm, Isa Mustafës.

Mustafa u godit sot nga 'prerja në besë' e partnerit qeverisës. U godit nga arma të cilën e kishte përdorur shpesh dhe i kishte krijuar fuqi përgjatë karrierës së tij politike.

I shquar për dinakëri, nuk i kishte treguar Fatmir Sjediut deri në momentin e fundit se po e lakmonte pozitën e kryetarit të partisë.Ishte mobilizuar pas krahëve të tij, njeriut që dikur e kishte angazhuar si këshilltar të tij dhe më pas e kishte nominuar për kryetar të Prishtinës.

Dinakëria e tij kishte pasur sukses. E kishte pensionuar Sejdiun në vitin 2010.

Për katër vjetët e ardhshme e kishte luajtur rolin e opozitarit të pakompromis. Kishte fituar përkrahje si kundërshtues i ashpër i PDK-së së Hashim Thaçit. Kishte arritur që më 2014 partia e tij të ishte udhëheqëse e bllokut VLAN, i cili ishte afër rrëzimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kur askush nuk e priste, Isa Mustafa u bë 'Juda Iskarioti' i bllokut opozitar. Përfitoi postin e kryeministrit duke përdorur dinakërinë e tij. Kishte tradhtuar VLAN-in dhe kishte nënshkruar një koalicion të fuqishëm për kah numrat. Opozita nuk shihej në horizont.

Në marrëveshjen që e kishte nënshkruan me Thaçin figuronte edhe një rresht që ia pamundësonte partnerëve të koalicionit që të përkrahin mocione mosbesimi të opozitës.Ky rresht u shpërfill sot nga PDK-ja. Ambicia e Veselit për ta marrë postin e Mustafës bënte që PDK-ja të mos e rilexonte marrëveshjen e koalicionit.

Mustafa dhe e tërë LDK-ja u mbështet pas atij rreshti kur PDK-ja dha sinjale se do ta rrëzojë nga froni.

PDK-ja u tregua sot më e suksesshme në dinakëri e tradhti politike sesa Mustafa. E la kryeministrin në detyrë, Isa Mustafën, pa asnjë mundësi që të tregojë shkathtësitë e tij të dinakërisë.

Nga një rrugëtim përplot suksese në politikë, nëpërmjet dinakërisë, Isa Mustafa përfundoi sot si viktimë e dinakëve më të fuqishëm. Kadri Veseli e fundosi Isa Mustafën. E tradhtoi atë. E fundosi me armën e Mustafës, nëpërmjet të cilës ishte bërë kryeministër.

The post Isa Mustafa u fundos nga "arma e tij më e fuqishme" appeared first on INSAJDERI.

Çifti i famshëm, sherr në mes të rrugës

Posted: 10 May 2017 07:10 AM PDT

Justin Timberlake dhe Jessica Biel duket se kanë kaluar një moment të keq, ditën e martë.

Bukuroshja është parë teksa ecën para bashkëshortit të saj pasi kanë drekuar në qytetin e New York-ut. Ndërkohë që ecte përpara, këngëtari i famshëm është parë ta thërrasë atë po ajo nuk është kthyer për t'ju përgjigjur.

Asnjëri prej tyre nuk dukej në një gjendje të mirë shpirtërore, ndërkohë që janë parë të shoqëruar edhe nga 3 djemtë të tjerë.

Nga mimka e gojës, është vënë re që Justin ishte duke i thënë diçka bashkëshortes së tij, por kjo e fundit ka qenë e vendosur të mos e kthejë kokën, por të vazhdonte rrugën me kokën ulur.

The post Çifti i famshëm, sherr në mes të rrugës appeared first on INSAJDERI.

Instagram fuqizon versionin ‘mobile’ të faqes

Posted: 10 May 2017 07:05 AM PDT

Instagram fuqizon versionin 'mobile' të faqes duke futur funksionet kryesore të aplikacionit të tij, përfshi edhe mundësinë e publikimit të fotove, deri tani të përjashtuar.

Është faqja TechCrunch që e poston këtë lajm.  Sipas saj, në faqen web të Instagram vetëm mund të lundroje mes fotove dhe videove, duke shprehur pëlqimet me zemër apo diçka tjetër. Por që tani, por vetëm në versionin 'mobile' dhe jo për atë desktop, përdoruesit mund të ngarkojnë foto dhe të lundrojnë në një seksion "explore" të lehtësuar tashmë.

Në versionin 'mobile' të faqes mungojnë ende disa funksione: shëprndarja e videove, filtrat, historisë dhe mesazhet direkte.

Me këtë lëvizje Instagram synon të rritet edhe më shumë, sidomos në ato zona të botës ku lidhjet e internetit janë të ngadalta dhe instalimi i aplikacionit është i komplikuar. Në këtë drejtim dhe një tjetër risi: modaliteti 'offline' i lançuar në aplikacionin për Android.

The post Instagram fuqizon versionin 'mobile' të faqes appeared first on INSAJDERI.

FIFA: Botërori 2026 do të jetë me 48 skuadra

Posted: 10 May 2017 06:58 AM PDT

Botërori i futbollit do të jetë me 48 skuadra duke nisur nga viti 2026. FIFA miratoi përfundimisht formatin e ri në Kongresin e mbajtur në Manama të Bahreinit, formulën e re më të zgjedhur të ekipeve pjesëmarrëse në Botëror, duke ndarë edhe numrin e skuadrave pjesëmarrëse të çdo kontinenti.

Padyshim që në këtë pikë, "pjesën e luanit" e mban Europa, për të cilën janë rezervuar 16 vende, një rritje më dy vende krahasuar me skemën e mëparshme, por gjithsesi një rritje – edhe pse minimale, – e mundësive për vendet më të vogla, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kontinenti afrikan është ai që ka përfituar më shumë, pasi kaloi nga 5 në 9 vende. Për "CONCACAF"-in, që përfshin Amerikën e Veriut dhe atë Qëndrore, janë rezervuar 6 vende, ashtu sikurse edhe për kontinentin e Amerikës së Jugut, ndërsa Azia ka të konfirmuara 8 vende.

Përsa u përket dy vendeve të fundit, FIFA bëri të ditur se do të përcaktohen pas një miniturneu ndërkontinental, që do të zhvillohet në vitin 2025, në vendin që do të organizojë Botërorin e 2026-s, që do të përcaktohet në Kongresin e ardhshëm të FIFA-s.

The post FIFA: Botërori 2026 do të jetë me 48 skuadra appeared first on INSAJDERI.

Suksesi i refugjatit sirian që bëri 4 mijë kilometra me violinë në shpinë

Posted: 10 May 2017 06:58 AM PDT

Rrugëtimi i Rami-t për t'iu larguar luftës dhe vdekjes në vendin e tij, Homs të Sirisë, kaloi përmes tetë vendeve në Lindjen e Mesme dhe në Europë, por në çdo moment ai kishte me vete një mikeshë, që tashmë i ka "falur" suksesin. Refugjati sirian që iu arratis luftimeve duke mbajtur një violinë në shpinë, do të publikojë albumin e tij të parë nga një shtëpi diskografike me emër.

21-vjeçari Rami ishte student për muzikë kur u largua nga qyteti i Homsit në vitin 2015. Ai tani jeton në Gjermani, pasi kapërceu tetë vende, shpesh në këmbë. Gjatë udhëtimit përmes Europës, ai u hodh nga një tren dhe humbi violinën ndërsa ndiqej nga policia.

Por, në Gjermani, ai u pajis me një instrument të ri pasi ndau historinë e tij. Muzikanti kishte udhëtuar përmes Libanit dhe Turqisë drejt Stambollit. Nga aty ai kaloi në Greqi me varkë, duke mbajtur violinën të mbështjellë me letër celofan.

Ndërsa kryente rrugëtimin në det, varkës iu prish motorri dhe ai u shpëtua nga roja bregdetare greke dhe u dërgua në ishullin Kos, ku strehoheshin një numër i madh refugjatësh. "Flija së bashku me violinën për shkak se kisha frikë se mos dikush ma vidhte", tha ai në një video të postuar nga "Decca Records", shtëpia që do të publikojë albumin e titulluar "Rrugëtimi im".

Nga ishulli Kos, ai shkoi në Athinë dhe më pas në Maqedoni, ku ai tërhoqi vëmendjen e gazetarëve ndërsa luante me violinën e tij. Në fillim, ai luajti muzikë arabe, më pas luajti "Ode për Gëzimin" nga Bet'hoven, që do të jetë edhe pjesa e parë e albumit të tij, potr gjithashtu edhe himni zyrtar i Bashkimit Europian.

Më pas, Rami shkoi në Serbi, ku, sipas rrëfimit në video, ai u ndëshkua për shkak se kishte folur në media për kushtet e këqija në të cilat mbahej. Ai u nda nga miqtë e tij dhe kaloi ditë pa ujë e pa ushqim. Rami u lirua vetëm pasi një oficer policie vuri re violinën e tij. "Ai më kërkoi të luaja për të, kështu që unë luajta. Kjo e kënaqi shumë".

Telashet nuk përfunduan në Serbi. Ndërsa kalonte nga Beogradi në Budapest, në Hungari, ai u hodh nga treni që po kontrollohej nga policia dhe vazhdoi rrugën në këmbë së bashku me një shok, që mbante violinën. Por kur policia nisi t'i ndiqte, të dy vrapuan në drejtime të ndryshme dhe Rami e humbi instrumentin e tij. Ai më pas u kap nga policia dhe u dërgua në kamp.

Ai kujton se situata atje ishte e keqe. Ai vendosi të largohej nga kampi dhe të kalonte gjatë natës në Austri. Violinisti më pas shkoi në Mynih, në jug të Gjermanisë dhe më në fund, në Sasbachëalden, ku gjeti strehë. "Ishte një grua atje që ndihmonte njerëzit dhe unë ia tregova historinë time. Ajo më prezantoi me një mjeshtër të quajtur Jochen Lemme dhe ai më dha një violinë si dhuratë".

Harta tregon rrugëtimin e Rami nga Siria në Gjermani: Prej aty, Rami thotë se shkoi në Lahr, ku jetoi në një palestër ku strehoheshin të paktën 200 familje. Një kishë lokale e lejoi atë të praktikohej dhe iu publikua edhe një fotografi në median lokale.

Pasi lexoi historinë, një çift i ofroi strehë në shtëpinë e tyre ku ai edhe mund të praktikonte violinën. "Mendoj se ai nuk mund ta imagjinojë jetën pa violinën e tij", thotë Theresia e cila e mirëpriti refugjatin sirian në shtëpinë e saj.

Rami e regjistroi "Rrugëtimin tim" me producentët James Morgan dhe Juliette Pochin. Në album, performohen muzikë arabe të origjinës së tij së bashku me versionin klasik të këngës "Counting Stars" së bandës muzikore OneRepublic, si dhe një version të "Silent Night". Të ardhurat do të shkojnë për fushatën në ndihmë të refugjatëve në nevojë në të gjithë botën./tesheshi

The post Suksesi i refugjatit sirian që bëri 4 mijë kilometra me violinë në shpinë appeared first on INSAJDERI.

Trendi i investimeve te diamantët

Posted: 10 May 2017 06:54 AM PDT

Në botën e supermiliarderëve, investimi te diamantet me ngjyrë po kthehet në trend, e këtë vit, asete të tilla të vyera kanë thyer rekorde nëpër ankande.

Menaxheri i argjendarisë së famshme "77 Diamonds", e cila ka një dyqan në lagjen elitare "Mayfair" të Londrës, por shet edhe "online", thotë se preferenca për gurë të tillë ka nisur të shtohet ndjeshëm me daljen e botës nga kriza financiare.

Por edhe pse diamantët e kuq e ata portokalli janë më të vështirë për t'u gjetur, preferenca e qartë e blerësve mbeten gurët e çmuar të këtij lloji, në ngjyrën rozë.

"E kuqja është ngjyra më e rrallë këtu. Pas saj vjen jeshilja, bluja dhe e portokallta, por këto 10 vitet e fundit roza ia ka zënë ngadalë vendin edhe blusë për nga niveli i kërkesave. Pati një ankand tani vonë, ku diamanti 'Oppenheimer Blue' theu rekordin me 57.5 milionë dollarë, ama nuk kaloi shumë dhe çmimin e shitjes së tij e kapërceu 'Pink Star' me 71 milionë dollarë", tha Tobias Kormind, menaxher i "77 Diamonds".

Fenomeni natyral i ngjyrimit të diamanteve i detyrohet një strukture të veçantë kristalore, që krijohet për shkak të presionit të madh nën koren e Tokës, i cili e përthyen dritën duke çuar kështu në krijimin e gurëve me ngjyrë, në vend që ato të jenë të bardhë.

Nisur pikërisht nga kjo strukturë e tyre, diamantët mund të jenë blu, të verdhë ose të portokalltë, të kuq e rozë, por ky i fundit është sa i rrallë, aq edhe tejet i vlerësuar estetikisht nga koleksionuesit. Burimi kryesor që furnizon gati 90% të diamanteve rozë në mbarë globin, sot është miniera "Argyle" e Rio Tinto's në perëndim të Australisë, e cila funksionon që prej vitit 1983, gjë që do të thotë se rezervat e saj po shterojnë. Drejtuesit e minierës thonë se ajo duhet të mbyllet në vitin 2021.

The post Trendi i investimeve te diamantët appeared first on INSAJDERI.

Shpend Ahmeti bënë thirrje për opozitë të bashkuar

Posted: 10 May 2017 06:49 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, iu ka bërë thirrje të gjithë opozitë të bashkohen për ta larguar koalicionin nga pushteti.

"Për të satën herë bëj thirrje tek subjektet opozitare, shoqëria civile e njerëzit e vullnetit të mirë që të bëhemi bashkë për ta larguar këtë koalicion nga pushteti, te dyja pjesët. E keqja është e madhe dhe vetëm një bashkim do ti largojë ata.

Ahmeti ka thënë se nuk beson se shqiptarët bashkohen vetëm për interes financiar dhe presionit të mbijetesës.

Ai ka thënë se me votë kundër koalicionit qeverisës i jepet shpresë për ndryshim.

"Duhet me i dhënë ofertë fituese qytetarëve. Me i dhënë shpresë. Përndryshe mund të jemi udhëheqës të zyrave, analistë të ideve të mëdha e besa disa mund të konsiderohen edhe politikanë të aftë për dredhia. Por jo njerëz të ndryshimit", ka shkruar Ahmeti./Insadjeri.com

The post Shpend Ahmeti bënë thirrje për opozitë të bashkuar appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Nuk bëjmë marrëveshje parazgjedhore me PDK-në dhe LDK-në

Posted: 10 May 2017 06:45 AM PDT

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë së Kosovës është lajm i mirë për qytetarët e vendit.

Duke folur në një konferencë për media pas seancës së Kuvendit, Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me asnjërën nga partitë e koalicionit qeverisës./

Ai ka ripërsëritur se AAK ka vija të kuqe për këto parti dhe se në zgjedhje do të garojë së bashku me Nismën.

"Në asnjë variant nuk do të bashkëpunojmë me partitë në pushtet", ka thënë ai.

"AAK ka vija të kuqe me këto parti," ka shtuar Haradinaj, duke treguar se nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër përvec asaj me Nismën.

I pyetur lidhur me atë se cfarë do të ndodhë me demarkacionin, Haradinaj ka thënë se në rast se ata vijnë në pushtet, versioni aktual i demarkacioni  "do të rrëzohet" për t'i krijuar rrugë një të riu./Insajderi.com

 

The post Haradinaj: Nuk bëjmë marrëveshje parazgjedhore me PDK-në dhe LDK-në appeared first on INSAJDERI.

Gjashtë përforcimet e Real Madridit për sezonin e ri

Posted: 10 May 2017 06:29 AM PDT

Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës

Theo Hernandez, mbrojtësi i Atletico Madridit, i cili është i huazuar te Alaves, nuk do të jetë prforcimi i verem i Real Madridit gjatë kësaj vere.

Sipas të përditshme sportive madrilene, AS, objektiv i Los Blancos, pas Hernandezit, janë portieri i Manchester Unitedit, Davide De Gea, dhe ylli i Monacos, Kylian Mbapps.

Kurse, përveç këtyre përforcimeve, Zidane po synon që në 'Santiago Bernabeu' t'i rikthehej edhe tre lojtarë të talentuar që i ka në huazim, përcjell Express.

Fala është për Jesús Vallejo (Eintracht Frankfurt), Marcos Llorente (Alaves) dhe Borja Mayoral (Wolfsburg).

The post Gjashtë përforcimet e Real Madridit për sezonin e ri appeared first on INSAJDERI.

Veseli: ‘Fillimi i ri’ kapitull i ri i historisë sonë

Posted: 10 May 2017 06:16 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për votimin pro të mocionit në Kuvendin e Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter ai ka thënë se me fundin e mandatit të qeverisë, duhet hapur një kapitull të ri për historinë e Kosovës.

"Parlamenti sot votoi për t’i dhënë fund mandatit të qeverisë. Fillimi i ri është i nevojshëm për Kosovën për të hapur një kapitull të ri të historisë sonë", ka shkruar Veseli.

Me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar mocionin për rrëzimin e qeverisë. Me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime është rrëzuar Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com

The post Veseli: 'Fillimi i ri' kapitull i ri i historisë sonë appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i “pavarur” i ndërmarrjes publike i gëzohet rrëzimit të Isa Mustafës

Posted: 10 May 2017 06:14 AM PDT

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha duket se i është gëzuar shumë rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafës dhe hapjes së rrugës për zgjedhje të parakohshme dhe këtë e ka bërë përmes Facebook.

"Ngjarjet sot ishin shumë interesante. Me ju thanë të drejtën proceset në qeveri nuk e kanë pas dinamikën që duhet të kenë në zhvillim të mirëfilltë ekonomik, në krijimin e kushteve për biznesin si dhe në vendim marrje institucionale e cila ju hap dyert qytetarëve dhe rinisë së Kosovës për punë dhe kushte më të mira", shkruan Hoxha.

Drejtuesit e ndërmarrjeve publike llogaritet të jenë të pavarura mirëpo Hoxha publikisht ka përkrahur të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

"Mendoj që Kosovës aktualisht më shumë se kurr i duhej një lider i fuqishëm i cili krijon klimë të mirë politike dhe që ka guxim që të marr vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit  dhe deri tani këtë e ka dëshmuar lideri i PDK-së Kadri Veseli", shkruan Hoxha në Facebook. /Insajderi.com

 

The post Drejtori i "pavarur" i ndërmarrjes publike i gëzohet rrëzimit të Isa Mustafës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more